Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Bashkë me zotin Shehu, BE lavderon edhe SPAK me drejtues Altin Dumanin, të cilët po bëjnë një punë titanike kundër korrupsionit. Arben Shehu njihet si zyrtar korrekt dhe profesionist, i cili e ka kthyer institucionin e kontrollit në një organizëm…

Source

Modele që futen në takimet “speciale” në burgjet e sigurisë së lartë, dy drejtues shkarkohen

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”…

Source

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin, duke ia dhënë njerëzve të tij të besuar mundësinë për të bërë turizëm, shkruan A2 CNN. Pas përplasjes fizike me policët në Theth, ku ishte bashkë me kolegun Bardh Spahia, në mbështetje të banorëve, Boçi tha se opozita do përdorë çdo instrument për mbrojtjen e banorëve atje.

“Turizmi familjar ka marrë goditje përfundimtare. Siç shihet prishjet këtu janë selektive, policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Banorët kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kjo nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës i cili kërkon të rrëmbejë edhe këtë perle të natyrës siç ka bërë me të tjerat. Këtu nuk ka shtet, sepse të marrësh zvarrë banorët sepse kanë ndërtuar në tokat e tyre kanë bërë turizëm familjar këtij nuk i thonë shtet. Të gjithë drejtuesit e IKMT thonë një fjalë, kemi urdhër. Nga kush kane urdhër? Këtu sundon arroganca e një shteti që qeverisjen e kanë marrë nga bandat. Do të jemi këtu si opozitë me të gjitha mjetet tona për të reaguar. Thirrja ime është të bëhemi bashkë të gjithë burrat e malësisë për ta ndalur këtë valë terrori”, u shpreh Boçi.

“Siç e shikoni jemi në një terror të vërtetë të shtetit të Edi Ramës. Banorët nuk janë përballur ndonjëherë me pamje terrori të tillë. Si një besëprerë tipik Edi Rama pasi iu dha fjalën dhe u bëri thirrje të investonin emigrantët e kësaj treve, i dhunon sot dhe i hedh në lum investimet e tyre. Një hakmarrje primitive e tij për votën që nuk e mori kurrë të thethjanëve”, tha Spahia.

Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë. m.p.

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth 18 vite pa u përfshirë në këtë sport.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji ka treguar sesi i ka kaluar ditët në izolim ndërsa tregon se përgjatë 9 muajve, ai ka bërë shokë shumë të mirë. Ndër të tjera ai tregon se qëndrimi i partive të vogla ka qenë unikal dhe se dënimi i tij politik dhe pa ligj tregon se shoqëria është në rrezik.

Ervin Salianji: Në burg të mungon liria, je i detyruar që të rrish në një vend të caktuar për shumë kohë. Unë vlerësoj investimin e familjarëve te unë, të miqve etj. Luajta futboll atje, pasi nuk kisha luajtur për 18 vite. Lagështia ishte e madhe aty. Bëra shumë miq në burg. Kam ndarë ambiente me njerëz, që preuzumohen të pafajshëm. Miqësi kam krijuar, se rrija në të njëjtën ambient dhe të dënuarit nuk duhen parë si dele të zeza, por janë njerëz që dënohen e rehabilitohen, s’janë njerëz me brirë.

S’po flas për monstra që mund të kenë bërë monstruozitete, por për njerëz, që kanë hallet e tyre dhe janë aty për shkak të problemeve të tyre personale, që mund të jenë dhe gabime jete. Më vjen mirë që shumica e mediave kanë qenë pro meje. Drejtuesit e partive të vogla kanë mbajtur qëndrim unik. Shoqëria duhet ta vlerësojë situatën time, sepse nëse dënohet një politikan pa ligj, në risk është kushdo tjetër. U detyrua të dalë Rama që të mbrojë dënimin tim. m.p.

Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sot është dita e gjashtë e aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit në fshatin turistik të Thethit, aty ku po vazhdon shembja e ndërtimeve pa leje.

Në sheshin ku po zhvillohet aksioni i IKMT-së, të pranishëm sot ishin edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Boçi, në një prononcim për mediet, e konsideroi “masakër” atë që po ndodh në Theth këto ditë.

“Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre”, tha Boçi.

Boçi u shpreh se Paketa e Maleve është arsyeja se pse, sipas tij, po ushtrohet ky terror te sipërmarrësit në Theth.

“Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. ‘Kemi urdhër’ dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese, këtu vepron dhe sundon një njeri”, pohoi ai.

Deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia tha se është pranë banorëve dhe sipërmarrësve për t’i mbrojtur ata.

Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar. Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha Spahia.

