Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 August 2025Main stream

Të ardhurat tatimore në korrik, rritje 17% ndaj një viti më parë! Të ardhurat doganore rriten me 9,1% në korrik

By: D Marku
2 August 2025 at 15:45

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve arkëtoi gjatë muajit korrik 2025 një shumë prej 39 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

Ky rezultat përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, me 5,6 miliardë lekë ose 17% më shumë se shifra faktike e korrikut 2024.

Krahasuar me planin e parashikuar për këtë muaj, të ardhurat janë 1,7 miliardë lekë më të larta, që përkthehet në një realizim 4,7% mbi objektivin e vendosur.

Të ardhurat doganore

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës.

Konkretisht, gjatë këtij muaji janë importuar 5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Në harkun kohor janar–korrik të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga doganat kanë arritur në 137 miliardë lekë, duke tejkaluar parashikimet dhe duke shënuar një rritje prej 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse kursi i këmbimit i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht duke shkaktuar një efekt ulës prej 5 miliardë lekësh, Administrata vlerëson se, në kushte të pandryshuara të kursit, të ardhurat do të kishin arritur vlerën e 142 miliardë lekëve.

Kjo do të përfaqësonte një realizim rreth 4% mbi planin dhe një rritje prej 8,2% në krahasim me vitin 2024.

Fokusi i Administratës gjatë këtyre shtatë muajve ka qenë pikërisht mbi mallrat e akcizës, të cilat kanë treguar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Importet e karburantit janë shtuar me 50.000 tonë, cigaret me 154 tonë, kafja me 162 tonë dhe birra me 4700 tonë.

Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm rritjen e konsumit dhe aktivitetit ekonomik, por edhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e shërbimeve doganore, forcimin e kontrolleve dhe rritjen e transparencës e besimit të bizneseve ndaj institucionit.

Administrata Doganore thekson se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar mbledhje të qëndrueshme të të ardhurave dhe lehtësim të ndershëm të tregtisë.

The post Të ardhurat tatimore në korrik, rritje 17% ndaj një viti më parë! Të ardhurat doganore rriten me 9,1% në korrik appeared first on Albeu.com.

“1 miliard dollarë? Faleminderit, nuk e pranoj”! Si shqiptarja Mira Murati refuzoi ofertën e Mark Zuckerberg

By: D Marku
2 August 2025 at 15:21

Pas 6 vitesh në OpenAI, Mira Murati themeloi një startup që “shkëlqeu” në Facebook – Por ajo dhe ekipi i saj refuzuan çdo ofertë blerje

Në përpjekje për të marrë kontrollin mbi një nga ekipet më premtuese të inteligjencës artificiale, Meta — kompania mëmë e Facebook — nisi një fushatë agresive rekrutimi ndaj Thinking Machines, startup-i i themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati.

Pas refuzimit të saj, CEO i Metës, Mark Zuckerberg, iu afrua personalisht më shumë se një duzine punonjësish të Thinking Machines, një kompani me vetëm 50 vetë. Shënjestra kryesore ishte Andrew Tallak, bashkëthemelues dhe një figurë e njohur në fushën e AI-së.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, për ta joshur Tallak, Meta ofroi një paketë kompensimi që mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë për gjashtë vjet — më shumë sesa i ishte ofruar vetë Muratit, që thuhet se mori një ofertë prej 1 miliardë dollarësh. E megjithatë, Tallak e refuzoi. Dhe asnjë prej kolegëve të tij nuk pranoi të largohej.

 

Zëdhënësi i Meta-s: “Shuma është e ekzagjeruar”

Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, e quajti përshkrimin e ofertave “qesharak” dhe të pasaktë, duke theksuar se kompensimi varet nga performanca e aksioneve. Ai shtoi se Meta nuk ka synuar të blejë Thinking Machines.

Por përtej shifrave marramendëse, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte forca e jashtëzakonshme e besnikërisë së ekipit ndaj Muratit — një sjellje që po bëhet gjithnjë e rrallë në ekosistemin e Silicon Valley.

Besnikëria në epokën e miliardave

Në një treg pune ku ofertat me nëntë shifra janë bërë realitet, refuzimi i tyre duket i pabesueshëm. Por studiuesit më të mirë të AI-së shpesh nuk udhëhiqen vetëm nga paratë. Ata lidhen me misionin, kulturën dhe vizionin e liderëve të tyre.

Në rastin e Thinking Machines, shumë punonjës janë ish-anëtarë të OpenAI, që u bashkuan me Muratin për shkak të stilit të saj drejtues modest dhe kulturës bashkëpunuese, ku të gjithë — edhe shkencëtarët e lartë — quhen “anëtarë të stafit teknik”, duke evokuar frymën e Bell Labs legjendar.

Zuckerberg në garë të ethshme për AGI-në

Meta ka rekrutuar tashmë mbi 100 punonjës nga OpenAI dhe ka ndërtuar një ekip të quajtur “Superinteligjenca”, i udhëhequr nga ish-studiuesi i OpenAI, Shengjia Zhao. Por nuk ka pasur të njëjtin sukses me Thinking Machines apo startup-e të tjera si Anthropic dhe SSI (Safe Superintelligence Inc.).

Anthropic, i themeluar nga Dario Amodei — një tjetër ish-drejtues i OpenAI — është i përbërë nga shtatë bashkëthemelues që ende punojnë së bashku dhe ndajnë bindje të forta filozofike për rreziqet e AI-së. Meta ka mundur të rekrutojë vetëm dy persona nga Anthropic, dhe ata ishin më parë pjesë e Meta-s.

SSI, nga ana tjetër, është ndërtuar enkas për të qenë rezistent ndaj rekrutimit. Punonjësit e tij nuk përmendin as kompaninë në profilin e tyre në LinkedIn, për të shmangur qasjet e drejtpërdrejta nga kompani të mëdha.

