❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Goddard tregon si mori rrugën për në Drenicë ku takoi e fotografoi Adem Jasharin, një muaj para vrasjes së tij

Në emisionin KallxoPërnime po transmetohet intervista me Wade Goddard, fotografin e luftës në Kosovë, i cili punoi në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai rrĂ«fen ardhjen e tij nĂ« kĂ«tĂ« vend pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, me ç’rast takoi Adem Jasharin dhe ia realizoi njĂ« fotografi.

Më 11 shkurt 1998, ai së bashku me Kris Hegjes, një gazetar i gazetës New York Times, morën rrugën për në Drenicë ku hasën shumë peripeti.

“Ai e kishte parapĂ«rgatitur takimin e fshehtĂ« pĂ«rmes kontakteve tĂ« tij nĂ« ZvicĂ«r tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« kontakt me ushtrinĂ« e re sekrete tĂ« quajtur UÇK, pĂ«r tĂ« cilĂ«n askush nuk dinte asgjĂ«. MbĂ«rritĂ«m nĂ« PrishtinĂ«, kishim udhĂ«zime”- rrĂ«feu ai se si bashkĂ« me kolegun gazetar erdhĂ«n nĂ« PrishtinĂ«.

Para se tĂ« shkonin tek njĂ« ‘burrĂ« me mjekĂ«rr’, siç thoshte ai, iu kontrolluan çantat e fotografive pĂ«r t’u siguruar se mos kishte ndonjĂ« armĂ«.

“NjĂ« veturĂ« u ndal para nesh dhe nga drunjtĂ« anash rrugĂ«s u shfaqĂ«n guerilĂ« tĂ« uniformuar dhe tĂ« maskuar, tĂ« armatosur me kallashnikovĂ«â€- u shpreh fotografi.

Goddard tha se Adem Jashari gjatë bisedës pretendonte se ishte Hamza, teksa shpjegonte atmosferën e këtij takimi i cili ndodhi një muaj para se të vritej Adem Jashari.

“MĂ« kujtohet kur mĂ« pas fola me Krisin dhe diskutuam se ata dukeshin pak mĂ« tĂ« organizuar se qĂ« mendonim. NĂ« fund tĂ« intervistĂ«s, i kĂ«rkova njĂ« foto, dhe ai tha me vendosmĂ«ri: “Nuk ka mundĂ«si”. Me tĂ« vĂ«rtetĂ« iu pĂ«rgjĂ«rova pĂ«r foto. MĂ« duhej diçka. Na duhej njĂ« fotografi qĂ« ta shoqĂ«ronte lajmin”- pĂ«rfundoi ai./Kallxo.com

The post Goddard tregon si mori rrugën për në Drenicë ku takoi e fotografoi Adem Jasharin, një muaj para vrasjes së tij appeared first on Telegrafi.

Sot në Kosovë u shfaqën 57 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri, prej të cilave 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 të tjera janë lokalizuar.

Sipas raportit, menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve.

AME u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Institucioni ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e qytetarëve./Telegrafi/

The post Sot në Kosovë u shfaqën 57 vatra zjarri, 11 janë ende aktive appeared first on Telegrafi.

Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Devë të Gjakovës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se si pasojë e përplasjes, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti tragjik.

The post Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës appeared first on Telegrafi.

Maqedonci: Ushtria e Kosovës tashmë ka 207% më shumë autoblinda sesa ishte planifikuar deri më 2028

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje të reja për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ky kontigjent është kontraktuar në prill 2024, ndërsa pagesa është kryer në qershor të po atij viti.

Sipas tij, sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT), i miratuar më 2019, FSK-ja deri në vitin 2028 do të duhej të kishte vetëm disa dhjetëra autoblinda, ndërsa tashmë, më 2025, ajo është pajisur me disa qindra, duke tejkaluar objektivin me 207% më shumë se plani fillestar.

Maqedonci theksoi edhe rritjen e ndjeshme të buxhetit për mbrojtje: nga 67 milionë euro në vitin 2021 në 208 milionë euro këtë vit, pa përfshirë alokimet shtesë.

“Me investimet nĂ« blerje ushtarake, me fushata rekrutimi, trajnime dhe edukim, Kosova po fuqizon ushtrinĂ« e saj, duke e bĂ«rĂ« mĂ« profesionale dhe mĂ« tĂ« ndĂ«rveprueshme me aleatĂ«t, nĂ« rrugĂ«n drejt NATO-s”, u shpreh Maqedonci.

Ai shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës po bëhet garanci e fuqishme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke kontribuar edhe në stabilitetin rajonal./Telegrafi/

The post Maqedonci: Ushtria e Kosovës tashmë ka 207% më shumë autoblinda sesa ishte planifikuar deri më 2028 appeared first on Telegrafi.

Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025

Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë vlerësojnë punën e institucioneve në këtë drejtim, dhe thonë se shtetin tonë e pengon shumë mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë shpesh ka sjellë rezultate pozitive.

Dy shtetet kanë përmbyllur me sukses një tjetër proces ekstradimi.

