❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht

✇Albeu
By: V K

Gushti pritet të sjellë ndryshime të mëdha dhe energji të reja për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Sipas parashikimeve astrologjike, ky muaj do të shënojë një fillim të ri të fuqishëm, me ndikime të forta pozitive nga planeti mbrojtës, Jupiteri.

Karriera, emocionet dhe rrjeti shoqëror janë tre fushat kryesore, ku Shigjetari do të ndjejë transformim të ndjeshëm.

Mundësia për të ndërruar rrugën profesionale, ose për të marrë një ofertë të shumëpritur është më e afërt se kurrë.

Ndërkohë, energjitë e gushtit do të nxisin një pastrim emocional, duke lehtësuar problemet e së kaluarës dhe duke sjellë më shumë qartësi, paqe dhe vetëbesim.

Pritet gjithashtu që Shigjetari të hyjë në një cikël të ri njohjesh, ku njerëz të rinj do të luajnë rol kyç në udhëtimin e tij të ardhshëm, si burim mbështetjeje, motivimi dhe frymëzimi.

Astrologët këshillojnë që Shigjetari ta shfrytëzojë këtë muaj për:

Marrje vendimesh të guximshme dhe nisje projektesh të reja

Distancim nga marrëdhëniet apo zakonet që shkaktojnë kaos emocional

Reflektim përmes qetësisë, natyrës dhe meditimit

Besim të plotë në proces, edhe kur rruga nuk duket menjëherë e qartë

“Universi kĂ«tĂ« herĂ« Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tuaj”, thonĂ« yjet pĂ«r Shigjetarin.

Gushti mund tĂ« jetĂ« porta drejt njĂ« versioni mĂ« tĂ« fuqishĂ«m dhe tĂ« pĂ«rmbushur tĂ« vetes – mjafton tĂ« hidhni hapin e parĂ«.

The post Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht appeared first on Albeu.com.

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

✇Albeu
By: V K

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Sipas burimeve zyrtare, sot në orën 10:00 ishte planifikuar që Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.

Arsyeja e shtyrjes lidhet me një kërkesë të paraqitur nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili ka njoftuar se ndodhet me pushime. Njoftimi ndaj Ilir Metës pritet të bëhet ditën e hënë.

Ndërkohë, në orët e pasdites së sotme pritet që Monika Kryemadhi dhe nëna e saj të njihen zyrtarisht me përfundimet e hetimit.

The post SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron fabrikën e cigareve në Librazhd

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në qytetin e Librazhdit, në pronësi të një shtetasi me inicialet E.A.

Masa e sekuestrimit është ndërmarrë në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon ligjshmërinë e aktivitetit të kësaj fabrike, si dhe burimin e fondeve të përdorura për ngritjen e saj.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi natyrën e shkeljeve të dyshuara apo masat konkrete që mund të pasojnë këtë veprim.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në zhvillim, ku pritet që institucionet përkatëse të japin një njoftim më të detajuar në ditët në vijim.

The post SPAK sekuestron fabrikën e cigareve në Librazhd appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se


✇Albeu
By: V K

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxës, kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

Kjo sasi parash do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit NdĂ«rkufitar Itali-ShqipĂ«ri, Mali i Zi 2014-2020.

Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte njĂ« punonjĂ«se e zyrĂ«s sĂ« Ajola Xoxws dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

Dokumenti është firmosur edhe nga shtetasi Armando Subashi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, i cili ka miratuar edhe procedurën.

MĂ« datĂ« 12 dhjetor 2019, Ă«shtĂ« lidhur kontrata midis BashkisĂ« Fier, tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nga Armando Subashi, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryetarit tĂ« Autoritetit Kontraktor, dhe “Ines Dani” si Person Fizik.

NĂ« datĂ«n 2 qershor 2021, grupi i punĂ«s ka bĂ«rĂ« relacion me titull: “Mbi dorĂ«zimin e punĂ«s sĂ« ekspertizĂ«s sĂ« jashtme pĂ«r propozimin ligji pĂ«r projektin 3C4SME”.

Gjithashtu, nga grupi i punës pasqyrohen dhe dorëzimi i punës së kryer në bazë të termave të referencës ku përcaktohen detyrat e përmbushura nga kontraktori Ines Dani dhe stafit të Bashkisë Fier.