Murati dhe “ekipi i saj i apostujve”

Mira Murati, shqiptarja që për gjashtë vite luajti rol kyç në OpenAI si CTO, themeloi Thinking Machines në shkurt. Rreth saj janë mbledhur mbi 20 ish-punonjës të OpenAI, përfshirë John Schulman, një nga krijuesit e ChatGPT. Shumë prej tyre kanë punuar në trajnimin e modeleve që i bënë AI-të më të “njerëzore”.

Kultura që ajo ka ngritur është e thjeshtë, horizontale, pa ego, por me një mision të përbashkët: krijimi i inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI) që i shërben njerëzimit, jo vetëm fitimit.

 Kush do ta fitojë garën për inteligjencën artificiale?

Meta ka para, ndikim dhe kapacitet për të ndërtuar teknologji të fuqishme. Por Thinking Machines, Anthropic dhe SSI po tregojnë se në këtë garë historike për të ndërtuar AGI-në, paratë nuk janë gjithmonë faktor vendimtar.

Besnikëria, vizioni dhe kultura brenda ekipeve po bëhen mburojat më të forta ndaj joshjeve miliardëshe.

The post “1 miliard dollarë? Faleminderit, nuk e pranoj”! Si shqiptarja Mira Murati refuzoi ofertën e Mark Zuckerberg appeared first on Albeu.com.

Balliu: Parada që shqetësoi Vuçiçin dhe ekspozoi heshtjen e Rames

By: D Marku
2 August 2025 at 15:16

Deputeti i zgjedhur, Klevis Balliu shkruan se: “Më 31 korrik, Kroacia organizoi një paradë ushtarake mbresëlënëse – një demonstrim i qartë i fuqisë dhe profesionalizmit të ushtrisë së saj moderne, sot ndër më të avancuarat në rajon. Kjo ngjarje nuk ishte vetëm një akt ceremonial, por një sinjal gjeopolitik për orientimin euroatlantik të Ballkanit.

Në Serbi, presidenti Vuçiç reagoi duke bllokuar çdo pasqyrim mediatik të kësaj parade, gjë që tregon qartë shqetësimin për ndryshimin e ekuilibrave të sigurisë në rajon.

Por më shqetësuese është heshtja e Shqipërisë – një vend që ka nënshkruar marrëveshje ushtarake strategjike me Kroacinë dhe Kosovën në fushën e sigurisë qe per ironi te fatit e ka firmosur edhe vet.

Kjo heshtje zbulon ndarjen e thellë mes retorikës dhe praktikës së politikës së jashtme të qeverisë shqiptare.

Kroacia është një partnere strategjike e Shqipërisë, anëtare e BE-së, mbështetëse e fortë e Kosovës dhe kundërshtare e ideologjive destabilizuese që përfaqëson regjimi i Vuçiçit. Mungesa e një reagimi institucional nuk është vetëm zhgënjyese – është një sinjal diplomatik i gabuar, që forcon perceptimin e një afërsie të pavend me Serbinë, e cila është bërë më e dukshme përmes nismave të diskutueshme si “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri Rama duhet të kuptojë se heshtja përballë aleatëve nuk është strategji, por dobësi politike. Të injorosh një ngjarje të tillë domethënëse nga një vend mik si Kroacia, vetëm për të mos prishur balancat me Beogradin, është një gabim që dëmton pozicionin e Shqipërisë në rajon.

Parada kroate nxori në pah jo vetëm forcën e një aleati, por edhe boshllëqet e rrezikshme në diplomacinë shqiptare. Shqipëria nuk mund të mbetet neutrale kur vlerat strategjike të rajonit janë në lojë. Ka ardhur koha për një politikë të jashtme të qartë, të vendosur dhe të përkushtuar pa mëdyshje ndaj interesit kombëtar dhe partnerëve tanë euroatlantikë”.

The post Balliu: Parada që shqetësoi Vuçiçin dhe ekspozoi heshtjen e Rames appeared first on Albeu.com.

Bos dr*ge, kapet ish-pronari i “Cinco Cavalli” dhe dy bizneseve te “Delijorgji”

By: D Marku
2 August 2025 at 14:55

Ndreaj është një nga personat e arrestuar në kuadër të aksionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që nisi një natë më parë.

Ndreaj, një emër i njohur në qarqet e biznesit dhe të medias shqiptare dhe ndërkombëtare, është një personazh mjaft i fuqishëm që ka ngritur disa biznese të njohura.

Ndreaj njihet nga rrethi i tij i bashkëpunëtorëve si “Cinco”, pseudonim që e ka përdorur për t’i vënë dhe emrin një prej ish-bizneseve të tij, “Cinco Cavalli”, në Durrës. Një tjetër biznes që ai ka ngritur është edhe “Savoy Garden”, një nga restorantet më elegante në Tiranë, që frekuentohet nga persona publikë dhe kryesisht elitarë të vendit.

Ky restorant ndodhet në kompleksin “Delijorgji”, aty ku një natë më parë zbarkuan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndreaj jeton në Tiranë, pasi deri një natë më parë, për autoritetet shqiptare ai rezulton një biznesmen mjaft i fuqishëm pasi ka ngritur aktivitete si klub nate, restorant luksoz si dhe një klinikë estetike mjaft me emër.

Në Delijorgj, ndodhet edhe biznesi tjetër i tij, Clinique Cinq që bashkë me reatorantin menaxhohet dhe administrohet nga partnerja e Ndreajt. Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank.

The post Bos dr*ge, kapet ish-pronari i “Cinco Cavalli” dhe dy bizneseve te “Delijorgji” appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren

By: D Marku
2 August 2025 at 14:13

Arbana Osmani po përgatit rikthimin e shumëpritur në ekran, me dy projekte të reja. Pas suksesit të sezonit të parë, ajo do të sjellë sezonin e dytë të “Mirëmbrëma Yje” në shtator.

