Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

By: Ardit
6 June 2025 at 21:30

Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situata ishte thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjatë gjithë mbrëmjes dhe deri të nesërmen. Sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të […]

The post Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Djegia e mbeturinave në Shijak/ Reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën

31 May 2025 at 17:24

Një emision televiziv publikoi pamje të dërguara nga banorë të fshatit Çizmeli në Shijak, ku gjatë natës digjeshin plehrat, duke krijuara re gjigante tymi, njëkohësisht problematike për shëndetin.

Banorët e këtij fshati akuzonin se ishin vetë punonjësit e grumbullimit të plehrave në Bashkinë Shijak që i kishin vënë flakën plehrave.

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, i cili mohoi kategorikisht përfshirjen e institucionit që drejton. Ai tha se zjarri është vënë qëllimisht nga persona dashakeqë dhe nuk ka lidhje me grumbullimin apo djegien e mbetjeve nga bashkia.

“Në fshatin Çizmeli disa dashakeqës i kanë vënë flakën zonës përreth. Falënderoj zjarrfikësit dhe vullnetarët që punuan gjatë gjithë natës. Policia duhet të identifikojë autorët. Këta nuk meritojnë të jenë shijakas, as të merren me politikë”, shkruan Arbana.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve dhe përgjegjësinë institucionale, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë.

The post Djegia e mbeturinave në Shijak/ Reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën appeared first on Sot News | Lajme.

“Qytetarët të zhgënjyer nga Qeveria”/ Tabaku vijon fushatën, takohet dhe me Reshat Arbanën

29 April 2025 at 10:53

Jorida Tabaku, është një prej kandidatëve më aktive të opozitës në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, në lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku bën me dije se ka takuar qytetarët në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, ku sipas saj, prej më shumë se […]

The post “Qytetarët të zhgënjyer nga Qeveria”/ Tabaku vijon fushatën, takohet dhe me Reshat Arbanën appeared first on BoldNews.al.

Arbana & Alaudini “rikthehen” në BBVA: Ç’fshihet pas përfshirjes në finalen e madhe?

By: gaze tare
19 April 2025 at 22:34

Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” nisi me një moment surprizë që rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut: një klip ku figura të njohura flisnin për ndikimin e këtij formati në shoqërinë shqiptare. Por ndër të gjithë, dy emra spikatën më fort se të tjerët: Arbana Osmani dhe Alaudin Hamiti.

Arbana, ish-prezantuesja ikonë e formatit, u shfaq në mënyrë simbolike përmes një monologu të xhiruar më herët, duke risjellë në kujtesë karrierën e saj të gjatë me “Big Brother”. Në këtë insert, ajo foli për arsyet e largimit të saj nga spektakli, duke përmendur “lodhjen”, ndërsa shumë e lexuan këtë dalje si një mesazh me nëntekste, në formë “thumbi” ndaj zhvillimeve të fundit.

Në të njëjtin klip u shfaq edhe Alaudin Hamiti, moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, i cili më herët kishte komentuar hyrjen e Gjestit në edicionin aktual të BBVA. Përfshirja e tij në këtë finale shqiptare ngre jo pak pikëpyetje: A ishte kjo një lëvizje miqësore mes produksioneve, apo një mënyrë për të dhënë mesazhe të fshehta?

Përfshirja e këtyre dy figurave, që historikisht janë të lidhura fort me formatin në dy realitete të ndryshme televizive, ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe ka hapur rrugën për aludime të ndryshme mbi arsyet dhe mesazhet që mund të fshihen pas këtij veprimi. Dhe si gjithmonë me “Big Brother”, asgjë nuk është krejt rastësore.

The post Arbana & Alaudini “rikthehen” në BBVA: Ç’fshihet pas përfshirjes në finalen e madhe? appeared first on iconstyle.al.

Upss! Ledioni e quajti Arbanën gënjeshtare pasi ajo u shpreh se e la vetë punën tek TCH? (Video)

6 April 2025 at 17:42

Ne finalen e madhe te X Factor Albania, Alketa Vejsiu ftoje Arbana Osmanin.

Pas nje shkeputje te gjate televizive Arbana u shfaq ne TV Klan, ku foli dhe per here te pare per arsyen madhore nga ekrani si dhe nga Top Channel.

Ajo sqaroi publikun qe kishte nevoje per pushim dhe te largohej pak nga bota e televisionit per te gjetur vetveten.

