Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, zbulohet arsyeja

By: V K
7 August 2025 at 11:58

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lënë përkohësisht qelinë në institucionin e paraburgimit në Durrës. Kokës i është miratuar leje e kufizuar që zgjat nga ora 11:00 deri në orën 17.00.

Lefter Koka ka marrë lejen për arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë, ndërsa do të jetë gjithë kohën i shoqëruar nga policia e burgjeve.

The post Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Myslim Murrizi letër Altin Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

By: V K
7 August 2025 at 11:40

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum”.

Në letrën drejtuar Dumanit, Murrizi kerkon nga drejtuesi i SPAK të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje.

Murrizi shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Letra e Myslim Murrizit drejtuar Altin Dumanit

Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani.

Nisur nga shifrat marramendëse të qindra miliona eurove të “qerasura” nga kjo kompani te kompani të tjera, te individë, politikanë apo sekserë të politikanëve në 21 vite, nga viti 2004, duke mos paguar asnjë kokërr leku si tatim fitimi në shtet, kjo është vjedhja më e madhe e pasurisë së shqiptarëve në 35 vite, rreth 15 miliardë euro.

Z. Dumani!
Të kërkoj ndjesë që ndoshta ta prish rehatinë e pushimeve të gushtit, se edhe ti njeri je, dhe të takon të bësh pushime pas një pune intensive, plot ngarkesë me deklarata pritshmërie se do godasësh fort korrupsionin në nivele të larta… dhe në afro 3 vjet ke arrestuar 4 herë Lefter Kokën, 4 herë Alqi Bllakon, 5 herë Fatos Tushen. Por kur të kthehesh nga pushimet, shife njëherë këtë punën e BANKERS-it, se mos është për “ndërmarrjen” tuaj si çështje – meqë kaq euro nuk janë vjedhur as nga të gjithë të arrestuarit së bashku që nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim, por meqë pak ditë më parë ke emëruar si këshilltare znj. Brunilda Bekteshi, që ka punuar tek CEZ-i dhe ia di marifetin këtyre qindra milionave euro të “shpërndara” dorë më dorë te hajdutët e politikës, pyete dhe atë njëherë si e sheh ajo këtë aferën e BANKERS-it.

Megjithëse znj. Bekteshi e ke marrë të “këshillojë” për vettingun, pasi “realizoi” me sukses fazën e parë si ish-anëtare e KPK-së që në fakt ishte KÇK, e tani në konflikt të hapur interesi do “gjuajë” ata që nuk arriti t’i “gjuante” dot në KPK, se nuk ishte e mundur të ishte në trup gjykues në çdo subjekt.

Z. Dumani!
Po ju drejtohem juve, se mendova t’i drejtohem z. Metani, por ai ka afro 6 vjet që është rraskapitur nga lodhja në krye të ILD-së, duke u marrë rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godinës dhe 2 vjet ju bënë bythët kallë në kafe tek lokali Panevino tek hotel Plazza, e i takon të bëjë 3-4 muaj pushime të shtrydhë kockat, se edhe 3 vjet deri sa të mbarojë mandatin 9-vjeçar do ketë “ngarkesë” të madhe me mobilimin e zyrave.

Bile, meqë ti ke marrë si këshilltare Brunildën e KPK-së, Metani mund të marrë këshilltare Klotildën e Komisionit të Ligjeve, se kënaqet edhe Llagami e KLGJ-së dhe e bën tutar të gjithë sistemin e drejtësisë, e pastaj nuk kanë ku të futen gjyqtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjin.

Z. Dumani!
Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh më kot me Krifcën e IPARD-it, me inceneratorin e Tiranës, me Tigrin e tërmetit që po “vuan” të zezën në Zvicër, me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 të Bangladeshit në Vlorë, me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT, me tenderat e AKSH-it, me çunat e Dubait, me të “emëruarin” koordinator të bandave me qeverinë, me këta shejtanër që blenë vota më 11 maj, me 4 koncesionet 500 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugësh e tunelesh, me Bektashin me autokombajn nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gërdecin apo 21 Janarin, me kontejnerët me drogë që kanë edhe ndonjë arkë banane brenda, me harabelin e Arjolës, apo me zogun e Tiranës e me lloj-lloj çështjesh “bombastike”.

