Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025Main stream

Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Përmes Ardi Veliut po ‘vidhet mikrofoni’

By: V K
11 August 2025 at 15:57

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, u shpreh se sulmi ndaj News24 dhe mbyllja e saj me forcë, është një akt i paprecedentë që shënon një tjetër hap drejt instalimit të diktaturës në Shqipëri.

Sipas tij, kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një plani të mirëorganizuar, për të shuar çdo zë kritik dhe për të kthyer hapësirën publike, mediatike dhe ekonomike në pronë private të qeverisë dhe klientelës së saj.

“Nuk është një ngjarje e re në Shqipëri. Është Agon Channel, është Ora News, tashmë edhe News24 dhe gjithë pjesa tjetër e grupit mediatik. Është një situatë kritike sa i përket lirisë së shprehjes dhe vazhdimësisë së asaj që u përcoll edhe nëpërmjet projektvendimit të Kodit të Ri Penal, në të cilin, nëse guxon të shprehësh mendime kundër zyrtarëve publikë, cilësohet sikur ti po bën komplot kundër rendit publik.

Është një situatë që ne e kemi përjetuar dhe nuk është e re e kemi përjetuar për 45 vite në Shqipëri dhe sigurisht po e rikthen Rama. Ai është një diktator që bën gjithçka kundër atyre që zbulojnë se ai e ka kthyer republikën në një pronë private, të cilën e vjedh çdo ditë me emisarët e tij në biznes. Në këtë mënyrë, ai kërkon të “vjedhë mikrofonin” nëpërmjet Ardi Veliut te News24, për të mos lejuar më denoncimin e aferave të mëdha korruptive të Ramës, Veliajt, Ballukut dhe gjithë PS-së, që e kanë vjedhur Shqipërinë.

Ky është edhe aksioni i lirimit të hapësirave publike është monopolizimi nga ana e qeverisë i hapësirave publike, duke ia dhënë oligarkëve dhe shokëve të qeverisë, ndërsa për të tjerët është një mënyrë falimentimi. Në këtë mënyrë krijohen kushte pabarazie në treg. Ky është plani i Ramës: që ata të ikin vetë.

Sot, vetëm SYRI TV po transmetonte live protestën e kolegëve të tyre gazetarë. Sot, asnjë media tjetër nuk guxoi të publikonte një vendim të asociacioneve të gazetarëve që të dilnin në mbrojtje të kolegëve të tyre, të cilëve një ditë të bukur, qeveria, në shkelje të plotë të akteve ligjore, pa njoftim, u shkon dhe u vendos drynin me polici dhe ushtri një mediaje në Shqipëri. Kush guxon të dalë kundër Ramës, do ta pësojë, ashtu siç e pësoi News24.

Ky është filli i instalimit të diktaturës në Shqipëri. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një qasje tjetër kundër qeverisë”, u shpreh ai në Syri TV.

The post Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Përmes Ardi Veliut po ‘vidhet mikrofoni’ appeared first on Albeu.com.

Njihuni me shenjat që do të kenë një periudhë me shumë fat

By: V K
11 August 2025 at 14:59

Binjakët

Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Trini Hënë-Venus ju jep jo vetëm fjalët e duhura për të shprehur veten, por edhe kohën e përsosur për ta bërë këtë. Pra, nëse keni menduar të ndani një ide shumë të rëndësishme që keni, kjo është dita e duhur për ta bërë këtë. Ju keni kthyer faqen dhe një fillim i ri po hapet para jush. Tani ndiheni të qartë dhe keni të gjithë hapësirën për të mirëpritur prosperitetin dhe ripërtëritjen.

Luani

Trini Hënë-Venus ju sjell gjithçka që dëshironi në aspektin e energjisë dhe qëndrimit. Nuk jeni vetëm të sigurt tani, por jeni edhe magnetikë. Kjo do të thotë që po tërhiqni atë që ka më shumë rëndësi për ju – dhe në këtë rast, paratë. Nuk është se paratë janë gjëja më e rëndësishme në botë për ju, por sigurisht që nuk i refuzoni ato. Ky mentalitet theksohet gjatë trini Hënë-Venus. 11 gushti është një ditë me fat për ju, duke ju ndihmuar të shijoni momentin, duke pranuar se prosperiteti është padyshim pjesë e paketës. Do të fitoni shumë nga sot.

