Përfundon me sukses turneu “Peja Open 2025” – dominojnë talentët nga Gjermania e Turqia
Maximilian Hajcik nga Gjermania dhe Senem Nalbant nga Turqia janë fitues të turneut evropian për grupmoshat U14 në tenis , Peja Open 2025.
Në konkurencën e meshkujve në finale gjermani Maximilian Hajcik shënoi fitore ndaj tenistin grek Theofilos Tsonakis me rezultat 6-2 dhe 6-3 në sete. Te vajzat tenistja nga Turqia Senem Nalbant ishte më e mirë se rivalja nga Mali i Zi , Anja Adamovic ndaj të cilës shënoi fitore me rezultat bindës 6-0 dhe 6-1 në sete.
Në kategorinë e çifteve te meshkujt fitues u shpallën dyshja Steliyan Darakev nga Bullgaria dhe Matteo Sanson nga Sllovakia derisa te vajzat kampione të turneut u shpallen tenistet nga Ukraina Anna Kliukovska dhe Yaroslava Sribna.
Ishte ky edicioni i 7 i turneut evropian Peja Open e në të cilin morrën pjesë 63 tenist e teniste nga 21 shtete evropiane.
Nga e hëna po ne kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës nis turneu ITF J30 Peja Open 2025 për grupmoshën U-18./Telegrafi/
The post Përfundon me sukses turneu “Peja Open 2025” – dominojnë talentët nga Gjermania e Turqia appeared first on Telegrafi.