Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Përplasi me makinë për vdekje dy motrat, ja çfarë vendosi gjykata për 23-vjeçarin Kevin Norra

By: V K
27 August 2025 at 12:32

Këtë të mërkurë, gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat Rozina dhe Ela Dhimaku, dhe mbeti e plagosur rëndë Antonela Zhupa.

Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së dielës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, ku shtetasi Kevi Norra, 23-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Ela Dhimaku.

The post Përplasi me makinë për vdekje dy motrat, ja çfarë vendosi gjykata për 23-vjeçarin Kevin Norra appeared first on Albeu.com.

Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit

By: V K
27 August 2025 at 12:12

Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për t’u njohur me materialet hetimore.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Erion Veliajt, theksohet se kryebashkiakut i është vendosur nga SPAK në dispozicion një USB me të gjitha materialet hetimore, ndërkohë që ky i fundit kishte kërkuar kopje fizike të dosjes, pasi nuk i akseson dot ne burg.

“Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij.

Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, theksojnë avokatët e Veliajt.

Më tej, në reagimin publik të avokatëve theksohet se Erion Veliajt nuk po i pranohet kërkesa për të takuar mbrojtësit e tij ligjor ndërkombëtar, të cilët po përgatisin dhe gjyqin për në Strasburg.

“Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës”, thuhet në këtë deklaratë.

Reagimi i avokatëve të Erion Veliajt:

Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij. Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës.

The post Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

By: V K
27 August 2025 at 12:02

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi 20-vjeçar është arrestuar dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, ja për çfarë akuzohet

By: V K
27 August 2025 at 11:50

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është arrestuar shtetasi Ardian Halili, 55- vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në vitin 2017, kur mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje disa objekte banimi (shtëpi pushimi) në zonën e Shetajt, njësia administrative Ishëm.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë ndjekjen penale për këtë rast.

The post EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, ja për çfarë akuzohet appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

By: V K
27 August 2025 at 11:36

Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho,  do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore, do të zhvillohet më 1 shtator.

Ndeshja miqësore Gjibraltar-Shqipëri, do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00.

Ndërsa ndeshja Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

The post Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore appeared first on Albeu.com.

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim

By: V K
27 August 2025 at 11:34

Strategjia e re kombëtare për futjen e Inteligjencës Artificiale në çdo sektor të ekonomisë në 5 vitet e ardhshme, konsiderohet nga ekspertët si një dokument i dosmosdoshëm, por me sfida në zbatim.

Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama, shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale.

Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e IA në këtë proces, duket se qeveria ka ecur përpara me planin dhe në gusht të këtij viti, publikoi një strategji kombëtare ku parashikohen politikat e përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në të gjithë sektorët e shërbimeve publike në 5 vitet e ardhshme.

Në strategji, qeveria pretendon gjithashtu se do të përfshijë modulet e IA-së në analizën fiskale për të parandaluar evazionin fiskal në Tatime dhe Dogana dhe automatizimin e proceseve në prokurorimet publike.

Dokumenti synon të adresojë problematika si mungesa e një kuadri rregullator, kapacitetet e kufizuara teknike dhe burimore, kulturën e ulët digjitale të njohurive të popullsisë dhe hendekun mes zonave urbane dhe rurale në qasjen dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.

Për ekspertë të fushës, hartimi i këtyre politikave shihet si domosdoshmëri, por që kërkon shumë fonde për të investuar në ngritjen e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore që do të përdorin këto sisteme.

“Në letër është e domosdoshme, po sa do të arrihet të zbatohet në praktikë?!”, tha për BIRN, Erjon Demiri, ekspert i sigurisë kibernetike dhe inxhinier rrjetesh, duke shtuar se; “këto objektiva nga ana teknike janë të realizueshme dhe kanë logjikë, puna është se me çfarë kostosh dhe si do të zbatohen”.

Zbatimi i strategjisë, sipas tij, lidhet me sfida të ndryshme që nga infrastruktura teknologjike e kapacitetet njerëzore, deri tek çështjet etike të aksesit të popullatës në këto sisteme.

“Ne nuk kemi infrastrukturë, kemi një bot-net që është shumë i izoluar, duhet të zgjerohet”, thotë ai, duke shtuar se po ashtu duhet të investohet në shpërndarjen e kësaj insfrastrukture, që të lidhen pjesë të popullatës që jeton jashtë Tiranës.