Pas daljes se saj ne Tv Klan nuk kane munguar reagimet dhe komentet e shumta ne rrjet.

Vec reagimeve ne rrjet, u duk qartazi qe nuk munguan as ironit dhe thumbimet nga Ledion Lico mbremjen e djeshme ne Prime-n e BBVA!

Ai e nisi Prime-n me pershendetjen e Arbanes ‘Mirembrema Yje’dhe e mbylli mbremjen me kete shprehje:

‘Ka dicka qe eshte me e ulet dhe me rrezikshme se sa te genjesh te tjeret, eshte te genjesh veten!’

Kete shprehje komentuesit e kane lidhur drejteperdrejte me deklaraten e Arbanes ne TV Klan.

Nuk mund ta themi me siguri qe Ledioni e quajti Arbanen genjeshtare, por dime te themi qe ironia ishte haptazi!

 

The post Upss! Ledioni e quajti Arbanën gënjeshtare pasi ajo u shpreh se e la vetë punën tek TCH? (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Ledioni e quajti Arbanën gënjeshtare pasi ajo u shpreh se e la vetë punën tek TCH?

By: M C
6 April 2025 at 17:49

Ne finalen e madhe te X Factor Albania, Alketa Vejsiu ftoje Arbana Osmanin.

Pas nje shkeputje te gjate televizive Arbana u shfaq ne TV Klan, ku foli dhe per here te pare per arsyen madhore nga ekrani si dhe nga Top Channel.

Ajo sqaroi publikun qe kishte nevoje per pushim dhe te largohej pak nga bota e televisionit per te gjetur vetveten.

Pas daljes se saj ne Tv Klan nuk kane munguar reagimet dhe komentet e shumta ne rrjet.

Vec reagimeve ne rrjet, u duk qartazi qe nuk munguan as ironit dhe thumbimet nga Ledion Lico mbremjen e djeshme ne Prime-n e BBVA!

Ai e nisi Prime-n me pershendetjen e Arbanes ‘Mirembrema Yje’dhe e mbylli mbremjen me kete shprehje:

‘Ka dicka qe eshte me e ulet dhe me rrezikshme se sa te genjesh te tjeret, eshte te genjesh veten!’

Kete shprehje komentuesit e kane lidhur drejteperdrejte me deklaraten e Arbanes ne TV Klan.

Nuk mund ta themi me siguri qe Ledioni e quajti Arbanen genjeshtare, por dime te themi qe ironia ishte haptazi!

The post Ledioni e quajti Arbanën gënjeshtare pasi ajo u shpreh se e la vetë punën tek TCH? appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

By: M C
5 April 2025 at 21:23

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë. E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP. Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.

“Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, – u shpreh ajo pa filtra.

Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.

“Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”

Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.

Në fund, Arbana dhuroi një mesazh të fuqishëm:

“Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve. Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit.”

The post Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA appeared first on Albeu.com.

Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte

By: D Marku
5 April 2025 at 13:42

Moderatorja Arbana Osmani, ishte e pranishme në natën finale të “X Factor Albania” ku rrëfeu edhe largimin e saj nga televizioni.

Ajo tregoi se dy vite më parë, kishte vendosur të largohej nga moderimi i “Big Brother Vip” dhe se mezi po priste që ai edicion të mbaronte, pasi sipas saj, po humbiste veten e saj, diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana.

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, u shpreh Arbana Osmani.

Arbana tregoi se kur prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë shumë e ngarkuar dhe ka qenë e detyruar të shkonte çdo dy orë në shtëpi për t’i dhënë gji vajzës së vogël, Zoit, asokohe 3 muajshe. Por në të gjithë morinë e atyre punëve dhe vajzës që vetëm qante, Arbana rrëfeu se befas kuptoi që arsyeja ishte se i kishte ikur qumështi i gjirit.

