❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

METEO – Franca JugperĂ«ndimore pĂ«rfshihet nga njĂ« valĂ« e tĂ« nxehtit

PARIS, 11 gusht /ATSH/- Një valë e të nxehtit përvëlues përfshiu sot Francën jugperëndimore, me temperatura deri në 43 gradë Celsius në rajonet, Charente dhe Aude, sipas AP.

NĂ« Aude – njĂ« mozaik vreshtash dhe shkurresh mesdhetare – qindra zjarrfikĂ«s luftuan me flakĂ«t pas shpĂ«rthimit tĂ« njĂ« zjarri masiv qĂ« dogji 16,000 hektarĂ« tokĂ«, javĂ«n e kaluar.

Zyrtarët thanë se flakët janë nën kontroll, por paralajmërojnë se zjarri nuk do të shuhet plotësisht për javë të tëra.

Autoriteti kombĂ«tar i motit, “Meteo-France” lĂ«shoi alarmin e kuq nĂ« 12 rajone -paralajmĂ«rimi mĂ« i lartĂ« i FrancĂ«s – pĂ«r shkak tĂ« nxehtĂ«sisĂ« sĂ« jashtĂ«zakonshme qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« bregun e Atlantikut deri nĂ« fushat mesdhetare.

Alarmi i kuq Ă«shtĂ« lĂ«shuar tetĂ« herĂ« qĂ« nga viti 2004 – pas njĂ« vere tĂ« nxehtĂ« vdekjeprurĂ«se, njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Vala e tĂ« nxehtit, e dyta nĂ« FrancĂ«, filloi tĂ« premten dhe pritet tĂ« zgjasĂ« gjithĂ« javĂ«n – deri mĂ« 15 gusht. //a.i/

 

The post METEO – Franca JugperĂ«ndimore pĂ«rfshihet nga njĂ« valĂ« e tĂ« nxehtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE: Takimi Trump-Putin nuk mund tĂ« vendosĂ« pĂ«r shkĂ«mbimet e territoreve nĂ« UkrainĂ«

BRUKSEL, 11 gusht /ATSH/- Ukraina dhe mbĂ«shtetĂ«sit e saj evropianĂ« kĂ«mbĂ«ngulin se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Rusia nuk mund tĂ« vendosin pĂ«r shkĂ«mbime tokash “pas shpine” gjatĂ« samitit tĂ« planifikuar kĂ«tĂ« javĂ«, sipas AP.

Evropianët thanë se Moska nuk ka gjasa të heqë dorë nga kontrolli i tokës ukrainase.

Përpara samitit në Alaskë të premten, presidenti i SHBA-së, Donald Trump sugjeroi se një marrëveshje paqeje mund të përfshinte disa shkëmbime territoresh, por evropianët nuk shohin asnjë shenjë se Rusia mund të ofrojë diçka për shkëmbim. Evropianët dhe ukrainasit deri më tani nuk janë ftuar në samit.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot pas bisedimeve mbi Ukrainën midis këshilltarëve të sigurisë të SHBA-së dhe Evropës gjatë fundjavës.

Ministrat e BE-së besojnë se presidenti Vladimir Putin do të përpiqet të pretendojë një fitore politike duke e portretizuar Ukrainën si të paepur.

Shqetësimet janë rritur në Evropë dhe Ukrainë se Kievi mund të jetë nën presion për të hequr dorë nga toka ose për të pranuar kufizime të tjera të sovranitetit të tij.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kane hedhur poshtë idenë që Putini duhet të pretendojë çdo territor edhe para se të bjerë dakord për një armëpushim.

“NdĂ«rsa punojmĂ« drejt njĂ« paqeje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« drejtĂ«, e drejta ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« e qartĂ«: TĂ« gjitha territoret e pushtuara pĂ«rkohĂ«sisht i pĂ«rkasin UkrainĂ«s”, tha shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas, nĂ« prag tĂ« takimit ministror.