Përmbajtja e dokumentit strategjik vlerësohet edhe nga Igli Gjelishti, drejtues i një kompanie në fushën e IA-s dhe zhvillues i sistemeve të informacionit, i cili i tha BIRN se ishte “një hap i domosdoshëm dhe në linjë me praktikat europiane”.

Por, sipas tij, “në vijim nevojitet të plotësohet me angazhime dhe objektiva me konkrete, si ne aspektin e investimeve ashtu edhe në atë të rezultateve konkrete dhe te matshme”.

Sipas Gjelishtit, dokumenti ka adresuar në objektiva konkrete një nga elementet më të rëndësishëm atë të trajnimit të burimeve njerëzore, që sipas tij është ‘hallka më delikate e procesit’.

Ai i beson se objektivat e strategjisë për ngritjen e infrastrukturës teknologjike janë realiste dhe nëse ka vullnet nga institucionet, vështirësitë nuk janë të pakapërcyeshme.

“Përsa i përket teknologjisë, sigurisht që kërkohen investime konkrete, por në stadin aktual, me pothuajse të gjitha shërbimet publike të digjitalizuara dhe me një sasi shumë të madhe informacioni në dispozicion, kemi nje bazë të mirë për të filluar”, tha Gjelishti.

Të dy ekspertët e shohin pozitive përdorimin e teknologjisë në luftën kundër korrupsionit në sektorin e prokurorimeve publike apo të evazionit fiskal, por këmbëngulin se elementi njerëzor mbetet i pashmangshëm.

“Ka sisteme që janë bazuar në IA dhe analizat e tyre janë shumë më të shpejta dhe të sakta që të shmangesh evazionin”, thotë Demiri, duke shtuar se ndërkohë “tek pjesa e doganave nuk na ka munguar sistemi, po janë njerëzit që komandojnë sistemin”.

Gjelishti beson se; “Inteligjenca artificiale shkon edhe një hap më tej, duke e zëvendësuar në disa raste gjykimin njerëzor që mund të jete subjektiv apo i ndikuar nga faktorë të tjerë”.

Por edhe ai thekson se këto janë të gjitha mjete dhe që të japin rezultat “nevojitet vullneti i duhur”.

“Objektivat konkrete për të përdorur AI në prokurimet publike apo në analizën fiskale jane një fillim i mbarë, por tani duhet të pritet implementimi dhe rezultatet konkrete”, shton ai.

Ekspertët po ashtu evidentojnë në zbatimin e kësaj strategjike, të njëjtat dilema globale që lidhen me çështje etike dhe të sigurisë kibernetike.

Sipas Demirit, strategjia e vendos njeriun në qendër duke qenë në rregull nga ana etike, por gjithsesi pikëpyetjet mbeten dhe është për t’u parë se çfarë do të ndodhë me tregun e punës dhe si do të shpërndahet nga ana gjeografike infrastruktura që do të ngrihet për zbatimin e këtyre objektivave.

“Edhe këtu tek ne ekziston rreziku që përdorimi i IA do të bëjë të pasurit më të pasur dhe të diferencojë akoma më shumë zonat rurale në aksesin në teknologji”, paralajmëron ai, duke parashikuar që infrastruktura e re do të ngrihet dhe funksionojë përgjithësisht në Tiranë./BIRN

The post BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim appeared first on Albeu.com.

Alarmohet deputeti i PS: Po ju grabisin, është ngritur një skemë piramidale, dilni sa më parë…

By: V K
27 August 2025 at 10:38

Këtë të mërkurë, përmes një reagimi të publikuar në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi dhe po shtrihet edhe në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.

Braçe thotë se prej dy muajsh, është në dijeni të kësaj skeme, të quajtur TXEX, e cila funksionon online dhe përmes telefonave celularë.

Ai thekson se është kontaktuar fillimisht nga një sipërmarrës vendas, i shqetësuar nga përhapja e fenomenit në komunitet.

Braçe bën thirrje të fortë për qytetarët që janë përfshirë në këtë skemë, që të tërhiqen menjëherë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

“Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit. Dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave”, shkruan Erion Braçe.

Sipas tij, vetëm në Divjakë mund të jenë përfshirë mbi 1,000 persona, një shifër alarmante për një zonë me popullsi të vogël.

