Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Operacioni “Siguria Detare” në Ksamil, shpëton 28 pushues që po rrezikoheshin në det të hapur

24 August 2025 at 17:59

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vijon me intensitet operacionin “Siguria Detare”, përmes monitorimeve dhe kontrolleve në hapësirat detare, liqenore dhe lumore, me synim rritjen e sigurisë së pushuesve.

Sipas njoftimit, gjatë javës së fundit nga Koman në Ksamil janë kontrolluar gjithsej 414 mjete lundruese, prej të cilave 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme: 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone, 3 varka metalike me motor uji.

Policia njofton se 11 mjete lundruese janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100 mijë lekë secili.

Po ashtu, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, janë shpëtuar në det 28 persona (shqiptarë dhe të huaj), si dhe janë ndihmuar 9 mjete lundruese në vështirësi.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të respektojnë rregullat e lundrimit:

Të mos shkelin perimetrin e sigurisë

Të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara

Të pajisen me mjetet e nevojshme të shpëtimit

Policia e Shtetit apelon gjithashtu që çdo shkelje e rregullave të denoncohet në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe marrjen e masave konkrete ndaj shkelësve.

The post Operacioni “Siguria Detare” në Ksamil, shpëton 28 pushues që po rrezikoheshin në det të hapur appeared first on Telegrafi.

KFOR-i bëri 80 ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

24 August 2025 at 17:36

KFOR-i ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, me kërkesë të institucioneve të Kosovës përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Sipas njoftimit, ndihma e KFOR-it ka përfshirë si aktivitetet e vëzhgimit ashtu edhe ndërhyrjet direkte në terren.

Njësia amerikane Task Force Aviation, e cila vepron në kuadër të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në shuarjen e zjarreve përmes operacioneve ajrore.

Më 18 gusht në komunën e Gjakovës, ekuipazhi realizoi 12 hedhje uji brenda pesë orësh.

Më 11 gusht në komunën e Kamenicës, u ndërhy 11 herë gjatë një fluturimi gjashtëorësh.

Më 26 korrik në Mitrovicë, u kryen 18 operacione ajrore për shuarjen e zjarrit brenda katër orësh.

Më 25 korrik në Drenas, KFOR ndërhyri 39 herë gjatë një periudhe prej 20 orësh.

Në deklaratë theksohet se KFOR mbetet e gatshme, brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj, të mbështesë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë.

KFOR thotë se vazhdon ta zbatojë mandatin e saj, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si përgjegjës për sigurinë./Telegrafi/

The post KFOR-i bëri 80 ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Nëndetësja shqiptare 105, nga një relikë ushtarake në platformë arti

24 August 2025 at 17:11

Kjo është nëndetësja 105, e publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, dikur krenari e flotës ushtarake, por sot ka marrë një kuptim të ri.

Vajzat dhe djemtë e orkestrës së Forcave të Armatosura sjellin tingujt e “Ritfolk” mbi kuvertën e nëndetëses, në brigjet e Pashalimanit.

Kjo performancë vjen si shembull se si trashëgimia ushtarake dhe kujtesa historike mund të rigjallërohen përmes kulturës, duke e bërë Pashalimanin jo vetëm një pikë referimi për historinë e marinës shqiptare, por edhe një hapësirë tërheqëse artistike që bashkon kujtesën me krijimtarinë.

Nëndetësja 105 është një nga katër nëndetëset që Shqipëria mori nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’50.

Me kalimin e kohës doli jashtë përdorimit aktiv dhe, ashtu si të tjerat, u çarmatos. Pashalimani mbeti si relikë historike, ndërsa sot është shndërruar në një platformë të pazakontë koncertesh.

The post Nëndetësja shqiptare 105, nga një relikë ushtarake në platformë arti appeared first on Telegrafi.

Reshjet e shiut ulin rrezikun nga zjarret në Shqipëri, nën monitorim vatra në Parkun Natyror të Kolonjës

23 August 2025 at 23:46

Ndërhyrjet e shpejta në vatrat e evidentuara në 24 orët e fundit nëpër Shqipëri kanë bërë që situata me zjarret të përmirësohet ndjeshëm, ndikuar nga freskimi i motit dhe reshjet në disa qarqe të vendit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi mbrëmjen e së shtunës se vetëm një vatër zjarri mbetet nën monitorim, nga 10 të tilla të njoftuara prej mëngjesit. Vatra në Parkun Natyror Gërmenj të bashkisë Kolonjë u riaktivizua disa herë gjatë ditës, por u arrit të mbahej nën kontroll me mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta.

Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve ka bërë të mundur shuarjen dhe izolimin e 9 vatrave të tjera, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksionet u udhëhoqën nga forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara.

Ndërhyrjet e zjarrfikësve kanë mundësuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve:

Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë;
Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec;
Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës;
Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe;
Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier;
Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë;
Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë;
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë;
Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence./RTSH

The post Reshjet e shiut ulin rrezikun nga zjarret në Shqipëri, nën monitorim vatra në Parkun Natyror të Kolonjës appeared first on Telegrafi.

Ndërprerje e ujit në Bregun e Diellit për shkak të defektit në rrjet

23 August 2025 at 23:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt të papritur në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Bregu i Diellit, që ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë.

Pa furnizim do të mbesin këto rrugë:

Rr. “Mehmet Gradica”

Rr. “Elez Geci”

Rr. “Qazim Bobaj”

Rr. “Afrim Maliqi”

Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e problemit nga ekipet teknike të ujësjellësit.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave për mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit normal me ujë./Telegrafi/

The post Ndërprerje e ujit në Bregun e Diellit për shkak të defektit në rrjet appeared first on Telegrafi.

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

23 August 2025 at 23:11

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen.

Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte 15 vitet e fundit.

Vodafone Italia shkurtoi rreth 450 punonjës në Shqipëri, të cilët kryenin shërbimet ndaj klientit, duke i zëvendësuar ata me një chatbot të integruar me Inteligjencën Artificiale.

