❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar zjarrëfikës nga gjashtë bashki dhe 60 trupa të FA-së

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes deklaroin se “nĂ« bashkinĂ« Poliçan, jashtĂ« territorit tĂ« UzinĂ«s Mekanike, vijon aktive njĂ« vatĂ«r zjarri nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe ullishte”.

NĂ« njĂ« deklaratĂȘ pĂ«r mediet mbrĂ«mjen e sotme, Ministria e Mbrojtjes bĂ«n me dije se “flakĂ«t kanĂ« kaluar mbi ujĂ«sjellĂ«sin dhe janĂ« afruar pranĂ« njĂ« grupi banesash si dhe pranĂ« Azilit tĂ« tĂ« Moshuarve nĂ« qytet”.

“NĂ« terren po punojnĂ« forcat zjarrfikĂ«se tĂ« bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, tĂ« ndihmuara nga 60 trupa tĂ« Forcave tĂ« Armatosura dhe mbĂ«shtetje nga ajri. PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve intensive, zjarri ende nuk Ă«shtĂ« shuar. Forcat operacionale vijojnĂ« punĂ«n me intensitet pĂ«r ta vendosur nĂ«n kontroll”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp.

The post Zjarri në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar zjarrëfikës nga gjashtë bashki dhe 60 trupa të FA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: OST dhe OSSH në terren për garantimin e furnizimit me energji në zonat e prekura nga zjarret

TIRANË, 10 gusht/ ATSH/ Strukturat e grupeve tĂ« emergjencĂ«s sĂ« Operatori i Sistemit tĂ« Transmetimit (OST) dhe Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSSH) janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po punojnĂ« intensivisht nĂ« terren pĂ«r tĂ« garantuar furnizimin me energji elektrike nĂ« zonat e prekura nga zjarret.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se ekipet e specializuara janë angazhuar maksimalisht për të ndjekur nga afër situatën dhe për të ndërhyrë aty ku nevojitet, sidomos në ato zona ku për shkak të flakëve është rrezikuar infrastruktura energjetike.

“Kemi ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur problemet nĂ« rrjet nĂ« zonat e BistricĂ«s, Livadhjas dhe Konispolit, ku prania e zjarreve ka ndikuar nĂ« funksionimin normal tĂ« linjave tĂ« transmetimit”, tha Balluku.

Sipas saj, vëmendje e shtuar po i kushtohet veçanërisht objekteve dhe linjave 110/35 kV, të cilat për shkak të afërsisë me vatrat e zjarrit, kërkojnë ndërhyrje të kujdesshme dhe të koordinuar nga ekipet e elektricistëve në terren.

“GatishmĂ«ria Ă«shtĂ« rritur edhe nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« vendit, si nĂ« ÇorovodĂ« dhe Ballaj (DivjakĂ«), ku ekipet tona janĂ« tĂ« vendosura dhe tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« reaguar nĂ« çdo moment”, shtoi Balluku.

Ndërkohë që strukturat e zjarrfikësve vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, elektricistët e OSSH dhe OST ndodhen në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë sa më shpejtë në rikthimin e energjisë elektrike pasi qetësohet situata me zjarret.

/r.e/

The post Balluku: OST dhe OSSH në terren për garantimin e furnizimit me energji në zonat e prekura nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKI: Shoqëria Panaroma Group, mbi 2 milionë euro detyrime të pashlyera

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit ka hedh poshtĂ« pretendimet e medias Panorama (kompania ShoqĂ«ria Panaroma Group sh.a.) dhe News24 (kompania Fokus Media News) se pĂ«r godinĂ«n kishte njĂ« kontratĂ« qiraje deri nĂ« vitin 2033.

Në deklaratën për mediet,  MEKI thekson se pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr.1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me godinën e kaluar shoqërisë Kayo sh.a., me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

Deklarata e plotë për mediet:

Në vijim të deklaratës publike mbi pasuritë shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, si dhe interesit të shtuar për informacion rreth dallimit mes pronave të Shoqërisë Kayo sh.a. dhe pronës 10/304 të pretenduar nga Shoqëria Panaroma Group sh.a., Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) bën këtë sqarim vijues:

1. Pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

2. Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.

3. Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike. Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.

MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor: është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.

MEKI do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.

The post MEKI: Shoqëria Panaroma Group, mbi 2 milionë euro detyrime të pashlyera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmet me magnitudë 6,1 godet Turqinë perëndimore

STAMBOLL, 10 gusht /ATSH-AA/ Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka tronditur pjesën Turqinë perëndimore, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, në pjesën perëndimore të Turqisë.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ali Yerlikaya, ministri i Brendshëm i vendit, tha se deri më tani nuk janë raportuar viktima, megjithatë disa ndërtesa thuhet se janë shembur në Balıkesir.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shprehu të shkuara të gjithë të prekurve nga tërmeti, duke thënë se po ndjek nga afër pasojat.