Ai thekson se situata është “e tmerrshme” dhe se përhapja e mëtejshme në Lushnje, është një kërcënim serioz.

 

The post Alarmohet deputeti i PS: Po ju grabisin, është ngritur një skemë piramidale, dilni sa më parë… appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

By: V K
27 August 2025 at 10:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj.

“Unë dua që ajo [lufta] të përfundojë”, u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh [luftën] duke përfunduar”, theksoi ai.

“Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike”, paralajmëroi ai.

Trump shtoi: “Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë”.

Ka kohë që Trump e përdor kërcënimin me sanksione ekonomike, apo tarifa të larta kundër vendeve të tjera në çështje ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar por ende nuk ka vendosur masa ekonomike kundër Moskës, megjithëse SHBA-ja dhe Perëndimi kanë vendosur një sërë sanksionesh të rënda ndaj Rusisë, prej se ajo e filloi pushtimi e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Mendoj se, në shumë mënyra, ai [presidenti rus Vladimir Putin] është aty. Ndonjëherë ai është aty dhe [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është aty”, nënvizoi ai.

“Duhet t’i kem të dy njëkohësisht”, shtoi Trump pas një mbledhjeje të transmetuar në televizion të kabinetit, që zgjati tri orë e 16 minuta.

“As Zelensky nuk është plotësisht i pafajshëm. Unë kaloj shumë mirë me të tani, por kemi marrëdhënie shumë më ndryshme sepse tani nuk po ia japim asnjë qindarkë Ukrainës”, tha Trump, duke iu referuar një marrëveshjeje ku anëtarët e NATO-s blejnë armë amerikane për t’u përdorur nga Kievi.

Trump gjithashtu, la të kuptohej për mundësinë e masave kundër Kievit, por nuk dha hollësi.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Putinin. Nëse mund t’i shpëtoj mijëra njerëz nga vdekja përmes sanksioneve ndaj Rusisë ose Ukrainës ose kujtdo tjetër, është mirë”, shtoi ai.

Kur u pyet për refuzimin e Putinit për t’u takuar ballë për ballë me Zelenskyn dhe për dyshimet e Kremlinit mbi “legjitimitetin” e udhëheqësit ukrainas, Trump tha: “Nuk ka rëndësi çfarë thonë [rusët]. Të gjithë po bëjnë shfaqje. Janë broçkulla”.

Rusia ka vazhduar me pushtimin e plotë të Ukrainës pa ndërprerje pas takimeve të Trumpit me Putinin në Alaskë, më 15 gusht, dhe me Zelenskyn dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë tri ditë më vonë.

Trump, i cili që prej se e mori detyrën në janar ka kërkuar ta ndërmjetësojë përfundimin e luftës, i përdori ato takime për ta organizuar një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt, të cilët nuk janë takuar që nga viti 2019.

Zelensky – i cili ka kërkuar një takim të tillë me Putinin – më 26 gusht tha se Turqia, vendet e Gjirit ose shtetet evropiane mund të shërbejnë si mikpritës të çdo takimi që ai mund të mbajë me Putinin.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha javën e kaluar televizionit NBC se; “agjenda e një takimi të tillë nuk është gati aspak”.

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, më pas tha se së shpejti do të takohet me përfaqësuesit ukrainas në Nju Jork.

“Po takohem me ukrainasit këtë javë… dhe ky është një sinjal i madh”, i tha ai Fox News. “Ne flasim me rusët çdo ditë”.

Ndërkohë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas njoftuan Zelenskyn mbi zhvillimet në lindje të vendit, ku Rusia ka shënuar fitore në fushëbetejë muajt e fundit kundër ushtrisë së dërrmuar dhe pajisur dobët ukrainase.

“Vëmendja jonë kryesore tani është e përqendruar kryesisht në Pokrovsk, Dobropillia, Novopavlivsk, Kupiansk, si dhe në drejtimet e Zaporizhjas”, shkroi në Telegram komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy raportoi se; “kemi prirje pozitive në zonat kufitare të rajoneve Sumi dhe Harkiv”, megjithëse pretendimet nga fushëbeteja nuk mund të verifikohen gjithmonë menjëherë.