“Raportohet se nga ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ekstraduar njĂ« mashkull kosovar i shpallur nĂ« kĂ«rkim nga autoritetet kosovare. I njĂ«jti, pas kryerjes sĂ« procedurave, Ă«shtĂ« marrĂ« nga NjĂ«sia e Mbrojtjes sĂ« AfĂ«rt pĂ«r procedura tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« njoftimin nga Policia e KosovĂ«s.

Nga ky institucion këtë të enjte treguan për televizionin Dukagjini edhe numrin në total të ekstradimeve.

Brenda gjashtë muajve të parë këtij viti janë realizuar 39 ekstradime, prej tyre 15 ekstradime nga Kosova për në shtete të tjera, ndërsa 24 ekstradime nga shtete të tjera në Kosovë.

Punën e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim po e konsideron të mirë njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina.

“Kjo shkon pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«, nĂ« koordinim me gjykatat, edhe bĂ«het ekstradimi i personave nĂ«se edhe tek ne Ă«shtĂ« parĂ« me Kod Penal si vepĂ«r penale. Gjithashtu, ekstradimi ndodh me shtete qĂ« kemi marrĂ«veshje bilaterale me ta”, ka thĂ«nĂ« Refki Morina, njohĂ«si i çështjeve tĂ« sigurisĂ«.

Ndërkaq, Valdet Hoxha tregon se çka e pengon Kosovën në këtë fushë.

“NatyrshĂ«m, qĂ« pengesat janĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r shkak tĂ« mos anĂ«tarĂ«simit tĂ« KosovĂ«s nĂ« Interpol dhe Europol, pastaj edhe mos anĂ«tarĂ«simi nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s, mos pasja me tĂ« gjitha vendet marrĂ«veshje bilaterale pĂ«r ekstradim. MegjithatĂ«, Kosova Ă«shtĂ« mjaft aktive edhe duke lĂ«shuar fletarrestĂ« pĂ«rmes mekanizmave ndĂ«rkombĂ«tarĂ« apo vendeve mike”, ka thĂ«nĂ« Valdet Hoxha, ekspert i sigurisĂ«.

Gjatë vitit 2024, 77 persona janë ekstraduar nga Kosova në shtetet tjera dhe anasjelltas. Ndërsa, janë realizuar tri ekstradime transit përmes territorit të Kosovës, që e çon numrin e përgjithshëm në 80./Tv Dukagjini/

The post Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025 appeared first on Telegrafi.

Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë

Në Prizren kurset profesionale dita-ditës po preferohen shumë nga gratë.

Një bashkëpunim ndërmjet komunës së Prizrenit dhe komunës së Konjas nga Turqia, ka bërë që shumë gra të aftësohen profesionalisht në disa degë, të cilat mendohet se do të mund t`u sjellin të ardhura.

46 gra nga komuna e Prizrenit u janë nënshtruar kurseve profesionale, me qëllim që ato të jenë të afta të punojnë në kompani të ndryshme ose të vetëpunësohen.

“UnĂ« kam fillua e kam hap njĂ« faqe onlin, punoj me çanta, punoj me rruaza, punoj disa punĂ« sepse jam shtĂ«piake, ndĂ«rsa po ka filluar interesimi”, tha pĂ«r RTK, DĂ«shire Dapku, kursiste.

Trajnerët e kurseve të ndryshme thonë se interesimi i kursisteve është i madh. Të aftësuarat në fillim nisin prezantimin e punës së tyre në panaire.

“NjĂ« nga njĂ« fillojnĂ« tĂ« shesin, mĂ« pastaj edhe nĂ« panaire, dikur edhe fillojnĂ« e hapin ndonjĂ« biznes, por Ă«shtĂ« fillimi njĂ«herĂ«â€, tha Shpresa Makasqi, trajnere.

“I kemi pas tash 24 kursiste, shumica i kanĂ« hap vetĂ«, dhe i bĂ«jnĂ« vetĂ« punim”, tha Hyrmete Celina, dizajnere.

Kurse të tilla janë mundësuar falë bashkëpunimit të komunës së Prizrenit me atë të Konjës, ku trajnerët financiarisht mbështeten nga Konja.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« jo vetĂ«m tre muaj, por kĂ«ta qĂ« janĂ« tĂ« interesuar me vazhdu edhe gjashtĂ« muaj me vazhdu kurset tĂ« forcojnĂ« njohuritĂ«, pse jo edhe tĂ« qelin ndonjĂ« biznes e tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r çdo punĂ« tĂ« veten qĂ« Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si”, tha Ramadan Tarashaj, drejtor i turizmit nĂ« Prizren.

PĂ«rmes kurseve profesionale, u mundĂ«sohet femrave qĂ« t’i qasen tregut nĂ« tĂ« gjitha mĂ«nyrat duke pĂ«rfshirĂ« edhe punĂ«n nga shtĂ«pia, duke ndikuar direkt nĂ« zhvillimin e ekonomisĂ« familjare.

