Duke nisur nga 27 janari, kompania ajrore amerikane Southwest Airlines do të zbatojë një rregull të ri: pasagjerët që nuk përshtaten brenda sediljes (në hapësirën midis mbështetëseve të krahëve) do të detyrohen të blejnë paraprakisht dy bileta.
Më parë, pasagjerët me përmasa më të mëdha mund të siguronin një vend shtesë falas ose të kërkonin rimbursim pas fluturimit. Me rregullat e reja, rimbursimet do të jenë ende të mundshme, por jo gjithmonë të garantuara. Për të marrë kthimin e parave, vendet duhet të jenë blerë me të njëjtin çmim dhe kërkesa duhet bërë brenda 90 ditëve, raporton albinfo.ch.
Nëse vendi shtesë nuk blihet gjatë rezervimit, pasagjeri do të duhet ta paguajë në aeroport. Në rast se avioni është i mbushur, ai do të transferohet në një fluturim tjetër.
Kompania e justifikon ndryshimin duke thënë se synon të sigurojë më shumë hapësirë dhe rehati për të gjithë udhëtarët. Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve mendojnë se ky vendim mund ta përkeqësojë përvojën e fluturimit dhe ta bëjë më të vështirë udhëtimin për pasagjerët obezë.
Southwest ka qenë nën presion nga investitorët për të rritur fitimet dhe kohët e fundit ka hequr disa prej avantazheve të njohura, si bagazhet falas dhe vendet me hapësirë shtesë.
Gjiganti i çipave Nvidia ka raportuar të ardhura rekord prej 46.74 miliardë dollarësh për tremujorin që përfundoi në korrik, duke shënuar një rritje prej 56% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi i kompanisë arriti në 26.42 miliardë dollarë, me një rritje vjetore prej 59%.
Këto rezultate tregojnë interesin dhe kërkesën e lartë për teknologjitë e Inteligjencës Artificiale (IA), që kanë revolucionarizuar tregun global të teknologjisë dhe aksioneve.
CEO i Nvidia-sĂ«, Jensen Huang, tha se prodhimi i platformĂ«s sĂ« re Blackwell Ultra, e cila pĂ«rdor çipat mĂ« tĂ« avancuar tĂ« kompanisĂ«, po rritej me âshpejtĂ«si tĂ« plotĂ«â dhe kĂ«rkesa pĂ«r produktet ishte âe jashtĂ«zakonshmeâ.
âGara e IA-sĂ« ka filluar dhe Blackwell Ă«shtĂ« platforma nĂ« qendĂ«r tĂ« sajâ, theksoi Huang, duke treguar besimin e Nvidia-sĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur pozicionin udhĂ«heqĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.
Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), është zhvilluar një trajnim i përbashkët në fushën e zhytjes.
Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) mori pjesë në këtë trajnim, i cili u zhvillua në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman të Vlorës, në Republikën e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të FSK-së, qëllimi i këtij trajnimi ishte ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i njohurive profesionale në zhytje në kushte të ndryshme operative, si dhe shkëmbimi i përvojës ndërmjet pjesëtarëve të të dyja forcave ushtarake.
FSK thekson se ky aktivitet i përbashkët dëshmon për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën ushtarake dhe përkushtimin për ngritjen e kapaciteteve specialistike në operacione ujore, sipas standardeve ndërkombëtare.
Menjëherë pas eliminimit zhgënjyes nga play-offi i Ligës së Konferencës ndaj skuadrës zvicerane Lausanne, klubi turk Besiktas ka marrë një vendim drastik për të ardhmen e pankinës.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, gjiganti nga Stambolli njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Vendimi u mor pas mbledhjes së bordit drejtues, ku u analizua situata e krijuar pas eliminimit të hershëm nga garat evropiane.
Presidenti i klubit, Serdal Adali, pas takimit falënderoi publikisht trajnerin norvegjez për kontributin e tij në klub deri më tani, duke i uruar suksese në karrierën e ardhshme.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vlerĂ«suar industrinĂ« turke tĂ« mbrojtjes si njĂ« burim krenarie kombĂ«tare, gjatĂ« hapjes sĂ« edicionit detar tĂ« festivalit tĂ« teknologjisĂ« TEKNOFEST, i quajtur âAtdheu Bluâ.