Po ashtu, është në fazë finalizimi një reality show që do të fokusohet në talentet e reja nga fusha të ndryshme të artit.
Përveç këtyre, Arbana ka paralajmëruar dhe një projekt të ri ekskluziv për YouTube, pa dhënë shumë detaje për përmbajtjen. Ndërkohë, moderatorja ka deklaruar se ka bërë një ndryshim të madh në shtëpinë e saj mediatike, duke lënë pas një periudhë të gjatë në televizionin ku ka punuar për vite.

The post Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren appeared first on Albeu.com.

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

By: D Marku
2 August 2025 at 13:51

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut.

Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht në lindje, në fillim të korrikut ishte prekur nga thatësira, rezulton nga një hulumtim i të dhënave të fundit të Observatorit Europian të Thatësirave (EDO).

Kjo është hapësira më e madhe e prekur prej thatësirës në harkun kohor 1 deri më 10 korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.

Vlera ishte 21 përqind mbi mesataren e viteve 2012 deri në 2014. Krahasur me qershorin, kur 55,5 përqind e sipërfaqes ishte e prekur nga thatësira, vlera ka rënë paksa.

Hulumtimi i thatësirave nga programi i Observatorit europian Copernicus bazohet në imazhet satelitore dhe tre parametrave që merren parasysh: reshjet, lagështira e tokës dhe gjendja e vegjetacionit.

Më shumë e prekur nga thatësira lindja e Europës

Në Serbi, Bullgari dhe Kosovë toka ishte e prekur tërësisht nga thatësira. Edhe në Armeni dhe Turqi sipërfaqe të mëdha – 77 deri në 95 përqind e vendit – janë prekur nga thatësira. Në Turqi thatësira e shoqëruar edhe me erëra të forta ka shkaktuar zjarre.

Siria ndërkohë është prekur nga thatësira, që po rrezikon të korrat e grurit dhe sipas OKB-së është e rrezikuar garancia për ushqim për 16 milion njerëz.  Në Europën perëndimore gjendja ka qenë me dallime, ndërsa në Francë një e treta e tokës u prek nga thatësira, Spanja dhe Portugalia nuk u prekën fort nga thatësira./DW

The post DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova appeared first on Albeu.com.

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës komunitare

By: D Marku
2 August 2025 at 13:28

Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga strukturat e paligjshme që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ku përveç çmontimit të strukturave metalike po kryhet edhe shembja e platformave të betonit mbi trotuare.

“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, u shpreh Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Aksioni, që nisi në muajin korrik, do të vazhdojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

The post Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës komunitare appeared first on Albeu.com.

Hetimet nga Gjermania/ Mashtrimi me “kufje”, lihen në fuqi masat e sigurisë për 7 të arrestuarit e “call center”-ave (EMRAT)

By: D Marku
2 August 2025 at 13:16

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhërarrestet për çështjen e call centerave. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi.

Ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në kërkim.

Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga. Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Personat e përfshirë kryenin mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

The post Hetimet nga Gjermania/ Mashtrimi me “kufje”, lihen në fuqi masat e sigurisë për 7 të arrestuarit e “call center”-ave (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

“Trupi ishte i shtrirë në sallon, veshur me kostum”/ Vr*sja e Anesti Ramës, Prokuroria zbulon DETAJE: Vajza dhe gruaja pastruan vendin…

By: D Marku
2 August 2025 at 12:32

Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje nga vrasja makabre e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel.

Prokuroria ka marrë të pandehur vajzën e tij Emalinda Rama dhe Çlirim Dogani, që dyshohet se e reja kishte një lidhje intime. Po ashtu, e pandehur është marrë dhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama, e cila dyshohet se ndihmoi në fshehjen e gjurmëve duke fshirë gjakun.

Në njoftim thuhet se më 23 korrik, rreth orës 21:16 në Sallën Operative Fier, u bë një telefonatë ku kërkohej dërgimi i ambulancës, pasi Anesti Rama ishte dëmtuar në ambientet e tualetit të banesës së tij të ndodhur në fshatin Frashër.

Vajza dhe gruaja i thanë policisë se e kishin gjetur 56-vjeçarin në tualetin e banesës pa shenja jete dhe të gjakosur, kishin njoftuar fqinjët se ky shtetas ishte rrëzuar në tualet dhe në vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur, me qëllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

Por pas hetimeve, policia pa shenjat e e dhunës dhe prerjet që dëshmonin se ngjarja nuk ishte aksidentale por një krim.

Njoftimi i Prokurorisë:

Dyshime se vrau babain në bashkëpunim me një person tjetër, Prokuroria Fier procedon penalisht tre shtetas për dy vepra penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi procedimin penal nr.1073, datë 24.07.2025 për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal ndaj tre shtetasve E.R. V.R. dhe Ç.D.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, në datë 23.07.2025, rreth orës 21:16 në Sallën Operative Fier, u bë një telefonatë ku kërkohej dërgimi i ambulancës, pasi një shtetas ishte dëmtuar në ambientet e tualetit të banesës së tij të ndodhur në fshatin Frashër.

Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier ka shkuar në banesën e shtetasit A.R., të cilin e ka gjetur të shtrirë në sallonin e banesës së tij, të veshur me kostum dhe këmishë. Personeli mjekësor konstatoi se shtetasi A.R. kishte humbur jetën dhe ka njoftuar Sallën Operative se “personi për të cilin kërkuan ndihmë mjekësore është i vdekur”.

Në zbatim të procedurës hetimore të parashikuar në raste të tilla, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Nga këqyrja e jashtme e trupit të të ndjerit, u konstatua se ai kishte çarje në pjesën ballore, çarje mbi vetull, një dërmishje mbi vetullën e djathtë, si dhe dëmtime të tjera.

E bija e të ndjerit, shtetasja E.R. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V.R., i deklaruan grupit hetimor se e kishin gjetur të ndjerin në tualetin e banesës pa shenja jete dhe të gjakosur, kishin njoftuar fqinjët se ky shtetas ishte rrëzuar në tualet dhe në vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur, me qëllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E.R., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal, i shtetases V.R. e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, si dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit Ç.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi vleftësimin e ligjshëm të arrestimeve dhe të ndalimit, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të tre personat nën hetim, kërkesa të cilat u pranuan nga gjykata.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra  penale kundër jetës.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post “Trupi ishte i shtrirë në sallon, veshur me kostum”/ Vr*sja e Anesti Ramës, Prokuroria zbulon DETAJE: Vajza dhe gruaja pastruan vendin… appeared first on Albeu.com.

