Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Zjarrvënia në hekurudhën e Fierit, Balluku: Akte që duhet të marrin dënime shëmbullore

TIRANË, 23 gusht/ ATSH/ Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaron se zjarrvënia nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale.

Balluku reagoi lidhur me zjarrëvënien në hekurudhën e Fierit.

“Sot në Fier një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vuri në rrezik shtëpitë pranë vendgjarjes dhe shqetësoi të gjithë qytetin me renë e tymit që mbuloi atë. Individi i dyshuar u ndalua menjëherë, falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, por ky është nje rast i përsëritur që na kujton se aktet e zjarrvënies duhet të marrin dënime shembullore”, deklaroi Balluku.

Zv.kryeministrja shton më tej se “zjarrvënia nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, pasi përveç dëmeve materiale dhe rrezikut për jetën e njerëzve, po shkakton pasoja mjaft të rënda për mjedisin”.

The post Zjarrvënia në hekurudhën e Fierit, Balluku: Akte që duhet të marrin dënime shëmbullore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 9 vatra zjarri, një në monitorim

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në Agjencinê Kombëtare të Mbrojtjes Civile raporton se gjatë ditës së sotme deri në orën 20:00 në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri.

Në njoftimin për mediet theksohet se “falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim”.

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në fshatrat Ibë, Roskovec, Shkjezë dhe Jeran.

Gjithashtu është shuar vatra e zjarrit në hekurudhën e Fierit, në pyllin e Sodës, në fshatin Lapardha,  Pezë Helmës dhe Brataj.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

The post Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 9 vatra zjarri, një në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 23 August 2025Main stream

Spiropali: Artur Zheji, një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë publikut

TIRANË, 23 gusht/ ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes së parakohshne nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur”, shprehet Spiropali.

Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në moshën 64-vjeçare.
.
Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.
Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe ATSH, por edhe në media të shkruara. Që nga viti 2017, Zheji  drejtonte emisionin politik dhe analitik 360 Gradë.
Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.

The post Spiropali: Artur Zheji, një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Artur Zheji, një prej zërave më aktiv e kontribues në debatin publik në Shqipëri

TIRANË, 23 gusht/ ATSH/ Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji.

:Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shprehet Kreu i Shtetit në rrjetet sociale.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.

Djali i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare, Besa Imamit, Artur Zheji  është  i njohur jo vetëm për kontributin e tij në media, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore.

The post Begaj: Artur Zheji, një prej zërave më aktiv e kontribues në debatin publik në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama mesazh ngushëllimi për Artur Zhejin: Lamtumirë mik kohësh të tjera

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Djali i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare, Besa Imamit, Artur Zheji  është  i njohur jo vetëm për kontributin e tij në media, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore.

Për vite me radhë, Zheji ka kontribuar si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar..

Zheji ka drejuar media të shkruar dhe vizive në vend si, RTSH dhe ATSH

Ai la  gjurmë të pashlyeshme në fushën e medias, duke u bërë një zë i rëndësishëm për debatin publik në vend.

The post Rama mesazh ngushëllimi për Artur Zhejin: Lamtumirë mik kohësh të tjera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kamberi i kërkon Qeverisë së Serbisë fond të veçantë për Luginën e Preshevës

PRISHTINË, 23 gusht/ATSH/- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për “angazhim në zhvillimin ekonomik të Luginës”, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciaur te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Propozimi i tij parashikon që fondi të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh dhe të menaxhohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të garantuar transparencë të plotë.

“Përfitues të fondit do të jenë: Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqëria civile, mediat lokale, organizatat sportive, bizneset e vogla dhe të mesme. Objektivat kryesore të fondit: Financimi i projekteve infrastrukturore për biznesin dhe qytetarët, mbështetja e hapjes së vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve, stimulimi i investimeve të huaja dhe vendore me lehtësime tatimore, zhvillimi i arsimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës, subvencionimi i bujqësisë përmes një linje të veçantë dhe mbështetja e bizneseve, mediave dhe OJQ-ve për të konkurruar në projektet e ministrive”, ka shkruar ai.

Kamberi theksoi se ky fond është një hap konkret për të ndalur trendin e emigrimit të të rinjve dhe për të krijuar një të ardhme me perspektivë për banorët e Luginës së Preshevës./KosovaPress/

The post Kamberi i kërkon Qeverisë së Serbisë fond të veçantë për Luginën e Preshevës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohet edhe kandidatura e Gërvallës

PRISHTINË, 20 gusht/ATSH/- Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë dështuar sërish sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi për kryeparlamentare sërish emrin e Albulena Haxhiut.

Deputetët e partive të tjera nuk dhanë mbështetje për kandidaturën e saj ku Haxhiu Haxhiu mori 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 deputetë abstenuan.

Pas kandidaturës së Haxhiut, kandidatura tjetër e LVV-së ishte Donika Gërvalla.

Edhe kandidatura e Gërvallës nuk gjeti mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenime nuk mjaftuan që Gërvalla të zgjidhet kryeparlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përfundoi seancën e sotme duke caktuar 22 gushtin si datë të mbledhjes tjetër të deputetëve.

Seanca e radhës mbahet të premten në ora 11:00.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si urgjencë shtetërore edhe nga presidenca e cila përmes një përgjigjje për KosovaPress tha se Kosova duhet të ketë sa më parë institucionet në periudhën sfiduese globale dhe rajonale.

Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca për KosovaPress.

Kujtojmë që deri para aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës dështoi konstituimin në 54 tentativa.

Gjykata Kushtetuese e publikoi vendimin me 8 gusht, ndërsa si të plotë e publikoi të hënën e 18 gushtit. /KosovaPress/

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohet edhe kandidatura e Gërvallës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Intervista e plotë e Linda Ramës: Liria është pushteti im!

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen në një intervistë për revistën “Newsbomb.al” shumë të pathëna nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj mbi reformat dhe intensitetin e punës së qeverisë në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.

Intervista e plotë e Linda Ramës për Anila Bashën:

Faleminderit që pranuat këtë intervistë për NEWSBOMB. Dua ta filloj thjeshtë dhe për së afërmi: si nis një ditë e zakonshme për ju? Zgjon Edi Lindën, apo Linda Edin? Apo është Zaho ai që ju zgjon të dyve? Si duket një ditë tipike për ju, larg syve të publikut?

Kur dita zbardh më gjen 100% të zgjuar. Kështu që zgjuesja jam unë qëkurse Zaho s’është më bebja që na zgjonte pa u gdhirë. Tani ai është në moshën kur shkëputja nga gjumi është e vështirë, megjithë të përkëdhelurat e mia dhe të Edit. Në kohë pushimesh, zgjimi i Zahos ndodh bashkë me pyetjen “mami ça do bëj unë sot?”. Ndërsa në kohën e shkollës, zgjimi pararendet nga lutja “aman të fle dhe pesë minuta, aman pesë minuta”. Dhe zgjat duart drejt meje symbyllur, që të më marrë edhe mua bashkë me ato pesë minuta. Kurse unë të them të drejtën ato pesë minuta nuk ja refuzoj edhe sikur të jemi vertetë shumë vonë për shkollë. Më kujtohet kur ishim në moshën e tij, të njëjtën lutje të përsëritur kishim për prindërit kur na zgjonin, të rrinim dhe pesë minuta më shumë. Një pesëminutësh i artë për t’u ndarë paqësisht me natën, me gjumin, me ndjesinë përkëdhelëse që të përcjell ngrohtësia e shtratit. Dhe për ta filluar edhe ditën paqësisht, pa urdhëra.