Eventi po mbahet në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit dhe do të zgjasë katër ditë. Ndërkohë që festivali ka filluar sot, pjesëmarrja e publikut do të jetë e hapur nga data 29 deri më 31 gusht.
NĂ« fjalimin e tij, Erdogan theksoi se âindustria e mbrojtjes e TurqisĂ«, e cila Ă«shtĂ« njĂ« burim krenarie, po shkruan historiâ, duke shtuar se pĂ«rparimi nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« ka bĂ«rĂ« qĂ« Turqia tĂ« admirohet ndĂ«rkombĂ«tarisht.
âNdĂ«rsa miqtĂ« e TurqisĂ« i lavdĂ«rojnĂ« arritjet e saj, kundĂ«rshtarĂ«t e vendit po pĂ«rpiqen me padurim ta arrijnĂ« atĂ«â, deklaroi presidenti.
Ai e krahasoi zhvillimin aktual tĂ« teknologjisĂ« me luftĂ«n historike pĂ«r pavarĂ«si, duke thĂ«nĂ«: âAshtu si lufta e vendit pĂ«r pavarĂ«si u dha shpresĂ« tĂ« shtypurve 100 vjet mĂ« parĂ«, iniciativat e sotme tĂ« industrisĂ« sĂ« mbrojtjes po u japin kurajĂ« tĂ« shtypurveâ.
âKudo qĂ« ka njĂ« vĂ«lla ose motĂ«r qĂ« vuan nga vĂ«shtirĂ«sitĂ«, nga Palestina nĂ« Siri, nga Jemeni nĂ« Somali, nga Sudani nĂ« Libi, ata krenohen me arritjet e TurqisĂ«â, tha ai mĂ« tej.
Erdogan nĂ«nvizoi se vendi ka arritur njĂ« nivel qĂ« âbota e ka ziliâ nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« shkurtĂ«r kohore. Ai po ashtu vuri nĂ« pah se pĂ«rveç forcimit tĂ« industrisĂ« sĂ« mbrojtjes, Turqia po pĂ«rpiqet tĂ« rrisĂ« interesin e brezit tĂ« ri pĂ«r teknologjinĂ«, digjitalizimin dhe inovacionin.
âVizitorĂ«t do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« shohin se sa larg ka pĂ«rparuar teknologjia detare turke,â pĂ«rfundoi Erdogan.
KFOR ka reaguar lidhur me arrestimin e pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, të dy të dyshuar për spiunazh.
Në një përgjigje për Dukagjinin, forcat ndërkombëtare kanë deklaruar se marrin shumë seriozisht akuzat dhe se siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë prioritet.
âNe i marrim kĂ«to akuza shumĂ« seriozisht. Siguria e personelit tĂ« KFOR-it dhe integriteti i informacionit tĂ« klasifikuar janĂ« parĂ«sore. Ju referoj autoriteteve kroate pĂ«r çdo koment mbi arrestimet dhe hetimet nĂ« vazhdim.
NdĂ«rkohĂ«, KFOR-i vazhdon tĂ« kryejĂ« aktivitetet e tij tĂ« pĂ«rditshme, nĂ« pĂ«rputhje me mandatin e tij tĂ« gjatĂ« tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«, nĂ« koordinim me PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe misionin e BE-sĂ« pĂ«r Sundimin e Ligjit (EULEX), nĂ« rolet e tyre pĂ«rkatĂ«se si reagues tĂ« sigurisĂ«â, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e KFOR-it.
Ana Murganiq dhe pilot kroat janë arrestuar në Kroaci për dyshime për spiunazh në favor të Listës Serbe.
Të dy janë në paraburgim, ndërsa hetimi zhvillohet nga autoritetet kroate.
Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se Murganiq ka pasur qasje në informacion konfidencial nga Zyra e Kryeministrit dhe ka garantuar bashkëpunim të plotë me Kroacinë.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, do të udhëtojë javën e ardhshme në Meksikë dhe Ekuador, ka njoftuar Departamenti i Shtetit përmes një deklarate zyrtare.
Vizita vjen në kohën kur administrata e presidentit Donald Trump synon të përforcojë përpjekjet për të luftuar emigracionin e paligjshëm drejt ShBA-së, të godasë kartelet e drogës dhe të zvogëlojë ndikimin e Kinës në rajonin e Amerikës Latine.