IKMT është shprehur e vendosur në zbatimin e ligjshmërisë dhe se do ta vijojë aksionin, me qëllim mbrojtjen e territorit dhe rikthimin e Thethit në gjendjen e tij natyrore, duke goditur çdo ndërtim pa leje.

/e.i//r.e/

The post Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit në Theth ku banda qeveritare ka dërguar IKMT dhe policinë e shtetit për tu shembur shtëpitë banorëve të Thethit, ndërtime që i kanë bërë në tokat e tyre me djersën e punës së shumë viteve. Ai në mesazhin e tij ka akuzuar, “Fallanget […]

The post “Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba appeared first on BoldNews.al.

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për situatën në PD dhe sfidat e opozitës pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Salianji theksoi se PD duhet t’u hapë dyert të rinjve dhe të gjejë mekanizma për bashkimin e të gjitha prurjeve brenda partisë. Sipas tij, opozita ndodhet në kushte rezistence përballë një regjimi, […]

The post “PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme […]

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

Fërkimet Lapaj-Shabani/ Kreu i “Thurje”, letër KQZ: Zyrtarizo dorëheqjet!

TIRANË– Ujërat brenda opozitarëve të rinj janë trazuar. Një ditë pasi kandidati I Nismës thurje Zeqir Kordhoni, la të kuptohej se firma e dorëheqjes se tij ishte falsifikuar, nipi i tij Endri Shabani, i është drejtuar me një shkresë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të njohë të gjithë dorëheqjet  e 46 kandidatëve të koalicionit të paraqitura në KQZ më 11 maj.

Shabani thotë se mandati duhet ti kalojë të parit të listës së hapur, në këtë rast Adriatik Lapajt, duke shuar zërat se letra e Kordhonit ishte nxitur prej tij, dhe duke ja lënë topin Adriatik Lapaj për deklaratën e tij para zgjedhjeve lidhur me mandatin e vetëm qe nxori koalicion I tyre në 11 maj.

Të enjten, Zeqir Kordhoni, kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Në formularin e deklarimit, ai rezulton një punëtor ndërtimi dhe invalid, por emri i tij ishte vetëm pjesë e skemës së Lapajt e Shabanit për të mbushur listat e mbyllura me familjarë, ndërsa të dy do të bënin gara në listë të hapur.

Duke e përdorur këtë teze edhe për të bërë një garë ndryshe nga të vjetërit, pra për të formalizuar votën e listës së hapur

Por kjo lëvizje e behtë, përpara se KQZ, të shpërndajë mandatet, më shumë se ambicie e Kodhonit për të hyrë në parlament, u duk si taktikë e Shabanit për të forcuar pozitat brenda koalicionit, e për të blinduar vendin e dytë, në listë të hapur.

Kërkesa e te premtes e Shabanit, e shkarkon atë nga kjo insinuate, por njëkohësisht e lë Lapajn vetëm, përballë premtimit të tij para zgjedhjeve te 11 majit:

Tani Lapaj duhet të vendosë: të marrë mandatin e të dalë gënjeshtar, apo ta lërë atë te Endri Shabani. Në të dyja rastet, kreu I Shqipëria Bëhet është me I humburi nga kjo përballje, ndërsa koalicioni mes te dyve, vihet me në dyshim se kurrë./abcnews.al

“Kush ju ka munguar më shumë në burg?”/ Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku foli për përvojën personale gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

I pyetur se kush i kishte munguar më shumë gjatë izolimit, Salianji u shpreh se e ruan jetën private larg vëmendjes publike, por theksoi se ndiente mungesën e të afërmve dhe të përditshmërisë jashtë burgut.

Ai tha se mungesa më e madhe ishin bisedat dhe kontakti njerëzor. Gjithashtu, vlerësoi mbështetjen që kishte marrë nga të gjitha krahët politikë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.

Ervin Salianji: Unë jam person, që jetën personale e kam të tillë dhe nuk është se e proklamoj shumë. E mbaj si të tillë dhe kurrë nuk e kam përzier me gjërat e mia. Jam munduar gjithmonë që në jetën publike të paraqitem me idetë e mia. Sigurisht, që më kanë munguar në burg të afërmit, ata me të cilët kaloj jetën në përditshmëri dhe jashtë burgut të themi. Pa diskutim që në kushte izolimi, të mungojnë edhe bisedat, qoftë edhe kjo që po bëjmë në këto momente. Kam pasur pafundësi mbështetjeje. Kam pasur mbështetje nga spektri i djathtë dhe i majtë.

The post “Kush ju ka munguar më shumë në burg?”/ Ja si përgjigjet Ervin Salianji first appeared on JavaNews.al.

“Lahesha me kanaçe, shihja në një TV të vogël”/ Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 nga moderatorja Nisifa Tufa, tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave

Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.