The post Tërmet me magnitudë 6,1 godet Turqinë perëndimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Inspektorati KombĂ«tar i Mbrojtjes sĂ« Territorit (IKMT) njofton se nesĂ«r, mĂ« datĂ« 11 gusht 2025, nĂ« orĂ«n 07:30 tĂ« mĂ«ngjesit, do tĂ« kryhet demolimi me shpĂ«rthim tĂ« kontrolluar i njĂ« objekti trekatĂ«sh, ndodhur pranĂ« aksit rrugor VlorĂ« – Orikum.

Sipas IKMT-së, objekti në fjalë është ndërtim pa leje dhe ndërhyrja vjen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe çlirimit të hapësirave publike.

Aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Ushtrisë, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Për realizimin e operacionit janë kryer përgatitjet teknike, si hapja e 410 furnelave, shtrirja e 1100 metrave linearë fitil detonant, si dhe vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Për të garantuar sigurinë dhe për të minimizuar ndikimet në zonën përreth, shpërthimi do të kryhet herët në mëngjes.

Si masĂ« paraprake do tĂ« bllokohet pĂ«rkohĂ«sisht aksi rrugor VlorĂ« – Orikum, si dhe do tĂ« ndĂ«rpritet pĂ«rkohĂ«sisht furnizimi me energji elektrike, 15 minuta pĂ«rpara shpĂ«rthimit.

Gjithashtu, do të jenë të pranishme mjetet zjarrfikëse, ambulanca dhe personeli përkatës për të menaxhuar çdo situatë emergjente. Të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë janë njoftuar dhe informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmarrin.

/r.e/

The post Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngjarja në Gjilan, reagon ministri i Brendshëm në detyrë Sveçla

PRISHTINË, 10 gusht /ATSH/ Ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes sĂ« trefishtĂ« sot nĂ« Gjilan, duke thĂ«nĂ« se i dyshuari kryesor i vrasjes ka qenĂ« i arrestuar vitin e kaluar pĂ«r fajde, por “neglizhenca dhe tolerimi nga sistemi i drejtĂ«sisĂ« po na sjellin nĂ« pikĂ«n ku jemi sot.”

Mefail Shkodra (53) dhe dy djemtë e tij Edonis Shkodra (25) dhe Engjull Shkodra (22) janë shpallur persona në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin, teksa është arrestuar një tjerët person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, raporton KosovaPress.

Në reagimin e tij, ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka shprehur tronditjen e thellë dhe ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjet e viktimave.

Ai ka shprehur indinjatën e tij me prokurorinë dhe gjyqësorin për neglizhencë, pasi i dyshuari kryesor i rastit ishte arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës.

“NĂ« kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ« nuk mund tĂ« mos jem jashtĂ«zakonisht i indinjuar me trajtimin qĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ«, si Prokuroria e GjyqĂ«sori, janĂ« duke i bĂ«rĂ« rasteve tĂ« tilla duke i lĂ«nĂ« nĂ« liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes sĂ« sotme ka qenĂ« i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e KosovĂ«s pĂ«r fajde, ndĂ«rkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« po na sjellin nĂ« pikĂ«n ku jemi sot”, ka shkruar ai nĂ« Facebook.

Sveçla ka theksuar se është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale.

“QytetarĂ«t duhet ta kenĂ« shtetin garant tĂ« sigurisĂ« dhe jo tĂ« ndihen tĂ« frikĂ«suar.”

/KosovaPress/

The post Ngjarja në Gjilan, reagon ministri i Brendshëm në detyrë Sveçla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje të flamingove në lagunën e Nartës

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarĂ« sot pamje tĂ« spektaklit qĂ« dhurojnĂ« flamingot nĂ« LagunĂ«n e NartĂ«s, duke e cilĂ«suar atĂ« “magjike”.

Shqipëria është një habitat i dashur dhe i sigurt për një shumëllojshmëri speciesh, të cilat jetojnë, folezojnë, apo ushqehen në territoret e zonave të mbrojtura dhe jo vetëm. Flamingo është një tjetër lloj i cili duket se tani më ka nisur të folezojë në Shqipëri, konkretisht në Lagunën e Nartës.

Flamingot në zonat e mbrojtura ujore jetojnë të paqtë, në një numër shumë të lartë. Kjo specie e mrekullueshme jeton mesatarisht deri në 30 vite.

Ato jetojnë gjithmonë në grupe, që nga ato me numër të vogël, deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit.

Laguna e Nartës ndodhet rreth 14 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km2. Ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur.

Laguna e Nartës, renditet e dyta më e madhe nga rëndësia për shpendët e ujit në vendin tonë. Në këtë lagunë janë rreth 20 mijë shpendë dimërorë të rreth 40 llojeve, duke u kthyer në një habitat shumë të pasur, gjithashtu vendushqimi për pelikanin dhe ku takohen rregullisht flamingot.

The post Rama ndan pamje të flamingove në lagunën e Nartës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Pesë mjete ajrore pritet të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Vendi po pĂ«rballet me njĂ« situatĂ« tĂ« rĂ«nduar zjarresh, ndĂ«rsa autoritetet janĂ« angazhuar maksimalisht nĂ« terren pĂ«r tĂ« mbrojtur zonat e banuara dhe pĂ«r tĂ« krijuar perimetĂ«r sigurie rreth vatrave mĂ« problematike.