“Atë që bënin 750 punonjës për disa orë, tani e bën Inteligjenca Artificiale vetëm në tri minuta dhe pa asnjë gabim”, tha z. Aga. Deri në fund të vitit pritet të humbin punën rreth 900 punonjës që ofronin shërbimet call center nga Shqipëria për Vodafone Italia.

Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi në shumë procese pune, teksa kompanitë e teknologjisë janë duke zhvilluar lloje të reja për profesione të ndërlikuara. Teknologjia po përparon aq shpejt sa parashikimet po bëhen më të vështira.

Nina Bala, e cila punon për një kompani britanike në Shqipëri, që ofron shërbime financiare, të konsulencës dhe dizajnit, tha se Inteligjenca Artificiale është integruar fuqimisht në të gjitha proceset.

Ajo pohoi se kompania nuk ka bërë shkurtime, por nuk po zgjerohet në punonjës të rinj edhe pse aktiviteti është zgjeruar. Me ndihmën e IA tashmë një dizenjues bën punën e tre personave. Kjo vlen për të gjithë sektorët, tha ajo.

Ekonomia shqiptare është pak e dixhitalizuar dhe ende e bazuar në një model ku dominon krahu i lirë i punës.

Mirëpo integrimi i Inteligjencës Artificiale edhe në vendin tonë për disa profesione të tilla si përkthyesit, operatorët telefonikë, ekspertë të marketingut, disa specialistë të teknologjisë, dhe përgjithësisht profesione në të gjitha fushat e detyrave, në nivelin e ulët dhe të mesëm, po bëhen gjithnjë e më shumë të zëvendësueshëm.

Studimet e deritanishme tregojnë se Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi duke zëvendësuar njerëzit, por kjo nuk po ndikon në rritjen e papunësisë.

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për studime ekonomike tregoi se industritë dhe bizneset që kishin përdorur robotikën dhe Inteligjencën Artificiale kishin prodhuar më shumë me më pak punonjës. Ata gjetën se prodhimi u rrit, teksa punonjësit e shkurtuar në sektorin e prodhimit u rekrutuan në sektorë të tjerë operacionalë.

Pasi rritja e prodhimit shtroi nevojën për tregje të reja dhe aftësi të reja njerëzore, tregjet fizike të shitjeve me pakicë në SHBA dhe Europë u tronditën në fillim të kësaj dekade nga shitjet online.

Mirëpo shumë shpejt në vend të shitësve u rrit kërkesa për punonjës të postës dhe shpërndarjes, paketimit dhe teknologjisë.

Në terma makro, Inteligjenca Artificiale nuk e ka rritur papunësisë, por ka shtruar nevojën për ristrukturim të punësimit dhe përshtatje më të shpejtë të sistemit të edukimit për t’iu përgjigjur zhvillimeve teknologjike.

Zoti Aga që humbi punën në call center siguroi menjëherë një kontratë të re me të njëjtat kushte. Ai tha se përgjithësisht, shumica e kolegëve kanë siguruar punë të re, pasi nevojat për shërbime call center ende janë të larta në vendin tonë.

CEO-t shqiptarë: 60% mendojnë se IA ka sjellë përmirësim

Vetëm dy vite pasi Inteligjenca Artificiale Gjenerative (GenAI) hyri në horizontin e drejtuesve të korporatave, kompanitë në Shqipëri dhe Kosovë kanë filluar ta përqafojnë atë në përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Pricewaterhouse Coopers, i njohur edhe si PwC, një rrjet shumëkombësh shërbimesh profesionale me seli në Londër, në një anketë me 43 CEO në Shqipëri dhe Kosovë, rezultatet të cilës u publikuan në pranverën e këtij viti, tregoi se 60% e drejtuesve në dy vendet thanë se përdorimi i GenAI ka sjellë përmirësim në efikasitetin e përdorimit të kohës nga punonjësit.

Një përqindje më e vogël, rreth 23%, raportojnë rritje të të ardhurave, ndërsa 26% kanë parë edhe përmirësim të fitimeve.

Edhe pse këto shifra janë pak më të ulëta se pritshmëritë optimiste të shprehura nga drejtuesit vitin e kaluar, entuziazmi për të ardhmen nuk është zbehur.

Thuajse gjysma e CEO-ve në Shqipëri dhe Kosovë (44%) presin që përdorimi i GenAI të ndikojë pozitivisht në rritjen e fitimit të kompanisë së tyre në 12 muajt e ardhshëm.

Kjo pritshmëri lidhet me aftësitë që ka GenAI për të automatizuar detyra komplekse, për të gjeneruar zgjidhje inovative dhe për të përmirësuar procesin e marrjes së vendimeve.

Shumë drejtues e konsiderojnë atë si një mjet transformues që mund të sjellë kursime të ndjeshme në kosto dhe të rrisë produktivitetin, dy faktorë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në fitim.

Ndërkohë që tregjet po përballen me dinamika gjithnjë e më të paqëndrueshme, përdorimi strategjik i teknologjive të reja si GenAI pritet të ofrojë një avantazh konkurrues dhe t’i pozicionojë më mirë kompanitë për një rritje të qëndrueshme.

Por ky optimizëm nuk vlen për të gjithë. Një përqindje e konsiderueshme, 44% e drejtuesve në Shqipëri dhe Kosovë, shprehen se nuk presin ndonjë ndryshim në fitimet e kompanisë së tyre si rezultat i përdorimit të GenAI.

Skepticizmi vjen si pasojë e perceptimit se teknologjia është ende në zhvillim dhe nuk është e lirë nga kufizimet. Kjo qasje reflekton të njëjtën ndarje që vërehet edhe në vendet e tjera të rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore (CEE), por edhe në nivel global.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është konsensusi i gjerë mbi nevojën për ekspertizë të re. Integrimi i GenAI kërkon njerëz të aftë për ta përdorur atë në mënyrë efikase, për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e saj.

