Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Rashiç nuk zgjidhet nënkryetar, Basha ndërpret seancën

28 August 2025 at 13:34

PRISHTINË, 28 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Kryeparlamentari Dimal Basha tha se diskutimet do të vazhdojnë mes grupeve parlamentare, teksa e ka ndërprerë seancën konstituive.

Në seancën e sotme janë hedhur në votim sipas shortit disa herë deputetët e Listës Serbe, por që nuk kanë marrë votat për tu zgjedhur nënkryetar. Të martën ka nisur procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb. Votimi është ndërprerë pasi nuk morri votat as deputeti Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. /KosovaPress/

The post Rashiç nuk zgjidhet nënkryetar, Basha ndërpret seancën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

At Zef Pllumi, shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue”

28 August 2025 at 11:28

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ At Zef Pllumi (1924-2007) përkujtohet sot në 101-vjetorin e lindjes si figurë që mbetet simbol i rezistencës shpirtërore dhe i dinjitetit njerëzor në Shqipëri.

Muzeu Historik Kombëtar solli në këtë ditë disa nga momentet kryesore që përcaktuan jetën dhe veprimtarinë e At Zef Pllumit si një zë që nuk heshti, një mendje që nuk u thye dhe një shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue”.

At Zefi lindi në Lezhë më 1924. Arsimin e nisi në Kolegjin Françeskan të Shkodrës dhe e vijoi në Liceun “Illyricum”, të cilin e përfundoi më 1942. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, u përfshi në jetën intelektuale si pjesë e revistës “Hylli i Dritës” dhe si sekretar personal i Atë Anton Harapit, një nga figurat më të rëndësishme të françeskanëve shqiptarë. Por diktatura komuniste nuk falte mendimin e lirë. Ai u arrestua, u torturua dhe u dënua.

Fillimisht e burgosën në Shkodër, më pas e internuan në kampin e Bedenit. Pasi u lirua në vitin 1949, u vendos në kuvendin françeskan të Arrës së Madhe ku qëndroi deri më 1958. Gjatë kësaj kohe punoi si teknik i numizmatikës në Muzeun e Shkodrës dhe në vitin 1956 u shugurua meshtar, duke shërbyer për 12 vjet në Shosh të Dukagjinit.

Në vitin 1967 regjimi e arrestoi sërish. Pasoi një periudhë e gjatë e mbushur me dhimbje: 23 vjet në burgjet dhe kampet e Spaçit, Repsit, Ballshit, Skrofotinës, Tiranës dhe Zejmenit. Një çerek shekulli heqje lirie nuk e thyen dot. Ai doli prej tyre pa urrejtje, por me vendosmërinë për të dëshmuar. Pas lirimit në vitin 1989, iu rikthye “Hyllit të Dritës”, duke e ringjallur në vitet 1993–1997.

Në këtë periudhë shkroi dhe botoi trilogjinë e famshme “Rrno vetëm për me tregue” (1995–2001), një dëshmi e fuqishme për kohën e terrorit, e shkruar jo për të kërkuar mëshirë, por për të lënë gjurmë dhe për të treguar se dinjiteti është më i fortë se dhuna.

Përveç saj, ai botoi edhe një sërë veprash të tjera me vlerë të jashtëzakonshme për kulturën dhe kujtesën shqiptare: “Françeskanët e mëdhanj” (2001), “Antipoezi për shekullin e njëzetë” (2001), “Siç thonim dje” (2002), “Para njimijë vjetve” (2003), “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës” (2004) etj. Ndër nismat më të vyera të tij ishte ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë. Vepra e At Zef Pëllumbit u nderua edhe nga shteti shqiptar. Në vitin 2006 Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndërsa Ministria e Kulturës i akordoi çmimin “Penda e Artë” për trilogjinë me kujtime. At Zef Pëllumbi u nda nga jeta më 25 shtator 2007 në spitalin Gemelli në Romë dhe më 30 shtator u përcoll për në amshim në Shkodër, qytetin ku shërbeu, vuajti dhe la pas një trashëgimi që frymëzon breza të tërë.