“NjĂ« paqe e qĂ«ndrueshme do tĂ« thotĂ« gjithashtu se agresioni nuk mund tĂ« shpĂ«rblehet”, tha Kallas.

Në vitin 2022, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe Kherson dhe Zaporizhia në jug, edhe pse nuk i kontrollon plotësisht ato.

Ajo gjithashtu pushtoi Gadishullin e Krimesë, në vitin 2014. //a.i/

 

The post BRUKSEL – BE: Takimi Trump-Putin nuk mund tĂ« vendosĂ« pĂ«r shkĂ«mbimet e territoreve nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Express”: ShqipĂ«ria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« bregdet

LONDËR, 11 gusht /ATSH/- Maldivet janĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr pĂ«r shumĂ« pushues falĂ« plazheve tĂ« tyre tĂ« pastra, ujĂ«rave tĂ« kaltra dhe temperaturave tĂ« ngrohta rreth 30 gradĂ« Celsius, shkruan Anders Anglesey nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Express”.

ShqipĂ«ria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e EvropĂ«s” – falĂ« plazheve tĂ« saj tĂ« pastra, ujĂ«rave kristalore dhe temperaturave qĂ« arrijnĂ« nĂ« 30 gradĂ« Celsius, Ă«shtĂ« njĂ« destinacion shumĂ« afĂ«r BritanisĂ« sĂ« Madhe dhe tĂ«rheqĂ«se pĂ«r shumĂ« turistĂ«.

NdĂ«rsa e gjejmĂ« veten nĂ« kulmin e sezonit turistik – me hotele tĂ« rezervuara dhe bagazhe padyshim tĂ« paketuara, disa vizitorĂ« mund tĂ« jenĂ« duke kĂ«rkuar tashmĂ« destinacionin e tyre tĂ« ardhshĂ«m tĂ« udhĂ«timit.

Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.

MegjithatĂ«, çmimet e larta dhe kohĂ«zgjatja e udhĂ«timit mund t’i dekurajojnĂ« disa turistĂ« nga arratisja e tyre nĂ« Oqeanin Indian.

“Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistĂ«t balancuan kufizimet buxhetore dhe dĂ«shirat pĂ«r pushime luksoze.

Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.

“Booking.com” tha se 50% e pushuesve dĂ«shironin tĂ« vizitonin njĂ« vend ku shpenzimet e jetesĂ«s ishin mĂ« tĂ« ulĂ«ta se nĂ« vendin e tyre tĂ« origjinĂ«s.

Vitin e kaluar, ekspertĂ«t e udhĂ«timeve tĂ« “Booking.com” sugjeruan qĂ« pushuesit mund tĂ« zgjidhnin plazhet magjepsĂ«se dhe akomodimet mahnitĂ«se buzĂ« detit nĂ« ShqipĂ«ri.

Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.

NĂ« mĂ«nyrĂ« specifike, “Booking.com” e pĂ«rcaktoi qytetin bregdetar tĂ« VlorĂ«s si njĂ« nga zgjedhjet e tyre kryesore pĂ«r vitin 2025.

Xhevahiri i Ballkanit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« plazh – falĂ« ujĂ«rave tĂ« kristalta, maleve mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe pĂ«rballueshmĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« turistĂ«t.

“E fshehur nĂ« jugperĂ«ndim – perla e ShqipĂ«risĂ«, Vlora – Ă«shtë pika e fillimit tĂ« RivierĂ«s Shqiptare dhe njĂ« bazĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r udhĂ«time rrugore pĂ«r tĂ« eksploruar vijĂ«n bregdetare me diell.

Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.

Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.

Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ekziston gjithashtu njĂ« mori fluturimesh me çmime tĂ« pĂ«rballueshme qĂ« ju çojnĂ« direkt nga Britania e Madhe nĂ« ShqipĂ«ri – sigurohuni qĂ« tĂ« eksploroni opsionet mĂ« tĂ« mira qĂ« i pĂ«rshtaten nevojave tuaja.

Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.

Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.

Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.

Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.

Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata. //a.i/

https://www.express.co.uk/travel/europe/2093038/vlore-albania-maldives-of-europe

 

 

 

 

The post “Express”: ShqipĂ«ria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« bregdet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

POLONI – Tusk: FrikĂ« dhe shpresĂ« para bisedimeve Trump-Putin

VARSHAVË, 11 gusht /ATSH/- Kryeministri i PolonisĂ« tha sot se kishte njĂ« ndjenjĂ« frike dhe shprese pĂ«rpara samitit Rusi-SHBA mbi luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« kĂ«tĂ« javĂ«, ndĂ«rsa shtoi se Uashingtoni ishte zotuar tĂ« konsultohej me partnerĂ«t e tij evropianĂ« pĂ«rpara bisedimeve, sipas “Reuters”.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, do tĂ« takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nĂ« Alaska mĂ« 15 gusht, dhe Kievi ka ngritur shqetĂ«sime se tĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit mund tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« diktojnĂ« kushtet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s 3-vjeçare e gjysmĂ«.

“Pala amerikane ka premtuar se do tĂ« konsultohet me partnerĂ«t evropianĂ« mbi qĂ«ndrimin e saj para takimit nĂ« AlaskĂ«â€, tha Donald Tusk nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Do tĂ« pres pĂ«r efektet e takimit midis presidentĂ«ve Trump dhe Putin – kam shumĂ« frikĂ« dhe shumĂ« shpresĂ«â€, shtoi ai.

Ai tha se deklarata e fundit e Trump mbi luftën në Ukrainë mund të japin përshtypjen se presidenti amerikan po i kupton gjithnjë e më shumë argumentet ukrainase dhe evropiane në lidhje me konfliktin, por shtoi se nuk ishte 100% i sigurt se ky qëndrim do të ishte i qëndrueshëm.

UdhĂ«heqĂ«sit francezĂ«, italianĂ«, gjermanĂ«, polakĂ«, britanikĂ«, finlandezĂ« dhe tĂ« Komisionit Evropian mirĂ«pritĂ«n tĂ« shtunĂ«n pĂ«rpjekjet e Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s – ndĂ«rsa theksuan nevojĂ«n pĂ«r tĂ« ushtruar presion mbi RusinĂ« dhe pĂ«r tĂ« ofruar garanci sigurie pĂ«r Kievin.

“Kievi duhet tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« çdo diskutim rreth pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, tha sot kryeministri polak Donald Tusk. //a.i/

The post POLONI – Tusk: FrikĂ« dhe shpresĂ« para bisedimeve Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dokumentari “Ozzy Osbourne: Coming Home” shfleton kapitullin e fundit tĂ« jetĂ«s sĂ« ikonĂ«s sĂ« “Black Sabbath”

LONDËR, 10 gusht /ATSH/-  NjĂ« dokumentar i ri i dedikuar Ozzy Osbourne do t’u tregojĂ« fansave “kapitullin e fundit” tĂ« jetĂ«s sĂ« tij, duke pĂ«rfshirĂ« udhĂ«timin e tij deri nĂ« performancĂ«n e fundit nĂ« shfaqjen e lamtumirĂ«s sĂ« “Black Sabbath” nĂ« Birmingham nĂ« korrik, sipas BBC.

I xhiruar gjatĂ« tre viteve, dokumentari “Ozzy Osbourne: Coming Home” tregon historinĂ« e jetĂ«s sĂ« kĂ«ngĂ«tarit dhe bashkĂ«shortes sĂ« tij Sharon, ndĂ«rsa ata pĂ«rpiqen tĂ« pĂ«rmbushin Ă«ndrrĂ«n e tyre tĂ« gjatĂ« pĂ«r t’u kthyer nĂ« BritaninĂ« e Madhe.

Ai gjithashtu do t’u tregojĂ« audiencĂ«s betejat e vokalistit tĂ« “Black Sabbath” pĂ«r tĂ« qĂ«nĂ« mjaftueshĂ«m nĂ« formĂ« pĂ«r tĂ« performuar, dhe pasojat e shĂ«ndetit tĂ« tij tĂ« dobĂ«t. Siç thotĂ« vajza e tij Kelly Osbourne nĂ« film: “Iron Man nuk ishte vĂ«rtet prej hekuri”.