 

Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

The post “Lahesha me kanaçe, shihja në një TV të vogël”/ Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit first appeared on JavaNews.al.

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive kryesore të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore: Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe Rajoni i Liqenit të Ohrit – një pasuri e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.

Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë progresin dhe angazhimin e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive. Butrinti u vlerësua për përmirësimet në menaxhim, investimet në infrastrukturë dhe projektet kërkimore e restauruese. Berati dhe Gjirokastra për ruajtjen e integritetit historik, ndërsa Rajoni i Liqenit të Ohrit për bashkëpunimin ndërkufitar dhe përparimin e shënuar në administrim.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit paraqitën qëndrim të përbashkët për Ohërin, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe përkushtimin për menaxhim të integruar.

Përmes një reagimi publik, ministri Blendi Gonxhja theksoi se vendimet e miratuara janë një konfirmim domethënës për punën e bërë deri më tani, por edhe një paralajmërim për sfidat që duhen përballuar me profesionalizëm dhe vizion. “Na pret ende shumë punë përpara,” – tha ai, duke theksuar nevojën për angazhim të të gjithë aktorëve, përfshirë autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore.

The post UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara first appeared on JavaNews.al.

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga Adriatik Lapaj në Tiranë.

Shabani tha në një intervistë televizive se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, i cili është edhe i afërmi i tij, ka qenë i qefmbetur me Adriatik Lapajn dhe kërkoi nga KQZ njohjen me nënshkrimin e firmosur për dhënien e dorëheqjes për kandidatët e listës së mbyllur.

Sipas Shabanit, kandidati në fjalë, Zeqir Kordhoni, është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurrje, por “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për kuotën gjinore.

“Në marrëveshje ne kemi rënë dakord më 1 mars, sidomos dhe në Tiranë, që listën e mbyllur ta garantojnë të dyja palët. Pra, secili të çojë listat e veta për ata që janë kandidatë fiktivë. Ne kemi kërkuar që i dyti, i pesti dhe i 12-ti të jenë nga Nisma Thurrje. Aty ka pasur një teknikalitet, listat janë dorëzuar të mërkurën. Ne si Nismë kemi pasur 40 kandidatë, ia kemi nisur emrat “Shqipëria Bëhet” pasi duhet t’i firmosnin, sepse ata kishin të drejtën të dorëzonin listat si partia kryesuese e koalicionit.

Zeqiri është aktivist i Nismës, ka organizuar takime në këto zgjedhje, ka shpërndarë fletëpalosje dhe ka qenë aktivist. Ka dashur të dalë në listë të hapur të garojë. Se si përfundoi në listë të mbyllur i kërkova stafit tim një dosje të aplikimit të Zeqirit dhe kush ka qenë rrjedha.

Ne nuk e kemi çuar në listë të mbyllur, e kemi çuar në listë të hapur. Ngaqë kishte shumë gra në listë të mbyllur, stafi i “Shqipëria Bëhet” e ka hequr Zeqirin dhe e ka vendosur në listë të mbyllur. Por nuk e kemi çuar ne në listë të mbyllur. Stafit të “Shqipëria Bëhet” i është dashur një burrë dhe e kanë vendosur në listë të mbyllur.”- tha Shabani.

Shabani tha se tensionet brenda koalicionit u krijuan pas deklaratës së Adriatik Lapajt se do të lërë mandatin nëse koalicioni në zgjedhje siguron vetëm një vend në parlament.

Ai thekson se Zeqir Kordhoni, pasi u mërzit me Lapajn mbi mosmbajtjen e fjalës, ndërmori kërkesën në KQZ. Megjithatë Shabani shton se qëndrimi i Nismës Thurrje është që të njihen sa më shpejt nga KQZ dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur që është Adriatik Lapaj.

“Adriatiku ka thënë se nëse do të marrë një mandat koalicioni, atëherë mandatin do ta marrë jo ai, por më i votuari pas tij. Kjo ka krijuar tension mes aktivistëve. Kuptoj dhe nga “Shqipëria Bëhet” ka krijuar tension.

Te Nisma Thurrje është krijuar një tension sepse është dukur që ne po e mbajmë fjalën për dorëheqjet, por ky po tërhiqet nga deklarata e vetë. Kjo ka krijuar këtë tension me Zeqirin. Zeqiri nuk ka pretendime, e para është në fund të listës.

Mandatin sot e ka Ana Dajko e listës së mbyllur nga “Shqipëria Bëhet”. Kandidatët kanë konfirmuar dorëheqjen. Unë dje i kam kërkuar KQZ që të njohë dorëheqjet dhe të mos e vonojë procesin. KQZ të kalojë te lista e hapur dhe t’ia japë mandatin Adriatik Lapajt. Ky është qëndrimi ynë.

