âAlanewsâ: GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« italianĂ« po zgjedhin ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushime verore
ROMĂ, 5 gusht /ATSH/- Vitet e fundit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« njohura pĂ«r italianĂ«t, dhe nĂ« vitin 2025, trendi Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ« se kurrĂ«, shkruan Andrea Casamassima nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen italiana âalanews.itâ.
Me fluturime direkte qĂ« fillojnĂ« nga 15-20 euro, hotele tĂ« pĂ«rballueshme dhe njĂ« ofertĂ« turistike qĂ« pĂ«rfshin vendet kulturore, natyrĂ«n dhe detin e kristaltĂ« â Toka e Shqiponjave ka hyrĂ« zyrtarisht nĂ« radarin e vizitorĂ«ve me buxhet tĂ« kufizuar.
Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë destinacionet e njohura.
Dhe e gjithë kjo mund të kushtojë më pak se një darkë në një qytet italian: për më pak se 100 euro, mund të organizoni një fundjavë ose mini-pushim me histori, shije autentike dhe det të kristaltë.
Fluturime me kosto të ulët dhe akomodime të përballueshme: kombinimi perfekt për ata që udhëtojnë nga Italia
Fluturime direkte pĂ«r nĂ« TiranĂ« nisen çdo ditĂ« nga Roma, Milano, Bari, Venecia dhe Bolonja, nga linja ajrore si âRyanairâ, âWizzAirâ dhe âAlbawingsâ.
Ămimet, veçanĂ«risht nĂ«se rezervohen disa javĂ« mĂ« parĂ«, variojnĂ« nga 15 deri nĂ« 30 euro pĂ«r vajtje.
Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës është rreth 30 minuta larg nga qendra e qytetit me autobusë dhe taksi me kosto të ulët.
Sapo të mbërrini, Tirana ofron akomodime për të gjitha buxhetet, por ofertat më të mira gjenden në bujtina ose apartamente Airbnb.
Fjetja në qendër të qytetit mund të kushtojë vetëm 20 euro për natë për person, shpesh me mëngjes të përfshirë.
ShumĂ« turistĂ« italianĂ« zgjedhin tĂ« kalojnĂ« njĂ« natĂ« nĂ« kryeqytet pĂ«r tĂ« vizituar vende ikonike si Sheshi SkĂ«nderbej, BunkâArt 2 apo lagjen e Bllokut, njĂ« ish-zonĂ« e ndaluar gjatĂ« regjimit komunist, tani e mbushur me kafene, bare koktejesh dhe art rruge.
Nga Tirana në Rivierë: det i kristaltë, rërë e bardhë dhe pak turistë
Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen sapo të largoheni nga Tirana. Një udhëtim treorësh me makinë ose autobus ju çon në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku shpaloset një peizazh perfekt si në kartolinë.
Ksamili, me ujërat e tij bruz dhe ishujt e arritshëm me not ose me varkë, është një nga destinacionet më të njohura.
Plazhet ofrojnë shërbime me çmime të përballueshme: një shezlong dhe një ombrellë mund të kushtojnë 5-8 euro në ditë.
Qytete të tjera si Dhërmiu, Himara dhe Gjipeja ofrojnë plazhe me guralecë të bardhë, ujëra të pastra të ngjashme me ato të Sardenjës dhe një klimë të ngrohtë, edhe në gusht.
Këtu, akomodimi është i përballueshëm: për 25-30 euro nata, mund të flini në banesa të pastra, shpesh me pamje nga deti.
Për ata që udhëtojnë me dy ose më shumë persona, është e lehtë të ndajnë shpenzimet dhe të kursejnë.
Sa kushtojnë realisht pushimet në Shqipëri, duke filluar nga Tirana?
Ja një shembull konkret i shpenzimeve ditore për ata që nisen nga Italia dhe duan të eksplorojnë detin dhe qytetet:
Fluturimi vajtje-ardhje Itali-TiranĂ«: 30â40 euro
Akomodimi (2 netĂ« nĂ« njĂ« bujtinĂ«): 40â50 euro
Transporti TiranĂ«-RivierĂ« (autobus ose makinĂ« e pĂ«rbashkĂ«t): 5â10 euro
Ushqimi tipik shqiptar (pjata lokale + kafe dhe mĂ«ngjes): 10â15 euro nĂ« ditĂ«
Totali i vlerĂ«suar pĂ«r 2â3 ditĂ«: 90â100 euro pĂ«r person
Turistët që qëndrojnë më gjatë do të gjejnë çmime edhe më të favorshme: për më pak se 300 euro, mund të kaloni një javë të tërë midis Tiranës dhe jugut, duke shijuar një udhëtim që ndërthur kulturën, natyrën dhe relaksin.
Deti më i pastër vetem dy orë larg Italisë: Pse Shqipëria është destinacioni i ri italian i verës?
Përtej çmimit, ajo që e bën përvojën në Shqipëri unike është atmosfera. Njerëzit janë mikpritës, kuzhina është e shijshme, dhe plazhet janë ende autentike dhe të pakomplikuara.
Ndryshe nga shumë vendpushime verore evropiane, këtu nuk ndihesh sikur je në një destinacion të ndërtuar për turistët, por në një vend që i përjeton verat në mënyrë spontane.
Kjo është edhe arsyeja pse italianët kthehen vit pas viti. Tirana nuk është më një ndalesë, por pika ideale e nisjes për një aventurë që kombinon çmimin e përballueshëm, bukurinë dhe autenticitetin. //a.i/



Â
Â
Â
The post âAlanewsâ: GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« italianĂ« po zgjedhin ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushime verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.