Nga komunikimet e administruara ndërmjet Ines Dani dhe financieres Adela Kondakçiu, si dhe nga mesazhet me Ajola Xoxën, e cila kontrollonte faktikisht aktivitetin e Ines Dani si Person Fizik dhe Greta Domi si Person Fizik, rezulton se vetë Ines Dani nuk kishte asnjë dijeni mbi përmbajtjen e kontratës, aktivitetet e projektit apo faturat përkatëse.

PĂ«rkundrazi, ajo e konsideronte veten tĂ« painformuar dhe deklaronte se “
vetĂ«m emrin ka aty
”, duke i lĂ«nĂ« tĂ« gjitha vendimmarrjet pĂ«r menaxhimin e shumave dhe pĂ«rgatitjen e dokumentacionit, gruas sĂ« Erjon Veliaj, Ajola Xoxa.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratĂ«n e kishte firmosur “
shpejt e shpejt
”, gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ishte me leje lindje dhe nuk mbante mĂ«nd detaje.

Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

Nga ana tjetĂ«r, Greta Domi, e cila Ă«shtĂ« e regjistruar si person fizik me tĂ« njĂ«jtin objekt veprimtarie si Ines Dani, ka deklaruar se ka kryer fatura pĂ«r llogari tĂ« “Partners Law” (firma e Ajola XoxĂ«s) dhe Ă«shtĂ« udhĂ«zuar prej saj pĂ«r çdo veprim financiar.

Ajo ka pranuar se marrëdhënia me Ajola Xoxën, ishte e ngushtë dhe se për shumë transaksione nuk kishte dijeni për burimin ose destinacionin final të shumave.

Greta Domi, ka shtuar se ajo vetëm faturonte dhe firmoste sipas kërkesës së Ajola Xoxës, pa ushtruar ndonjë rol real në aktivitetin për të cilin përfitoheshin fondet.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin, është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht.

Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese.

Shtetasja Romina Tafaj, e thirrur pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« shpjegime nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr. 27 tĂ« vitit 2024, deklaroi ndĂ«r tĂ« tjera se se Ă«shtĂ« themeluese dhe drejtuese ekzekutive e njĂ« organizate jofitimprurĂ«se tĂ« quajtur “Gjenerata e Re”, e krijuar nĂ« vitin 2015, e cila angazhohet nĂ« organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe tĂ« tjera me natyrĂ« komunitare./OraNews

 

The post Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se
 appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Berat/ Makinat përfundojnë në kanal, plagosen dy persona

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, njĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur nĂ« aksin rrugor Fier–Berat, pranĂ« zonĂ«s sĂ« ZharrĂ«zĂ«s.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.

The post Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Berat/ Makinat përfundojnë në kanal, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

Djali i saj dyshohet se vrau 52-vjeçaren, flet nĂ«na e Ilirjan Selmanit: Nusen e kishim pranuar, im bir s’ështĂ« autori

✇Albeu
By: V K

Sanie Selman, nëna e autorit të dyshuar të ngjarjes në Pogradec, Ilirjan Selman, jashtë kamerave është shprehur:

Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat sic bënte gjithmone sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan.

Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakort për marredhenien me të, por ai pavarsisht se ne nuk ishim dakort e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithe mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në mëdia shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e moren. Ai ështe i sëmur nga zemra.

Policia të nxjerre të vertetën, nuk ështe djali im siç thuhet në media.

The post Djali i saj dyshohet se vrau 52-vjeçaren, flet nĂ«na e Ilirjan Selmanit: Nusen e kishim pranuar, im bir s’ështĂ« autori appeared first on Albeu.com.

DĂ«shmia tronditĂ«se e 31-vjeçarit qĂ« vrau tĂ« dashurĂ«n 52-vjeçare nĂ« Pogradec: Ajo pinte dhe mĂ« dhunonte, por e doja


✇Albeu
By: V K

Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dhënë një dëshmi tronditëse para policisë, duke pohuar se kishte një lidhje trevjeçare me viktimën dhe se, pavarësisht diferencës në moshë, ai e donte.

“E doja, nuk mĂ« bĂ«nte pĂ«rshtypje mosha. Vij nga njĂ« familje e mirĂ« dhe nuk mund tĂ« bĂ«hem vrasĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Selmani nĂ« rrĂ«fimin e tij, duke shtuar se marrĂ«dhĂ«nia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.

