❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AVONET shpreh shqetësim për sulmet ndaj kryeprokurorit Isufaj dhe vendimit të Gjykatës Supreme

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj, siç e cilëson, sulmit ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, si dhe ndaj deklaratave publike të zyrtarëve të lartë qeveritarë për vendimin e Gjykatës Supreme në çështjen e arkave fiskale.

Në një deklaratë publike, AVONET thekson se sulmi ndaj kryeprokurorit Isufaj, në kohën kur ai ka nisur hetime për dyshime mbi keqpërdorime në tenderë publikë dhe menaxhimin e parasë publike, përbën një kërcënim serioz për sistemin e drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit në vend.

“Ky sulm pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim serioz ndaj sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, funksionimit tĂ« shtetit ligjor dhe pĂ«rpjekjeve pĂ«r luftimin e korrupsionit nĂ« KosovĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e AVONET.

Po ashtu, rrjeti i OJQ-ve dënon deklaratat denigruese të disa zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në drejtim të vendimit të Gjykatës Supreme për rastin e arkave fiskale, duke i cilësuar ato si cenim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe si retorikë të papërgjegjshme me prapavijë politike.

AVONET i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetime për çdo kërcënim apo presion ndaj kryeprokurorit dhe prokurorëve të tjerë që hetojnë raste të ndjeshme.

Organizata gjithashtu u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë të përmbahen nga deklaratat që mund të minojnë besimin e publikut ndaj drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë institucionale.

“Lufta kundĂ«r korrupsionit nuk mund tĂ« zhvillohet pa njĂ« sistem tĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« pavarur dhe tĂ« pakorruptueshĂ«m. Çdo tentim pĂ«r ta frikĂ«suar apo diskredituar atĂ« Ă«shtĂ« sulm direkt ndaj demokracisĂ« dhe interesit qytetar”, pĂ«rfundon deklarata e AVONET.

The post AVONET shpreh shqetësim për sulmet ndaj kryeprokurorit Isufaj dhe vendimit të Gjykatës Supreme appeared first on Telegrafi.

Nisin aludimet – njĂ« veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka ndezur rrjetet sociale pas një veprimi të vogël, por duket se ka domethënie.

Ai i ka lënë një emoji zemër në një nga postimet më të fundit të Loredana Bratit, ish-banore e Big Brother VIP Albania.

Komenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka shkaktuar një valë reagimesh, ku shumë fansa kanë filluar të aludojnë për një lidhje të mundshme mes tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana Brati (@loredanabratiofficial)

Brati, e cila pas daljes nga shtëpia e Big Brother u komentua për marrëdhënien me Joz Markun, është aktualisht beqare dhe ka lënë të kuptohet se është e hapur ndaj njohjeve të reja.

Ndërkohë, Don Xhoni, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe provokues në rrjete sociale, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky ndërveprim i vogël mes tyre ka mjaftuar që fansat të hedhin hipoteza për një afrim më personal.

Në mungesë të një deklarate zyrtare, gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve virtuale.

Foto: Screenshot/Instagram

Por një gjë është e sigurt, çdo lëvizje publike e figurave si Don Xhoni dhe Loredana Brati nuk kalon pa u vënë re dhe pa u bërë temë diskutimi.

SidoqoftĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ« vazhdim nĂ«se do tĂ« ketĂ« diçka mĂ« shumĂ« mes tyre. /Telegrafi/

The post Nisin aludimet – njĂ« veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin appeared first on Telegrafi.

UEFA pĂ«rjashton njĂ« klub pĂ«r 10 vjet nga garat evropiane pĂ«r trukim ndeshjesh – dy lojtarĂ« pĂ«rjashtohen nga futbolli pĂ«rgjithmonĂ«

UEFA ka përjashtuar një klub nga të gjitha garat e saj për një periudhë prej dhjetë vitesh dhe e ka gjobitur me 500 mijë euro, pas akuzave për manipulim të ndeshjeve dhe shkelje të rregullave të integritetit.

Organi më i lartë i futbollit evropian ka ndëshkuar klubin malazez KF Arsenal Tivat, i cili mori pjesë në Ligën e Konferencës për sezonin 2023/24, pas një hetimi mbi dyshimet për trukim të ndeshjes së zhvilluar kundër Alashkert FC në korrik të vitit 2023.

Vendimi i UEFA-s nĂ«nkupton se FK Arsenal Tivat nuk do tĂ« mund tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« asnjĂ« garĂ« tĂ« organizuar nga UEFA – pĂ«rfshirĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve, LigĂ«n e EvropĂ«s dhe LigĂ«n e KonferencĂ«s – deri nĂ« sezonin 2034/35.

 

Breaking: UEFA bans FK Arsenal Tivat from its competitions for TEN YEARS for match fixing linked to Conference League matches

— Rob Harris (@RobHarris) July 16, 2025

NĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« publikuar tĂ« mĂ«rkurĂ«n, UEFA sqaroi: “Pas njĂ« hetimi dhe procedurave disiplinore kundĂ«r FK Arsenal Tivat dhe individĂ«ve tĂ« tjerĂ«, lidhur me shkelje tĂ« dyshuara tĂ« Rregullores Disiplinore tĂ« UEFA-s gjatĂ« ndeshjes sĂ« LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s mes Alashkert FC dhe FK Arsenal Tivat nĂ« korrik 2023, Organi i Kontrollit, EtikĂ«s dhe DisiplinĂ«s (CEDB) ka marrĂ« kĂ«to vendime:

Akuzat ndaj FK Arsenal Tivat:

Shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes (Neni 11).

Manipulim i ndeshjeve dhe shkelje të integritetit të garave (Neni 12).

Vendimi:

FK Arsenal Tivat dënohet me një gjobë prej 500,000 eurosh.

FK Arsenal Tivat përjashtohet nga të gjitha garat e UEFA-s për dhjetë vjet, deri në sezonin 2034/35.

FIFA kĂ«rkohet tĂ« zgjasĂ« kĂ«tĂ« ndalim nĂ« tĂ« gjitha kompeticionet nĂ« nivel global”, thuhet nĂ« njoftimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« futbollit evropian.