Që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë shuar dhe 14 vijojnë të jenë aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë po punojnë në mënyrë të koordinuar për të siguruar kontrollin e plotë dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

“MbĂ«shtetja nga ajri ka qenĂ« vendimtare, me avionin Canadair tĂ« ardhur nga Kroacia qĂ« ka operuar nĂ« zonat mĂ« tĂ« prekura si Krane e Finiqit dhe LukovĂ« e HimarĂ«s, ndĂ«rsa ekuipazhet e BazĂ«s Ajrore FarkĂ« kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« Ballaj dhe Zhabjak tĂ« RrogozhinĂ«s, si dhe aktualisht nĂ« Poliçan, ku flakĂ«t nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r ish-Kombinatin Mekanik”, u shpreh Vengu.

Ndërhyrjet ajrore dhe operacionet nga toka, theksoi ai, kanë ulur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pasuritë e tyre, por situata vijon të jetë dinamike për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta që mbeten të pranishme në mbarë vendin.

PĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar kapacitetet nĂ« terren, ministri Vengu theksoi se gjatĂ« orĂ«ve nĂ« vijim pritet t’u bashkohen forcave operacionale edhe dy helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, njĂ« avion “Canadair” nga Greqia dhe dy helikopterĂ« tĂ« mekanizmit evropian tĂ« mbrojtjes civile nga Çekia dhe Sllovakia, tĂ« cilĂ«t do tĂ« dislokohen qĂ« sonte nĂ« Rinas dhe BazĂ«n Ajrore tĂ« KuçovĂ«s.

Paralelisht, Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivel maksimal në të gjithë territorin, ndërsa forcat operacionale janë të pranishme në çdo vatër që paraqet rrezik dhe po vijojnë përpjekjet për të mbajtur situatën nën kontroll.

/r.e/

The post Vengu: Pesë mjete ajrore pritet të mbërrijnë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKI: Asnjë lidhje me pasuritë e shoqërisë KAYO sh.a., detyrime të pashlyera mbi 2 milionë euro

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ NĂ« vijim tĂ« deklaratĂ«s publike lidhur me pasuritĂ« shtetĂ«rore pranĂ« ish-UzinĂ«s sĂ« PjesĂ«ve tĂ« KĂ«mbimit tĂ« Automjeteve dhe nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« interesit pĂ«r sqarimin e dallimit mes pronave tĂ« shoqĂ«risĂ« Kayo sh.a. dhe pasurisĂ« nr. 10/304, tĂ« pretenduar nga shoqĂ«ria Panaroma Group sh.a., Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit (MEKI) bĂ«n tĂ« ditur sot se kĂ«to pasuri nuk kanĂ« asnjĂ« lidhje juridike apo faktike mes tyre.

MEKI bën të ditur se pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.

Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa).

Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro.

MEKI thekson se shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.

Që në vitin 2021, sipas MEKI-t, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara.

Megjithatë, bën të ditur MEKI, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike.

Kjo sjellje, thekson MEKI, është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, po ashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.

“MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r lirinĂ« e medias dhe tĂ« shprehjes. Por kĂ«to tĂ« drejta nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si justifikim ose si mekanizĂ«m pĂ«r tĂ« gĂ«zuar padrejtĂ«sisht pronĂ«n publike dhe pĂ«r tĂ« shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartĂ« i tĂ« gjitha subjekteve ekonomike, qofshin kĂ«to edhe media, Ă«shtĂ« parim themelor: Ă«shtĂ« e padrejtĂ« ndaj çdo aktiviteti tĂ« njĂ«jtĂ« qĂ« paguan taksa dhe qira nĂ« kohĂ«, qĂ« disa tĂ« tjera tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga kontrata publike tĂ« dhĂ«na nĂ« mirĂ«besim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e MEKI-t.

MEKI siguron se do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit ligjor në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.

/r.e/

The post MEKI: Asnjë lidhje me pasuritë e shoqërisë KAYO sh.a., detyrime të pashlyera mbi 2 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga e diela në Velipojë

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau nĂ« rrjetet sociale pamje nga e diela nĂ« plazhin e VelipojĂ«s, i mbushur me pushues.

Velipoja e kësaj vere shpalos një peizazh krejt tjetër të hapësirave të shtuara publike, respektimit të distancave, rregullit dhe sinjalistikës së sigurisë.

Me mbi 14 kilometra vijë bregdetare, Velipoja ofron një ndërthurje të rrallë mes detit, lumit, deltës me ishuj, kodrave, pyllit, lagunës dhe fushave, që e bëjnë atë tërheqëse për vizitorët në çdo stinë.

Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi më i mirë i plazheve kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve këtë vit.

Rreth 60% e plazheve nĂ« bashkinĂ« e ShkodrĂ«s janĂ« publike dhe po mirĂ«mbahen nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit kombĂ«tar “Plazhe tĂ« pastra”, qĂ« zhvillohet pĂ«r tĂ« katĂ«rtin vit radhazi me mbĂ«shtetjen e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit.