Prandaj, paralelisht me teknologjinë, do të kërkohet një investim i thelluar në kapitalin njerëzor.

Dhe ndërsa debati mes optimistëve dhe skeptikëve vazhdon, anketa tregoi se Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e së ardhmes së biznesit edhe në Shqipëri e Kosovë.

Një ndër prirjet më interesante që del në pah nga sondazhi është zbehja e kufijve mes sektorëve ekonomikë tradicionalë. 40% e CEO-ve thonë se kompanitë e tyre kanë hyrë në fusha të reja të biznesit në pesë vitet e fundit, një tregues i qartë se modelet tradicionale po transformohen.

Megjithatë, ritmi i këtij transformimi mbetet i ngadaltë. Vetëm 9% e të ardhurave të kompanive në Shqipëri dhe Kosovë në pesë vitet e fundit kanë ardhur nga bizneset e reja.

Sipas raportit, kjo vjen si pasojë e një vendimmarrjeje të dobët, mungesës së alokimit dinamik të burimeve dhe pamundësisë për të menduar në afat të gjatë, një sfidë veçanërisht e dukshme në vendet ku drejtuesit ndërrohen shpesh dhe vizioni afatgjatë nuk ka gjithnjë prioritet.

Barometri Global i Punësimit në IA 2025: Mos u frikësoni

Barometri Global i Punësimit 2025 i PricewaterhouseCoopers (PwC) zbulon se IA mund t’i bëjë njerëzit më të vlefshëm, madje edhe në punët më të automatizuara.

PwC analizoi gati një miliard njoftime pune nga gjashtë kontinente për të zbuluar ndikimin global të IA-së në vende pune, aftësi, paga dhe produktivitet.

Anketa nxori në pah rritje më të lartë të të ardhurave për punëtor në industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale. Një numër i industrive po rrisin përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë industritë më pak të ekspozuara ndaj saj, siç janë minierat dhe bujqësia.

Rritja e të ardhurave në industritë e ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale është përshpejtuar ndjeshëm që nga viti 2022, viti kur prezantimi i ChatGPT 3.5 e zgjoi botën ndaj fuqisë së Inteligjencës Artificiale.

Që atëherë, kompanitë kanë nxituar për të shfrytëzuar këtë teknologji dhe të ardhurat në industritë që përdorin Inteligjencën Artificiale janë rritur ndjeshëm.

PwC analizoi ndikimin e IA-së në ecurinë e vendeve të punës. Anketa gjeti se industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale kanë rritje 3 herë më të lartë të të ardhurave për punonjës.

IA mund t’i bëjë punëtorët më produktivë dhe t’i aftësojë ata të krijojnë më shumë vlerë. Që nga viti 2022, kur ndërgjegjësimi për fuqinë e IA-së u rrit, të ardhurat në industritë më të pozicionuara për të përdorur IA-në janë katërfishuar. Kjo sugjeron që investimet në IA po japin fryte.

Anketa gjeti gjithashtu se pagat po rriten dy herë më shpejt në industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale krahasuar me ato që janë më pak të ekspozuara.

Anketa evidentoi se pagat po rriten për punëtorët edhe në rolet më të automatizuara, duke sugjeruar se shqetësimet se IA po zhvlerëson njerëzit mund të jenë të mbivlerësuara.

Aftësitë për punët e ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale po ndryshojnë 66% më shpejt sesa për punët e tjera. IA po i ripërcakton rolet gjithnjë e më shpejt dhe po krijon ndryshime të shpejta në aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në punët e mundësuara nga IA.

Anketa gjeri se pagat e punëtorëve me aftësi të IA-së ishin dukshëm më të larta, se ato në sektorët tradicioanlë. Për më tepër, çdo industri e analizuar tregoi rritje pagash për punonjësit me aftësitë në përdorimin e IA-së.

3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjës me IA

Të dhënat e fundit të Barometrit të Ballkanit, që i takojnë vitit 2024, treguan se në Shqipëri, 3% e bizneseve kishin automatizuar apo zëvendësuar një pozicion pune ekzistues nëpërmjet teknologjive të Inteligjencës Artificiale, një përqindje më e lartë se mesatarja e rajonit, që është 2%.

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit 2024 tregojnë se Shqipëria paraqitet ndër vendet më aktive në rajon për sa i përket përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bizneset. 23% e kompanive shqiptare kanë prezantuar produkte apo shërbime të reja ose të përmirësuara ndjeshëm, ndërsa 21% raportojnë se risitë janë edhe për tregun në përgjithësi.

Këto nivele e rendisin Shqipërinë përpara mesatares rajonale dhe në krah të Kosovës, që shfaq përqindjet më të larta në këtë drejtim.

Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve.

Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se kanë zëvendësuat punonjësit me Inteligjencën Artificiale.

Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve

Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë.

Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.

Industria është një nga përfitueset e mëdha të teknologjisë, pasi njësitë e prodhimit, të cilat e kanë ndier më së shumti mungesën e fuqisë punëtore, kanë investuar vitet e fundit në teknologji robotike, teksa përdorin edhe Inteligjencën Artificiale për marketing dhe për të rritur produktivitetin.

Projeksionet globale tregojnë se Inteligjenca Artificiale do të bëhet një zëvendësues i madh i vendeve të punës në të ardhmen.

Profesionet që rrezikohen nga IA në Shqipëri

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, zhvillimet teknologjike dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale, automatizimit dhe softuerëve po zëvendësojnë gradualisht punonjës në disa profesione, kryesisht në ato që përfshijnë detyrat rutinë, përsëritëse dhe të standardizuara.

Zhvillimet e fundit po tregojnë se operatorë të të dhënave, asistentë administrativë, arkivues dokumentesh, po zëvendësohen nga softuerë për menaxhimin e dokumenteve dhe automatizim i proceseve.

Gjithashtu përkthyesit po zëvendësohen nga përdorimi i mjeteve ChatGPT etj., që kanë reduktuar nevojën për përkthime të thjeshta manuale.