Por po ke këlqe, meru me këta zogj k… kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kanë tallur trapin 21 vjet me pasurinë e shqiptarëve, duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës. E ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAK-ut, se aty i ke paketë të gjitha hallet që kanë mbërthyer prej fyti Shqipërinë 35 vjet, e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri-tjetrin./ CNA

The post Myslim Murrizi letër Altin Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers” appeared first on Albeu.com.

Zbulohet kush është vajza misterioze krah Jozit (EMRI+FOTO)

By: V K
7 August 2025 at 11:20

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Jozefin Marku, pasi pranoi publikisht se është në një lidhje me një vajzë shqiptare jashtë botës së ekranit, nuk ka mundur ta mbajë më gjatë të fshehtë jetën e tij sentimentale.

Në një postim të fundit në “Instagram”, ai ndau një foto nga një ndeshje padeli, ku shihej me një vajzë të panjohur, fytyra e së cilës ishte e fshehur.

Por ndjekësit dhe burimet pranë çiftit nuk e patën të vështirë ta identifikonin: bëhet fjalë për Xhoana Toshin, vajzën që pak ditë më parë ishte parë në publik duke e përqafuar Jozin gjatë një koncerti.

 

Edhe më herët, emri i saj është lakuar në rrjete sociale si e dashura e mundshme e artistit, por duket se tani gjërat po shkojnë drejt konfirmimit të heshtur.

We ♥ Padel”, ishte mbishkrimi që Jozi vendosi mbi foton me vajzën, një detaj i thjeshtë që po merr kuptim të ri pas këtyre zhvillimeve.

The post Zbulohet kush është vajza misterioze krah Jozit (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Vendimi i qeverisë/ Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, procedura dhe dokumentet e nevojshme

By: V K
7 August 2025 at 11:10

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa mjete të duhura sigurie e pa asnjë kusht për t’u përballur me ngarkesën toksike të mjedisit të tyre të punës.

Këta punëtorë janë ata që kanë ndërtuar një pjesë të madhe të pasurisë industriale të Shqipërisë në vitet më të vështira. Por për një kohë të gjatë, mundi dhe sakrifica e tyre nuk është reflektuar siç duhet në sistemin e pensioneve.

Për të korrigjuar këtë padrejtësi historike, qeveria shqiptare miratoi një skemë të re për shtesë në pension për punonjësit e sektorëve të vështirë, konkretisht për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, duke njohur realisht kontributin dhe riskun që kanë mbartur gjatë viteve të punës.

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe zbatuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kjo shtesë në pension llogaritet mbi vitet e punës dhe profesionin dhe ka si qëllim të rrisë përfitimin mujor të pensionistëve që kanë punuar në këto kushte të rënda.

Çdo vit pune në këto profesione, njihet me një përqindje shtesë që i shtohet pensionit të rregullt.

Konkretisht, minatorët përfitojnë një shtesë prej 1% në pensionin mujor për çdo vit pune të siguruar në profesionin e tyre.

Naftëtarët dhe metalurgët përfitojnë një shtesë prej 0.6% në pension për çdo vit pune në këto profesione.

Kjo do të thotë se për një punonjës që ka 25 vite pune si minator, pensioni i tij bazë do të rritet me 25% shtesë. Nëse pensioni i tij është psh.. 20,000 lekë në muaj, atëherë do të përfitojë një shtesë prej 5,000 lekësh, duke e çuar pensionin mujor në 25,000 lekë.

Po kështu, një naftëtar me 30 vite pune do të përfitojë një shtesë prej 18% të pensionit bazë, që në shumicën e rasteve përkthehet në deri në 4,000 lekë më shumë çdo muaj.

Këto përqindje nuk janë të kufizuara vetëm për vitet mbi një prag të caktuar, por aplikohen për çdo vit të deklaruar në mënyrë të dokumentuar dhe të ligjshme në këto profesione.

Vlen të theksohet se, kjo shtesë nuk zëvendëson asnjë përfitim tjetër dhe nuk ndikon negativisht në përfitimet ekzistuese, siç janë shtesat për invaliditet, të ardhurat nga ndihma ekonomike apo përfitimet e mbetjeve familjare.

