Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IZRAEL – Qeveria voton për shkarkimin e prokurores së përgjithshme

4 August 2025 at 20:56

JERUSALEM, 4 gusht /ATSH/- Kabineti izraelit votoi unanimisht sot për shkarkimin e prokurores së përgjithshme, duke përshkallëzuar një ngërç të gjatë midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe gjyqësorit –  të cilin kritikët e shohin si një kërcënim për institucionet demokratike të vendit, sipas AP.

Gjykata Supreme e ngriu këtë vendim ndërsa do të shqyrtojë ligjshmërinë e tij.

Netanyahu dhe mbështetësit e tij akuzojnë prokuroren e përgjithshme Gali Baharav-Miara për tejkalim të kompetencave të saj – duke bllokuar vendimet e qeverisë së zgjedhur – përfshirë një veprim për të shkarkuar kreun e gjencisë së Sigurisë së Brendshme të Izraelit, një tjetër zyrë në dukje apolitike.

Ajo tha se ekziston një konflikt interesi pasi Netanyahu dhe disa ish-ndihmës të tij po përballen me një sërë hetimesh penale.

Kritikët akuzojnë Netanyahun, i cili është në gjyq për korrupsion, për minimin e pavarësisë gjyqësore dhe për përpjekjen për të fokusuar pushtetin në duart e qeverisë së tij të koalicionit, më nacionaliste dhe fetare në historinë e Izraelit.

Netanyahu i ka mohuar akuzat duke thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga zyrtarë gjyqësorë armiqësorë të nxitur nga media.

Një përpjekje e qeverisë së Netanyahut për të rishikuar gjyqësorin në vitin 2023 shkaktoi protesta masive disa mujore dhe shumë vëzhgues besojnë se kjo e dobësoi vendin përpara sulmit të Hamasit, më 7 tetor – që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

“Lëvizja për Qeverisje Cilësore” në Izrael, një grup i njohur mbikëqyrës, tha se kishte paraqitur një peticion urgjent në Gjykatën Supreme pas votimit të sotëm.

Grupi tha se më shumë se 15 000 qytetarë i ishin bashkuar peticionit, duke e quajtur shkarkimin prokurores së përgjithshme “të paligjshëm” dhe “të paprecedentë”.

Në një deklaratë, grupi akuzoi qeverinë për ndryshimin e procedurave të shkarkimit vetëm pasi dështoi të shkarkonte ligjërisht Baharav-Miara sipas rregullave ekzistuese.

Gjithashtu, “Lëvizja për Qeverisje Cilësore” përmendi një konflikt interesi në lidhje me gjyqin në vazhdim të Netanyahut.

“Ky vendim e kthen rolin e prokurores së përgjithshme në një emërim politik. Beteja ligjore do të vazhdojë derisa ky vendim i gabuar të përmbyset”, tha grupi. //a.i/

The post IZRAEL – Qeveria voton për shkarkimin e prokurores së përgjithshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

24 July 2025 at 09:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimmarrjen për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për shkarkimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet […]

The post KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea appeared first on Reporter.al.

Vetingu ndaj ish-gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

21 July 2025 at 16:35

Çështja e vetingut për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea ekspozoi mosveprimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ lidhur me statusin e saj pas dënimit me formë të prerë për korrupsion. Në seancën e të hënës më 14 korrik, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi […]

The post Vetingu ndaj ish-gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj appeared first on Reporter.al.

Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

20 July 2025 at 07:58
Alfred Balla

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e ankimit të kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimmarrjes së Komisionit për përfundimin e vetingut të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës […]

The post Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia appeared first on Reporter.al.

“Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

8 July 2025 at 06:51

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]

The post “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve appeared first on Reporter.al.

Procesi gjyqësor ndaj Berishës/ Andi Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme, është shumë e vështirë që të shpallet fajtor

By: V K
1 July 2025 at 08:58

Gazetari i njohur Andi Tela, teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Tela u shpreh se për Berishën duhen prova të pakundërshtueshme nga SPAK, por ai tha se me materialet që kemi parë, duket i vështirë dënimi i Berishës.

“Ky është procesi i parë ndaj Sali Berishës dhe sado që të zgjasë, në fund ne do të kemi një vendim. Për Sali Berishën me 35 vite karrierë politike, nuk ka rëndësi se sa dënohet, por nëse shpallet fajtor apo jo. Por kjo arrihet me prova të besueshme dhe me një gjykatë që bën drejtësi.

