Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kapet me 181 km/h në Levan–Tepelenë, apeli i Policisë: Mos luani me jetën, kontrolle me radar 24 orë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit ka apeluar sot për respektimin e kufijve të shpejtësisë, pas konstatimit të një drejtuesi automjeti që udhëtonte me 181 km/h në aksin Levan–Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h.

Sipas Policisë, një shpejtësi mbi dyfishin e normës së lejuar nuk është shenjë guximi, por një rrezik serioz për jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Mjetet e monitorimit elektronik “Poliscan” vijojnë të jenë aktive 24 orë në ditë, duke skanuar automjete që qarkullojnë me shpejtësi nga dy deri në 2.5 herë mbi normën e lejuar.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të mbrojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

The post Kapet me 181 km/h në Levan–Tepelenë, apeli i Policisë: Mos luani me jetën, kontrolle me radar 24 orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Trump dhe Putin bisedime për Ukrainën pas një përshëndetjeje të ngrohtë

ANCHORAGE (SHBA), 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Samiti SHBA-Rusi ka filluar prej më shumë se një ore.

Përveç presidentit Trump, Shtëpinë e Bardhë e përfaqësojnë edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.

Përveç presidentit Putin, Kremlinin e përfaqësojnë edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe këshilltari i Politikës së Jashtme, Yuri Ushakov.

Trump deklaroi më parë se “një armëpushim sot, përndryshe nuk do të jem i kënaqur”.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov deklaroi se “SHBA-ja patjetër do të lehtësojë disa sanksione”.

Ambasadorët e BE-së do të takohen nesër për të diskutuar rezultatin e samitit./  a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump dhe Putin bisedime për Ukrainën pas një përshëndetjeje të ngrohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pikturë simbolike për lirinë, dhurata e të dënuarit francez para lirimit nga IEVP Shkodër

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose, ka ndarë sot në rrjetet sociale historinë e një të dënuari francez, i cili, dy ditë para përfundimit të dënimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, dhuroi një pikturë me mesazhe të forta simbolike për drejtësinë, shpresën dhe jetën.

“Nga qelia, drejt lirisë… me një pikturë që flet më shumë se mijëra fjalë”, shkruan Qose.

“Vetëm dy ditë para se të mbyllte dënimin, një shtetas francez në IEVP Shkodër dorëzoi “çelësat e burgut” dhe la pas një dhuratë që do të mbetet përgjithmonë: një pikturë e mbushur me simbole të forta për drejtësinë, shpresën dhe jetën,”, bën të ditur Qose përmes rrjeteve sociale.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më tej shkruan se, “ai zgjodhi të pikturonte ambientin ku takohen shtetasit në konflikt me ligjin me avokatin — një “hartë mendore” ku retë, peshoret, ndërtesat, minaret, zemrat dhe yjet flasin për rrugëtimin e tij mes kulturave, ndjesinë e afërsisë me botën jashtë dhe ëndrrën për një fillim të ri.

“Ky moment nuk është thjesht mbyllja e një dënimi, por hapja e një faqeje të re — me më shumë dashuri për jetën dhe lirinë”, vijon Qose.

Ai mbylli statusin me një urim: “I urojmë S.B. të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë së tij me paqe në zemër dhe dritë në sy”.

/a.f/

The post Pikturë simbolike për lirinë, dhurata e të dënuarit francez para lirimit nga IEVP Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Ambasadorët e BE-së takohen për rezultatet e samitit Trump-Putin

BRUKSEL, 15 gusht /ATSH-ANSA-AFP/ – Ambasadorët e BE-së do të takohen nesër në mëngjes në orën 09:30 për të diskutuar rezultatin e samitit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Ata do të shqyrtojnë edhe marrëdhëniet tregtare BE-SHBA dhe çështjen e tarifave.

Informacioni i sipërcituar u mësua nga burime evropiane në Bruksel.

Samiti midis Trump, Putin dhe këshilltarëve të tyre filloi sot në Alaska.

Pritet që çështja themelore e takimit të jetë ajo e Ukrainës./ a.jor.