Për të përfituar këtë shtesë, qytetarët duhet të ndjekin një procedurë të thjeshtuar për aplikim pranë degëve të Sigurimeve Shoqërore, duke paraqitur: librezën e punës ose dokumentacionin e sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës.

Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë; karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se aplikimet trajtohen me përparësi dhe se përfitimi fillon nga muaji pasardhës i aplikimit, me efekte të menjëhershme.

Kjo shtesë nuk është e përkohshme, por do të jetë pjesë e përhershme e pensionit mujor. Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo skemë pritet të përfitojnë mbi 23,000 persona në të gjithë vendin, shumica prej të cilëve kanë kaluar tashmë moshën e pensionit dhe kanë nevojë për përkujdesje më të madhe sociale.

Për ta, çdo mijë lekë më shumë nuk është vetëm lehtësim ekonomik, por një shenjë e qartë se shteti e njeh dhe vlerëson punën e tyre.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një pakete më të gjerë për drejtësi sociale në sistemin e pensioneve dhe përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të balancimit të kontributit dhe shpërblimit në fund të jetës aktive. Në thelb, është një reflektim i vonuar institucional, por thelbësor, për kategoritë që për shumë vite kanë qenë të harruara.

Në rrëfimet e vetë minatorëve, shpesh gjen fjalë si “sakrificë”, “pluhur”, “errësirë”, “rrezik” dhe “dëshmorë të punës”.

Në këtë kuptim, kjo shtesë nuk është thjesht një përmirësim teknik i një skeme përllogaritjeje. Është një akt moral, njerëzor dhe politik, që e kthen vëmendjen tek ata që i kanë dhënë shumë këtij vendi, por që për shumë kohë nuk kanë marrë mbrapsht atë që u takon.

Kjo skemë nuk është vetëm një kompensim moral dhe simbolik, por një përfitim real dhe i qëndrueshëm financiar, i cili ndryshon për çdo individ në bazë të historikut të tij të punës.

Për mijëra pensionistë që jetojnë me kufizime ekonomike, kjo shtesë vjen si një mbështetje jetike dhe është një shembull i mirë i asaj se si politika sociale mund të jetë konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e bazuar në kontributin real të çdo qytetari.

Libreza e punës ose dokumentacioni i sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës.

Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë.

Karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.

Minatorët: për çdo vit pune të siguruar si minator, pensionit bazë i shtohet 1%. Pra, nëse një person ka 20 vite si minator, do të marrë 20% më shumë se pensioni i tij bazë.

Naftëtarët dhe metalurgët: për çdo vit pune të siguruar në këto profesione, pensionit bazë i shtohet 0.6%. Pra, një naftëtar me 25 vite pune do të përfitojë një shtesë totale prej 15%.

Nëse një minator ka një pension bazë prej 22,000 lekësh në muaj dhe ka punuar 25 vite në minierë, llogaritja do të jetë:

22,000 lekë x 25% = 5,500 lekë shtesë, që do të çojë pensionin total në 27,500 lekë në muaj.

Nëse një naftëtar ka pension bazë 20,000 lekë dhe ka 30 vite pune në sektorin e naftës, përllogaritja është:

20,000 lekë x 18% = 3,600 lekë shtesë, që përkthehet në një pension total prej 23,600 lekë në muaj.

The post Vendimi i qeverisë/ Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, procedura dhe dokumentet e nevojshme appeared first on Albeu.com.

Penalltia vendimtare në Champions League i besohet një 16-vjeçari, shihni ku e dërgon topin (VIDEO)

By: V K
7 August 2025 at 10:45

Mbrëmjen e djeshme, skuadra nga Kazakistanit ia besoi penalltinë në minutat e fundit një 16-vjeçari në Champions League.

Skuadra e Kairat Almaty, mbrëmë shënoi fitore 1-0 ndaj Slovan Bratislava, në ndeshjen për parakualifikim në Ligën e Kampionëve.

Në minutat e fundit, u akordua një penallti për ekipin vendës.

Pikërisht për këtë penallti po diskutohet shumë, pasi e konkretizoi një 16-vjeçar.