Ai ka pohuar se shpesh bashkĂ«jetuesja e tij dehej dhe e dhunonte, por ai e duronte “sepse e donte”.

Sipas dĂ«shmisĂ«, kohĂ«t e fundit raporti mes tyre ishte tensionuar edhe mĂ« shumĂ«: “jo dehej shpesh. NjĂ«soj bĂ«ja dhe unĂ«. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. KohĂ«t e fundit kishte raste kur mĂ« godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot mĂ«â€.

Selmani ka tentuar tĂ« justifikojĂ« praninĂ« e gjurmĂ«ve tĂ« gjakut duke thĂ«nĂ«: “PeshqirĂ«t me gjak i hodha nĂ« mbeturina duke menduar se mos ishte therur ndonjĂ« pulĂ«, sepse ajo ishte e fiksuar pas pastĂ«rtisĂ«â€.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se 31-vjeçari e ka goditur me thikë disa herë Kozeta Teçon pas një grindjeje, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Më pas, ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke i vënë flakën banesës.

Ilirjan Selmani, ndodhet tashmë pas hekurave.

The post DĂ«shmia tronditĂ«se e 31-vjeçarit qĂ« vrau tĂ« dashurĂ«n 52-vjeçare nĂ« Pogradec: Ajo pinte dhe mĂ« dhunonte, por e doja
 appeared first on Albeu.com.

Fond 21 mln euro pĂ«r mbrojtjen nga zjarri nĂ« 2025/ Instituti i Bashkive: ËshtĂ« i kufizuar, shkon pĂ«r rroga e karburant

✇Albeu
By: V K

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara.

Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Elbasan, Pogradec, Milot, Mirditë, Pustec, Berat, Memaliaj dhe në malin me Gropa të Tiranës etj.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 mld lekë apo rreth 21 mln euro për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 36%.

Bashkia përfituese me fondin më të lartë për mbrojtjen nga zjarri është Tiranë me rreth 275 mln lekë për 2025 apo 104% më shumë se 2024.

Tiranë ka 13% të totalit të fondit për mbrojtjen nga zjarri që iu shpërndahet bashkive nga transferta e pakushtëzuar.

E ndjekur nga bashkia e Durrësit e cila ka përfituar 94,5 mln lekë fonde rreth 63% më shumë se 2024. Durrësi 5% të totalit të fondit.

Bashkitë e tjera përfituese të fondeve më të larta janë Kukësi me 75,3 mln lekë apo 19,6% më shumë se 2024. Fondi i dhënë për këtë bashki zë 4% të totalit të fondit të transfertës së pakushtëzuar. Bashkia e Elbasanit përfitoi për 2025 fondin me vlerë 70,2 mln lekë apo 74.6% më shumë se 2024.

Në Fier fondet për mbrojtjen nga zjarri ishin 64,3 mln lekë me rritje 63%. Në Vlorë bashkia përfitoi 63,6 mln lekë apo 31% më shumë.

Në Kamëz 61,3 mln lekë apo 16% më shumë se 2024; Lezhë fondi është 52,1 mln lekë apo 21% më shumë se 2024, dhe Korçë me vlerë 43,9 mln lekë me rritje 25%.

Pavarësisht fondeve që u akordohen bashkive për mbrojtjen nga zjarri, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali sistemi mbetet i dobët dhe i pambështetur në teknologji moderne. Haxhimali thotë se financimi shkon kryesisht për rroga, sigurime shoqërore dhe karburant, ndërsa makineritë dhe pajisjet janë të amortizuara.

“Mungon infrastruktura nĂ« terren, nuk ka flotĂ« ajrore, dhe teknologjia pĂ«r zbulimin e hershĂ«m tĂ« zjarreve Ă«shtĂ« pothuajse inekzistente. ShĂ«rbimi pyjor Ă«shtĂ« shpesh i neglizhuar dhe investimet nĂ« korridore sigurie, rrugĂ« ndĂ«rhyrjeje apo stacione uji janĂ« minimale. NĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, bashkitĂ« janĂ« tĂ« mbingarkuara dhe tĂ« pafuqishme pĂ«rballĂ« rreziqeve qĂ« vijnĂ« nga zjarret, sidomos nĂ« zonat pyjore e malore”, pohon ai.

