Rreth 40 vetura të vjedhura, mbi 100 vepra penale: Rrëfimi i 17-vjeçarit nga burgu
Një 17-vjeçar i dënuar për vjedhje tregon për jetën e tij, që nga mosha 10-vjeçare.
I dënuar aktualisht me dy vjet burgim për disa raste të vjedhjeve, i mituri rrëfen se ka kryer mbi 100 vepra penale, duke përfshirë grabitje, vjedhje, përdorim dhe shpërndarje droge, lëndime trupore dhe madje tentim vrasje.
Në RTVDukagjini, ai pohon se përdorimi i kokainës dhe marihuanës ka nisur që në moshën 10-vjeçare, nën ndikimin e një rrethi të keq shoqëror.
“Unë jam 17 vjeçar, jam këtu qe 8 muaj ditë. Jam për vjedhje, i kam dënim edhe 1 vit e 4 muaj me i mbajtë. Jam për vepra të ndryshme normalisht për vjedhje që i kam bërë. Por jam i dënuar vetëm për vjedhje por kam edhe vepra të tjera…
Herën e parë jam kanë në vepër me një shok. Kam pasur grabitje, lëndime të lehta trupore, therje, qisi sene. Kam pasur shumë i kam pasur nja 100, i kam mbyllur krejt normal. Lëndime të rënda trupore, vrasje në tentativë qishtu.
Po kam përdor marihuanë edhe kokainë. Diku 7-8 vjet. Mundem me thënë nga mosha 10 vjeçare”, ka thënë 17-vjeçari.
Njohuritë e fituara si ndihmës mekanik me babain e tij, i ktheu në aftësi për të vjedhur makina të modeleve të ndryshme, duke përfshirë një BMW M4 me vlerë mbi 30 mijë euro. Ai tregon se i ka dokumentuar të gjitha veturat që i ka vjedhur, një lloj “koleksioni personal”, sipas tij.
Vetëm për rreth 10 prej tyre është ndëshkuar.
“Kam parë qysh i dhezke kerret me tele e sene vene qishtu. Tani i mbajsha në mend kur dilsha me vjedh, jav heksha kapakin posht. Valla kam vjedhur shumë nja 40 e diçka. I kam në telefon çdo markë të kerrit. Çdo markë të kerrit që e kam vjedh i kam shkruajtur vetëm për qef. Sa u kanë vlera e tyre përafërsisht, një kerr që kam mujt me vjedh më i shtrenjti ka qenë një BMW M4… E kam pasur një shok të Babit, edhe kur shkojsha me shië kerre, i thojsha mos i kallxo kërkujt, ai i prishke, normal për pjesë. Ai qaq sa kushtojke, ai qaq i merrke se ju dufshin pjesët për kerre të tjera, se ka pasur kerre shumë. Ama ai e dike që është kerri i vjedhur…”.
The post Rreth 40 vetura të vjedhura, mbi 100 vepra penale: Rrëfimi i 17-vjeçarit nga burgu appeared first on Telegrafi.