Pjesa tjetër përgjithësisht është rutinë mëngjesore, por megjithatë ritmike për mua që duhet t’ja dalë të bëj gjithçka përmban menuja e punëve të mëngjesit për gruan e shtëpisë, të celebroj kur mundem fillimin e ditës me aromën e një kafeje të shpejtë me Edin, dhe të dal në kohë nga shtëpia me Zahon për të mos mbetur në radhën e shoferëve të makinave të bëra vargan në rrugën e shkollës.

Si e balanconi ju dhe Kryeministri jetën familjare me atë politike? A flisni për politikë gjatë darkave, apo përpiqeni ta mbani tryezën e familjes larg temave të pushtetit?

Ju po më pyesni për të ditur për 24 orët e jetës sonë të përditshme në 12 vite të punës së Edit si kryeministër dhe pyetja juaj tingëllon kaq e qetë, kaq e patrazuar, kaq relaksuese madje, sa më vjen shumë keq që ta trazoj e komplikoj unë me të gjithë të kundërtat e këtyre ndjesive. Sidoqoftë, sa për ta filluar mund të them që nën çatinë e shtëpisë sonë nuk ka dy jetë të ndara, njëra familjare për të gjithë ne dhe njëra politike për Edin. Ka vetëm një. Natyrisht secili bën punën e tij të përditshme, por pa e harruar në asnjë moment që Edi është kryeministër, domethënë në një pozicion që në mënyrë të paevitueshme krijon ngarkesë mbi supe, kushtëzim të hapave dhe shqetësim të një lloji fare të veçantë e të pashprehur në mendje dhe në zemër. Mund t’ju duket çudi, po pozicioni i Edit, përtej Edit, i krijon këto kushtëzime dhe preokupime veçanërisht tek unë dhe fëmijët, që vijnë bashkë me ngarkesën që ka njeriu në jetën e tij të zakonshme. Dhe, mos harroni, unë i kam jetuar të dyja.

Përpara se të ishit bashkëshortja e Kryeministrit, ju ishit – dhe mbeteni – një grua me profil të qartë profesional: akademike, ekonomiste, pjesë e shoqërisë civile. Si arrini ta ruani këtë identitet në sytë e publikut dhe në raport me veten?

Duke mos pranuar që në ditën e parë të Edit në pushtet dhe në asnjë ditë të Edit kryeministër që ta lejoj thelbin tim qytetar, profesional dhe mënyrën time të të jetuarit brenda dhe jashtë shtëpisë të ndikohet nga ngjitja e tim shoqi në majë, kam krijuar qysh atë ditë e çdo ditë më tej, një distancë të sigurtë higjenike nga pushteti. Ky term që më ka pëlqyer shumë që në sekondën që e kam dëgjuar shumë kohë më parë prej Arbën Xhaferrit. I kam rezistuar kështu çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij. Kam ruajtur ritualet e mia, që nga vendi ku prej 26 vjetësh pi çdo mëngjes kafen para se të ngjitem në po atë zyrë, lidhjet e mia të afërta a të largëta po ashtu, duke mbajtur ndezur kontaktet njerezore dhe ndjeshmërinë e shqetësimin për të përbashkëtën. Duke e bërë punën time çdo ditë me të njëjtin seriozitet, përkushtim e pasion profesional. Të merresh me ekonominë dhe me politikat publike në profesion, të kesh ndjeshmëri për grupet vulnerabël dhe të drejtat dhe të kesh bashkëshortin kryeministër nuk është edhe aq kollaj dhe gjithashtu nuk është aspak e lehtë të kapërcesh dyshimet apo përballësh paragjykimet dhe gjykimet, të cilat kanë forcën të të shqetësojnë megjithëse apo sidomos sepse në shumicën dërmuese të rasteve, s’kanë të bëjnë me ty po me stereotipin e bashkëshortes së kryeministrit, që është kaq i fortë sa që nganjëherë habitesh se si edhe dikush që të njeh prej vitesh keqkuptohet deri në pikën e të pabesueshmes. Por njëkohësisht është edhe një oportunitet për të provuar veten dhe për të jetuar në një dimension të pazakontë.

Pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, u bëtë subjekt i një sërë akuzash publike nga opozita. U dërguan letra tek partnerët ndërkombëtarë që kërkonin largimin tuaj nga disa projekte ku jeni e përfshirë. A ju shqetësoi kjo fushatë? Patët ndonjë reagim nga partnerët ndërkombëtarë? E kishit parashikuar që do të ishit në fokus në këtë mënyrë?

U dërgua nga burrat dhe fatkeqësisht edhe gratë deputete të grupit parlamentar të Partisë Demokratike një letër apo ndjesë për përcaktimin e saktë, një ferman turpi politik, drejt institucioneve ndërkombëtare që mbështesin Shqipërinë. Ai ferman që në fakt konfirmonte aftësitë e mia profesionale duke u shprehur se “ne nuk gjykojmë kapacitet profesionale të zonjës Rama”, u kërkonte ndërkombëtarëve të mos më angazhonin në projektet e tyre ose e thënë ndryshe, të më pushonin nga puna, për shkak se isha bashkëshortja e kryeministrit. Them të më pushonin nga puna sepse unë dhe zyra ime nuk jemi financuar gjermësot nga asnjë qindarkë e buxhetit të shtetit shqiptar. Pra ata burra dhe ato gra kërkonin që institucionet ndërkombëtare të më mohonin arbirtrarisht të drejtën për të bërë punën që bëj me ta qysh prej vitit 1999, kur dola apo më saktë më thanë se nuk isha më e nevojshme si shërbëtore e shtetit shqiptar.

Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia.

Besoj që ajo letër së pari dhe mbi të gjitha ishte shprehja më e qartë e dëshpërimit kolektiv të kundërshtarëve të Edit, që pas përpjekjes së dështuar 12 vjeçare për të gjetur qoftë dhe një rast të pikëtakimit tim të çfarëdollojshëm me pushtetin e Edit, përfunduan tek një sulm publik frontal ndaj të vetmit pushtet timit: punës profesionale.

Ai ferman ishte edhe një akt ezaurimi i dikujt që u përpoq të thurrte mijëra fjalë të liga ndaj famijes tonë, por nuk mundi dot që në mijëra faqe studime të miat të botuara në vite të gjente një shifër apo një argument që të hedhë dyshimin më të vogël mbi qëllimin, seriozitetin dhe cilësinë e ushtrimit të profesionit tim apo mbi korrektësinë profesionale ndaj institucioneve me të cilat punoj prej më shumë se 25 vitesh.

