Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

VIDEO/ Ishte i ftuar në një emision, ministri serb dërgohet në spital, mjekët: Pësoi goditje në tru

5 August 2025 at 13:38

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe (SNS), Darko Glisic, u sëmur papritur mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.

Darko Glisic nuk mundi ta përfundonte paraqitjen e tij si i ftuar, kështu që programi u ndërpre dhe ministri u transferua në Qendrën e Emergjencës. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar konfirmoi se ishte një goditje në tru dhe se Ministri Glisic është në gjendje të rëndë.

“Ai u sëmur në një emision televiziv, u soll në spital pa ndjenja, po bëhen diagnostikime, po fillon edhe terapia… Ajo që dihet tani është se ai është në gjendje të rëndë. Është e rëndësishme që ai mbërriti në kohë nga ngjarja,  domethënë nga goditja në tru, orët e para janë vendimtare” sqaron ministri serb i Shëndetësisë, ndërsa nuk ka harruar të përmendi edhe se presidenti Vuçiç ka shkuar në spital për t’u interesuar për gjendjen e Glisic.

 

UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?!

Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP

— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025

Vuçiç përmes një postimi në Instagram dërgoi edhe një mesazh mbështetje për të me fjalët: Mos u dorëzo. Darko Glišić lindi më 28 maj 1973 në Ub, ku përfundoi shkollën fillore dhe Shkollën e Mesme në Beograd. Pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Inxhinierisë Civile dhe Inxhinierisë, ai fitoi titullin inxhinier.

Ai ka qene anëtar i Parlamentit Serb për dy mandate, nga viti 2003 deri në vitin 2008, ndërsa postin e ministrit e mban qe nga maji i vitit 2024. Gjithashtu ka qenë në Partinë Progresive Serbe që nga themelimi i saj dhe njihet si një nga njerëzit me të afërt të presidentit serb.

/abcnews.al/

FOTO/ I vendosi tritol garazhit të “Visit të garave”, ky është Klodian Steli, 36-vjeçari i shpallur në kërkim

5 August 2025 at 13:24

Gazetarja Bleona Sari ka siguruar për “ABC News” foton e autorit të vendosjes së tritolit në garazhin e Elvis Kosovës disa ditë më parë.

Autori Klodian Steli, 36-vjeç banues në Fushë Krujë, është shpallur në kërkim nga policia pas zbardhjes së ngjarjes. Gazetarja Bleona Sari raportoi për ABC News se ka dyshime që autori të jetë larguar jashtë vendit.

(Klodian Steli)

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, iu vendos një sasi lëndë plasëse.

Ky shtetas njihet ndryshe edhe si “Visi i Garave” apo “visi i makinave të shpejta” dhe rezulton se është emër i njohur për policinë.

/abcnews.al/

“Abuzimet nga noterët, të patolerueshme”, Balluku: Shërbime më të lehta për të moshuarit në E-Albania

5 August 2025 at 13:16

13 kryetarët e rinj të njësive administrative në Fier u prezantuan këtë të martë. Zv.kryeministrja Belinda Balluku kërkoi më shumë angazhim në forcimin e administratës lokale, edhe në përmbushje të angazhimit ndaj qytetarëve, të cilët në 11 maj, i dhanë socialistëve 12 deputetë në qarkun e Fierit.

“Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar si shërbim me pagesë. Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan ashtu duhet t’ja kthejmë ne me punën tonë”, u shpreh Balluku.

Balluku tha se prioritet duhet të jetë lirimi i hapësirave publike edhe pse në Fier problematikat janë më të pakta se në qytetet e tjera.

“Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier, nuk ka të njëjtën problematikë si në zona të tjera, situate është shumë e mirë. Por sërish ka ankesa nga qytetarët e ne po i procesojmë që kanë të bëjnë me parkingjet e pallateve. Edhe vetë fakti që qytetarët e mbështesin reformën për lirimin e hapësirave publike, ju duhet ta keni prioritet në punën tuaj”, ka thënë ajo.

Paralelisht edhe kryeministri Edi Rama publikoi disa pamje nga heqja e tendave të vendosura në trotuare, ndërsa thekson se aksioni do të vijojë pa ndërprerë deri në lirimin e të gjithë hapësirave të zaptuara.