Rubio, sekretari i parë latino-amerikan i Shtetit, e ka kthyer vëmendjen e diplomacisë amerikane në rajon që nga marrja e detyrës. Kjo vizitë është e fundit në një sërë angazhimesh në Amerikën Latine, pasi më herët këtë vit vizitoi disa vende të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit si diplomat i lartë amerikan. Ai u rikthye përsëri në Karaibe në mars, në kuadër të strategjisë për të ripërtërirë angazhimin e ShBA-së në rajon.
Sipas Reuters, vizitat e Rubios konsiderohen kyçe në përpjekjet amerikane për të rritur bashkëpunimin me aleatët rajonalë për çështje të sigurisë, emigracionit dhe sfidave ekonomike që lidhen me ndërhyrjet kineze.
BE-ja ka dhënë mbështetjen e fundit në kuadër të IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike, duke qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj, njofton zyra e BE-së në Kosovë.
âNĂ« gusht tĂ« vitit 2025, BE-ja i disbursoi dy pagesat e fundit nĂ« kuadĂ«r tĂ« KontratĂ«s sĂ« ReformĂ«s Sektoriale IPA 2016 pĂ«r ReformĂ«n e AdministratĂ«s Publike, me njĂ« vlerĂ« prej 6.87 milionĂ« eurosh. Buxheti i pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« kontratĂ« ka qenĂ« 22 milionĂ« euroâ, thuhet nĂ« njoftim.
Kjo mbështetje nga BE-ja autoriteteve qendrore të Kosovës u ndihmon që:
â1. ta forcojnĂ« planifikimin e politikave dhe atĂ« legjislativ
2. ta avancojnë llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetit në administratën publike
3. ta rrisin profesionalizmin dhe depolitizimn e shërbimit civil
4. ta pĂ«rmirĂ«sojnĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve pĂ«r popullin dhe bizneset e KosovĂ«s â, thuhet nĂ« njoftim.
âNdonĂ«se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rparim, nevojiten pĂ«rpjekje tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar kornizĂ«n ligjore dhe institucionale dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kapacitete mĂ« tĂ« forta tĂ« autoriteteve qendrore. Zbatimi efektiv i kĂ«tyre reformave do tâu sjellĂ« dobi tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. BE-ja qĂ«ndron me KosovĂ«n dhe pĂ«rkrah popullatĂ«s sĂ« sajâ, vijon njoftimi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lutfi Haziri, ka shprehur mospajtimin e tij tĂ« thellĂ« me procesin e zgjedhjes sĂ« kryekuvendarit tĂ« Kuvendit. Ai kritikoi VV-nĂ«, PDK-nĂ« dhe deputetĂ«t qĂ« mbĂ«shtetĂ«n njĂ« figurĂ« e cila, sipas tij, Ă«shtĂ« bashkautor i njĂ« punimi qĂ« pĂ«rbalt UĂK-nĂ«.
Ky vendim, tha Haziri, është shumë i rëndë.
Në një postim në Facebook, nënkryetari i LDK-së shkruan:
âPartia e parĂ«, tĂ« cilĂ«s i garantohet ekskluziviteti i propozimit tĂ« kryekuvendarit, arriti qĂ« ta kalojĂ« kĂ«tĂ« pa marrĂ«veshje politike, me insistim sipas procedurĂ«s. Por, çka se?! PDK dhe deputetĂ« tĂ« disa grupeve politike âpengâ tĂ« fjalĂ«s publike, e zgjodhĂ«n propozimin e pestĂ« tĂ« VV-sĂ« pĂ«r kryekuvendar. Fillim jo i mbarĂ« nga z. Basha duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« komuniteteve pakicĂ«. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, VV, PDK dhe deputetĂ« tĂ« grupeve tĂ« tjera, zgjodhĂ«n pĂ«r kryetar Kuvendi hiç mĂ« pak se bashkautorin e njĂ« punimi qĂ« e pĂ«rbaltos UĂK-nĂ«, i cili pĂ«lciti pakĂ«naqĂ«si pĂ«r pĂ«rshkrimin dhe cilĂ«simin e luftĂ«s çlirimtare. E rĂ«ndĂ« shumĂ«, me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n.â
Haziri akuzoi gjithashtu PDK-në dhe udhëheqësin Basha për shkelje kushtetuese gjatë ndarjes së votimit për nënkryetarët e komuniteteve pakicë, duke e cilësuar si një fillim të keq për procesin.