Ai ferman i firmosur si ato listat e zborit kur tërhiqnim uniformën jeshile dhe pushkët e drurit, është një dëshmi ulëritëse hipokrizie – besoj do të mbetet në analet e parlamentarizmit shqiptar – e të gjithë atyre deputetëve që votojnë e angazhohen për zbatimin e të gjitha konventave për të drejtat e njeriut e plot të tjerë dokumenta të lidhur me parimet demokratike. Por pa asnjë turp i japin vetes të drejtën dhe partisë firmën që t’ia heqin të drejtën e punës dikujt që punën e ka krijuar me mundin dhe me djersën e vet.

Fermani që çuditi të madh e të vogël në rrethet profesionale dhe në institucionet ndërkombëtare, u hartua në pragun e fushatës elektorale, kur ethet e pasigurisë mes deputetëve për vendin në listën e kandidatëve ishin më të forta se sa besnikëria e tyre ndaj parimeve demokratike apo konventave ndërkombëtare. Firmat e tyre ishin shumë më mjerane se sa ato të dëshmitarëve të rremë në kohën e mallkuar kur humbja e testit të besnikërisë ndaj partisë të hante kokën, sepse testi i tyre i besnikërisë nuk lidhej me kokën po me ulësen në parlamentin e radhës. Secili prej tyre, pa përjashtim, burrë apo grua, duke firmosur për të ekzekutuar të drejtën time për të punuar, për të ruajtur ulësen e vet, provoi se ishte i gatshëm të ekzekutonte këdo që do t’i kërkohej për besnikëri ndaj ulëses së vet. Bashkëshorti pedagog në universitet, ëndrra e fëmijës së mirëarsimuar, kontrata e punës së motrës konsulente në BE, Bankë Botërore, EBRD apo UN, humbën zyrtarisht përballë ulëses. Madje për ulësen janë krejt të natyrshme të firmosen edhe rivrarja në varr e gjyshit të persekutuar nga letrat e të paudhëve apo syrgjynosja e vëllait që është në punën e tij në një institucion publik.

Zgjedhjet politike kanë përfunduar, deputetët fitues të listës së mbyllur e të hapur të Partisë Demokratike janë shpallur, por për mua, deputetët që e siguruan ulësen duke firmosur atë ferman turpi politik, janë dhe do të mbeten të vetëdënuar si humbës.

Ndërkohë, institucionet ndërkombëtare u përgjigjën publikisht duke qartësuar se transparenca, mosdiskriminimi, konkurenca e hapur, profesionalizmi, integriteti dhe pavarësia janë kriteret e përzgjedhjes së bashkëpunëtorëve të tyre ndërsa burra dhe gra, figura të njohura të medias dhe të shoqërisë civile reaguan gjithashtu publikisht duke e quajtur absurd dhe të padrejtë sulmin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ndaj meje.

Më pyetët a ju shqetësoi kjo fushatë. Aspak. Kisha bërë durimplotë gjithçka kisha patur në dorë për të mos cënuar profesionin dhe lirinë time. Kur ajo letër u publikua në media isha e qartë që duhej të prisja të tjerët të bënin të tyren. Dhe e bënë duke më dhënë ndjesinë e triumfit që mbart dija, puna e devotshme, pavarësia dhe integriteti profesional, liria për të bërë zgjedhjet që do dhe kurajo për të qenë i drejtpërdrejtë e për t’u ballafaquar pa bërë llogari të vogla dhe kompromise. Ky është pushteti i madh i njerzve të thjeshtë që duke i besuar vetes, profesionit dhe punës, e provokojnë dhe sfidojnë me lirinë e tyre politikën dhe pushtetin e saj.

Që nga vitet ’90 e këtej, Shqipëria ka pasur disa kryeministra, dhe me ta edhe bashkëshorte që kanë marrë role të ndryshme publike. Zonja Liri Berisha është parë aktive në fusha sociale. Rexhina Nano dhe më pas Xhoana Nano, gjithashtu. Edhe ju keni ndërtuar një profil të veçantë publik. A mendoni se roli i bashkëshortes së Kryeministrit ka ndryshuar ndër vite? Dhe a duhet të ndryshojë më tej?

Për bashkëshorten e Kryeministrit nuk ka rol të parashikuar në ligjet dhe rregulloret e shtetit shqiptar, përveç pranisë së saj në pak raste protokollare. Kështu ka qenë gjithnjë. Për këtë shkak, angazhimi publik i bashkëshortes si e tillë, është një zgjedhje personale. Nuk ka as traditë, as guida, as ndonjë asistencë institucionale për të. Është një zgjedhje personale që nuk mësohet po zbulohet, me përpjekje e me eksperiencë, pak nga pak dhe me shumë durim duke iu shmangur terreneve të minuara. Por kur s’ka “kopje” apo mundësi përsëritjeje modelesh të gatshme, bëhet më e natyrshme të transmetosh atë që ti je, duke u munduar mishërosh atë që ti beson dhe të kontribuosh me atë që ty të vjen ndoresh. Në këto 3 dekada e gjysëm, profili publik që bashkëshortet kanë zgjedhur dhe kanë kultivuar ka qenë i ndryshëm. E rendësishme mendoj është që profili i bashkëshortes të kryeministrit të jetë  komplementar për bashkëshortin në funksionin e tij publik pa u bërë e tepërt për njerëzit në përditshmërinë e tyre.

-Ju nuk jeni një figurë që shfaqet shpesh në media apo në rrjete sociale. Është vështirë të gjesh një foto tuajën me nipin, apo me familjen në momente intime. Pse keni zgjedhur këtë diskrecion? Është mbrojtje, filozofi, apo diçka tjetër?

Avi tashmë ka edhe një motër që quhet Rui, mbesa ime që sapo ka mbushur katër muaj. Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime. Qysh në vogëli e kam patur të fortë instiktin e moslejimit të prekjes së territorit tim të privatësisë dhe po kështu e kam respektuar këtë territor tek të tjerët. Privatësia është shije e një lloji të veçantë që të përket vetëm ty, është respekt për jetën tënde, por dhe për jetën e tjetrit, për kohën tënde dhe kohën e tjetrit. Ajo hapësirë është eskluziviteti yt.

-Zonja Brigitte Macron, me të cilën qëndruat bashkë gjatë vizitës zyrtare të çiftit Macron në Tiranë, ka thënë se “nuk dëshiron të jetë e padukshme, edhe pse nuk ka një funksion institucional”. A mendoni se bashkëshortet e liderëve politikë duhet të kenë një zë më të fortë publik?