Kievi ka kërkuar me urgjencë më shumë armë nga Perëndimi mes shqetësimeve se, edhe pas dy samiteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, Rusia “nuk është e interesuar” për paqe, tha një këshilltar i lartë i Zelenskyt për Current Time, më 25 gusht.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane i kanë dhënë Ukrainës ndihmë dhe pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë, megjithatë Trump i ka bërë trysni Evropës ta marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës./REL

The post Presidenti Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes appeared first on Albeu.com.

Debutimi te Esteghlal, Jasir Asani shok skuadre me ish-portierin e Real Madridit

By: V K
27 August 2025 at 09:19

Jasir Asani, ishte ai i cili shijoi dje debutimin e tij në kampionatin iranian. Esteghlal luante në shtëpi ndaj Zob Ahan dhe ishte në disavantazh 1-3 kur trajneri hodhi në fushë sulmuesin shqiptar në fillimin e pjesës së dytë, teksa rezultati u barazua në 3 me 3.

Vlen të theksohet fakti se në datën 6 gusht, skuadrës së re të Jasir Asanit, iu bashkua edhe ish-portieri i Realit, Antonio Adan, nga radhët e Sportingut të Lisbonës.

 

 

38-vjeçari spanjoll, ishte titullar në duelin e ditës së sotme, ndërkohë që arriti të pësonte 3 gola.

Adan gjatë karrierës së tij është aktivizuar me shumë klube të rëndësishme Europiane si Sporting, Atletiko Madrid, Betis, Kaljari dhe Real Madrid.

The post Debutimi te Esteghlal, Jasir Asani shok skuadre me ish-portierin e Real Madridit appeared first on Albeu.com.

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike (EMRAT)

By: V K
27 August 2025 at 09:11

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Policia e Shtetit, sqaron se në kuadër të tre operacioneve u vunë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasit, Kledis Shermadhi, 24-vjeç, Ardit Mehdiu, 29-vjeç dhe Emiseldo Fasko., 22-vjeç, të tre banues në Fier.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.

Tre të rinjtë akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

Njoftimi:

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24-vjeç, banues në Fier;

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29-vjeç, banues në Fier;

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22-vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit”,– njofton policia.

The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj

By: V K
27 August 2025 at 08:36

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë”, kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.

Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit.

Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%.

Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë.

Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.

Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%).

Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).

Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.

Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj.

Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.

Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut, paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n).

Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit./Monitor

The post Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj appeared first on Albeu.com.

Protestat në Serbi/ U përzunë nga godina e Universitetit, studentët hyjnë me forcë, dekani thërret xhandarmërinë (VIDEO)

By: V K
27 August 2025 at 08:00

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1.

Situata mbetet e tensionuar, por gjithsesi, nuk raportohen të lënduar. Protestat në Serbi vijojnë prej muajsh, ku tashmë kërkohen zgjedhje të parakohshme dhe largimi i Vuçiç

 

Pa izvedi i tenkove na nas kukAVice❗️
Niko te se ne boji!
Odbranićemo Univerzitet! pic.twitter.com/BK6EH56c0w

— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 26, 2025

 

Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës, iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Dekani Alanoviq, që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.

Deo studenata uspeo je da uđe na Filozofski fakultet u Novom Sadu kroz zgradu Pravnog fakulteta. pic.twitter.com/L3JD9bjtji

— Razglas news (@razglasnews) August 26, 2025

The post Protestat në Serbi/ U përzunë nga godina e Universitetit, studentët hyjnë me forcë, dekani thërret xhandarmërinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
27 August 2025 at 07:36

Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.5 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.7 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi (VIDEO)

By: V K
27 August 2025 at 07:34

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.

Fatmirësisht, është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 

The post Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
27 August 2025 at 07:21

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave.

Parashikohet që paraditja në vendin tonë, të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell.

Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet që në zonat malore Veriore dhe Juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

By: V K
26 August 2025 at 15:56

Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi.

Vatrat janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur.

Vera e këtij viti është shoqëruar me numër të lartë zjarresh në disa zona të vendit, ku si pasojë është regjistruar edhe një viktimë në Gramsh.

The post Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

By: V K
26 August 2025 at 15:41

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë.

Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve, lidhen me shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara

Autoritetet vendore rendisin si akset më problematike “Pushimin e Shoferit”, “ Kryqęzimin e Savrës” dhe aksin “Savër-Çermë,” “Rrethrrotullimi Savër- Ura e Kuçit, “ Kryqëzimi i Vajkanit”, “ Rrethrrotullimi i Parkut- Qëndër”, “ Qëndër-QTU” , ku kontrollet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë me patrullë dhe shërbim të përforcuar.