“Çuditë” në draft-Kodin Penal s’kanë fund/ Braktisja e kafshëve dhe keqtrajtimi dënohen me burg! Ndëshkim edhe për organizatorët e ndeshjeve

By: D Marku
2 August 2025 at 12:16

Nëse braktis qenin apo macen mund të përfundosh në burg deri në 3 vite. Kjo është një nga risitë në draftin e ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për konsultim publik, dhe përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve. Disa nene të posaçme trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj. Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Dëmtimi i kafshëve, deri në 3 vite burg për rastet e rënda

Pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se “shkaktimi te një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht apo në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, të një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm, përfshi aktet me natyrë seksuale, për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Nëse nga keqtrajtimi vjen ngordhja e kafshës, dënimi rritet me deri në 50%. Ndërsa nëse kafsha është vertebrore por jo shtëpiake, vepra cilësohet si kundërvajtje penale dhe dënohet më lehtë, gjobë deri në 3 muaj burg dhe dënimi shtohet me 50% në rast se shkaktohet ngordhja e kafshës.

Ndërkaq, edhe keqtrajtimi i rëndë pa dëmtime të dukshme mund të dënohet me gjobë apo një dënim plotësues, që i lihet në dorë gjykatës të përcaktojë sipas rastit.

Neni 943

Dëmtimi i kafshëve shtëpiake

•       1. Shkaktimi te një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht apo në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, të një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm, përfshi aktet me natyrë seksuale, për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

•       2. Po kjo vepër, e kryer ndaj një kafshe vertebrore që nuk përfshihet në kategoritë e lartpërmendura, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

•       3. Kur, nga kryerja e veprës së parashikuar në paragrafin e parë shkaktohet ngordhja e një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur ose që jeton përkohësisht ose përgjithmonë nën kontrollin e njeriut, dënimi shtohet deri në një të dytën e tij.

•       4. Kur, nga kryerja e veprës së parashikuar në paragrafin e parë shkaktohet ngordhja e një kafshe vertebrore të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin e tretë të këtij neni, dënimi shtohet deri në një të dytën e tij.

•       5. Kur për dëmtimet e shkaktuara nga kryerja e kësaj vepre nuk kërkohet trajtim veterinar ose kafsha është keqtrajtuar rëndë pa i shkaktuar dëmtime, dënohet me gjobë ose me një dënim plotësues të përshtatshëm për natyrën e veprës penale të kryer.

Dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik

Neni 945 vendos përgjegjësi penale për ata që nuk kontrollojnë kafshët në hapësira publike, si dhe për ata që nuk u vendosin atyre maskat mbrojtëse. Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Por, në rastet më të rënda, kur nga mungesa e kontrollit vjen një dëmtim i rëndë apo humbja e jetës së një personi, dënimi ashpërsohet.

Ndeshjet ndërmjet kafshëve

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë. Po kështu, dhënia e kafshëve për qëllime ndeshjeje, rritja ose trajnimi i tyre për të luftuar ndëshkohen me deri në gjashtë muaj burg, ndërsa vendosja e basteve në këto ndeshje parashikon dënim deri në dy muaj burg. Në këtë nen parashikohen të njëjtat dënime, sipas Kodit aktual.

Dënimi shtohet me 50% kur veprat kryhen me mizori

Neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, dënimi shtohet deri në një të dytën. Po ashtu, ndëshkimi rëndohet po me 50% kur përdoren arma, instrumente apo mjete të rrezikshme për jetën e kafshës, kur veprat kryhen në prani të fëmijëve apo personave vulnerabël, apo kur autori është vetë pronari i kafshës që abuzon me të. Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndarja e pamjeve të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post “Çuditë” në draft-Kodin Penal s’kanë fund/ Braktisja e kafshëve dhe keqtrajtimi dënohen me burg! Ndëshkim edhe për organizatorët e ndeshjeve appeared first on Albeu.com.

BSH: Rritja e çmimeve të referencës s’ka ndikuar në sektorin e ndërtimit, ekonomia shihet në rritje

By: D Marku
2 August 2025 at 11:49

Projekti i Qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës nuk ka ndikuar në sektorin e ndërtimit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në këtë fushë në muajin korrik pësoi një rënie me një pikë, por niveli qëndron me mbi 14 pikë % mbi mesataren historike të vendit.

Bizneset duket se janë rezervuar sa i përket ndërtimeve të reja dhe për kontratat e porosive.

Megjithatë Banka raporton një shkurtim të kohës së shitjes së apartamenteve dhe po ashtu çmimin bizneset e parashikojnë sërish në rritje.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë shprehet se ekonomia shihet në rritje.

Shërbimet duket tashmë kanë kaluar në krye të ndikimit me një rritje prej 6.2 pikë duke shkuar në më shumë se 17 për qind mbi mesataren historike, kjo edhe për shkak të rritjes së kërkesës.

Po ashtu, lehtësim parashikon dhe industria dhe tregtia duke parashikuar dhe rritje të punësimit.

Sa i përket konsumatorit situata paraqitet thuajse e njëjtë, por me një tkurrje për blerje të mëdha, por me përmirësim të gjendjes financiare.

The post BSH: Rritja e çmimeve të referencës s’ka ndikuar në sektorin e ndërtimit, ekonomia shihet në rritje appeared first on Albeu.com.

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës, radhë mjetesh nga RMV për të kaluar doganën

By: D Marku
2 August 2025 at 11:32

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.

Për të përballuar këtë fluks, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion 4 sportele për qytetarët dhe 1 sportel të dedikuar për kamionët.

Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e verës.

Gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.