Brigitte është grua shumë speciale dhe ndjehem me fat që rasti e ka sjellë për mua që ta takoj dhe të kem mundësi të kaloj kohë me të. Brigitte zotëron fuqinë që të jetë Zonjë e Parë në çdo mjedis ku gjendet, jo thjeshtë dhe vetëm se është Zonja e Parë e Francës por sepse është vetë Ajo. Me elegancë, kujdes, vemendje për këdo pranë saj ajo ja del mrekullisht mirë të ndajë shqetësimet e mëdha të botës dhe gëzimet e kuptimet e vogla por domethënëse të jetës. Në vizitën e saj zyrtare të para tre muajve në Shqipëri sëbashku me Presidentin Macron, Brigitte zhvilloi një bisedë me nxënësit e seksionit frankofon në shkollën e mesme “Asim Vokshi” në Tiranë dhe të disa nxënësve të tjerë të ardhur nga Korça. Aty pashë se si papritur Zonja e Parë e Francës u kthye lehtësisht në mësuesen pasionante që i fliste nxënësve për rëndësinë e përqendrimit në shkollë dhe moslejimin e problemeve të të përditshmes, sfidave emocionale dhe marrëdhënieve sentimentale që të shpërqendrojnë vëmendjen nga mësimi. Pashë se si i inkurajonte për të shkruar lirshëm mendimet, shqetësimet apo ngjarjet e ditës menjëherë pasi ato ndodhin si mënyrë e shëndetshme për të përpunuar ndjenjat dhe për të rikthyer ekuilibrin emocional. Pashë sa e vështirë u bë për nxënësit të shkëpusnin bisedën me Brigitte për letërsinë frenge dhe autorët e mëdhenj francezë. Dhe më tej pashë se si në fund u rishfaq në bisedë përsëri Zonja e Parë e Francës teksa komplimentonte e impresionuar nxënësit bashkëbisedues për nivelin e dijes dhe seriozitetin ndaj shkollës duke i krahasuar dhe me bashkëmoshatarët e tyre në Francë. Brigitte Macron është një grua e fortë dhe sfiduese që me origjinalitetin e saj të spikatur ka aftësinë të provokojë dhe të inspirojë.

Dua të ndalem në këtë grup pyetjesh të dyta tek zgjedhjet e post-zgjedhjet. Si t’u duk fitorja e PS. E prisje që do të ndodhte kështu?

Zgjedhjet parlamentare janë momenti politik më i rendësishëm i vlerësimit të punës të katër viteve dhe shprehja më e rëndësishme e besimit për katër vitet e ardhshme. Sigurisht ato janë një moment i rendësishëm për Edin, por mbeten padyshim  të tilla edhe për mua dhe fëmijët. Më vjen mirë që Edi rimorri besimin e shumicës dhe uroj që të jetë i merituar në çdo ditë të ushtrimit të mandatit.

Nga pozicioni i ekspertes së shoqërisë civile, besoj dhe ju e keni ndjekur debatin e madh që bëhet në media – (ndryshe nga Edi për shkak të natyrës së punës suaj ju lexoni dhe dëgjoni lajme) – lidhur me ndërhyrjen e kryeministrit në kompetencat e pushtetit vendor. Kërkesa on-block të dorëheqjeve të drejtorëve nëpër bashki, në një kohë që është kompetencë e kryebashkiakëve. A keni ndonjë koment për këtë?

E kam ndjekur këtë zhvillim që në fakt është i pazakontë pikërisht për atë që ju artikuloni, imponimin e autoritetit ekzekutiv qëndror tek autoriteti ekzekutiv i disa bashkive të mëdha. Nga sa është shpjeguar, ky zhvillim ka marrë shkas pikërisht nga niveli i besimit të marrë në zgjedhje dhe pritshmëria e qytetarëve për një zhvillim të ri edhe në raport me hapërsirën publike. Por mbase mosushtrimi në kohë apo siç duhet i disa prej kompetencave në fushën e juridiksionit të pushtetit vendor, në kushtet kur sfidat e qyteteve të mëdha janë bërë edhe më të mëdha, ka sjellë në rendin e ditës nevojën për një shkundje tërësore në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve. Unë nuk ka se si ti di të gjithë argumentet dhe kundërargumentet mbi këtë zhvillim. Ajo që mund të them është që performanca e pushtetit lokal është përfitim apo kosto e përditshme për qytetarin dhe cilësi e rritur apo e munguar jetese për të. Se çfarë nuk funksionon në mekanizmin zbatues, atë të kontrollit dhe llogaridhënies në bashkitë tona, nevojitet të kuptohet. Dhe për një kuptim të drejtë duhet të shprehen së pari vetë bashkitë, një serë agjencish të lidhura me to, shumë organizata të shoqërisë civile që për tri dekada kanë mbështetur bashkitë. Duhet të shprehen ministritë e linjës dhe sigurisht të zgjedhurit e qytetarëve në parlament. Nuk e di nëse e keni kërkuar opinionin e tyre, por di që asnjë prej tyre nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë funksionale dhe qytetare për problematikat lokale. Njëkohësisht na lipset të përshpejtojmë agjendën lokale të zhvillimit inteligjent që është mundësia e artë për shërbime efikase. Por a mund ta realizojnë vetë bashkitë zhvillimin inteligjent të tyre? Nisur nga konkluzionet e një studimi të para pak viteve për financat dhe cilësinë e shërbimeve në bashkitë e vendit, mund të them që përveç bashkisë së Tiranës që i kishte mundësitë për të qenë avangardë në disa aspekte, bashkitë e tjera nuk i kishin këto mundësi. Mbase kjo ka ndryshuar dhe Tirana s’është më e vetmja, por kjo nuk e ndryshon faktin që bashkitë duhen mbështetur. Natyrisht, me premisën që ato vetë të jenë të interesuara dhe vullnetmira që të ecin në këtë drejtim.

A nuk janë këta njerëz, sido që të jenë, që kanë kontribuar mjaftueshëm në fitoren e Partisë Socialiste me 83 mandate. A duhet të largoheshin kështu? Me turp?

Zyrtari publik paguhet nga ne të gjithë për t’i shërbyer publikut dhe jo aktivizmit politik e ambicjeve të partive, apo jo?! Ndërsa sipas meje, turp është të përdorësh si argument kontributin në një parti fituese, për të mos i ndenjur gatitu ligjit dhe qytetarit në funksionin tënd zyrtar apo edhe më keq, për t’i renë në qafë qytetit e komunitetit tënd, duke fjetur gjumë në krye të detyrës, duke mbyllur sytë përpara shkeljeve të ligjit.