Skuadra nga Kazakistani, ia besoi këtë 11-metërsh një lojtari që është vetëm 16-vjeçar, Dastan Satpaev, i cili po e zhvillon sezonin e tij të fundit në Kairat.

Sulmuesi edhe pse i ri, në sajtin “Transfermarkt” ka vlerën prej 1.8 milionë euro, kurse në sezonin tjetër do luajë te Chelsea U-21.

 

🇰🇿 Dastan Satpaev (16) scores from the spot for FC Kairat against Slovan Bratislava in the UEFA Champions League Third Qualifying Round (1st leg).
Being trusted to take such a high-pressure penalty at just 16 says a lot about his character – the club clearly believes in him. pic.twitter.com/ZAwCar6Cvz

— Kazakhstan Football Scout🇰🇿 (@scout_kazakh) August 6, 2025

The post Penalltia vendimtare në Champions League i besohet një 16-vjeçari, shihni ku e dërgon topin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kristiano dhe Leo, deri kur? Përpara me sfidat e tyre të fundit dhe “daljen në pension” në horizont

By: V K
7 August 2025 at 10:32

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, dy nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Dueli më i madh i të gjitha kohërave në këtë lojë të bukur (futbolli).

Një rivalitet që filloi në vitin 2009, me nënshkrimin e portugezit për Realin e Madridit dhe që, deri më sot, vazhdon pavarësisht se të dy janë më shumë se 12,000 kilometra larg njëri-tjetrit.

Jo në të njëjtën masë si në vitet e arta, sigurisht, me dy rivalët historikë të futbollit spanjoll në kulmin e tyre dhe me “Topin e Artë” të ndarë mes njëri-tjetrit për vite me radhë, liderët brenda dhe jashtë fushës.

Por ata lënë një shembull të mirë tani, në muzgun e karrierës së tyre, talenti dhe etja e tyre nuk janë zbehur pavarësisht se janë në të 40-at dhe larg ligave kryesore.

Deri kur? Kjo është pyetja që janë të shumtë ata që po bëjnë.

Kristiano Ronaldo, po shënon gola në Arabinë Saudite dhe Mesi po bën të njëjtën gjë në Shtetet e Bashkuara, me të parin që fitoi një tjetër titull me Portugalinë – Ligën e Kombeve – një muaj më parë dhe të dytin që ka fituar Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës në dy vjet e gjysmë të fundit.

Portugezi do të hyjë në sezonin e tij të 24-të si profesionist, ndërsa argjentinasi është në të 22-tin. Kjo nuk është asgjë.

Data e parë e shënuar me të kuqe për të dy është Kupa e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.

Do të ishte e gjashta për të dy – një rekord i të gjitha kohërave – dhe mund të jetë kulmi perfekt i karrierave të tyre legjendare … megjithëse realiteti sot është disi i ndryshëm, veçanërisht në rastin e portugezëve.

Kristiano, sfida e 1,000 golave dhe djali i tij – Këtë verë, pavarësisht shumë zërave për një largim të mundshëm nga Al Nasr, Kristiano Ronaldo nënshkroi një mega-kontratë të re deri në vitin 2027 — ai do të fitojë pothuajse gjysmë milioni në ditë – duke konsoliduar pozicionin e tij si pionier në futbollin arab dhe me objektivin e qartë të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm. Golashënuesi portugez ka synimin të arrijë 1,000 gola.

Ai aktualisht ka 939, 61 larg këtij rekordi. Ai ka shënuar 99 gola për klubin saudit në tre sezone – një mesatare prej 33 për sezon – kështu që nëse vazhdon me atë mesatare, mund të arrijë shifrën e ëndrrave… të gjitha pa llogaritur ndeshjet e tij për ekipin e tij kombëtar.

Dhe nëse arritja e një mijë golave përbën një motivim të jashtëzakonshëm për “El Bicho”, të luajë me të birin nuk është më pak e tillë. Lojtari nga Madeira e ka pranuar gjithnjë se të luajë me djalin e vet është një nga ëndrrat e tij dhe sot kjo nuk është aspak utopi.