The post Rama ndan pamje nga e diela në Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria luan ndeshjen e parë në histori kundër Gjilbraltarit më 4 shtator

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ KombĂ«tarja e futbollit do tĂ« rikthehet sĂ«rish nĂ« fushĂ« mĂ« 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me njĂ« ndeshje miqĂ«sore ndaj Gjibraltarit. Kjo do tĂ« jetĂ« pĂ«rballja e parĂ« nĂ« histori mes kĂ«tyre dy pĂ«rfaqĂ«sueseve.

NjĂ« takim miqĂ«sor mes ShqipĂ«risĂ« dhe Gjibraltarit ishte planifikuar qĂ« nĂ« vitin 2020 nĂ« stadiumin “Elbasan Arena”, por qĂ« nuk u zhvillua pĂ«r shkak tĂ« masave kufizuese tĂ« pandemisĂ« COVID-19, qĂ« e bĂ«nĂ« tĂ« pamundur organizimin e ndeshjes dhe udhĂ«timin e ekipeve.

Takimi i 4 shtatorit do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Europa Point” nĂ« Gjibraltar, nĂ« orĂ«n 18:00.

Pas kĂ«saj sfide, kuqezinjtĂ« do tĂ« kthehen nĂ« TiranĂ« pĂ«r ndeshjen e dytĂ« tĂ« muajit, atĂ« ndaj LetonisĂ«, qĂ« do tĂ« luhet mĂ« 9 shtator nĂ« stadiumin “Air Albania”. Ndeshja kundĂ«r LetonisĂ« Ă«shtĂ« e vlefshme pĂ«r kualifikueset e BotĂ«rorit 2026.

The post Shqipëria luan ndeshjen e parë në histori kundër Gjilbraltarit më 4 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve: 14 vatra aktive, operacione në terren

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Nga kĂ«to, 7 vatra janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 14 vatra mbeten ende aktive dhe po vijon puna pĂ«r shuarjen e tyre.

Ndërhyrjet po zhvillohen në mënyrë intensive dhe të koordinuar dhe në operacione janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, autoritetet vendore si dhe forca vullnetare, duke bashkëpunuar ngushtë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

NĂ« qarkun e VlorĂ«s, situata mĂ« e rĂ«nduar paraqitet nĂ« bashkinĂ« Finiq, ku flakĂ«t kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonĂ«n e fshatit Krane nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Mesopotam. NĂ« terren po punojnĂ« dhjetĂ«ra efektivĂ« zjarrfikĂ«s nga disa bashki tĂ« jugut, forca tĂ« policisĂ«, ushtria, forca vullnetare, si dhe mbĂ«shtetje ajrore me avionin kanadez tĂ« llojit “Canadair”.

Po ashtu, një vatër tjetër aktive ndodhet në vendin e quajtur Rrëzomë, pranë tunelit të Skërficës, ku për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja është bërë vetëm me forcat e AdZM.

Në fshatin Bolenë të bashkisë Himarë, zjarri është vendosur nën kontroll falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve, ushtrisë dhe banorëve. Një tjetër vatër aktive është edhe në fshatin Lukovë, ku forcat vendore vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Në qarkun e Lezhës, në fshatin Malaj i Epërm të bashkisë Mirditë, zjarri është izoluar dhe ndodhet nën kontroll, ndërsa punimet për shuarjen e plotë vijojnë me intensitet.

Në Dibër, zjarri pranë fshatit Plani Bardhë në malin e Allushit po monitorohet nga zjarrfikësit dhe konsiderohet i kontrolluar.

Ndërkohë, në qarkun Berat janë disa vatra aktive. Në bashkinë Poliçan, jashtë Uzinës Mekanike, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ku ndërhyrja mbetet e vështirë. Në fshatin Kozare të bashkisë Kuçovë dhe në fshatin Goriçan të bashkisë Dimal, zjarret vijojnë të jenë aktivë dhe në terren janë angazhuar njësi të MZSH me mjete zjarrfikëse dhe efektivë të specializuar.

Në qarkun Shkodër, fshati Zagore i bashkisë Malësi e Madhe po përballet me flakët në një terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, ku forcat zjarrfikëse po punojnë me pompa shpine. Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës, si dhe në fshatrat Ballaj dhe Zhabjak të bashkisë Rrogozhinë, ndërhyrja është e vazhdueshme, pavarësisht vështirësive që sjell era e fortë.

Në ndihmë janë angazhuar edhe helikopterë të FA dhe trupa ushtarake për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave. Në qarkun Durrës, një vatër aktive ndodhet në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, ku ndërhyrja e forcave operacionale vijon.

Në qarkun Gjirokastër, zjarri në fshatin Turan të bashkisë Tepelenë është gjithashtu objekt ndërhyrjeje nga shërbimet emergjente.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha rastet, ndërhyrjet për shuarjen e flakëve janë të vështira për shkak të terreneve të thepisura, erës dhe temperaturave të larta, por strukturat përkatëse po punojnë me përkushtim për të parandaluar përhapjen dhe pasojat e mundshme ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve.