Po e nis nga Thethi, por Rilindja Urbane 2.0 po shkakton jo pak trauma. Pikërisht në pikun e sezonit. Ndërtimet aty kanë qenë gjithmonë. Ose në këto 10 vite janë shtuar si kërpudhat nën sytë dhe vëzhgimin e çdo administratori në administratën publike. Tani turistët po ankohen për kaosin; bizneset po ankohen për punën; njerëzve po u shkaktohet panik. E keni ndjerë këtë? A ishte një masë e duhur një reformë prishjesh e menjëhershme, apo reforma duhet të vinte natyrshëm, qetë, jo kaq e dhimbshme…

Të prishësh ndërtime pa leje nuk është reformë. Është një masë apo një veprim korigjues i dhimbshëm. Ndërsa reforma është më shumë sesa një veprim dhe mund të pyesni qeverinë se çfarë ka parasysh me një fazë të dytë zbatimi të programit të rilindjes urbane. Lejimi i një ndërtimi apo aktiviteti të paligjshëm dhe mospengimi në kohë është një mëkat i dënueshëm ligjërisht për cilindo zyrtar publik që e ka kryer edhe pse fenomeni nuk mund të shpjegohet vetëm me këtë element. Dihet se taksapaguesit i paguajnë zyrtarët për të shërbyer e për të orientuar drejt qytetarin, jo për ta futur atë në kurthe duke i kërkuar rryshfet apo për t’u joshur nga ryshfeti i këtij të fundit. Por nga ana tjetër fakti që zyrtarë të tillë fatkeqësisht nuk mungojnë nuk e justifikon qytetarin që të shkelë ligjin, për më tepër kur të tjerë qytetarë më parë kanë vuajtur pasojat e paligjshmërisë së ndërtimeve të tyre. Ndërtimet pa leje janë një traumë që vazhdojmë ta vuajmë edhe pas 35 vitesh, por është detyrë e shtetit të gjejë mënyrën si ta mbyllë përfundimisht këtë kapitull.

Zonja Rama, besoj se edhe ju e keni ndjekur debatin e fundit mes Bardhës dhe Muçit, që u bë viral në rrjet si simbolikë e asaj çfarë po ndodh realisht në vend. Shumëkush e ironizoi zyrtarin e tatimeve në Sarandë dhe ndjeu keqardhje për thirrjet e Bardhës, që lutet për mbijetesë.

Ndërkohë, Adri Nurellari, në analizën e botuar në numrin e kaluar të revistës Newsbomb.al, shkruan: “Një sistem fiskal si i yni, që favorizon luksin përballë prodhimit, nuk është më një sistem konkurrues, por klientelist”. Ai nënvizon se “Big”-ët janë të privilegjuar, ndërsa “të vegjlit” si Bardha penalizohen.

Ju, si ekonomiste — e ndjeni këtë shqetësim? A ndani këtë perceptim për sistemin aktual fiskal dhe për mënyrën si trajtohen sot të vegjlit në ekonominë shqiptare? Fermeri, peshkatari, biznesmeni me tendën buzë rrugës përballë kullave të mëdha pa leje apo atyre biznesmenëve me status special si të stimuluar…

Le të pëpiqemi t’i marrim një nga një. Fillimisht, të shkëputemi për një moment nga komentet për personat konkretë dhe të ndërtojmë llogjikën e debatit midis inspektorit zyrtar dhe subjektit tregtar. Ai debat më kujtoi fëmijërinë time, kohën kur tre – katër javë të pushimeve verore, së bashku me vëllain i kalonim në Krujë, tek gjyshërit. Disa prej kushërirave të mamasë sime ishin moshatare me mua. Me to, një pjesë të kohës e kalonim duke mbledhur lule kamomili dhe lule mullage. Ndërkohë që shumë gra shkonin në malin e Krujës për të mbledhur sherebelë dhe mbanin ekonominë e tyre familjare edhe me të ardhurat nga shitja e sherbelit. Kamomilin dhe lulet e mullagës që mblidhja i hapja në oborr mbi një çarçaf dhe i thaja. Lulet e thara, në fund të pushimeve, i fusja në një qese dhe i çoja tek një pikë grumbullimi e bimëve mjeksore që ndodhej tek Xim Zeneli, emri me të cilin identifikohej ajo zonë. Aty i peshonin dhe më jepnin në këmbim paratë që më përkisnin. Ishin pak, por të mjaftueshme për të ndjerë kënaqësinë e punës dhe për të dhënë kënaqësinë e ndonjë dhurate fare simbolike për prindërit apo motrën e vogël. Nga pika e grumbullimit bimët e thara ndiqnin zinxhirin e përpunimit dhe tregtimit në tregun vendas apo eksport. Pra kushdo që mbledh bimë mjekësore në mal a fushë, peshkon në det, mbledh maré apo manaferra e veçanërisht kush prodhon vezë nga pulat në kotecin e tij, qumësht e mish nga bagëtia që zotëron mund t’i konsumojë, por nëse vendos t’i tregtojë tek të tjerë atëherë duhet të jetë i lejuar, i licensuar, i autorizuar, i kontrolluar nga shteti. Në mënyrë që konsumatori të jetë i mbrojtur. Kjo quhet siguri ushqimore dhe është një nga funksionet më të rendësishme të shtetit. Për t’iu kthyer rastit konkret, inspektori ka për detyrë të verifikojë burimin e furnizimit të produktit ushqimor që tregtohet dhe e vetmja mënyrë është nëpërmjet faturave midis subjektit furnizues, që është dhe garantuesi i cilësisë, dhe subjektit tregtues. Në rastin konkret që ju flisni, diskutimi që lidhet me sigurinë ushqimore është absolutisht më i rendësishëm se sa thjeshtë diskutimi mbi detyrimin fiskal. Dhe në diskutimin për sigurinë ushqimore ne duhet të solidarizohemi të gjithë shumë seriozisht si konsumatorë pasi lidhet me shëndetin tonë, të fëmijve dhe prindërve tanë. Për më tepër, tashmë që turizmi po kthehet në industri që do të thotë që gjatë një viti të mos jemi 2.5 milionë konsumatorë por të jemi 12.5 milionë apo edhe më shumë. Jemi të vonuar në këtë drejtim dhe nëse vijojmë kështu do të jetë me pasoja të mëdha dhe afatgjatë për individin dhe për ekonominë.

Le të vijojmë më tej me pyetjen tuaj në të cilën keni deduktuar edhe dy shqetësime kryesore.

Së pari, sistemin fiskal shqiptar e quani, po kuotoj frazat tuaja, “sistem fiskal që favorizon luksin përballë prodhimit, sistem jo konkurrues, por klientelist, sistem që privilegjon “Big”-ët, ndërsa “të vegjlit” i penalizon”.
Është një deduksion që qëndron në ekstrem dhe për sa kohë bëhet fjalë për sistemin fiskal le t’i referohemi raportit të fundit të BE për progresin e Shqipërisë dhe raportit të stafit të FMN, dy institucione që na mbikëqyrin prej fillimit të viteve ‘90. Ato konstatojnë që Shqipëria qysh prej vitit 2016 kontrollon financat publike nëpërmjet rregullit fiskal të miratuar, performanca fiskale është përmirësuar ndjeshëm, rregulli fiskal është zbatuar ndërsa politikat e kujdesshme fiskale kanë kontribuar në ulje të ndjeshme të borxhit publik. Pra, alarmi që bie në revistën tuaj për sistemin fiskal shqiptar nuk rezulton të jetë shqetësues as për BE dhe as për FMN.