/abcnews.al/

VIDEO/ Lëvizte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, pranga 27-vjeçarit, arrestohet edhe vëllai i tij

5 August 2025 at 11:18

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe kanosi një 32-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, në Tiranë.  Në pranga është vënë edhe vëllai i 27-vjeçari pasi sipas policisë pas ngjarjes ka fshehur armën e zjarrit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

I akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes/ U arrestua dy ditë më parë, lihet në burg Flodian Plaku. Dëshmia në gjykatë

5 August 2025 at 10:27

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42-vjeçari u arrestua 2 ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum. Në dëshminë e tij të dhënë para gjykatës ai ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarje.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një “Golf” para 10 ditësh prandaj policia erdhi tek unë”, ka thënë ai.

Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili një mase me të butë sigurie por që u refuzua.

/abcnews.al/

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Evidentohen 16 vatra, vetëm 1 prej tyre aktive

5 August 2025 at 10:25

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat për situatën me zjarret në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri dhe 1 prej të cilave mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim.
– Vatra aktive mbeten në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme. -Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

-Zjarre të shuar:
* Në malin e Allushit, Bulqizë
* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë
* Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë
* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë
* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë
* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë
* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,
* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë
* Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,
* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë
* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq
* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Ndërkohë në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

Shpërthimi me tritol në Tiranë dyshohet i porositur/ Autori, Klodian Steli pas ngjarjes është larguar jashtë vendit

5 August 2025 at 10:12

Autori i vendosjës së tritolit në garazhin e shtetasit Elvis Kosova është identifikuar dhe shpallur  në kërkim nga vpolicia. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Klodian Steli.

Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se 36-vjeçari pas kësaj ngjarja makinën me të cilën lëvizte, që e ka përdorur edhe natën e ngjarjes, ishte e tij. Gjithashtu mësohet se autori është larguar jashtë vendin dhe makinën e e ka dhënë me qera.

Sipas po të njëjtave burime, ABC News mëson se vet autori nuk ka pasur njohje apo problem me Elvis Kosovën, por dyshohet se është porositur nga persona të tjerë.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt që Elvis Kosova ka patur me persona të tjerë pak para vendosjes së tritolit, një konflikt ku dyshohet se është përdorur dhe arma e zjarrit, por pa të lënduar.

Planet e Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës, shefi i ushtrisë kundër

5 August 2025 at 09:52

Vendimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të pushtuar plotësisht Gazës, duke se ka shkaktuar edhe kundërshtime.

Këtë të martë u njoftua mbledhja urgjente e Kabinetit të Sigurisë, ndërsa një reagim kundër ka mbajtur ushtria izraelite. Por gjithashtu edhe familjarë të pengjeve nuk kanë qenë pro planeve të Netanyahut, pasi janë të frikësuar se mund të vendosen në rrezik edhe pengjet.

Shumica e ish-shefave të inteligjencës po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa ekspertët izraelitë nuk pajtohen nëse është e nevojshme të përfundojë lufta dhe të adresohet kriza humanitare në Gaza.

/abcnews.al/

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në garazhin e “Visit të garave”, pamjet kapin autorin duke vendosur lëndën plasëse

5 August 2025 at 09:03

Publikohen pamjet nga shpërthimit me tritol në garazhin në pronësit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur ndryshe edhe si “Visi i garave”.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia, duken lëvizjet e autorit i cili pasi vendos lëndën plasëse, largohet fillimisht në këmbë, më pas merr edhe automjetit që duket që e ka parkuar pak më larg zonës.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Klodian Steli 36- vjeç banues në Fushë-Krujë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij./abcnews.al/

Tiranë/ Shpërthimi me tritol në garazhin e “Visit të garave”, zbardhet ngjarja, në kërkim autori

5 August 2025 at 08:44

Zbardhet ngjarja kriminale e ndodhur në Tiranë, ku një garazhi iu vendos tritol. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, një shtetas 36-vjeç banues në Fushë Krujë.

Ngjarja ndodhur në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, iu vendos një sasi lëndë plasëse.

Ky shtetas njihet ndryshe edhe si “Visi i Garave” apo “visi i makinave të shpejta” dhe rezulton se është emër i njohur për policinë.

Kosova u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk

Ndërkohë policia vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Media italiane: Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

5 August 2025 at 08:11

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”.

Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë zyrtarisht në radarin e vizitorëve me buxhet të kufizuar.

Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë destinacionet e njohura.

