Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do të përmbyllë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik. Por, pronarët e objektit kërkojnë nga IKMT që të presin verdiktin e gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve pritet të merret vendimi. […]

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Edhe në Bashkinë e Lushnjës është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore. Ky zhvillim vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të sjellë frymë të re në drejtimin vendor dhe për të rritur efektivitetin e administratës publike në nivel lokal sipas porosive të […]

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

SHKODËR- Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet e tyre. Dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Siç raportohet dorëheqje kanë dhënë administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë. Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet […]

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie. Sipas urdhrit të kryeministrit për reformimin dhe rritjen e performancës zv. kryeministrja Balluku u kërkoi 13 drejtorëve të bashkisë të japin dorëheqjen. Pas kësaj të gjithë drejtorët do të nënshtrohen një intervistë dhe në bazë të performancës do […]

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore.

Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua me protestën dhe kundërshtinë e pronarëve, të cilët pas disa orësh e panë të shembje nga ekskavatori i IKMT.

Gjatë operacionit në Theth u prishën rreth 100 objekte të ndryshme prej betoni apo druri, teksa në një postim më herët në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri me dije se tashmë ka nisur dhe puna për largimin e inerteve. m.p.

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. m.p.

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth.

Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth. Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.

“I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë. E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.

Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.

Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot. Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.

Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë. Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata. Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.

Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.

Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më. Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës,” tha Artan Hoxha. m.p.

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e qytetit nëpërmjet aplikimit për postet vakante në bashki.

Kjo valë shkarkimesh e dorëheqjesh nëpër bashki, vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për një reformim rrënjësor dhe një riorganizim në nivel lokal të institucioneve vendore.

“Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:

Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al

Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: ëëë.bashkiashkoder.gov.al

Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, shkruan Benet Beci. m.p.

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa udhëtonin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi masën e arrestit për Endrit Doku, 27 vjeç, Ervis Cukali, 27 vjeç, dhe Imer Gega, 21 vjeç.

Të tre u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”. Gjatë ndërhyrjes policore, Endrit Doku tentoi të shmangte kontrollin duke u hedhur në det bashkë me një çantë. Ai u ndalua nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në fund të detit çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.

Doku akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. Ndërsa Cukali dhe Gega janë arrestuar për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga verifikimet, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol. m.p.

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinën e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”, shkruan Rama. m.p.

Milot-Balldre, anulohet tenderi/ MIE: Asnjë ofertë nuk plotësonte kushtet e kërkuara

Anullohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre . Ministria e Infrastrukturës argumenton ne njoftimin e anulimit se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk është vlerësuar e përshtatshme pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuara.

Koncesioni për ndërtimin dhe operimin e autostradës Milot Balldre ka një vlerë prej 364.7 milionë lekësh dhe është me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre./abcnews.al

Dorëheqje masive/ Nga veriu në jug, largohen dhjetëra drejtues nga detyra

Ultimatumi i Edi Ramës nisi nga zbatimi.

Tre ditë pasi kryeministri kërkoi shkarkim të zyrtarëve lokalë socialistë, kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Elbasanit dhe bashkinë e Librazhdit i kanë paraqitur dorëheqjen kryetarëve respektive.

Në Lushnje, drejtuesja politike Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e 13 administratorëve dhe të drejtorëve. Puna e tyre do ti nënshtrohet vlerësimit të një komisioni të posaçëm, i cili do vendosë nëse do qëndrojnë në detyre apo do largohen.

Në Fier kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratoret e njësive, drejtore të bashkisë dhe drejtorive rajonale.

Në Durrës, nga detyra janë larguar administratorët e pesë njësive administrative së bashku me administratorët e gjashtë rajoneve.

Në Shkodër bashkia konfirmoi dorëheqjen e të gjithë administratorëve, te e 10 njësive administrative.

Po ashtu, përpara kryetarëve të tyre, dorëheqjen e kanë paraqitur edhe 6 administratore të Bashkisë së Korçës dhe 3 të Bashkisë së Kolonjës dhe 4 të Devollit.

Ata do të qëndrojnë në detyrë deri kur të zëvendësohen ndërkohë që burime për ABC Neës konfirmojnë se nuk do të ketë largime të nënkryetareve.

Në ditët në vijim mësohet se kryeministri Edi Rama do të vizitojë qarkun e Korçës.    Dorëheqjen e kanë dhënë edhe 7 administratorë në Bashkinë e Gjirokastrës.

Në Kukës, dy nënkryetarët e Bashkisë dhe 14 drejtuesit e njësive administrative u shkarkuan nga kryebashkiaku Albert Halilaj.

Kjo valë dorëheqjesh vjen pas një procesi të gjerë riorganizimi dhe vetëpastrimi të administratës vendore, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Kjo do ti hapë rrugë emërimeve të reja, që siç ka deklaruar kryeministri, do të kryhen mbi bazën e meritokracisë dhe integritetit profesional.

Në takimin me kryebashkiakët të premten, Rama paralajmëroi se do të punësojë specialiste si dhe do të emërojë në postë drejtuese edhe demokratë./abcnews.al

 

 

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik.

Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person, i cili po lëviste me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare.

Drejtuesi i biçikletës, rreth 60 vjeç, mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.

 

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykata ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij, duke lënë kështu të […]

The post EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH appeared first on BoldNews.al.

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

“Nuk do të jetosh më në qytet me gjyshërit. Do vish të jetosh në fshat me mua. Bëji gati rrobat…”. Ky dyshohet se ka qenë urdhri i babait për 17-vjeçaren që tentoi t’i jepte fund jetës mesditën e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, duke qëlluar veten me plumb në kokë, afërs syrit. E mitura […]

The post “Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Selitës në Tiranë, ku flakët dallohen nga larg në disa lagje të kryeyqytetit. Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe. Nuk dihet ende nëse zjarrëfikëset janë në vendngjarje. Ndërsa ende nuk ndonjë njoftim zyrtar nga policia për zjarrin […]

The post Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Nis shembja e godinës së fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari

Ka nisur shembja e godinës së fundit në fshatin turistik të Thethit, nga objektet pa leje të planifikuar nga autoritetet për t’u shembur. Pronarëve u ishte dhënë koha deri në orën 18:00 të ditës së sotme që strukturat t’i çmontonin vetë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë natën […]

The post Nis shembja e godinës së fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari appeared first on BoldNews.al.

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje, ku nga lista e godinave për t’u shembur ka mbetur tashmë edhe një, e cila “po reziston” ende nga protestat e qytetarëve. Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës. Siç shihet edhe […]

The post FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën appeared first on FaxWeb.

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”

Kryetari i Bashkisë Konispol refuzon të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”   Një debat i fortë është regjistruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë.     Burime të besueshme nga takimi bëjnë me dije për […]

The post Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!” appeared first on Saranda Web.

Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke

Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke Sarandë, 14 Korrik 2025 – Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në mbrojtje të interesit të qytetarëve të jugut të vendit, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë […]

The post Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke appeared first on Saranda Web.

❌