Shqetësimi i dytë lidhet për trajtimin e diferencuar të subjekteve ekonomike nga administrata fiskale, po ju kuotoj përsëri “të të mëdhenjve ekonomikë me status special, ndërtues të kullave të mëdha pa leje krahasuar me të vegjlit apo fermerin, peshkatarin, biznesmenin me tendën buzë rrugës” .

Po, është shqetësim. Ekzistojnë probleme të politikave të diferencuara tatimore dhe veçanërisht problematika të administrimit tatimor. Ndaj këto raporte sugjerojnë uljen e informalitetit në përgjithësi si dhe trajtimin e kujdesshëm të tarifave të reduktuara në sektorë si ai i turizmit, të përjashtimeve tatimore për nxitjen e investimeve strategjike, të përjashtimeve tatimore për kategori të caktuara të biznesit e të tjera si këto pasi krijojnë kushte për informalitet, konkurencë të pandershme dhe korrupsion të zyrtarëve tatimorë. Presioni i vijueshëm që duhet të ushtrojmë të gjithë mbi shtetin, vetë bizneset në rradhë të parë, për ta sjellë në shina korrekte të përditshmen e tij me qytetarin dhe biznesin është i domosdoshëm. Vetëm kështu do të mundim të kemi ekonomi të shëndetshme, klimë motivuese investimesh, paqe e drejtësi sociale. Për më tepër, vetëm kështu ajo çfarë i mësojmë e kërkojmë fëmijëve në shkollë do të jetë ajo që fëmijët dëgjojnë e mësojnë në shtëpi.

Vizitat e nivelit të lartë, samitet në Tiranë, dy vizita të Presidentit Macron, ardhja e pritur e Presidentit Trump për samitin e NATO-s… Po jetojmë një moment të artë për Shqipërinë në planin ndërkombëtar. Sipas jush, kjo ndodh për shkak të rrethanave, lidershipit, apo sepse kemi punuar vërtet shumë mirë si shtet?

Po, është e vërtetë që vitet e fundit janë vite shumë të mira për Shqipërinë. Vite që kanë çliruar frikërat dhe kanë zbehur komplekset e Shqiptarëve këtu dhe anembanë botës duke bërë të ndjehemi të gjithë mirë. Nuk ka dyshim besoj që merita i takon vizionit të qartë të Edit, lidershipit inspirues, inkurajues, insistues e transformues të tij, punës së jashtëzakonshme të shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë të jetueshme, të vizitueshme, të reklamueshme si dhe me kapacitetet  e nevojshme për të pritur e organizuar me dinjitet aktivitete ndërkombëtare që do të kulmojnë në vitin 2027 kur do të presim samitin e NATO-s.

Nëse kemi punuar kaq mirë, atëherë pse po ikin shqiptarët nga Shqipëria?

Besoj se arsyet e emigrimit nuk janë vetëm ekonomike. Janë të ndërlidhura me faktorë të tjerë kulturorë, socialë, komunitarë dhe gjinorë – me fjalë të tjera, edhe me faktorë psiko-socialë. Përmirësimi i të ardhurave është një përpjekje individuale, ndërsa trajtimi i gjithçkaje që lidhet me trashëgiminë kulturore, sociale dhe komunitare, si dhe me marrëdhëniet njerëzore, kërkon punë si me veten, ashtu edhe me të tjerët.

Individi përballet ende me presionin e familjes, të afërmve, të komunitetit – dhe padyshim, ndikimi i rrjeteve sociale sot është i madh. Ekziston gjithashtu presioni nga lajmet apo nga retorika e ashpër politike. Çlirimi i individit nga ky presion mbetet një mision i rëndësishëm për familjen, shkollën, median, institucionet dhe shoqërinë civile.

Na nevojitet gjithashtu të ndërtojmë një bisedë më kuptimplotë dhe të sinqertë me të rinjtë. Duhet t’i dëgjojmë ata dhe t’i mbështesim. Ndërtimi i dialogut me ta është me rëndësi të madhe për të ardhmen.

-Kjo ulja e Edit në gjunjë përballë kryeministres Giorgia Meloni nuk ka ndodhur veç një herë. Ka marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare. Si e keni perceptuar ju vetë si bashkëshortja e Edit?

Bëhet fjalë për të njëjtin Edi që shkon në takimin me Presidentin Macron apo në takime të tjera të rëndësishme me atlete të bardha apo Edin që në një rast bënte dirigjentin e liderave të vendeve të BE përpara se aparati fotografik të shkrepte foton familjare diku në Bruksel apo Edin që nuk nguron të marrë tabakanë e të bëjë kamerierin për të ftuarit e tij në fund të një aktiviteti kulturor në COD. Edi është atipik dhe atipizmi i tij nuk ka se si të mos marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare të cilat jetojnë me lajmin. Mua vetë, artistikisht, më ka pëlqyer kur kam parë Edin më të shkurtër se Giorgia Meloni.

Ne që jemi në media e ndjejmë shpesh dhunën ndaj grave. Shumë thonë se vjen si pasojë e kulturës, mosarsimimit, shoqërisë patriarkale që kemi trashëguar me breza. Cilat janë sipas jush sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot gruaja në Shqipëri?

Të gjitha këto që thatë ju duke shtuar dhe varësinë ende të lartë ekonomike të gruas dhe përplasjen midis brezave, veçanërisht në komunitetet e periferisë urbane dhe atyre rurale.

A ka një grua të veçantë – shqiptare apo ndërkombëtare – që ju ka inspiruar thellësisht? Që duhet të jetë një model?

Ndërsa po flasim, kam tri mikesha që janë në betejë me kancerin. Kushërira ime studente gjendet në këtë betejë gjithashtu. Kam edhe mikesha që janë nën presion të madh jetësor për shkak të rrethanave të pafat të jetës. Dhe ka shumë e shumë të tjera në kushte të ngjashme anembanë Shqipërisë. Forca, kurajo, aftësia për të mobilizuar më të mirën e tyre dhe për të shpëtuar ndjenjat dhe jetën e të tjerëve përreth tyre është sublime dhe e admirueshme. Sublim dhe i admirueshëm është përkushtimi i palodhshëm i nënës sime ndaj babait dhe ndaj nesh, dhe i admirueshëm është babai im për dinjitetin me të cilin jeton problemet e shëndetit. I admiroj ata dhe shumë të tjerë që çdo ditë i përkushtohen fëmijëve me nevoja të veçanta, që kujdesen për të moshuarit, që vënë veten pas për të tjerët. Ata mbeten modeli dhe inspirimi im i përditshëm.

Hillary Clinton shpesh theksonte se gratë nuk duhet të zgjedhin mes ambicies dhe familjes. A e ndjeni ende këtë presion në shoqërinë shqiptare?

Po, patjetër që e ndjej. Po aq sa e shoh që ka gjithnjë dhe më shumë vajza e gra që sot gjenden në një ekuilibër të arësyeshëm të karierës, familjes dhe jetës.

Nëse do të ishit e lirë të lanconit një projekt në vend, totalisht juaji personal, cili do të ishte? Ku do të fokusoheshit? Ose një mision tuajin, larg politikës…

Arsimi. Më intrigon shumë arsimi, si përfituesi dhe njëkohësisht i sfiduari më i madh në epokën që po jetojmë.

