Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Robotët tani edhe vallëzojnë

20 August 2025 at 07:20

Kompania kineze e robotikës, LimX Dynamics prezantoi robotin humanoid, të quajtur Limx Oli, i cili performoi një koncert të paprecedent vallëzimi në grup.

Disa robotë dolën përpara audiencës dhe më pas kjo grupi bashkoi elemente robotike me artin skenik përmes një valleje kolektive. Ata demonstruan edhe disa lëvizje elegante në stil baleti.

LimX Oli është dëshmi e avancimit të firmës LimX Dynamics në fushën e robotikës humanoide. Përmes kanalit të vet në YouTube, kompania konfirmoi se Oli performoi live përpara një audience më të gjerë gjatë konferencës World Robotic Conference 2025.

Roboti u prezantua zyrtarisht më 30 korrik, kur LimX Dynamics e bëri debutimin e tij si një robot humanoid me qëllime të shumta.

Oli është projektuar për kërkuesit e inteligjencës artificiale, inxhinierët e robotikës dhe integratorët e sistemeve. Është i disponueshëm në tre versione: Lite, EDU dhe Super, me çmime që fillojnë nga 21 800 dollarë e më lart.

Sistemi është ndërtuar me dizajn modular hardware dhe software, që u lejon përdoruesve të ndryshojnë duart e robotit me pajisje të ndryshme – përfshirë duar standarde, kapëse precize ose duar të lëvizshme. Kjo fleksibilitet e bën makinën të përshtatur dhe për detyra industriale, si edhe për përdorime eksperimentale.

SDK-ja (paketa për zhvillues) e ofruar ofron kontroll të plotë mbi nyjet, të dhënat nga sensorët dhe menaxhimin e punëve, e cila mundëson përdorimin e Olit si platformë testimi për hulumtime në robotikë apo si sistem në mjedise pune si depot ose linjat prodhuese.

Roboti është i gjatë 1,65 metra dhe ka 31 shkallë lëvizshmërie; është dizajnuar të tejkalojë kufizimet e robotëve me bazë rrotulluese dhe të demostrojë lëvizje komplekse dhe manipulim. Përmbledhur, Oli përfaqëson një platformë fleksibël që mund të menaxhojë lëvizje dinamike dhe manipulim objektesh, duke kombinuar përdorimin praktik industrial me lëvizje njerëzore e kreative. /Telegrafi/

The post Robotët tani edhe vallëzojnë appeared first on Telegrafi.

Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret

19 August 2025 at 23:54

Tymi i dendur që përhapet nga zjarret në pyje është shumë më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sesa është besuar deri më tani, ka zbuluar një studim i ri.

Kërkimi tregon se numri i vdekjeve të shkaktuara nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta të tymit është nënvlerësuar prej 93 për qind, shkruan theguardian.

Studiuesit kanë llogaritur se në Evropë, gjatë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2022, mesatarisht 535 persona në vit kanë vdekur për shkak të thithjes së grimcave toksike PM2.5 të lëshuara gjatë zjarreve.

Për krahasim, metodat standarde, të cilat supozonin se grimcat nga zjarret ishin po aq të dëmshme sa ato nga burime të tjera si trafiku, parashikonin vetëm 38 vdekje në vit.

Ky studim vjen në një kohë kur zjarret po përfshijnë Evropën Jugore. Të dhënat më të fundit të sistemit të monitorimit të zjarreve të BE-së tregojnë se deri më tani, në vitin 2025, janë djegur një rekord prej 895 mijë hektarësh.

Si rezultat, në atmosferë është lëshuar më shumë se dyfishi i sasisë së grimcave PM2.5 krahasuar me mesataren për këtë periudhë të vitit gjatë dy dekadave të fundit.

“Më parë, njerëzit supozonin të njëjtën toksicitet për grimcat nga zjarret pyjore dhe për të gjitha grimcat e tjera”, shpjegoi profesoresha Cathryn Tonne, epidemiologe mjedisore në Institutin e Shëndetit Global në Barcelonë (ISGlobal) dhe bashkautore e studimit.

“Studimi ynë tregon prova që, edhe pse ndodh më rrallë, ndikimi në shëndet për të njëjtën sasi grimcash është më i fortë në rastin e grimcave nga zjarret pyjore”, shtoi ajo.

Ajri i ndotur përbën një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut, dhe zjarret në pyje kontribuojnë ndjeshëm në këtë problem. Një studim i mëparshëm ka vlerësuar se deri në 1.53 milionë vdekje në vit në mbarë botën lidhen me ekspozimin afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit nga zjarret pyjore.

Rrezik i shtuar për vdekje

Studiuesit nga ISGlobal janë fokusuar në efektet afatshkurtra të ekspozimit ndaj tymit, duke analizuar të dhëna ditore mbi vdekshmërinë në 32 vende evropiane dhe duke i krahasuar ato me nivelet e ndotjes nga grimcat PM2.5 për periudhën 2004–2022.

Duke përdorur modele që marrin parasysh vonesën e pritur të rasteve të vdekjes, ata zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të zjarreve në pyje rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes gjatë javës në vijim.

Për çdo mikrogram shtesë të grimcave PM2.5 për metër kub ajër, vdekshmëria totale është rritur me 0.7 për qind, vdekshmëria nga sëmundjet respiratore me 1 për qind dhe ajo nga sëmundjet kardiovaskulare me 0.9 për qind.

“Rezultatet janë shqetësuese, duke pasur parasysh se zjarret në pyje dhe ngjarjet e tjera ekstreme po shtohen në mënyrë eksponenciale për shkak të ndryshimeve klimatike”, komentoi profesori, Antonio Gasparrini, epidemiolog mjedisor nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim.