Vetëm gjatë muajit gusht në qarkun e Fierit janë vendosur 6088 masa administrative, nga të cilat 4185 për shpejtësi, për parakalim të gabuar ka 416 gjoba, për përdorim alkooli 22, 122 drejtues kanë qenë pa rri sigurimi ndërsa 12 të tjerë për përdorim celular, por nuk mungojnë as shkeljet e tjera si përdorimi i automjeteve nga adoleshentët.

Edhe pse kjo periudhë shënon fundin e sezonit veror, trafiku në të gjithë qarkun e Fierit vijon të jetë tepër i rënduar prandaj edhe apeli për të gjithë përdoruesit e rrugës është i njëjtë, tregohuni të kujdesshëm dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

The post Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht appeared first on Albeu.com.

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe, ja kuzat që rëndojnë ndaj tyre (EMRAT)

By: V K
26 August 2025 at 14:53

Policia e Shtetit, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin. Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Dy vëllezër shqiptarë, janë arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasit Erion dhe Klodjan Hoti.

Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi.

Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit.

Klodjan Hoti, 31-vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës në korrik 2020 me 4 vite e 4 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Ai ishte kapur në flagrancë në vitin 2019 brenda një sere në Martanesh, ku kultivonte fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, i mbeteshin edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin.

Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë:

Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit.

Klodjan Hoti, 31-vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës në korrik 2020 me 4 vite e 4 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”. Ai ishte kapur në flagrancë në vitin 2019 brenda një sere në Martanesh, ku kultivonte fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, i mbeteshin edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

The post Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe, ja kuzat që rëndojnë ndaj tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle

By: V K
26 August 2025 at 14:28

Një ndeshje dramatike u zhvillua në “St James’ Park”, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj Newcastle Utd, falë një goli vendimtar të të riut Rio Ngumohas në minutat shtesë.

Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak.

Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca e Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi.

Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e shndërroi në karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të dyfishojë avantazhin në 2-0 në minutën e 46-të, me një pasim të mprehtë nga Cody Gakpo për Hugo Ekitike, i cili shënoi me një goditje të ulët nga kufiri i zonës, duke lënë portierin pa reagim.

Bruno Guimaraes, ngushtoi rezultatin për Newcastle në minutën e 57-të pas një asistimi perfekt të Valentino Livramento për 2-1.

Në minutën e 88-të, William Osula, barazoi rezultatin për Newcastle pas një pasimi të gjatë që kaloi mbrojtjen e Liverpoolit.

Gjyqtari dha 11 minuta shtesë dhe në minutat e fundit, Rio Ngumohas shënoi golin vendimtar pas një aksioni model, duke i dhënë Liverpoolit fitoren 3-2 dhe tre pikët e vlefshme në një përballje të jashtëzakonshme në Ligën Premier.

Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara, përfshirë kartonë të verdhë dhe lëndime, ndërsa të dyja skuadrat treguan intensitet dhe vendosmëri për të kërkuar fitoren deri në sekondat e fundit.

Kjo fitore i jep Liverpoolit një fillim të shkëlqyer të sezonit me dy fitore, ndërsa Newcastle mbetet me një barazim, nga dy përballjet e para të sezonit.

 

The post Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle appeared first on Albeu.com.

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet kreu demokrat Sali Berisha

By: V K
26 August 2025 at 13:54

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka folur për organizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

I pyetur nëse Gazment Bardhi do të jetë ende kreu i Grupit të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por vlerësoi punën e tij në këtë detyrë.

“Nuk po prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar. Funksionin do ta përcaktojmë në mënyrë demokratike. Gazment Bardhi, gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi ai që do të përcaktojë se kush do të jetë Kryetar Grupi”, tha ai.

Më tej, teksa u pyet nëse do të hap seancën plenare më 10 shtator, si deputeti më i vjetër në Kuvend, ai theksoi se nuk do ta bëjë.

“Një parlament jolegjitim nuk mund ta hap kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harrojeni! Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja. Por ky është një parlament jolegjitim, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Rekomandimi i Këshillit të Evropës thotë se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, kjo mjafton. Si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë”, tha kreu i PD.

The post A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet kreu demokrat Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

❌
❌