The post BRUKSEL – Ambasadorët e BE-së takohen për rezultatet e samitit Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TORONTO – ”Air Canada” në prag falimentimi, rrezikohen 10 000 vende pune

TORONTO, 14 gusht /ATSH/ – Një mbyllje e plotë e ”Air Canada” është e mundshme nëse sindikata që përfaqëson asistentët e fluturimit në linjën ajrore më të madhe të vendit dhe vetë linja ajrore nuk arrijnë një marrëveshje deri nesër në mëngjes, shkruan AP.

Më shumë se 10 000 asistentë fluturimi do të largohen nga puna nesër rreth orës 01:00, pas një mbylljeje të imponuar nga kompania.

Kjo mund të ndikojë në afërsisht 130 000 udhëtarë në ditë.

Linja ajrore kanadeze tha se pret të anulojë 500 fluturime deri në fund të së premtes, përpara afatit të caktuar.

Ajo tashmë filloi të anulojë fluturimet që dje, në pritje të një mbylljeje masive që mund të ndikojë në qindra mijëra udhëtarë.

Një mbyllje e plotë mund të ndikojë në afërsisht 25 000 kanadezë në ditë jashtë vendit, të cilët mund të mbeten të bllokuar.

“Ne i nxisim fuqimisht palët të punojnë me ndërmjetës federalë për të arritur një marrëveshje. Koha është e çmuar dhe kanadezët mbështeten tek ju”, deklaroi ministrja federale e Punës, Patty Hajdu./   /os/

The post TORONTO – ”Air Canada” në prag falimentimi, rrezikohen 10 000 vende pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti përkujton Arbër Xhaferin në përvjetorin e ndarjes nga jeta

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës ka përkujtuar sot nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale figurën e Arbër Xhaferit, në 13-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Sot, në përvjetorin e ndarjes fizike të Arbër Xhaferit nga kjo botë, nuk përkujtojmë thjesht një emër, përkujtojmë një vizion, një mënyrë të të menduarit, një etikë të angazhimit politik dhe kulturor”, u shpreh ai.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë në detyrë theksoi se Xhaferi nuk bëri politikë për pushtet, por për të zgjuar vetëdijen e shoqërisë, duke artikuluar qartë në kohë të mjegullta dhe duke dhënë orientim në kohë pasigurie.

Sipas tij, Arbër Xhaferi kuptoi thellë peshën e të qenit shqiptar në Ballkan, me historinë, plagët dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

“Le të mos e kujtojmë vetëm sot. Le të mësojmë nga ai dhe ta çojmë përpara fjalën e tij jo si citat, por si udhërrëfim”, përfundoi Kryeministri në detyrë i Kosovës.

/a.f/

The post Kurti përkujton Arbër Xhaferin në përvjetorin e ndarjes nga jeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

Liverpooli ka arritur të nisë me këmbë të mbarë edicionin e ri të Premier League duke mposhtur Bournemouth me shifrat 4-2. Një pjesë e parë e nisur mirë nga vendasit që shënuan me Hugo Ekitike. Në pjesën e dytë, Liverpool dyfishoi shifrat me Cody Gakpo, por Bournemouth gjeti fuqinë të barazonte rezultatin në “Anfield”. Falë […]

The post 6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video) appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po shpreson Zelensky nga takimi Trump-Putin

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kërkesa kryesore e vendit të tij në samitin e Alaskës është që Rusia të pranojë një armëpushim.

Sipas Ukrainës dhe aleatëve të saj europianë, vetëm një armëpushim i menjëhershëm mund të krijojë bazën për bisedime reale paqeje.

Pas një bisede telefonike që Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të mërkurën me disa liderë evropianë, dy diplomatë i thanë CNN se Trump kishte shprehur synimin për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi në takimin e sotëm, i cili tashmë është në zhvillim.

Nëse Rusia pranon armëpushimin, Ukraina pritet të përqëndrojë përpjekjet e saj në kërkesën tjetër thelbësore: pjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm.

“Çdo gjë që ka të bëjë me Ukrainën duhet të diskutohet ekskluzivisht me Ukrainën. Ne duhet të përgatisim një format trepalësh për bisedime”, tha Zelensky pas telefonatës së së mërkurës me Trump.

Kievi shpreson që samiti i sotëm të jetë një parathënie për një samit trepalësh mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për përpjekjet ndërkombëtare drejt ndalimit të luftimeve dhe hapjes së një rruge të qëndrueshme drejt paqes në rajon.