1 nga 5

/r.e/

The post Situata e zjarreve: 14 vatra aktive, operacione në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëfimi i amerikanes Cheryl Orlov: Lashë Los Anxhelosin për Shqipërinë

TIRANE, 10 gusht /ATSH/ – U largova nga Los Anxhelosi pas mbylljes sĂ« biznesit tim dhe u transferova nĂ« ShqipĂ«ri. KĂ«tu, paguaj mĂ« pak se 500 dollarĂ« qira nĂ« muaj, dhe nuk kam qenĂ« kurrĂ« mĂ« e lumtur, shprehet amerikania Cheryl Orlov, 55 vjeçe, e cila rrĂ«fen historinĂ« e saj dhe njohjen me ShqipĂ«rinĂ« tĂ« cilĂ«n e zbuloi nĂ«pĂ«rmjet njĂ« podkasti udhĂ«timesh, shkruan faqja businessinsider.com.

”Jetova nĂ« zonĂ«n e Los Angeles pĂ«r 23 vjet, ku shtĂ«pia ime ishte dy milje larg Redondo Beach. ZotĂ«roja njĂ« kompani mobiljesh pĂ«r 32 vjet, e ndĂ«rtova nga e para dhe punova shumĂ« pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« stil jetese tĂ« rehatshĂ«m”, rrĂ«fen ajo.

”Kam pasur njĂ« jetĂ« tĂ« larmishme nĂ« Los Angeles. NdĂ«rtova njĂ« komunitet tĂ« mrekullueshĂ«m miqsh dhe isha shumĂ« aktive, veçanĂ«risht nĂ« sportet e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«. MĂ« pĂ«lqen tĂ« udhĂ«toj dhe tĂ« pĂ«rjetoj kultura tĂ« ndryshme, dhe gjithmonĂ« kam thĂ«nĂ« se qyteti Ă«shtĂ« njĂ« vend i shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« jetuar nĂ«se nuk mund ta shohĂ«sh botĂ«n”, shton ajo.

”UdhĂ«toja jashtĂ« vendit njĂ« ose dy herĂ« nĂ« vit, dhe pĂ«r njĂ« kohĂ«, isha i kĂ«naqur. Por nĂ« vitin 2016, shkova nĂ« AfrikĂ« pĂ«r njĂ« udhĂ«tim bamirĂ«sie. Vizitova UgandĂ«n, Marokun dhe AfrikĂ«n e Jugut, dhe gjatĂ« vizitĂ«s sime, diçka tek unĂ« ndryshoi: Isha gati tĂ« transferohesha jashtĂ« vendit; thjesht duhej tĂ« gjeja mĂ«nyrĂ«n. Disa gjĂ«ra mĂ« penguan. ZotĂ«roja disa prona dhe kisha njĂ« biznes me kohĂ« tĂ« plotĂ«. Por ndĂ«rsa vitet kalonin fillova tĂ« shisja pronat e mia. E zvogĂ«lova shtĂ«pinĂ« dhe madje fillova ta mbyllja biznesin, tĂ« gjitha pĂ«r Ă«ndrrĂ«n e largimit nga Shtetet e Bashkuara”, rrĂ«fen Orlov.

Si e zbulova Shqipërinë?

Në prill të vitit 2022, po dëgjoja një podkast për emigrantë dhe një bloger që po intervistoja më rekomandoi të vizitoja Shqipërinë. Kam vizituar të shtatë kontinentet dhe gati 50 vende, dhe Shqipëria nuk ishte as në planet e mia në atë kohë.

Fillova të bëja shumë kërkime. Pashë video në YouTube dhe madje intervistova gra udhëtare solo për përvojat e tyre në Shqipëri. Dhe në shtator të vitit 2022, unë dhe shoqja ime bëmë një udhëtim vëzhgimi këtu.

Gjatë udhëtimit tim këtu, punësova një shofer i cili na çoi nga një qytet në tjetrin. Përfunduam në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Fillimisht, nuk doja të jetoja atje bazuar në atë që kisha lexuar në internet, por sapo e vizitova, menjëherë e ndjeva se ishte vendi im.

Kultura dhe historia e ShqipĂ«risĂ« janĂ« kaq tĂ« pasura 
 e pabesueshme. Historikisht, ajo u ndikua shumĂ« nga Perandoria Osmane. Vendi u çlirua nga komunizmi nĂ« vitet 1990 dhe Ă«shtĂ« ende nĂ« zhvillim.

Shqipëria është shumë e ngjashme me Kaliforninë për sa i përket topografisë. Edhe pse është një vend i vogël, ajo përmban alpe dhe vijat bregdetare përgjatë deteve Adriatik dhe Jon.

I dua njerëzit e Shqipërisë; mikpritja e tyre është e pakrahasueshme. Të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, si familje.

Ndihem i sigurt dhe rehat aty ku jetoj. Pas udhëtimit tim eksplorues, u ktheva në Shtetet e Bashkuara dhe fillova të planifikoja zhvendosjen time. Shita pothuajse gjithçka që zotëroja dhe vazhdova ta mbyllja biznesin tim.

Nuk kisha nevojë për vizë për të vizituar Shqipërinë sepse amerikanët mund të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Pas kësaj, nëse largohemi nga vendi për 90 ditë, periudha njëvjeçare rivendoset pas kthimit tonë.