Rreziku që përhapet përtej flakëve

Në javët e fundit, zjarret shkatërruese të nxitura nga valët e të nxehtit kanë shkaktuar disa viktima në të gjithë Evropën Jugore dhe Ballkan. Megjithatë, vdekjet e shkaktuara nga tymi toksik ka gjasa të kalojnë pa u vënë re.

“Tymi mund të ndikojë në popullata që ndodhen larg zjarreve. Kështu, shumë më tepër njerëz do të ekspozohen ndaj tymit sesa ndaj kërcënimit të drejtpërdrejtë nga flakët”, tha ai.

Një studim i mëparshëm tregoi se ndotja toksike nga zjarret pyjore hyn në shtëpitë e mbi një miliard njerëzve çdo vit.

U arrit në përfundimin se pastruesit e ajrit janë një zgjidhje efektive, por e kushtueshme, për ndotjen e ajrit në ambientet e mbyllura.

Problem evropian, jo vetëm mesdhetar

Rreziku nga zjarret rritet ndërsa emetimet e gazeve serrë ngrohin planetin dhe thajnë vegjetacionin.

Këtë vit është prekur veçanërisht gadishulli Iberik, ku Spanja dhe Portugalia raportojnë sipërfaqet më të mëdha të djegura në Evropë.

Profesori Victor Resco de Dios, inxhinier pyjor nga Universiteti i Lleidas, paralajmëron se brezi i zjarreve do të zhvendoset drejt veriut në vitet dhe dekadat në vijim.

“Ajo që po shohim tani do të ndodhë, herët a vonë, edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore, ku gjithashtu kemi parë përkeqësim të problemit me zjarret”, tha ai.

“Ky nuk është një problem mesdhetar, por evropian”, përfundoi Dios. /Telegrafi/

The post Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret appeared first on Telegrafi.

E kishte përballë, por Trump nuk e njeh Alexander Stubb: Cili është presidenti finlandez, ai është këtu diku?

19 August 2025 at 23:25

Presidenti amerikan, Donald Trump ka takuar gjatë ditës së djeshme liderët evropianë në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte presidenti finlandez, i cili iu bashkua takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump duket se u hutua për një moment kur kërkoi presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, i cili ishte ulur direkt përballë tij.

Ai u shpreh “president Stubb i Finlandës, ai është dikush që… ku është ai?”

Presidenti Stubb iu përgjigj qetësisht “unë jam këtu”.

Trump nuk ngurroi të vlerësonte shëndetin dhe punën e tij, duke shtuar se “Oh! Dukesh më mirë se kurrë që të kam parë! Ke bërë një punë të shkëlqyer!”

Ndryshe, Trump takoi liderët evropianë pasi paraprakisht, gjegjësisht të premten u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, ku temë e diskutimit ishte përfundimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

⚡Trump lost track of the President of Finland sitting right across from him

Trump: “President Stubb of Finland, he’s somebody that… where is he?”

Stubb: “I’m right here.”

Trump: “Oh! You look better than I’ve ever seen you look! You’ve done a great job!” pic.twitter.com/nQunafPeAK

— NEXTA (@nexta_tv) August 18, 2025

The post E kishte përballë, por Trump nuk e njeh Alexander Stubb: Cili është presidenti finlandez, ai është këtu diku? appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Tragjedi në Afganistan – mbi 70 viktima në një aksident të rëndë trafiku

19 August 2025 at 22:58

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë rrugor në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një autobus që transportonte migrantë të dëbuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu automjetin.

Sipas zëdhënësit të qeverisë provinciale, Ahmadullah Mutaki, përplasja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të rrugës që lidh Heratin me Kabulin.

Autobusi, i mbushur me migrantë të rikthyer në vend, ka devijuar nga rruga kryesore për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e shoferit. Ai është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas zjarr të fuqishëm.

🚨🇦🇫 DEADLY BUS CRASH IN AFGHANISTAN KILLS AT LEAST 71

A bus carrying deported migrants caught fire after colliding with a truck and motorcycle in Herat province.

At least 71 people are confirmed dead.

Source: AZintel pic.twitter.com/6IfCOMz47v

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 19, 2025

Autoritetet konfirmojnë se 71 persona kanë humbur jetën në vend, përfshirë 17 fëmijë. Disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës. Shumica e viktimave ishin persona që po ktheheshin në Kabul pas dëbimit nga vendet fqinje.

Policia lokale ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke thënë se “shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e drejtuesit të autobusit ishin shkaqet kryesore të aksidentit”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të rënda – autobusi i djegur thuajse plotësisht, trupat e pajetë të viktimave dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe për të shpëtuar ata që mund të kenë mbijetuar.

Ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit. Infrastrukturat rrugore të amortizuara, mungesa e kontrollit të mjeteve të transportit dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit janë faktorë që vazhdojnë të kontribuojnë në numrin e lartë të aksidenteve në këtë vend.

Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie në Herat dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie. /Telegrafi/

The post Tragjedi në Afganistan – mbi 70 viktima në një aksident të rëndë trafiku appeared first on Telegrafi.

Lirohet gabimisht një i burgosur në Teksas – tani po kërkohet anembanë shtetit amerikan

19 August 2025 at 22:39

Policia në Teksas ka nisur kërkimin për Troy Dugasin (36 vjeç), i cili gabimisht u lirua nga burgu edhe pse duhej të vuante një dënim pesëvjeçar.

Zyra e sherifit të qarkut Harris konfirmoi se Dugas u lirua pasdite dhe publikoi një fotografi të tij, raporton nbcnews.

Sipas zyrës së sherifit, Dugas duhej të fillonte vuajtjen e dënimit pesëvjeçar për sulm ndaj një anëtari të familjes, plus një dënim shtesë dyvjeçar për shmangie nga arrestimi. Të dyja incidentet për të cilat u dënua kanë ndodhur në qarqe afër Houstonit.