GjatĂ« vitit 2024, ShqipĂ«ria u pĂ«rball me njĂ« nga sezonet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« zjarreve, me mbi 46 mijĂ« hektarĂ« pyje dhe kullota tĂ« djegura sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« raportit tĂ« Institutit tĂ« Bashkive “pĂ«r qeverisjen Vendore. Raport mbi situatĂ«n aktuale 2024”.

Në raport theksohet se pothuajse gjysma e bashkive, nuk kishin as plane menaxhimi për pyjet që administrojnë.

Sipas të dhënave të raportit të Institutit të bashkive, mesatarisht, në Shqipëri kemi më pak se një zjarrfikës për 1,500 banorë dhe më pak se një automjet zjarrfikës për 10,000 banorë.

Situata është më e rëndë në bashkitë e mëdha si Tirana, për shkak të përqendrimit të popullsisë, ndërsa shumë bashki të vogla ndonëse me më shumë personel për frymë, kanë vështirësi infrastrukturore dhe territoriale për ndërhyrje.

“TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se bashkitĂ« e vogla kanĂ« mĂ« shumĂ« zjarrfikĂ«s dhe automjete zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ« sesa bashkitĂ« e mĂ«dha. Kjo mund tĂ« lidhet me shpĂ«rndarjen e popullsisĂ« nĂ« zona rurale, ku distancat janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe infrastruktura rrugore mĂ« e vĂ«shtirĂ«.

Tirana ka numrin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe automjeteve zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ«, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shpjegohet me pĂ«rqendrimin e popullsisĂ« dhe infrastrukturĂ«n mĂ« tĂ« zhvilluar rrugore nĂ« kryeqytet. Mesatarja kombĂ«tare Ă«shtĂ« mĂ« e afĂ«rt me treguesit e bashkive tĂ« mĂ«dha, duke treguar se kĂ«to tĂ« fundit kanĂ« njĂ« ndikim mĂ« tĂ« madh nĂ« pĂ«rllogaritjen e saj”, thuhet nĂ« raport.

Duke pasur parasysh se buxheti për mbrojtjen nga zjarri është i kufizuar dhe shpërndarja e burimeve nuk është e njëtrajtshme, Instituti për Bashkitë Shqiptare rekomandon rritjen e transfertave sektoriale për këtë funksion.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki; krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që bashkitë mund ta përdorin për të përballuar situatat kritike; hartimin e planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki; kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane./ Monitor

 

The post Fond 21 mln euro pĂ«r mbrojtjen nga zjarri nĂ« 2025/ Instituti i Bashkive: ËshtĂ« i kufizuar, shkon pĂ«r rroga e karburant appeared first on Albeu.com.

Vrau 52-vjeçaren dhe më pas i vuri zjarrin banesës, 31-vjeçari lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh, zbardhen detajet

✇Albeu
By: V K

Policia ka vendosur në pranga 31-vjeçarin Ilirjan Selmani, i cili akuzohet si autor i vrasjes së partneres së tij, 52-vjeçares Kozeta Teço, krim i ndodhur mëngjesin e së hënës (28 Korrik) në banesën e viktimës në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve policore, Ilirjan Selmani vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec.

Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31-vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52-vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ« shtetasi I. S., 31-vjeç, banues nĂ« Pogradec, pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”.

The post Vrau 52-vjeçaren dhe më pas i vuri zjarrin banesës, 31-vjeçari lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh, zbardhen detajet appeared first on Albeu.com.

Plagosi rëndë 70-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës

✇Albeu
By: V K

Policia e DurrĂ«sit, njofton se ka prangosur shtetasin Arben Shtraza, i cili njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« plagosi rĂ«ndĂ« me thikĂ«, njĂ« shtetas, gjatĂ« njĂ« konflikti pĂ«r “motive tĂ« dobĂ«ta”.

Një lojë dominoje mes dy të moshuarve në qendër të Durrësit, është kthyer në një përleshje të dhunshme, e cila ka përfunduar me përdorimin e një thike.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orĂ«s 15:00 nĂ« sheshin “Pranvera”, ku pas njĂ« konflikti verbal, Shtraza ka goditur me thikĂ« bashkĂ«lojtarin e tij, duke e plagosur rĂ«ndĂ«.

“Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s.

Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.

ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s, menjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« njoftimit pĂ«r njĂ« konflikt fizik me pĂ«rdorim tĂ« mjetit prerĂ«s, nĂ« zonĂ«n pranĂ« sheshit “Pranvera”, shkuan nĂ« adresĂ«n e dhĂ«nĂ« dhe ndĂ«rhynĂ« nĂ« kohĂ« reale.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bĂ« pasi dje, nĂ« lagjen nr. 11, DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n e njohur si “Lulishtja”, pranĂ« sheshit “Pranvera”, gjatĂ« njĂ« konflikti pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta dhe njĂ« debati verbal me fjalĂ« fyese, ai goditi me mjet prerĂ«s (thikĂ«) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n lagje, duke e plagosur rĂ«ndĂ«.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DurrĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprat penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta””, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ« sĂ« DurrĂ«sit.

The post Plagosi rëndë 70-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës appeared first on Albeu.com.

Donald Trump, ultimatum të ri Putinit për paqen në Ukrainë

✇Albeu
By: V K

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Rusisë, duke i dhënë Moskës një afat të ri prej 10 deri në 12 ditësh për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Në të kundërt, ai paralajmëron sanksione të reja dhe të ashpra ekonomike, përfshirë tarifa të larta mbi eksportet ruse dhe ndëshkime për vendet që blejnë naftë nga Rusia.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp nga resorti i golfit në Turnberry të Skocisë, ku Trump ndodhej në shoqërinë e kryeministrit britanik Keir Starmer.

Ai e quajti të panevojshme pritjen prej 50 ditësh që kishte vendosur më herët.

“Po, do tĂ« caktoj njĂ« afat tĂ« ri, rreth 10 ose 12 ditĂ« nga sot. Nuk ka arsye pĂ«r tĂ« pritur mĂ« gjatĂ«. Dua tĂ« jem bujar, por nuk po shohim asnjĂ« pĂ«rparim”, deklaroi ai.

Megjithatë, siç vëren CNN, mbetet e paqartë pse presidenti amerikan vendosi të zgjasë edhe për pak ditë afatin, në vend që të zbatojë menjëherë masat e paralajmëruara.

Këto deklarata shënojnë një kthesë në retorikën e presidentit Trump. Tani, ai duket se ka një qëndrim më të qartë kritik ndaj Kremlinit dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Nuk ishte hera e parĂ« qĂ« menduam se e kishim zgjidhur, por pastaj presidenti Putin fillon tĂ« lĂ«shojĂ« raketa mbi qytete si Kievi dhe vret njerĂ«z tĂ« pafajshĂ«m nĂ«pĂ«r azile ose kudo tjetĂ«r”, tha Trump.

The post Donald Trump, ultimatum të ri Putinit për paqen në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i reshjeve shkakton rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, dëmtohet një pjesë e murit mbajtës të rrugës

✇Albeu
By: V K

Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.

KĂ«to reshje kanĂ« shkaktuar probleme nĂ« rrugĂ«n nacionale Burrel–Milot, ku gjatĂ« natĂ«s Ă«shtĂ« raportuar njĂ« rrĂ«shqitje gurĂ«sh nĂ« hyrje tĂ« tunelit tĂ« Shkopetit.

PĂ«r pasojĂ«, segmenti rrugor Ă«shtĂ« bllokuar pĂ«r rreth njĂ« orĂ«. MenjĂ«herĂ« pas ngjarjes, nĂ« vendngjarje kanĂ« mbĂ«rritur forcat e policisĂ« dhe firma e mirĂ«mbajtjes sĂ« rrugĂ«s qĂ« operon nĂ« segmentin Skuraj–Peshkopi.

Këto struktura, kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës, në afërsi të hidrocentralit të Shkopetit.

 

The post Rikthimi i reshjeve shkakton rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, dëmtohet një pjesë e murit mbajtës të rrugës appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

✇Albeu
By: V K

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw), Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues.

Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku.

Rritja ishte veçanërisht e theksuar në investimet e reja që shkuan në 2.5 miliardë euro dhe në riinvestimet e fitimeve (1.587 milionë euro).

Roli i instrumenteve të borxhit, është më i lartë se në çdo vend tjetër me rreth 1,055 milionë euro në 2024.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind.

Maqedonia shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, me IHD-të që pothuajse u dyfishuan në një vit. Pati rritjeje të ndjeshme në ri-investimet e fitimeve nga 139 në 2023 në 255 milionë euro në 2024, por dhe në investimet e reja përmes kapitalit, që arritën në 314 milionë euro.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%.