Përveç klubit, disa individë të përfshirë janë dënuar rëndë. Lojtari Nikola Celebic është ndaluar përjetësisht nga çdo aktivitet i lidhur me futbollin, ndërsa Cetko Manojlovic është pezulluar për dhjetë vjet.

Radule Zivkovic dhe Dushan Puletic janë gjithashtu pezulluar për dhjetë vjet për përfshirje në manipulim të ndeshjeve.

Drejtori sportiv i klubit, Ranko Krgovic, është dënuar me përjashtim të përjetshëm nga çdo aktivitet i lidhur me futbollin.

Ky është dënimi më i rëndë që UEFA ka dhënë për një klub që nga viti 2009, kur FK Pobeda nga Maqedonia e Veriut u përjashtua për tetë vjet për trukim të ndeshjeve. /Telegrafi/

The post UEFA pĂ«rjashton njĂ« klub pĂ«r 10 vjet nga garat evropiane pĂ«r trukim ndeshjesh – dy lojtarĂ« pĂ«rjashtohen nga futbolli pĂ«rgjithmonĂ« appeared first on Telegrafi.

I përjashtuar nga skuadra prej Amorim, ylli i Man United bën shkelje ligjore

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga stërvitja e ekipit të parë të Manchester United pas një incidenti me trajnerin Ruben Amorim dhe për shkak të një shkeljeje ligjore që lidhet me makinën e tij.

Pas finales së Ligës së Evropës ku United humbi ndaj Spurs, Garnacho kritikoi publikisht Amorimin. Si reagim, trajneri e përjashtoi nga skuadra dhe i sugjeroi të gjente një klub të ri, gjë që e vuri në qendër të spekulimeve për transferim.

PĂ«r momentin, Garnacho ndodhet nĂ« “skuadrĂ«n e padĂ«shiruar” sĂ« bashku me Rashford, Antony, Sancho dhe Malacia. Ata lejohen tĂ« stĂ«rviten vetĂ«m pas orĂ«s 17:00, pasi ekipi kryesor largohet nga qendra stĂ«rvitore Carrington.

Sipas “Daily Mail”, Garnacho Ă«shtĂ« filmuar duke shkuar nĂ« stĂ«rvitje me njĂ« Audi, por makina e tij rezulton e pataksuar qĂ« nga 1 tetori 2024, sipas regjistrit tĂ« qeverisĂ« britanike.

Nëse një automjet nuk është i taksuar dhe përdoret në rrugë publike pa deklarim SORN (njoftim për përdorim jashtë rruge), shoferi mund të gjobitet me 30 euro plus një herë e gjysmë të shumës së taksës së papaguar, ose deri në 1,000 euro në gjykatë.

Kjo shkelje ka shkaktuar polemika të tjera për Garnachon, ndërsa ai tashmë përballet me të ardhmen e pasigurt te Manchester United dhe është përjashtuar nga ndeshjet parasezonale.

United do të ndeshet me Leeds, West Ham, Bournemouth, Everton dhe Fiorentinën në fazën përgatitore, por Garnacho nuk pritet të marrë pjesë në asnjë nga këto ndeshje. /Telegrafi/

The post I përjashtuar nga skuadra prej Amorim, ylli i Man United bën shkelje ligjore appeared first on Telegrafi.

IPKO prezanton pakot e reja Roaming – Internet gjithkah, mĂ« thjeshtĂ« dhe mĂ« lirĂ« se kurrĂ«

IPKO ka lansuar sot pakot e reja promocionale Roaming, të dizajnuara për të ofruar një përvojë interneti pa kufinj, pa ndërruar SIM dhe pa ndërlikime teknike.

Me vetëm një kod, përdoruesit mund të aktivizojnë pakon e dëshiruar dhe të lidhen me internetin në Kosovë, Rajon, Evropë dhe SHBA, më lehtë dhe më lirë se kurrë më parë.

Këto pako ofrojnë:

-Aktivizim të menjëhershëm me një kod të shkurtër ose përmes aplikacionit MyIPKO,

-Mbulim ndërkombëtar pa nevojë për SIM kartela të huaja,

-Çmime shumĂ« tĂ« volitshme dhe kohĂ«zgjatje fleksibile qĂ« i pĂ«rshtaten çdo udhĂ«timi.

Pakot fillojnĂ« nga 2.99€ pĂ«r 1GB, 5.99 € pĂ«r 3GB deri nĂ« 9.99€ pĂ«r 5GB, me mundĂ«si zgjedhjeje sipas nevojĂ«s sĂ« pĂ«rdoruesit.

Të gjitha pakot mund të aktivizohen përmes kodit përkatës ose përmes aplikacionit MyIPKO, edhe kur nuk keni qasje në internet.

“Qasja nĂ« internet duhet tĂ« jetĂ« njĂ« standard i garantuar kudo qĂ« je. Me pakot e reja Roaming, IPKO po thyen barrierat e lidhjes ndĂ«rkombĂ«tare, duke sjellĂ« njĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« thjeshtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« udhĂ«tojnĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r hap konkret drejt vizionit tonĂ« pĂ«r njĂ« botĂ« tĂ« pandarĂ« nga teknologjia” tha Andras Pali, CEO i IPKO.

Me këto pako, IPKO e forcon edhe më shumë pozicionin e saj si lider në ofrimin e zgjidhjeve të avancuara të komunikimit për qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, duke sjellë lidhje më të thjeshta, më të lira dhe më të sigurta për të gjithë ata që udhëtojnë.

Për më shumë informata rreth pakove Roaming dhe mbulueshmërisë së tyre, vizitoni: www.ipko.com ose aplikacionin MyIPKO.

 

The post IPKO prezanton pakot e reja Roaming – Internet gjithkah, mĂ« thjeshtĂ« dhe mĂ« lirĂ« se kurrĂ« appeared first on Telegrafi.

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

Pjesa aktuale e shqiptarëve që kanë mbetur pjesë e qeverisë janë lajkatarë të pushtetit, dhe me dështimin e projektit VLEN pasojat nuk i ndjejnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët.

KĂ«shtu u shpreh kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ShqiptarĂ«t, Arben Taravari, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetĂ«n “Bota sot”.

I pyetur se si e vlerëson situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat kryesore, Taravari u përgjigj se situata është shumë e keqe.

