Zyrtare: PSG kompleton transferimin e një qendërmbrojtësi për 63 milionë euro
PSG ka konfirmuar mbërritjen e mbrojtësit ukrainas Ilia Zabarnyi, i cili largohet nga Bournemouth për t’u bashkuar me klubin parieien.
Ky transferim, që ishte në proces prej ditësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm repartin defensivë të kampionëve të Evropës.
Pas afrimit të portierit Lucas Chevalier, Zabarnyi është përforcimi tjetër i madh i verës për PSG-në. Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
Te Bournemouth, ai ishte një lojtar kyç në skuadrën e trajnerit Andoni Iraola, duke ndarë vijën e mbrojtjes me Dean Huijsen dhe duke bërë paraqitje mbresëlënëse në Ligën Premier.
Paris Saint-Germain are delighted to welcome Illia Zabarnyi to the Club.
The 22-year-old central defender, who will wear the number six shirt, is the Club’s first-ever Ukrainian player.
https://t.co/mRwNZS3uXI pic.twitter.com/NojPN9mhgO
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 12, 2025
Klubi anglez ka përfituar 63 milionë euro fikse nga shitja e tij, plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Luis Enrique tani ka në dispozicion një qendërmbrojtës të ri për të forcuar skuadrën në mbrojtjen e Kurorës së Trefishtë të fituar sezonin e kaluar.
Ky është një nga transferimet më të shtrenjta të verës, duke treguar ambicien e PSG-së për të mbetur në majën e futbollit evropian. /Telegrafi/
The post Zyrtare: PSG kompleton transferimin e një qendërmbrojtësi për 63 milionë euro appeared first on Telegrafi.