The post Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës, radhë mjetesh nga RMV për të kaluar doganën appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Përdoreni vizën korrekt! Respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

By: D Marku
2 August 2025 at 11:15

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e saj, ambasada shkruan se  “është përgjegjësia e qytetarit të përdorë vizën në mënyrë korrekte.

“Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

The post FOTO/ Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Përdoreni vizën korrekt! Respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Armando Broja largohet nga Chelsea, por jo nga Premier League

By: D Marku
2 August 2025 at 10:50

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por këtë herë me një fanellë të re. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Chelsea dhe Burnley kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Brojës, duke i dhënë fund aventurës së tij në “Stamford Bridge”.

Broja, i cili u rrit në akademinë e Chelsea-t, ka pasur dy vite të vështira në karrierë pas dëmtimit të rëndë në ligamentin e gjurit (ACL) gjatë sezonit 2022/2023. Që nga ajo kohë, sulmuesi 23-vjeçar ka pasur vështirësi për të rikuperuar formën e tij më të mirë dhe për të gjetur vazhdimësi në fushë.

Në pjesën e dytë të sezonit 2023/2024, Broja ishte i huazuar te Fulham, por huazimi rezultoi zhgënjyes, pasi ai nuk arriti të linte gjurmë. Sezonin e fundit ai e kaloi i huazuar te Everton, por edhe aty nuk gjeti suksesin e pritur. Ai iu bashkua skuadrës i dëmtuar dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol në 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Chelsea e kishte nxjerrë në shitje Brojën për një shumë rreth 25 milionë paund, një çmim që u cilësua si ambicioz duke pasur parasysh mungesën e formës dhe minutazhit të lojës gjatë dy viteve të fundit. Megjithatë, duket se Burnley ka pranuar kushtet e vendosura nga Blutë dhe marrëveshja tashmë është arritur.

Romano, përmes një postimi në platformën X.com, shkroi:

“Është mbyllur mes Armando Brojës dhe Chelsea-t: kuptohet se transferimi te Burnley do të jetë i përhershëm. Broja do të kryejë testet mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme dhe do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Burnley-n.”

Transferimi në Burnley i jep Brojës një mundësi të re për të rifilluar karrierën e tij në elitën e futbollit anglez, në një ekip ku ka më shumë gjasa të luajë rregullisht dhe të rigjejë formën e tij më të mirë. Tifozët shqiptarë shpresojnë që kjo lëvizje të jetë kthesa që Broja ka nevojë për të shkëlqyer sërish në fushë.

The post ZYRTARE/ Armando Broja largohet nga Chelsea, por jo nga Premier League appeared first on Albeu.com.

Bulqizë, qarkullonte me armë, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët (Emri)

By: D Marku
2 August 2025 at 10:40

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në një komunikatë zyrtare, policia njofton se në pranga ka rënë  shtetasi Orgest Grrica të cilit iu gjet në automjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Bulqizë, qarkullonte me armë, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët (Emri) appeared first on Albeu.com.

RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit!

By: D Marku
2 August 2025 at 10:16

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme.

Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën se si ndërtohet, menaxhohet dhe mirëmbahen bashkëpronësitë në pallate.

Ligji i ri zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009, i cili në shumë raste kishte mbetur në letër. E reja që sjell ky ligj është se çdo ndërtesë ku ka më shumë se një pronar nuk mund të jetë më “pa zot”.

Bashkëpronësia trajtohet si një marrëdhënie e detyrueshme ligjore, dhe jo më si çështje vullneti apo mirëkuptimi mes fqinjëve.

Çdo hapësirë e përbashkët: nga shkallët, ashensorët, garazhet, tarracat, bodrumet, deri te fasadat, oborret apo lulishtet e përbashkëta do të kenë një status të qartë në dokumentacionin kadastral. Për herë të parë, këto do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në emër të të gjithë banorëve, duke mbyllur kështu derën për abuzime dhe keqinterpretime.

Në thelb të ligjit të ri është krijimi i një strukture të organizuar të administrimit. Tanimë, çdo pallat duhet të ketë një administrator – qoftë një nga banorët, qoftë një shoqëri e specializuar, regjistruar dhe certifikuar nga bashkia.

Administratori do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, pastrimin, riparimet, kontratat me furnitorë të jashtëm, dhe mbi të gjitha për përfaqësimin ligjor të ndërtesës.

Ai do të nënshkruajë kontrata, do të mbledhë kuotat e mirëmbajtjes dhe do të raportojë çdo vit për shpenzimet. Edhe më shumë, kontrata me të është e detyrueshme dhe ka një afat minimal prej tre vitesh – për të siguruar vazhdimësi dhe jo ndryshime të shpeshta për interesa personale.

Tashmë është detyrë e çdo banori që, përveç pagesës së kuotave mujore, të marrë pjesë në mbledhjet e asamblesë së bashkëpronarëve. Në këto mbledhje, me shumicë votash vendoset për çështje të rëndësishme si buxheti vjetor, riparime të mëdha, por edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi.

Një nga rregullimet më domethënëse të ligjit është se çdo vendim që merret nga kryesia e zgjedhur – organi përfaqësues i banorëve – ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë. Në këtë mënyrë, pakica që nuk pranon të bashkëpunojë nuk mund të bllokojë më vendimmarrjen apo përmirësimin e ndërtesës.

Ligji vendos për herë të parë detyrime të qarta për shoqëritë ndërtuese: ato janë përgjegjëse për administrimin deri në momentin që ndërtesa i kalon në pronësi përfundimtare banorëve dhe lëshohet certifikata e shfrytëzimit.

Në këtë periudhë, ndërtuesi është i detyruar të përfshijë në kontratë rregulloren e administrimit dhe aktin e bashkëpronësisë, dokument ky që do të regjistrohet në Kadastër. Ndërkohë, bashkitë marrin një rol aktiv: ato mbikëqyrin, certifikojnë administratorët, ruajnë dhe përditësojnë librin e bashkëpronësisë, dhe kanë të drejtë të vendosin gjoba për çdo shkelje që dëmton bashkëjetesën apo pengon mirëmbajtjen.