Dhe e gjithë kjo mund të kushtojë më pak se një darkë në një qytet italian: për më pak se 100 euro, mund të organizoni një fundjavë ose mini-pushim me histori, shije autentike dhe det të kristaltë.

Fluturime me kosto të ulët dhe akomodime të përballueshme: kombinimi perfekt për ata që udhëtojnë nga Italia

Fluturime direkte për në Tiranë nisen çdo ditë nga Roma, Milano, Bari, Venecia dhe Bolonja, nga linja ajrore si “Ryanair”, “WizzAir” dhe “Albawings”.

Çmimet, veçanërisht nëse rezervohen disa javë më parë, variojnë nga 15 deri në 30 euro për vajtje.

Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës është rreth 30 minuta larg nga qendra e qytetit me autobusë dhe taksi me kosto të ulët.

Sapo të mbërrini, Tirana ofron akomodime për të gjitha buxhetet, por ofertat më të mira gjenden në bujtina ose apartamente Airbnb.

Fjetja në qendër të qytetit mund të kushtojë vetëm 20 euro për natë për person, shpesh me mëngjes të përfshirë.

Shumë turistë italianë zgjedhin të kalojnë një natë në kryeqytet për të vizituar vende ikonike si Sheshi Skënderbej, Bunk’Art 2 apo lagjen e Bllokut, një ish-zonë e ndaluar gjatë regjimit komunist, tani e mbushur me kafene, bare koktejesh dhe art rruge.

Nga Tirana në Rivierë: det i kristaltë, rërë e bardhë dhe pak turistë

Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen sapo të largoheni nga Tirana. Një udhëtim treorësh me makinë ose autobus ju çon në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku shpaloset një peizazh perfekt si në kartolinë.

Ksamili, me ujërat e tij bruz dhe ishujt e arritshëm me not ose me varkë, është një nga destinacionet më të njohura.

Plazhet ofrojnë shërbime me çmime të përballueshme: një shezlong dhe një ombrellë mund të kushtojnë 5-8 euro në ditë.

Qytete të tjera si Dhërmiu, Himara dhe Gjipeja ofrojnë plazhe me guralecë të bardhë, ujëra të pastra të ngjashme me ato të Sardenjës dhe një klimë të ngrohtë, edhe në gusht.

Këtu, akomodimi është i përballueshëm: për 25-30 euro nata, mund të flini në banesa të pastra, shpesh me pamje nga deti.

Për ata që udhëtojnë me dy ose më shumë persona, është e lehtë të ndajnë shpenzimet dhe të kursejnë.

Ishte raportuar i zhdukur. Gjendet i groposur një person në Kosovë, vijojnë hetimet  

5 August 2025 at 07:58

Kosovë-Një person është gjetur i pajetë, i groposur në fshatin Baincë në Lipjan. Trupi i pajetë është gjetur një natë më parë. Viktima ishte raportuar i zhdukur.

Policia e Kosovës njoftoi se po vijojnë të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Bazuar në disa dëshmi të familjes së tij, ai nuk ka pasur probleme e as ndonjë konflikt me ndonjë person të caktuar.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është zbuluar nga familjarët e viktimës. Dyshohet se është Enver Bajraktari, për zhdukjen e tij familja kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.

/abcnews.al/

Parashikimi i motit/ Gjatë paradites mbizotëron dielli, pas mesditës priten edhe reshje lokale

5 August 2025 at 07:43

Ditën e sotme territorit shqiptar do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të shoqëruara me rritje të temperaturave dhe mundësi për reshje të izoluara në disa zona gjatë pasdites.

Sipas të dhënave nga MeteoAlb, mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të freskëta që do të variojnë nga 15 në 17 gradë Celsius në zonat malore dhe rreth 20 gradë në ultësirën perëndimore.

Gjatë paradites do të mbizotërojë dielli, ndërsa pas mesditës priten zhvillime vranësirash që mund të shoqërohen me reshje të shkurtra shiu dhe ndonjë stuhi lokale, kryesisht në veri dhe zonat qendrore të vendit.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje, duke arritur deri në 32°C në zonat e ulëta si Tirana, Elbasani dhe Fieri, ndërsa në bregdet do të regjistrohen vlera mes 28–30°C, të shoqëruara me lagështi më të lartë dhe erëra të lehta nga drejtimi jugperëndimor.

