Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, policia kontrolle në 14 banesa

Me urdhër të Gjykatës, Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së hënës kontrolle në 14 banesa të personave të lidhur me inceneratorin e qytetit. Veprimet janë kryer në kuadër të hetimeve për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Hetimet për këtë çështje kanë nisur më shumë se […]

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, policia kontrolle në 14 banesa appeared first on FaxWeb.

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, dëme materiale

Një bombol gazi ka pasur rrjedhje në një banesë në Vloçisht të Maliqit, fatmirësisht flakët nuk janë shpërndarë, ndërsa nuk raportohen të dëmtuar për rastin.Janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, i cili përdoret nga familja. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, rreziku i bombolës u neutralizua.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, dëme materiale appeared first on FaxWeb.

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak çastesh përgjatë autostradës Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja. Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë, menjëherë ka ndalë nga kamioni dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës […]

The post Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti appeared first on FaxWeb.

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, duke shkaktuar valë të reja zhvendosjeje midis civilëve. Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit. Zona është aktualisht e […]

The post Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah appeared first on FaxWeb.

“Do të ndjekim çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve”- Rama: Vendosim një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë

Kryeministri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook, lidhur me aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Rama tha se kontrollet në terren nuk janë thjesht një çështje inspektimesh por një punë për vendosjen në një tjetër nivel të kontrollit të territorit përmes teknologjisë. Si rrjedhojë kryeministri tha se qeveria […]

The post “Do të ndjekim çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve”- Rama: Vendosim një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë appeared first on FaxWeb.

Rama në “Sy më sy”: Tiranës i mungon drejtimi, kemi nisur një riorganizim të ri

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot me rubrikën e tij “Sy më sy”, pas një pauze që nga zgjedhjet, dhe shpjegoi arsyet pse e kishte ndërprerë dhe përse vendosi ta riniste sërish. Në një prononcim të gjatë, ai iu përgjigj edhe ironisë së një ndjekësi në rrjete sociale, i cili e akuzonte se kishte shmangur […]

The post Rama në “Sy më sy”: Tiranës i mungon drejtimi, kemi nisur një riorganizim të ri appeared first on FaxWeb.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit

“Dua t’i bëj që këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës dhe ndryshe nga vendet e tjera, kam pasur një seri takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra, […]

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit appeared first on FaxWeb.

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm dhe 71.39% që kishte qenë në […]

The post Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit appeared first on FaxWeb.

Hetimet për Inceneratorin, kontrolle në 14 banesa në Elbasan

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit. Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje. Veprimet […]

The post Hetimet për Inceneratorin, kontrolle në 14 banesa në Elbasan appeared first on FaxWeb.

Dosja “Partizani”, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Ditën e sotme në orën 10:30 do të mbahet në GJKKO seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Mallt. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash. Seanca e parë, më 30 qershor, u shty për mungesë të Berishës, i cili […]

The post Dosja “Partizani”, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin appeared first on FaxWeb.

Zjarri në Shkopet përfshin sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter

Zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet në pyje.

Ndërkohë Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit.

Ndërkohë pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

/abcnews.al/

“Inceneratori”, operacion në Elbasan, kontrolle në dhjetëra banesa

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

/abcnews.al/

“Thethi nuk është vendi për resorte e hotele të mëdha”/ Rama: Kapitulli i ri i hapësirës publike, fillimi i një punë kolosale

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë se në Theth nuk do të ketë zhvillime pas aksionit të zhvilluar më herët për lirimin e hapësirave të zaptuara. Rama nënvizoi se Thethi nuk është vendi për resorte me hotele të mëdha, ndërsa shtoi se “kapitulli i ri i hapësirave publike”, është fillimi i një pune kolosale katër vjeçare.

“Në Theth nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi përveçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte me hotele të mëdha apo histori që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi. Ky kapitull i i ri i hapësirës publike, nuk është një përsëritje e një kapitulli të vjetër, por fillimi i një punë kolosale katër vjeçare, por do të jenë elementë të tjerë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës”, tha mes të tjerash Rama.

Po ashtu Rama nënvizoi se turizmi duhet të ketë vëmendje të shtuar për shkak se fokusi duhet të jetë edhe tek cilësua estetike e shërbimeve, duke nënvizuar se është koha që të marrin zgjidhja edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit, apo kontrollit të sigurisë ushqimore.

“Nëse nuk japim cilësi estetike shërbimeve tona, mund të humbasim bastin e madh për turizmin. Dhe ky është momenti që t’i japim më shumë zgjidhje, cilësisë së ujit, kontrollit të sigurisë ushqimore, janë piketa që janë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhin drejtpërdrejt me anëtarësimin në BE”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Dorëheqjet e drejtorëve/ Rama: Domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh gjatë komunikimit “Sy m’Sy”  se dorëheqjet e drejtorëve ishin një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive të vendit.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe Vlora është rasti tipik.

Nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë  përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që të aplikojnë dhe kandidojnë për të qenë drejtues të rinj në bashkinë e Vlorë.

Asnjëri nga ata që drejtuan për vite nuk ka pse të qëndrojë aty për vite të tjera, ndërkohë që ka të tjerë që ka vite që thonë se nuk do t’u vijë radha, ku duhet ta kenë këtë mundësi në të gjithë bashkitë e mëdha të vendit”, theksoi ai.

Kryeministri tregoi edhe arsyet se pse u angazhua personalisht në aksionin për heqjen e hapësirave publike dhe zaptimet e paligjshme.

