Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 August 2025Main stream

Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi se është finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Në njoftim cilësohet se një 30-vjeçar nga Malësia e Madhe është vënë në pranga pasi dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali.

“30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Leço-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit”, thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.

Sipas Policisë u sekuestruan edhe 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.

“Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.

Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.

Operacioni vijon në Shqipëri e  Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.

/e.i/a.f/

The post Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor

9 August 2025 at 09:09

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të premten në ora 19:00.

“Vushtrri 08.08.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

The post Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

I shpallur në kërkim nga GJKKO, kapet në Spanjë 34-vjeçari

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar falë shkëmbimit në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit u vu në pranga një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

/k.s//a.f/

 

The post I shpallur në kërkim nga GJKKO, kapet në Spanjë 34-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

By: M C
8 August 2025 at 18:16

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi u bë pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe policisë spanjolle. Drazhi ishte i kërkuar nga GJKKO, e cila në prill 2025 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe veprave të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Interpol Tirana dhe homologët në Spanjë vijojnë punën për finalizimin e ekstradimit të Drazhit drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

The post I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi appeared first on Albeu.com.

Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal

8 August 2025 at 11:55

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër, i cili shiste armë shtetasve që kryejnë krime.

Në njoftimin e policisë thuhet se A.M u arrestua në flagrancë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal appeared first on Telegrafi.

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit, shqiptari plagos policin në Itali

By: Elva
6 August 2025 at 16:06

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në zonën e Aprilias, pranë rrugës Nettunense në Itali, pas një kontrolli të zakonshëm rrugor që përfundoi me përplasje dhe arrestim. Sipas autoriteteve italiane, gjatë kontrollit të dokumenteve, i riu pranoi se nuk posedonte leje drejtimi. Menjëherë pas kësaj, ai tentoi të arratisej në këmbë duke i shpëtuar […]

The post Tentoi t’i shpëtonte arrestimit, shqiptari plagos policin në Itali appeared first on BoldNews.al.

Armë, thikë, pranga si të policisë dhe një maskë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Kamëz (PAMJE)

By: Ela
6 August 2025 at 09:43

Policia ka arrestuar te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, thikë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim. I riu me iniciale G. Q., banues në Babrru, u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”. “Në vijim të punës intensive, për identifikimin e […]

The post Armë, thikë, pranga si të policisë dhe një maskë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Kamëz (PAMJE) appeared first on BoldNews.al.

Sveçla: Nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë së Kosovës

5 August 2025 at 11:03

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/ Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës duke thënë se “nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë”.

Ai ka shkruar në Facebook se e mbështet Inspektoratin që radhët e Policisë, sipas tij, “të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend”.

“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, ku u arrestuan katër qytetarë, ndër ta edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës. Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë. Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend”, ka shkruar Sveçla.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka realizuar të hënën një aksion të koordinuar, i cili ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të të dy institucioneve, ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilit ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë, janë duke vazhduar me veprime të tjera hetimore në terren, me qëllim të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Në kuadër të procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor, deri në përfundimin e hetimeve”, u tha në njoftimin e së hënës.

/Kosovapress/

The post Sveçla: Nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë së Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U zbulua nga berberi që e qethi, ja si u kap në hotel “DOKO” Flodian Plaku

By: Ela
4 August 2025 at 08:30

Kapja e personit në kërkim Flodian Plaku, është realizuar në ambjentet e Hotel “Doko” në Radhimë të Vlorës, teksa ai po qëndronte me mikun e tij Julian Aliaj. Një skuadër operacionale e Policisë së Shtetit e koordinuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, mundën të lokalizonin personin e dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në […]

The post U zbulua nga berberi që e qethi, ja si u kap në hotel “DOKO” Flodian Plaku appeared first on BoldNews.al.

Goditi me gurë xhamat e bashkisë në Korçë, Kostandin Dramolli: Nuk pendohem, Rama mos të bëjë më gabime

By: M C
3 August 2025 at 21:48

Kostandin Dramolli u proceduar penalisht ditën e sotme për shkak se goditi me gurë xhamat e Bashkisë Korçë. Pasi ka dalë nga Komisariati, Dramolli ka folur edhe për mediat, ku ka theksuar se këtë incident e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Ai ka theksuar gjithashtu se ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. I pyetur nëse është penduar për veprimet e tij, Dramolli tha se nuk pendohet dhe ky ishte një vendim i drejtë.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtet që ka njeriu. Kjo është arsyeja përse e kam bërë. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhrin Edi Rama, mori Sotiraqin në telefon dhe e shkatërruan lagjen time. Çfarë lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë.

Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango. Nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Nëse ai vazhdon, do bëhet me e madhe. Kam edhe çunat unë, gjithë qytetin e kam me vete. Do e marrin vesh si duhet, edhe bashkia edhe zotit Edi Rama do t’i shkojë llafi. Edhe të mos bëjë më nga këto gabime, por ta shohë situatën siç duhet,” shprehet Dramolli për mediat.