Edhe Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Brenda grupit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipëria zë vendin e dytë pas Serbisë për investimet e huaja në vlerë.

Totali i IHD-ve në rajon arriti në 10,4 miliardë euro në vitin 2024, një rritje domethënëse nga 8,9 miliardë euro në vitin 2023. Shqipëria kontribuon me rreth 15% të totalit rajonal.

Raporti i wiiw thekson se në vitin 2024, sektorët me më shumë projekte të reja investimesh në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ishin shërbimet e IT-së dhe energjia e rinovueshme. Megjithatë Shqipëria nuk ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga këto dy sektorë strategjikë.

Raporti vë në dukje se, rritja e IHD-ve në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, sektorë që nuk kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe as në modernizimin e ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka ruajtur një trend të lehtë rritjeje në tërheqjen e investimeve të huaja në vitin 2024, performanca e saj mbetet me modeste në krahasim me rajonin si në vlerë ashtu edhe në strukturën e investimeve.

Analiza tregon se Shqipëria gjendet ende në një pozicion të dobët, për të përfituar nga tendencat më të fundit në ekonominë globale, si teknologjia, energjia e gjelbër dhe prodhimi inteligjent.

Për të kaluar nga një ekonomi e udhëhequr nga ndërtimi në një ekonomi të qëndrueshme dhe eksportuese, vendit ton i sugjerohet të përmirësojë klimën e biznesit, të garantojë siguri ligjore për investitorët dhe të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes arsimit profesional dhe teknologjik./ Monitor

 

The post Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024 appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 29 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 96.7 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 112.1 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti pritet tëketë një valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Blendi Gonxhe: 5500 vende të lira pune, pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, njoftoi se në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, janë shpallur 5500 vende të lira pune në të gjithë vendin.

TashmĂ«, çdo punĂ«kĂ«rkues plotĂ«son online dosjen respektive dhe çdokush gjen punĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme apo kandidatin mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r njĂ« vend pune pĂ«rmes “puna.gov.al”, shkruan A2.

Gonxhe ndau në rrjetet sociale një videoinformacion më të zgjeruar. mbi degët dhe sektorët që ofrojnë vende e lira të punës.

“Pozicione pĂ«r tĂ« gjitha nivelet arsimore dhe sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m ju presin”, shkroi Gonxhe, teksa ftoi tĂ« rinjtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r t’u punĂ«suar.

Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.

Platforma ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Aksesi nĂ« platformĂ« realizohet duke vendosur tĂ« njĂ«jtat kredenciale si nĂ« portalin “e-Albania”.

Për 2025-n parashikohet të ketë një normë papunësie njëshifrore, në masën 9,8%. Kjo është hera e parë në tri dekadat e fundit që Shqipëria do të ketë një normë papunësie njëshifrore.

 

The post Blendi Gonxhe: 5500 vende të lira pune, pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm appeared first on Albeu.com.

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset njëri prej tyre

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, njĂ« pĂ«rplasje e pazakontĂ« mes dy tĂ« moshuarve, ka ndodhur nĂ« sheshin “Pranvera” nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit, ku njĂ« debat gjatĂ« njĂ« loje domino ka pĂ«rfunduar nĂ« njĂ« plagosje me thikĂ«.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur sipas burimeve nga policia, konflikti mes dy burrave të moshuar ka degraduar në dhunë fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me mjet prerës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë patrullat e Policisë së Durrësit dhe një ambulancë, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit rajonal. Gjendja e tij raportohet të jetë nën kontroll.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me motivin e konfliktit dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset njëri prej tyre appeared first on Albeu.com.

Dosja Xoxa-Veliaj/ Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, dëshmon në SPAK: Si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të Bashkisë, pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti

✇Albeu
By: V K

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina, ka dëshmuar para Prokurorëve të SPAK për çeshtjen e abuzimeve skandaloze të Ajola Xoxës dhe shoqatave të saj, e mbështetur fuqishëm nga ndikimi i burrit të saj kryetar bashkie, tashmë i arrestuar.

Duke shfletuar pjesë të dosjes së SPAK që ka kaluar në GJKKO, të bie ne sy se Xoxa mundohej të justifikonte marrje parash dhe shlyerje shpenzimesh, për aktivitete që nuk ishin bërë asnjëherë.