“Keq, dhe mĂ« e keqja Ă«shtĂ« se jam realist. Me dĂ«shtimin e projektit VLEN, po i pĂ«rjetojmĂ« tĂ« gjithĂ« pasojat”, deklaroi ai.

Ai shton se ajo pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më të bindur se kurrë ndaj partive maqedonase.

Taravari tha se arsyet që e çuan të largohet nga qeveria janë se kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga rruga drejt BE-së.

“Metamorfoza e shpejtĂ« dhe e pabesueshme qĂ« ndodhi te kolegĂ«t e VLEN-it, tĂ« cilĂ«t harruan se kishin ardhur nĂ« pushtet pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« shtet mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t dhe tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t
 dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-sĂ«. KĂ«to ishin dy shkaqet kryesore tĂ« cilat, siç po shihet dita-ditĂ«s, janĂ« kthyer nĂ« njĂ« alarm tĂ« kuq”, theksoi Taravari.

Ai tha se faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE appeared first on Telegrafi.

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, policia: U rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në liqenin e Ulzës

Drejtoria e PolicisĂ« sĂ« DibrĂ«s ka bĂ«rĂ« publike rezultatet e operacionit policor tĂ« koduar “BashkĂ«fajĂ«sia”, qĂ« çoi nĂ« zbardhjen e vrasjes sĂ« 23-vjeçarit Renis Droba, trupi i pajetĂ« i tĂ« cilit u gjet mĂ« 9 korrik pranĂ« liqenit tĂ« UlzĂ«s.

Në një konferencë për shtyp, drejtori Artion Duka deklaroi se ngjarja ka qenë një vrasje e planifikuar me rrëmbim të mëparshëm dhe pasoja fatale.

Sipas hetimeve, mĂ« 8 korrik, nĂ« fshatin Zenisht tĂ« Burrelit, Renis Droba Ă«shtĂ« rrĂ«mbyer dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« mbytur me litar nga tre vĂ«llezĂ«rit Kristi, Fatjon dhe AleksandĂ«r Bushgjokaj nga Tropoja, si dhe nga i dyshuari tjetĂ«r Petrit Çakrri.

“Nga hetimet e thelluara rezultoi se shtetasi R. D. Ă«shtĂ« marrĂ« peng dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme, nĂ«pĂ«rmjet strangulimit. MĂ« pas, autorĂ«t kanĂ« tentuar tĂ« fshehin trupin duke e hedhur bashkĂ« me automjetin nĂ« liqenin e UlzĂ«s”, u shpreh drejtori Duka.

MegjithatĂ«, ndĂ«rsa automjeti pĂ«rfundoi nĂ« ujĂ«, trupi i pajetĂ« i 23-vjeçarit mbeti nĂ« sipĂ«rfaqe, pranĂ« sektorit “C” tĂ« liqenit. Zbulimi i trupit çoi nĂ« njĂ« operacion intensiv hetimor, ku u pĂ«rdorĂ«n metoda speciale dhe bashkĂ«punim ndĂ«rinstitucional.

Pas njĂ« jave hetimesh, Policia ka arrestuar dy prej autorĂ«ve tĂ« dyshuar: 55-vjeçarin Petrit Çakrri nĂ« fshatin Golaj tĂ« KukĂ«sit dhe 34-vjeçarin Fatjon Bushgjokaj nĂ« zonĂ«n e Astirit nĂ« TiranĂ«. TĂ« dy janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga me akuzat pĂ«r “Vrasje me paramendim nĂ« bashkĂ«punim” dhe “RrĂ«mbim dhe mbajtje peng e personit”.

NdĂ«rkohĂ«, dy vĂ«llezĂ«rit e tjerĂ«, Kristi dhe AleksandĂ«r Bushgjokaj, janĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim dhe dyshohet se kanĂ« rol tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« ngjarje. Prokurorja e çështjes, Alisa Spahja, theksoi se “kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« akt tĂ« rĂ«ndĂ« kriminal, tĂ« kryer me paramendim dhe bashkĂ«punim tĂ« strukturuar”.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima ka pasur një të kaluar problematike dhe ka qenë më parë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike. Po ashtu, dyshohet se ka pasur konflikte të hershme me autorët për çështje që lidhen me veprimtari kriminale.

Policia hodhi poshtë zërat në rrjete sociale se autorët ishin të veshur me uniforma policie apo se përdorën automjete zyrtare gjatë rrëmbimit. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 20 telefona celularë, 7 automjete, një sasi kokaine, një shumë parash në euro dhe prova të tjera materiale.

“Hetimi ka qenĂ« intensiv dhe profesional. Po punohet pĂ«r kapjen e tĂ« kĂ«rkuarve dhe pĂ«r individualizimin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« çdo personi tĂ« pĂ«rfshirĂ«â€, theksoi drejtori Duka.

Ndërkohë, Forca e Posaçme Operacionale ka shoqëruar katër shtetas të tjerë në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë, të cilët po hetohen për lidhje të mundshme me ngjarjen. Hetimet vijojnë.

The post Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, policia: U rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në liqenin e Ulzës appeared first on Telegrafi.

Ledri dhe Xhensila vijnĂ« me “Let pe lun”

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor.

“Let pe lun” mban titullin kĂ«nga e tyre, tĂ« cilĂ«n e kanĂ« sjell tĂ« kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dyshja, më të përfolur të momentit, kanë mahnitur me paraqitjen në videoklip.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet Vula bashkë me Elinel me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Videoja i Ă«shtĂ« besuar ‘Supercut Studio’ nĂ«n drejtimin e Besian Durmishit.

Foto: Screenshot/YouTube

KĂ«nga vjen pas suksesit tĂ« duetit tĂ« tyre “Ma kthe” qĂ« ka grumbulluar mbi 13 milionĂ« klikime nĂ« YouTube.

Besohet që edhe ky projekt i tyre do të korrë suksese të mëdha dhe reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive. /Telegrafi/

The post Ledri dhe Xhensila vijnĂ« me “Let pe lun” appeared first on Telegrafi.

Supremja vendos kufijtĂ« – shkelja mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndjekje penale

Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Vendimi i datĂ«s 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhĂ«zimit administrativ pĂ«r shfrytĂ«zimin e pajisjeve fiskale, tĂ« nxjerrĂ« nga ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati – i cili Ă«shtĂ« edhe deputet – e qĂ« Gjykata Supreme e shpalli tĂ« paligjshĂ«m.

