Reading view

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi të zi, e cila ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit. Sipas raportimeve, flakët kanë rënë në zonën me pisha pranë vijës hekurudhore në Zvërnec, ndërsa në vendngjarje kanë […]

The post Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi i zi mbulon zonën appeared first on BoldNews.al.

  •  

Era ‘trazon’ detin, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës /VIDEO

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm këtë të diel në bregdetin e Vlorës, ku era e fortë dhe dallgët e larta kanë detyruar autoritetet të ngrejnë flamurin e kuq në disa prej plazheve të qytetit. Për shkak të rrezikut të krijuar nga deti i trazuar dhe rrymat e forta, qindra pushues janë larguar nga uji, ndërsa […]

The post Era ‘trazon’ detin, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës /VIDEO appeared first on BoldNews.al.

  •  

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

Brenda dy muajve, i gjendur në hall, Edi Rama është munduar të bëjë pirueta të mëdha, gjë që e bën krejtësisht të pa besueshëm dokumentin e tij BESA. Një ndër to është pjesa për projektin Sazan – Zvërnec, i cili u bë shkaku i shpërthimit të revolucionit të flamingove. Në dokumentin e konsideruar si strategjik […]

The post PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit appeared first on BoldNews.al.

  •  

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të akuzuarit për rastin Banjska, Milan Radojçiç janë delikate dhe jo dhe aq të mira. Sipas tij, Radojçiç nuk është thjesht një figurë me të kaluar kriminale, por […]

The post Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb appeared first on BoldNews.al.

  •  

U ble nga Rapidi për 900 mijë euro, Tirana zyrtarizon afrimin e sulmuesit nga Kosova

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kosovar Drilon Hazrollaj, duke shtuar një tjetër përforcim në repartin ofensiv për sezonin e ri. Klubi bardheblu njoftoi se 22-vjeçari i bashkohet skuadrës në formë huazimi nga klubi rumun FC Rapid 1923, ndërsa marrëveshja mes palëve përfshin edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit në fund të sezonit. […]

The post U ble nga Rapidi për 900 mijë euro, Tirana zyrtarizon afrimin e sulmuesit nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

  •  

Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si rezultat i veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Sipas hetimeve të kryera, 47-vjeçari […]

The post Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën appeared first on BoldNews.al.

  •  

Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë protestë para Kuvendit

Një tjetër protestë qytetare është thirrur këtë të hënë, më 27 korrik, përpara Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët. Organizatorët kanë bërë thirrje për tubim nesër në orën 8:30, për të shprehur pakënaqësinë ndaj Kuvendit dhe klasës politike, duke e cilësuar institucionin si të shkëputur nga interesat e qytetarëve. […]

The post Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë protestë para Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

  •  

Ish-partnerja e Nertil Buzit rrëfen momentet e tmerrit: Hyri në dhomën time me armë, më detyroi ta ndiqja pas

Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila humbi jetën disa orë më vonë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë […]

The post Ish-partnerja e Nertil Buzit rrëfen momentet e tmerrit: Hyri në dhomën time me armë, më detyroi ta ndiqja pas appeared first on BoldNews.al.

  •  

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të cilët e kanë njohur Nertil Buzin. Në zhargonin e përditshëm të grupeve kriminale, “bërja gol” nënkupton moskorrektësi në shitblerjen e drogës apo, më keq akoma, në grabitjen e shtëpive të barit. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ndërton të […]

The post Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat appeared first on BoldNews.al.

  •  

Dy vatra zjarri në Vlorë, digjen fast-food-i dhe kabina elektrike

Dy vatra zjarri janë regjistruar pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës sot (26 korrik). Zjarri i parë ra në një fast-food, ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi. Si pasojë u krijua tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri […]

The post Dy vatra zjarri në Vlorë, digjen fast-food-i dhe kabina elektrike appeared first on BoldNews.al.

  •  

Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem!

Edi Rama ka sulmuar përsëri protestuesit shqiptarë duke i etiketuar me epitetet “sorra dhe korba” që i vijnë poshtë penxheres dhe i kërkojnë dorëheqjen. Me një postim në rrjetin social X, kryeministri duket se ka ndryshuar mendim ku shprehet se besën kërkon ta lidhë me flamingot e protestës dhe jo me ata që nuk i […]

The post Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Katastrofë mjedisore në Fushë-Krujë, zjarri në mbeturina vijon prej më shumë se katër ditësh

Edhe pas më shumë se katër ditësh nga rënia e zjarrit, situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në zonën Halil të Fushë-Krujës, vijon të mbetet jashtë kontrollit . Flakët që shpërthyen më 22 korrik janë ende aktive, ndërsa nga grumbujt e mbeturinave vazhdon të ngrihet tym i dendur, duke rënduar ndjeshëm ndotjen e ajrit dhe duke […]

The post Katastrofë mjedisore në Fushë-Krujë, zjarri në mbeturina vijon prej më shumë se katër ditësh appeared first on BoldNews.al.

  •  

Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka publikuar një mesazh kritik ndaj Edi Ramës, duke vënë theksin te rëndësia e besës, besimit dhe ndershmërisë në qeverisje. Në reagimin e tij, Isaraj shprehet se çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi besimin, të cilin e cilëson si një kapital moral të pazëvendësueshëm. Sipas ish-zv.ministrit socialist, besimi nuk fitohet […]

The post Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Nga akademia në ekipin e parë, pesë lojtarë debutojnë me Tiranën

Tirana ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj talenteve të akademisë gjatë këtij sezoni, duke u dhënë mundësinë disa futbollistëve të rinj të provojnë emocionet e ekipit të parë. Plot pesë lojtarë të akademisë bardheblu kanë regjistruar debutimin e tyre në një sfidë miqësore ndaj Çorumit, skuadër që militon në elitën e futbollit turk. Trajneri […]

The post Nga akademia në ekipin e parë, pesë lojtarë debutojnë me Tiranën appeared first on BoldNews.al.

  •  

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi dyshohet se përdorte kartëmonedha të falsifikuara për të kryer pagesa. Policia bën me dije se operacioni u finalizua pas një kallëzimi për një rast mashtrimi në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë. Shtetasi M. Rr., 24 vjeç, dyshohet se kishte furnizuar automjetin me karburant dhe […]

The post Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi”. Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi F. I., banues në fshatin Pollozhan, ndërsa një 19-vjeçar është proceduar […]

The post Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona appeared first on BoldNews.al.

  •  

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paketën e Maleve”, duke e akuzuar për mashtrim dhe propagandë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se platforma e-Albania kundërshton deklaratat e Ramës se shtetasit e huaj nuk mund të përfshihen në […]

The post “As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?

Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi. Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate […]

The post Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT? appeared first on BoldNews.al.

  •  

Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec. Sipas informacioneve dhe banorëve jashtë kamerave, elektricisti i ndjerë Agim Beqiri kishte evidentuar defektin ditën e djeshme dhe kishte shkuar sot për të kryer ndërrimin e llambës. Por, në shtyllë kishte 2 linja tensioni, prej të cilave ai kishte fikur […]

The post Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

  •  

12-vjeçari nga Elbasani rezulton i zhdukur prej dy javësh, nëna bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë

Nëna e një 12-vjeçari nga Elbasani ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi me djalin e saj Arjanito, ka humbur kontaktet prej gati dy javësh. Sipas rrëfimit të saj, i mituri është larguar nga banesa në datën 15 korrik. Dy ditë më vonë, më 17 korrik, familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit, […]

The post 12-vjeçari nga Elbasani rezulton i zhdukur prej dy javësh, nëna bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë appeared first on BoldNews.al.

  •  
❌