“Ka patur shumë momente të vështira në jetën time personale që nuk do duhej kurrsesi t’i reflektoja në ekran, por po më kujtohet tani një moment që në fakt nuk ka qenë në skenë, por ka qenë në shtëpinë time dy orë para se të ngjitesha në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH përpara tre vitesh. Asokohe, Zoi, vajza ime, ishte vetëm 3 muajshe dhe unë e ushqeja me gji. Në po të njëjtën javë, unë kisha katër netët e festivalit dhe premierën e Big Brother, pra katër netët e festivalit, e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe premiera e Big Brother të premten. Kanë qenë shumë, shumë, shumë të ngjeshura si ditë dhe si net. Në të gjithë këtë morinë e punëve detyrohesha çdo dy orë, çdo tre orë, për të shkuar për t’i dhënë gji vajzës. Ka qenë ora 6, e kisha bërë grimin, pikërisht që të isha bërë gati pastaj që të ngjitesha direkt në skenë. Nuk e kisha veshur fustanin. Shkova me vrap te dhoma e gjumit, e mora në krahë Zoin dhe e vura në gji. Vetëm qante, qante dhe nuk e kuptoja pse qante. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte se po më pyesnin kur vjen dhe duhej të rakordoja skaletën dhe të gjithë gjërat e tjera. Ndërkohë kisha këtë fëmijë që qante dhe s’po kuptoja se çfarë kishte. Pastaj befas kuptova që më kishte ikur qumështi dhe thjesht ndjeja vetëm lotët që më lëviznin pafund, pafund dhe kisha këtë beben në dorë dhe thosha :Arbana çfarë po bën? Çfarë po bën?” Aty pastaj i fshiva lotët, përqafova Zoin fort, bëra një shishe qumësht, edhe ajo e piu, unë u çlirova dhe shkova e prezantova festivalin”, rrëfeu e përlotur Arbana Osmani.

Ajo u pyet edhe se kur do të rikthehet sërish në televizion, por sërish nuk dha një përgjigje konkrete.

Alketa Vejsiu: Shiko publiku në “ask questions” që kam realizuar ka vetëm një pyetje, “kur do kthehesh në ekran”, sepse nuk mjaftohen vetëm me YouTube-in që lidhet me televizorin e shtëpive të tyre, duan ekranin. Ka ndonjë projekt aktual?

Arbana Osmani: Unë do të kthehem në ekran kur ta gjykoj se do të jetë momenti i duhur për mua. Kur të jetë një projekt interesant, kur të jetë diçka që më frymëzon, kur ta bëj me shumë dëshirë dhe me shumë qejf siç kam bërë të gjitha programet deri tani. Të mos jem ashtu si në fundin e para 2 viteve që përmenda në monologu.

The post Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani rikthehet në ekran pas gati 2 vitesh, ja ku do ta shohim moderatoren

By: D Marku
3 April 2025 at 15:22

Lajmi tashmë është konfirmuar dhe moderatorja e njohur do të jetë pjesë e spektaklit të madh final të X Factor Albania, ku do të ndajë skenën me Alketa Vejsiun.

Revista Class raportoi se Arbana Osmani do të jetë e ftuara speciale e natës finale të X Factor Albania, duke bashkëmoderuar spektaklin me Alketa Vejsiun.

Ky moment ka ngjallur kureshtje të madhe tek publiku, pasi është hera e parë që dy prej moderatoreve më të njohura të Shqipërisë ndajnë të njëjtën skenë.

Finalja e X Factor Albania, që do të transmetohet këtë të premte në Klan TV në orën 21:00, do të shpallë fituesin mes Rigersit, Leandrës dhe Salvatores.

The post Arbana Osmani rikthehet në ekran pas gati 2 vitesh, ja ku do ta shohim moderatoren appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

23 February 2025 at 12:24

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë Peter Blume dhe Sekretarja e CDU, Chantal Krengel.

Gjatë takimit janë ndarë eksperiencat e përbashkëta në shërbim të qytetarëve, ndërsa Arbana ka folur për zhvillimin e Shijakut pas tërmetit dhe të gjitha investimet që janë bërë me mbështetjen e Kryeministrit Rama. Pjesë e diskutimeve të kësaj vizite ishte dhe vota historike e shqiptarëve të diasporës, sfidat e tyre të emigrimit dhe integrimit në Gjermani.

Kryebashkiaku Arbana u shpreh, në një njoftim për mediet, se i mirëpret Blumen-in dhe Krengel-in për një vizitë në Shijak, për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Ndërkohë që Gjermania sot voton për parlamentin e ri në zgjedhjet e parakohshme, një nga katër kandidatët për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz është nga qyteti i Arnsberg-ut, si përfaqësues i CDU.

/r.e/

The post Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalin pamjet, ja si dukej Arbana Osmani nuse

By: D Marku
7 February 2025 at 12:01

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt e cila u zhvillua në vitin 2023, u mbajt shumë sekrete.