Të dhënat janë marrë nga Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

The post At Zef Pllumi, shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E enjte 28 gusht, rriten temperaturat deri në 36 gradë

28 August 2025 at 07:30

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/35

Diell

Kukës 18/32

Diell

Lezhë 21/35

Diell

Dibër 16/32

Diell

Durrës 21/34

Diell

Tiranë 22/35

Diell

Elbasan 21/35

Diell

Berat 18/36

Diell

Vlorë 20/34

Diell

Korçë 14/30

Diell

Gjirokastër 16/35

Diell

Sarandë 21/34

Diell

 

The post E enjte 28 gusht, rriten temperaturat deri në 36 gradë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

LVV ankohet në Supreme kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje

27 August 2025 at 10:27

PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/ Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë të martën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

PZAP-ja e urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi – të vetmit që votuan kundër certifikimit të kësaj partie – i kërkuan të martën Gjykatës Supreme ta rrëzojë vendimin e PZAP-së, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga LVV-ja.

Ky rast është pothuajse një përsëritje e rastit të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, kur LVV e kishte kundërshtuar deri në Supreme pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, por pa sukses.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.

Pse s’u certifikua Lista Serbe?

Zyra e Partive Politike në KQZ – që ka për detyrë shqyrtimin e aplikimeve të partive politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – rekomandoi certifikimin e Listës Serbe.

Megjithatë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të zëshëm kundër certifikimit të saj, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Kurteshi tha se “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

Millosheviq ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.

Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

Këto pretendime u kundërshtuan nga Lista Serbe dhe nga Beogradi zyrtar.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe komisioni zgjedhor nuk e kishte certifikuar atë fillimisht edhe asokohe.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. /rel/

The post LVV ankohet në Supreme kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkurë 27 gusht, rritje e temperaturave deri në 33°C

27 August 2025 at 07:30

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në veri.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell pak re
Kukës 14/27 Diell pak re
Lezhë 18/31 Diell pak re
Dibër 13/26 Diell pak re
Durrës 20/31 Diell
Tiranë 20/33 Diell
Elbasan 19/30 Diell pak re
Berat 15/31 Diell pak re
Vlorë 19/31 Diell
Korçë 15/25 Diell re
Gjirokastër 15/30 Diell
Sarandë 20/30 Diell

 

 

The post E mërkurë 27 gusht, rritje e temperaturave deri në 33°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zgjedhja e nënkryetarit nga Lista Serbe vazhdon me short

26 August 2025 at 15:41

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka propozuar që të vijohet me propozimin e kanididatëve me short.

Tri herë radhazi i propozuari i Listës Serbe për nënkryetar të kuvendit, Sllavko SImiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këtë post.

Basha ka kërkuar nga Simiq që të propozojë emër tjetër për nënkryetar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Aktualisht administrata po bën përgatitjet për votimin me short.

Kundër tij, në tri raundet e votimit Simiq, mori vetëm dhjetë vota për nga Lista Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha, kurse kundër votuan 56 deputetët e LVV-së, ndërkaq 23 deputetë nga PDK abstenuan, kurse nga deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

/Kosovapress/

The post Zgjedhja e nënkryetarit nga Lista Serbe vazhdon me short appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozitë artistike në Prishtinë në nder të 115-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

26 August 2025 at 14:32

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Në kuadër të shënimit të 115-vjetorit të lindjes së shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, në sheshin që mban emrin e saj në Prishtinë është hapur një ekspozitë artistike që bashkon mbi 30 artistë nga rajoni.

Kjo ngjarje kulturore është organizuar nga organizata “Artistë për Artistë” në bashkëpunim me organizatën “Shqiptaria”, duke sjellë një atmosferë reflektimi dhe nderimi për figurën e humanistes së njohur botërisht.

Ekspozita ka mbledhur artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë kontribuar me vepra të ndryshme artistike. Ndonëse ngjarja është organizuar për nder të Nënës Terezë, tematika e ekspozitës ka qenë e lirë, duke u lënë hapësirë krijuesve të shprehin lirshëm idetë e tyre.