Gjykatë militante dhe prokurorë militantë nuk do t’i bënin mirë vijimit të mëtejshëm të proceseve gjyqësore. Në bazë të materialeve që janë, është shumë e vështirë që ta shpallësh fajtor, por nëse ajo do të ndodhë, duhen prova të pakundërshtueshme”, – shprehet Tela.

The post Procesi gjyqësor ndaj Berishës/ Andi Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme, është shumë e vështirë që të shpallet fajtor appeared first on Albeu.com.

BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor

30 June 2025 at 11:30

Problemet me të drejtat pronësore në Kosovë, vazhdojnë të jenë një ndër sfidat më të mëdha të drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Për të adresuar këtë çështje, BIRN Kosova, në kuadër të projektit të mbështetur nga PIAKOS dhe në bashkëpunim me ATRC-në, ka ndërmarrë një iniciativë gjithëpërfshirëse përmes trajnimeve dhe diskutimeve ndër-institucionale, me qëllim përmirësimin e qasjes në të drejtat pronësore.

Në episodin e radhës të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica ndau detaje rreth këtij projekti që përfshin akterë kyç si Agjencia Kadastrale e Kosovës, gjyqtarë, noterë, përmbarues, ndërmjetësues dhe shoqërinë civile.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Leposhtica bëri të ditur se ndër aktivitetet më të veçanta ka qenë trajnimi i grave dhe vajzave që vuajnë dënimin në Institucionin Korrektues të Lipjanit.

“Kemi hasur raste ku gratë rrezikonin të humbnin të drejtën mbi pronën e tyre vetëm për shkak të mungesës së njohurive dhe mosveprimit në afatet ligjore”, tha Leposhtica.

Ai theksoi se qëllimi ka qenë jo vetëm informimi, por edhe përgatitja për riintegrim të suksesshëm në jetën ekonomike e sociale pas lirimit.

Në vazhdim, janë organizuar shtatë trajnime rajonale me gazetarë lokalë dhe aktivistë të shoqërisë civile, duke i pajisur me njohuri mbi të drejtat pronësore dhe ndryshimet ligjore të fundit, si ligji për kadastër dhe udhëzimet përkatëse administrative.

“Gazetarët janë formues të opinionit publik dhe zëdhënës të shoqërisë – ata duhet të jenë të informuar drejt dhe saktë,” theksoi Leposhtica.

Në kuadër të projektit, janë mbajtur trajnime edhe me zyrtarë kadastralë, përmbarues, noterë dhe gjyqtarë.

Diskutimet janë zhvilluar në tavolina të përbashkëta, ku secila palë ka pasur mundësinë të ndajë sfidat me të cilat përballet në praktikë.

“Në këto tavolina janë evidentuar probleme reale, duke filluar nga zvarritja e proceseve në gjykata e deri te mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve,” tha Leposhtica.

Ai shtoi se trajnimet u zhvilluan pas një procesi paraprak vlerësimi të nevojave, dhe se për çdo trajnim është ndërtuar një kurrikulë specifike dhe janë angazhuar ekspertë profesionalë.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Tutje gjatë diskutimit në këtë podcast, Labinot Leposhtica përmendi edhe gjendjen në gjykatat e Kosovës, ku një lëndë pronësore merr mesatarisht pesë vjet që të shqyrtohet.

Leposhtica tha se sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, një kontest pronësor në gjykatë zgjat mesatarisht pesë vjet në shkallën e parë.

“Nëse përfshihen edhe fazat e apelit dhe rikthimet nga gjykata supreme, kjo kohë mund të zgjatet deri në një dekadë. Kjo është dekurajuese, sidomos për gratë dhe grupet e margjinalizuara,” paralajmëroi ai.

Megjithatë, ai shtoi se ka mekanizma ligjorë për të ndjekur performancën e gjyqtarëve dhe për të kërkuar përgjegjësi për vonesat.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar  dhe askund nuk shihet kjo më qartë sesa në rastet e të drejtave pronësore”, u shpreh Labinot Leposhtica.

Në përfundim të projektit, BIRN do të publikojë një raport me rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, në bazë të sfidave të identifikuara./Telegrafi/

Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

The post BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Kreu i KLGJ-së pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus forcimi i sistemit gjyqësor

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.

Takimi kishte fokus në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në drejtim të forcimit të integritetit dhe zhvillimit profesional në sistemin gjyqësor.