“U detyrova të ndërhyj duke parë që disa gjëra kishin nevojë për një shtytje të fortë nga lart, A duhet të ishin bërë pa nevojë e kësaj ndërhyrje, po patjetër, por nuk jemi ende një shoqëri demokratike e konsoliduar, ku secili e di se ku e ka kufirin se këtu fillon gjëja, nuk fillon nga inspektori, por gjëja fillon nga gjithkush që e di se ku e ka kufirin.”, theksoi ai./abcnews.al

Rama: Transformimi i administratës publike, një nga pikat më të forta

“Një nga pikat më të fortat tonat është transformimi i administratës publike”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në komunikimin e zhvilluar këtë të hënë me ndjekësit e tij në “Facebook”.

“Një nga pikat tona më të forta është transformimi i administratës publike. Akoma sot në 2025 ku turistët të ndërtojnë pa leje këtë duhet ta mendojnë vetë ngelen apo jo pa një të ardhur unë dhe ne jemi këtu për të menduar për 99 % të shqiptarëve që jo vetëm nuk ndërtojnë pa leje, por edhe i kanë zët. Sa për rastin në fjalë, duhet ta dini të gjithë që nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast. Kur të vijë në pushtet Luli le të ja bëjë vetes, por sa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Veliaj në burg/ Rama: Tirana në një situatë jo të zakonshme, i mungon drejtimi, por jemi riorganizuar

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në bashkëbisedimin me ndjekësit në “Facebook” duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të ndryshme.

I ndalur tek aksioni për zaptimin e hapësirave publike, Rama tha se ishte e domosdoshme dhe se ishte kërkesë e vazhdueshme e komunitetit. Megjithatë nuk la pa theksuar se Tirana është në një situatë jo të zakonshme pasi prej kohësh i mungon drejtimi. Megjithatë siç nënvizoi ai fokusi aktualisht është te punët për qytetarët

“Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre. Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike”, tha Rama.

/abcnews.al/

“Zaptimet s’do lejohen”, Rama: Do krijojmë harmoni mes interesit të qytetarëve dhe shërbimeve

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama,u ndal te aksionet për çlirimin e hapësirave publike.

Ai theksoi se aksioni do të vijojë, ndërsa synohet të krijohet një harmoni mes interesit të qytetarëve dhe atyre që ofrojnë shërbime apo bëjnë biznes në këto hapësira të vogla.

“Ky nuk është një proces, që synon dhe nuk merr parasysh këto, por duhet të krijojmë bashkëjetesë në harmoni të plotë mes interesit të qytetareve, ata që kanë të drejtë për hapësirat e tyre, për të ecur në këmbë, për të qëndruar në hapësirat komunitare dhe atyre që ofrojnë shërbime apo biznes të vogël në këto hapësira”, tha ai.

Ai pohoi se zaptimet e patolerueshme dhe që shkojnë kundër interesit të vendit nuk do lejohen.

“70% parimisht e trotuarit të jetë e lirë dhe 30% duhet të jetë për shërbimet. Ne jemi vend mesdhetar dhe është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Nga ana tjetër që është e shëmtuar dhe e patolerueshme është që këto të kthehen në zaptime dhe në presion ndaj komunitetit për të pasur jetën normale”, theksoi ai./abcnews.al

Rama me ndjekësit: Jemi në proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, u shpreh se janë bërë studimet dhe po përgatitet një proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit.

Ky tregues thotë ai do shtrihet në gjithë vendin dhe survejimi do të bëhet përmes dronëve.

“Kemi nisur punën për monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi pjesë të këtij plani është monitorimin e shkollave, jemi në një proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit, ku mund të ndjekim çfarë ndodh përmes dronëve. Puna e inspektorëve dhe e syve në terren të ballafaqohen me syrin e teknologjisë në terren”, theksoi ai.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama në “Sy më Sy”: Kërkesë e komunitetit sepse ishte baza e shqetësimeve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish diskutimet në “Sy më SY” në Facebook ku është ndalur gjerësisht në aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“Si pjesë e skuadrës së Tiranës kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe kam kaluar në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje, nga njëra anë transformimet e mëdha pozitive dhe nga ana tjetër edhe negative, për një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit. Kjo ishte si të thuash baza e një shqetësimi. Më pas nëse  keni vënë re, ne nuk kemi ndenjur rehat, por pak ditë, pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat që ishte i jashtëzakonshëm, por që vjen edhe me një përgjegjësi kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territore dhe të shohim shqetësimet që ka komuniteti. Pra deputetët e PS kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, në Vlorë kam ndjekur vetë. Në kushtet kur kemi pasur në Tiranë edhe një situatë jo të zakonshme, Tiranës praktikisht i mungon drejtimi dhe kjo është histori tjetër. Kemi riorganizuar veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues. Ka qenë absolutisht nga të katër anët e qartë kërkesa numri një e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Tani ka lloj-lloj qasjesh dhe duhet ta prekja një pikë që e shoh të rishfaqur shpesh. Ka një problematikë dhe ne na duhet të rikthehemi herës pas here sepse ka ende punë që duhet bërë, por jo sepse gjërat janë në situatën që ishin më parë. Kjo nuk është çështje vetëm inspektorësh, por e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë dhe jemi shumë afër në këtë aspekt”, tha ndër të tjera ai.

Humbi zgjedhjet, por kryeministri i Japonisë zotohet të qëndrojë në detyrë

Koalicioni qeverisës i Japonisë ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka thënë se nuk ka plane të japë dorëheqjen.

Qytetarët votuan të dielën. Pasi qendrat e votimit u mbyllën të dielën, kryeministri japonez tha se ai pranon “solemnisht” “rezultatin e ashpër”, por nënvizoi se fokusi i tij ishte te negociatat tregtare.

Duke humbur tashmë shumicën në dhomën e ulët më të fuqishme të Japonisë vitin e kaluar, humbja do të minojë ndikimin e koalicionit.

/abcnews.al/

❌