The post Intervista e plotë e Linda Ramës: Liria është pushteti im! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

TIRANË, 18 gusht/ATSH/- Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët në jug të vendit.

Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve, ky shtatëmujor ka shënuar rritje me 20% më shumë, me një numër rekord pasagjerësh prej 345.476.

“Vitin e kaluar ishin 295 mijë” , thotë Hatixhe Ismaili, përgjegjëse e përpunimit të anijeve në Portin e Sarandës.

Gjatë gushtit numri i udhëtarëve shkon në 7.300 në ditë, por ky fluks i lartë udhëtarësh e vë portin përballë sfidave të mëdha këtë sezon veror.

Gjatë këtyre muajve janë 9 tragete që punojnë dhe në dispozicion janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje.

“Zakonisht grumbullohen të gjithë për t’u larguar nga Porti i Sarandës paradite. Ora 10:00 është fluksi maksimal i njerëzve të cilët përpunohen në terminal. Mund të arrijnë deri në 1 mijë veta, që nisen dhe mbërrijnë nga Korfuzi”, shprehet Ismaili.

Saranda po kthehet çdo vit e më shumë në një nga destinacionet më të kërkuara për pushime verore, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mijëra turistë të huaj. /rtsh/

The post Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelenski në Uashington i shoqëruar nga partnerët evropianë

UASHINGTON, 18 gusht/ATSH/- Presidenti ukrainas Zelenski nuk do të takohet me presidentin Trump vetëm, por i shoqëruar nga disa partnerë evropianë. Para nisjes për në Uashington ata zhvilluan një takim koordinues.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte udhëtojnë sot (18.08.) për në Uashington së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëtimi do të shërbejë “për të shkëmbyer informacione” me Trump pas takimit të tij me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin në Alaskë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius. Temat e bisedimeve përfshijnë “garanci sigurie për Ukrainën, çështje territoriale dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”.

Partnerët evropianë duan edhe që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim në takimin midis Trumpit dhe Zelenskit, sikurse ndodhi në muajin shkurt, kur ata të dy patën një debat në Zyrën Ovale para kamerave që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Zelenski: Garancitë për sigurinë janë thelbësore

Garancitë për sigurinë sipas modelit të NATO-s janë thelbësore për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili të dielën zhvilloi në Bruksel konsultime me partnerët e tij evropianë. Garancia duhet të funksionojë sikurse parashikon neni 5 i traktatit të NATO-s. Sipas tij vendet anëtare mund të mbështesin vendet e tjera aletate në rast të një sulmi dhe sulmi ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithë vendeve anëtare të NATO-s.

Von der Leyen e nënvizoi këtë qëllim dhe theksoi se SHBA-ja është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë. “Ne e përshëndesim gatishmërinë e Presidentit Trump për të kontribuar për garanci sigurie për Ukrainën të ngjashme me Nenin 5”, tha politikania gjermane. “Koalicioni i të vullnetshmëve” dhe BE-ja, janë të gatshme të kontribuojnë.

SHBA: Rusia dakord me garancitë për sigurinë

Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, Rusia i pranon garanci të tilla sigurie. Por pranimi i Ukrainës në NATO është për Putinin një çështje që nuk mund të diskutohet, tha Witkoff për CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’u angazhuar për një marrëveshje paqeje dhe për të mos pushtuar territore të tjera në Ukrainë. Witkoff tha gjithashtu për Fox News se Rusia nuk duhet të cënojë asnjë kufi evropian.

Nga ana tjetër sipas disa mediave presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku – përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkon që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t’i kalojnë Rusisë. /DW/

The post Zelenski në Uashington i shoqëruar nga partnerët evropianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Fushë-Arrëz, Vengu vlerëson bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën e Fushë-Arrëzit ku edhe gjatë ditês së sotme është ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Vengu deklaron se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.
Ministri ka vlerësuar bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, thekson ministri Vengu.

The post Zjarret në Fushë-Arrëz, Vengu vlerëson bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon pamje nga Bjeshkët e Dobërdolit, destinacion i veçantë në Tropojë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/- Tropoja dhe Alpet e saj kanë njohur rritje të vazhdueshme të vizitorëve dhe turistëve duke e zgjedhur si një destinacion të veçantë të turizmit malor.

Një prej destinacioneve është edhe Bjeshka e Dobërdolit e vendosur në lartësitë e maleve të Tropojës 2200 m mbi nivelin e detit, në pjesën e sipërme të luginës se Gashit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga lugina e bjeshkëve të Dobërdolit, e rrethuar nga gjelbërimi dhe me kuajt që enden të lirë mes kësaj bukurie natyrore alpine.

Në pjesën e sipërme të luginës gjenden disa liqene akullnajore, më i madhi prej të cilëve është liqeni i Dashit në një lartësi prej 2175 m. Ky është edhe një ndër liqenet akullnajore më të mëdhenj të Alpeve tona.

Këto bjeshkë janë të rrethuara me shumë male me mbi 2000 m lartësi me shkëmbinj me moshë gjeologjike nga më të vjetrit në Shqipëri.

Prej muajsh ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës nga Tropoja e Vjetër deri në Bjeshkën e Dobërdolit.

Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që eksplorojnë bjeshkët madhështore dhe natyrën e paprekur të kësaj treve.

The post Rama publikon pamje nga Bjeshkët e Dobërdolit, destinacion i veçantë në Tropojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKZM: Parku Natyror “Syri i Kaltër” tashmë i hapur për t’u vizituar dhe i sigurt për të gjithë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaroi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur për t’u vizituar nga turistët dhe i sigurt për të gjithë.

AKZM apelon që të tregohet kujdes dhe vigjilencë si dhe të njoftohen strukturat shtetërore ndaj çdo situate.

Punonjës të AKZM zhvilluan një ditë më parë një inspektim në terren mbi situatën në Parkun Natyror “Syri i Kaltër”. Në vlerësimin paraprak rezulton 30.66 ha e sipërfaqes së përshkruar apo të djegur brenda parkut.

AKZM së bashku me stafin e AdZM Vlorë dhe struktura shtetërore janë angazhuar plotësisht për të rikthyer sigurinë tek komuniteti, subjektet në zonë dhe vizitorët e shumtë të parkut natyror.

“Analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është një nga masat e nevojshme për fazën e rimëkëmbjes. Solidarizimi, bashkimi i përpjekjeve, rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale, janë parimet që na udhëheqin në këtë fazë të rimëkëmbjes”, thekson AKZM.

Vatra e zjarrit e nisur në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam kaloi në fshatin Pecë e cila ishte shumë pranë Syrit të Kaltër, por falë angazhimit të pandërprerë të strukturave shtetërore u bë i mundur shuarja e flakëve duke parandaluar përhapjen në këtë monument natyror të mbrojtur.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur mbrëmë se në këtë Park vijoi puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren u angazhuar 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje për shuarjen e zjarrit ishte edhe avioni italian “Canadair”.