Rusi shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme britanike, veçanërisht në kuadër të partneritetit gjyqësor, i cili ka krijuar mundësi konkrete për shkëmbim përvojash ndërmjet gjyqtarëve shqiptarë dhe homologëve të tyre britanikë, përmes mentorimit dhe bashkëpunimit në fusha të rëndësishme të sundimit të ligjit.

Ambasadori Abbott, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Këshillit në mirëqeverisjen e sistemit gjyqësor dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për forcimin e kapaciteteve profesionale. Ai theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm përbën vetëm një hap fillestar, pasi Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kontribuar posaçërisht në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë dhe në avancimin e reformave të qëndrueshme.

Të dy palët ritheksuan angazhimin për të avancuar iniciativa të reja që synojnë përditësimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të trupës gjyqësore shqiptare, në përputhje me standardet evropiane. /j.p/

The post Kreu i KLGJ-së pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus forcimi i sistemit gjyqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Milorad Dodik refuzon të apelojë vendimin penal, thellon krizën politike në Bosnjë

5 June 2025 at 18:34

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka vendosur të mos apelojë vendimin penal ndaj tij dhe nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore të nivelit shtetëror të enjten e ardhshme, duke shtuar edhe më shumë tensionet në krizën politike të zgjatur që ka përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën.

Vendimi fillestar ndaj Dodikut u dha në fund të shkurtit nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, e cila e shpalli atë fajtor për kundërshtimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për paqen në vend, Christian Schmidt. Ky veprim përbën një shkelje penale sipas ligjeve të vendit, megjithëse vendimi nuk ishte përfundimtar dhe Dodiku kishte të drejtën e apelimit – të cilën nuk e shfrytëzoi.

Për më tepër, Dodik, president i entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska (RS), ka propozuar ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të sigurisë dhe drejtësisë në territorin e RS-së, që përbën afërsisht gjysmën e Bosnjë dhe Hercegovinës. Këto veprime janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Në një deklaratë për Euroneës Serbia, Dodik u shpreh qartë për qëndrimin e tij refuzues:
“Për sa më përket mua, ky vendim nuk ekziston dhe është i pavlefshëm.”

Kjo lëvizje pritet të përkeqësojë më tej marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të entitetit serb dhe institucioneve qendrore të Bosnjës, duke rritur shqetësimet për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit.

The post Milorad Dodik refuzon të apelojë vendimin penal, thellon krizën politike në Bosnjë appeared first on Sot News | Lajme.

KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi

4 June 2025 at 13:15

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën më 4 qershor të rrëzojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Antonela Prendi dhe caktimit të masës “vërejtje publike” ndaj saj për arsye të dorëzimit me vonesë të tre vendimeve të arsyetura. ILD nisi hetim administrativ me iniciativë […]

The post KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi appeared first on Reporter.al.

Proçesi gjyqësor i Diddy-t! Çfarë dihet deri më tani?

By: gaze tare
3 June 2025 at 09:20

Në një proces të zhvilluar në gjykatën federale të Nju Jorkut, producenti muzikor Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, përballet me akuza të rënda për trafikim seksual dhe drejtim të një rrjeti kriminal. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përfundojë pjesën tjetër të jetës në burg.

Ish-punonjësit e tij kanë dëshmuar se Diddy ishte i dhunshëm, kontrollues dhe i paparashikueshëm. Prokurorët kanë paraqitur dëshmi për abuzim të vazhdueshëm fizik e seksual ndaj ish-partneres Cassie dhe për përfshirjen e saj në akte seksuale të paguara, të njohura si “freak-offs”.

Diddy i mohon të gjitha akuzat, ndërsa avokatët e tij kanë pranuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj grave, por nuk ka kryer trafikim seksual apo krime të organizuara.

Ndërkohë, mbështetësit e tij kanë shkaktuar kaos në sallat ndihmëse të gjykatës, duke ndërprerë dëshmitë dhe përkrahur me zë avokatët e Diddy-t, sjellje që bie ndesh me rregullat e qetësisë në ambiente gjyqësore. Procesi nuk transmetohet për shkak të ndalimit të kamerave në gjykatat federale.

Procesi gjyqësor pritet të zgjasë deri në fillim të korrikut, me dëshmi të tjera të rëndësishme në pritje.

The post Proçesi gjyqësor i Diddy-t! Çfarë dihet deri më tani? appeared first on iconstyle.al.

Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

2 June 2025 at 13:34

Zhvillimi i një gjyqi në gjykatën e Kukësit është kthyer në sfidë për stafin që menaxhon procesin administrativ. Gjykata nuk ka hyrje të veçanta për palët dhe ka vetëm një sallë formale, të pajisur me kafaz sigurie, ku mund të zhvillohen gjykime penale. “Zhvillohen 40-60 seanca gjyqësore në ditë, ku janë vetëm tre salla gjykimi, […]

The post Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën appeared first on Reporter.al.

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

24 May 2025 at 14:53

Tirana është kthyer në qendër ekonomike, por bizneset e vogla po përballen me sfida për shkak të rritjes së taksave vendore nga Bashkia, disa me efekt prapaveprues. Mungesa e transparencës dhe njoftimit i ka penalizuar edhe bizneset që kanë qenë të rregullta. Komisioni i Apelimit është jo funksional, ndërsa rruga gjyqësore është e gjatë dhe […]

The post Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave appeared first on BoldNews.al.

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares Antonela Prendi

19 May 2025 at 18:37

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, u vijua të hënën më 19 maj shqyrtimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Tiranës, Antonela Prendi. ILD ka nisur hetim administrativ me iniciativë ndaj gjyqtares Prendi bazuar në konstatimet e një raporti të inspektimit tematik të kryer në […]

The post ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares Antonela Prendi appeared first on Reporter.al.

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

23 April 2025 at 18:26

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, pranoi të mërkurën kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Lushnje, Bevis Shehaj. ILD kërkoi në tetor të vitit 2022 fillimin e procedimit disiplinor ndaj Shehajt dhe caktimin e masës vërejtje publike. Hetimi administrativ filloi bazuar […]

The post KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj appeared first on Reporter.al.

KLGJ ‘ndëshkon’ me masa disiplinore dy gjyqtare

2 April 2025 at 18:33

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ caktoi të mërkurën më 2 prill masa disiplinore ndaj gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari dhe gjyqtares së Kukësit, Ajshe Xhafa. Inspektori i Lartë i drejtësisë, ILD e filloi hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Llazari bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e […]

The post KLGJ ‘ndëshkon’ me masa disiplinore dy gjyqtare appeared first on Reporter.al.

IZRAEL – Parlamenti miraton ligjin për riorganizimin e gjyqësorit

27 March 2025 at 12:40

TEL AVIV, 27 mars /ATSH-DPA/- Parlamenti izraelit miratoi sot një ligj kyç – pjesë e riorganizimit gjyqësor të diskutueshëm të vendit.

Kritikët thanë se ligji synon të lejojë më shumë ndikim politik në emërimin e gjyqtarëve. Ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar vazhdimisht se riorganizimi i gjyqësorit – i nxitur nga qeveria fetare e krahut të djathtë – rrezikon demokracinë izraelite.

Ligji i ri parashikon një komision prej nëntë anëtarësh për emërimin e gjyqtarëve që do të përbëhet nga një avokat i zgjedhur nga qeveria dhe një avokat i zgjedhur nga opozita – në vend të dy përfaqësuesve të dhomës së avokatëve.

Gjithashtu, janë planifikuar të drejtat e vetos për përfaqësuesit e ekzekutivit në përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Një total prej 67 nga 120 anëtarë të parlamentit, ose Knesset, votuan në favor të propozimit pas disa orësh debati.

Opozita bojkotoi votimin dhe njoftoi se do ta shfuqizonte ligjin nëse formonte qeverinë e ardhshme. Në Gjykatën e Lartë janë paralajmëruar edhe padi kundër ligjit.

Kryeministri konservator i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij kanë akuzuar prej kohësh sistemin gjyqësor në Izrael se është shumë i fuqishëm dhe se ndërhyn në vendimet e ekzekutivit.

Planet e qeverisë së tij për të riorganizuar gjyqësorin kanë çuar në protesta masive dhe paralajmërime për shkatërrimin e ekuilibrit demokratik në vend. //a.i/

The post IZRAEL – Parlamenti miraton ligjin për riorganizimin e gjyqësorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ILD kërkon “vërejtje publike” për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa

18 March 2025 at 13:06

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD parashtroi të martën më 18 mars para Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkimin për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj gjyqtares së Kukësit, Ajshe Xhafa. Sipas ILD, hetimi disiplinor ndaj Xhafës është filluar me iniciativë, bazuar në informacionin e pasqyruar në procesverbalin e një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve […]

The post ILD kërkon “vërejtje publike” për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa appeared first on Reporter.al.

❌
❌