Kristiano Xhunior, aktualisht luan për Al-Nassr U-15 dhe ka debutuar tashmë në sistemin e të rinjve të Portugalisë, kështu që nuk do të ishte e pabazë të mendohej t’i shihje të dy duke luajtur për ekipin e parë të klubit arab në një moment.

Pyetja është nëse kjo do të kishte më shumë të bënte me performancën në futboll apo si një imazh me ndikim për sportin, ngjashëm me LeBron Xhejms dhe djalin e tij Broni me Lakers.

Mesi, Kupa e Botës dhe një fund i paparashikueshëm – Sa i përket yllit nga Rozario, realiteti i tij është se kontrata me Inter Majamin skadon më 30 dhjetor 2025.

Megjithatë, negociatat janë duke u zhvilluar aktualisht për të zgjatur kontratën e tij për të paktën një vit tjetër, duke i lejuar atij të vazhdojë të garojë dhe të arrijë në Kupën e Botës me ekipin kombëtar argjentinas në formën më të mirë.

Megjithatë, klubi nga Florida dëshiron të rinovojë kontratën e tij derisa Mesi ta shohë të arsyeshme dhe të ndihet mjaftueshëm i fortë. 874 gola dhe 388 asiste janë shifrat e tij stratosferike sot, me 46 tituj dhe tetë “Topa të Artë” në karrierën e tij midis Barcelonës, PSG-së, Argjentinës dhe Inter Majamit.

Këto shifra vazhdojnë të rriten javë pas jave në “MLS”, por ai përballet me një të ardhme shumë të pasigurt në planin afatmesëm.

Kupa e Botës — e cila do të mbahet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara duket të jetë skena madhështore për lamtumirën e tij. Të paktën, për lamtumirën e tij me ekipin kombëtar… dhe kush e di, ndoshta edhe për karrierën e tij në klube. Nëse konfirmohet rinovimi, i cili do të zgjasë deri në fund të vitit 2026, çdo skenar duket i mundur.

Kishte shumë spekulime për një rikthim te Barcelona apo edhe te Neëell’s Old Boys, klubi ku ai filloi si fëmijë. Megjithatë, ai vetë rrëfeu vitin e kaluar se Inter Majami do të ishte klubi i tij i fundit, kështu që gjithçka tregon për një tërheqje në moshën 39 vjeç, pasi të mbrojë kurorën e fituar në Katar me kombëtaren e vendit të tij.

Dhe pastaj çfarë? – Kur të dy “kanibalët” të varin këpucët në gozhdë, futbolli do të jetë pak më pak futboll pa të dy yjet, megjithëse të dy synojnë të mbeten të lidhur ngushtë me sportin në fund të fundit.

Kristiano Ronaldo, ka shprehur vazhdimisht se do të donte të ishte president i një klubi dhe se, për momentin, nuk e sheh veten si trajner.

Përveç një roli të mundshëm si ambasador për futbollin arab, lojtari portugez ka një strukturë të rëndësishme biznesi me investime në hotele, veshje, kinema, tenis padel, klinika flokësh dhe madje edhe filma.

Messi ka qenë më i rezervuar dhe nuk ka hyrë në shumë detaje kur është pyetur për këtë, përveçse ka theksuar se do të donte të kalonte më shumë kohë cilësore me familjen dhe miqtë e tij.

Megjithatë, aktualisht, ai ka aksione në disa biznese në sektorët e pasurive të paluajtshme, hotelerive dhe modës.

The post Kristiano dhe Leo, deri kur? Përpara me sfidat e tyre të fundit dhe “daljen në pension” në horizont appeared first on Albeu.com.

U arrestuan me Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës jep masat e sigurisë për 4 persona (EMRAT)

By: V K
7 August 2025 at 10:22

Këtë të enjte, në Gjykatën e Vlorës, do të zhvillohet seanca  për masën e sigurisë ndaj 4 personave që u arrestuan së bashku me Flodian Plakun, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Tre prej tyre akuzohen se e ndihmonin të kërkuarin e drejtësisë, ndërsa i katërti që u gjet nën shoqërinë e Flodian Plakut ishte i armatosur me pistoletë.

Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Bashkë me Pole Qorrin u kap edhe Julian Aliaj, i armatosur me pistoletë. Aliaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.