Prezantuesja e njohur nuk kishte ndarë asgjë nga dasma, e madje si rregull ia kishte bërë edhe të ftuarve, që të mos publikonin asgjë. Ceremonia e cila u zhvillua në Itali tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e madje kërkonin të zbulonin detaje të reja nga dita e rëndësishme.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, në episodin e “Mirëmbrëma yje”, Arbana zbuloi një video të saj ku ishte nuse, e grimuar nga Arbër Bytyqi.

Duhet pranuar se Arbana duket një YLL nuse.

The post Dalin pamjet, ja si dukej Arbana Osmani nuse appeared first on Albeu.com.

Votimi nga jashtë, Arbana takim me banorë të Shijakut në Itali

3 February 2025 at 22:43

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ishte dje në Imola (Bologna) së bashku me kryetarin e Partisë Socialiste Shijak, për t’u takuar me komunitetin shijakas që jetojnë dhe punojnë aty.

Këtij takimi iu bashkuan dhe disa deputetë të qarkut të Durrësit.

Gjatë takimit u diskutua mbi investimet që janë bërë në Shijak dhe momentin historik të votës së diasporës.

Gjithashtu u vu theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në këtë rrugëtim drejt vitit 2030 dhe mundësia që i është dhënë diasporës që zëri i tyre të dëgjohet.

1 nga 3

 

 

The post Votimi nga jashtë, Arbana takim me banorë të Shijakut në Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbana: Sistemojnë rrugët e fshatrave të Shijakut për nxitjen e agroturizmit, projekte për të rinjtë e të moshuarit

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Bashkia e Shijakut për vitin 2025 përveç investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve synon zhvillimin e fshatrave, të cilët kanë një natyrë mbresëlënëse, duke i dhënë nxitje agroturizmit.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një intervistë për mediet tha se për realizimin e këtij qëllimi plani i bashkisë është të sistemojë rrugët rurale të çdo fshati, duke sjellë zhvillim në këto zona me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve.

Duke folur për projektet e tjera që bashkia ka në plan të realizojë gjatë këtij viti, Arbana tha se “do t’i japim shijakasve një qendër qyteti më të bukur dhe funksionale falë investimit të qeverisë shqiptare”.

“Gjithashtu kemi një projekt për argjinaturën e lumit Erzen për ta kthyer në shëtitore. Do të kujdesemi për mjedise që i shërbejnë moshës së tretë që të kalojnë një pjesë të ditës së tyre aty”, tha Arbana.

Sipas tij, një tjetër prioritet është nxitja e punësimit të studentëve të diplomuar që të jetojnë në Shijak.

“Me shembjen e godinës së vjetër të Pallatit të Kulturës iu hap rruga ndërtimit të një Xhamie të madhe për gjithë komunitetin mysliman në bashkinë e Shijakut”, tha ai.

Kryebashkiaku Arbana u shpreh se “po punojmë gjithashtu me asfaltimin e “Katër rrugëve” dhe rrugëve rurale në Njësitë Administrative Gjepalaj, Maminas, Xhafzotaj. Gjithë këto investime ndikojnë drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe bizneseve të këtyre zonave”, tha Arbana.

Pyetjes nëse bashkia ka buxhet për të realizuar dhe punë të tjera që lidhen me premtimet e dhëna për qytetarët e Shijakut, Arbana iu përgjigje se “investimet më të mëdha janë bërë gjatë procesit të rindërtimit”.

“Të vetëm nuk do ia dilnim dot. Kemi pasur dhe vazhdojnë të kemi mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare, falë të cilëve kemi ndryshuar jetën e mijëra familjeve shijakase që sot gëzojnë një shtëpi të re, apo të rikonstruktuar pas tërmetit. Fëmijët shkojnë në kopshte me kushte bashkëkohore, më të bukura dhe më të sigurta. Nxënësit studiojnë në shkolla të reja me të gjitha kushtet. Shumë shpejt do të kenë mundësi të aktivizohen me aktivitete të ndryshme kulturore në Qendrën Kulturore Multifuksionale që po përfundon ndërtimin e saj. Punimet që po bëhen, janë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilat, disa prej tyre i ka nisur që në muajin qershor 2024”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka pasur probleme në Shijak, apo rrezik përmbytjeje nga reshjet e shiut të disa ditëve më parë, Arbana tha se nuk ka pasur.

