Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Fillon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Delvinë, si paraqitet situata deri më tani

By: Ela
13 August 2025 at 08:59

Delvina përjetoi një natë tmerri nga zjarri i madh dhe i rrezikshëm që iu afrua qytetit, por edhe për shkak se Shqipëria nuk ka mjetet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e kësaj vatre të […]

The post Fillon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Delvinë, si paraqitet situata deri më tani appeared first on BoldNews.al.

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

By: Ela
13 August 2025 at 08:45

Institucionet e reja të drejtësisë, të miratuara vite më, parë synonin një reformë radikale në të gjithë sistemin. Nga njëra anë Vetingu, që u përdor si instrument për të larguar gjyqtarët e prokurorët që s’i donte mazoranca, dhe nga ana tjetër institucionet e reja që do kontrollonin pikërisht njerëzit e drejtësisë janë përdorur rëndom deri […]

The post Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta appeared first on BoldNews.al.

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

By: Ela
13 August 2025 at 08:33

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin e tij, tregojnë dokumentet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumentet, të cilat i ka parë REL-i, përmbajnë kontrata me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Ato tregojnë blerje të […]

The post Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

By: Ela
13 August 2025 at 08:20

Disa njësi administrative dhe bashki të vogla do të rrezikojnë të mbeten vetëm toponime ne një të ardhme jo të largët nga rënia e fortë e lindjeve sidomos në katër vitet e fundit. Të dhënat e krahasueshme të INSTAT tregojnë së ndërmjet 6 mujorit të parë 2021 dhe atij 2025 lindjet kanë pësuar rënie drastike […]

The post Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër appeared first on BoldNews.al.

Dyshohen 2 viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara

By: Ela
13 August 2025 at 08:14

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, […]

The post Dyshohen 2 viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara appeared first on BoldNews.al.

Temperatura përvëluese, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e sotme

By: Ela
13 August 2025 at 08:06

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi […]

The post Temperatura përvëluese, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 13 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
13 August 2025 at 08:05

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.9 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 13 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Zjarret në Gramsh, MM urdhër evakuimi për tri fshatra të tjerë

12 August 2025 at 16:08


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes lëshoi sot një njoftim urgjent për evakuimin e banorëve të tri fshatrave të tjerë në Gramsh, si pasojë e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Përmes një njoftimi urgjent për evakuim, Ministria e Mbrojtjes kërkon që banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ndërkohë, sipas MM-së fshati Skënderbegas është evakuuar.

Më herët sot, MM dha urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të tjera të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

/m.m/j.p/

The post Zjarret në Gramsh, MM urdhër evakuimi për tri fshatra të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

By: Ela
12 August 2025 at 14:55

Autoritetet e drejtësisë në Kosovë njoftuan se një person është arrestuar dhe i njëjti ka pranuar fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit. T.K., u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja. “Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e […]

The post Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit appeared first on BoldNews.al.

PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

By: Ela
12 August 2025 at 14:42

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet që po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. PD thotë se tarifat për pothuajse çdo shërbim që ofron Kadastra janë rritur me 70-80% të vlerës, duke rënduar xhepat e qytetarëve. “Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron […]

The post PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

By: Ela
12 August 2025 at 14:35

Zjarret prej disa javësh vazhdojnë të djegin me qindra hektarë me pyje, kullota, vreshtari, parqe kombëtare e në disa raste edhe shtëpi nga jugu e deri në veri të Shqipërisë. Zjarret që kanë përfshirë zonat rurale të Gramshit kanë marrë përmasa të mëdha ditën e sotme, duke shkaktuar pasoja tragjike në njerëz dhe dëme të […]

The post Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari

By: Ela
12 August 2025 at 13:57

Një i moshuar, rreth 80 vjeç, ka humbur jetën në Gramsh pasi është asfiksuar nga tymi i zjarreve që kanë marrë përmasa të mëdha dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Flakët e mëdha kanë bllokuar edhe ekipet e shpëtimit që kanë shkuar për të evakuuar banorët. Për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit, Ministria […]

The post Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari appeared first on BoldNews.al.

Humb jetën 80-vjeçari në fshatin Kullollas të Gramshit, Policia: Dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e banesës

12 August 2025 at 14:35

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se nga vatrat e zjarreve në Gramsh ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Përmes një njoftimi për shtyp të Policisë së Elbasanit bëhet e ditur se dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

“Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

“Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Për shkak të situatës që ka dalë nga kontrolli, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të 3 fshatrave.