Autoritetet shpjeguan se Dugas ishte në burgun e qarkut Harris që nga 14 gushti për akuza të tjera lokale, të cilat më pas u hedhën poshtë, duke çuar në lirimin e tij.

“Do të kryhet një hetim i thellë për të përcaktuar rrethanat që çuan në lirimin e gabuar të Dugasit nga burgu”, thuhet në njoftim.

“Indikacionet paraprake tregojnë se stafi i burgut nuk dokumentoi siç duhet dënimin shtetëror në dosjen e tij, gjë që çoi në supozimin e gabuar se Dugas plotësonte kushtet për lirimin pasi akuzat e qarkut Harris kundër tij u hodhën poshtë”, thuhet më tutje.

Zyra e sherifit nuk ka dhënë ende përgjigje për kërkesat për informacione shtesë. Ata kanë publikuar përshkrimin e Dugasit: është 185 cm i gjatë, peshon 97 kg dhe ka një tatuazh në qafë.

Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që nëse e shohin apo kanë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë menjëherë numrin emergjent 911. /Telegrafi/

The post Lirohet gabimisht një i burgosur në Teksas – tani po kërkohet anembanë shtetit amerikan appeared first on Telegrafi.

SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake

19 August 2025 at 22:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se trupat amerikane nuk do të jenë pjesë e forcave ndërkombëtare që do të garantonin sigurinë e Ukrainës në planin e propozuar për paqe, që synon t’i japë fund luftës në këtë vend.

Edhe pse e kishte përmendur vetë këtë ide gjatë takimeve të djeshme në Shtëpinë e Bardhë, Trump, vetëm një ditë më pas, e mohoi prerazi mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Ukrainë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, përsëriti sot se lideri amerikan e ka “përjashtuar përfundimisht” dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e çfarëdo garancie sigurie për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë, por nuk përjashtoi opsione të tjera ushtarake, përfshirë ato ajrore, raporton cnn.

White House:

US troops will not be on the ground in Ukraine. But we can certainly help in coordination and perhaps provide other means of security guarantees. pic.twitter.com/55STP3JMmJ

— Clash Report (@clashreport) August 19, 2025

“Është një mundësi dhe një opsion. Sigurisht që nuk do të përjashtoj asgjë sa i përket opsioneve ushtarake që presidenti ka në dispozicion. Do ta lë atë të flasë për këtë. Por mund t’ju them se ai ka përjashtuar përfundimisht vendosjen e trupave në terren”, tha Leavitt gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse SHBA mund të ofrojë mbështetje ajrore si formë sigurie për Ukrainën.

Roli i SHBA-së në garantimin e sigurisë për Ukrainën ishte në qendër të bisedimeve të djeshme mes Trumpit, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë.

Udhëheqësit e huaj kërkuan informacion mbi burimet që Trump do të vinte në dispozicion për të siguruar që, pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje, Rusia të mos arrijë të rikuperohet dhe të nisë sërish ofensiva për të marrë territore të reja në Ukrainë. /Telegrafi/

The post SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake appeared first on Telegrafi.

Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit

19 August 2025 at 20:42

Më 18 gusht, një tribunal ushtarak në Zelandën e Re dënoi një ushtar, i cili nuk u identifikua për publikun, për përpjekje për të spiunuar në favor të një vendi të huaj. Ky është rasti i parë i njohur i një spiunazhi të tillë brenda forcave të armatosura të këtij vendi.

Sipas hetimeve, ushtari në fjalë kishte ofruar informacione të klasifikuara, duke përfshirë hartat dhe planet e bazës ushtarake ku shërbente, për një shtet të paidentifikuar.

Ai u përpoq të jepte këto të dhëna të ndjeshme jashtë vendit, duke e vendosur sigurinë kombëtare në rrezik, raporton theguardian.

Një agjent i kundërzbulimit, i cili po punonte nën mbulim, hyri në kontakt me ushtarin duke u paraqitur si një blerës i rremë dhe duke marrë informacionet që ushtari po përpiqej t’i shiste. Ky bashkëpunim i fshehtë çoi në arrestimin dhe më pas gjykimin e ushtarit.

Gjatë procesit, ushtari pranoi fajësinë për akuzat që i ngarkoheshin, duke marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tij. Tani, gjykata ushtarake është duke shqyrtuar rrethanat e rastit dhe do të vendosë dënimin që i takon sipas ligjit ushtarak.

Ndryshe, ky rast është një goditje serioze për sigurinë kombëtare të Zelandës së Re dhe pasqyron rëndësinë e monitorimit dhe kundërzbulimit në mbrojtjen e interesave të vendit. /Telegrafi/

The post Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit appeared first on Telegrafi.

Turqia krijon aplikacionin e vet të rrjeteve sociale – Next Sosyal

19 August 2025 at 20:08

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka publikuar postimin e tij të parë në aplikacionin turk për rrjete sociale, Next Sosyal.

Ai ka cituar një varg nga poezia e Erdem Bayazitit “;ulja ka çelur mes mureve prej betoni”.

Postimi i tij përfshinte edhe hashtagun “Po fillojmë” së bashku me emoji të flamurit turk, tokës dhe raketës.

Ky aplikacion u ofron përdoruesve përditësime për teknologjinë, stilin e jetesës dhe ngjarjet aktuale, dhe përmban një model të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga fondacioni T3 në bashkëpunim me kompaninë turke të mbrojtjes Baykar.

Platforma tashmë ka kaluar një milion përdorues.