Australia blen 11 fregata nga Japonia për 6 miliardë dollarë

5 August 2025 at 07:37

Australia do të blejë 11 fregata të klasit Mogami të ndërtuara nga Mitsubishi Heavy Industries (MHI) e Japonisë , për 6 miliardë dollarë amerikanë (5.2 miliardë euro),

Lajmi u konfirmuar edhe Ministri Australian i Mbrojtjes, Richard Marles.

“Kjo është qartësisht marrëveshja më e madhe e industrisë së mbrojtjes ndonjëherë midis Japonisë dhe Australisë”, tha Marles gjatë një konference për shtyp.

/abcnews.al/

 

Transportohet me plagë gjatë natës një person në spitalin e Vlorës, dyshohet se është vetëplagosur me çifte

5 August 2025 at 07:25

Një person është plagosur me armë zjarri, çifte, në fshatin Bolene të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është vetëplagosur. Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje.

FOTO/ U gjet i vrarë me armë zjarri, kush është 65-vjeçari, ish-efektiv i policisë

5 August 2025 at 07:19

ABC News ka siguruar foton e 65-vjeçarit i cili u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës.

Personi në foto është viktima 65-vjeç Frrok Lleshaj, trupi i të cilit u gjet në fshatin Paçram. Siç edhe u raportua më herët, 65-vjeçari ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

5 August 2025 at 07:00

Dashi

Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës.

Demi

Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë.

Binjakët

Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj mundohuni që të mos e teproni me kritikat, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur por kjo gjë është normale, duke mbajtur parasysh se po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Bëni mirë që të mbani nën kontroll debulesën fizike.

Gaforrja

Do të keni mundësi që të rikuperoni kohën e humbur. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë e favorshme në sferën profesionale, pasi ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Luani

Jeni në kërkim të pak më shumë qetësie. Mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do të jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, do arrijë që të rikuperohet.

Virgjëresha

Jeni të stresuar për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me punën. Yjet janë në anën tuaj, veç bëni kujdes pasi mes java do të vërë në rrezik raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

Peshorja

Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe ndoshta në punë do të hasni në një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë shumë interesante sa i takon ndjenjave.

Akrepi

Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi ka disa aspekte thelbësore që kërkojnë zgjidhje në dashuri ose në punë. Sfera sentimentale do të vijë drejt përmirësimit. Dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që duan të rikthehen në lojë. Persona interesantë do ju vijnë rrotull.

Bricjapi

Situata astrologjike parashikohet e ngarkuar me mendime. Mbani parasysh se shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Mundohuni që të vini gjërat në rregull, pasi ka zgjedhje që duhen bërë brenda pak javësh.

Ujori

Mundohuni që të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen të matur lidhur me ndjenjat. Në punë do të jeni nën stres, si pasojë e një çështje që ka të bëjë me paratë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mund të ndiheni të frymëzuar. Mundohuni që të jeni më mirë, sa i takon anës fizike. Dashuria është në qoshe dhe mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish ju do të jeni nervoz.

Yesterday — 4 August 2025Main stream

Rusia dhe Ukraina përfshihen në një luftë dronësh

4 August 2025 at 13:38

Një gjendje gatishmërie është shpallur në të gjithë Ukrainën pas ngritjes së një avioni luftarak, tip ”MiG-31K” në Rusi, raporton Ukrinform.

“E gjithë Ukraina është në rrezik nga raketat! Një MiG-31K është regjistruar duke u ngritur”, njoftoi Forca Ajrore e Kievit në Telegram.

Lufta me dronë midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon gjatë natës, ndërsa Zelensky bën thirrje për një takim të ri me Moskën në Stamboll. Trenat u ndaluan këtë mëngjes në stacionin rus në Volgograd, i cili u godit gjatë natës nga një sulm me dronë ukrainas.

“Mbrojtja ajrore zmbrapsi një sulm masiv me dronë në rajonin jugor rus të Volgogradit”, tha guvernatori Andrey Bocharov.

Disa dronë u rrëzuan në fusha, duke shkaktuar zjarre në shkurre, por një zjarr më i madh shpërtheu në stacionin e trenit ”Archeda” në qytetin Frolovo.

Aksioni për çlirimin e hapësirave publike, Rama: Vazhdojmë, papushim

4 August 2025 at 13:22

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur thirrjen për çlirimin e hapësirave publike. Në “Facebook” ka ndarë pamje nga momenti kur edhe po vijon aksioni i cili vijon tashmë prej javësh. Rama shprehet se aksioni do të vijojë pa pushim.

“Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

❌
❌