Agjentë call center gjithashtu po zëvendësohen me shpejtësi. Shumë kompani kanë kaluar në chatbotë, përgjigje automatike me IA dhe sistemet IVR.

Në fabrika tekstili, përpunim ushqimor apo për montim, po përdoren makineri që zvogëlojnë nevojën për fuqi punëtore manuale. Robotët për paketim dhe sistemet logjistike të automatizuara po fillojnë të hyjnë edhe në Shqipëri, sidomos në qendrat e mëdha të shpërndarjes.

Kontabilistë të nivelit të ulët, punonjës banke, punonjës të thesarit po zëvendësohen nga sisteme të automatizuara të raportimit financiar, IA për risk dhe pagesa dixhitale.

Gjithashtu dizajnerë të thjeshtë po zëvendësohen nga IA për krijim përmbajtjeje, dizajni të shpejta (p.sh. Canva + IA) dhe prodhim automatik i teksteve është në rritje.

Nga përdorimi i IA janë të ekspozuar juristë p.sh. kontrata të zakonshme pasi IA mund të hartojë modele bazë.

Në Shqipëri zëvendësimi është më i ngadaltë se në vendet e BE-së, për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore dhe shtrirjes më të kufizuar të teknologjisë.

AI nuk po zëvendësohen profesione që kërkojnë ndërveprim njerëzor kompleks, krijimtari të lartë ose vendimmarrje morale, si mjekët, avokatët në çështje komplekse, mësuesit, psikologët apo punëtorët e terrenit.

Si po synohet IA që nga bujqësia te qytetet

Disa fermerë kanë nisur të përdorin aplikacionin “Smart Agro” në telefon i cili ndihmon fermat bujqësore të monitorojnë parametrat e tokës, motit, sëmundjeve me sensorë në çdo 15 minuta.

Flori Uka, nga “Uka Farm”, që përdor këtë aplikacion tha se është mjaft i dobishëm pasi sinjalizon shumë shpejt ndryshimet e motit dhe fermerët mund të marrin masa në kohë.

Zoti Uka tha se aplikacioni është shumë i mirë për fermat e mëdha prodhuese dhe fermat e kultivimit masiv në fushë për treg. Fermerët nëpërmjet Inteligjencës Artificiale marrin sinjale të hershme dhe kanë mundësi të mbrojnë të mbjellat.

IA duke mundësuar matjen e lagështirës në ajër jep informacion të saktë për infeksionet që kanosin bimët dhe mundësohet spërkatja në kohë dhe shmanget përdorimi i tepërt i pesticideve.

Mirëpo shumica e fermave janë të vogla dhe për vetëkonsum ose shitje në treg informal kështu që nuk kanë mundësi të përdorin aplikacionin, instalimi i të cilit kushton 2000 euro.

Aurel Grabocka, vitin e kaluar, krijoi platformën Agricolus për bujqësinë inteligjente në Korçë. “Platforma përdoret për të monitoruar 200 hektarët tanë me pemishte me mollë duke përdorur indekse të bimësisë të përpunuara nga imazhet satelitore.

Agricolus përdoret gjithashtu për të planifikuar ujitjen dhe plehërimin në fusha.

Për secilën fushë, ne kombinojmë informacionin në lidhje me rendimentin.

Hartat e rendimentit përpunohen duke filluar nga të dhënat e sakta të mbledhura në fushë përmes aplikacionit celular Agricolus Farmer, me ato që lidhen me indekset e bimësisë në mënyrë që të zgjedhim dozën e saktë të plehut dhe zonat me më shumë mangësi.

Platforma është e vlefshme për fermerët, agronomët dhe institucionet shtetërore, pasi lejon menaxhimin efikas të operacioneve të të korrave dhe aktiviteteve kryesore edhe në fermat e vogla”.

Interesi i fermerëve për përdorimin e aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale ka qenë i vakët për arsye të njohurive të dobëta në teknologji, moshës së thyer të atyre që jetojnë në fshat. Por nëse përdoret, ndihma e aplikacionit është mjaft e madhe si në uljen e kostove, ashtu edhe në rritjen e prodhimit.

Qeveria po synon të përdorë IA për të menaxhuar aspekte të jetës në qytete.

Presight AI Holding, një kompani publike e listuar në Bursën e Abu Dhabit (ADX), që operon kryesisht në fushën e big data, në datën 24 shkurt 2025 nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë për të zbatuar një projektin “smart city” të bazuar në Inteligjencë Artificiale në 20 qytete shqiptare me kosto rreth 118 milionë euro.

Projekti synon ngritjen e një platforme inteligjente për menaxhim trafiku dhe infrastrukturë urbane në kohë reale. Do të krijohet Qendër komande e kontrollit, për të përmirësuar shërbimet publike, menaxhimin e emergjencave dhe infrastrukturën.

Fillimisht projekti u vlerësua rreth 60 milionë dollarë, por më vonë qeveria shqiptare raportoi se shuma u dyfishua, duke arritur në 118.5 milionë dollarë, të siguruara nëpërmjet një huaje nga Fondi Abu Dhabit.

Projekti parashikon instalimin e 2239 kamerave për lexim të targave, 2,602 kamera për monitorim trafiku, 3,816 kamera trupore për policinë, 100 radarë inteligjentë, dhe 100 sensorë trafiku.

Afatet e detajuara të implementimit në çdo qytet.

Ekspertët pohojnë se kjo teknologji mund të zëvendësojë pjesërisht punën e punonjësve në monitorimin manual të trafikut dhe sigurinë, por ndërkohë lind nevoja për specialistë AI, analizë të sensorëve dhe menaxhim emergjencash./monitor.al

The post Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 23 August 2025Main stream

Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, të pranishëm edhe zyrtarë të Listës Serbe

23 August 2025 at 21:52

Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër protestave ndaj Vuciqit që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë një numër qytetarësh.

Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragiša Miloviq dhe Milosh Peroviq.

Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.

Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.

The post Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, të pranishëm edhe zyrtarë të Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare

23 August 2025 at 21:13

Krahas situatës politike në Kosovë dhe protestave në Serbi, sipas analistëve politikë, një ndër faktorët kryesor që po ndikon që të mos ketë zhvillime në procesin e dialogut, është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe qëndrimi i administratës Trump, i cili mund të sjellë ndryshim në dialogun Kosovë-Serbi dhe në epilogun përfundimtar.

Vizita e rregullt në Kosovë e Emisarit të BE-së për dialogun, ku edhe vetë e konfirmoi se nuk pret zhvillime të reja për shkak të situatës politike, tregon nivelin ecjes përpara në këtë proces.

Krahas bllokadës politike në Kosovë edhe në Serbi nuk po ndalen protestat e dhunshme ndaj pushtetit të Vuçiqit.

Sa i përket dialogut, Kosova mbetet me qëndrimet e vjetra, ndërsa Serbia vazhdon me kushtëzimet që i harron pas disa kohësh. Të fundit kushtëzim e kishte për lirimin nga paraburgimi të Igor Popoviqit, i cili pasi e cilësoi UÇK-në organizatë terroriste dhe u dënua për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, më pas u shkarkua nga vetë Serbia, nga posti i ndihmësdrejtorit në të ashtuquajturën, Zyra për Kosovën.

Se çka pritet nga procesi i dialogut, a pritet të ketë një takim të nivelit të lartë, dhe cili është plani i përmendur nga ndërmjetësuesit e ri të dialogut, nga BE nuk treguan, përkundër pyetjeve të adresuara.

Sipas vëzhguesve të procesit të dialogut, problemet rajonale nuk janë e vetmja pengesë që po e zvarrit procesin e dialogut.

“Si zhvillimet në Kosovë për shkak të bllokimit të institucioneve të reja, po ashtu edhe trazirat në Serbi, duket që kanë ndikuar në frenimin e këtij procesi dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi real edhe vetë Bashkimi Europian, ndonëse e konsideron si prioritet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, realisht në këtë fazë nuk është tejet i fokusuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të negociatave që kanë filluar ndërmjet Presidentit Trump dhe presidentit Putin për të ardhmen e Ukrainës”, ka thënë Afrim Kasolli – analist.

Kasolli thotë se Kosova ka paguar kosto për shkak të zvarritjeve në procesin e dialogut por as Serbia nuk është se ka mbetur pa pasoja.

“Kosova po vazhdon të jetë ende nën masa sanksionuese të BE-së, pikërisht për shkak të telasheve që kanë ndodhur, dhe agjenda e integrimit, agjenda e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës do të mbetet e bllokuar për aq kohë sa nuk merr epilog ky proces sepse ne jemi pajtuar në proces që kushti i integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, kalon nga progresi në procesin e dialogut”,  ka thënë Afrim Kasolli – analist.

Edhe analisti tjetër Melazim Koci, mendon se zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, vetëm pjesërisht kanë ndikuar në gjendjen e dialogut, sepse sipas tij vëmendjen e ka marrë konflikti Rusi-Ukrainë.

Sa i përket qasjes amerikane, Koci mendon se Trump ka lënë të nënkuptohet se marrëveshja franko-gjermane nuk është e vlefshme për të.

“Presidenti Trump nuk është i njohur për diplomaci shumëpalëshe ai çështjet ndërkombëtare duket se dëshiron t’i zgjidhë në formë të njëanshme dhe të drejtuar nga Washingtoni. Kësaj radhe besoj këtë e bën më të mundur fakti që ai komunikon shumë shpesh me presidentin Putin, dhe nuk përjashtoj mundësinë që në komunikimin direkt Trump-Putin të gjendet një zgjidhje për Kosovën, jo tani por në një fazë të mëvonshme pasi të shihet se çka do të ndodhë me Ukrainën, atë e shoh si zgjidhje në kuptimin që z. Trump do të tentojë të kërkoj nga Putin, që ai të njoh Pavarësinë e Kosovës pavarësisht, qëndrimit të Serbisë”, ka thënë Melazim Koci – analist.

Koci nuk e përjashton mundësinë që të ketë takime të nivelit më të ulët, të cilat sipas tij më shumë janë përpjekje për ta paraqitur dialogun si proces që po funksionon, sesa që mund të sjellin rezultate./RTV Dukagjini/

The post Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Gjilan, tre persona janë arrestuar

23 August 2025 at 19:38

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.

“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshmi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatërrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Gjilan, tre persona janë arrestuar appeared first on Telegrafi.

PZAP-ja refuzon ankesën, nuk certifikohet kandidati i PDK-së për Deçanin

23 August 2025 at 19:28

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për të refuzuar ankesën e kandidatit të PDK-së në Deçan, Korab Mushkolaj.

“Refuzohet e pabazuar, ankesa e kandidatit të PDK-së, Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, i propozuar për kryetar të komunës, paraqitur kundër vendimit të KQZ-së për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit për kryetar të komunës, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor”, thuhej në vendim.

KQZ-ja më 21 gusht kishte vendosur për refuzimin e certifikimit të Mushkolajt si kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit për zgjedhjet e 12 tetorit.

KQZ-ja nuk e kishte certifikuar me arsyetimin se Mushkolaj ishte emëruar në pozitën Zyrtar i Lartë për Politika Konsullore në kuadër të MPJD-së.

Kjo pozitë hyn në kategorinë e shërbimit civil dhe me status të veçantë.

The post PZAP-ja refuzon ankesën, nuk certifikohet kandidati i PDK-së për Deçanin appeared first on Telegrafi.

Ndalimin e vizitave për Thaçin, juristët e konsiderojnë shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

23 August 2025 at 19:18

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për t’iu ndaluar njëmbëdhjetë personave vizitat te ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim, po cilësohet si shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe si një vendim i palogjikshëm.