Filmi njĂ«orĂ«sh do tĂ« transmetohet nĂ« “BBC One” tĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 18 gusht, nĂ« orĂ«n 21:00 dhe do tĂ« jetĂ« gjithashtu i disponueshĂ«m nĂ« “BBC iPlayer”.

Dokumentari tregohet përmes anëtarëve të familjes Osbourne, duke përfshirë Sharon, Kelly dhe djalin Jack Osbourne.

I konceptuar fillimisht si njĂ« serial, “Home to Roost”, i njoftuar nĂ« vitin 2022, projekti evoluoi nĂ« njĂ« dokumentar njĂ«orĂ«sh ndĂ«rsa shĂ«ndeti i Osbourne u pĂ«rkeqĂ«sua.

Ai do të transmetohet më pak se një muaj pas vdekjes së ikonës së heavy metal, dy javë pasi ai u ngjit në skenë për herë të fundit, në Villa Park.

Filmi pasqyron udhëtimin e tyre ndërsa ata përgatiten të kthehen në Britaninë e Madhe.

Ai përmban momente familjare, humor, reflektim dhe tregon shpirtin e qëndrueshëm që e bëri Ozzy-n një ikonë globale.

Ozzy donte tĂ« kthehej nĂ« Britani tĂ« Madhe dhe tĂ« shfaqej nĂ« skenĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit – filmi Ă«shtĂ« njĂ« rrĂ«fim frymĂ«zues dhe prekĂ«s i pĂ«rmbushjes sĂ« kĂ«saj Ă«ndrre nga ana e tij.

Legjenda e heavy metal është dashur nga miliona njerëz në të gjithë botën jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për ndjenjën e tij të ndershmërisë e tij. //a.i/

The post Dokumentari “Ozzy Osbourne: Coming Home” shfleton kapitullin e fundit tĂ« jetĂ«s sĂ« ikonĂ«s sĂ« “Black Sabbath” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkencëtarët shpikin akulloren që i reziston nxehtësisë

LONDËR, 10 gusht /ATSH/ Akullorja Ă«shtĂ« njĂ« produkt bazĂ« i verĂ«s – por shkrihet shpejt kur temperaturat janĂ« tĂ« larta. A mund tĂ« ndihmojnĂ« shkencĂ«tarĂ«t pĂ«r ta mbajtur atĂ« tĂ« freskĂ«t?, sipas BBC.

Akulloret e kompanisĂ« japoneze “Kanazawa Ice”, qĂ« i rezistuan nxehtĂ«sisĂ« pa u shkrirĂ« u bĂ«nĂ« virale disa vite mĂ« parĂ«.

Shkencëtarët që fshihen pas kësaj akulloreje e kishin mbushur atë me polifenole, një klasë molekulash antioksiduese që gjenden në shumë fruta.

Rezultati ishte një stabilitet i çuditshëm, një mungesë e dukshme e lëngut kremoz që rrjedh mbi gishta. Si funksionon?

Akullorja përbëhet kryesisht nga kremi dhe sheqeri. Makineritë për prodhimin e kësaj lënde e përziejnë lëngun e ëmbël në një kazan frigoriferik dhe kur formon një shtresë të ngrirë në brendësi të kazanit, një pajisje e copëton atë.

Kjo i pengon kristalet e akullit të rriten në një madhësi të pakëndshme, fenomeni që qëndron pas strukturës pak të dhëmbëzuar të një akulloreje kur e sillni në shtëpi nga dyqani ushqimor.

Kur akullorja, shkrihet dhe më pas ngrihet përsëri, krijohen kristale të trasha dhe të pakëndshme.

Ky është një problem i njohur me marrjen e akullores nga ngrirja e saj e parë në një botë plot me temperatura të larta.