Gjeta një apartament në Tiranë, kryeqytet, përmes gojëdhënave në një grup në Facebook. Një amerikan kishte folur me shumë mirënjohje për pronarin, i cili kishte jetuar në Amerikë për gjashtë vjet.

Do të zhvendosesha në një vend të panjohur për pjesën tjetër të jetës sime, kështu që ishte e rëndësishme të isha në një zonë të rehatshme dhe të sigurt, në një ndërtesë ku njerëzit flisnin anglisht dhe ku më pëlqente pronari.

Në shtator 2023, u zhvendosa në Tiranë. Jetoj në qytet, por në një lagje të qetë ku jetojnë shumë shqiptarë: emigrantët kanë tendencë të jetojnë më afër qendrës.

Ndërtesa në të cilën jetoj është një vilë me pesë njësi, ku secili kat përmban një apartament. Unë jetoj në katin përdhes dhe kam një apartament me dy dhoma gjumi dhe një banjo. Kam një marrëdhënie të mirë me pronarin tim dhe nuk do të thoja se është normë këtu, por paguaj 400 euro (466 dollarë) në muaj.

Faturat e tjera janë gjithashtu mjaft të përballueshme. Zakonisht shpenzoj 20 deri në 30 euro në javë për ushqim në tregun lokal, dhe të dalësh për darkë zakonisht kushton midis 15 dhe 20 euro (17-23 dollarë). Autobusët kushtojnë rreth 0.50 dollarë, dhe taksitë zakonisht kushtojnë rreth 5 euro.

Të mësosh shqip është e vështirë, por një nga sfidat më të mëdha të jetesës këtu është shpeshtësia me të cilën vijnë e shkojnë emigrantët. Kam vënë re se njerëzit zakonisht qëndrojnë për një ose dy vjet, pastaj largohen.

Pasiguria është e vështirë për mua: është e vështirë të vazhdosh të thuash lamtumirë. Kur isha në Kaliforni, nuk më duhej të shqetësohesha aq shumë për këtë. Pra, është diçka me të cilën më është dashur të përshtatem.

Nuk e di nëse Shqipëria do të jetë vendi im përgjithmonë, por jam ende shumë e lumtur këtu. Nuk e kuptoni sa e stresuar isha në Amerikë derisa u transferova në Tiranë.

Nga Shqipëria, mund të fluturoj lehtësisht kudo në Evropë, Afrikë ose Azi 
 aktualisht jam në Malajzi. Kam përjetuar kaq shumë kultura të ndryshme, dhe ndërsa nuk është për të gjithë, ndihem sikur jam një prej tyre.

HerĂ« pas here kthehem nĂ« SHBA pĂ«r tĂ« vizituar miqtĂ« dhe familjen. MarrĂ«dhĂ«niet e mia janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r mua – por nuk mendoj se do tĂ« kthehem ndonjĂ«herĂ« me kohĂ« tĂ« plotĂ«.

Do tĂ« doja patjetĂ«r tĂ« kisha ikur nga SHBA-tĂ« mĂ« herĂ«t, por besoj se çdo gjĂ« ndodh pĂ«r njĂ« arsye. Nuk do tĂ« bĂ«ja asgjĂ« ndryshe. Besoj se nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« filluar udhĂ«timin ose pĂ«r t’u zhvendosur nĂ« njĂ« vend tĂ« ri, rrĂ«fen ajo. /os/

The post Rrëfimi i amerikanes Cheryl Orlov: Lashë Los Anxhelosin për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit Ă«shtĂ« vĂ«rejtur njĂ« fluks i shtuar hyrjesh nĂ« territorin shqiptar pĂ«rmes PikĂ«s sĂ« Kalimit Kufitar (PKK) nĂ« KakavijĂ«.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e KakavijĂ«s mbetet nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me autoritetet homologe greke pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« menaxhim efikas tĂ« lĂ«vizjes dhe pĂ«r tĂ« shmangur krijimin e radhĂ«ve tĂ« gjata”, bĂ«n tĂ« ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FUTBOLL – Vdes golashĂ«nuesi mĂ« i mirĂ« i JaponisĂ«, Kunishige Kamamoto

TOKIO, 10 gusht /ATSH-DPA/ – GolashĂ«nuesi mĂ« i mirĂ« i JaponisĂ«, Kunishige Kamamoto, vdiq sot nĂ« moshĂ«n 81 vjeç nga pneumonia, deklaroi Shoqata e Futbollit tĂ« JaponisĂ« (JFA) nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Shoqata tha se ai kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit për njëfarë kohe.

Kamoto shënoi 75 gola në 76 ndeshje për ekipin kombëtar.

I lindur në Kioto fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të vitit 1968 në Meksikë, ku ai ishte golashënuesi më i mirë i turneut me shtatë gola, duke ndihmuar Japoninë të arrinte rezultatin e saj më të mirë në Lojërat Olimpike Verore.

Ai e kaloi të gjithë karrierën e tij me Yanmar Diesel, i njohur tani si Cerezo Osaka, duke shënuar 202 gola në 251 ndeshje të J-League, një rekord, sipas JFA.