E prezantuar më 23 korrik, aplikacioni u lejon përdoruesve të ndajnë tekste, foto, video dhe sondazhe, ndërsa ofron përmbajtje kronologjike pa reklama, pa censurë dhe pa algoritme. Ajo gjithashtu mbështet ndërveprim shumëgjuhësh dhe përgjigje të shpejta.

Next Sosyal ofron mundësi të veçanta për Turqinë, duke i lejuar përdoruesit e të gjitha moshave të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre në një platformë të lirë nga ndikimi, manipulimi, dezinformimi dhe fyerjet. /Telegrafi/

The post Turqia krijon aplikacionin e vet të rrjeteve sociale – Next Sosyal appeared first on Telegrafi.

Pronari i kësaj shtëpie të famshme në Kinë, më në fund pranon të largohet – por, nuk do të kompensohet asnjë qindarkë

19 August 2025 at 18:41

“Syri i Jinxi”, shtëpia më e famshme në provincën Jianxi të Kinës, u braktis së fundmi nga pronari i saj, i cili nuk mundi të përballojë zhurmën e veturave që kalonin pranë shtëpisë.

“Syri i Jinxi-t” u bë lajm në Kinë, kur u inaugurua një autostradë e ndërtuar rreth saj. Ashtu si pronarë të tjerë të shtëpive në gjithë vendin aziatik, Huang Ping (emër pseudonim) refuzoi ofertën e qeverisë rajonale për blerjen e pronës dhe vendosi të qëndrojë i palëkundur edhe kur të gjithë të tjerët në zonë u larguan.

Në një moment, Huang mori një paketë kompensimi mjaft të madhe, rreth 1.6 milion juanë (191 mijë euro), por nuk pranoi kushtin që pagesa të bëhej në dy këste. Ai do të pendohet për këtë vendim, sepse qeveria vendosi thjesht të ndërtonte rrugën rreth pronës së tij, duke e kthyer atë në një shtëpi të izoluar në formë të thonit.

Pa asnjë izolim kundër zhurmës, shtëpia e thonjve, e cila duket si një sy në mes të autostradës së re kur shihet nga lart, u bë praktikisht e papërballueshme për t’u banuar kur trafiku nisi në muajin prill, raporton odditycentral.

Huang dhe familja e tij qëndruan shumë gjatë, por zhurma e vazhdueshme dhe dridhjet nga kamionët e mëdhenj që kalonin pranë i detyruan të largoheshin. Nuk dihet me saktësi kur familja u largua, por njerëzit filluan të vëzhgonin dritaret e thyera të shtëpisë dhe barin e egër që ishte rritur rreth saj që nga muaji i kaluar.

Në kontakt me mediat lokale, pronari i “Syrit të Jinxi-t” konfirmoi se e kishin braktisur pronën për shkak të zhurmës së pandërprerë të trafikut dhe dridhjeve.

Ata preferuan të marrin me qira një shtëpi në një qytet afër dhe nuk mundën të thonë se çfarë do të ndodhë me pronën e tyre të vjetër. Edhe nëse ‘shtëpia e thonit” do të prishej, Huang do të merrte vetëm një pjesë të vogël të kompensimit që i ishte ofruar fillimisht. /Telegrafi/

The post Pronari i kësaj shtëpie të famshme në Kinë, më në fund pranon të largohet – por, nuk do të kompensohet asnjë qindarkë appeared first on Telegrafi.

Dodikut i hiqet pasaporta diplomatike

19 August 2025 at 16:55

Ish-presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i hiqet pasaporta diplomatike.

Sipas një dokumenti që e posedon portali klix.ba, Dodik ka 15 ditë kohë që pasaportën ta kthejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në rast se Dodik nuk respekton këtë afat, Ministria e Punëve të Jashtme do të njoftojë Policinë Kufitare dhe rrjetin diplomatik-konzullor të vendit për faktin se pasaporta e tij është anuluar.

Të kujtojmë se Dodikut i është hequr mandati me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor (CIK) të Bosnjës dhe Hercegovinës, vendim që është konfirmuar nga Këshilli Apelues i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mandati i tij i është hequr për shkak të një dënimi përfundimtar për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është marrë në muajin korrik.

Dodik është dënuar me një vit burg, të cilin e ka blerë me pagesë prej 36,500 KM (18600 euro), dhe gjashtë vjet ndalim veprimtarie politike.

Sipas pjesës së dytë të vendimit, i është hequr mandati dhe nga data 18 gusht ai ka humbur pozitën e presidentit të Republikës Serbe. /Telegrafi/

The post Dodikut i hiqet pasaporta diplomatike appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Shkencëtarët zhvillojnë një sistem që mund të lexojë mendimet – por vetëm me fjalëkalim

17 August 2025 at 07:55

Hulumtuesit kanë prezantuar një “brain-computer interface” (BCI) që mund të kthejë të folurit e brendshëm, pra mendimet e përdoruesit, në fjali, me një saktësi deri në 74 për qind.

Ndryshe nga pajisjet e mëparshme, sistemi fillon dekodimin vetëm kur përdoruesi mendon një fjalëkalim të paracaktuar, duke parandaluar kështu “dëgjimin” aksidental të mendimeve që personi nuk dëshiron t’i ndajë.

Studimi, i publikuar në revistën Cell, tregon se BCI përdor mikroelektroda të vendosura në “korteksin motorik” për të regjistruar sinjalet e trurit të katër pjesëmarrësve me vështirësi në të folur.

Këto sinjale u analizuan nga inteligjenca artificiale, e cila njeh fonemet dhe i bashkon ato në fjalë nga një fjalor me 125,000 terma. Rezultatet treguan se të folurit e brendshëm dhe përpjekjet për të folur burojnë nga e njëjta zonë e trurit, por sinjalet e të folurit të brendshëm janë më të dobëta.