Peshorja

11 gushti eliminon të gjitha streset financiare dhe ju jep qetësi shpirtërore. E mira që keni bërë deri më tani ka mundësinë t’ju kthehet, dhe kjo do të thotë se është radha juaj për ta marrë. Keni bërë shumë përpjekje dhe rehatia financiare po fillon të ndihet në jetën tuaj. Begatia që vjen tani është praktike dhe funksionale. Ju e dini saktësisht se çfarë të bëni me zgjedhjet që ju jepen në këtë ditë. Lëvizjet e zgjuara janë pika juaj e fortë, dhe do të formoni një kurs shumë të mirë më 11 gusht.

The post Njihuni me shenjat që do të kenë një periudhë me shumë fat appeared first on Albeu.com.

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 14:41

Teksa po zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.

IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme, ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë, arkivën dhe severat e televizionit.

Ekspertët e News24, flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me të cilën operonte ky televizion, duke venë ne rrezik pasurinë me te madhe, arkivën e TV.

 

The post Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Berisha: Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar për ‘McGonigal’

By: V K
11 August 2025 at 14:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bëhet mburojë e kryeministrit Edi Rama, duke mos hapur dosjen “McGonigal”.

Ky i fundit tha Berisha është armik i presidentit Donald Trump dhe një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, për të cilën tha se FBI hapi dosjen 2 javë më parë.

Ai është shprehur se opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për atë që ai e quan “veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal, në Shqipëri e Kosovë”.

Ai tha se opozita do të faktojë mbrojtjen që Dumani po i bën kësaj dosjeje.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Rikujtoj se, për shkak të urrejtjes së Edi Ramës për fjalën e lirë, shqiptarët janë të gjobitur dhe duhet të paguajnë nga taksat e tyre 120 mln euro për Agon Channel.

Dhe kjo, ndonëse është veprimtari, vendimet personale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, këto i amniston Altin Troplini dhe nuk hap çështje penale ndaj tyre.

Qëndrim të njëjtë kanë mbajtur ndaj Ora News, të cilin e konfiskuan në mënyrën më antiligjore, dhe së fundmi e mbyllën informativ, ndër më të pavarurit në Shqipëri News 24.

Së dyti, jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal.

McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit.

Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës.

Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën.

Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim.

Paçka se McGonigal, udhëtoi në Vjenë, duke përzgjedhur dhe një prokuror amerikan, udhëtoi në Vjenë më ministër të narkoqeverisë Rama, për të dëgjuar përrallat e Tom Doshit dhe dhe Durim Bamit, se si kishte nxitur Ilir Meta Durimin për të vrarë Tom Doshin.

Pra, aktiviteti kriminal i McGonigal dhe Edi Ramës është më i dënueshmi pas atij që McGonigal ka kryer në SHBA ndaj presidentit në detyrë, Donald Trump, pas ardhjes së tij herën e parë në pushtet.

Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita. E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar.

Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij të parë.

The post Berisha: Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar për ‘McGonigal’ appeared first on Albeu.com.

E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi

By: V K
11 August 2025 at 13:38

Mesditën e kësaj të hëne, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Divjakës, ku një pushues ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Paraprakisht, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi appeared first on Albeu.com.

Përplasi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 21-vjeçari

By: V K
11 August 2025 at 13:18

Ngjarja e djeshme, e ndodhur në Dimal, në urën e re mbi lum, ku një automjet përplasi për vdekje në rrugë 57-vjeçaren Thëllëza Caushi dhe më pas u largua nga vendngjarja, është zbardhur në një kohë rekord nga policia e Beratit.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, Gramoz Lala, konfirmon se,gjatë gjithë natës janë marrë e këqyrur pamjet e çdo kamere sigurie (shtëpije, biznesi dhe rruge) përreth vendit të aksidentit dhe nëpërmjet tyre, është bërë i mundur identifikimi i autoriit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autori i aksidentit që i mori jetën një 57-vjeçareje që po kalonte me delet në rrugë është shtetasi 21 -vjeçar me inicialet A.O,banues në fshatin Rroshnik në Berat, i cili ka qënë në drejtimin e një automjeti me ngjyrë të zezë.

Ai është sjellë në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Aksidenti me vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dimal, në urën e re mbi lum.

Viktima Thëllëza Caushi, ishte duke kaluar rrugën me delet, kur është shtypur nga nga automjet.

Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që automjeti u largua nga vendngjarja.

The post Përplasi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Lejoni gazetarët të rikthehen në vendin e tyre të punës/ Endri Xhafo: Kur pengohet puna e medias, humb e gjithë shoqëria

By: V K
11 August 2025 at 12:51

Në protestën e sotme përpara godinës së News24, moderatori i emisionit LOG , Endri Xhafo, u shpreh se situata e krijuar nuk është një konflikt i shumë çështjeve, por një çështje më e madhe, e drejta e gazetarëve për të punuar të lirë për të informuar publikun pa frikë.

“Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjalë, por nuk mund të garantojë lirinë pas fjalës ” , u shpreh Xhafo.

Xhafo tha se, dy ditë më parë, politika, pa vendim gjykate dhe pa përmbaruar, bllokoi hyrjen në godinat e News24. “Ndërprerja përfshiu jo vetëm ambientet me kontratë të konstatuar, por edhe ato me kontratë në fuqi deri në vitin 2033, të cilat nuk janë objekt i asnjë vendimi gjyqësor apo qeveritar.

Edhe, energjia elektrike dhe gjeneratori privat i televizionit u ndërprenë, duke rrezikuar teknikën dhe duke ndalur transmetimin”, tha moderatori i njohur Endri Xhafo, duke shtuar se argumenti se News24 nuk është hequr licenca është nul.

“Është nul përderisa nuk na lejohet hyrja në godinën që kemi kontratë të rregullt deri në 2033,” – theksoi ai.

Xhafo e tipare pamjen e bllokut të medias si një pamje në imazhin e Shqipërisë evropiane. Sipas tij, mediat e mëdha janë pasuri kombëtare, sepse janë produkt i punës së punëtorëve të gazetarëve, regjisorëve, kameramanëve, montazhierëve, teknikëve dhe artistëve.

“Kur pengohet puna e parë të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.

Moderatori kërkoi kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe ndalimin e praktikave të mbrojtjes së bllokimit të mediave.

“Ky është një test për shoqërinë tonë. Një do të heshtim kur mbyllet një redaksi, apo do të ngrihem për të të drejtën për të punuar lirë? Sot jemi ne, nesër mund të jeni ju,” – përfundoi Xhafo.

Endri Xhafo: Të nderuar kolegë gazetarë, miq dhe qytetarë, Jemi sot këtu, jo thjesht për një konflikt kontratash, por për diçka shumë më të madhe: Të drejtën e profesionistëve të medias për të ushtruar zanatin e tyre për informimin e publikut pa pengesa dhe pa frikë.

Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjale, por nuk mund të garantoj lirinë pas fjalës”.

Dy ditë më parë, policia, pa një vendim gjykate dhe pa një përmbarues, ndërpreu punën e News24. Na u bllokua hyrja jo vetëm në një godinë me kontratë të përfunduar por në proces gjyqësor, por edhe në godinën tjetër, ku kontrata është e vlefshme deri në vitin 2033 dhe që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie. U ndërpre energjia elektrike, madje edhe gjeneratori privat i televizionit, duke rrezikuar kësisoj pajisjet dhe duke fikur transmetimin. Kjo ka krijuar një boshllëk në peizazhin mediatik shqiptar dhe një situatë të paprecedent për ne, mbi 200 e ca punonjës të këtyre mediave, që punojmë në këto godina.

Argumenti që News24 nuk i është hequr licenca, është nul! Është nul përderisa mua nuk më lejohet aksesi në një godinë që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie apo gjykate, me kontratë të rregullt deri në 2033.

I gjithë ky bllokim ndodhi në një pamje të shëmtuar, që nuk i shkon për shtat imazhit të Shqipërisë europiane, vizionit të “Shqipërisë 2030” anëtare e Bashkimit Europian.

Gjithmonë e kam menduar se mediat me impakt të gjerë publik, – siç News 24 është padyshim një i tillë, – shkojnë përtej emrit të përveçëm të pronarit. Këto lloj mediash janë pasuri kombëtare. Sepse janë vepër e përditshme e një morie gazetarësh, regjisorësh, kameramanësh, montazhierësh, teknikësh, artistësh, pra, profesionistësh, të cilët, me punën e tyre, i shërbejnë publikut. Suksesi i një institucioni të tillë është shumatore e ndërveprimit të egove individuale; impakti publik i një institucioni të tillë, është pasojë e kushteve optimale për punë! Kur ekzistojnë garancitë e kushteve optimale për punë, mund të flasim pastaj edhe për një liri relative editoriale, pra liri shprehjeje dhe opinioni, e cila, për fat të keq, është sot në një situatë të pafavorshme edhe në vende me tradita më të konsoliduara demokratike se ne. Por kjo nuk duhet të na shkurajojë.

Ndaj ne kërkojmë dhe duhet të kërkojmë gjithmonë garantimin e kushteve optimale për punë. Se kur pengohet puna e profesionistëve të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.