Kryetari i organizatës “Artistë për Artistë”, Veton Gucia theksoi rëndësinë e figurës së Nënës Terezë për shqiptarët, veçanërisht në periudhën e paraluftës në Kosovë.

Ai kujtoi se fotografia e saj ka qenë një simbol që ka hapur dyert e botës për shqiptarët dhe se kujtimi i saj duhet të shërbejë si mësim për brezat e rinj.

Gucia tha se në këtë ekspozitë po marrin pjesë mbi 30 artisë nga Kosova dhe rajoni përmes veprave të tyre.

“Është një figurë e cila neve na ka gëzuar shumë sidomos në periudhën e paraluftës kur me fotografi të saj, na janë hapur dyert në krejt botën. Rëndësia e saj si figurë ka qenë jashtëzakonisht e madhe…Mendoj që kujtesa është e rëndësishme për edukimin e gjeneratave të reja që të dinë sa ka qenë e rëndësishme dhe sa është e rëndësishme figura e saj për identitetin dhe lirinë e Kosovës. Ne vetëm e kujtojmë. Pjesëmarrja e artistëve është gjithëpërfshirëse. Ka artistë nga Maqedonia, nga Mali i Zi, Shqipëria, nga Lugina e Preshevës, Bujanoci, edhe nga Kosova normal. Në këtë rast është tema e lirë, si çdo vit. Ne vetëm e shënojmë, përkujtojmë ditëlindjen e Nënës Terezë dhe figurën e saj, përndryshe tema është e lirë. Ka piktura me tematikë të lirë. Pritet të marrin pjesë mbi 30 artistë që marrin pjesë”, tha Gucia.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë u lind më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

ënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4.500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. /KosovaPress/

The post Ekspozitë artistike në Prishtinë në nder të 115-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare

26 August 2025 at 14:28

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës që i dha fund ngërçit politik, seanca konstituive vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve sipas propozimeve të depozituara nga partitë.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Dy nënkryetarë të tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

Përpara votimit, kryeparlamentari i sapozgjedhur Basha u shpreh se tri partitë më të mëdha shqiptare janë pajtuar për t’i votuar tre nënkryetarët në pako.

Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Albulena Haxhiun, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demoratike e Kosovës Kujtim Shalën. /rel/

The post Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha thirrje opozitës për bashkëpunim: Kosovën e kemi bashkë

26 August 2025 at 21:10

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në fjalimin e tij të parë para deputetëve ka përcjellë mesazhe të bashkëpunimit dhe unifikimit.

Ai tha se në legjislaturën e nëntë priten përballje politike, mirëpo me synimin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe të zhvilluar.

Sipas tij, pavarësisht sfidave në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit tash e gjashtë muaj, e njëjta i ka kontribuar demokracisë dhe emancipimit si shoqëri.

“Të nderuar kolegë, ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e kemi parë më herët. Por, me të gjitha betejat, unë besoj se ka qenë një shkollë që i ka kontribuar demokracisë, por edhe vetë emancipimit tonë si shoqëri. Këto ballafaqime gjenden edhe tek vendet më të zhvilluara, prandaj me rëndësi është që gjithçka ka ndodhur brenda konturave të debatit demokratik. Kjo është dëshmi se shoqëria jonë është e emancipuar për t’u përballur me sfida të tilla. Në emër të kryetarit të Kuvendit, ju bëj thirrje për bashkëpunim dhe unifikim. Është koha të dëshmojmë se, pavarësisht dallimeve politike, ne kemi guximin dhe mençurinë të punojmë së bashku për të ardhmen e vendit tonë, Republikës sonë për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra… Në këtë Kuvend pres debat të hapur, por edhe respekt për njëri-tjetrin. Dua të shoh kritika, por edhe alternativa. Dua të shoh përballje politike, por me synimin e përbashkët për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Të nderuar deputetë, kemi dallime, por Kosovën e kemi bashkë”, tha ai.

