Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të Savrës. Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë pesë automjete që janë përplasur njëri pas tjetrit. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale. Për shkak të aksidentit, trafiku në zonë është rënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
The post Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on BoldNews.al.