Drita, kampioni i Kosovës ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Differdange me rezultat 1-0 në Luksemburg, një javë pas fitores 2-1 në Prishtinë.
Me kĂ«tĂ« rezultat, Drita ka siguruar kualifikimin historik nĂ« fazĂ«n e grupeve tĂ« LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s sĂ« UEFA-s â njĂ« arritje e madhe pĂ«r klubin.
Besnik Krasniqi realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë, duke forcuar avantazhin e Dritës nga ndeshja e parë.
Ky kualifikim nuk do të ishte i rëndësishëm vetëm për historinë sportive të klubit, por edhe për potencialin financiar të Dritës.
Sipas rregullave të UEFA-s, pjesëmarrja në fazën e grupeve garanton një shpërblim bazë prej 3.170.000 eurosh.
Përveç kësaj, Drita do të zhvillonte gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve evropianë, ku çdo fitore sjell 400.000 euro shtesë, ndërsa çdo barazim 133.000 euro.
Trajneri Zekirija Ramadani dhe futbollistĂ«t e tij janĂ« krenarĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« arritje, duke e bĂ«rĂ« DritĂ«n jo vetĂ«m krenari tĂ« qytetit tĂ« Gjilanit, por edhe ambasadore tĂ« futbollit kosovar nĂ« EvropĂ«. /Telegrafi/Â
Një studim i ri sugjeron se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të nxehtësisë mund të përshpejtojë plakjen biologjike, duke prekur më rëndë punonjësit në ambient të hapur, banorët ruralë dhe komunitetet me kondicionim të kufizuar të ajrit.
Ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të nxehtësisë duket se përshpejton plakjen tek njerëzit, me efekte të dëmshme të krahasueshme me duhanpirjen, konsumimin e alkoolit ose mungesën e ushtrimeve fizike, sipas një studimi të ri.
Evidencat e mëparshme lidhën valët e nxehtësisë me rritje të përkohshme të vdekjeve, për shembull, rreth 600 vdekje të parakohshme gjatë një vale të vetme të nxehtësisë në Angli këtë vit.
Hulumtimi analizoi të dhëna shëndetësore për 15 vjet nga afro 24,922 të rritur në Tajvan, me një moshë mesatare biologjike prej 46 vjetësh.
Studimi përfundoi se vetëm katër ditë shtesë ekspozimi ndaj valëve të nxehtësisë brenda dy viteve ishin të lidhura me një rritje të moshës biologjike prej afërsisht nëntë ditësh.
Hulumtuesit pĂ«rdorĂ«n tregues tĂ« zakonshĂ«m mjekĂ«sorĂ« â presionin e gjakut, treguesit e inflamacionit, kolesterolin dhe matjet e funksionimit tĂ« mushkĂ«rive, mĂ«lçisĂ« dhe veshkave â pĂ«r tĂ« llogaritur âmoshĂ«n biologjikeâ tĂ« secilit pjesĂ«marrĂ«s dhe mĂ« pas modeluan se si kjo moshĂ« ndryshonte me ekspozimin ndaj valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ«.
Studimi zbuloi se punëtorët manualë, banorët ruralë dhe njerëzit në komunitetet me kondicionim të kufizuar të ajrit ishin veçanërisht më të prekshëm nga plakja e lidhur me valët e nxehtësisë.
Thjesht, ata që jetojnë në zona me më shumë ditë të nxehta kishin tendencë të shfaqnin plakje biologjike më të madhe se njerëzit në rajonet më të freskëta.
Studimi këshilloi njerëzit të marrin masa për të përballuar nxehtësinë, si përdorimi i kondicionerit kur është i disponueshëm dhe kalimi i më shumë kohës në vende me hije.
âNĂ«se ekspozimi ndaj valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ« grumbullohet pĂ«r disa dekada, ndikimi nĂ« shĂ«ndet do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i madh se sa kemi raportuarâ, tha Dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, i cili drejtoi studimin.
âValĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« po bĂ«hen gjithashtu mĂ« tĂ« shpeshta dhe zgjatin mĂ« gjatĂ«, kĂ«shtu qĂ« ndikimet nĂ« shĂ«ndet mund tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha [nĂ« tĂ« ardhmen]â, shtoi ai.