Ky aktgjykim u pasua me reagime tĂ« ashpra: Qeveria nĂ« detyrĂ« e cilĂ«soi si “arbitrar” dhe “tĂ« pabazuar nĂ« ligj” – duke argumentuar se Ligji pĂ«r QeverinĂ« nuk i ndalon shprehimisht ministrat nĂ« detyrĂ« tĂ« nxjerrin akte nĂ«nligjore – ndĂ«rsa Gjykata Supreme paralajmĂ«roi se çdo ndĂ«rhyrje nĂ« vendimet e saj gjyqĂ«sore Ă«shtĂ« e papranueshme.

“NdĂ«rhyrja nĂ« gjyqĂ«sor Ă«shtĂ« e papranueshme”, tha edhe ambasadori i Bashkimit Evropian nĂ« KosovĂ«, Aivo Orav.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimi i Supremes është i drejtë dhe i detyrueshëm për zbatim, duke theksuar se çdo mospërfillje e tij mund të përbëjë shkelje penale.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë në detyrë të Kosovës dhe ministrin në detyrë, Murati, se çfarë hapash do të ndërmarrin pas këtij aktgjykimi, por nuk mori përgjigje.

Qeveria nuk dha qëndrim as lidhur me pyetjen nëse po shqyrton mundësinë që ministrat, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, të ndalin ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Prokurorisë Speciale më 16 korrik për të kërkuar hetime penale ndaj Qeverisë në detyrë, duke dorëzuar si provë vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

Sipas deputetëve të kësaj partie, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, ky vendim konfirmoi se Qeveria në detyrë ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme pas certifikimit të ministrave si deputetë, më 27 mars.

KDI: Vendimi i Supremes thekson shkeljet dhe hap rrugë për kontestime ligjore

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, është i drejtë dhe i plotfuqishëm.

Ai thekson se çdo mosbindje ose mosrespektim i këtij vendimi përbën shkelje penale.

“Konkretisht, nĂ« rastin nĂ« fjalĂ«, ministri Murati, nĂ«se vazhdon ta mbajĂ« nĂ« fuqi – pĂ«rkundĂ«r qĂ« Gjykata (Supreme) e ka anuluar ligjshmĂ«rinĂ« apo pĂ«rmbajtjen e kĂ«tij UdhĂ«zimi Administrativ – atĂ«herĂ« ai nuk e zbaton kĂ«tĂ« aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Supreme dhe bĂ«n shkelje penale”, thotĂ« Bugaqku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai thekson se vendimi i Supremes, aktualisht, ka efekt vetëm mbi Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë, Murati. Të gjitha aktet tjera të ministrave në detyrë, që janë njëkohësisht edhe deputetë, mbesin në fuqi, përderisa nuk janë kontestuar në gjykatë.

MegjithatĂ«, thotĂ« Bugaqku, ky vendim lĂ« tĂ« kuptohet se edhe vendimet tjera tĂ« ngjashme – tĂ« nxjerra nga zyrtarĂ« me funksione tĂ« dyfishta – mund tĂ« jenĂ« tĂ« paligjshme dhe tĂ« sfidohen juridikisht.

“Ky vendim i GjykatĂ«s Supreme mund tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« precedent i mirĂ« ose si njĂ« bazĂ« e mjaftueshme ligjore pĂ«r tĂ« gjitha ato palĂ« qĂ« janĂ« tĂ« afektuara nĂ« kuptimin negativ nga vendimet e zyrtarĂ«ve publikĂ«. Pra, ta pĂ«rdorin kĂ«tĂ« aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Supreme si provĂ« pĂ«r t’i kontestuar [vendimet e ngjashme] nĂ« gjykata dhe, pastaj, edhe ato tĂ« anulohen”, thotĂ« Bugaqku.

Ai shton se vendimi i Gjykatës Supreme e ka sqaruar mirë konfliktin që lind nga ushtrimi i njëkohshëm i funksioneve në ekzekutiv dhe legjislativ nga zyrtarët publikë, por shpreh shqetësimin se ai mund të përdoret nga partitë parlamentare për thellimin e përplasjeve politike.

“Situata e tillĂ« veç i ashpĂ«rson dhe i betonizon edhe mĂ« tepĂ«r qĂ«ndrimet e palĂ«ve, nĂ« kĂ«tĂ« rast tĂ« partive tĂ« mĂ«dha parlamentare, qĂ« tĂ« mos bashkĂ«punojnĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n”, vlerĂ«son Bugaqku.

Pasojat ligjore në duar të Prokurorisë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se vendimi i Supremes për ta shpallur të paligjshëm udhëzimin në fjalë është i drejtë, por thotë se u takon organeve të ndjekjes të vlerësojnë nëse ekzistojnë kushte për nisjen e procedurave penale.

“Madje, edhe vetĂ« ministrat nĂ« detyrë  unĂ« besoj se e kanĂ« tĂ« qartĂ« se nuk duhet tĂ« veprojnĂ« me konflikt interesi, sepse jo vetĂ«m qĂ« mund tĂ« shkelin dispozita qĂ« janĂ« pĂ«rmendur nĂ« aktgjykim, por mund tĂ« gjendet edhe bazĂ« juridike qĂ« dikush t’i ndjekĂ«. Ajo qĂ« i ndjek, Ă«shtĂ« Prokuroria e vendit dhe ne nuk mund tĂ« paragjykojmĂ« se a do ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«â€, thotĂ« Baraliu pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shpjegon se Kosova nuk ka sistem gjyqësor që thirret në precedentë, ndaj vendimi i fundit i Gjykatës Supreme nuk zbatohet automatikisht për raste të tjera.

Sipas tij, qytetarët apo bizneset mund të kërkojnë drejtësi nëpërmjet padive, nëse mendojnë se janë dëmtuar nga ndonjë vendim i ministrave në detyrë që mbajnë edhe mandat deputeti.

“Pra, mund tĂ« iniciojnĂ« (padi) patjetĂ«r, sepse parimi i analogjisĂ« nĂ« drejtĂ«si Ă«shtĂ« parim qĂ« vlerĂ«sohet lart dhe Ă«shtĂ« parim standard funksional”, thotĂ« Baraliu.