The post Goditi me gurë xhamat e bashkisë në Korçë, Kostandin Dramolli: Nuk pendohem, Rama mos të bëjë më gabime appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Theu xhamat e Bashkisë Korçë gjatë natës, arrestohet ish-futbollisti i njohur

By: M C
3 August 2025 at 16:24

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur i futbollit shqiptar, ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

I riu u arrestua nga policia e Korçës.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”. Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14” pas tërheqjes nga futbolli, është aktualisht aktiv në skenën e muzikës “rap”. Emri i tij është i lidhur ngushtë me zonën ku ka jetuar dhe me një identitet rebel, të cilin nuk ka hezituar ta shfaqë edhe publikisht.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19 – Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Pas incidentit, në rrjetet sociale janë ndezur debatet, ndërsa burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se i riu është person me precedentë penalë dhe më herët është dënuar me burg nga gjykata.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Bashkia e Korçës në lidhje me situatën.

Njoftimi:

Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.

The post EMRI/ Theu xhamat e Bashkisë Korçë gjatë natës, arrestohet ish-futbollisti i njohur appeared first on Albeu.com.

AMP arreston punonjësin e policisë, u konfliktua fizikisht me një shtetas në Dibër

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Sipas njoftimit, arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

/e.i//a.f/

The post AMP arreston punonjësin e policisë, u konfliktua fizikisht me një shtetas në Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U konfliktua fizikisht me një qytetar, arrestohet punonjësi i policisë në Dibër

By: Ardit
3 August 2025 at 10:52

Një punonjës policie është arrestuar, pasi sipas AMP dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin […]

The post U konfliktua fizikisht me një qytetar, arrestohet punonjësi i policisë në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Dogjën 170 rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona (Emrat)

By: Ardit
3 August 2025 at 10:47

Dy persona janë arrestuar nga policia e Divjakës dhe Mallakastrës për zjarrvënie. Koçi Allkanjari banues në fshatin Korije, u arrestua pasi vendosi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira, por si pasojë e përhapjes së flakëve dogji edhe 170 rrënjë ulliri në pronësi të një personi tjetër. Pëllumb Jançaj banues në […]

The post Dogjën 170 rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

By: Ardit
3 August 2025 at 08:55

Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar në qytetin italian të Gubbios, pasi akuzohet se ka mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike. Operacioni nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes […]

The post Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

By: V K
3 August 2025 at 09:03

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar, nën akuzën se kishte mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike.

Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore.

Ato kishin marrë informacione se një shtetas shqiptar, po i mbante me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian.

Pas kontaktit me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë në Romë, mëngjesin e së premtes u lëshua një plan kërkimi i menjëhershëm nga Kompania e Karabinierëve në Gubbio, përfshirë patrulla, verifikime të menjëhershme dhe mjete teknike për të lokalizuar autorin dhe viktimat.

Vetëm një orë më pas, forcat e rendit arritën të ndalonin një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari, brenda të cilit ndodheshin ish-bashkëshortja dhe dy fëmijët, në një gjendje të dukshme shqetësimi.

Menjëherë sapo panë karabinierët, gruaja dhe njëri prej fëmijëve kërkuan ndihmë, duke konfirmuar dyshimet e para dhe duke përfunduar operacionin me sukses.

Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se burri e kishte mashtruar ish-bashkëshorten që të vinte në Itali më 30 korrik së bashku me fëmijët, por pasi ata mbërritën, ua kishte marrë pasaportat dhe celularët për t’i ndaluar të largoheshin.

Gjatë ditëve të qëndrimit të detyruar, ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Pas ndalimit të autorit, karabinierët vendosën nën mbrojtje nënën dhe dy fëmijët në një strukturë të sigurt.

Ndërsa për burrin, përveç akuzës për privim të paligjshëm të lirisë dhe dhunë në familje, rëndon edhe akuza për mbajtje të paligjshme të një thike. Ai është dërguar në burgun e Peruxhias me urdhër të prokurorit të çështjes.

The post Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

By: Oldi
2 August 2025 at 15:05

Dy policinë janë sulmuar ditën e djeshme teksa ata po tentonin ti vendosnin në pranga. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Policët po tentonin të arrestonin tre të dyshuar në fshatin Drobesh në Viti. Tre person kanë bërë rezistencë dhe kanë sulmuar policët teksa njëri ka arritur të largohet. Dy personat […]

The post Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset appeared first on BoldNews.al.

Kultivonin e trafikonin kanabis në Greqi nga Korça, në pranga financuesit e në kërkim organizatorët

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Policia e Korçës ka vënë sot në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, për kultivim dhe trafikim të kanabisit.

Policia e Shtetit njoftoi sot se u finalizua, nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, operacioni i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.

Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq.

Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.

Vihen në pranga 2 financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal.

Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia

Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

The post Kultivonin e trafikonin kanabis në Greqi nga Korça, në pranga financuesit e në kërkim organizatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

By: Oldi
2 August 2025 at 13:10

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vjedhje. Orgito Hajrullaj akuzohet si autori i disa vjedhjeve jo vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, por edhe në Tiranë. Blutë informuan se vetëm për muajin korrik, ai dyshohet se ka kryer 11 vjedhje në qytetin e Durrësit në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku […]

The post Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë

2 August 2025 at 09:58

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale me viktimën e trafikimit.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, më 23 korrik, ndërkaq janë arrestuar dy të dyshuarit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë appeared first on Telegrafi.

❌
❌