Prodhuesit e akullores përdorin tashmë një numër stabilizuesish, siç është karagenani nga algat e detit, farat e guarit, për të parandaluar që akullorja të mos shkrijë shumë gjatë transportimit të saj.

Cameron Wicks, një shkencëtare ushqimore që studioi në Universitetin e Wisconsin, kreu një eksperiment duke përzier kremra dhe përdorur nivele gjithnjë e më të larta të një polifenoli të veçantë: acidit tanik.

Në eksperimentet ku ajo përziente kremin me acid tanik 0,75%, 1,5% dhe 3%, ajo vuri re se pothuajse menjëherë, përqendrimet më të larta filluan të trashen.

Pasi përzierjet u ftohën për 24 orë, ajo vuri re se acidi tanik i kishte bërë ato në formë xhelatine, aq fort sa përzierja 3% mund të pritej me thikë ose të kthehej përmbys pa rënë nga një filxhan.

Duke e futur kremin nën mikroskop, Wicks zbuloi se përqendrimet më të larta kishin globula yndyre më të dallueshme.

Ajo dhe kolegët e saj sugjeruan se acidi tanik po bashkëvepronte me proteinat në krem, duke krijuar një rrjet mbështetës ose barrierë për bashkimin e globeve të yndyrës.

Kjo do të shpjegonte pse akullorja e bërë nga një substancë e tillë është rezistente ndaj shkrirjes: yndyrnat e çliruara nga kristalet e shkrira të kremit nuk do të ishin në gjendje të rridhnin, falë shtimit të polifenolit.

Megjithatë, ky truk kimik nuk është një mënyrë për të thyer ligjet fizike të Universit.

Wicks zbuloi në eksperimentet e mëvonshme, se akullorja e bërë në këtë mënyrë fiton një strukturë të ngjashme me pudingun, megjithëse do të vazhdojë të qendrojëpak a shumë në formën e saj të mëparshme. Dhe polifenolet, sigurisht, nuk e mbajnë akulloren të ftohtë. //a.i/

The post Shkencëtarët shpikin akulloren që i reziston nxehtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky dhe Starmer diskutojnĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«

KIEV, 9 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi sot njĂ« bisedĂ« telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer, sipas “Reuters”.

Zelensky tha se tĂ« dy liderĂ«t ndanin tĂ« njĂ«jtin mendim mbi rrezikun e planit tĂ« RusisĂ« pĂ«r “te reduktuar gjithçka nĂ« diskutimin e tĂ« pamundurĂ«s”.

Presidenti ukrainas ka kryer njĂ« seri telefonatash gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit me liderĂ«t e vendeve aleate – pas vizitĂ«s sĂ« tĂ« dĂ«rguarit tĂ« presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, nĂ« MoskĂ« dhe njoftimit tĂ« njĂ« takimi tĂ« planifikuar mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, mĂ« 15 gusht, nĂ« AlaskĂ«. //a.i/

The post KIEV – Zelensky dhe Starmer diskutojnĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rreth 20 vende arabe dhe myslimane dĂ«nojne planin izraelit pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e Qytetit tĂ« GazĂ«s

KAJRO, 9 gusht /ATSH-AFP/- Rreth 20 vende arabe dhe myslimane kanë dënuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar atë një përshkallëzim të rrezikshëm.

Vendet, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, thanë se plani përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe një përpjekje për të rrënjosur pushtimin e paligjshëm në kundërshtim me legjitimitetin ndërkombëtar.

Qeveria e Benjamin Netanyahut njoftoi dje planin pĂ«r njĂ« pushtim tĂ« plotĂ« tĂ« territorit tĂ« GazĂ«s – pavarĂ«sisht kundĂ«rshtimit nga udhĂ«heqĂ«sit ushtarakĂ«.