Fjalëkalimi si çelës privatësie
Për të dhënë përdoruesve kontroll të plotë, studiuesit kanë futur një fjalë “trigger” që aktivizon dekodimin.

Kur pjesëmarrësit në mendje thoshin fjalëkalimin “Chitty-Chitty-Bang-Bang”, sistemi e njihte atë me saktësi mbi 98 për qind. Kjo lejon që pajisja të mbetet e fikur derisa përdoruesi të vendosë të ndërveprojë me të.

Ekspertët theksojnë se kjo qasje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të sistemeve BCI më të sigurta, të cilat mund të ndihmojnë njerëzit me paaftësi në të folur, duke ruajtur kontrollin e plotë mbi mendimet e tyre.

Ekipi planifikon të studiojë zona të tjera të trurit dhe të përmirësojë shpejtësinë dhe saktësinë e dekodimit, me qëllim mbështetjen e një spektri më të gjerë të vështirësive në komunikim. /Telegrafi/

The post Shkencëtarët zhvillojnë një sistem që mund të lexojë mendimet – por vetëm me fjalëkalim appeared first on Telegrafi.

Vuçiq grindet me gazetaren, për shkak të një pyetjeje të pakëndshme – kërcënoi me largim nga emisioni

16 August 2025 at 12:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, pati një përplasje me moderatoren rreth vizitës së kancelarit të Austrisë, Christian Stocker.

Sipas mediave në Serbi, Stocker kishte ardhur në Beograd për t’i përcjellë Vuçiqit mesazhin se Bashkimi Evropian nuk është i kënaqur me qëndrimin e tij ndaj protestave.

Kur moderatorja e RTS-it iu referua kësaj, Vuçiq i cilësoi këto media “okupues.”

Moderatorja komentoi shkurt se “atë e thotë ai, e jo ajo”, gjë që u bë shkas për presidentin serb që të kritikonte edhe vetë RTS-in, shërbimin publik në Serbi.

“Unë e them, sigurisht, ashtu siç e them edhe që ju jeni ata që ndiqni një politikë të tillë, vetëm pak më të lyer, pak më të poshtër”, tha ai.

Në përgjigje të moderatores, e cila i tha se komenti i tij “nuk është në rregull”, Vuçiq kërcënoi se do të largohej nga emisioni.

“Dëshironi’ti ndaloni të mendoj? Të ngrihem unë tani e të dal?”, pyeti Vuçiq, duke shtuar se takimi me Stockerin kishte qenë “i jashtëzakonshëm” dhe se shkrimet e mediave në Serbi ishin “gënjeshtër”.

Në pjesën tjetër të intervistës, Vuçiq përsëriti narrativin tashmë të njohur se protestat “po organizohen nga Perëndimi” dhe se policia në Serbi është “jashtëzakonisht e durueshme”, pavarësisht pamjeve që tregojnë rrahje brutale të protestuesve në gjithë vendin gjatë ditëve të fundit.

Ndryshe, protestat në shtetin serb kanë nisur tash e disa muaj pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 14 persona pas rënies së një pjese të çatisë në stacionin hekurudhor. /Telegrafi/

The post Vuçiq grindet me gazetaren, për shkak të një pyetjeje të pakëndshme – kërcënoi me largim nga emisioni appeared first on Telegrafi.

Zelensky flet pas takimit Trump-Putin

16 August 2025 at 10:41

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington të hënën.

Ai tha se lideri amerikan foli me të në telefon për më shumë se një orë e gjysmë pasi ishte takuar mbrëmë me presidentin rus Putin në Alaskë.

Lideri ukrainas tha se takimi të hënën do të jetë “për të diskutuar të gjitha detajet lidhur me përfundimin e vrasjeve dhe luftës” dhe shtoi se ishte “mirënjohës për ftesën”.

Ndërkohë, Trump dhe Putin dhanë komente të paqarta pas një takimi disaorësh në Alaska.

“Patëm një takim shumë produktiv dhe u ramë dakord për shumë pika. Kanë mbetur vetëm disa çështje, shumica jo të rëndësishme, njëra shumë e rëndësishme – por kemi shumë mundësi ta arrijmë. Nuk e arritëm ende, por jemi afër”, tha Trump.

Në një intervistë menjëherë pas samitit, Trump u pyet për lëshime territoriale ndaj Rusisë dhe garanci të mundshme të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se për këto pika “kemi negociuar dhe jemi dakordësuar në pjesën më të madhe”, pa dhënë detaje. /Telegrafi/

The post Zelensky flet pas takimit Trump-Putin appeared first on Telegrafi.

Çmimet e riparimit të veturave elektrike – më të larta apo më të ulëta?

16 August 2025 at 10:00

Shoqata gjermane e siguruesve (GDV) pretendon se kërkesat për pagesën e dëmtimeve për sigurimin kasko të automjeteve elektrike ishin 20-25 për qind më të larta se ato për modelet e ngjashme me motor me djegie të brendshme vitin e kaluar.

Megjithatë, kërkesat mesatare këtë vit janë 15-20 për qind më të larta se ato për modelet me motor me djegie të brendshme, që do të thotë se çmimet po ulen.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e GDV-së tha “sa më shumë vetura elektrike të jenë në rrugë, aq më pak ndryshojnë çmimet e riparimeve nga ato të makinave me motor me djegie të brendshme. Gama më e gjerë e modeleve arrin një bazë më të madhe klientësh, dhe servisët, kompanitë e rimorkios, zjarrfikësit dhe vlerësuesit tani kanë më shumë përvojë me automjetet elektrike të dëmtuara”.

Riparimet e automjeteve elektrike janë më të lira, por prapë më të shtrenjta se ato të automjeteve me motor me djegie të brendshme.