The post AKZM: Parku Natyror “Syri i Kaltër” tashmë i hapur për t’u vizituar dhe i sigurt për të gjithë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia: 137 zjarrvënës të identifikuar në tre muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

TIRANË, 14 gusht/ATSH Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori, kryesisht në disa bashki në jug të vendit. Më të prekurat nga këto zjarre kanë qenë fshatra të bashkive Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Policia e Shtetit deklaroi sot se strukturat e saj në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.

Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

“Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse. Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”, apelon Policia e Shtetit.

The post Policia: 137 zjarrvënës të identifikuar në tre muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

TIRANË, 14 gusht/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se edhe sot gatishëmria do të jetë e lartë, por thekson se situata është e përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

“Një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast”, nënvizon Kreu i Ekzekutivit.

Rama ka reaguar lidhur edhe me reagimet ndaj kësaj situate duke shtuar se “krehin veten para pasqyrave mediatike”.

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi”, shprehet kryeministri Rama.

The post Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Në njoftimin për mediet, AKVMB ka publikuar të dhënat e deritanishme pas situatës së zjarreve që përfshiu këto tre bashki.

Në fshatrat Tremul dhe Aliko të Njësisë Administrative Aliko në Bashkinë  Finiq janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në Njësinë Administrative Dhivër, po në këtë bashki janë dëmtuar kullota dhe ullishte. Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në fshatin Sirakat, Njësia Administrative Mesopotam është konstatuar djegia e një stalle me 4 viça të ngordhur, si dhe djegia e dy parqeve me bletë, përkatësisht me 140 dhe 57 zgjoje.

AKVMB deklaron më tej se në Bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren. Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh. Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve. Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

Për ndihmë ose raportim, qytetarëve u kërkohet të kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 33 66.

The post Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 600 zjarre të raportuara javën e fundit në Kosovë, nëntë vatra aktive

PRISHTINË, 13 gusht/ATSH/- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME) ka njoftuar të mërkurën se gjatë javës së fundit janë raportuar 633 zjarre në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa aktualisht nëntë vatra janë aktive.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se deri më sot janë arrestuar 23 persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Në një konferencë për media, drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se falë ndërhyrjes profesionale nga ekipet e tjera ndihmuese, përfshirë edhe KFOR-in, zjarret kanë arritur të lokalizohen.

Metaj tha se gjendja është e stabilizuar, por e brishtë për shkak të temperaturave të larta dhe zjarrvënieve të qëllimshme.

Drejtori i AME-së theksoi se sfidë mbetet ndërgjegjësimi i qytetarëve, prandaj çdo neglizhencë do të pasohet me dënime ligjore.

“Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre. Falë ndërhyrjes profesionale të zjarrfikësve, por edhe asistencë nga Policia e Kosovës dhe qytetarët, zjarret kanë arritur të lokalizohen. Kemi pasur ndërhyrje edhe të KFOR në Kçiq të Vogël dhe në Kamenicë. Momentalisht kemi nëntë vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht. Gjendja aktuale në vend është stabile, por e brishtë për shkak të temperaturave, thatësirave dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Ndalohen të gjitha format e ndezjes së zjarreve në hapësira të hapurave të vendit çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë tek qytetarët për kujdes maksimal dhe te angazhohen dhe të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve”, tha Metaj.

Ndërsa, drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi bëri të ditur se Policia ka arrestuar 23 persona dhe ka inciuar 193 raste që lidhen me zjarrvënie të qëllimshme duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Ai kërkoi nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të ketë një bashkëpunim me institucionet për të parandaluar rrezikun./KosovaPress/

The post Mbi 600 zjarre të raportuara javën e fundit në Kosovë, nëntë vatra aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

TIRANË, 12 gusht/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë që po shndërrohet në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.

Rikonstruksioni total i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura është investim i qeverisë shqiptare, dhe do të ruajë dhe evidentojë vlerat e projektit të prof. Enver Fajës.

Rama shprehet se “dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota”.

Investimi përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

Një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët.

Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2.

The post Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulime të rëndësishme etruske në Itali

ROMË, 11 gusht/ATSH/- Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e gjetura mundësojnë të nxirren përfundime rreth ritualesh që datojnë më shumë se 2,500 vjet më parë.

Sipas njoftimeve të mediave italiane këtë javë në periferi të qytetit të Orvietos  u zbuluan dy koka deshësh prej guri të ruajtura mirë, një kokë luani, altarë të mëdhenj dhe një rrugë e gjerë procesioni.

Në kulmin e epokës etruske 

Vendi i shenjtë i federatës së qytetit etrusk pranë Orvietos, i cili ka përmasa të mëdha, u zbulua në fillim të viteve 2000 gjatë gërmimeve të udhëhequra nga arkeologia Simonetta Stopponi.

Që nga ajo kohë gërmimet kanë vazhduar. Mendohet se ky vend i shenjtë është ndërtuar në kulmin e epokës etruske në shekullin e 6-të para Erës sonë.

Asimilimi nga romakët

Etruskët u vendosën në Italinë qendrore nga shekulli i 9-të deri në shekullin e parë para Erës sonë. Origjina e tyre është ende e paqartë dhe gjuha dhe feja e tyre janë studiuar vetëm pjesërisht.

Periudha nga shekulli VII deri nё shekullin V para Krishtit ishte epoka e lulёzimit tё etruskёve. Historiani i antikitetit Dionisi i Halikarnasos i admironte ata si “mё tё hershmit dhe krejt tё ndryshёm nga popujt e tjerё”.

Studiuesit edhe sot e kёsaj dite debatojnё pёr prejardhjen e etruskёve. Shumica mbron tezёn, se ata e kanё prejardhjen nga Azia e Vogёl (nё Turqinё e sotme) prej nga kanё emigruar. Tё tjerё i konsiderojnё si njё fis tё ngulitur prej kohёsh nё territorin e sotёm tё Italisё, i cili ishte zhvilluar me kalimin e kohёs. Megjithatё analizat e ADN-sё sё popullsisё nё Toskanё mbёshtesin tezёn e parё.

Etruskët u mundën nga romakët, të cilët e asimiluan popullin etrusk dhe kulturën e tyre derisa sa ata u zhdukën si grup i pavarur etnik gjatë Republikës Romake. /DW/

The post Zbulime të rëndësishme etruske në Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar zjarrëfikës nga gjashtë bashki dhe 60 trupa të FA-së

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes deklaroin se “në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vijon aktive një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte”.

Në një deklaratê për mediet mbrëmjen e sotme, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se “flakët kanë kaluar mbi ujësjellësin dhe janë afruar pranë një grupi banesash si dhe pranë Azilit të të Moshuarve në qytet”.

“Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është shuar. Forcat operacionale vijojnë punën me intensitet për ta vendosur nën kontroll”, thuhet në njoftimin për shtyp.

The post Zjarri në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar zjarrëfikës nga gjashtë bashki dhe 60 trupa të FA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