The post Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 56% tĂ« ekonomisĂ« dhe punĂ«sojnĂ« mbi 140 mijĂ« persona nuk duhet tĂ« pĂ«rballen me masa tĂ« padrejta dhe tĂ« paarsyeshme. Ky vendim i sotĂ«m nuk i shĂ«rben KosovĂ«s – pĂ«rkundrazi, i shĂ«rben interesave tĂ« individĂ«ve tĂ« caktuar dhe shteteve fqinje”, thuhet nĂ« reagimin e LBK-sĂ«.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

LBK apelon për rikthim në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i drejtë, i planifikuar dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatĂ«rron prodhimin dhe ekonominĂ« e KosovĂ«s. KĂ«rkojmĂ« ndaljen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tyre veprimeve dhe dialog me bizneset”, pĂ«rfundon reagimi./Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë appeared first on Telegrafi.

Thethi i rikthehet normalitetit, turistët nga e gjithë bota zgjedhin zemrën e Alpeve shqiptare

Panorama e disa ditĂ«ve mĂ« parĂ«, kur IKMT ndĂ«rhyri nĂ« Theth nĂ« mes tĂ« sezonit turistik duke shembur bujtina tĂ« ndĂ«rtuara pa leje dhe banorĂ«t u pĂ«rplasĂ«n me policinĂ« tashmĂ« ja ka lĂ«nĂ« vendin njĂ« tjetĂ«r  panorama
atĂ« tĂ« turistĂ«ve qĂ« vijnĂ« nga e gjithĂ« bota pĂ«r tĂ« vizituar zonĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« Alpeve shqiptare.

“Shiko ku jam: tĂ« zgjohesh nĂ« njĂ« ditĂ« me diell, me qiell tĂ« kaltĂ«r, i rrethuar nga malet, nĂ« njĂ« fshat tĂ« bukur si Thethi, si mund tĂ« mos jetĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ«. Jam nga Australia, e dua Thethin aq shumĂ« sa kam ardhur nĂ« ShqipĂ«ri 8 javĂ« mĂ« parĂ« dhe, nĂ« total, kam kaluar gati njĂ« muaj kĂ«tu nĂ« Theth, duke u larguar dhe kthyer pĂ«rsĂ«ri, sepse e dua aq shumĂ«. E rekomandoj shumĂ« Thethin sepse shtĂ«pitĂ« dhe shtĂ«pitĂ« e pritjes kĂ«tu janĂ« thjesht tĂ« bukura dhe atmosfera, ndjesia Ă«shtĂ« magjike, mistike dhe tĂ« jep ngrohtĂ«si. Ti vjen nĂ« Theth, eksploron ujĂ«varĂ«n, del pĂ«r ecje tek Syri i KaltĂ«r, noton nĂ« ujin e ftohtĂ«, shkon nĂ« male, ha ushqim tĂ« mirĂ« tradicional, pi me miqtĂ« e tu, pi kafe me miqtĂ« e tu, tĂ« vendos ty njĂ« lloj tĂ« vet tĂ« magjisĂ« dhe tĂ« pĂ«rfshin brenda saj. Nuk njoh ndonjĂ« qĂ« s’do tĂ« vijĂ« sĂ«rish apo nuk dĂ«shiron tĂ« rrijĂ« mĂ« gjatĂ«â€, shprehet njĂ« turist.

Turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur Thethin  në listën e tyre të vendeve më të dashura,  dhe arsyet janë të pafundme.

“Vij nga Austria, pĂ«rshtypja jonĂ« e parĂ« pĂ«r Thethin ishte e mrekullueshme sepse nuk e prisnim kĂ«tĂ« lloj lĂ«ndine nĂ« mes tĂ« maleve. ËshtĂ« mĂ« thjeshtĂ«, mĂ« relaksuese kĂ«tu sesa nĂ« Austri”, shton ai.

“ËshtĂ« e mrekullueshme, ne po e shijuam shumĂ« tĂ« vinim kĂ«tu me motoçikleta dhe u ndjemĂ« shumĂ« tĂ« relaksuar”, rrĂ«fen njĂ« tjetĂ«r.

Të apasionuarit pas hiking-ut e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore. Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Paulin Polia, pronar i një prej bujtinave të njohura të zonës, shprehet se është koha për një vizion më të qartë.

Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët. Një zip line spektakolar i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve, duke e bërë përvojën edhe më të paharrueshme.

Me bukuritë natyrore që mahnisin dhe aventurat që të ngjitin adrenalinën, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve./A2 CNN

The post Thethi i rikthehet normalitetit, turistët nga e gjithë bota zgjedhin zemrën e Alpeve shqiptare appeared first on Telegrafi.

Haradinaj akuzon QeverinĂ« pĂ«r “dorĂ«zim tĂ« bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do tĂ« kalojĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar pas shkyçjeve masive të bizneseve nga rrjeti elektrik nga kompania KEDS.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« Facebook, Haradinaj e ka quajtur “shkatĂ«rrues dhe tĂ« qĂ«llimshĂ«m” vendimin, duke akuzuar drejtuesit e ZyrĂ«s sĂ« Kryeministrit se “i kanĂ« lĂ«nĂ« bizneset e KosovĂ«s nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« mafias energjetike, pĂ«r tĂ« trashur xhepat e tĂ« dĂ«gjueshmĂ«ve tĂ« tyre”.