Më 18 gusht 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot mori këtë vendim i cili parashikonte ndalimin e vizitave për njëmbëdhjetë persona, mes tyre Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër të tjerë me emra të redaktuar.

Kufizimi i vizitave për Thaçin erdhi pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kishte kërkuar që ndalimi të vlente edhe për tre vëllezërit e Thaçit, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kontaktit familjar, sidomos pas vdekjes së babait të tij.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini vlerëson se ky vendim i Speciales karshi ish-presidentit, Thaçi është shkelje e nenit 8 të Konventës Evropiane, i cili i garanton secilit njeri të drejtën për jetë private dhe familjare.

Për bindjen e tij, kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga trupi gjykues është dashur të refuzohet në tërësi ngase nuk e plotëson testin e propercionalitetit.

“Edhe pse në fuqi janë masa shumë restriktive në rastin e vizitave të jo privilegjuara te zotëri Thaçi ngase ato vizita gjithmonë vëzhgohen me pajisje elektronike për dëgjimin e zërit, pastaj në ato vizita janë prezent edhe hetuesit, përkthyes, kështu që ai veçse ka pas kufizime dhe ky kufizim është shumë i ashpër dhe në tërësi në kundërshtim me proporcionalitetin….Unë mendoj se në këtë rast është shkelur neni 8 i Konventës Evropiane që i garanton secilit njeri të drejtën e tij për jetë private dhe familjare. I paraburgosuri nuk i humb të gjitha të drejtat, kufizimet që i janë vendosur zotëri Thaçit në vizita janë ato që deri në një masë e kufizojnë këtë të drejtë. Ne e dimë që kjo nuk është absolute mund të kufizohet në rrethana të caktuara, por jo në mënyrë kaq të ashpër”, tha ai.

Kërkesa e ZPS-së në pikën aktuale të gjykimit kur në shtator pritet të nis dëgjimi i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes po konsiderohet e palogjikshme.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala për KosovaPress, se Gjykata Speciale thuajse të gjitha kërkesat e ZPS-së i ka aprovuar, por jo edhe të mbrojtjes së të akuzuarve.

“E kemi një situatë kur Gjykata Speciale me kërkesë të Prokurorisë i ka miratuar dhe thuajse asnjë kërkesë të mbrojtjes apo të atyre që janë akuzuar apo dënohen. Kjo çka ka kërkuar Prokuroria Speciale ndoshta do të kishte kuptim në fazën kur zhvillohen hetimet dhe atëherë për të mos penguar hetimet apo për ndonjë arsye tjetër mund ta bëjë një kërkesë, por tash kur shembull e kemi situatën ku Prokuroria e ka përfunduar intervistimin e dëshmitarëve që i kanë interesuar që kanë paraqitur interes për Prokurorinë, nuk ka asnjë logjik Prokuroria të kërkoi ndalimin e vizitave ..as në kohën e diktaturave më të egra që ka kaluar Kosova në kohën e ish-Jugosllavisë prej përfundimit të luftës së dytë botërore nuk kanë pas rast që të ndërmerren masa aq drakonike ndaj disa të akuzuarve”, u shpreh ai.

Ndalimi i njëmbëdhjetë personave për ta vizituar ish-presidentin, Haxhim Thaçi në Hagë është i papranueshëm edhe për bashkëluftëtarët e tij.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se është për keqardhje sjellja e Gjykatës Speciale karshi Thaçit.

“Prej asaj gjykate nuk presim mrekulli, e dimë edhe më herë ka ndaluar, ka pas ndalesa tek Cali, tash edhe te presidenti Thaçi, e kemi pranuar me shumë keqardhje sepse unë kam qenë vetë i burgosur, e di çka do të thotë me t’u ndaluar e mos të vije miku, shoku apo dikush me të vizituar. Për ne është e papranueshme si organizatë veçse e kemi dënuar me kohë. Është e papranueshme dhe prej asaj gjykate nuk presim më mirë, çdo ditë presim diçka risi që të ndodh befasi”, theksoi Gucati.

Gjatë kësaj jave, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, nuk ia lejuan ish-presidentit, Hashim Thaçit që ta apelojë vendimin për ndalimin e njëmbëdhjetë personave që ta vizitojnë atë në Hagë.

Në Qendrën e Paraburgimit në Hagë njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet që nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në qytetin holandez më 15 shtator 2025, pritet të nis paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

The post Ndalimin e vizitave për Thaçin, juristët e konsiderojnë shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut appeared first on Telegrafi.

Musliu për deklaratat e zëvendëskancelarit gjerman: Lista Serbe rrezik më serioz për Kosovën sesa AfD për Gjermaninë

23 August 2025 at 17:56

Eksperti i sigurisë, themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, i ka lidhur deklaratat e zëvendëskancelarit gjerman Lars Klingbeil për rrezikun që paraqet partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), me situatën politike në Kosovë.

Sipas Musliut, nëse një demokraci e konsoliduar si Gjermania e sheh AfD-në si kërcënim serioz për rendin kushtetues, atëherë Kosova ka arsye shumë më të forta për ta trajtuar Listën Serbe si rrezik të ngjashëm.

“Gjermania është një nga demokracitë më të konsoliduara në botë dhe e sheh AfD-në si kërcënim serioz për shkak të narrativave nacionaliste dhe afërsisë me Kremlinin. Ndërsa Kosova, një shtet ende në proces konsolidimi, ka brenda saj një subjekt të ngjashëm me AfD-në – Listën Serbe – e cila funksionon si instrument i Beogradit për të cenuar dhe penguar shtetësinë e Kosovës. Ku është logjika? Një parti që vepron brenda institucioneve të Kosovës, por punon hapur për shkatërrimin e tyre”, ka shkruar Musliu.

Ai ka rikujtuar se lideri de facto i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, është i përfshirë në një sërë aktesh kriminale dhe terroriste, përfshirë edhe sulmin e armatosur në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës, si dhe dyshimet për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Musliu e cilësoi të domosdoshëm refuzimin e KQZ-së për ta certifikuar Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke e parë këtë si sinjal se “paradoksi politik duhet trajtuar seriozisht”.