Ministrat në detyrë përballen tashmë me së paku 17 kallëzime penale, të ngritura nga LDK-ja.

Kosova vazhdon të mbetet me qeveri në detyrë, pasi, pas zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike.

Përpjekja e radhës për konstituim, e 48-a, do të bëhet më 17 korrik.

The post Supremja vendos kufijtĂ« – shkelja mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndjekje penale appeared first on Telegrafi.

Sporting dëshiron të përfshijë katër klauzola në marrëveshjen e Gyokeres, por Arsenali refuzon njërën

Sporting Lisbona dhe Arsenali po finalizojnë marrëveshjen për transferimin e Viktor Gyokeres, por negociatat ende nuk janë mbyllur për shkak të disa klauzolave të kërkuara nga klubi portugez.

Që nga hapja e merkatos, Gyokeres ka qenë objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensiv. Klubi londinez besohet se është pranë mbylljes së marrëveshjes, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera europiane.

Sipas gazetës Record, Sporting kërkon që në marrëveshje të përfshihen katër klauzola, secila me vlerë 2.5 milionë euro, duke e çuar totalin e bonuseve potenciale në 10 milionë euro.

Klauzolat parashikojnë pagesa shtesë për: 20 ndeshjet e para të Gyokeres në Angli, përfundimin e një sezoni të dytë me 20 ndeshje, kualifikimin e Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër bllok prej 20 ndeshjesh në sezonin e dytë.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 7.5 milionë euro në klauzola të arritshme, por aktualisht po negociohet klauzola e fundit prej 2.5 milionë eurosh, e cila mund të kërkohet të lidhet me një objektiv më të vështirë.

Në total, transferimi i Gyokeres pritet të kushtojë rreth 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse. Nëse marrëveshja mbyllet, Coventry City do të përfitojë 4.35 milionë euro falë klauzolës së shitjes prej 10%.

27-vjeçari suedez pritet të bashkohet me Arsenalin në ditët në vijim, ndërsa të dy klubet po punojnë për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes. /Telegrafi/

The post Sporting dëshiron të përfshijë katër klauzola në marrëveshjen e Gyokeres, por Arsenali refuzon njërën appeared first on Telegrafi.

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se është rritur importi i mallrave në Kosovë nga Serbia.

Hoti ka publikuar edhe disa të dhëna, ku ka bërë krahasimin me importin që është bërë vitin e kaluar nga shteti serb.

“ÇfarĂ« po ndodh me importet nga Serbia? NĂ« periudhĂ«n Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2024, importi i mallrave nĂ« KosovĂ« nga Serbia Ă«shtĂ« rritur me 217%. Nga 42.08 mil. euro tĂ« importuara gjatĂ« muajve Janar-Maj 2024, importet janĂ« rritur nĂ« 91.37 mil. euro pĂ«r muajt Janar-Maj 2025”, ka pohuar ai pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook,

Mes tjerash, ai ka shkruar se bazuar në importin që bëhet nga Serbia, ka mundësi që ka rënë prodhimi vendor.

“Duke pasur parasysh natyrĂ«n e mallrave qĂ« importohen nga Serbia, ka shumĂ« gjasa qĂ« prodhimi vendor tĂ« jetĂ« zvogĂ«luar pĂ«r shumĂ«n e rritur tĂ« importit nga Serbia”, tha ai./Telegrafi/

The post Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor appeared first on Telegrafi.

‘Telefononi Ajatollahun’, senatori amerikan i dĂ«rgon njĂ« paralajmĂ«rim Putinit pĂ«r afatin e paqes

Presidenti amerikan Donald Trump ka kĂ«rcĂ«nuar tĂ« zbatojĂ« “tarifa tĂ« ashpra” ndaj RusisĂ«, nĂ«se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje paqeje nĂ« UkrainĂ« brenda 50 ditĂ«ve.

Ky njoftim ka marrĂ« mbĂ«shtetje nga senatori amerikan Lindsey Graham, i cili thotĂ« se tarifat pĂ«r vendet qĂ« blejnĂ« naftĂ« tĂ« lirĂ« ruse, do ta “godasin Putinin aty ku i dhemb mĂ« shumĂ«â€, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar sulmeve tĂ« fundit tĂ« SHBA-sĂ« ndaj objekteve bĂ«rthamore iraniane, Graham shtoi se nĂ«se Putini “dhe tĂ« tjerĂ«t” po pyesin veten se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« ditĂ«n e 51-tĂ«, “do tĂ« sugjeroja qĂ« tĂ« telefonojnĂ« Ajatollahun”.

Irani ka qenë një aleat kyç i Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, dhe ka ndihmuar Moskën të zhvillojë armë të vetat.

“NĂ«se do tĂ« isha njĂ« vend qĂ« blen naftĂ« tĂ« lirĂ« ruse, duke mbĂ«shtetur makinĂ«n e luftĂ«s sĂ« Putinit, do ta besoja presidentin Trump pĂ«r fjalĂ«n e tij”, tha Graham. /Telegrafi/

 

The post ‘Telefononi Ajatollahun’, senatori amerikan i dĂ«rgon njĂ« paralajmĂ«rim Putinit pĂ«r afatin e paqes appeared first on Telegrafi.

Rreth 375 boksa cigare pa banderola sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj

MĂ« 14 dhe 16 Korrik 2025, Policia e KosovĂ«s nĂ« bashkĂ«punim me DoganĂ«n kanĂ« parandaluar tentimet pĂ«r kontrabandĂ« me cigare nĂ« ANP “Adem Jashari”.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media nga Policia e KosovĂ«s bĂ«het e ditur se nĂ« dy raste tĂ« ndara, janĂ« ndaluar dy shtetas tĂ« huaj nĂ« tentativĂ« pĂ«r t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare tĂ« llojeve tĂ« ndryshme, tĂ« padeklaruara dhe pa banderola.

Tutje në njoftim thuhet se pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.