Ai paralajmëroi se ky veprim nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

“Rrethi po ju ngushtohet çdo ditĂ«, dhe ky fund nuk do tĂ« jetĂ« i mirĂ« pĂ«r ta, pashmangshĂ«m do tĂ« pĂ«rballen me ligjin. Kosova ka me u liru nga kĂ«ta gangsterĂ« me agjenda tĂ« dyshimta”, ka thĂ«nĂ« Haradinaj.

Ndërkohë, KEDS njoftoi të shtunën se ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti elektrik, pasi ka përfunduar afati i përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues të licencuar të energjisë.

The post Haradinaj akuzon QeverinĂ« pĂ«r “dorĂ«zim tĂ« bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do tĂ« kalojĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si appeared first on Telegrafi.

Kosova kryeson nĂ« matjet globale pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies: Çka tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat?

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë.

Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë?

Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina. Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe Zvicra.

Megjithatë, asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind.

PĂ«r autorĂ«t e kĂ«tij hulumtimi, tĂ« publikuar nĂ« fund tĂ« korrikut tĂ« kĂ«tij viti, “ta kuptosh se si njerĂ«zit e vlerĂ«sojnĂ« jetĂ«n e tyre Ă«shtĂ« njĂ« matĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i progresit njerĂ«zor” pasi, sipas tyre, format e tjera tĂ« matjes sĂ« progresit – si pĂ«rmes Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto (PBB) – “nuk arrijnĂ« tĂ« tregojnĂ« nĂ«se njerĂ«zit po jetojnĂ« mirĂ«â€.

Sipas tyre, tani raportohet një nivel më i lartë i kënaqshmërisë me mirëqenien për shkak se ka më shumë optimizëm për standardin e jetës, për liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.

Përpos ndjenjës së respondentëve, qendra Gallup i bazon matjet e tyre në disa indikatorë.

Kur raportuan se jeta e tyre po ecën shumë mirë, qytetarët e Kosovës thanë se kanë më pak probleme shëndetësore; më pak ditë kur kanë qenë të sëmurë; më pak shqetësim, stres, mërzi e zemërim; dhe më shumë lumturi, kënaqësi, interesim dhe respekt.

Ky trend pozitiv vërehet edhe kur merret parasysh mesatarja në botë. Numri i atyre që e vlerësojnë jetën e tyre pozitivisht po rritet me kalimin e viteve, ndërsa i atyre që thonë se po vuajnë po zvogëlohet.

Sipas Qendrës Gallup, përmirësimi vërehet te të rinjtë e të vjetrit, te burrat e te gratë, por jo në të gjitha rajonet njësoj.

Mënyra se si Gallup i bën këto matje është e thjeshtë. Qytetarëve u shtrohet kjo pyetje:

Mendojeni një shkallë me nivele nga 0 deri në 10. Niveli i dhjetë simbolizon jetën më të mirë të mundshme për juve dhe niveli zero simbolizon jetën më të keqe të mundshme për juve. Në cilin nivel do ta vendosnit veten sot? Po pas pesë vjetësh?

PĂ«rgjigjet nga 0 deri nĂ« 4 llogaritet si i pĂ«rkojnĂ« kategorisĂ« “nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«â€, nga 4 deri nĂ« 7 “nĂ« vĂ«shtirĂ«si”, dhe mbi 7 “nĂ« gjendje tĂ« mbarĂ«â€.

Edhe rezultati është i thjeshtë. Në botë, mesatarja e përgjigjeve për vitin e kaluar ishte 5.9, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen arritën nivel më të lartë, me përgjigje mesatare prej 7.2./Radio Evropa e Lirë/

The post Kosova kryeson nĂ« matjet globale pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies: Çka tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat? appeared first on Telegrafi.

Shqiptari nĂ« Greqi qĂ« shpĂ«toi delet nga flakĂ«t, shpallet “hero”

Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një zjarr masiv në Patra u bë virale.

Olsien Muçobega, i cili ishte mbi motor, mbante kafshën në krah duke e larguar me shpejtësi nga zona e rrezikut. Ky akt i guximshëm dhe njerëzor i të riut nga Tepelena u përjetua me emocion nga publiku grek, duke e kthyer atë në simbol të solidaritetit dhe humanizmit në një ditë të mbushur me tragjedi.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ky nuk ishte rasti i vetëm kur Muçobega ndërhyri për të shpëtuar jetë. Ai rrëfeu se gjatë të njëjtës ditë arriti të nxjerrë nga rreziku edhe disa qen, të cilët ishin lënë të lidhur dhe të braktisur nga pronarët e tyre.

“A e keni idenĂ« sa qen shpĂ«tuam? ShumĂ« prej tyre ishin tĂ« lidhur. MĂ« thyhet zemra kur mendoj se njerĂ«zit i lĂ«nĂ« kafshĂ«t nĂ« atĂ« gjendje. Kjo Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se neglizhencĂ«, Ă«shtĂ« kriminale”, tha ai me indinjatĂ«.

Olsien, i cili ka ardhur në Greqi në moshën 3-vjeçare, ka kaluar jetën duke punuar në profesione të ndryshme, si bojaxhi, shpërndarës dhe punëtor në restorante. Ai është i martuar me një grua greke dhe ka dy fëmijë, Georgianna dhe Jasona.