“Unë fola në telefon me Zeqirin dhe më tha: Unë jam burrë dhe jo politikan. La të kuptoj që ju politikanët thoni dhe i ndryshoni gjërat, burrat kur e japin fjalën, e mbajnë”, tha ai. m.p.

Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, por pjesë e thelbit strategjik të Evropës

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën, ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, janë domosdoshmëri.

“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë, është kontribuese. Nuk presim, po ecim përpara”, theksoi Hasani.

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grup-kapituj negociues, përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane”, tha ministri Hasani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në Forumin e Dubrovnikut 20...
1 nga 4

/e.i//r.e/

The post Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, por pjesë e thelbit strategjik të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qëndrimi në burgun e Fierit, Salianji: Kushte të vështira! Nuk kishte ujë dhe lahesha me kanaçe

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka komentuar qëndrimin e tij në burgun e Fierit për 10 muaj. Salianji tha se ditët e para në qeli ishin të vështira për të për shkak të kushteve, teksa tha se në burg nuk kishte ujë dhe laheshe me kanaçe. Sakaq ai theksoi se pritja ka qenë e mirë dhe […]

The post Qëndrimi në burgun e Fierit, Salianji: Kushte të vështira! Nuk kishte ujë dhe lahesha me kanaçe appeared first on BoldNews.al.

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

Pas një fushate premtimesh për legalizime, certifikata pronësie, falje gjobash dhe zhvillim turistik, qeveria kthehet në Theth me fadromat e IKMT-së. Banorët ngrenë akuza për mashtrim dhe korrupsion. Nga Lindita Çela “Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!”. Kështu u prit një vit më parë kryeministri […]

The post Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

Politologu Ilir Kalemaj ka komentuar shkarkimin masiv të drejtorëve në Bashkitë e vendit, kuka deklaruar se Rama po bën diversion. Sipas tij, Rama e ka çuar në një shkallë më epike një model që po e shohim edhe në Greqi dhe Itali. Më tej Kalemaj theksoi se hiqet vëmendja nga disa probleme të vendit dhe […]

The post “Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet appeared first on BoldNews.al.

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen”, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për të mbështetur banorët që kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve në fshat.

Deputeti demokrat është përleshur edhe me një person, i cili prezantohet se është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj. “Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”, dëgjohet t’i thotë Boçi.

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m….”, i tha deputeti i zgjedhur një tjetër efektivi. “E mendove mirë që më preke?”. “O trim hajde një minutë”, i tha Boçi, Lleshajt.

Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë.

Një ditë më parë situata përshkallëzoi edhe më tej, pasi disa persona hodhën molotov drejt fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte duke nxjerrë armët për të mundësuar vijimin e operacionit.

The post “Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen”, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth first appeared on JavaNews.al.

Malaj dhe Denaj takime me bizneset që tregtojnë produkte bujqësore e blegtorale: Fatura e blerjes, kusht për sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, kanë zhvilluar takime ndërgjegjësuese me bizneset që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, me qëllim forcimin e kontrollit fiskal dhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorin.

Ministri Malaj u shpreh qëllimi i vizitës është ndërgjegjësimi i shitësve me pakicë, qofshin ata tregtarë të produkteve të mishit, bulmetit apo bujqësore.

“Është thelbësore që ata të sigurojnë faturën e blerjes nga burimi i produktit, jo vetëm për formalizimin e biznesit, por edhe për sigurinë ushqimore. Fatura mundëson gjurmimin e produktit nga origjina deri në tryezën e konsumatorit”,- tha Malaj.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj theksoi se siguria ushqimore është prioritet i qeverisë, nga momenti i prodhimit në fermë deri te konsumatori.

“Nëse ekziston fatura fiskale, gjurmueshmëria bëhet më e lehtë. Kjo sjell qartësi dhe siguri për konsumatorin, si dhe përgjegjësi të plotë për çdo hallkë të zinxhirit ushqimor”,- tha Denaj.

Denaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve tregtare që të marrin faturat në momentin që blejnë produktet ushqimore nga ferma.

“Ky është një detyrim ligjor, por mbi të gjitha është një detyrë ndaj konsumatorit”,- theksoi ajo.

The post Malaj dhe Denaj takime me bizneset që tregtojnë produkte bujqësore e blegtorale: Fatura e blerjes, kusht për sigurinë ushqimore first appeared on JavaNews.al.

Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale lidhur me përplasjet mes banorëve të Thethit dhe forcave të Policisë gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Maliqi e konsideron situatën si të rëndë dhe paralajmëron pasoja politike për qeverinë. “Kush luan me popullin, luan me zjarrin. […]

The post Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin appeared first on BoldNews.al.

❌