The post Çfarë po shpreson Zelensky nga takimi Trump-Putin appeared first on Gazeta Si.

Nga ftohtësia te buzëqeshjet- Pritjet e ndryshme të Trumpit për Zelenskyn dhe Putinin

Nga Gazeta ‘Si’– Vladimir Putin ka marrë një pritje krejt ndryshe nga ajo që iu rezervua Zelenskyt gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë vit.

Në shkurt, pamë një skenë të jashtëzakonshme kur Zelensky u përball me kritika të ashpëra nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa sot, Vladimir Putin shihej duke buzëqeshur teksa u ul pranë Trump-it brenda automjetit presidencial, “The Beast”.

Edhe pa u thënë sipas BBC ende asnjë fjalë, kjo ishte tashmë një fitore për të.

Donald Trump nuk ka arritur ndonjë sukses të prekshëm vetëm duke e sjellë Putinin në Uashington. Por vetë fakti që Putin ka zbritur nga avioni, ka ecur mbi qilimin e kuq dhe është ulur në “The Beast” përbën një arritje të madhe për të.

Sipas BBC ky është një njeri që deri dje ishte një i përjashtuar ndërkombëtar.

The post Nga ftohtësia te buzëqeshjet- Pritjet e ndryshme të Trumpit për Zelenskyn dhe Putinin appeared first on Gazeta Si.

Zgjati rreth 3 orë/ Përfundon takimi Trump – Putin në Alaskë

Ka përfunduar takimi nes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaskë, takim i cili zgjati për rreth tre orë.

Referuar burimeve nga Kremlini, BBC shkruan se Kremlini konfirmoi se kishin përfunduar vetëm pak kohë më parë.
I dërguari rus Kirill Dmitriev i thotë agjencisë së lajmeve Interfax se takimi Trump-Putin kishte shkuar “jashtëzakonisht mirë”.
Në imazhet e shpërndara në Telegram nga media të tjera ruse, Dmitriev shihet gjithashtu duke buzëqeshur gjerësisht dhe duke u ulur në sallën e konferencës për shtyp.
I pyetur për më shumë detaje, ai i shmanget pyetjeve, por i thotë një korrespondent për median Rossiya 24: “Vetëm për një sekondë do të mësojmë gjithçka rreth kësaj.”

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Bota sytë nga Alaska, mbyllet takimi Trump-Putin. Zgjati 3 orë

Bota është me sy nga Alaska, aty ku pas pothuajse tre orësh ballë për ballë në sallën e përshtatur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar. Njoftimin për mbylljen e takimit e ka bërë zyrtarisht Kremlini. Në vijim, do të zhvillohet një konferencë për shtyp. Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte…

Source

Liverpooli nis mbrotjen e titullit me fitore, Chiesa hero për “The Reds”

Ka nisur një sezon i ri i Premier League dhe kampionët në fuqi, Liverpool, nuk gabojnë në debutimin e tyre. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi 4-2 ndaj Bournemouth në “Anfield”, duke gëzuar tifozët e kuq. Golat për “The Reds” u shënuan nga Ekitike, Gakpo dhe mbi të gjitha nga Federico Chiesa, i cili vulosi fitoren me golin e avantazhit në minutën e 88-të.

Source

FOTO/ Detajet nga Samiti. Limuzina e Putinit përballë “Bishës” së Trump dhe Ilyushin Il-96 përballë Air Force One

Vizita e Vladimir Putinit në Alaskë duke u takuar me Donald Trump pas 6 vitesh dhe me peshën e një lufte të nisur në Ukrainë mbi supe, është plot simbolikë. Për herë të parë bota përveçse mban frymën për rezultatet e takimit, po sheh krah për krah njëri-tjetrit, dy avionët më të rëndësishëm presidencial, Air Force One dhe aeroplanin e Putinit. Është një imazh mbresëlënës dhe i pazakontë i dy…

Source

Sean Kingston, nga fama në burg: dënohet për mashtrim

Sean Kingston është dënuar me tre vjet e gjysmë burg federal për rolin e tij në një skemë mashtrimi prej 1 milion dollarësh.