“Organet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht, të hetojnë dhe të marrin masa konkrete kundër një subjekti që brenda institucioneve punon për t’i shkatërruar ato”, theksoi ai.

Instituti “Octopus” në maj të këtij viti ka publikuar analizën “Lista Serbe dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD): Ngjashmëritë dhe Dallimet”, ku janë trajtuar paralelet mes këtyre dy partive dhe rreziqet që ato paraqesin për rendin demokratik./Telegrafi/

The post Musliu për deklaratat e zëvendëskancelarit gjerman: Lista Serbe rrezik më serioz për Kosovën sesa AfD për Gjermaninë appeared first on Telegrafi.

Aksion i madh antidrogë në Gjilan, Policia dhe AKI zbulojnë disa sera me drogë

23 August 2025 at 17:35

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti, ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, ndërsa gjatë aksionit janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Sipas Policisë, Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka luajtur një rol kyç në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar.

Operacioni ende është në zhvillim.

The post Aksion i madh antidrogë në Gjilan, Policia dhe AKI zbulojnë disa sera me drogë appeared first on Telegrafi.

Vazhdon kërkimi për 67-vjeçarin nga Istogu, përdoren edhe dronët

23 August 2025 at 00:00

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se po vazhdon kërkimi për gjetjen e Beqir Malokaj, 67-vjeçarit të humbur që nga e diela.

Në një video të publikuar në faqen e shoqatës nga vendi ku po zhvillohen kërkimet, shihet se po përdoret edhe droni për të mbuluar zona më të gjera dhe për të ndihmuar në gjetjen e personit të zhdukur.

Ndryshe, me datë 19 gusht, shoqata kishte njoftuar nisjen e operacionit për kërkimin e Beqir Malokaj nga Istogu.

“19 gusht 2025 – Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, është angazhuar në Operacionin e Kërkim-Shpëtimit për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç) nga Istogu, i raportuar i zhdukur. Shoqata po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur,” thuhet në njoftim.

The post Vazhdon kërkimi për 67-vjeçarin nga Istogu, përdoren edhe dronët appeared first on Telegrafi.

Turistet italiane kapen ‘mat’ duke vjedhur në Ksamil

22 August 2025 at 23:32

Ksamil, një destinacion i njohur për ujërat e pastra dhe plazhet e bukura, po tërheq jo vetëm turistë, por edhe persona me qëllime kriminale.

Së fundmi, Policia e Sarandës ka arritur të ndalojë tre shtetase italiane, të cilat vodhën sende me vlerë në bulevardin qendror të Ksamilit.

Në kuadër të luftës kundër krimit ndaj pronës, strukturat hetimore të Policisë së Sarandës morën njoftimin për një vjedhje dhe, falë veprimeve të shpejta, arritën të identifikojnë dhe dokumentojnë rastin.

Si rezultat i hetimeve, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M. D., ndërsa dy bashkëpunëtoret e saj, G. D., 18 vjeçe, dhe G. C., 22 vjeçe, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, tri vajzat dyshohet se kanë vjedhur një sasi bizhuterish, parfumash dhe suveniresh me vlerë rreth 150 000 lekë, të cilat ndodheshin në stenda. Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan si provë materiale.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë, pasi shtetaset italiane akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim. Ky rast dëshmon se Policia mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, pavarësisht kombësisë së tyre.

The post Turistet italiane kapen ‘mat’ duke vjedhur në Ksamil appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje

22 August 2025 at 21:54

Po bëhet gati një javë që kur KEDS-i nisi shkyçje masive të energjisë elektrike ndaj bizneset që mbetën pa kontratë për furnizim një furnizues i licencuar në tregun e lirë. Por, asnjë deklaratë nuk u dha institucionet qendrore, ani pse përfaqësuesit e bizneseve ka kohë që kanë parashtruar kërkesat e tyre. Ato thonë se qeveria në detyrë ka dalë në anën e furnizuesve, gjersa theksojnë se e njëjta injoroi kërkesat e tyre për subvencionim.

Kanë kaluar disa ditë qëkur në fuqi hyri vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shkyçjen e bizneseve që nuk arritën të lidhin kontratë me një furnizues të licencuar për tregun e lirë.

Zhurmë nga bizneset u bë, e edhe paralajmërime u dhanë nga përfaqësuesit e odave të bizneseve për pasojat e formës në të cilën hyri në fuqi vendimi.

Por as edhe një deklarim e veprim nuk u ndërmor nga institucionet qendrore, as nga Presidenca e as nga qeveria në detyrë.

Kjo për përfaqësuesit e bizneseve mbetet zhgënjyese.

“Fatkeqësisht institucionet nuk kanë mbështetur fare bizneset ani se rreth 60% e buxhetit të shtetit mbushet po nga këto biznese që dolën dhunshëm në tregun e lirë. Përkundër kërkesave publike, letrave dhe disa takimeve, institucionet në heshtje kanë mbështetur veprimin e ZRRE-së. Për më tepër përkundër që BE shprehu gatishmërinë që të mbështeste Kosovën të kalonte këtë proces hap pas hapi dhe për të cilin ofroi mbi 22 milionë euro, institucionet sërish heshtën. Kjo është një porosi shumë negative si për bizneset vendëse ashtu edhe për ato të jashtme që kanë investuar dhe që në një nga kushtet e favorshme u është thënë se është energjia”, ka thënë  Kushtrim Ahmeti, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Njëzëri shprehen edhe nga Oda Ekonomike gjersa thonë se qeveria ka marrë një anë tjetër.