Izraeli vlerësohet se kontrollon rreth 75% të territorit të shkatërruar kryesisht, i cili është shtëpia e afërsisht 2 milionë palestinezëve. //a.i/

 

The post FOKUS – Rreth 20 vende arabe dhe myslimane dĂ«nojne planin izraelit pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e Qytetit tĂ« GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Integriteti territorial i UkrainĂ«s i pĂ«rcaktuar nĂ« kushtetutĂ«, i panegociueshĂ«m

KIEV, 9 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmĂ«roi sot se çdo marrĂ«veshje paqeje qĂ« pĂ«rjashton Kievin do tĂ« çonte nĂ« njĂ« “rrugĂ« pa krye” – duke iu referuar takimit tĂ« planifikuar midis presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, sipas AP.

Takimi Trump-Putin, i planifikuar të premten në Alaska shihet si një progres i mundshëm në luftën më shumë se 3-vjeçare.

Trump ka pranuar të takohet me Putinin edhe nëse udhëheqësi rus nuk do të takohej me Zelensky, duke nxitur frikën se Ukraina mund të lihet mënjanë në përpjekjet për të ndaluar konfliktin më të madh të kontinentit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, Zelensky tha se integriteti territorial i Ukrainës, i përcaktuar në kushtetutë, duhej të ishte i panegociueshëm ndërsa theksoi se paqja e qëndrueshme duhej të përfshinte zërin e Ukrainës në tryezë.

Zelensky tha se Ukraina nuk do t’i jepte tokĂ«n e saj RusisĂ«.

“Çdo vendim qĂ« merret pa UkrainĂ«n Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« vendim kundĂ«r paqes. Ato nuk do tĂ« sjellin asgjĂ«. KĂ«to janĂ« vendime tĂ« vdekura. Ato nuk do tĂ« funksionojnĂ« kurrĂ«â€, tha Zelensky duke folur pĂ«r shqetĂ«simet e UkrainĂ«s – se njĂ« takim i drejtpĂ«rdrejtĂ« midis Putinit dhe Trumpit mund tĂ« margjinalizojĂ« interesat e Kievit dhe EvropĂ«s.

ZyrtarĂ«t ukrainas thanĂ« mĂ« herĂ«t se Kievi do tĂ« ishte i gatshĂ«m tĂ« pranonte njĂ« marrĂ«veshje paqeje – qĂ« “de facto” do tĂ« njihte paaftĂ«sinĂ« e UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« rifituar territoret e humbura ushtarakisht. //a.i/

The post KIEV – Zelensky: Integriteti territorial i UkrainĂ«s i pĂ«rcaktuar nĂ« kushtetutĂ«, i panegociueshĂ«m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Italia Jugore pĂ«rfshihet nga zjarri masiv

ROMË, 9 gusht /ATSH-DPA/- Italia Jugore u pĂ«rfshi nga njĂ« zjarr masiv mbrĂ«mjen e djeshme, ndĂ«rsa autoritetet lokale janĂ« vendosur nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« lartĂ«.

“Zjarri nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« Vezuvit nĂ« ItalinĂ« jugore u pĂ«rhap deri nĂ« shpatet e Malit Soma, i cili Ă«shtĂ« pjesĂ« e kompleksit vullkanik tĂ« Malit Vezuv pranĂ« Napolit, duke arritur njĂ« lartĂ«si prej 1,050 metrash”, thanĂ« autoritetet e parkut.

Për shkak të erërave dhe temperaturave të larta, zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë zonën. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar flakët.

“Jemi thellĂ«sisht tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r situatĂ«n,” tha shefi i parkut Raffaele De Luca.

“Po monitorojmĂ« progresin e zjarrit minutĂ« pas minute, nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me autoritetet pĂ«rkatĂ«se”, shtoi ai.

Parku Kombëtar i Vezuvit përfshin Malin Vezuv, një vullkan aktiv i famshëm për shpërthimin e tij në vitin 79 pas Krishtit që përfshiu qytetin e Pompeit, dhe kraterin e Malit Soma.