“Ne nisim me pastrimin e pusetave dhe kanalizimeve në muajt gusht, tetor dhe javën e parë të dhjetorit. Ndërkohë që jemi kujdesur vazhdimisht për argjinaturën e lumit Erzen. E gjithë kjo ka dhënë rezultat pozitiv duke mos krijuar rrezik përmbytje, gjë e cila para disa vitesh ka qenë problem për shumë familje shijakase”, tha ai.

Lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar Rinor, Arbana tha se “unë vetë jam përfshirë në radhën e të rinjve që e shikojnë politikën si një mundësi e shtuar që të bëjnë diçka më tepër për komunitetin ku jetojnë. Partia Socialiste është e hapur për prurje të reja. Janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen misionit të familjes tonë politike, sepse vetëm Partia Socialiste sjell progresin e Shqipërisë”.

Kryebashkiaku Arbana ftoi shqiptarët e diasporës dhe në veçanti për shijakasit kudo në botë të regjistrohen në KQZ që të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

/k.s/j.p/

 

 

 

The post Arbana: Sistemojnë rrugët e fshatrave të Shijakut për nxitjen e agroturizmit, projekte për të rinjtë e të moshuarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U bë nënë për herë të tretë, Arbana Osmani: Nuk isha gati

By: M C
23 January 2025 at 23:13

Në podcastin e Arbana Osmanit, sot ishte e ftuar Adriana Matoshi dhe vajza e saj, Kaona Matoshi, protagoniste në filmin “Pasaporta”.

Gjatë bisedës, Arbana zbuloi se para se të bëhej nënë përsëri, për herë të tretë, nuk ishte gati.

“Do ta them një gjë që s’e kam thënë kurrë. Kur kam mbetur shtatzënë me Zoin, me vajzën time, me fëmijën e tretë, nuk isha gati për t’u bërë nënë, prapë, aq shpejt. Kisha dy çunat dhe Zoi ka ardhur surprizë. Isha në mes të punëve. Kam qenë në mes të Big Brother, kisha shumë stres, kisha programuar dasmën, kisha programuar pushime, kisha kaluar ca vite të vështira që mezi thashë “më në fund, tani u qetësova, do kënaqem, do rri” dheee… ngela shtazënë. E pastaj, dole ti, në një intervistë që flisje për kancerin, me katër fëmijë, edhe me filma, edhe kishe kaluar edhe tumor. Thashë “Arbana, mos u anko fare, mos fol fare, fare, as mos mendo fare, se shiko Adriana… Super grua.”

The post U bë nënë për herë të tretë, Arbana Osmani: Nuk isha gati appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana vizitë në Pordenone: Mundësi për projekte të përbashkëta

19 January 2025 at 13:14

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarë shijakas emigrantë në Itali që jetojnë prej vitesh në Pordenone të Italisë. Në këtë vizitë, Arbana u takua me kryetarin e komunës Sacile, Pordenone, Carlo Spagnol, si edhe deputeten dhe zëvëndësministren e Mjedisit, Vannia Gava.

Gjatë këtij takimi, Arbana thotë se u ndanë eksperiencat dhe punët e përbashkëta në shërbim të qytetarëve, ndërsa u shkëmbyen edhe ide dhe perspektiva për të ardhmen e qyteteve të Shijakut dhe Pordenones.

Arbana ftoi miqtë të vizitojnë Shijakun e të shohin nga afër, si u shpreh ai, ndryshimet që kemi bërë pesë vitet e fundit me investimet e mbështetura nga Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare.

“Kjo vizitë zyrtare ishte një tregues për një lidhje të fortë me shijakasit që jetojnë në Itali, si dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta”, tha Arbana.

“Shijakasit që jetojnë prej 20 vitesh në Pordenone, pavarësisht se janë integruar shumë mirë, një pjesë të zemrës së tyre e kanë në Shijak”, u shpreh Arbana. /j.p/

The post Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana vizitë në Pordenone: Mundësi për projekte të përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Largimi i tij dhe Arbana Osmanit nga televizioni, Eduart Grishaj: Jemi në pauzë

By: D Marku
17 January 2025 at 13:28

Eduart Grishaj ishte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania dhe ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”. I pyetur në lidhje me largimin nga ekrani të tij dhe të Arbanës, ai tha se shkëputja nga projektet televizive për ta ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.

“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij’– tha ai.

The post Largimi i tij dhe Arbana Osmanit nga televizioni, Eduart Grishaj: Jemi në pauzë appeared first on Albeu.com.

Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj? Regjisori tregon arsyen e fortë

By: M C
16 January 2025 at 23:31

Në një intervistë në një emision televiziv regjisori Eduart Grishaj ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”, premiera e të cilit do të jetë më datë 17 janar në orën 19:00 në Shipëri dhe Kosovë.

Përtej suksesit të tij, Grishaj ka deklaruar se shkëputja nga projektet televizive për të dhe Arbana Osmanin ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.

“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij.

Kjo nuk ka të bëjë me të tjerë, pra pa pasur asgjë as me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij”, tha regjisori Grishaj.

Ai lë hapësirë për të kuptuar se nëse e shikon të arsyeshme, mund t’i rikthehet ekranit dhe projekteve televizive.

“Gjithmonë jam munduar t’i miksoj gjërat e mia. Bëj televizon, duhet të bëj dhe film, e mbase pas këtij filmi mund të bëj televizion”, ka shtuar Eduart Grishaj.

The post Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj? Regjisori tregon arsyen e fortë appeared first on Albeu.com.

A do të moderojë më “Big-un”? Kështu përgjigjet Arbana Osmani

By: D Marku
15 January 2025 at 13:35

Arbana Osmani ka bërë një ndryshim të madh në karrierën e saj, duke ndarë rrugët me “TOP Channel” për t’u përqendruar në zhvillimin e projekteve të saj personale. Moderatorja e njohur ka vendosur të fokusohet më shumë në biznesin e saj “Bana’s”, si dhe në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të cilin e transmeton në platformën YouTube.

Përveç projekteve të saj, Arbana ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për t’u afruar më shumë me ndjekësit. Ajo realizoi një “Më pyet diçka” në Instagram, ku u dha mundësinë fansave të bëjnë pyetje mbi jetën dhe karrierën e saj. Një prej pyetjeve që iu bë ishte lidhur me mundësinë e një edicioni të ri të “Big Brother” me të si moderatore. Përgjigjja e Arbanës ishte e shkurtër dhe epike: “Ok, ecim”.

Kjo përgjigje ka ngjallur spekulime dhe interesim tek ndjekësit, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet në këtë spektakël të njohur.

The post A do të moderojë më “Big-un”? Kështu përgjigjet Arbana Osmani appeared first on Albeu.com.

Mes Xhemit dhe Arbanës, cila është më shumë diplomate? Ja si përgjigjet Eno Popi

By: V K
10 January 2025 at 15:34

Në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje” që transmetohet në YouTube, kanë qenë të ftuar tre miqtë më të ngushtë të moderatores.

Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu dhe Eno Popi. Në një moment gjatë bisedës, Arbana i ka kërkuar Ermalit t’i bëjë disa pyetje Enos për shoqërinë që ka me dy miket e tij, Xhemin dhe Arbanën.

Një nga pyetjet ka qenë: Kush është më diplomate.

Eno: Nëse inatose Xhemin e kupton 1 km larg, ndërsa me Arbanën t`i ulesh, nis biseda krejt normale dhe te fjalia e shtatë t’i e kupton  që befas diçka nuk shkon. Përgjithësisht, Arbana është më diplomate.

Jo më kot është ky perceptim i Enos për Arbanën, kjo e fundit me origjinën nga Dibra, ka edhe këtë karakter si shumica e dibranëve që t’i shprehin gjërat dalëngadalë pa e kuptuar ndonjëherë edhe se ç`ka do të tregojë.

The post Mes Xhemit dhe Arbanës, cila është më shumë diplomate? Ja si përgjigjet Eno Popi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ “Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjigjet komentueses

By: M C
7 January 2025 at 20:01

Moderatorja Arbana Osmani, i është përgjigjur një komentuesja e cila i ka kërkuar që në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” të ftojë Sara dhe Lori Hoxxhën.

Arbana i është përgjigjur duke thënë se motrat Hoxha s’kanë nevojë për ftesë pasi e kanë gjithmonë të hapur derën e saj.

“Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”, i shkruan një komentuese.

“S’ka nevojë për citate Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur”, shkuan Arbana.

Në rrjetet sociale prej disa kohësh qarkullojnë thashethemet se Arbana Osmani i ka prishur marrëdhëniet me familjen Hoxha, për shkak se nuk drejton më Big Brother Vip që tashmë drejtohet nga Ledion Lico.

The post FOTO/ “Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjigjet komentueses appeared first on Albeu.com.

❌
❌