ĂfarĂ« Ă«shtĂ« njĂ« valĂ« nxehtĂ«sie dhe si ndikon nĂ« trupin tonĂ«?
Një valë nxehtësie është një periudhë e zgjatur me temperatura të pazakonta të larta, e cila përcaktohet në lidhje me pragjet klimatike lokale dhe jo nga një temperaturë universale e vetme.
PĂ«r shembull, nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, Met Office shpall njĂ« valĂ« nxehtĂ«sie kur temperaturat maksimale ditore tejkalojnĂ« pragjet rajonale pĂ«r tre apo mĂ« shumĂ« ditĂ« rresht â zakonisht 25 gradĂ« Celsius nĂ« zonat mĂ« tĂ« freskĂ«ta si Uellsi dhe Skocia, dhe 28 gradĂ« Celsius nĂ« zonat mĂ« tĂ« ngrohta duke pĂ«rfshirĂ« LondrĂ«n dhe pjesĂ« tĂ« East Midlands.
Në periudha afatshkurta, nxehtësia ekstreme shkakton stres të menjëhershëm në sistemet e ftohjes së trupit. Djersitja dhe rritja e qarkullimit të gjakut në lëkurë ndihmojnë në rregullimin e temperaturës, por këto përgjigje vendosin stres shtesë mbi zemrën dhe veshkat.
Dhe nëse lëngjet dhe pushimi nuk janë të mjaftueshëm, kjo mund të çojë në dehidrim, lodhje nga nxehtësia dhe në raste të rënda, goditje në nxehtësi që mund të jetë fatale.
Afatgjatë, ekspozimi i përsëritur ose i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të përkeqësojë sëmundje kronike, përfshirë ato kardiovaskulare, respiratore dhe të veshkave.
ShkencĂ«tarĂ«t besojnĂ« se dĂ«mtimet kumulative qelizore â pĂ«rfshirĂ« dĂ«mtimin e ADN-sĂ«, stresin oksidativ dhe inflamacionin kronik â mund tĂ« shpjegojnĂ« pse ekspozimi i shpeshtĂ« ndaj nxehtĂ«sisĂ« duket se pĂ«rshpejton plakjen biologjike.
Pse tani ka rëndësi?
Gjetjet e reja vijnë në një kohë kur po përballemi me një krizë globale klimatike që po bën që valët e të nxehtit të jenë më të gjata, më të nxehta dhe më të shpeshta.
Në veçanti, temperaturat e larta po prekin Evropën, kontinentin që ngrohet më shpejt në Tokë. Franca ka përjetuar tashmë dy valë të nxehti rekord këtë verë, me temperatura që kanë arritur mbi 43 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.
Një vlerësim i fundit nga World Weather Attribution, një rrjet ndërkombëtar studiuesish, ka llogaritur mesatarisht rreth 41 ditë shtesë me të nxehtë të rrezikshme globalisht në vitin 2024.
Numri i vdekjeve tĂ« shkaktuara nga nxehtĂ«sia Ă«shtĂ« tashmĂ« i lartĂ«. Gati 63 mijĂ« vdekje tĂ« lidhura me nxehtĂ«sinĂ« ndodhĂ«n nĂ« EvropĂ« gjatĂ« verĂ«s sĂ« vitit 2022, sipas studiuesve. Ekspozimi i gjatĂ« dhe i pĂ«rsĂ«ritur â paralajmĂ«ron studimi i ri â mund tĂ« shtojĂ« njĂ« barrĂ« mĂ« tĂ« heshtur dhe kumulative.
Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se më shumë se 2.4 miliardë njerëz janë të ekspozuar ndaj stresit nga nxehtësia në vendin e punës, me nxehtësinë që kontribuon në mbi 22 milionë dëmtime pune dhe afërsisht 19 mijë vdekje të lidhura me punën çdo vit.
Komisioni Pan-Evropian pĂ«r KlimĂ«n dhe ShĂ«ndetin â njĂ« grup i thirrur nga Drejtori Rajonal i OBSH-sĂ«, Dr. Hans Kluge â paralajmĂ«ron se moti ekstrem tani Ă«shtĂ« ânjĂ« emergjencĂ« shĂ«ndetĂ«sore publike qĂ« po zhvillohet nĂ« kohĂ« realeâ.