Parku është një Rezervë e Njeriut dhe Biosferës (MAB) e UNESCO-s. //a.i/

The post METEO – Italia Jugore pĂ«rfshihet nga zjarri masiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKSIKË – Sheinbaum pĂ«rjashton planin ushtarak tĂ« Trump nĂ« territorin meksikan kundĂ«r karteleve tĂ« drogĂ«s

MEKSIKO SITI, 9 gusht /ATSH/- Meksika tha se ushtria amerikane nuk do tĂ« hyjĂ« nĂ« territorin e saj – pas raportimeve se presidenti Donald Trump ka udhĂ«zuar Pentagonin tĂ« shĂ«njestrojĂ« kartelet e drogĂ«s nĂ« AmerikĂ«n Latine, sipas BBC.

“Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nuk do tĂ« vijnĂ« nĂ« MeksikĂ« me ushtrinĂ«â€, tha presidentja Claudia Sheinbaum.

“Ne bashkĂ«punojmĂ«, por nuk do tĂ« ketĂ« pushtim. Kjo absolutisht pĂ«rjashtohet”, shtoi ajo.

“New York Times” raportoi dje se Trump kishte nĂ«nshkruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« fshehtĂ« njĂ« direktivĂ« pĂ«r tĂ« filluar pĂ«rdorimin e forcĂ«s ushtarake nĂ« tokĂ« tĂ« huaj.

Në një deklaratë për BBC-në, Shtëpia e Bardhë tha se prioriteti kryesor i Trump është mbrojtja e atdheut.

Direktiva e raportuar duket se vjen pas njĂ« urdhri ekzekutiv tĂ« nĂ«nshkruar nga Trump, kĂ«tĂ« vit – qĂ« zyrtarisht i pĂ«rcaktonte tetĂ« kartele droge si entitete terroriste – gjashtĂ« prej tĂ« cilave janĂ« meksikane.

Duke folur me gazetarët, Sheinbaum tha se qeveria meksikane ishte informuar se një urdhër mbi kartelet ishte nënshkruar dhe se nuk kishte të bënte me pjesëmarrjen e ndonjë personeli ushtarak.

“Nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e ndonjĂ« marrĂ«veshjeje. Kur Ă«shtĂ« ngritur nĂ« diskutim, ne gjithmonĂ« kemi thĂ«nĂ« ‘Jo'”, tha ajo.

Më herët, Sheinbaum tha se vendimi i Trump për të përcaktuar kartelet si terroristë nuk mund të ishte një mundësi për SHBA-në për të pushtuar sovranitetin e Meksikës.

TĂ« enjten, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se pĂ«rcaktimi si entitete terroriste – do tĂ« ndihmonte SHBA-nĂ« tĂ« shĂ«njestronte kartelet, duke pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rmes agjencive tĂ« inteligjencĂ«s dhe Departamentit Amerikan tĂ« Mbrojtjes.

“Ne duhet tĂ« fillojmĂ« t’i trajtojmĂ« ato si organizata tĂ« armatosura terroriste, jo thjesht organizata qĂ« merren me trafikun e drogĂ«s”, tha Rubio.

Raporti i “New York Times” tha se direktiva e nĂ«nshkruar nga Trump ofron njĂ« bazĂ« zyrtare pĂ«r mundĂ«sinĂ« e operacioneve tĂ« drejtpĂ«rdrejta ushtarake kundĂ«r karteleve, si nĂ« det ashtu edhe nĂ« tokĂ« tĂ« huaj.

Në muajt e fundit, Meksika ka bashkëpunuar me SHBA-në për të frenuar fluksin e paligjshëm si të emigrantëve ashtu edhe të drogës përmes kufirit SHBA-Meksikë.