Dokumentet dhe të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme për banorët edhe përmes e-Albania, çka sjell një nivel të ri transparence dhe shmang burokracitë.

Ky ligj i ri është më shumë se një akt formal: është një mekanizëm i ndërtuar për të forcuar jetesën kolektive, për të ruajtur vlerën e pronës së përbashkët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane. Dhe më në fund, u jep qytetarëve mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtëpinë e tyre – jo vetëm brenda katër mureve, por edhe në çdo shkallë, oborr, apo tarracë që ndajnë me të tjerët. (Panorama)

The post RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Hapte kapakët e pusetave dhe vidhte kabujt elektrikë të rrugëve, arrestohet hajduti në Durrës

By: D Marku
2 August 2025 at 09:40

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Light” njofton se ka vënë në pranga shtetasin Amaraldo Vezi.

NJOFTIMI

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Light”

Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post EMRI/ Hapte kapakët e pusetave dhe vidhte kabujt elektrikë të rrugëve, arrestohet hajduti në Durrës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Momenti i veçantë kur Dua Lipa këndon në shqip këngën “Era” shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’

By: D Marku
2 August 2025 at 08:51

Në një nga momentet më prekëse dhe të paharrueshme të edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa befasoi publikun duke ftuar në skenë babain e saj, Dukagjin Lipa, për të kënduar bashkë në shqip.

Ishte një çast emocional që rrëmbeu zemrat e mijëra të pranishmëve në Prishtinë dhe theksoi lidhjen e veçantë mes artistes dhe rrënjëve të saj.

Teksa po zhvillohej performanca e saj spektakolare, Dua ndali muzikën për një moment dhe iu drejtua publikut me këto fjalë: “Sonte dua ta ftoj në skenë një person i cili më ka inspiruar gjithë jetën. Ai është babai im, Dukagjin Lipa!”.

Mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të madh, Dukagjini iu bashkua vajzës së tij në skenë dhe të dy kënduan në duet këngën e njohur “Era” nga grupi legjendar shqiptar i muzikës rock, Gjurmët.

Ishte një performancë autentike dhe plot ndjenjë, që ngjalli emocione të mëdha tek publiku. Zëri i Duas në shqip u prit me brohoritje dhe ovacione, ndërsa të gjithë të pranishmit këndonin bashkë me ta, duke krijuar një atmosferë unike dhe të papërsëritshme.

Ky moment ishte ndër rastet e rralla kur Dua Lipa interpreton në shqip në një skenë të madhe, dhe fakti që ndodhi në Prishtinë – në vendin e saj të origjinës – e bëri edhe më domethënës.

Përveçse një yll botëror, Dua Lipa edhe një herë tregoi përkushtimin e saj për të mbajtur gjallë lidhjen me kulturën dhe familjen e saj. Ndërkohë, Dukagjin Lipa, përveçse si organizator i festivalit, është edhe menaxher i Duas dhe njihet si krahu i saj i djathtë në rrugëtimin e saj për t’u bërë një yll botëror i muzikës.

LINDOS! Dua Lipa cantando uma música em albanês com seu pai Dukagjin no Sunny Hill Festival. pic.twitter.com/kKvrDmtEXt

— Dua Lipa Brasil (@dualipabrasil) August 1, 2025

The post VIDEO/ Momenti i veçantë kur Dua Lipa këndon në shqip këngën “Era” shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ appeared first on Albeu.com.

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të…

By: D Marku
2 August 2025 at 08:40

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025

Dashi

Sot do ndiheni më të çliruar dhe do keni kurajën të shprehni hapur ndjenjat, mendimet dhe dëshirat tuaja. Nëse jeni në një lidhje, do tregoheni të sinqertë dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Do dini të kërkoni falje për gabimet dhe kjo do afrojë më shumë zemrat. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete, por t’i hapin zemrën dashurisë sepse rasti i duhur është shumë pranë. Në punë gjithçka do ecë me qetësi dhe efektivitet. Po bashkëpunuat me disa kolegë me përvojë, rezultatet do jenë të shkëlqyera. Buxheti mbetet i brishtë, ndaj shmangni shpenzimet për kënaqësi momentale.
Shëndeti: Do ndiheni të lehtësuar nga ankthi dhe më të kthjellët mendërisht. Kujdesuni për gjumin.
Këshilla e ditës: Çlirimi emocional është forcë, jo dobësi — mos kini frikë të tregoni zemrën.

Demi

Do keni nevojë për vlerësim dhe komplimente sot, dhe kjo do ju motivojë për të ecur edhe më shumë përpara. Në dashuri, dita do jetë ndër më të bukurat e muajit. Lidhja juaj do shndërrohet në një oaz dashurie të pastër dhe emocionet do kulmojnë me gjeste të ëmbla e surpriza. Beqarët do përjetojnë emocione të forta dhe do fillojnë histori pasionante që mund t’u ndryshojnë jetën. Në punë do jeni energjikë dhe të përkushtuar. Asgjë nuk do ju duket e pamundur. Në planin financiar ruani ekuilibrin dhe mos nxitoni në investime të mëdha.

Shëndeti: Energjia do jetë në nivele të larta. Kujdesuni vetëm të mos e teproni me entuziazmin fizik.

Këshilla e ditës: Kur je i dashuruar me jetën, ajo të shpërblen me më shumë

Binjaket

Do jeni disi tekanjozë dhe të papërmbajtshëm sot. Fatkeqësisht, kjo do ndikojë negativisht në ecurinë e ditës. Në çift do ketë debate të forta për arsye të parëndësishme, ku asnjëri prej jush nuk do pranojë të lëshojë pe. Beqarët, nga ana tjetër, do përjetojnë një përmbysje surprizuese dhe mund të nisin një lidhje shumë emocionuese. Në punë, edhe pse do përdorni strategji të zgjuara, do hasni vështirësi për të përmbyllur një detyrë të rëndësishme — rezultat i gabimeve të së shkuarës. Financat kërkojnë kujdes maksimal sepse çdo rrëshqitje mund të kushtojë shumë.