Kjo protestë e sotmja nuk është vetëm për të kundërshtuar një veprim policor, por edhe për të thënë se të drejtat bazike të punonjësve të medias duhet të mbrohen çdo ditë, – nga ne vetë në radhë të parë, – përpara se të arrijmë në momente si ky. Një media e lirë nuk ekziston pa gazetarë të mbrojtur në ambjentin e tyre të punës, me sigurime dhe paga korrekte për punën e tyre.

Ndaj ne kërkojmë të lejohemi të punojmë. Ne kërkojmë kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe mbylljen e kësaj praktike të rrezikshme. Ne kërkojmë që institucionet të mos bëhen vegël e urdhrave verbalë, por të veprojnë vetëm mbi bazë të ligjit dhe të akteve të shkruara.

Ky është një test për shoqërinë tonë, por edhe për ne vetë. Dhe fatkeqësisht, vitet e fundit, teste të tilla janë bërë të shpeshta. A do të heshtim kur pengohet një redaksi të bëjë punën e saj, apo do të ngrihemi për të mbrojtur të drejtën për të punuar të lirë? A do të heshtim pse iku një konkurrent nga tregu mediatik, apo dalja në rrugë të madhe e disa qindra profesionistëve të medias nuk është gjë e mirë as për vetë konkurrencën? A do të heshtim nga inati për pronarin X të medias Y nga frika se mos prishim marrëdhënien me qeverinë, apo, dreqi e mori, mund t’i bashkohemi korit të atyre që sot protestojnë, sepse, ku i dihet, nesër mund të jemi ne që mund të na vihet dryni?

Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, për të treguar se fjala e profesionistëve të medias nuk ka frikë dhe nuk mbyllet me urdhra.

The post Lejoni gazetarët të rikthehen në vendin e tyre të punës/ Endri Xhafo: Kur pengohet puna e medias, humb e gjithë shoqëria appeared first on Albeu.com.

Gazetarë, punonjës të medias dhe qytetarë protestë para News24: Liria e medias nuk negociohet

By: V K
11 August 2025 at 12:26

Prej tre ditësh, News24 televizioni më i madh informativ në vend nuk është në televizorët e shqiptarëve, kjo pas ndërprerjes së sinjalit në sulmin e bërë me bllokimin e godinës ku vepronin News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Gazetarët dhe kolegët tanë po protestojnë sot para godinës si akt revolte dhe rezistence ndaj asaj që po u ndodh padrejtësisht.

Me pankarta në duar ata kërkojnë drejtësi.

 

 

“Ne nuk jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”

“Mos e fikni të vërtetën”

“Sot News24, nesër kush?”

“Liria e medias nuk është negociatë”

Thuhet në pankartat që gazetarët dhe punonjësit e medias mbajnë në duar.

The post Gazetarë, punonjës të medias dhe qytetarë protestë para News24: Liria e medias nuk negociohet appeared first on Albeu.com.

PD: Rexhë Byberaj, një javë pas arrestit shtëpiak, favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

By: V K
11 August 2025 at 12:15

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka denoncuar atë që ai e cilësoi “një tjetër skandal korruptive në bashkinë e Tropojës”.

Ai ka akuzuar kryebashkiakun Rexhë Byberi, se vtëm një vetëm një javë pas daljes nga arresti shtëpiak, ka shpërdoruar sërish detyrën për të favorizuar familjarët e tij në një procedurë tenderimi.

Balliu tha se kompania e kushëririt të Byberit ka fituar tenderin me vlerë 82,911,061 lekë, pas skualifikimit të 10 kompanive të tjera me oferta më të ulëta për ndërtimin e një rruge që sipas deputetit nuk ka asnjë prioritet zhvillimor për Tropojën.

“Sipas dokumentacionit të tenderit, rruga kalon përmes Parkut Kombëtar të Valbonës dhe Parkut Natyror të Lumës e Gashit – zona të mbrojtura pyjore të cilat do të pësojnë dëmtime të rënda mjedisore. Ky projekt shkon drejt një destinacioni absurd: fshati Bradoshnicë, i braktisur prej vitesh, pa asnjë banor të përhershëm dhe me përdorim minimal vetëm gjatë verës. Ndërkohë, banorët e qytetit të Bajram Currit vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse janë lënë në degradim, dhe fshatra të tëra të banuara nuk kanë rrugë të kalueshme.”, tha Balliu ndër të tjera.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, KLEVIS BALLIU

Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër skandal të rëndë korruptiv në Bashkinë e Tropojës, ku kryetari i saj, Rexhe Byberaj, vetëm një javë pas daljes nga arresti shtëpiak, ka shpërdoruar sërish detyrën për të favorizuar familjarët e tij në një procedurë tenderimi flagrante.