Vjedhje të përmasave të mëdha për ngjarje që nuk realizoheshin kurrë.

Pjesë nga dëshmitë:

“PĂ«r sa i pĂ«rket kompanisĂ« ASLV, Voshtina deklaroi se Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur me insistimin e shtetases Ajola Xoxa, e cila pretendonte se vetĂ«m kjo kompani mund tĂ« realizonte kĂ«rkesat teknike tĂ« Festivalit.

Për të jusfitikuar pagesat TKOB, planifikoi disa shfaqje shtesë në kalendarin artistik, ndonëse realisht shërbimi ASLV ishte i nevojshëm vetëm për dy shfaqje.

Kjo praktikĂ«, sipas saj u pĂ«rdor pĂ«r tĂ« justifikuar njĂ« shumĂ« tĂ« madhe parash qĂ« kĂ«rkonte Ajola, dhe shumĂ« nga aktivitet e ASLV nĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r ishin fiktive”.

SĂ« fundi ajo pranoi se; “pĂ«r njĂ« shfaqje tĂ« titulluar, “MuzikĂ« nĂ« vitet e stuhishme”, nuk ka pasur nevojĂ« pĂ«r ndriçim nga ASLV, por ajo Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kontratĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar shpenzimet e kĂ«rkuara nga Ajola pĂ«r festivalin.

KĂ«to shpenzime ishin justifikuar si tĂ« paguara nga Ajola Xoxa dhe kĂ«rkoheshin tĂ« rikuperoheshin pĂ«rmes kontratave dhe operatorĂ«ve se ASLV dhe Rametal”.

 

 

Ndërkohë duke vijuar leximin e dëshmive të shumta bie ne sy se Xoxa jo vetëm i përdorte organizimet fiktive për të nxjerrë para por detyronte edhe të tjerët të firmosnin. Voshtina kishte deklaruar të njëjtën gjë në dëshminë e saj. E kishte bërë se kisha frikë nga Veliaj, kryetar bashkie, tashmë pranga.

MĂ« poshtĂ« gjejmĂ« edhe “perla” tĂ« tjera. Shtetasja Adela Kondakçi, ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” tĂ« Ajola Xoxes, qĂ« ka marrĂ« statusin e bashkĂ«punĂ«tores sĂ« prokurorisĂ« sĂ« Posaçme tregon detaje tĂ« tjera nĂ« lidhje me aktivitete qĂ« organizonte Ajola Xoxa.

“Shtetasja Adela Kondakçiu deklaron se nĂ« fillim ishte parashikuar qĂ« fondet tĂ« shpĂ«rndaheshin pĂ«rmes njĂ« procedure tĂ« zakonshme prokurimi, por pĂ«r shkak tĂ« afateve tĂ« shkurtra kohore TKOB dhe Ajola, bashkĂ« me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjera ranĂ« dakord qĂ« shpĂ«rndarje e buxhetit tĂ« bĂ«hej me prokurim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« disa kompani tĂ« caktuara”.
“Ajo deklaroi se kompanitĂ« e pĂ«rzgjedhura ishin Rametal Shpk, e cila do tĂ« merrte njĂ« pjesĂ« tĂ« fondit dhe mĂ« pas do tĂ« kalonte te Partner Law dhe ASLV Shpk e cila do tĂ« merrte njĂ« pjesĂ« tĂ« fondit qĂ« do tĂ« kalonte mĂ« pas tek Ava Studio. KĂ«to kompani janĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« marrĂ« fonde nga TKOB dhe pĂ«r ti transferuar nĂ« kompani tĂ« tjera tĂ« menaxhuara nga Ajola, duke stimuluar shĂ«rbime qĂ« nĂ« fakt nuk janĂ« kryer realisht”


 

The post Dosja Xoxa-Veliaj/ Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, dëshmon në SPAK: Si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të Bashkisë, pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

✇Albeu
By: V K

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi, do të paraqitet para Prokurorëve të Posaçëm ditën e mërkurë.

Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit tĂ« PL, Ilir Meta.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

NdĂ«rsa Ema Çoku, Ă«shtĂ« paraqitur aktualisht nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

The post SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy persona në gjendje kritike

✇Albeu
By: V K

 

Këtë të hënë rreth orës 13:40, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet i vogël.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment

Paraprakisht, raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.

 

The post Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy persona në gjendje kritike appeared first on Albeu.com.

❌