Deri pak vite më parë, robotët humanoidë i shihnim vetëm në filmat fantastiko-shkencorë.
Sot, në fabrika, qendra kërkimore, ambiente shërbimi e madje edhe në jetën e përditshme, po prodhohen dhe testohen gjithmonë e më shumë të tillë.
Në Kinë, zhvillimi i robotëve inteligjentë është kthyer tashmë në një nga sektorët me rritjen më të shpejtë, ndërsa autoritetet e vendit e konsiderojnë robotikën dhe inteligjencën artificiale si pjesë të industrive strategjike të së ardhmes.
Pamjet tregojnë robotë që përgatisin çaj, shtrëngojnë vida në linjat e prodhimit, praktikojnë Tai Chi, luajnë në piano apo edhe qen robotë që tërheqin turistë me patina.
Pas këtyre demonstrimeve qëndron një industri që po zhvillohet me ritme të shpejta.
âGjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, robotĂ«t me katĂ«r kĂ«mbĂ« tĂ« zhvilluar nĂ« KinĂ« pĂ«rbĂ«nin pothuajse 70 pĂ«r qind tĂ« shitjeve globale nĂ« sektorin e robotikĂ«s inteligjente, ndĂ«rsa vendi ka zhvilluar mbi 400 modele robotĂ«sh humanoidĂ«, mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e totalit botĂ«ror. NĂ« fusha si inteligjenca artificiale, gjysmĂ«pĂ«rçuesit, energjia e re dhe biomjekĂ«sia, janĂ« shfaqur njĂ« numĂ«r i madh kompanish me ndikim global, duke kontribuar nĂ« zhvillimin e standardeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« industrisĂ«â, pohoi Wang Weiming, kryeinxhinier i MinistrisĂ« sĂ« IndustrisĂ« dhe TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit tĂ« KinĂ«s.
Sipas Ministrisë kineze të Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Kina ka zhvilluar më shumë se 400 modele robotësh humanoidë, që përbëjnë mbi gjysmën e modeleve të krijuara në nivel global.
Gara për robotët humanoidë nuk zhvillohet vetëm në Kinë. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë gjithashtu ndër vendet që investojnë miliarda dollarë në këtë teknologji. Kompani amerikane si Tesla, me robotin Optimus, apo Figure AI, si edhe kompani japoneze dhe koreano-jugore, po zhvillojnë modele që synojnë të punojnë në fabrika, magazina dhe sektorin e shërbimeve. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kineze, Kina kryeson aktualisht për nga numri i modeleve të zhvilluara dhe ritmi i prodhimit.
Por çfarë janë robotët humanoidë?
BĂ«het fjalĂ« pĂ«r pajisje inteligjente tĂ« krijuara pĂ«r tâi ngjarĂ« njeriut, si nĂ« pamje ashtu edhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n e lĂ«vizjes. TĂ« pajisur me inteligjencĂ« artificiale, sensorĂ« dhe sisteme tĂ« avancuara, ato janĂ« nĂ« gjendje tĂ« ndĂ«rveprojnĂ« me mjedisin, tĂ« kuptojnĂ« komandat dhe tĂ« kryejnĂ« detyra qĂ« deri pak vite mĂ« parĂ« konsideroheshin ekskluzivisht punĂ« e njerĂ«zve.
Qëllimi është që këta robotë të mund të punojnë në të njëjtat ambiente ku punojnë njerëzit, pa pasur nevojë për ndryshime të mëdha në infrastrukturë.
Për këtë arsye, kompanitë teknologjike po i testojnë gjithnjë e më shumë në fabrika, magazina, qendra logjistike, shërbime, kujdes shëndetësor dhe sektorë të tjerë, ku mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një sfidë.
Por robotët humanoidë nuk janë krijuar vetëm për të kryer punë fizike.
Falë zhvillimit të inteligjencës artificiale, ata mund të njohin objekte, të analizojnë mjedisin përreth, të komunikojnë me njerëzit dhe të marrin vendime të thjeshta në kohë reale.
Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë e konsiderojnë robotikën humanoide si një nga revolucionet e ardhshme teknologjike.
Në të njëjtën kohë, përparimi i tyre lidhet ngushtë edhe me zhvillimin e procesorëve, sensorëve dhe modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale.
Megjithatë, zhvillimi i kësaj teknologjie shoqërohet edhe me debate.
Ndërsa kompanitë argumentojnë se robotët do të ndihmojnë në kryerjen e punëve të rrezikshme, të lodhshme ose të përsëritura, shumë ekspertë shtrojnë pyetje mbi ndikimin që automatizimi mund të ketë në tregun e punës dhe mënyrën se si njerëzit do të bashkëjetojnë me këto pajisje inteligjente.
Një tjetër sfidë mbetet krijimi i standardeve të sigurisë, në mënyrë që robotët të ndërveprojnë në mënyrë të sigurt me njerëzit në ambientet e punës dhe në jetën e përditshme.
Përveç robotikës, autoritetet kineze bëjnë të ditur se edhe sektorë të tjerë strategjikë, si inteligjenca artificiale, gjysmëpërçuesit, energjia e re dhe biomjekësia, po regjistrojnë rritje të shpejtë.
Sipas të dhënave zyrtare, përdorimi i teknologjive të inteligjencës artificiale në ndërmarrjet e mëdha ka kaluar në masën 30 për qind gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërsa modelet e inteligjencës artificiale me kod të hapur kanë regjistruar mbi 10 miliardë shkarkime në nivel global.
Nga robotët që përgatisin një filxhan çaj, te ata që punojnë në linjat e prodhimit apo ndihmojnë në kryerjen e detyrave të përditshme, teknologjia po ndryshon me ritme të larta, që deri dje dukeshin të paimagjinueshme.
Në garën globale për inteligjencën artificiale dhe robotikën, investimet po rriten nga viti në vit.
NdĂ«rsa robotĂ«t humanoidĂ« bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« aftĂ«, mbetet pĂ«r tâu parĂ« se sa shpejt do tĂ« kalojnĂ« nga laboratorĂ«t nĂ« jetĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rditshme dhe çfarĂ« roli do tĂ« kenĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« e sĂ« nesĂ«rmes.