/m.m/j.p/

The post Humb jetën 80-vjeçari në fshatin Kullollas të Gramshit, Policia: Dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e banesës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KAYO shkresë administratorit të Focus Media News: Materialet e gazetarëve mund të tërhiqen pranë Rezervave të Shtetit

12 August 2025 at 14:22

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Administratori i kompanisë shtetërore KAYO, Ardi Veliu njoftoi sot se “lirimi i ndërtesës së shoqërisë ‘Focus Media News sh.p.k.’ është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të Forcave të Armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj”.

Në një letër drejtuar administratorit të shoqërisë “Focus Media News sh.p.k.”, Veliu u shpreh se pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta.

“Materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish-Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës”, thuhet në letër

Veliu bëri të ditur se administratori i “Focus Media News sh.p.k.” duhet të paraqitet personalisht pranë Rezervave të Shtetit si i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt.

Në këtë drejtim, kompania shtetërore “KAYO” i ka bërë thirrje administratorit që t’i tërheqë të gjithë bazën materiale.

/m.m/

The post KAYO shkresë administratorit të Focus Media News: Materialet e gazetarëve mund të tërhiqen pranë Rezervave të Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

By: Ela
12 August 2025 at 12:39

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi […]

The post S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve appeared first on BoldNews.al.

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri

By: Ela
12 August 2025 at 12:15

I nxehti afrikan është rikthyer sërish në vend, ku temperatura kanë arritur nivele ekstreme. Një ditë më parë në Tiranë, termometri ka regjistruar 42 gradë celsius, ndërsa ditën e sotme kjo vlerë pritet të tejkalohet. Ky tejkalim i vlerës 42 gradë, e bën ditën e sotme ndoshta më të nxehtën ndonjëherë në Shqipëri. Përvec Tiranës, […]

The post Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat me më pak fat të javës

By: Ela
12 August 2025 at 11:49

Kjo javë e gushtit, sjell ndryshime të dukshme për shumë shenja. Për disa, yjet hapin dyert e mundësive të reja në dashuri, punë dhe shëndet, duke i dhënë shtysë të fortë optimizmit dhe vendimeve të guximshme. Këto janë tre shenjat që do të ndihen më të mbrojtura nga yjet dhe do të përfitojnë më shumë […]

The post Zbuloni 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat me më pak fat të javës appeared first on BoldNews.al.

Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë”

By: Ela
12 August 2025 at 11:27

Nga Boldnews.al Kapiteni rus i anijes me flamur liberian, Alexey Smaznov, mbyll përfundimisht hesapet me drejtësinë shqiptare në favor të tij. I arrestuar në mars të vitit 2023, nën dyshimet se kontrabandoi në vendin tonë 24.500 ton naftë ruse, në thyerje të embargos ndërkombëtare, për llogari të një kompanie shqiptare në pronësi të biznesmenit Piro […]

The post Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë” appeared first on BoldNews.al.

Pako kanabis në postë/ Arrestohen dy të miturit në Vorë, trafikuan mbi 1 kg drogë nga SHBA

By: Ela
12 August 2025 at 11:15

Policia ka arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC. Droga ishte trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë […]

The post Pako kanabis në postë/ Arrestohen dy të miturit në Vorë, trafikuan mbi 1 kg drogë nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan pamje nga plazhi i Rrjollit në Shkodër

12 August 2025 at 12:35

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Velipoja me plazhet e saj është një ndër më të preferuarat për pushuesit vendas e të huaj këtë sezon turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi Rrjollit në Velipojë, një tjetër destinacion që tërheq pushues që zgjidhin qetësinë dhe rërën kurative.

Plazhi i Rrjollit në juglindje të Velipojës, që deri para pak vitesh njihej vetëm nga vendasit, tani po kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës gjatë verës.

Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujëra të kristalta dhe rërë të mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të adhurueshme.

Plazhi i Rrjollit ka një shtrirje prej 4 km në një zonë me pyll e duna të vogla rëre. Plazhi i “strukur”, deri para pak kohëve i shfrytëzuar vetëm nga banorët e këtij fshati, vitet e fundit është kthyer në përzgjedhje të mirëfilltë të pushuesve.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Rrjollit në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