Të katërt u kapën së bashku në Orikum me Flodian Plakun, i njohur edhe si Pole Qorri.

Ky i fundit strehohej në hotelin e Ligor Dokos. Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij.

Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit, policia ndoqi Albano Lapshin, personi që i çonte ushqimin ne hotel, si dhe berberi Armando Dano me origjinë nga Shkodra.

Kujtojmë se Flodian Plaku, u la në arrest në burg dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 Mars 2024, në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

The post U arrestuan me Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës jep masat e sigurisë për 4 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Një personazh me famë ndërkombëtare, njihuni me banorin e mundshëm të “Big Brother VIP” për këtë sezon (EMRI)

By: V K
7 August 2025 at 09:58

Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova”, po ngjall gjithnjë e më shumë kureshtje, dhe një takim i pazakontë i zhvilluar sot në Prishtinë, ka ndezur spekulimet për një emër me peshë ndërkombëtare që mund t’i bashkohet spektaklit.

Në qendër të vëmendjes ka qenë stilisti Valdrin Sahiti, i cili është parë në një takim me moderatorin dhe autorin e BBVK, Alaudin Hamiti, si dhe producenten Olsa Muhameti.

Për çfarë bëhej fjala?

Spekulimet janë të shumta – a do të jetë Sahiti një prej banorëve VIP të sezonit të ri?

Apo do të ketë një rol tjetër në format, si opinionist apo ndoshta pjesë e një elementi të ri surprizë që do prezantohet për herë të parë?

 

Për momentin, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime nga afër produksionit thonë se përgatitjet kanë hyrë në një fazë intensive, dhe emrat surprizë nuk do të mungojnë.

Spektakli, që vazhdon të jetë më i ndjekuri në tregun shqiptar, premton një sezon me ndryshime, lojë të fortë dhe figurë të re publike që pritet të sjellin dinamika të reja.

Për më shumë… mbetet të pritet.

The post Një personazh me famë ndërkombëtare, njihuni me banorin e mundshëm të “Big Brother VIP” për këtë sezon (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Arrestohen 5 punonjës të stafit teknik: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve (EMRAT)

By: V K
7 August 2025 at 09:49

Ditën e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën 66-vjeçari F.V., si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor në galeri.

Policia ka arrestuar në flagrancë pesë punonjës të stafit teknik të minierës, të dyshuar se nuk morën masat e nevojshme për sigurimin e kushteve të punës.

Të arrestuarit janë Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa. Hetimet paraprake tregojnë se neglizhenca në respektimin e rregullave të sigurisë ka çuar në pasojën fatale.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te kushtet e punës në minierat shqiptare.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F.V., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. V., 66-vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46-vjeç, B. Ç., 68-vjeç, F. T., 61-vjeç, E. K., 35-vjeç dhe E. Xh., 51-vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

The post Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Arrestohen 5 punonjës të stafit teknik: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

By: V K
7 August 2025 at 09:41

Korriku i vitit 2025, u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë për këtë muaj, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:

“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar”.

Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900).

Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.

Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

The post Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët appeared first on Albeu.com.

U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia

By: V K
7 August 2025 at 09:21

Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë,  bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se; “fillimisht ‘kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

The post U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia appeared first on Albeu.com.

Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

By: V K
7 August 2025 at 09:12

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara.

Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës. Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi.

Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.

Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA, kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më.

Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%.

Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj../Gazeta Panorama

The post Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane appeared first on Albeu.com.

Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

By: V K
7 August 2025 at 08:56

Sektori shëndetësor shqiptar, ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi.

Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme.

Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike.

Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha, Monitor

 

The post Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim appeared first on Albeu.com.

Shpulla dhe grushte, sherr masiv në miqësoren mes Komos dhe Betisit ( VIDEO)

By: V K
7 August 2025 at 08:25

Ndeshja mes Komos dhe Betisit, duhej të ishte një sfidë përgatitore për të dy skuadrat. Por përtej rezultatit 3-2 për ekipin italian, ajo do të kujtohet për sherrin e madh që nisi në fund të pjesës së parë.

Para pushimit të ndeshjes, Fornals iu afrua Perrones dhe pas disa frazash e goditi me shpullë, ndërsa ky i fundit e goditi me grusht.