Pavarësisht se jeton në Greqi që fëmijë, ai vazhdon të hasë vështirësi me dokumentacionin, duke theksuar me zhgënjim:

“Nuk arrij tĂ« marr lejen qĂ« mĂ« takon, edhe pse duhet tĂ« kisha pasaportĂ«n greke prej kohĂ«sh”.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ndodhej në vendngjarje së bashku me anëtarë të një shoqate lokale, duke ndihmuar zjarrfikësit në përpjekjet për të frenuar flakët. Ai e përshkruan veten si një njeri me pasion të madh për kafshët dhe dëshirën për të ndihmuar çdo qenie të gjallë në rrezik. Kafshët që shpëtoi i përkisnin një fermeri të moshuar që përpiqej me të gjitha forcat të mbronte pronën e tij.

Edhe pse shumëkush e cilëson si hero, Olsien vetë nuk i jep këtij veprimi një ngjyrë të tillë. Për të, ishte thjesht një reagim i natyrshëm për të bërë atë që duhej, në një moment kur jeta dhe natyra ishin nën kërcënimin e shkatërrimit./Euronews Albania

The post Shqiptari nĂ« Greqi qĂ« shpĂ«toi delet nga flakĂ«t, shpallet “hero” appeared first on Telegrafi.

Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë

Në qytetin e Pejës ka filluar sot edicioni i parë i festivalit Via Dinarica Kosovo, një ngjarje që synon të promovojë turizmin malor, prodhimet vendore dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.

Aktiviteti po organizohet nga Fondacioni Utalaya me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim dhe do të zgjasë deri më 17 gusht, raporton KosovaPress.

Festivali u hap me Panairin e Produkteve Vendore dhe turin virtual tĂ« “Via Dinarica Kosovo”, ku vizitorĂ«t patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« njihen me ofertat gastronomike e artizanale tĂ« zonĂ«s.

Ceremonia zyrtare e hapjes, e mbajtur në mbrëmje, përfshiu fjalime nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mes tyre ambasadori i Italisë në Kosovë, zyrtarë të komunave të Pejës dhe Junikut, si dhe përfaqësues të federatave sportive.

Gjatë ceremonisë u bë edhe prezantimi i markës Via Dinarica Kosovo, një hap i rëndësishëm për promovimin e kësaj rruge malore si destinacion turistik.

Kryetarja e fondacionit “Utalaya”, Uta Ibrahimi, tha se ky projekt do t’i bĂ«jĂ« njerĂ«zit nga gjithĂ« bota tĂ« bien zĂ« dashuri me malet tona.

“Kemi sjellĂ« blogerĂ«, gazetarĂ« nga e gjithĂ« bota, qĂ« tĂ« ecim sĂ« bashku me ne nĂ« shtegun e Via Dinarica, Kemi prodhuar njĂ« dokumentar, tĂ« cilin ju ftoj ta shohim bashkĂ« nesĂ«r si premierĂ« dhe sot, gjersa e hapĂ«m kĂ«tĂ« festival, po e mbyllim edhe njĂ« projekt shumĂ« fantastik, sepse Via Dinarica Kosova nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m njĂ« projekt tjetĂ«r po me shumĂ« siguri mund tĂ« them qĂ« Via Dinarica pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shtet qĂ« rri, qĂ« frymon qĂ« pret hapat e ardhshĂ«m. ËshtĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« ardhur pĂ«r tĂ« parĂ«, pĂ«r t’i dashuruar malet tonĂ«, ashtu sikurse ju duam edhe ne,” tha Ibrahimi.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Maurizio Antonini, tha se ky projekt është hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të trashëgimisë natyrore në Kosovë.

“Ky event Ă«shtĂ« njĂ« festim i trashĂ«gimisĂ« sĂ« pasur natyrore tĂ« KosovĂ«s dhe njĂ« testament i vlerave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« bashkĂ«punimit dhe kĂ«mbimit kulturor qĂ« na bashkojnĂ« tĂ« gjithĂ«ve. ia Dinarica Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« shteg, Ă«shtĂ« njĂ« urĂ« qĂ« bashkon komunitete dhe kalon kufij, nxit dialog mes kulturave dhe sjell njerĂ«z sĂ« bashku me shpirtin e zbulimit, respektit dhe kuptimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Nga projekti Natur Kosova e mbĂ«shtetur nga Agjencia Italiane pĂ«r zhvillim dhe bashkĂ«punim, e implementuar nga organizata italiane Voluntari nel mondo dhe partneri lokal Utalaya foundation, po bĂ«jmĂ« hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah trashĂ«giminĂ« unike natyrore dhe kulturore tĂ« KosovĂ«s”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se hapja e shtegut Via Dinarica paraqet një hap të madh drejt integrimit të vendit drejt familjes së madhe evropiane.