Shëndeti: Stresi do ndikojë në përqendrim dhe gjendjen shpirtërore. Merrni pak kohë për veten.

Këshilla e ditës: Mos lejoni që momentet e pakëndshme t’ju errësojnë vizionin — qetësia sjell kthjellim.

Gaforrja

Më 2 gusht, dita juaj do jetë dinamike dhe e mbushur me zhvillime pozitive. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin mund të mbetet e paqëndrueshme, sidomos nëse ai ndikohet lehtësisht nga personat përreth. Mund të lindin keqkuptime, ndaj tregoni kujdes me reagimet tuaja. Ju që jeni beqarë do keni mundësinë të filloni një romancë të veçantë që mund të zgjasë. Në punë do ju bëhet një propozim interesant dhe me shumë vlerë për të ardhmen tuaj, ndaj mos e nënvlerësoni.

Shëndeti: Mos e neglizhoni lodhjen mendore. Pushoni mjaftueshëm dhe gjeni kohë për veten.

Financat: Rrezikoni të bëni shpenzime të pamenduara. Po nuk vepruat me maturi, situata do përkeqësohet.

Këshilla e Ditës: Mos i besoni verbërisht fjalëve të të tjerëve – dëgjoni zemrën tuaj dhe ruani ekuilibrin emocional.

Luani

Dita do të karakterizohet nga pozitiviteti dhe qartësi mendore. Në dashuri, ndikimi i disa planetëve do sjellë ndjenja të thella dhe emocione të fuqishme. Do arrini të lini pas problemet e së shkuarës dhe të rifreskoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do jeni në qendër të vëmendjes, por shmangni nxitimin me njohjet e reja. Në sferën profesionale, qasja e matur dhe e duruar do ju ndihmojë të zgjidhni çdo sfidë.

Shëndeti: Do ndiheni në formë të mirë fizike, por mos e teproni me aktivitetin gjatë ditës.

Financat: Buxheti mbetet i paqëndrueshëm. Kujdes me shpenzimet për gjëra luksi apo argëtim.

Këshilla e Ditës: Gëzoni momentet pozitive, por mos harroni të mbani këmbët në tokë dhe të silleni me maturi në çdo hap.

Virgjëresha

Kjo ditë kërkon kujdes dhe vëmendje. Gjërat nuk do jenë gjithmonë ashtu siç duken dhe mund të përballeni me sfida të vështira. Në çift, marrëdhënia do jetë e tensionuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Vetëm pak çifte do arrijnë të ruajnë qetësinë. Beqarët nuk do jenë në humorin më të mirë dhe do refuzojnë mundësitë që do iu ofrohen. Në punë do gjendeni përballë situatave të ndërlikuara, por falë ndihmës së kolegëve mund t’ia dilni.

Shëndeti: Shëndeti mendor do kërkojë më shumë kujdes. Përpiquni të mos mbyteni në ankth apo stres.

Financat: Probleme të vjetra do kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Mos i lini pas dore.

Këshilla e Ditës: Mos u tërhiqni nga ndjesitë e momentit. Qetësia, reflektimi dhe bashkëpunimi janë çelësi për të kapërcyer çdo pengesë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do tregoheni tejet kapricozë dhe do doni të provoni gjëra të reja në çdo moment. Për ju që jeni në një lidhje, do ndjeni një dëshirë të fortë për ta çuar marrëdhënien në një nivel më të thellë. Do flisni hapur me partnerin dhe do arrini të gjeni një gjuhë të përbashkët. Beqarët do e kenë të vështirë të joshin personin që pëlqejnë, prandaj duhet të tregohet durim dhe vetëpërmbajtje. Në punë duhet të siguroheni mirë para se të veproni, sepse kjo do ju shpëtojë nga gabimet. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk do ketë shqetësime të mëdha.

Shëndeti: Kujdesuni më shumë për shtyllën kurrizore dhe bëni ushtrime që ndihmojnë në çlirimin e tensionit.

Këshilla e ditës: Mos veproni me ngut, edhe emocionet e bukura kanë nevojë për kohën e tyre që të lulëzojnë.

Akrepi

Emocionet do jenë të forta sot dhe shpesh do e keni të vështirë t’i përmbani. Nëse jeni në një lidhje, shmangni dëshirën për të dominuar mbi partnerin sepse kjo do çojë në debate të panevojshme. Përpiquni të bashkëpunoni dhe të ruani një klimë të qetë. Beqarët do kenë mundësi për takime interesante, por nuk duhet të hedhin hapa të nxituara. Në fushën profesionale, sakrificat do jenë të mëdha, por rezultatet do jenë vërtet mbresëlënëse. Financiarisht do ishte mirë të shmangni rreziqet, edhe nëse ndiheni të sigurt.

Shëndeti: Kujdes me ushqimet e rënda dhe shmangni stresin emocional. Praktikoni frymëmarrje të thellë dhe meditoni.

Këshilla e ditës: Kontrolli ndaj vetes është fuqia më e madhe. Përdoreni për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.

Shigjetari

Do ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje, mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Qëndroni me këmbë në tokë dhe vlerësoni atë që keni. Beqarët do mbyllen në botën e tyre të ëndrrave dhe do ndihen mirë aty, megjithëse realiteti nuk do sjellë ndryshime. Në punë, në fillim çdo gjë do duket e vështirë, por me përpjekje dhe vendosmëri do arrini suksesin. Në aspektin financiar shmangni çmenduritë dhe ruani ekuilibrin.

Shëndeti: Shëndeti mendor ka nevojë për më shumë vëmendje. Gjeni kohë për qetësi, natyrë dhe biseda pozitive.

Këshilla e ditës: Nuk ka rëndësi sa herë ndihesh i pasigurt. Rëndësi ka të mos heqësh dorë nga rruga drejt qëllimit tënd.