Automjetet elektrike përbëjnë 3.3 për qind të të gjitha automjeteve të regjistruara në Gjermani. /Telegrafi/

The post Çmimet e riparimit të veturave elektrike – më të larta apo më të ulëta? appeared first on Telegrafi.

Babai bëri sikur e “goditi” elektriciteti, reagimi i vogëlushit i habiti të gjithë

16 August 2025 at 10:00

Një baba nga SHBA-ja u përpoq në një mënyrë krijuese t’i tregojë djalit pse nuk duhet të preken prizat elektrike, por reagimi i vogëlushit ishte krejtësisht i papritur.

Në një video që Aspen Gore e postoi në TikTok, bashkëshorti i saj Adam u ul në të gjitha katër krahët duke imituar mënyrën se si një bebe mund të ecte drejt prizës.

Ai shtriu gishtin sikur do ta fusë brenda, pastaj me teatralitet “luajti” goditjen elektrike – bërtiti, u dridh dhe ra në tokë. Ylli i vërtetë i videos është djali i tyre, i cili gjatë kësaj performance të babait qëndroi i qetë në krahët e tij, pa asnjë reagim.

Videoja simpatike është parë më shumë se 12.8 milionë herë që nga postimi dhe ka marrë 1.4 milionë pëlqime. /Telegrafi/

@aspenbrooke I still don’t think he gets it? Don’t worry we have outlet covers 😅 #babyproofing #dadtok ♬ Funny – Gold-Tiger

The post Babai bëri sikur e “goditi” elektriciteti, reagimi i vogëlushit i habiti të gjithë appeared first on Telegrafi.

Rasti i parë i këtij lloji në industrinë e video-lojërave

16 August 2025 at 10:00

Ekipi përgjegjës për narrativin dhe sekuencat e animuara në video-lojërat e kompanisë, Blizzard (Story and Franchise Development – SFD) ka votuar për formimin e një sindikate në bashkëpunim me Communications Workers of America (CWA).

Sipas një njoftimi të publikuar më 12 gusht, punonjësit u shprehën për përfaqësim sindikal duke nënshkruar karta autorizimi ose përmes një portali online, dhe anëtarët do të jenë pjesë e CWA Local 9510 në Orange County, Kaliforni. Microsoft njohu zyrtarisht sindikatën e sapoformuar.

Ekipi SFD ka një rol kyç në krijimin e përmbajtjes narrativë, animacioneve dhe kinematikës në të gjitha lojërat e Blizzard.

Pikërisht ky ekip qëndron pas trailerave të njohura, si ai për Diablo IV, çka thekson edhe më shumë rëndësinë e tyre në procesin e zhvillimit.

Sipas CWA, ky është ekipi i parë i brendshëm për kinematografi, animacion dhe narrativë në industrinë e lojërave video në Amerikën e Veriut që është sindikalizuar.

Me këtë ata i bashkohen afro 3000 punonjësve në studio të Microsoft që janë organizuar nën ombrellën e CWA, në përpjekje për vendosjen e standardeve më të mira pasi Microsoft bleu Activision Blizzard në 2023.

Sindikata ndodh në një periudhë kur industria po tronditet nga valë akuzimesh, dhe punonjësit shpesh paguajnë çmimin e bashkimeve dhe blerjeve të mëdha.

Ndërkohë që kompanitë shpenzojnë miliarda për akuzime, punonjësit luftojnë për kushte më të sigurta dhe të drejta pune. Ekipi Blizzard SFD tani përfaqëson një shembull që mund të inkurajojë studio dhe ekipe të tjera në industri të ndërmarrin hapa të ngjashëm. /Telegrafi/

The post Rasti i parë i këtij lloji në industrinë e video-lojërave appeared first on Telegrafi.

Beogradi si zonë lufte – shikoni përplasjen e ashpër midis protestuesve dhe policisë në Serbi

16 August 2025 at 08:40

Kanë vazhduar protestat edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para Fakultetit të Drejtësisë në Beograd mbrëmë ndodhi një përleshje mes protestuesve dhe policisë, dhe e gjithë situata dukej si një zonë lufte, raporton nova.rs.

Siç mund të shihet në video të publikuar në rrjetet sociale, në kryqëzimin para Fakultetit të Drejtësisë protestuesit hidhnin fishekzjarre, ndërsa dëgjoheshin edhe goditje topash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mašina (@masina.rs)

Brigadat e policisë po afroheshin nga rruga e Beogradit dhe përgjatë Bulevardit Mbret Aleksandër me qëllim që t’i shpërndanin ata.

Siç mund të vërehet, protestuesit janë kryesisht djem të rinj me fytyra të mbuluara.

Afërsisht të gjitha rrugët përreth janë bllokuar dhe në praktikë nuk mund të kalosh përmes Vraçarit.

Në rrugë qëndrojnë kontejnerë të rrëzuar, dhe qytetarët në një moment lëvizën kontejnerët që ambulanca të mund të kalojë. /Telegrafi/

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Pesic (@lukapesic5)

The post Beogradi si zonë lufte – shikoni përplasjen e ashpër midis protestuesve dhe policisë në Serbi appeared first on Telegrafi.

Pikat kryesore nga takimi midis Trumpit dhe Putinit në Alaska

16 August 2025 at 08:06

Me aeroplanë luftarakë, tapet të kuq dhe slogani shpresëdhënës “Në ndjekje të paqes”, presidenti amerikan, Donald Trump priti homologun rus, Vladimir Putin në një samit në Alaska, i cili përfundoi papritur dhe pa rezultate të qarta.

Pas gati tre orësh takim, të dy liderët deklaruan “përparim”, por lanë konferencën për shtyp pa sqaruar çfarë kishin arritur konkretisht, raporton cnn.