“Ndjehem e lumtur qĂ« hapim sot festivalin Via Dinarica Kosova, duke filluar nĂ« PejĂ«, pĂ«r tĂ« vazhduar edhe nĂ« Junik e Deçan, tĂ« vendit tonĂ«, KosovĂ«, me natyrĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme, me njĂ« trashĂ«gimi kulturore e historike tĂ« pasur e tĂ« larmishme me malin MahnicĂ« dhe resurset natyrore dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja me njĂ« rini dinamike, me shumĂ« talent e shpirt, ndĂ«rmarrĂ«sie dhe kulturĂ« moderne, me vlerat tona kombĂ«tare drejtĂ« integrimit nĂ« familje

tonĂ« evropiane. MĂ« vjen mirĂ« qĂ« ky festival, po e shĂ«non edhe fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« njĂ« projekti shumĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« turizmit nĂ« KosovĂ«, projekti NaturĂ« Kosova, qĂ« ka kontribuar nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«rmes aktiviteteve lidhur me trashĂ«giminĂ« natyrore e kulturore nĂ« KosovĂ« dhe zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« shtetit, Via Dinarica, me rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r vendin tonĂ«â€, tha Hajdari.

DitĂ«t nĂ« vijim do tĂ« sjellin aktivitete tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« garĂ«n malore “Podi i Jakupit-Pepaj”, diskutime me blogerĂ« e udhĂ«tarĂ«, premierĂ«n e dokumentarit “Via Dinarica Kosovo” dhe koncerte nga artistĂ« vendorĂ«. Festivali synon tĂ« krijojĂ« njĂ« platformĂ« bashkĂ«punimi mes komuniteteve vendore, operatorĂ«ve turistikĂ« dhe institucioneve, duke nxitur zhvillimin e turizmit nĂ« KosovĂ«.

The post Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë appeared first on Telegrafi.

“1 milionĂ« euro dĂ«m nĂ« blegtori”/ EkspertĂ«t: U dogjĂ«n mijĂ«ra bagĂ«ti e koshere bletĂ«, shifrat pritet tĂ« rriten!

Flakët e zjarrit që dogjën fshatrat e Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në familjet që zjarri u dogji shtëpinë apo gjënë e gjallë.

Demi më tani, vetëm në sektorin e blegtorisë, dëmi përllogaritet te 1 milion euro, pasi sipas të dhënave janë djegur 1000 koshere bletë dhe 4000 krerë bagëti, por kjo shifër në ditët e ardhshme mund të jetë shumë herë më lartë, pasi trupa inspektuese e veterinerëve ende nuk ka rritur të shkojë të gjithë fshatrat e djegur.

“PĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rllogaritje tĂ« thjeshtĂ«, duke pasur parasysh qĂ« njĂ« koshere bletĂ«sh shkon 250-300 euro, nga 1000 bletĂ« tĂ« dĂ«mtuar 300 mijĂ« euro dĂ«m kemi vetĂ«m tek bletĂ«t. NĂ«se llogarisim mĂ« pas numrin e blegtorisĂ« sĂ« djegur qĂ« shkon diku tek 4000 dhe njĂ« kokĂ« kushton 150-200 euro vlera e dĂ«mit shkon tek 900 mijĂ« euro”, thotĂ« eksperti i ekonomisĂ«, Klodian Muço.

Teksa dimë që do të subvencionohen fermerët për kafshët e djegura, nga ana tjetër ende nuk ka një vendim nëse do të veprohet me të njëjtën formë me ato ferma, ku sëmundja e murtajës u shfarosi delet dhe dhitë. si pasojë e këtij infeksioni, deri më tani janë groposur 2164 të imta.

Por zjarri nuk dogji vetëm shtëpi dhe kafshë, por edhe mijëra hektarë tokë me të mbjella si ullishta apo pemë drufrutore, për këto të fundit ende nuk ka asnjë statike se sa është sipërfaqja e djegur dhe a do të do dëmshpërblehet bujku shqiptar

“Duhet tĂ« keni parasysh qĂ« 1 hektarĂ« pyll kushton 15-25 mijĂ« euro çdo gjĂ« ka kosto pa llogaritur shtĂ«pitĂ« e djegura”, shpjegon Muço.

Por, zjarret e qëllimshme apo jo, nuk janë një ngjarje e re për Shqipërinë, pasi për çdo verë, mijëra hektarë tokë në vendin tonë pushtohet nga flakët, dhe për këtë sipas ekspertit të ekonomisë, qeveria duhet të jetë gati edhe financiarisht.

” Jo mĂ« kot nĂ« njĂ« raport tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore citohej qĂ« ShqipĂ«ria duhet tĂ« stacionojĂ« 6-8 mld euro qĂ« t’i shpenzojĂ« pĂ«r mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimaterike”.

Reshjet e shiut ndihmuan në fikjen e zjarrit, edhe në ato zona ku ndërhyrja me zjarrfikëse ishte e vështirë./Top Channel

The post “1 milionĂ« euro dĂ«m nĂ« blegtori”/ EkspertĂ«t: U dogjĂ«n mijĂ«ra bagĂ«ti e koshere bletĂ«, shifrat pritet tĂ« rriten! appeared first on Telegrafi.