Sipas agjencisĂ« sĂ« lajmeve Kyodo, Kamamoto kishte plane pĂ«r t’u transferuar nĂ« njĂ« klub tĂ« BundesligĂ«s, por kjo nuk u realizua kurrĂ«.

Gjatë jetës së tij, ai trajnoi Matsushita Electric dhe Gamba Osaka, përpara se të shërbente si nënkryetar i JFA për tetë vjet nga viti 1998. /os/

The post FUTBOLL – Vdes golashĂ«nuesi mĂ« i mirĂ« i JaponisĂ«, Kunishige Kamamoto appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngjarja e rëndë në Gjilan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit

PRISHTINË, 10 gusht /ATSH/ Mefail Shkodra (53), Edonis Shkodra (25) dhe Engjull Shkodra (22) janĂ« tre personat e shpallur nĂ« kĂ«rkim nga Policia e KosovĂ«s pĂ«r shkak tĂ« vrasjes sĂ« trefishtĂ« sot nĂ« Gjilan dhe plagosjes sĂ« njĂ« personi tjetĂ«r.

Fillimisht Policia e Kosovës ka vënë në kërkim Mefail Shkodrën, pas incidentit të rëndë sot në Gjilan ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një tjetër i plagosur. Më pas Policia ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra (25) dhe Engjull Shkodra (22).

Mefail Shkodra, me vendbanim nĂ« Gjilan, sipas policisĂ« kĂ«rkohet pĂ«r vepĂ«r penale “Vrasje e rĂ«ndĂ«â€.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediet.

Policia kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foto, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit Lajmëro Policinë, e-mail: info@kosovopolice.com, si dhe në numrat kujdestarë 192; 038 508 07001. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Tre persona kanĂ« humbur jetĂ«n dhe njĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« plagosur si pasojĂ« e njĂ« incidenti ku janĂ« pĂ«rdorur armĂ« zjarri sot rreth orĂ«s 12:32 nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”.

I dyshuari për rastin është një shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati.

Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

/KosovaPress/

The post Ngjarja e rëndë në Gjilan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PĂ«rkujtohet sot poeti Havzi Nela, “Martir i DemokracisĂ«â€

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Muzeu KombĂ«tar “ShtĂ«pia me Gjethe” pĂ«rkujtoi sot poetin Havzi Nela (20 shkurt 1934 – 10 gusht 1988).

Ai lindi më 20 shkurt të vitit 1934 në fshatin Kollovoz të Kukësit. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesme, nisi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës.

Për shkak të bindjeve, u përjashtua nga Instituti si element destruktiv. Mes shumë vështirësish, filloi punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë në Mat. U dëbua nga ky fshat për shkak të dyshimeve që ishin ngritur rreth tij: mendohej se u lexonte nxënësve poemat e tij. Më vonë arriti të përfundonte Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë.

Punoi si mësues në fshatra të ndryshëm, si në Krumë, Lojma dhe në Shishtavec deri në vitin 1967, vit kur u transferua në Topojan. Aty kontrollohej vazhdimisht dhe u mor në paraburgim shumë herë. Ndaj tij nisën një sërë kufizimesh mbi llojin e punës që mund të bënte dhe ku mund të jetonte.

Më 26 prill 1967, bashkë me të shoqen, Lavdien, kaluan kufirin me Kosovën. Gjatë kalimit të kufirit, u arrestuan nga ushtarët jugosllavë dhe u burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj 1967, jugosllavët i kthyen në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të shqiptarëve nga Kosova, që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB-së.

Më 22 maj 1967 u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalim të paligjshëm kufiri. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. E shoqja u dënua me dhjetë vjet burg. Më 8 gusht 1975, dënimit ekzistues iu shtuan edhe tetë vite të tjera. U lirua më 19 dhjetor 1986, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor 1987, u internua në fshatin Arrën.

Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e Lavdie Nelës, dhe ai u dënua me varje. Vendimi u ekzekutua publikisht në Kukës, më 10 gusht 1988.

Havzi Nela Ă«shtĂ« dekoruar me medaljen “Martir i DemokracisĂ«â€.

NĂ« pĂ«rkujtimin e 75-vjetorit tĂ« lindjes sĂ« Havzi NelĂ«s, shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: “Poeti Havzi Nela Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«mbanĂ« qĂ« ende bie pĂ«r shoqĂ«rinĂ« shqiptare. TĂ« mos e dĂ«gjosh kĂ«tĂ« kĂ«mbanĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« vazhdosh tĂ« shkelĂ«sh me kĂ«mbĂ« lirinĂ« e ShqipĂ«risĂ«â€.

The post PĂ«rkujtohet sot poeti Havzi Nela, “Martir i DemokracisĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rasti i rëndë në Gjilan, arrin në tre numri i viktimave

PRISHTINË, 10 gusht /ATSH/ Ka ndĂ«rruar jetĂ« edhe njĂ«ri nga personat e plagosur, duke shkuar kĂ«shtu nĂ« gjithsej tre tĂ« vdekur si pasojĂ« e njĂ« incidenti sot nĂ« Gjilan, ku u pĂ«rdorĂ«n armĂ« zjarri.

