Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

By: Ela
12 August 2025 at 12:39

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi […]

The post S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve appeared first on BoldNews.al.

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri

By: Ela
12 August 2025 at 12:15

I nxehti afrikan është rikthyer sërish në vend, ku temperatura kanë arritur nivele ekstreme. Një ditë më parë në Tiranë, termometri ka regjistruar 42 gradë celsius, ndërsa ditën e sotme kjo vlerë pritet të tejkalohet. Ky tejkalim i vlerës 42 gradë, e bën ditën e sotme ndoshta më të nxehtën ndonjëherë në Shqipëri. Përvec Tiranës, […]

The post Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat me më pak fat të javës

By: Ela
12 August 2025 at 11:49

Kjo javë e gushtit, sjell ndryshime të dukshme për shumë shenja. Për disa, yjet hapin dyert e mundësive të reja në dashuri, punë dhe shëndet, duke i dhënë shtysë të fortë optimizmit dhe vendimeve të guximshme. Këto janë tre shenjat që do të ndihen më të mbrojtura nga yjet dhe do të përfitojnë më shumë […]

The post Zbuloni 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat me më pak fat të javës appeared first on BoldNews.al.

Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë”

By: Ela
12 August 2025 at 11:27

Nga Boldnews.al Kapiteni rus i anijes me flamur liberian, Alexey Smaznov, mbyll përfundimisht hesapet me drejtësinë shqiptare në favor të tij. I arrestuar në mars të vitit 2023, nën dyshimet se kontrabandoi në vendin tonë 24.500 ton naftë ruse, në thyerje të embargos ndërkombëtare, për llogari të një kompanie shqiptare në pronësi të biznesmenit Piro […]

The post Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë” appeared first on BoldNews.al.

Pako kanabis në postë/ Arrestohen dy të miturit në Vorë, trafikuan mbi 1 kg drogë nga SHBA

By: Ela
12 August 2025 at 11:15

Policia ka arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC. Droga ishte trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë […]

The post Pako kanabis në postë/ Arrestohen dy të miturit në Vorë, trafikuan mbi 1 kg drogë nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan pamje nga plazhi i Rrjollit në Shkodër

12 August 2025 at 12:35

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Velipoja me plazhet e saj është një ndër më të preferuarat për pushuesit vendas e të huaj këtë sezon turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi Rrjollit në Velipojë, një tjetër destinacion që tërheq pushues që zgjidhin qetësinë dhe rërën kurative.

Plazhi i Rrjollit në juglindje të Velipojës, që deri para pak vitesh njihej vetëm nga vendasit, tani po kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës gjatë verës.

Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujëra të kristalta dhe rërë të mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të adhurueshme.

Plazhi i Rrjollit ka një shtrirje prej 4 km në një zonë me pyll e duna të vogla rëre. Plazhi i “strukur”, deri para pak kohëve i shfrytëzuar vetëm nga banorët e këtij fshati, vitet e fundit është kthyer në përzgjedhje të mirëfilltë të pushuesve.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Rrjollit në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret, MM: Urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh

12 August 2025 at 12:34

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes lëshoi sot një urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh, si pasojë e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se “është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit”.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

1 nga 2

/m.m/

The post Situata nga zjarret, MM: Urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fertilizimi in vitro falas, Koçiu: Vijnë në jetë dy foshnje tek “Koço Gliozheni”

12 August 2025 at 12:00

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas për çiftet që përballen me infertilitetin, përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot rastin e suksesit me lindjen e dy foshnjave të tjera përmes procedurës in vitro.

“Dy gëzime të reja nga materniteti “Koço Gliozheni”. Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik dhe po kthen në realitet ëndrrat e shumë familjeve. Urime prindërve dhe stafit mjekësor për këto mrekulli”, u shpreh Koçiu.

Për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë në 17 dhjetor 2024, fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

Paketa e fertilitetit synon të mbështesë çiftet e reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro (FIVET).

Me buxhetin e këtij viti, rreth 150 çifte të reja po mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje.