Basha, para deputetëve, duke kërkuar unifikim, përmendi heroin Skënderbeun, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Në çastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se di t’i lërë anash dallimet dhe të ngrihet për kauza kombëtare. Kemi udhërrëfyesin, Gjergj Kastriot Skënderbeun, shembullin e pavdekshëm të guximit dhe të mbrojtjes së atdheut. Kemi shembullin e udhëheqësit të urtë, presidentit historik Ibrahim Rugova, që dinte t’i bashkonte të tjerët. Ky popull u bashkua edhe rreth UÇK-së dhe komandantit të saj, Adem Jashari, për të luftuar gjenocidin fashist. Lufta e Adem Jasharit dhe e të gjithëve ishte për liri dhe për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për të luftuar terrorin që po ushtrohej ndaj popullit tonë”, shtoi Basha.

Krahas kësaj, Basha theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të BE-së.

Në anën tjetër, Basha përmendi edhe shtrirjen e sovranitetit në veri, që sipas tij është bërë me vullnetin e pathyeshëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. /KosovaPress/

The post Basha thirrje opozitës për bashkëpunim: Kosovën e kemi bashkë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet për qarkullim ura e re mbi Ibër në Mitrovicë

26 August 2025 at 10:39

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Sot, është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.

Edhe zëvëndësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një video për hapjen e kësaj ure.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar ai.

Vlera totale për ndërtimin e tyre është rreth 3 milionë euro. Por, pak pas fillimit të këtyre punimeve, Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për kontratën nën dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.

Institucionet përkatëse kosovare i filluan ndërtimin e dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me gjithë reagimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimet nga serbët në veri.

/Kosovapress/

The post Hapet për qarkullim ura e re mbi Ibër në Mitrovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 26 gusht, mot i kthjellët me temperatura deri 30° Celsius

26 August 2025 at 07:30

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në pjesën e parë të ditës. Në relievet malore në lindje këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/30 Diell re
Kukës 13/27 Diell re
Lezhë 17/30 Diell re
Dibër 12/27 Diell re
Durrës 18/29 Diell pak re
Tiranë 20/30 Diell pak re
Elbasan 16/30 Diell pak re
Berat 15/30 Diell re
Vlorë 19/29 Diell re
Korçë 14/26 Diell re
Gjirokastër 14/30 Diell pak re
Sarandë 19/28 Diell re

 

The post E martë 26 gusht, mot i kthjellët me temperatura deri 30° Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës arreston në Jarinjë dy të dyshuar për trafikim me 18 emigrantë

25 August 2025 at 13:43

PRISHTINË, 25 gusht/ATSH/ Dy burra janë arrestuar të dielën nën dyshimin për trafikim me emigrantë, njoftoi Policia e Kosovës të hënën.

Policia tha se ka ndaluar një autobus të linjës Mitrovicë–Beograd në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, i cili po bartte 18 emigrantë të paligjshëm nga vende të Azisë Jugore dhe Afrikës.

“Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia theksoi se hetimet e para dhe marrja në pyetje e të dyshuarve tregojnë se ka pasur “përpjekje të qëllimshme për kontrabandë me emigrantë”.

Ajo tha se ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve dhe shoferin e autobusit që po bartte emigrantët.

Të dyshuarit, të identifikuar vetëm me inicialet G. A., dhe B. D., dyshohen për përfshirje të drejtpërdrejtë në organizimin e transportit të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit, pesë shtetas palestinezë kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23 gusht; gjashtë shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova; dhe shtatë shtetas egjiptianë kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia theksoi se emigrantët “janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës”, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Muajin e kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë kundër një burri për veprën penale kontrabandë me emigrantë.

Sipas rregullave në Kosovë, një emigrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.

Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit – në të kundërtën duhet të largohet nga territori i Kosovës. Për ta fituar statusin e azilit, duhen disa muaj kohë.

Prej vitit 2015, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në qendër transiti për personat që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe që synojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kosova ka qendra për pranimin e emigrantëve, por shumica e tyre e përdorin këtë shtet vetëm si transit për në BE.