Të premten, përpara se gjykatësi amerikan David Leibowitz të jepte dënimin e Kingston në një gjykatë në Floridën Jugore, reperi xhamajkan, 35 vjeç, kërkoi falje dhe pretendoi se kishte mësuar nga veprimet e tij. Megjithatë, Leibowitz e hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Kingston për t’u vetëdorëzuar në një datë të mëvonshme për shkak të problemeve shëndetësore, duke urdhëruar në vend të kësaj që muzikanti të merrej menjëherë në paraburgim.

Kingston, i cili kishte veshur një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë, hoqi xhaketën për t’u prangosur dhe u shoqërua jashtë sallës së gjyqit.

Në mars, Kingston, i lindur si Kisean Paul Anderson dhe nëna e tij, Janice Eleanor Turner, u shpallën fajtorë secili për katër akuza për mashtrim elektronik dhe një akuzë për komplot për të kryer mashtrim elektronik.

Turner, 63 vjeç, u dënua muajin e kaluar me pesë vjet burg, që është shumë më pak se maksimumi prej 20 vjetësh që ajo dhe djali i saj përballeshin secili.

The post Sean Kingston, nga fama në burg: dënohet për mashtrim appeared first on iconstyle.al.

Një breshëri pyetjesh për Putin pak para takimit me Trump në Alaska, videoja e reagimit të tij

Vladimir Putin u përball me një situatë të pazakontë për një kohë të gjatë për të njëjtën skenë vetëm pak sekonda para fillimit të takimit të tij me Donald Trump në Alaska, pasi u përball me një “breshëri” pyetjesh nga gazetarë “që nuk kontrollohen nga Kremlini”, siç vëren BBC.

Gazetarët amerikanë dhe rusë filluan të bërtisnin pyetje të ndryshme, gjë që i habiti disi presidentët dhe anëtarët e delegacioneve.

“Kur do të ndaloni së vrari civilë?”, “Pse duhet t’u besojë Trump fjalëve tuaja?” ishin disa nga pyetjet, ndërsa të tjerat pyesnin për një takim të mundshëm me Zelenskyn.

Presidenti rus, dukshëm i sikletosur, nuk dha asnjë përgjigje, madje bëri fytyrë sikur po bërtiste, ndërsa Trump, ndryshe nga ajo që bën zakonisht në takimet me udhëheqës të huaj nuk tha asnjë fjalë dhe ishte pa shprehi ne fytyre.

Footage of Putin being shouted questions at by US press. pic.twitter.com/udL4OX68py

— Faytuks News (@Faytuks) August 15, 2025

The post Një breshëri pyetjesh për Putin pak para takimit me Trump në Alaska, videoja e reagimit të tij appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 16 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Për financat mos u shqetësoni sepse do jene te mira.

Demi

Do e shfrytëzoni pa fund çdo moment kur te jeni pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene shume te fuqishme. Hera herës do iu duhet sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret do njihen me persona nga me te ndryshmit, por ata qe do kenë një sjelle te ëmbël do iu pëlqejnë me shume. Situata financiare do konsolidohet. Do bëni një riorganizim të te ardhurave.

Binjaket

Dite goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe gjerat nuk do shkojnë si duhet. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, për dashurinë e madhe duhet ende te presin. Për sa iu përket te ardhurave, do dini si t’i menaxhoni qe te mos keni vështirësi.

Gaforrja

Duke pare pozicionin aspak te favorshëm te Marsit, duhet thënë se jeta juaj ne çift do kaloje një faze te vështirë sot. Lodhja ne pune do beje te veten dhe nuk do duroni dot kritikat e shumta te partnerit. Kjo do sjelle edhe debate. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo t’i bëjnë gjerat me sy mbyllur. Financat do i keni ne vëmendje dhe nuk do hidhni hapa te nxituara.

Luani

Do bashkëpunoni dhe do flisni për gjithçka sot me atë qe keni ne krah. Kjo do iu afroje me tepër me njeri-tjetrin dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë takime pa fund, por do hezitojnë te hedhin hapa me tej. Merrni gjithë kohen e nevojshme për te mësuar kush ehte i duhuri. Te ardhurat fatmirësisht do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjeresha

Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje sot te bëni ato qe ndjeni ne jetën tuaj ne çift. Partner do iu gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet, por duhet te qëndrojnë sa me gjate me këmbë ne toke. Ne këtë mënyrë nuk do lëndohen. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do ia dilni ta përmirësoni situatën.