Kjo bëri që të shpërthente një zënkë masive në fushë mes kaosit, ndërsa gjyqtari shihte gjithçka.

Në fund, ai nxori një tufë me kartonë të verdhë, duke ndëshkuar edhe me të kuq Bejerin të spanjollëve dhe Perrone të italianëve.

Ndërkohë, kamerat filmuan edhe trajnerin Manuel Pelegrini, që po kritikonte në pankinë Fabregasin, duke akuzuar këtë të fundit se kishte shtyrë skuadrën e tij të bënte shumë ndërhyrje të ashpra.

 

Real Betis v Como in a friendly tonight 🤛 pic.twitter.com/PxH2jhZSPu

— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) August 6, 2025

The post Shpulla dhe grushte, sherr masiv në miqësoren mes Komos dhe Betisit ( VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë sot në fuqi

By: V K
7 August 2025 at 08:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar hyrjen në fuqi të tarifave të reja ndaj dhjetëra vendeve.

Pak para mesnatës, ai shkroi:ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË DOLLARË NË TARIFAT PO RRJEDHIN NË SHBA!”.

India u godit me një tarifë 50%, që hyn në fuqi më 27 gusht, nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse.

Trump paralajmëroi edhe një tarifë 100% për çipat e prodhuar jashtë SHBA-së.

Apple reagoi duke njoftuar investim 100 miliardë dollarë në Amerikë. Laosi, Mianmari dhe Brazili u goditën me tarifa 40-50%.

BE pranoi tarifë 15%, ndërsa Tajvani mori 20%, përkohësisht. Kanadaja u përball me tarifë 35%, ndërsa Meksikës iu dha pezullim 90-ditor.

Kina dhe SHBA janë në negociata përpara skadimit të pauzës së tarifave më 12 gusht.

The post Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë sot në fuqi appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
7 August 2025 at 07:41

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 111.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Rritje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit 7 Gusht 2025

By: V K
7 August 2025 at 07:32

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Temperaturat do të variojnë nga 21 në 36 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat

luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.

Deti-Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Rritje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit 7 Gusht 2025 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura

By: V K
6 August 2025 at 15:59

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend.

Kësaj radhe Rama ka ndarë pamjet e prishjes së një tende biznesi, e cila kishte zënë pothuaj gjithë trotuarin e këmbësorëve. Rama e shoqëron videon me pyetjen: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura”?

Postimi i kryeministrit:

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët

By: V K
6 August 2025 at 15:29

Këtë të mërkurë, një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.

The post Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët appeared first on Albeu.com.

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi

By: V K
6 August 2025 at 14:41

Tashmë është fakt i kryer. Siç paralajmëroi gazeta “Panorama” disa ditë më parë, nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Këshilli i Ministrave, ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare,, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale.

Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve.

Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.

TARIFAT E REJA

Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore.

Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje,  është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë.

Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.

NDRYSHIMET

Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit.

Me këto tarifa të reja, pritet që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimet “online”, por edhe të ndjejnë më shumë barrë financiare për çdo proces që përfshin tokën apo pronën e tyre.

Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta.

Tarifat e reja hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra në fillim të muajit gusht 2025 dhe do të aplikohen në të gjitha zyrat kadastrale të vendit, përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbime nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Risia, tarifa diferenciale, “Online” dhe në sportel

Një nga risitë më të rëndësishme në vendimin e ri për tarifat kadastrale është ndarja e qartë mes shërbimeve që kryhen fizikisht dhe atyre “online” përmes platformës “e-Albania”.

Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale.

Për shembull, për një shërbim të zakonshëm si lëshimi i një kopjeje të certifikatës së pronësisë: “online” është 800 lekë, ndërsa në sportel 1,200 lekë.

Kjo diferencë prej 400 lekësh është më shumë se 30% më lirë nëse shërbimi kërkohet “online”.

Po ashtu, për regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” është 1,500 lekë, ndërsa në sportel 2,000 lekë. Ky ndryshim jo vetëm që përshpejton procedurat për qytetarët, por edhe redukton ngarkesën në sportele fizike, duke e bërë shërbimin më efikas.

Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.

 

The post Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi appeared first on Albeu.com.

❌
❌