Më datë 15 korrik 2025, Bashkia Tropojë ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim Rruga Auto Kika – Gjarpri i Dragobisë – Qafë Paje”, me vlerë 82,911,061 lekë pa TVSH (99,493,273 lekë me TVSH), referencë REF-52709-06-27-2025, procedurë e publikuar në Open Procurement Albania.

Në këtë garë morën pjesë 11 kompani, prej të cilave 10 u skualifikuan, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë BOE GRIALD & INA & VLLAZNIMI me ofertë 63,823,998 lekë pa TVSH (76,588,797 lekë me TVSH). Gjysma e këtij bashkimi operatorësh, kompania Vllaznimi shpk, drejtohet nga Bashkim Byberi – djali i xhaxhait të Rexhe Byberajt – duke krijuar një konflikt interesi të hapur dhe të rëndë.

Skualifikimi i 10 operatorëve të tjerë, përfshirë kompani me oferta dukshëm më të ulëta, tregon qartë se kjo procedurë nuk kishte si qëllim interesin publik, por përfitimin personal të kryetarit të bashkisë.

Më shqetësuese është fakti se ndërtimi i kësaj rruge nuk ka asnjë prioritet zhvillimor për Tropojën.

Sipas dokumentacionit të tenderit, rruga kalon përmes Parkut Kombëtar të Valbonës dhe Parkut Natyror të Lumës e Gashit – zona të mbrojtura pyjore të cilat do të pësojnë dëmtime të rënda mjedisore.

Ky projekt shkon drejt një destinacioni absurd: fshati Bradoshnicë, i braktisur prej vitesh, pa asnjë banor të përhershëm dhe me përdorim minimal vetëm gjatë verës. Ndërkohë, banorët e qytetit të Bajram Currit vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse janë lënë në degradim, dhe fshatra të tëra të banuara nuk kanë rrugë të kalueshme.

Fakti që Bashkia Tropojë, e zhytur në borxhe, angazhon fonde për tre vite radhazi për një rrugë që “çon tek askush”, tregon se prioritet i vërtetë nuk është zhvillimi, por pasurimi personal dhe justifikimi për lirimin e Byberajt nga burgu.

Partia Demokratike dënon këto akte flagrante korruptive dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve të monitorimit dhe të prokurimeve publike, nëse ka mbetur ndonjë, që të hetojnë menjëherë këtë aferë, të ndalojnë dëmtimin e pasurisë natyrore dhe të ndëshkojnë çdo zyrtar që abuzon me fondet publike për interesa familjare e klienteliste.

The post PD: Rexhë Byberaj, një javë pas arrestit shtëpiak, favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë appeared first on Albeu.com.

“Express”: Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

By: V K
11 August 2025 at 12:03

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius, shkruan Anders Anglesey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

Shqipëria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e Evropës” – falë plazheve të saj të pastra, ujërave kristalore dhe temperaturave që arrijnë në 30 gradë Celsius, është një destinacion shumë afër Britanisë së Madhe dhe tërheqëse për shumë turistë.

Ndërsa e gjejmë veten në kulmin e sezonit turistik – me hotele të rezervuara dhe bagazhe padyshim të paketuara, disa vizitorë mund të jenë duke kërkuar tashmë destinacionin e tyre të ardhshëm të udhëtimit.

Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.

Megjithatë, çmimet e larta dhe kohëzgjatja e udhëtimit mund t’i dekurajojnë disa turistë nga arratisja e tyre në Oqeanin Indian.

“Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistët balancuan kufizimet buxhetore dhe dëshirat për pushime luksoze.

Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.

“Booking.com” tha se 50% e pushuesve dëshironin të vizitonin një vend ku shpenzimet e jetesës ishin më të ulëta se në vendin e tyre të origjinës.

Vitin e kaluar, ekspertët e udhëtimeve të “Booking.com” sugjeruan që pushuesit mund të zgjidhnin plazhet magjepsëse dhe akomodimet mahnitëse buzë detit në Shqipëri.

Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.

Në mënyrë specifike, “Booking.com” e përcaktoi qytetin bregdetar të Vlorës si një nga zgjedhjet e tyre kryesore për vitin 2025.

Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është destinacioni më i mirë për një arratisje në plazh – falë ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë për të gjithë turistët.

“E fshehur në jugperëndim – perla e Shqipërisë, Vlora – është pika e fillimit të Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime rrugore për të eksploruar vijën bregdetare me diell.

Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.

Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.

Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ekziston gjithashtu një mori fluturimesh me çmime të përballueshme që ju çojnë direkt nga Britania e Madhe në Shqipëri – sigurohuni që të eksploroni opsionet më të mira që i përshtaten nevojave tuaja.

Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.

Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.

Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.

Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.

Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata.

The post “Express”: Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

By: V K
11 August 2025 at 11:43

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Emërimi i tij vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

The post Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

By: V K
11 August 2025 at 11:32

Paraditen e sotme rreth orës 09:30, një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Kinostudios në  Tiranë.  Sipas informacioneve policore, një 66-vjeçar i identifikuar si Rr. M., dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

The post E rëndë në Tiranë/ Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën appeared first on Albeu.com.

Kasaforta plot euro/ Gentian Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajola Xoxën, SPAK e “mirëkuptoi”

By: V K
11 August 2025 at 11:26

“Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Në këtë mënyrë u justifikua sipërmarrësi Gentian Sula, administrator dhe ortak i kompanisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, para prokurorëve që po hetojnë prej një viti “çiftin e parë të Tiranës’, kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Gent Sula ka mashtruar dy herë grupin hetimor, jo thjesht me verbalisht, por edhe me dokumenta zyrtarë. Ky “mashtrim”, sipas SPAK-ut, ishte tentativë për të mbuluar rreth 115 mijë euro, të cilat iu gjetën Ajola Xoxës në një kasafortë dhe nuk mbuloheshin me burime të ligjshme financiare.

Kasaforta plot me euro

Në 6 Dhjetor 2024, oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, zhvilluan një kontroll në ambjentet ndihmëse të zyrës “Partner’s Law” të Ajola Xoxës, në ndërtesën “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Gjatë kontrollit u zbulua një kasafortë, brenda së cilës gjendej një shumë e konsiderueshme parash. Nga verifikimi, rezultoi se në total ishin 115 mijë euro, të ndara në monedha: 95.350 euro, 14.900 dollarë dhe 665.000 lekë.

 


Në foto: Raporti i SPAK mbi shumën e gjetur në kasafortën e Ajola Xoxës

Në lidhje me këtë shumë, Ajola Xoxa, ka paraqitur para grupit hetimor një kontratë private (të panoterizuar) me Gentian Sulën, administratorin e “Intersig”, me shënimin “kapar”, me vlerë totale 220.000 euro, e cila pretendohet se ishte hartuar në 4 dhjetor 2024, pra vetëm dy ditë para kontrollit.

Kontrata “e panoterizuar” duket se kishte objekt shitjen në të ardhmen të një apartamenti në pronësi të Ajola Xoxas në rrugën “Brigada VIII”, po në zonën e ish-Bllokut.

Në bazë të asaj kontrate, shtetasi Gent Sula, kishte dorëzuar në datën e nënshkrimit të saj shumën prej 110.000 euro, si kapar garancie, vlerë e cila u gjet në kasafortë.

Mashtrimi i parë i Gent Sulës

Gent Sula, ka një njohje të vjetër me Ajola Xoxan, e cila, siç pranon vetë ai, daton prej vitit 2010. Në bazë të këtij raporti njohjeje, Sula ka deklaruar para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxës një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.

Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”, kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.

Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.

Mashtrimi i dytë i Gent Sulës

Në 9 janar 2025, grupi hetimor, ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula, lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.

“Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

 

Në foto: Gentian Sula, administrator dhe ortak i “Intersig-Viena Insurance Group”

Gentian Sula i “Intersig”, ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxës dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë.

Ai deklaron gjithashtu se, këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.

Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.

“Pendimi” i Gent Sulës: Më mirëkuptoni

Prokuroria e Posaçme, ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.

Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.

 


Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pranoi fillimisht “kontratën e kaparit” me Ajola Xoxën

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.

Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig”, të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.

Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxas në dhjetor 2024”.

Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit” ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.

 

Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pendohet para SPAK dhe ndryshon deklarimet e para

 

Në lidhje me vendin dhe momentin e nënshkrimit të “kontratës së kaparit”, ai kujton se ka qenë jashtë Shqipërisë dhe është kthyer në 6 dhjetor, pikërisht në ditën kur BKH-ja kreu kontroll në zyrën e Ajola Xoxas.

Sipas Gent Sulës, ai është kontaktuar nga Xoxa dhe ka shkuar në zyrën e saj. E kishte parë të tronditur dhe ajo i kishte kërkuar si nder që të nënshkruanin një kontratë kapari.