Bricjapi

Mundohuni të ruani vetëkontrollin gjatë kësaj dite dhe do shihni se gjithçka do rrjedhë më mirë se sa prisnit. Nëse jeni në një lidhje, dita do sjellë emocione të forta dhe ndjesi të veçanta pranë partnerit. Bashkë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët do jeni të prirur të mendoni për të kaluarën dhe nuk do iu kushtoni shumë rëndësi ftesave apo mundësive të reja. Në punë do ju ofrohen disa mundësi të vlefshme që mund të ndikojnë pozitivisht edhe në financat tuaja. Shfrytëzojini me maturi dhe mos i lini t’ju ikin nga duart.

Shëndeti: Do ndiheni mirë në përgjithësi, por mund të ndiheni pak të tensionuar në mbrëmje. Praktikoni relaksimin përmes meditimit ose ecjeve të qeta në natyrë.

Këshilla e Ditës: Mos u ktheni pas në të kaluarën. Mundësitë më të bukura janë përpara.

Ujori

Sot planetët nuk do jenë shumë në anën tuaj, ndaj priten disa sprova, sidomos në jetën personale. Nëse jeni në një lidhje, mund të tundoheni nga një flirt që do ju ndjekë nga pas. Kujdes, sepse një moment dobësie mund të sjellë pasoja serioze në të ardhmen. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me personat që njohin rishtazi dhe të mos japin përgjigje të nxituara. Në punë do jeni energjikë dhe të vendosur për të ecur përpara. Do tregoni zgjuarsi dhe do arrini të ruani pozicionin që keni fituar me përpjekje. Financat do jenë në ekuilibër falë një menaxhimi të kujdesshëm.

Shëndeti: Duhet të shmangni stresin dhe lodhjen mendore. Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës për të ruajtur qetësinë.

Këshilla e Ditës: Kujdes me tundimet. Mos rrezikoni diçka të rëndësishme për kënaqësi të përkohshme.

Peshqit

Sot gjithçka do marrë një shkëlqim të veçantë. Dielli do ju ndriçojë mendjen dhe do ju japë forcë për të përballuar çdo sfidë. Në dashuri, për ata që janë në një lidhje, vështirësitë do zbuten dhe në vend të tyre do mbizotërojë harmonia dhe entuziazmi. Do ndiheni të përmbushur shpirtërisht. Beqarët do ndihen të pasigurt dhe do tërhiqen nga frika e refuzimit, duke mos guxuar të ndërmarrin hapa të rinj. Në punë, falë intuitës së mprehtë, do gjeni zgjidhje edhe për çështjet më të ndërlikuara. Do ecni me ritëm të mirë. Financat, megjithatë, do mbeten një pikë e ndjeshme, ndaj shmangni çdo rrezik të panevojshëm.

Shëndeti: Duhet të tregoni kujdes me sistemin tretës dhe të shmangni ushqimet e rënda. Një dietë më e lehtë do ishte zgjedhja më e mirë.

Këshilla e Ditës: Mos lejoni frikën të pengojë zemrën tuaj të rritet. Dilni nga guaska dhe besoni në vetvete.

The post HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të… appeared first on Albeu.com.

Kërkesa nga të huajt ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet

By: D Marku
2 August 2025 at 08:36

Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë vazhdon të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” Jonian Antoni më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhet te blerës të huaj. Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro.

Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet sipas zotit Antoni i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore.

Kjo kërkesë ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë vitit 2025. Në përgjithësi, pasuritë në bregdet janë shtrenjtuar ndjeshëm në vitin 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.

Vlorë

Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.

Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror.

Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.

Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.

Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror.

Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.

Aurela Xhaferaj, agjente real estate pranë agjencisë “Century 21 Aulona” tha më herët se 90% e kërkesës për prona në këto zona vjen nga shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Znj. Xhaferaj theksoi se së shumti blerjet bëhen për qëllime investimi, si për dhënie me qira në platforma si Airbnb apo Booking.com, ashtu edhe për rishitje në të ardhmen.

“Rritja e çmimeve është ndikuar drejtpërdrejt nga kërkesa e lartë për prona, veçanërisht nga të huajt kryesisht shtetas italianë dhe emigrantët” thotë Xhaferaj

Teksa blerësit vendas mbeten të fokusuar për prona me çmime të ulëta nga 800 deri 1,000 euro për metër katror, në zonën urbane të Vlorës.

Sarandë

Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.

Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror.

Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.

Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.

Por shtrenjtimet e çmimeve kanë bërë, sipas agjencive vendase imobiliare, që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.

Eron Çumani drejtues i “Saranda Property” një prej agjencive imobiliare më të vjetra në qytet më herët për Monitor tha se në 2025 kërkesa ka rënë 30% krahasuar me 2024.

Ndërsa vjet kërkesa u tkurr 50% krahasuar me 2023.

Edhe Ilir Konomi drejtues i “Albanian Property Group” agjenci imobiliare në Sarandë tha se finalizimi për transaksione shitjeje është më i ulët se vjet, nga çmimet e larta.

Sipas zotit Konomi prej të huajve synohet të blihen prona me çmime shitjeje nën 2,000 euro.

Por Jonian Antoni nga “Century 21” tha më herët se në tërësi kërkesa për prona në bregdetin shqiptar mbetet e lartë e nxitur nga çmimet konkurruese krahasuar me rajonin.

Golem

Edhe në Golem kërkesa për vijon të kryesohet prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” së më tepër në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë.

Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.

Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.

Pranë zonës së  “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.

Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.

Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.

Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajt

Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.

Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa në rritje, kryesisht nga shtetas të huaj.

Nga ana tjetër, oferta në treg është përmirësuar në aspektin e zhvillimit urbanistik, me ndërtimin e rezidencave banimi me 5 deri në 7 kate, të pajisura me ambiente pishine dhe gjelbërim.

Arian Gjuzi nga agjencia “Century 21 EON” pohon se rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët.

Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./Monitor

The post Kërkesa nga të huajt ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet appeared first on Albeu.com.

❌
❌