Studimi i ri thekson nevojën për politika që zvogëlojnë pabarazitë mjedisore dhe forcojnë rezistencën ndaj valëve të nxehtit, veçanërisht për popullatat më të cenueshme. Gjithashtu kërkon mbrojtje të synuar dhe planifikim efikas të shëndetësisë. /Telegrafi/
Aktori i Hollywoodit, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal u shfaqën në Festivalin e Filmit në Venecia dhe, në një paraqitje tejet glamuroze, ata ishin në qendër të vëmendjes.
NĂ« njĂ« moment, Clooney âvodhiâ aparatin e njĂ« prej fotografĂ«ve, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« fotografi tĂ« kolegut tĂ« tij aktor Adam Sandler.
Konkretisht, aktori dhe avokati defiluan nĂ« tapetin e kuq para premierĂ«s sĂ« filmit tĂ« Clooney-t, âJay Kellyâ.
Foto: Reuters
Amal ishte një yll me një fustan të shkurtër të ngushtë ngjyrë vjollcë me një bisht të gjatë që valëvitej në erë.
Ajo e kombinoi atë me një palë këpucë me rripa dhe një çantë dore të artë. Flokët e saj të gjatë ishin të lidhura lirshëm dhe, njësoj si fustani i saj, ishin të çrregullta në erë.
Foto: Reuters
George veshi një kostum klasik të zi me një këmishë të bardhë me kopsa dhe një papion të zi. Ai e shoqëroi me krenari gruan e tij në tapetin e kuq dhe pozoi për foto me të, duke i mbajtur dorën.
NĂ« njĂ« moment, George me shaka ia âvodhiâ kamerĂ«n fotografit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« shaka me Adam Sandler dhe pĂ«r ta fotografuar atĂ« nĂ« tapetin e kuq.
NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp, Noah Baumbach, regjisori i filmit tĂ« âJay Kellyâ, iu drejtua gazetarĂ«ve dhe shpjegoi pse aktori nuk ishte i pranishĂ«m.
Foto: Reuters
âSiç mund ta dini, George Clooney nuk do tĂ« jetĂ« kĂ«tu sepse ka njĂ« infeksion tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« sinuseve. MendojmĂ« se ai duhet tĂ« jetĂ« nĂ« tapetin e kuq sonte, por atij i vjen shumĂ« keq qĂ« nuk mund tĂ« jetĂ« me neâ, tha ai.
Në fund të fundit, infeksioni i Clooney-t nuk e pengoi atë të shfaqej në tapetin e kuq.
Foto: Reuters
Më herët këtë javë, George dhe Amal u fotografuan duke mbërritur në Venecia me varkë. /Telegrafi/
Besiktasi ka konfirmuar largimin e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, vetëm disa minuta pas eliminimit nga Lausanne e Zvicrës në play-offin e Ligës së Konferencës.
Ndeshja e kthimit përfundoi me humbje për gjigantin turk (0-1), ndërsa sfida e parë kishte përfunduar baras 1-1, duke e bërë eliminimin total një zhgënjim të madh për klubin dhe tifozët.
Ky ishte një goditje e rëndë për Besiktasin, i cili kishte synuar të siguronte fazën e grupeve të garës evropiane.
Në këtë takim nuk ishte ftuar për grumbullim ylli i Kosovës, Milot Rashica, shkaku i një dëmtimi, ndërsa Ernest Muçi u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes.
Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit e klubit njoftuan largimin e Solskjaerit dhe e falënderuan për kontributin gjatë kohës së tij në stolin e Besiktasit.
Norvegjezi u emĂ«rua trajner i ekipit nĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti dhe kishte pĂ«r detyrĂ« tĂ« rimĂ«kĂ«mbej skuadrĂ«n nĂ« garat evropiane dhe kampionatin turk. /Telegrafi/Â
Në tre vitet e fundit, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 210 milionë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore që lidhen me zbatimin e kontratave kolektive.
Pasojat e bllokimit të xhirollogarive bankare përmes përmbaruesve, po konsiderohen të padrejta, pasi po pamundësojnë realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale.
Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
âNĂ« tĂ« kaluarĂ«n Komunat janĂ« pyetur se ku po duan me iu marrĂ« kĂ«to mjete, mirĂ« po tani gjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« fundit kohore atyre vetĂ«m po iu merren mjetet edhe pse janĂ« tĂ« zotuara dhe pastaj po shkaktojnĂ« edhe probleme tjera zingjiroreâ, ka thĂ«nĂ« Ibrahimi pĂ«r RTK-nĂ«.
Ai ka shtuar se mungon gatishmëria e nivelit qendror për të bashkëpunuar me komunat dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Njëra nga komunat e prekura është edhe ajo e Deçanit, e cila tash e dy javë i ka të bllokuara xhirollogaritë bankare.
Komunat i kanë kërkuar Qeverisë për të gjetur një zgjidhje dhe të garantojë funksionimin normal të tyre, në mënyrë që qytetarët të mos privohen nga shërbimet dhe investimet publike.
Një nga zjarret më shkatërruese në Qipro në kujtesën e kohëve të fundit u shkaktua nga një cigare e hedhur në anë të një rruge malore, tha një raport nga ekspertët amerikanë.
Raporti i ByrosĂ« sĂ« Alkoolit, Duhanit, ArmĂ«ve tĂ« Zjarrit dhe EksplozivĂ«ve (ATF) arriti nĂ« pĂ«rfundimin se shkaku âaksidentalâ i zjarrit ishte njĂ« âcigare e hedhur pa kujdes qĂ« ra nĂ« kontakt me bimĂ«sinĂ« e thatĂ«â.
Zjarri në korrik pranë qytetit bregdetar të Limasolit mori jetën e dy personave, shkatërroi 700 struktura dhe dogji më shumë se 40 milje katrorë, përcjell Telegrafi.
Raporti i ATF tha se një kërkim i zonës ku zjarri u ndez fillimisht zbuloi disa bishta cigaresh të shpërndara në tokë në anë të një rruge që lidh fshatrat malore të Malias dhe Arsos.
Hetuesit vunĂ« re se kushtet mjedisore nĂ« atĂ« kohĂ« ishin âjashtĂ«zakonisht tĂ« favorshme pĂ«r çdo ndezje, pĂ«rfshirĂ« ndezjen nga materialet e duhanit tĂ« hedhura pa kujdesâ.
Erërat e forta, lagështia e ulët dhe temperaturat që arritën në 39 gradë Celsius në atë kohë e kishin bërë 100% mundësinë e ndezjes, sipas ekspertëve të cilët morën në konsideratë edhe deklaratat e dëshmitarëve, videot dhe fotografitë, si dhe kontributin e hetuesve të Shërbimit të Zjarrfikësve të Qipros.
Ekipi i ATF vizitoi ishullin lindor të Mesdheut për të kryer hetimin e tij 10-ditor me kërkesë të presidentit Nikos Christodoulides.
Më shumë se 250 zjarrfikës dhe 14 aeroplanë luftuan për të kontrolluar zjarrin që digjej në shumë fronte në terren kodrinor gjatë dy ditëve.
Në atë kohë, qeveria tha se kombinimi i erërave të forta, temperaturave të larta dhe kushteve shumë të thata pas tre dimrave me reshje minimale krijoi një stuhi të përsosur në kulmin e zjarrit. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku një person ka vrarë me armë zjarri një 61-vjeçar.
Krimi ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë. Ka qenë shtetasi me iniciale N.M., i cili vrau 61-vjeçarin P.P.
Nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje. Sakaq, po punohet për kapjen e autorit nga ana e uniformave blu.
Një grup hetimor është ngritur gjithashtu për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
âShkodĂ«r / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
NdĂ«rkohĂ«, Ă«shtĂ« ngritur njĂ« grup i posaçëm hetimor, pĂ«r sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor tĂ« ngjarjesâ, njofton policia.
Pas ndeshjes dramatike në Razgrad, ku Shkëndija u eliminua nga Ludogoretsi me rezultat 4-1 pas kohës shtesë, trajneri i kuqezinjve Jeton Beqiri nuk e fshehu zhgënjimin, njofton Telegrafi.
Trajneri i kuqezinjve theksoi se kjo skuadër ka treguar karakter dhe forcë përballë një kundërshtari me shumë përvojë evropiane.