Burime të KosovaPress brenda policisë në Gjilan kanë njoftuar edhe për vdekjen e një personi tjetër ndërkohë.

Më herët u njoftua për dy të vrarë dhe dy të plagosur në incidentin e rëndë sot në Gjilan.

Sulmuesi aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia.

/KosovaPress/

The post Rasti i rëndë në Gjilan, arrin në tre numri i viktimave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundjava në Durrës, Rama ndan pamje


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Brigjet e detit Adriatik nĂ« DurrĂ«s janĂ« mbushur plot nĂ« kĂ«tĂ« fundjavĂ« gushti.

Qyteti bregdetar vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj.

Pamje nga plazhet e mbushura u ndanë sot edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një videoje në rrjetet sociale, solli atmosferën e gjallë të fundjavës në Durrës.

Turistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet.

Autoritetet vendore dhe strukturat pritëse janë angazhuar për të garantuar siguri, pastërti dhe standard të lartë shërbimi, duke e bërë qytetin jo vetëm një destinacion pushimesh, por edhe një model të suksesshëm të turizmit bregdetar në Shqipëri.

/r.e/

The post Fundjava në Durrës, Rama ndan pamje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KULTURE – Lorella Cuccarini, ylli qĂ« magjeps publikun pĂ«r dekada mbush 60 vjeç!

ROME, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – BalerinĂ«, prezantuese, aktore, kĂ«ngĂ«tare, trajnere tek emisioni televiziv ”Amici” i Maria de Filippi-t por mbi tĂ« gjitha, ende e konsideruar si “mĂ« e dashura e ItalisĂ«â€, Lorella Cuccarini ”shuan” sot 60 qirinjtĂ« e datĂ«lindjes sĂ« saj.

Këtë vit, siç e donte fati, ka një sërë festimesh dhe përvjetorësh për të.

PesĂ« tetori do tĂ« shĂ«nojĂ« edhe 40 vjet tĂ« karrierĂ«s sĂ« Lorella-s, qĂ« kur Pippo Baudo e prezantoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« me audiencĂ«n e sĂ« shtunĂ«s nĂ« mbrĂ«mje tĂ« Rai1 me ”Fantastico”.

Cuccarini është martuar prej 35 vitesh me Silvio Capitta-n, një producent muzikor dhe televiziv. Më të dashuruar se kurrë, ata kanë katër fëmijë të rritur: Sara, pothuajse 31 vjeç, Giovanni, 29 vjeç, dhe binjakët Chiara dhe Giorgio, 25 vjeç.

E lindur në Romë në vitin 1965, Lorella Cuccarini e filloi karrierën e saj në vallëzim në moshën nëntë vjeç, duke ndjekur shkollën e vallëzimit të Enzo Paolo Turchi-t.

Suksesi i saj i madh nĂ« media erdhi nĂ« mesin e viteve 1980: karriera e saj mori hov nĂ« vitin 1985, kur Baudo i ofroi rolin e balerinĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« ”Fantastico 6” (duke zĂ«vendĂ«suar Heather Parisi-n), ku u konfirmua edhe pĂ«r vitin pasardhĂ«s.

NdĂ«r rolet e saj pĂ«rfshihen ”Festival”, ”Odiens”, ”Paperissima” dhe ”Buona Domenica”, njĂ« program i organizuar nĂ« vitin 1995 me Amadeus, me tĂ« cilin u ribashkua nĂ« vitin 2024 nĂ« skenĂ«n Ariston nĂ« Sanremo.

NjĂ« synim qĂ« ajo e kishte arritur tashmĂ« nĂ« vitin 1993 pĂ«rkrah Pippo Baudos dhe ku konkurroi edhe nĂ« vitin 1995 me kĂ«ngĂ«n “Un altro amore no”.

NĂ« vitin 2019, ajo debutoi si prezantuese e njĂ« programi tĂ« pĂ«rditshĂ«m: edicioni 2019-2020 i programit tĂ« lajmeve tĂ« pasdites ”La vita in diretta”, sĂ« bashku me Alberto Matano.

Përvoja e saj me programin përfundoi disi turbulente, me largimin e saj nga Rai.

KĂ«shtu, Cuccarini u rikthye nĂ« Mediaset, e zgjedhur nga Maria De Filippi si mĂ«suese vallĂ«zimi nĂ« shkollĂ«n ”Amici”.

Cuccarini gjithmonë e ka theksuar, në intervista, angazhimin e saj për ta ndarë këtë shkathtësi me të rinjtë.

”NĂ« Amici pĂ«rpiqem tĂ« jem pranĂ« tyre, t’i motivoj, t’i mbroj dhe madje t’i qortoj nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme. Por hapi mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ndĂ«rmerret prej tyre pĂ«rmes punĂ«s sĂ« tyre, por megjithatĂ« forca dhe streha ime e sigurtĂ« mbetet familja ime, 
 burri dhe fĂ«mijĂ«t e mij”, thekson ajo. /os/

The post KULTURE – Lorella Cuccarini, ylli qĂ« magjeps publikun pĂ«r dekada mbush 60 vjeç! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