“SasitĂ« e sekuestruara pĂ«rfshijnĂ« Malboro tĂ« kaltĂ«r, tĂ« bardhĂ«, tĂ« kuqe, si dhe marka tjera tĂ« njohura. NĂ« tĂ« dy rastet, mallrat janĂ« zbuluar nĂ« bashkĂ«punim edhe me NjĂ«sitin e Informacionit tĂ« Pasagjereve (PIU). TĂ« gjitha produktet janĂ« sekuestruar dhe rastet janĂ« proceduar pĂ«r hetim tĂ« mĂ«tejshĂ«m nga Dogana e KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Rreth 375 boksa cigare pa banderola sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj appeared first on Telegrafi.

Qeveria e tretë e Zelenskyt, kush do të humbë postet e tyre dhe kush mund të bëhet ministër?

Parlamenti ukrainas do të shkarkojë kryeministrin Denys Shmyhal dhe të gjithë kabinetin e tij sot. Të nesërmen, deputetët planifikojnë të emërojnë Yuliia Svyrydenko si kryeministre të re dhe të votojnë për një numër ministrash të rinj.

Kryeministrja e re hyn në kabinet me një pozicion shumë më të fortë se sa ka pasur ndonjëherë Denys Shmyhal, transmeton Telegrafi.

Ashtu si paraardhësit e saj, Svyrydenko do të ketë ministrin e saj të kabinetit. Ka të ngjarë të jetë Kostiantyn Marievych, Zëvendës Sekretari aktual i Shtetit.

Por, ndërsa ky ishte i vetmi aleat i ngushtë që Denys Shmyhal kishte në qeveri, për Yuliia Svyrydenko, ky është vetëm fillimi.

Ukrainska Pravda ka zbuluar se nën Svyrydenkon, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Ekologjisë dhe Ministria e Politikës Agrare do të bashkohen në një ministri të vetme burimesh, që do të drejtohet nga Oleksii Soboliev, aktualisht Zëvendës i Parë i Svyrydenkos.

Svyrydenko mund të forcojë gjithashtu ndikimin e saj duke emëruar zëvendësin e saj aktual Taras Kachka, si zëvendëskryeministër për integrimin evropian dhe euroatlantik, duke zëvendësuar Olha Stefanishyna.

Stefanishyna do të humbasë pozicionin e saj për shkak të çështjeve penale dhe skandaleve. Zelensky thuhet se planifikon të emërojë Stefanishyna si ambasadore të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri aktual për Inovacionin dhe Ministri i Transformimit Digjital, pritet të emërohet zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së re.

Kryeministri aktual Shmyhal pritet të bëhet ministri i ri i Mbrojtjes. Ministri aktual i Mbrojtjes, Rustem Umierov, pritet të emërohet si ambasador i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

Disa anĂ«tarĂ« tĂ« ekipit tĂ« Zelensky i thanĂ« Ukrainska Pravda, “nĂ«se Umierov ka ndonjĂ« forcĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« negociata”.

Oksana Zholnovych, Ministre e Politikës Sociale, do të shkarkohet për shkak të shkurtimeve të pensioneve dhe përfitimeve sociale. Një zëvendësim nuk është përcaktuar ende.

Oksen Lisovyi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, pritet të japë dorëheqjen për shkak të vendimit të tij për të mbyllur shkollat e vogla rurale dhe për të konsoliduar universitetet. Zëvendësuesi i tij i mundshëm është zëvendësi i tij, Andrii Vitrenko.

Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, i cili është i afërt me Tymur Mindich, bashkëpunëtorin e Zelensky dhe bashkëthemeluesin e Studio Kvartal 95, pritet gjithashtu të japë dorëheqjen.

Ai mund të zëvendësohet nga Ministrja aktuale e Mjedisit, Svitlana Hrynchuk, të cilën burimet e Ukrainska Pravda në qeveri dhe parlament e përshkruajnë si një bashkëpunëtore të Halushchenko.

Përvoja e saj e vetme relevante është një vit shërbimi si zëvendëse e tij për çështjet ndërkombëtare.

Ministri i Unitetit Kombëtar, Oleksii Chernyshov, i cili është nën hetim për dyshimin se ka marrë mbi 14.5 milionë UAH (rreth 344,000 dollarë amerikanë) në përfitime të paligjshme, jo vetëm që do të humbë punën e tij, por e gjithë ministria e tij do të likuidohet.

Mykola Tochytskyi, Ministër i Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike, do të kthehet në shërbimin diplomatik. Zelensky planifikon ta emërojë atë si përfaqësues të përhershëm të Ukrainës në Këshillin e Evropës.

Politika strategjike e komunikimit dhe informacionit do tĂ« ndahet nga Ministria e KulturĂ«s dhe do t’i dorĂ«zohet njĂ« agjencie vartĂ«se.

Lista e ngushtë për Ministren e Kulturës përfshin dy figura kulturore: Veronika Seleha, ish-drejtoreshë e Drejtorisë për Politikë Humanitare në Zyrën Presidenciale dhe CEO e agjencisë krijuese Bickerstaff.345, dhe Olha Viieru, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Shtëpisë së Ukrainës.

Midis atyre qĂ« mbeten nĂ« qeveri janĂ« Oleksii Kuleba, ZĂ«vendĂ«skryeministĂ«r pĂ«r Restaurimin dhe MinistĂ«r pĂ«r Komunitetet dhe Territoret; Ministri i JashtĂ«m, Andrii Sybiha; Nataliia Kalmykova, Ministre pĂ«r Çështjet e VeteranĂ«ve; dhe Matvii Bidnyi, Ministre pĂ«r RininĂ« dhe Sportet. TĂ« gjithĂ« u emĂ«ruan nĂ« shtator 2024.

“VeteranĂ«t” e kabinetit do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« gjithashtu: ZĂ«vendĂ«skryeministri Mykhailo Fedorov, Ministri i Financave, Serhii Marchenko, Ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Viktor Liashko dhe Ministri i BrendshĂ«m, Ihor Klymenko. /Telegrafi/

 

The post Qeveria e tretë e Zelenskyt, kush do të humbë postet e tyre dhe kush mund të bëhet ministër? appeared first on Telegrafi.

Enver Hoti kalon nga Nisma në AAK dhe kandidon për kryetar të Komunës së Malishevës

Enver Hoti ish-anëtari i Nismës Socialdemokrate ka aderuar në AAK.