âIshim shumĂ« afĂ«r kualifikimit. NĂ«se do tĂ« kishim shfrytĂ«zuar rastin 100% qĂ« patĂ«m nĂ« fund, sot do tĂ« flisnim ndryshe. Normalisht qĂ« jam i dĂ«shpĂ«ruar me eliminimin, por njĂ«kohĂ«sisht krenar pĂ«r lojtarĂ«t qĂ« luftuan deri nĂ« minutĂ«n e fundit. U pĂ«rballĂ«m me njĂ« klub tĂ« madh, qĂ« ka vite me radhĂ« eksperiencĂ« dhe vazhdimisht luan nĂ« garat evropiane. Me pak fat dhe kujdes shtesĂ«, mund tĂ« kishim arritur fazĂ«n e grupeve nĂ« LigĂ«n e EvropĂ«s. Por futbolli Ă«shtĂ« i tillĂ«, duhet tĂ« pranosh rezultatin, tâi urosh kundĂ«rshtarit kualifikimin dhe tĂ« mĂ«sosh nga kĂ«to ndeshjeâ, deklaroi trajneri.
Ai shtoi se krenaria e kĂ«tij rrugĂ«timi mbetet e madhe. âFaleminderit tifozĂ«ve qĂ« na mbĂ«shtetĂ«n nĂ« çdo moment. Besoj se i kemi bĂ«rĂ« krenar. Ne tani e kemi tĂ« garantuar pjesĂ«marrjen historike nĂ« grupet e LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« arritje e madhe pĂ«r klubin. PĂ«rveç EvropĂ«s, do ta rikthejmĂ« fokusin edhe te kampionati vendor pĂ«r tĂ« vazhduar rrugĂ«timin tonĂ«,â pĂ«rfundoi Beqiri
Ndërkohë, për shkak të angazhimeve evropiane, ndeshja e radhës kundër Rabotniçkit do të zhvillohet në një datë tjetër, duke i dhënë ekipit një pauzë të shkurtër para vazhdimit të sfidave vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet një nga temat kryesore të afatin kalimtar në futbollin italian, por Fabrizio Romano dhe Nico Schira, japin dy versione ndryshe.
Sipas Fabrizio Romano, kalimi i kosovarit është aktualisht në pritje, pasi e ardhmja e Nico Gonzalez nuk është ende e qartë. Atletico Madridi dhe Everton kanë ofruar huazim për argjentinasin, por i nuk është i bindur.
Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, ka deklaruar se Gonzalez a gjasa të qëndrojë, pasi bisedimet kanë ngecur paksa.
E gjithĂ« kjo situatĂ« e ka bllokuar pĂ«rkohĂ«sisht lĂ«vizjen e Edon ZhegrovĂ«s drejt Juventusit â sipas Fabrizio Romanos.
Â
Juventus director Comolli: âIn my view, Nico Gonzalez will stay with us as talks are not advanced at this stageâ.
Nicoâs situation also blocks Zhegrovaâs
move to Juventus, currently in stand by. pic.twitter.com/JGWBvew3l4
Megjithatë, sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi është gati të dërgojë ofertën e parë zyrtare te Lille, me vlerë rreth 12 milionë euro plus bonuse.
Sipas tij, Zhegrova ka arritur tashmë një marrëveshje parimore me Juventusin për një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth 2.5 milionë euro në vit.
Mbetet tĂ« shihet se çfarĂ« zhvillime do tĂ« ketĂ« ditĂ«ve nĂ« vijim, pasi edhe shitja e Nicolo Savonas te Nottingham Forest, mund ta ndĂ«rrojĂ« situatĂ«n, pasi Zonja e VjetĂ«r ka pĂ«rfituar 15 milionĂ« euro. /Telegrafi./Â
Pasditen e sotme âTuneli i LlogorasĂ«â Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«rkohĂ«sisht pĂ«r shkak tĂ« njĂ« aksidenti.
Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë tre automjete.
Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë dhjetëra kilometrave dhe ka bllokuar dhjetra automjete.
Njoftimi i policisë
Sot, mĂ« datĂ« 28.07.2025, rreth orĂ«s 15:45, nĂ« âTunelin e LlogarasĂ«â, ka ndodhur njĂ« pĂ«rplasje midis tre automjeteve, vetĂ«m me dĂ«me materiale.
NĂ« aksident janĂ« pĂ«rfshirĂ« automjetet: tip âAudiâ, me drejtues shtetasin A. M., tip âVolvoâ, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip âMitsubishiâ, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.