Peshorja

Dita e sotme do jete shume e qete dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë emocionet nuk do kenë atë intensitet qe ata prisnin. Nëse jeni beqare, edhe sot ka mundësi te vazhdoni te mbeteni me te njëjtin status. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Shmangni marrjen e huave dhe mundohuni qe duke ulur shpenzimet t’ia dilni.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe hera herës gjithçka do duket rutine. Ne fakt duhen bere disa ndryshime para se situata te marre tatëpjetën. Beqaret do e kenë te pamundur sot t’i bëjnë balle tundimit ndaj disa personave dhe do hidhen pa u menduar shume ne krahët e tyre. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

Shigjetari

Urani do jete planeti qe do influencoje gjate gjithë ditës jetën sentimentale te çifteve. Ai do i beje ata me te hapur edhe ndaj eksperiencave te reja. Beqaret është e kote qe te mundohen shume sepse nuk do iu arrijnë dot te krijojnë një lidhje. Te ardhurat duhen pasur me shume se kurrë ne vëmendje. Po shpenzuat me maturi nuk do kini vështirësi aspak.

Bricjapi

Jeta sentimentale e te dashuruarve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni përgjithësisht ne humor dhe nuk do keni aspak konflikte me partnerin. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa bere sakrifica apo çmenduri. Financat duhen pasur ne qendër te vëmendjes. Situata nuk do jete aspak e favorshme për te kryer investime.

Ujori

Klima yjore do jete e dyzuar gjate kësaj dite për çiftet. Here do jeni ne humor te mire dhe here do debatoni aspër me partnerin për gjera elementare. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat, por t’ia lënë gjithçka kohës dhe momentit. Te ardhurat fatmirësisht do jene te mira. Nuk do keni as problemin me te vogël kështu qe mund te rrini te qete.

Peshqit

Hëna do jete e pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni dëshira te çmendura te cilat partneri do ua plotësojë pa u menduar shume. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm nëse shohin se takimet nuk janë ashtu si ata i kane menduar. Financat do jene goxha me te mira se me pare kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

The post Horoskopi 16 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

✇Albeu
By: M C

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur autoritetet. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky furnizim është dëshmia e radhës e partneritetit “të palëkundur me SHBA-në”, por edhe hap i rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së SHBA-së”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se është i gëzuar me avancimin “dinamik të FSK-së”, që tha se po vazhdon të fuqizohet me teknologji dhe mjete të avancuara “për të garantuar realizimin e misionit të saj kushtetues”.

“Ky angazhim për transformimin në një Forcë të fuqishme dhe profesionale nuk do të ishte i mundur pa mbështetje nga një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku ynë i përjetshëm”, tha Maqedonci.

Maqedonci tha se Kosova është e përkushtuar që të ketë sisteme armatimi në përputhje me NATO-n, organizatën më të madhe të sigurisë në botë ku vendi synon të anëtarësohet. Autoritetet nuk bënë të ditur se sa autoblinda bleu Kosova nga SHBA-ja. Kosova synon të blejë edhe armë të tjera nga SHBA-ja. Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve Javelin, dhe tani është duke bërë pagesën e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë pajisje ushtarake nga SHBA-ja. Më 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle). Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.

Procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura nisi më 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet. Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro./ REL

The post FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja appeared first on Albeu.com.

Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje

✇Albeu
By: M C

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një takim “kokë më kokë” teksa negociojnë për marrëveshje dhe arritjen e paqes në Ukrainë.

Teksa dy liderët botërorë diskutojnë me njëri-tjetrin, Presidenti i Ukrainës ka fillimisht vetëm një kërkesë, atë të arritjes së një armëpushimi me Rusinë.

Pranimi i kësaj kërkese nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, krijon bazën për bisedime reale për paqe. Nëse Rusia pranon armëpushimin, Ukraina pritet të përqëndrojë përpjekjet e saj në kërkesën tjetër thelbësore, pjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm.

Ukraina mban shpresë që samiti i sotëm të jetë një parathënie për një samit trepalësh mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The post Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje appeared first on Albeu.com.