Parku Natyror “Syri i KaltĂ«r” i hapur dhe i sigurt pĂ«r vizitorĂ«t

Agjencia KombĂ«tare e Zonave tĂ« Mbrojtura (AKZM) njoftoi sot se Parku Natyror “Syri i KaltĂ«r” nĂ« SarandĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r vizita dhe i sigurt pĂ«r turistĂ«t. AKZM apelon qĂ« vizitorĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes, tĂ« jenĂ« vigjilentĂ« dhe tĂ« njoftojnĂ« strukturat shtetĂ«rore pĂ«r çdo situatĂ« tĂ« pazakontĂ«.

Një ditë më parë, punonjës të AKZM kryen një inspektim në terren, ku në vlerësimin paraprak u evidentua se 30.66 hektarë të sipërfaqes së parkut janë përshkruar ose dëmtuar nga zjarri. Struktura e AKZM, në bashkëpunim me AdZM Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, janë angazhuar për rikthimin e plotë të sigurisë për komunitetin, bizneset në zonë dhe vizitorët.

“Analiza e dĂ«meve dhe humbjeve nga zjarret nĂ« pyje dhe kullota Ă«shtĂ« pjesĂ« e masave pĂ«r fazĂ«n e rimĂ«kĂ«mbjes. Solidariteti, bashkimi i pĂ«rpjekjeve dhe rikuperimi psikologjik e emocional janĂ« parimet qĂ« na udhĂ«heqin”, thekson AKZM.

Zjarri qĂ« nisi nĂ« fshatin Krane, njĂ«sia administrative Mesopotam, kaloi nĂ« fshatin PecĂ«, shumĂ« pranĂ« Syrit tĂ« KaltĂ«r. FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« menjĂ«hershme tĂ« forcave zjarrfikĂ«se dhe strukturave shtetĂ«rore, flakĂ«t u shuan duke parandaluar dĂ«mtimin e monumentit natyror. Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, nĂ« lartĂ«sitĂ« e Malit tĂ« Sopotit vijoi puna pĂ«r shuarjen e zjarrit me 67 forca zjarrfikĂ«se, 30 forca bashkiake, 80 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, 6 autoambulanca, 30 forca mbĂ«shtetĂ«se dhe 11 automjete zjarrfikĂ«se. NĂ« ndihmĂ« u angazhua edhe avioni italian “Canadair”.

The post Parku Natyror “Syri i KaltĂ«r” i hapur dhe i sigurt pĂ«r vizitorĂ«t appeared first on Telegrafi.

Operacioni “Lavazhi”, arrestohen tre persona pĂ«r trafikim tĂ« drogĂ«s nĂ« MitrovicĂ«

ZyrtarĂ«t policorĂ« nga Drejtoria pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« – NjĂ«sia MitrovicĂ«, kanĂ« zhvilluar sot njĂ« aksion tĂ« koduar “Lavazhi”, me qĂ«llim arrestimin e personave tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« trafikim me lĂ«ndĂ« narkotike.

Aksioni është realizuar pas urdhrit për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, ku policia ka bastisur disa lokacione në Mitrovicë, me asistimin e Njësisë Speciale Operative dhe Forenzikës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: 19 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë (184.8 gr), 25 qese me substancë të dyshuar kokainë (85 gr), 1,080 euro para të gatshme, 2 peshore digjitale, 3 automjete, 3 telefona celularë, si dhe prova tjera relevante.

Si tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope ose analoge”, janĂ« arrestuar tre persona – njĂ«ri prej tyre i mitur.

Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri për 24 orë./Telegrafi/

The post Operacioni “Lavazhi”, arrestohen tre persona pĂ«r trafikim tĂ« drogĂ«s nĂ« MitrovicĂ« appeared first on Telegrafi.

AME: 78 vatra zjarri regjistrohen sot në Kosovë, zjarrfikësit dhe FSK në terren

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend, prej të cilave 17 vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse.

Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv, por nën kontroll. Këto zona sot i ka vizituar Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Metaj, i cili është njohur nga afër me veprimet e ndërmarra në terren.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.

;

The post AME: 78 vatra zjarri regjistrohen sot në Kosovë, zjarrfikësit dhe FSK në terren appeared first on Telegrafi.

“Qindra kompani po luftojnĂ« padrejtĂ«sinĂ« e ZRRE-sĂ«â€, Ajvazi: Nuk jemi kundĂ«r tregut tĂ« lirĂ«

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), bizneset kosovare kanë dalë në tregun e lirë që nga 1 qershori.

Ai theksoi se tashmë kanë kaluar 75 ditë ku kompanitë po përballen me këtë që e konsideron padrejtësi.

“Kemi pas vendime nga Gjykata, ku biznese ka tĂ« cilat e kanĂ« fituar masĂ«n e sigurisĂ« dhe janĂ« kthyer nga ZRRE nĂ« tregun e rregulluar, nĂ« FSHU, sepse ajo qĂ« e kemi thĂ«nĂ« nga dita e parĂ« janĂ« 1000 biznese tĂ« cilat jashtĂ«ligjshĂ«m janĂ« nxjerrĂ« nĂ« treg dhe ne i kemi thĂ«nĂ« ZRRE-sĂ«: nuk jemi kundĂ«r tregut tĂ« lirĂ«, ne jemi pro tregut tĂ« lirĂ«, por kur ka konkurrencĂ« dhe kur ligji e parasheh,” ka deklaruar Ajvazi.