Edhe në të kaluarën, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuar për trafikim me emigrantë. /rel/

The post Policia e Kosovës arreston në Jarinjë dy të dyshuar për trafikim me 18 emigrantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 25 gusht, mot i kthjellët me vranësira të pakta

25 August 2025 at 07:30

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje e juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Në mbrëmje mot i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/29 Diell pak re
Kukës 13/26 Diell pak re
Lezhë 21/29 Diell pak re
Dibër 12/26 Diell pak re
Durrës 20/29 Diell pak re
Tiranë 21/31 Diell pak re
Elbasan 17/30 Diell pak re
Berat 17/31 Diell pak re
Vlorë 22/30 Diell pak re
Korçë 15/24 Diell pak re
Gjirokastër 15/30 Diell pak re
Sarandë 20/29 Diell pak re

 

 

The post E hënë 25 gusht, mot i kthjellët me vranësira të pakta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ahmeti: Humbja e Artur Zhejit lë boshllëk të madh në jetën publike shqiptare

24 August 2025 at 16:57

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti shprehu sot ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

“Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale”, shkroi Ahmeti në rrjetet sociale.

Ahmeti vuri në dukje se humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike shqiptare.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe dhe i qoftë e lehtë toka shqiptare”, përfundoi Ahmeti.

The post Ahmeti: Humbja e Artur Zhejit lë boshllëk të madh në jetën publike shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ndër zërat më të spikatur të mendimit të lirë

24 August 2025 at 14:56

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përcolli sot mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Presidentja Osmani shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe dhe e cilëson Zhejin si një nga zërat më të guximshëm dhe më të spikatur të mendimit të lirë në hapësirën shqiptare.

 

Ajo thekson se Zheji la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, si dhe një trashëgimi të vyer profesionale dhe morale.

Në veçanti, Presidentja vlerëson kontributin e tij në dokumentimin dhe pasqyrimin e pasojave të regjimit gjenocidal serb në Kosovë, duke e cilësuar si një zë të vërtetës dhe një mbrojtës të dinjitetit njerëzor.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zheji, miqtë, kolegët dhe komunitetin mediatik, duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u ndaj dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

The post Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ndër zërat më të spikatur të mendimit të lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

24 August 2025 at 14:46

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beorgadit, e dorëzoi ankesën në PZAP paraditen e 22 gushtit.

“Anulohet vendimi i KQZ-së dhe urdhërohet KQZ-ja që ta cerifikojë subjektin politik Lista Serbe me listën e kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike në KQZ”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor i Kosovës i 21 gushtit u kritikua nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.

Çfarë thuhet në vendimin e PZAP-it?

Në vendimin e PZAP-it u tha se Lista Serbe i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka të drejtë të refuzojë ose të mos certifikojë në mënyrë arbitrare, pa shpjegime, një subjekt politik ose kandidat”, tha PZAP-i.

“Me këtë sjellje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli si nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili parashikon të drejtën për një vendim të arsyetuar, ashtu edhe nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili parashikon sa vijon ‘1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të votojë dhe të zgjidhet, përveç nëse kjo e drejtë kufizohet me vendim gjykate’. Këto norma kushtetuese të cituara më sipër rregullojnë të drejtën aktive dhe pasive të votës, dhe përcaktojnë se kushdo që ka mbushur moshën 18 vjeç ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje si votues, të votojë, që është një komponent aktiv i kësaj të drejte, dhe të zgjidhet, që do të thotë të kandidojë për poste në zgjedhje, që është një komponent pasiv i kësaj të drejte”, u tha në vendim.

PZAP-i tha se certifikimi i një subjekti politik nuk është “çështje vullneti të mirë të një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, por një detyrim ligjor i secilit anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar çdo subjekt politik që ka përmbushur kushtet e përcaktuara me ligj.

Paneli argumentoi se në mënyrë që KQZ-ja të marrë vendim për mosceritifikim të Listës Serbe, ajo detyrohet që të shpjegojë në detaje se cilat kushte bazuar në Ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën nuk janë përmbushur.

“Në këtë rast, subjekti politik Lista Serbe, dhe të gjithë kandidatët e tij kanë përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë, dhe kjo është ajo që Zyra për Regjistrimin, Certifikimin, Konfirmimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike deklaroi në rekomandimin e saj”, u tha në vendimin e PZAP-it.

Çfarë ndodhi në mbledhjen e KQZ-së?

Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të partive në KQZ rekomandoi certifikimin e Listës Serbe gjatë mbledhjes së 21 gushtit.

Megjithatë, anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan gjatë votimit për certifikimin e Listës Serbe.

Kurteshi tha se “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

Millosheviq ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.

Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

Këto pretendime u kundërshtuan nga Lista Serbe dhe nga Beogradi zyrtar.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

LVV-ja luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe komisioni zgjedhor nuk e kishte certifikuar atë fillimisht edhe asokohe.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. /rel/

The post PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Kurti: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

24 August 2025 at 10:23

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përcolli sot vlerësimin e tij për sigurën e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Kurti e cilësoi Artur Zhejin, personalitet të medias së shkruar e asaj televizive.

“I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Kurti solli në kujtesë se “i ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami”.

“Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri”, përfundoi Kurti duke përcjellë i ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut për këtë humbje të madhe.

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Kurti: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kremtohet sot dita e Shën Kozmait, pelegrinazh në Manastirin në Kolkondas

24 August 2025 at 09:35

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ditën e Shën Kozmait, një nga shenjtorët të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e manastire në mbarë vendin. Më i rëndësishmi është Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, i ndërtuar me kontributin e Ali Pashë Tepelenës, më 12 maj 1814.

Ky manastir ka mbledhur sot besimtarë të shumtë, si vend pelegrinazhi jo vetëm për banorët e Fierit dhe zonave përreth, por edhe nga vende të tjera.

Festa zakonisht nis mbrëmjen e 23 gushtit dhe kulmon ditën e sotme. Më të devotshmit, e kalojnë natën në Kolkondas, me shpresë në ndihmën e shenjtit Kozma.

Manastiri është ngritur përbri lumit Seman. Dy letra të Ali Pashë Tepelenës drejtuar të krishterëve të Nahijes së Beratit dhe një mbishkrim i gdhendur mbi një pllake guri në apsidën e kishës dëshmojne për kontributin Pashait të Janinës në ngritjen e manastirit.

Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, manastiri u braktis dhe ato pak pjesë të konakëve, që kishin mbijetuar pas përmbytjes që manastiri pësoi nga vërshimi i lumit Seman në fillim të shek. XX, u shkatërruan në vitin 1986.

Mbas punimeve të restaurimit të kishës dhe të plotësimit, restaurimit dhe rindertimit të konakëve me shumë vlerë për tipologjinë e kësaj gjinie, të kryera nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, manastiri rifitoi vlerat e vërteta dhe është kthyer në një qendër pelegrinazhi me veprimtari të dendur fetare e kulturore.

The post Kremtohet sot dita e Shën Kozmait, pelegrinazh në Manastirin në Kolkondas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, përpjekja e radhës për ta konstituuar Kuvendin

24 August 2025 at 09:20

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme, pasi nuk morën më shumë se 57 vota, raporton KosovaPress.

Vetëvendosja pas seancës ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, se me mos votimin e kryetarit të ri, dëshmuan pasi emrat nuk janë problemi kryesor për konsitutimin e Kuvendit, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha se Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Ndërsa, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të jep votë ‘pro’, pa u arritur një marrëveshje politike.

Kujtojmë zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt. Deri më tash janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri dhe kjo e sotmja është numër pesëdhjetegjashtë.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator. /Kosovapress/

The post Kosovë, përpjekja e radhës për ta konstituuar Kuvendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, ulen temperaturat

23 August 2025 at 07:30

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites.

Në relievet e larta malore të zonës së veriut, reshjet në periudha tepër afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/30 Diell re shi
Kukës 13/29 Diell re shi
Lezhë 18/30 Diell re shi
Dibër 14/28 Diell re shi
Durrës 17/30 Diell re shi
Tiranë 20/31 Diell re shi
Elbasan 17/31 Diell re shi
Berat 16/31 Diell re shi
Vlorë 19/30 Diell re shi
Korçë 14/27 Diell re shi
Gjirokastër 14/30 Diell re shi
Sarandë 17/30 Diell re shi

 

 

 

The post Parashikimi i motit, ulen temperaturat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