Kështu ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe i ka uruar mirëseardhje Hotit, transmeton Telegrafi.

“MirĂ« se vjen nĂ« AleancĂ«, Enver Hoti! I njohur pĂ«r pĂ«rkushtimin ndaj vendit dhe vlerat e tij atdhetare, Enver Hoti i pĂ«rket brezit tĂ« veprimtarĂ«ve tĂ« hershĂ«m tĂ« angazhuar nĂ« çështjet kombĂ«tare. Me njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« pasur institucionale, ai ka shĂ«rbyer me profesionalizĂ«m e integritet nĂ« çdo pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« ka bartur”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Hoti do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Malishevës.

“Aderimi i tij nĂ« AleancĂ«n pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ« e shtuar pĂ«r vizionin tonĂ« politik dhe pĂ«rkushtimin ndaj qytetarĂ«ve. Enver Hoti gjithashtu do tĂ« jetĂ« kandidati ynĂ« pĂ«r kryetar tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s. Me pĂ«rvojĂ«n, vendosmĂ«rinĂ« dhe besimin nĂ« vlerat e AleancĂ«s, ai pĂ«rfaqĂ«son mĂ« sĂ« miri frymĂ«n tonĂ«, pĂ«r njĂ« qeverisje tĂ« drejtĂ« dhe transparente”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar “Urime Enver! Paçim sukses dhe fitore tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« shĂ«rbim tĂ« MalishevĂ«s dhe qytetarĂ«ve tĂ« saj”.

The post Enver Hoti kalon nga Nisma në AAK dhe kandidon për kryetar të Komunës së Malishevës appeared first on Telegrafi.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, dënohet me 20 muaj burg

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, njĂ« figurĂ« kryesore nĂ« opozitĂ«n turke, Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 20 muaj burg pĂ«r “fyerje dhe kĂ«rcĂ«nim” tĂ« prokurorit tĂ« qytetit.

Çështja Ă«shtĂ« njĂ« nga njĂ« seri çështjesh kundĂ«r Imamoglu, rivalit kryesor tĂ« Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ«n arrest pĂ«r akuza pĂ«r korrupsion, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

Arrestimi i tij në mars si pjesë e asaj çështjeje shkaktoi protestat më të mëdha në rrugë në Turqi në më shumë se një dekadë.

Seanca e sotme dëgjimore u zhvillua në kompleksin e gjykatës dhe burgut në Silivri, në periferi perëndimore të Stambollit, ku Imamoglu është mbajtur që nga arrestimi i tij, raportoi AFP.

Imamoglu, i cili u paraqit në gjykatë, i mohoi të gjitha akuzat, duke thënë se po persekutohej për planet e tij për të kandiduar kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Prokurori fillimisht kërkoi një dënim deri në shtatë vjet e katër muaj burg për Imamoglun dhe një ndalim për të mbajtur poste politike.

Imamoglu u zgjodh kryetar i bashkisë së Stambollit në vitin 2019 dhe u rizgjodh në vitin 2024.

Ai u arrestua mĂ« 19 mars nĂ« lidhje me njĂ« hetim pĂ«r korrupsion dhe akuza pĂ«r “lidhje me terroristĂ«t”.

Seria e akuzave kundër tij mund ta pengojë atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. /Telegrafi/

The post Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, dënohet me 20 muaj burg appeared first on Telegrafi.

Modric zbulon pse zgjodhi Milanin pas largimit nga Real Madridi

Ish-mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur hapur pĂ«r vendimin e tij pĂ«r t’iu bashkuar AC Milanit, pas pĂ«rfundimit tĂ« aventurĂ«s sĂ« gjatĂ« nĂ« “Santiago Bernabeu”.

Shumë klube donin transferimin e veteranit kroat, por ai ka zbuluar se Milanit iu bashkua pasi donte të luante në Evropë dhe të luante futboll konkurrues.

“Pse AC Milan? Doja tĂ« qĂ«ndroja nĂ« EvropĂ« dhe tĂ« vazhdoja tĂ« luaja futboll konkurrues,” deklaroi Modric.

“Kisha disa oferta tĂ« tjera, por kur Milani u shfaq, ishte e qartĂ« pĂ«r mua. Isha gati qĂ« nga momenti i parĂ«â€, deklaroi Modric.

Legend. 🌟#WelcomeModrić pic.twitter.com/U5lhhoACXX

— AC Milan (@acmilan) July 14, 2025

Ai tregoi se klubi kuqezi e kishte bindur që në fillim me seriozitetin e qasjes dhe me projektin e tyre.

“MĂ« bĂ«ri pĂ«rshtypje se si erdhĂ«n nĂ« Kroaci pĂ«r tĂ« mĂ« prezantuar projektin dhe gjithçka tjetĂ«r. Kjo ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r mua,” shtoi kroati.

“Milani Ă«shtĂ« njĂ« nga klubet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« EvropĂ«,” pĂ«rfundoi Modric, i cili pritet tĂ« jetĂ« njĂ« nga liderĂ«t e rinj tĂ« skuadrĂ«s sĂ« Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/

The post Modric zbulon pse zgjodhi Milanin pas largimit nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

 Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supremes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, i bazuar në Ligjin për Qeverinë, ka vulosur faktin se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë, është e kundërligjshme dhe jokushtetuese.

Gruda, në një konferencë për media tha se pas këtij aktgjykimi, çdo ditë që këta zyrtarë publikë vazhdojnë të mbajnë dy funksione, nënkupton kryerje të veprës penale të moszbatimit të vendimit gjyqësor.

“Dje, Gjykata Supreme e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s e shpalli tĂ« paligjshĂ«m UdhĂ«zimin Administrativ nr. 01/2025 pĂ«r pajisjet elektronike fiskale. Ky vendim u bazua nĂ« Ligjin pĂ«r QeverinĂ«, i cili e ndalon ushtrimin e funksioneve tĂ« dyfishta nga ana e ministrave qĂ« janĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe deputetĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« rast, ministri i financave, Hekuran Murati, nuk mund tĂ« ushtrojĂ« njĂ«kohĂ«sisht funksionin e deputetit dhe ministrit. Ky vendim nuk vlen vetĂ«m pĂ«r njĂ« individ, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« ministrat dhe pĂ«r vetĂ« Kryeministrin Kurti, tĂ« cilĂ«t aktualisht janĂ« edhe deputetĂ« nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.  Gjykata ka vulosur njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ« ne e kemi theksuar qĂ« nga dita e parĂ«: mbajtja e funksioneve tĂ« dyfishta Ă«shtĂ« e kundĂ«rligjshme dhe jokushtetuese. Kjo Ă«shtĂ« edhe arsyeja qĂ« nĂ« seancĂ«n e parĂ« e kemi kundĂ«rshtuar edhe raportin pĂ«r verifikimin e mandateve tĂ« deputetĂ«ve”, theksoi ai.