Ai shtoi se ka qindra lëndë në gjykatë dhe se çdo ditë ka biznese që plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë, të cilat, sipas tij, duhet të trajtohen ndryshe.

“ZRRE i ka nxjerrĂ« nĂ« tregun e lirĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« ‘shabllon’ 1.300 kompani, duke e ditur qĂ« po e shkel ligjin”, tha ai.

The post “Qindra kompani po luftojnĂ« padrejtĂ«sinĂ« e ZRRE-sĂ«â€, Ajvazi: Nuk jemi kundĂ«r tregut tĂ« lirĂ« appeared first on Telegrafi.

Vrasja e trefishtë, protestohet në Gjilan

Ngjarja e rëndë e kësaj jave në të cilën mbetën tre persona të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë, ka shkaktuar reagim në vendin tonë.

MĂ« 10 gusht nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova” nĂ« Gjilan ndodhi njĂ« vrasje e trefishtĂ«. Tre persona tĂ« dyshuar lidhur me ngjarjen e rĂ«ndĂ«, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe EngjĂ«ll Shkodra vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« arrati.

NjĂ« protestĂ« Ă«shtĂ« mbajtur sonte para objektit tĂ« GjykatĂ«s Themelore nĂ« Gjilan, e organizuar nga Qendra sociale “PĂ«rpjekja” me moton “KundĂ«r sistemit tĂ« kalbur tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€.

Protestuesit me këtë rast bënë thirrje që institucionet e drejtësisë që të jenë transparente dhe të ndalojnë dorëzaninë për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Gjykata ta vendosë drejtësinë, Sistemi i drejtësisë në shërbim të fajdexhinjve, Drejtësi, jo dorëzani, Kriminelë me çekiç, Pa drejtësi nuk ka demokraci, Gjykata i ka duart me gjak, Ndalim me ligj të dorëzanisë për personat e përfshirë në krim të organizuar, ishin disa nga kërkesat e protestuesve.

GjyqtarĂ«t e prokurorĂ«t tĂ« mbahen pĂ«rgjegjĂ«s, drejtĂ«sia nuk shitet. Nuk pranojmĂ« tĂ« shkelemi nga tĂ« fortĂ«t. I bĂ«jmĂ« thirrje sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« ose reformohu, ose tĂ« reformojmĂ« ne, thanĂ« aktivistĂ« tĂ« QendrĂ«s sociale “PĂ«rpjekja”.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente, ndërsa të pranishëm në mbarëvajtjen e saj ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të mbahet një tjetër protestë para gjykatës dhe prokurorisë në Prishtinë, dhe se për këtë publiku do të informohet me kohë.

Kujtojmë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë për KosovaPress se Mefail Shkodra dhe djali i tij, me propozimin e PSRK-së ishin liruar me dorëzani, ku të njëjtit ishin arrestuar për fajde në verën e vitit të kaluar.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës tha për KosovaPress se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj Mefail Shkodrës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, më 10 gusht.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se nga viti 2000 për Mefail Shkodrën janë pranuar 5 raste penale, kurse për 4 raste është ngritur aktakuzë. Sa i përket Edonis Shkodrës dhe Engjëll Shkodrës, Prokuroria Themelore ka njoftuar se nuk kanë pasur asnjë rast të proceduar në cilësinë e të dyshuarve.

Presidentja Vjosa Osmani ka kĂ«rkuar nga organet kompetente qĂ« sa mĂ« parĂ« t’i kapin autorĂ«t dhe t’i nxjerrin para drejtĂ«sisĂ«.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës.

The post Vrasja e trefishtë, protestohet në Gjilan appeared first on Telegrafi.

FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw.

Kurti e cilësoi furnizimin si dëshmi të partneritetit të palëkundur me SHBA-të.

“Ky furnizim i jashtĂ«zakonshĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r dĂ«shmi e partneritetit tonĂ« tĂ« palĂ«kundur me ShBA-tĂ« dhe gjithashtu edhe njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« fuqizimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« vendit tonĂ«â€.

“Ushtria jonĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« zhvillohet krah pĂ«r krah me partnerin tonĂ« strategjik, si nĂ« aspektin e trajnimeve, ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« shkollimit dhe doktrinĂ«s, e cila Ă«shtĂ« e bazuar nĂ« atĂ« tĂ« ushtrisĂ« sĂ« SHBA-ve”, theksoi Kurti./Telegrafi/

The post FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë asamblisti i Kuvendit Komunal të Podujevës, Gazmend Islami

Ish-kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka ndërruar jetë.Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka shprehur ngushëllimet familjes Islami, miqve dhe kolegëve të tij.

”Gazi njihej pĂ«r veprimtarinĂ« e tij tĂ« vazhdueshme patriotike, pĂ«rkushtimin ndaj çështjes kombĂ«tare dhe angazhimin e palodhshĂ«m nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve.NĂ« kĂ«to momente tĂ« dhimbjes, shprehi ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjen Islami, miqtĂ« dhe kolegĂ«t e tij”, ka shkruar Bulliqi.

The post Ndërron jetë asamblisti i Kuvendit Komunal të Podujevës, Gazmend Islami appeared first on Telegrafi.

❌