Pasi ka dhënë detajet, të cilat ishin tërësisht të ndryshme nga deklarimi i tij i parë në Prokurori, dhënë në janar 2025, Gentian Sula i “Intersig” ka kërkuar “mirëkuptimin e Prokurorisë për sjelljen e tij”.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, nuk rezulton asnjë e dhënë që ai të ketë marrë statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”. Kjo do të thotë që, përsa kohë sipërmarrësi Gentian Sula i kompanisë së sigurimeve, nuk është marrë i pandehur, atëherë kuptohet se ai ka gjetur “mirëkuptimin” e SPAK-ut, pavarësisht se, me vetëdije ka kryer dy lëvizje mashtruese për hetimin./ Nga Boldnews.al

The post Kasaforta plot euro/ Gentian Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajola Xoxën, SPAK e “mirëkuptoi” appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Finiq, shkrumbohen disa shtëpi (FOTOT)

By: V K
11 August 2025 at 10:41

Zjarri që nisi një javë më parë në Dhivër të Delvinës, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme edhe në Leshnicën e Poshtme në Bashkinë e Finiqit.

Sipas informacioneve, mësohet se si pasojë e flakëve janë djegur disa banesa, ndërsa zjarri vazhdon drejt Leshnicës së Sipërme.

Në fotot e publikura nga mediat, nga zjarri janë shkrumbuar disa shtëpi.

 

 

Situata në bashkinë e Finiqit, u përkeqësua dy ditë më parë si pasojë e erërave, ku në mbështetje të forcave në terren shkoi helikopteri i Forcës Ajrore.

Në mbështetje të forcave, në Finiq vepron edhe avioni kroat Canadair.

The post Zjarri në Finiq, shkrumbohen disa shtëpi (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij

By: V K
11 August 2025 at 10:25

Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin.

Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, si edhe Abedin Hoxha, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. /Telegrafi

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij appeared first on Albeu.com.

Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:54

Mëngjesin e sotëm pavarësisht se është në kulmin e sezonit turistik, Vlora u zgjua nga shpërthimi i kontrolluar nga IKMT i një ndërtimi pa leje.

Shpërthimi i kontrolluar, i kryer në orën 07:30, përfshiu 410 furnela dhe 1.100 metra linearë fitil detonant.

Për arsye sigurie, rruga Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta para operacionit.

Por duket se shpërthimi me 32 kg tritol në pikë të mëngjesit, ka shqetësuar turistët. Në videot e publikuara nga mediat, ata kanë dalë në ballkone të tromaksur.

Duket se shpërthimi ka shkaktuar edhe një ndotje masive rreth zonës bregdetare, ku sasi të mëdha pluhuri janë përhapur./B.news

 

The post Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama publikon pamjet e shembjes së godinës 3-katëshe në Vlorë: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:35

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shembja e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.

Në postimin e tij në “Facebook”, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta.

“Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë????️”, shkruan Rama.

 

The post Rama publikon pamjet e shembjes së godinës 3-katëshe në Vlorë: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit/ Merz: Kemi një mospërputhje për veprimet në Rripin e Gazës, por miqësia i përballon edhe mospërputhjet

By: V K
11 August 2025 at 09:27

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka kritikuar planet e qeverisë së Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës, duke theksuar se nuk ka ndryshuar qendrimi i Gjermanisë: Republika Federale e palëkundur në anën e Izraelit.

Kancelari Merz, nuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë, për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin.

“Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet”, tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik ARD.

Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: “Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë”.

Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake.

Kjo mund të shkaktojë qindra mijëra viktima civile dhe presupozon evakuiimin e qytetit të Gazës në tërësi. “Ku do të shkojnë këta njerëz“?- pyeti Merz. “Këtë ne nuk mund ta bëjmë, nuk do ta bëjmë dhe as unë nuk do ta bëj”.

Të premten (08.08.2025) qeveria gjermane njoftoi, se për një periudhë të papërcaktuar nuk do të furnizojë më Izraelin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës.

Ky vendim ka të bëjë me planet e Izraelit, për të zgjeruar operacionin ushtarak dhe për të marrë qytetin e Gazës.

Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati kritika edhe nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, por edhe nga vet pjestarë të partisë kristiandemokrate të kancelarit Merz dhe partisë simotër kristiansociale.

Gjithashtu, Merz tha se ka pasur një vendim të kabinetit të sigurisë të Izraelit, për ta “ashpërsuar edhe një herë” konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës.

“Ndaj këtij vendimi ka pasur edhe një reagim, për të mos furnizuar më armë, që kanë të bëjnë me këtë konflikt”.

Ky diskutim për një hap të tillë, sipas tij, është zhvilluar prej shumë javësh. Kancelari theksoi, se parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojnë.

Netanjahu i përmbahet vendimit

Plani izraelit për të marrë qytetin e Gazës, ka ngjallur kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar e madje edhe brenda vet Izraelit.

Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanjahu, i përmbahet këtij vendimi. Sipas tij, planet e miratuara të natën e së premtes nga kabineti i sigurisë në Izrael janë “rruga më ë mirë, për t’i dhënë fund luftës, dhe rruga më e mirë për t’i dhënë fund shpejt asaj”, deklaroi Netanjahu të dielën (10.08.2025) para gazetarëve.

Duke iu referuar sundimit të Hamasit radikal-islamik në Gazë, Netanjahu bëri të qartë, se nuk ka alternativë tjetër, veçse “ta përfundojmë këtë punë”.

Ai e argumenton këtë me faktin, se grupimi palestinez refuzon të dorëzojë armët. Hamasi nga një sërë shtetesh, ndër to edhe nga Gjermania, klasifikohet si organizatë terroriste.

Planet e reja për një ofensivë kanë si objektiv dy epiqendrat e Hamasit, që ende ekzistojnë në Rripin e Gazës.

Po ashtu, sipas Netanjahut, po shqyrtohen edhe “plane kreative”, për t’i çliruar pengjet, që ende mbahen prej Hamasit.

Netanjahu siguroi, se ai nuk do ta zgjasë luftën. Izraeli do të mundësojë “korridore të sigurta” për “furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave” në territoret palestineze në Mesdhe.

Hamasi më 7 tetor 2023 sulmoi brutalisht rajonin ku zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Lufta që u shkaktua si rrjedhojë në Rripin e Gazës, ka çuar në një katastrofë humanitare, edhe pse Izraeli vazhdimisht i bllokon furnizimet me ndihma për në territoret palestineze. Hamasi mban nën dhunën e tij rreth 50 pengje nga Izraeli. 20 prej tyre duhet të jenë ende gjallë./DW

The post Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit/ Merz: Kemi një mospërputhje për veprimet në Rripin e Gazës, por miqësia i përballon edhe mospërputhjet appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi/ Një i vdekur dhe 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:10

Një burrë 81-vjeçar humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën perëndimore të Balikesir ditën e djeshme, njoftuan autoritetet turke .

Sipas mediave turke, i ndjeri është Nihat Onbas, 81-vjeç, i cili dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua pasi u nxor nga një ndërtesë trekatëshe që u shemb.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Hamide, e cila pësoi një frakturë në krah.

Sipas Ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili udhëtoi për në qytetin Zenter “asnjë nga 29 të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë”.

Në fshatrat përreth Zenter, gjashtëmbëdhjetë ndërtesa, katër shtëpi dhe dymbëdhjetë ndërtesa të braktisura u shembën pa viktima, sipas Ministres së Brendshme Yerlikaya.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, thotë se nga 29 të plagosurit, 18 janë liruar dhe 11 mbeten të shtruar në spital, ku shumica e tyre janë plagosur ndërsa përpiqeshin të dilnin nga ndërtesat.

 

Enkazdan 1 kişi çıkarıldı; Ekol TV olay yerinde

Sındırgı’da yıkılan binada 2 kişi kurtarıldı, 2 kişiyi kurtarma çalışmaları devam ediyor.

İşte bir vatandaşımızın enkazdan çıkarılma anı.#deprem pic.twitter.com/DXSJ93jKoL

— Ekol TV (@ekoltvv) August 10, 2025

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi/ Një i vdekur dhe 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Klubi i Serie A ofron 20 milion euro për Mirlind Dakun

By: V K
11 August 2025 at 08:57

Sulmuesi i Kombëtares  Mirlind Daku, po shkëlqen në nisjen e sezonit me Rubin Kazanin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane.

Daku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asist në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë.

Sipas Telegrafi, Fiorentina ka nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e 26-vjeçarit.

‘Vjollcët’ po përgatiten për largimin e Moise Kean drejt Arabisë Saudite dhe e shohin Dakun si zëvendësuesin ideal.

Drejtori sportiv Daniele Prade ka zhvilluar biseda edhe me agjentin e lojtarit, Shkumbin Qorrmemeti.

Edhe pse Daku ka rinovuar së fundmi deri në vitin 2029 dhe është lojtari më i paguar i klubit rus (2 milionë euro në sezon pa bonuse), një ofertë prej rreth 20 milionë euro mund të bindë Rubin Kazanin për ta lënë të lirë.

Interesimi i Fiorentinës mbetet i hapur, ndërsa tri javët e fundit të merkatos pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Në të kaluarën, Dakun e ka kërkuar edhe Zenit St. Petersburg, ndërsa ka pasur oferta nga Turqia, të cilat i refuzoi për të qëndruar te Rubin Kazan.

The post Klubi i Serie A ofron 20 milion euro për Mirlind Dakun appeared first on Albeu.com.

❌
❌