Shkëndija, lamtumirë Champions/ Skuadra nga Tetova u mund 5-1 nga Qarabag në raundin e tretë
Shkëndija e Tetovës i thotë lamtumirë Champions, ndërsa do të vijojë në Europa League aventurën e saj në futbollin kontinental.
Skuadra kuqezi u mund 5-1 nga Qarabag në ndeshjen e kthimit për raundin e tretë të turneut, ndërsa kishte humbur 1-0 edhe sfidën e parë të luajtur në shtëpi.
Shkëndija ndezi përkohësisht shpresat për një përmbysje pas golit të epërsisë të shënuar nga Tamba në minutën e 10-të.
Por ëndrra e skuadrës tetovare u shua që në pjesën e parë.
Regimi i vendasve ishte I fortë, ndërsa me katër gola ata vulosën kualifikimin që në pjesën e parë.
Autogoli i Cake në të 16-ën barazoi shifrat, ndërsa deri në minutën e 35-të, Qarabag gjeti edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.
Pas pushimit, të zotët e shtëpisë vranë garën me brazilianit Andrade që shënoi edhe golin e pestë.
Me këtë fitore, skuadra nga Azerbajxhani siguron biletën për në play-off e Champions League.
Në një nivel më poshte të futbollit në kontinentin e vjetër zbret Shkëndija e Tetovës, që do të luajë në play off e Europa League, ku do të gjëjë kampionët e Bullgarisë, Ludogorets./abcnews.al