1 nga 2

/m.m/

The post Fertilizimi in vitro falas, Koçiu: Vijnë në jetë dy foshnje tek “Koço Gliozheni” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në tokën me qira, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

12 August 2025 at 11:47

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kodër.

40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krerë bagëti të trasha.

Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër dhe me shërbimet zjarrfikëse, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/m.m/j.p/

The post Ndezi zjarr në tokën me qira, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

By: Ela
12 August 2025 at 10:43

Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Vatrat aktive janë si më poshtë: Qarku Vlorë – Në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa […]

The post 50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan appeared first on BoldNews.al.

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

By: Ela
12 August 2025 at 10:22

Një muaj e gjysmë pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin 1 miliardë eurot të autostradës Milot-Balldre. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit, kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre. Tenderi i mëparshëm u anulua në mënyrë të […]

The post Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre appeared first on BoldNews.al.

Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë

By: Ela
12 August 2025 at 10:07

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të ulët. Mëngjesin e sotëm, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po kryhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Për […]

The post Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan

By: Ela
12 August 2025 at 10:03

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 exchangeve pasi akuzohen se fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Konkretisht, policia nisi procedimin penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç. Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan nga këto […]

The post Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Jeni gati për shiun e meteorëve? Perseidet arrijnë kulmin mesnatën e sotme

By: Ela
12 August 2025 at 09:46

Është koha që vëzhguesit e yjeve të shijojnë atë që konsiderohet të jetë një nga shirat më të mirë të meteorëve të vitit. Perseidet pritet të arrijnë kulmin natën e 12 gushtit, megjithëse kanë qenë aktive që nga mesi i korrikut dhe do të vazhdojnë të jenë të dukshme për disa javë të tjera. Ngjarja […]

The post Jeni gati për shiun e meteorëve? Perseidet arrijnë kulmin mesnatën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Tiranë, nënkryetari i bashkisë Sulaj: Kush kryen zjarrvënie të qëllimshme, përballet me ligjin

12 August 2025 at 10:54

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Vatra zjarri me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr në Tiranë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit.

“Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese se do të përballen me forcën e ligjit”, tha Sulaj.

Sulaj siguroi të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjë të pamundurën që jeta dhe prona e qytetarëve të mos rrezikohet.

Nga ana e saj, administratorja e njësisë administrative Vaqarr, Jonida Mema bëri të ditur se sot zjarret kanë marrë përmasa më të mëdha dhe se është dashur ndërhyrja nga ajri për të mbajtur nën kontroll flakët por strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.

“Ndodhemi në fshatin Damian, lagjja Tresaj. Situata u bë pak më emergjente. Zjarri ka marrë përmasa pak më të mëdha nga dje deri më sot. Jemi afër banesave. Forcat zjarrfikëse, Emergjencat, Bashkia janë në dispozicion. Tani mbetemi me shpresë që çdo gjë të shkojë mbarë dhe me sukses në këtë situatë të vështirë. Terreni është i vështirë. Ne jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, u shpreh Mema.

/m.m/j.p/

The post Zjarret në Tiranë, nënkryetari i bashkisë Sulaj: Kush kryen zjarrvënie të qëllimshme, përballet me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujërat e zeza shpërthyen në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, zgjohen institucionet vendore/ VIDEO

By: Ela
12 August 2025 at 08:59

Një rast i paprecedentë u regjistrua pasditen e djeshme në një plazh privat në Shkëmbin e Kavajës në Durrës. Pushuesit u skandalizuan dhe u larguan me të ‘katërtat’ kur në mes të rërës ka shpërthyer një masiv ujërash të zeza. Kjo ngjarje dëshmoi mungesën e infrastrukturës dhe investimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të […]

The post Ujërat e zeza shpërthyen në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, zgjohen institucionet vendore/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

By: Ela
12 August 2025 at 08:32

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se “Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”. Ky qëndrim i bllokut evropian vjen tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më […]

The post BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
12 August 2025 at 08:15

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

By: Ela
12 August 2025 at 08:14

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Në nivelet më të […]

The post Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10% appeared first on BoldNews.al.

I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat deri në 41 gradë Celsius!

By: Ela
12 August 2025 at 08:08

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të motit, temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. […]

The post I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat deri në 41 gradë Celsius! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