Pac-Man feston 45-vjetorin: nga një fetë picë në një ikonë botërore e lojërave

Historia e Pac-Man filloi në fund të viteve ’70, kur dizajneri japonez Toru Iwatani po hante një picë dhe vuri re se, pasi hoqi një fetë, forma e saj ngjante me një gojë të hapur. Ky moment i thjeshtë frymëzoi krijimin e një prej personazheve më të njohur në historinë e videolojërave.

Fillimisht i quajtur “PukMan” në Japoni nga shprehja “paku paku taberu”, që do të thotë “të hash me pangopësi”. Pac-Man debutoi në vitin 1980 dhe shpejt u bë loja arcade më e suksesshme e të gjitha kohërave, duke gjeneruar mbi 14 miliardë dollarë.

Loja u dallua për thjeshtësinë e mekanikës dhe për faktin që ishte e dizajnuar për të tërhequr si burrat ashtu edhe gratë, në kontrast me lojërat e shtënave që dominonin në atë kohë. Fantazmat ikonike si Blinky, Pinky, Inky dhe Clyde u frymëzuan nga estetika japoneze wabi-sabi, që vlerëson thjeshtësinë dhe kalimtarinë.

Pac-Man ka pasur ndikim edhe në shkencë: nga studime të aktivitetit të trurit me rezonancë magnetike deri te kërkime me majmunë makakë që zbuluan aftësinë e tyre për të marrë vendime strategjike.

Sot, Pac-Man po merr një formë të re me lojën Shadow Labyrinth, ku bashkohet me personazhin “Swordman No. 8” dhe mund të shndërrohet në robotin luftarak “GAIA”.

Presidenti i Bandai Namco, Nao Udagawa, thotë se sfida është ta mbash personazhin të freskët, por thjeshtësia e tij është çelësi i suksesit. Përmes bashkëpunimeve me marka si Krispy Kreme dhe dhomave të arratisjes në Mançester e Dubai, kompania planifikon që Pac-Man të mbetet i rëndësishëm edhe për 45 vitet e ardhshme./KultPlus.com

Historianët kritikojnë Muzeun Perandorak të Luftës për përshkrimin e Holokaustit

Një debat ka shpërthyer rreth një paneli informues në Galeritë e Holokaustit në Muzeun Perandorak të Luftës  në Londër, ku një fjalë e vetme “praktikues”  është cilësuar si historikisht e pasaktë dhe dezinformuese nga dy prej historianëve më të njohur të Holokaustit.

Paneli në fjalë përshkruan Ligjet famëkeqe të Nurembergut të vitit 1935, duke thënë se: “Sipas dispozitës së ligjit, një person përcaktohej si hebre bazuar në numrin e gjyshërve hebrenj praktikues që kishte, edhe nëse ata vetë nuk ishin personalisht hebrenj.”

Ky formulim u kritikua fillimisht nga një akademike në pension nga New York-u, e cila, pas vizitës në muze, ngriti shqetësimin se fjala “praktikues” jep një përshtypje të rreme, duke nënkuptuar se përkatësia fetare ndikonte në përndjekjen naziste.

Pas kontaktit të saj, dy historianë të shquar të Holokaustit dhanë mendimin e tyre.

“Çështja nuk ishte nëse gjyshi/gjyshja ishte besimtar, por nëse lindja e tij ose e saj ishte regjistruar në komunitetin hebre.”

“Nuk kishte rëndësi nëse gjyshërit ishin praktikues… Askush nuk u shpëtua nga persekutimi, siç nënkupton gabimisht formulimi, duke pasur gjyshër që nuk ishin praktikues”- janë shprehur historianët.

Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i Muzeut tha se komenti është marrë seriozisht dhe se po shqyrtohet mundësia për të shtuar një sqarim të mëtejshëm.

Sipas muzeut, fjala “praktikues” i referohet atyre që ishin zyrtarisht të regjistruar si hebrenj në dokumentet publike –si certifikatat e lindjes, martesës apo regjistrat civilë  pasi nazistët shpesh mbështeteshin në këto të dhëna për të përcaktuar përkatësinë racore.

Megjithatë, muzeu thekson se nuk ka pasur kurrë synim të sugjerojë se persekutimi nazist ishte i kufizuar vetëm për ata që praktikonin fenë hebraike.

❌