E vetmja gjë e sigurt: nuk u arrit asnjë marrëveshje. Armëpushimi që Trump dëshironte nuk u realizua, ndërsa ai ia kaloi përgjegjësinë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të “arritur një marrëveshje”, raporton cnn.

“Ramë dakord për shumë gjëra – shumicën, do të thosha”, tha Trump, por shtoi se “ka disa pika të mëdha ku ende nuk jemi pajtuar plotësisht”. Ai theksoi “nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje”, transmeton Telegrafi.

Samiti, megjithëse pa përfundime konkrete, shënoi një rikthim të dukshëm të Putinit në skenën diplomatike. Megjithatë, sfidat ishin të dukshme që në fillim: ndërsa liderët takoheshin në bazën ajrore Elmendorf, Ukraina njoftoi për sulme të reja ajrore ruse — një shenjë se Putini nuk ka ndërmend të ndalë luftën, edhe pse pritej me nderime në tokën amerikane.

Përparim, por jo marrëveshje

Trump dhe Putin dhanë komente të paqarta pas një takimi disaorësh.

“Patëm një takim shumë produktiv dhe u ramë dakord për shumë pika. Kanë mbetur vetëm disa çështje, shumica jo të rëndësishme, njëra shumë e rëndësishme – por kemi shumë mundësi ta arrijmë. Nuk e arritëm ende, por jemi afër”, tha Trump.

Në një intervistë menjëherë pas samitit, Trump u pyet për lëshime territoriale ndaj Rusisë dhe garanci të mundshme të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se për këto pika “kemi negociuar dhe jemi dakordësuar në pjesën më të madhe”, pa dhënë detaje.

Shtoi se Ukraina “duhet të pranojë”. Kur u pyet çfarë këshille ka për Zelenskyn, tha se “duhet të bëjë një marrëveshje”.

Para bisedimeve, ishte më e lehtë të kuptohej si do dukej një dështim sesa një sukses. Trump kishte kërcënuar se do të largohej nga takimi nëse nuk i pëlqente qëndrimi i Putinit, se mund të anulonte konferencën e përbashkët dhe kishte paralajmëruar pasoja të rënda për Rusinë nëse lufta vazhdonte.

Por gjatë fluturimit për në Anchorage, ai pranoi se nuk e dinte si do dukej një sukses – duke thënë se do ta njihte kur ta shihte.

Në fund, suksesi ishte po aq i paqartë pas samitit sa edhe në fillim.

Trump thotë se do të jetë pjesë e një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskyt

Në intervistën për Fox, Trump deklaroi se si Putin, ashtu edhe Zelensky, duan që ai të marrë pjesë në një takim të dytë mes tyre — që sipas tij ishte edhe qëllimi përfundimtar para samitit.

“Të dy duan të jem aty, dhe unë do jem”, tha ai.

Në konferencën për shtyp, ai nuk përmendi një takim trepalësh, por tha se do fliste në telefon me “personat e duhur” – përfshirë Zelenskyn – për t’i informuar mbi bisedimet.

Gjatë paraqitjes së përbashkët me Putinin, e vetmja nismë konkrete e përmendur ishte një takim i dytë mes Trump dhe Putinit.

“Do flasim së shpejti dhe ndoshta do shihemi përsëri shumë shpejt”, tha Trump. “Herën tjetër në Moskë”, u përgjigj Putin në anglisht – një sugjerim që duket se e përjashton nga diskutimi Zelenskyn.

Putin rikthehet në skenën botërore

Menjëherë pas arritjes në SHBA, buzëqeshja e Putinit nga dritarja e limuzinës së Trumpit tregonte gjithçka: pas viteve të izolimit perëndimor, ai ishte rikthyer në vendin më të fuqishëm në botë.

Putin nuk kishte qenë në SHBA për 10 vjet dhe prej kohësh nuk ishte pritur në një samit presidencial. Pas pushtimit të Ukrainës në 2022, ai u bë i padëshiruar nga liderët perëndimorë dhe u përball me urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale – ndaj Alaska ishte zgjedhur pjesërisht sepse SHBA nuk është anëtare e saj.

Por, izolimi përfundoi sapo zbarkoi në Anchorage. Me pritje me tapet të kuq, aeroplanë luftarakë dhe duartrokitje nga vetë Trump, mesazhi ishte i qartë: Putin ishte kthyer. Përshëndetja e tyre me buzëqeshje u cilësua në mediat shtetërore ruse si “një shtrëngim duarsh historik”.

Edhe pse ende i padëshiruar në shumë vende të Evropës, mikpritja nga Trump – udhëheqësi i ekonomisë dhe ushtrisë më të fuqishme në botë – minoi përpjekjet për izolimin e Putinit më shumë se çdo lider tjetër. Ky rikthim u simbolizua kur Putin hipi në makinën e blinduar të Trump – një veprim i pazakontë, por shumë domethënës.

Edhe pa arritur ndonjë marrëveshje të madhe, për Putinin, kjo ishte një fitore.

Asistentë u shtuan në atë që ishte planifikuar si takim kokë më kokë

Befasia ndodhi sapo Trump zbriti nga aeroplani: takimi me Putinin nuk do të ishte më kokë më kokë, vetëm me përkthyesit. Në vend të kësaj, dy këshilltarë do t’i bashkoheshin secilit lider gjatë bisedimeve dypalëshe.

Kjo ishte ndryshe nga sa kishte njoftuar Shtëpia e Bardhë më herët gjatë javës, ku thuhej se do të kishte një pjesë të takimit vetëm mes dy presidentëve. Një zyrtar amerikan tha se ky ishte një ndryshim i vonshëm, pa dhënë shpjegime pse ndryshoi formati.