PDK i bĂ«n thirrje kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti dhe ministrave qĂ« janĂ« njĂ«kohĂ«sisht deputetĂ« qĂ« tĂ« respektojnĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Supreme, duke i liruar menjĂ«herĂ« funksionet ekzekutive pĂ«r t’ua deleguar ato zĂ«vendĂ«sve tĂ« tyre, si dhe kĂ«rkon qĂ« ata tĂ« ndalin sulmet ndaj gjyqĂ«sorit.

“Gjithashtu, i bĂ«jmĂ« thirrje ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit qĂ« tĂ« jetĂ« vigjilente dhe tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprimet e nevojshme pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi gjyqĂ«sor, i cili Ă«shtĂ« i menjĂ«hershĂ«m dhe i detyrueshĂ«m. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r sundim tĂ« ligjit, jo pĂ«r shtet tĂ« njerĂ«zve mbi ligjin”, tha Gruda.

Tutje, Gruda, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që sot e kanë refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

“Partia Demokratike e KosovĂ«s, pa u futur nĂ« paragjykime pĂ«r prapaskenat e kĂ«tij vendimi, shpreh keqardhje tĂ« thellĂ«, sepse ky ishte njĂ« rast i humbur pĂ«r tĂ« forcuar besimin nĂ« drejtĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« parimet themelore qĂ« ajo duhet tĂ« mishĂ«rojĂ«: objektivitetin, paanshmĂ«rinĂ« dhe tĂ« vĂ«rtetĂ«n. ËshtĂ« e papranueshme qĂ« asnjĂ« kĂ«rkesĂ« e mbrojtjes nuk merret parasysh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« gjykata dhe prokuroria veprojnĂ« si njĂ« trup i vetĂ«m”, tha ai.

Sipas Grudës, vendimet e deritanishme dhe rregullorja e kësaj gjykate dëshmojnë se mbrojtja nuk trajtohet në mënyrë të barabartë me prokurorinë.

“MegjithatĂ«, ne besojmĂ« fuqishĂ«m se drejtĂ«sia, sado qĂ« vonon, nĂ« fund gjithmonĂ« mbĂ«shtetet mbi tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Dhe e vĂ«rteta nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« e pakontestueshme: Ata janĂ« tĂ« pafajshĂ«m. Ata janĂ« çlirimtarĂ«. Prandaj, e presim me besim tĂ« palĂ«kundur vendimin pĂ«rfundimtar pĂ«r lirimin e tyre tĂ« plotĂ« dhe tĂ« pĂ«rhershĂ«m”, theksoi deputeti Gruda. /Telegrafi/

 

The post  Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supremes appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Me ligjin e ri kazinotë largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, sot në konferencë për media ka folur për propozim-ligjin e ri për lojërat e fatit, me të cilin tha se klubet e kazinove dhe bastoreve do të largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore.

Mexhiti tha se me ligjin e ri për 70 përqind do të ulet prezenca e qendrave të bixhozit dhe bastoreve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dje qeveria jonĂ« miratoi ligjin pĂ«r lojĂ«rat e fatit. ËshtĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r luftĂ«n kundĂ«r mafias sĂ« bixhozit. Ne trashĂ«guam shoqĂ«ri nĂ« tĂ« cilin bixhozi lulĂ«zonte, sot tĂ« paktĂ«n operojnĂ« 1500 qendra bixhozi, bastore dhe aparate bixhozi nĂ« tĂ« gjithĂ« shtetin. Me ligjin e ri nĂ« start do tĂ« ulet prezenca e kĂ«saj katastrofe pĂ«r 70 pĂ«rqind. Nga mbi 7000 aparate WLT do tĂ« eliminohen 4000”.

“Po ndalojmĂ« reklamimin e bixhozit. LargojmĂ« klubet e bixhozit dhe bastoret pĂ«r tĂ« paktĂ«n 500 metra nga objektet shkollore, çerdhet. Rrisim taksat pĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ«siur hapjen e pikave tĂ« kumarit. NĂ« qeverisjen paraprake kompanitĂ« me njĂ« licencĂ« kanĂ« hapur pa numĂ«r pika tĂ« basteve”, tha Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi se Qeveria do ta vazhdojë luftën kundër kazinove dhe bastoreve./Telegrafi/

 

The post Mexhiti: Me ligjin e ri kazinotë largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore appeared first on Telegrafi.

Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë

Një person i moshës 32 vjeçare është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia e Tiranës, pas një videoje virale në rrjete sociale, ku shfaqet duke hedhur mbeturina nga një automjet në lëvizje.

Nga pamjet e publikuara dhe nga policia, i dyshuari shfaqet duke mësuar një turist të huaj si të hedhë mbeturinat në tokë nga makina, duke e cilësuar një gjë të tillë si normale në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve, kryen verifikimet dhe bënë të mundur identifikimin e 32-vjeçarit.

Ai u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohĂ«sh, si dhe u identifikua shtetasi qĂ« kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç. Ai u shoqĂ«rua nĂ« ambientet e Komisariatit, pĂ«r kryerjen e veprimeve tĂ« mĂ«tejshme procedurale. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tyre veprimeve, nĂ« zbatim tĂ« nenit 351 tĂ« VKM nr. 153, datĂ« 07.04.2000, dhe nenit 15 tĂ« Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndĂ«shkua me masĂ« administrative gjobĂ« 100 000 lekĂ«. Materialet procedurale pĂ«r kĂ«tĂ« rast iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, me qĂ«llim vlerĂ«simin juridik tĂ« mĂ«tejshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik. /Telegrafi/

The post Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë appeared first on Telegrafi.

❌