“Tek ne është kriju precepsioni se ma shumë Qeveria ka qenë në anën e furnizuesve sesa bizneseve edhe si nuk e kanë marrë mundim asnjë reagim të ketë. Ju kujtohet në fillim të qershorit se si ministrja ka qenë kategorike që bizneset të lidhin kontratë me furnizuesit dhe aty e kemi kuptuar se s’është në rregull.  Kemi kërku nga kryeministri me subvencionu ashtu siç ka kërkuar ZRrE për një subvencionim 50 milionësh po s’kemi pas përgjigje”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Rafuna thotë se qeveria ka injoruar thirrjet e tyre ndonëse.

Mes të tjerash, kritika i drejtohen edhe Presidentes, Vjosa Osmani.

“Ju kemi drejtu edhe Presidencës, s’kemi pas asgjë zyrtare por do ishte shumë e mirëseardhur dhe jo të qëndrojë në heshtje gjersa shkatërrohet ekonomia. Rrugës do ishte që qeveria të subvenciononte shumën. Tash është edhe më e vogël se po flasim për 7-8 muaj, të ketë një paketë mbështetëse dhe një kërkesë tek ZRRE ta përgatisë terrenin më mirë”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike.

Televizioni ka pyetur Presidencën që nga java e kaluar për një koment por e njëjta, sikurse edhe qeveria në detyrë, nuk janë deklaruar për Dukagjinin.

Nga vendimi i ZRrE-së preken 1400 biznese, ndërsa shkyçja e tyre ka nisur që nga dita e shtunë dhe po vazhdon ende./Tv Dukagjini

The post Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje appeared first on Telegrafi.

Analistët: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik në vend

22 August 2025 at 19:58

Sipas disa ekspertëve, situata e bllokadës disamujore mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

As emri i Hekuran Muratit nuk i bindi deputetët e partive opozitare që të japin votë për Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës.

Duke parë këtë situatë dhe mbajtjen e seancave çdo dyzet e tetë orë, njohësit e çështjeve politike në vend thonë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë institucionale është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kemi të bëjmë me kalkulime politike, por megjithatë mendoj që brenda një periudhe jo shumë të gjatë, ndoshta dhjetëditore, parlamenti do të konstituohet. Minimumi që mund të presim është që, nëse nuk krijohet shumicë nga asnjëra palë, të shpallen së paku zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar për RTK-në analisti Melazim Koci.

“Mund t’i drejtohen edhe një herë presidentes, ose presidentja në këtë fazë mund t’i ftojë përsëri palët, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe të ecet përpara. Sa i përket ndarjes së votave, tashmë shihet qartë që njëri bllok ka 57 vota dhe tjetri 56, pra janë aty-aty. Mendoj se situata më e mirë do të ishte votimi për një kryetar Kuvendi, cilido qoftë ai, dhe më pas shkuarja në zgjedhje të reja”, ka shtuar një analistja Fatime Hajdari.

Ndërkohë, konstituimin e Kuvendit e ka kërkuar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke theksuar se ky është një obligim kushtetues i deputetëve për kthimin e stabilitetit në vend.

“IKD nënvizon se, përkundër faktit që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike, barra kryesore është e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia e renditur e para pas zgjedhjeve. Ky subjekt ka dy mundësi reale: ose të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit, që sipas deklarimeve të partive tjera politike ka mbështetje, ose të arrijë marrëveshje politike me një subjekt tjetër parlamentar. Çdo qasje tjetër çon vetëm në vonesa të panevojshme dhe bllokim institucional”, ka deklaruar IKD.

Sipas IKD-së, partnerët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se pa një Kuvend funksional, Kosova rrezikon humbjen e mbështetjes financiare dhe politike në një periudhë vendimtare për të ardhmen e saj evropiane.

The post Analistët: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik në vend appeared first on Telegrafi.

​Këshilli Gjyqësor dënon ndërhyrjet politike në PZAP

22 August 2025 at 19:22

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon me shqetësim ndërhyrjet politike ndaj PZAP, dhe thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

“PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë”, thuhet në reagim.

“Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë. KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore”, vijon reagimi i KGJK-së, më 22.08.2025.

KGJK kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore, duke paralajmëruar se do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.

Kjo komunikatë e KGJK-së vjen pasi Lista Serbe njoftoi më 22.08.2025 se është ankuar në PZAP pasi nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12.10.2025./Telegrafi/

The post ​Këshilli Gjyqësor dënon ndërhyrjet politike në PZAP appeared first on Telegrafi.

Ndahet nga jeta zyrtarja e Gjendjes Civile në Pejë, Luljeta Cena

22 August 2025 at 19:21

Drejtoria për Administratë në Pejë ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtares së Shërbimit të Gjendjes Civile, Luljeta Cena.

Në njoftim, kolegët e saj e kanë kujtuar atë si një mike dhe bashkëpunëtore të dashur, e cila la pas vepra të rralla dhe një staf që e donte dhe e respektonte jashtëzakonisht shumë.

“Lule, ike e bekuar duke lënë pas një staf që të donin dhe i doje aq shumë, duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona. Shpirti yt u prehtë në paqe, e mira Luljetë”, thuhet në mesazhin ngushëllues./Telegrafi/

The post Ndahet nga jeta zyrtarja e Gjendjes Civile në Pejë, Luljeta Cena appeared first on Telegrafi.

Quint-i dhe BE-ja të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe

22 August 2025 at 17:47

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe.

“Shprehim shqetësimin lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit”, thuhet në deklaratë.

Quint thotë  se çdo përpjekje për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës.

“Presim nga qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike që të përmbahen nga hapa që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Po ashtu, partitë që ndihen të prekura nga këto pengesa janë inkurajuar të përdorin në mënyrë të plotë Panelin për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP) për të kërkuar drejtësi.

Ndryshe, në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, anëtarët e KQZ-së nuk votuan për certifikimin e Listës Serbe pas ankesave të dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njëri nga anëtarët, Sami Kurteshi, tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Vendimi u përshendet nga ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lista Serbe “në mënyrë të përsëritur ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës”.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së./Telegrafi/

The post Quint-i dhe BE-ja të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

❌
❌