Takimet kokë më kokë të Trump me Putinin gjatë mandatit të parë kishin qenë shpesh të paqarta. Me vetëm përkthyesit të pranishëm, nuk dihej çfarë ishte diskutuar saktësisht, dhe ndihmësit shpesh nuk mund të përcaktonin nëse ishte arritur ndonjë marrëveshje. Pas një takimi të tillë në Gjermani, Trump i kërkoi përkthyesit të hidhte poshtë shënimet.

Pjesëmarrja e dy ndihmësve në takimin e së premtes – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff – mund të sjellë më shumë qartësi në ditët në vijim, sidomos nëse Rusia jep një version të ngjarjeve që bie ndesh me atë të SHBA-së.

Megjithatë, një moment mbeti vetëm mes Trump dhe Putinit: udhëtimi i shkurtër me limuzinën presidenciale nga pista deri në dhomën e takimit. Brenda veturës ishin vetëm ata dhe agjentët e Shërbimit Sekret – pa këshilltarë apo përkthyes.

Përmbajtja e atij bisedimi të shkurtër dihet vetëm nga ata të dy. /Telegrafi/

The post Pikat kryesore nga takimi midis Trumpit dhe Putinit në Alaska appeared first on Telegrafi.

Robotët u grindën në rrjetet sociale

16 August 2025 at 07:50

Një studim i fundit nga studiuesit në Universitetin e Amsterdamit në Holandë vendosi chatbot-et e bazuara në inteligjencën artificiale në një rrjet social të thjeshtë.

Studiuesit zbuluan se robotët u organizuan bazuar në përkatësitë e parapërgatitura dhe u grupuan në mënyrë të mbyllur në grupe të ndara.

Studimi, i publikuar në arXiv, përdori 500 chatbot-e AI të bazuara në modelin e madh gjuhësor GPT-4o mini nga OpenAI dhe u dha atyre personazhe specifike.

Më pas, ata u lëshuan në një rrjet social pa reklama, algoritme për zbulimin e përmbajtjes ose postime të rekomanduara.

Chatbot-et duhej të komunikonin me njëri-tjetrin dhe me përmbajtjen në dispozicion në platformë. Gjatë pesë eksperimenteve të ndryshme, secili me 10 mijë veprime të chatbot-eve, robotët zakonisht ndiqnin përdoruesit që ndanin bindjet e tyre politike.

Përdoruesit që postonin përmbajtje më të njëanshme zakonisht merrnin më shumë ndjekës dhe ripostime, raporton portali Bug.

Për të reduktuar polarizimin, studiuesit testuan disa zgjidhje, si feed-i kronologjik, ulja e rëndësisë së përmbajtjeve virale, fshehja e numrit të ndjekësve dhe ripostimeve, fshehja e profileve të përdoruesve dhe përforcimi i qëndrimeve kundërshtuese.

Asnjë ndërhyrje nuk dha rezultat – në simulimin ku biografitë e përdoruesve ishin të fshehura, ndarja u përkeqësua, dhe postimet ekstreme morën edhe më shumë vëmendje. /Telegrafi/

The post Robotët u grindën në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Fabrika e municionit shpërthen në rajonin Ryazan të Rusisë

15 August 2025 at 18:45

Objekti, dikur pjesë e fabrikës “Elastic” – një nga ndërmarrjet më të rëndësishme sovjetike dhe më vonë ruse, që nga viti 1962 kishte monopolin shtetëror në prodhimin e municioneve ajrore – luajti një rol kyç në furnizimin e forcave ajrore me armatime për dekada me radhë.

Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik dhe më pas në vitet e para të Federatës Ruse, fabrika “Elastic” përfaqësonte një qendër strategjike për industrinë ushtarake. Megjithatë, me kalimin e viteve dhe për shkak të reformave ekonomike, mungesës së investimeve dhe rënies së kërkesës për prodhim ushtarak, fabrika hasi në vështirësi të mëdha financiare dhe përfundimisht u shpall e falimentuar në vitin 2015.

Pas falimentimit, ambientet e ish-fabrikës u blenë nga kompania private “Razryad”, e cila mori licencë zyrtare për të operuar në fushën e prodhimit dhe ruajtjes së eksplozivëve industrialë.

Russia’s JSC “Elastik” explosives plant suffered a massive explosion this morning, destroying a gunpowder workshop and causing dozens of casualties. pic.twitter.com/6H8rMXJeko

— Clash Report (@clashreport) August 15, 2025

Kjo kompani nuk kishte të njëjtin profil ushtarak si paraardhësja e saj, por u fokusua kryesisht në prodhimin e eksplozivëve për përdorim civil dhe industrial, si në ndërtim dhe miniera.

Megjithatë, kapacitetet e trashëguara nga “Elastic” nënkuptonin që “Razryad” po operonte në një ambient me potencial të lartë rreziku, veçanërisht nëse nuk respektoheshin standardet më të larta të sigurisë.

Megjithëse “Razryad” është e licencuar për prodhimin e eksplozivëve industrialë, zyrtarët thanë se kompania nuk ka qenë e përfshirë në çmontimin apo asgjësimin e municioneve ushtarake gjatë viteve të fundit – një proces që kërkon pajisje dhe ekspertizë të specializuar.

Kjo përjashton mundësinë që ngjarja të jetë shkaktuar nga ndonjë aktivitet i paligjshëm ose jokontrolluar i çmontimit të municioneve, por nuk e heq përgjegjësinë për sigurinë gjatë procesit të prodhimit dhe ruajtjes së eksplozivëve. Hetimet për shkaqet e shpërthimit janë ende në vazhdim. /Telegrafi/

The post Fabrika e municionit shpërthen në rajonin Ryazan të Rusisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