FC Malisheva prezanton përforcimin e ri Assane Diatta
FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të krahut, Assane Diatta, i cili vjen pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar.
Futbollisti senegalez i është bashkuar klubit kosovar për edicionin e ri, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi shtesë në repartin ofensiv.
Diatta në edicionin e kaluar ishte pjesë e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, ku u dallua për paraqitjet e mira dhe kontributin e tij në fazën sulmuese. Në 25 ndeshje, ai kishte 2 gola dhe 3 asistime.
Para kësaj aventure, ai ka luajtur edhe në futbollin turk me klubin Karşıyaka SK.
Përforcimi i ri pritet të rrisë konkurrencën brenda skuadrës dhe t’i ofrojë trajnerit Qatip Osmani një alternativë më shumë në fazën e avancuar të lojës.
Ky transferim shihet si pjesë e planeve të Malishevës për ta forcuar skuadrën në prag të edicionit të ri, ku synimet janë për paraqitje të forta si në Superligë, pasi në dy vitet e fundit ky klub e mbylli në pozitëne tretë. /Telegrafi/
The post FC Malisheva prezanton përforcimin e ri Assane Diatta appeared first on Telegrafi.