Qershori shënoi numrin më të ulët të kalimeve kufitare të regjistruara ndonjëherë, sipas të dhënave nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, dhe javën e kaluar, ambasadori i SHBA-së në Meksikë, Ronald Johnson, tha se sekuestrimet e fentanilit në kufi ishin ulur me më shumë se gjysmën. //a.i/

 

The post MEKSIKË – Sheinbaum pĂ«rjashton planin ushtarak tĂ« Trump nĂ« territorin meksikan kundĂ«r karteleve tĂ« drogĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Super Deporte”: ShqipĂ«ria, destinacioni kryesor i pushimeve pĂ«r spanjollĂ«t

VALENCIA, 9 gusht /ATSH/- E pakrahasueshme! ShqipĂ«ria, njĂ« nga sekretet mĂ« tĂ« ruajtura tĂ« EvropĂ«s, Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« nxehta tĂ« pushimeve verore, shkruan Rosa Campos nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen spanjolle “Super Deporte”.

Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.

Çdo vit, turistĂ«t kĂ«rkojnĂ« destinacione tĂ« reja dhe emocionuese pĂ«r tĂ« eksploruar, dhe ShqipĂ«ria kohĂ«t e fundit Ă«shtĂ« pozicionuar si njĂ« nga vendet kryesore turistike dhe tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r t’u vizituar.

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse

Me birra vendase që kushtojnë vetëm 1 euro dhe ushqim shumë të lirë, ky vend ballkanik po bëhet shpejt një parajsë për turistët që kërkojnë të argëtohen pa shpenzuar shumë.

Një destinacion magjepsës

Deri vonë, Shqipëria ishte një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

E izoluar për dekada për shkak të regjimit të saj komunist, kombi është shfaqur vitet e fundit si një destinacion turistik i gjallë dhe i arritshëm.

Bregu i saj bregdetar, i përshkuar nga detet Adriatik dhe Jon, krenohet me plazhe që rivalizojnë ato të Greqisë dhe Italisë, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.

Historia dhe kultura

Shqipëria ka një histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.

Qytete si Butrinti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit.

Kryeqyteti, Tirana, është një pasqyrim magjepsës i rilindjes së Shqipërisë, me pamjen e saj artistike, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe jetën e natës të gjallë.

Natyra dhe aventurat

Për adhuruesit e natyrës, Shqipëria është një parajsë e vërtetë.

Nga malet e Alpeve Shqiptare deri te Liqeni piktoresk i Ohrit, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë.

Ecje në natyrë, çiklizëm, rafting dhe kajak janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të shijoni në këtë mjedis natyror të pakrahasueshëm.

Kostoja e udhëtimit: Birrat dhe ushqimet me çmime të pakrahasueshme

Një nga atraksionet më të mëdha të Shqipërisë është përballueshmëria e saj.

Për turistët me buxhet të kufizuar, zbulimi i një destinacioni ku ofrohet ushqim dhe pije të shkëlqyera me çmime të ulëta është një ëndërr e bërë realitet.

Birrë vendase për 1 euro

Në Shqipëri, një birrë vendase mund të kushtojë vetëm 1 euro, një çmim praktikisht i paimagjinueshëm në destinacione të tjera turistike evropiane.

Marka si “Birra Tirana” dhe “Birra Korça” janĂ« tĂ« njohura si pĂ«r vendasit ashtu edhe pĂ«r vizitorĂ«t e huaj.

KĂ«to birra nuk janĂ« vetĂ«m tĂ« lira, por edhe me cilĂ«si tĂ« shkĂ«lqyer, perfekte pĂ«r t’u freskuar pas njĂ« dite eksplorimi.

Ushqim i shijshëm dhe i përballueshëm

Kuzhina shqiptare është një tjetër atraksion i vendit. I ndikuar nga kuzhina mesdhetare dhe ballkanike, ushqimi shqiptar është i larmishëm dhe i shijshëm.

Pjatat tradicionale si byreku (një lloj brumi i mbushur me djathë, spinaq ose mish) dhe tavë kosi (qengj me kos dhe oriz) janë një domosdoshmëri.

Dhe më e mira nga të gjitha, të ngrënit në Shqipëri është jashtëzakonisht e përballueshme.

Një drekë e plotë në një restorant mund të kushtojë më pak se 5 euro, duke u lejuar turistëve të shijojnë kuzhinën vendase pa u shqetësuar për buxhetin e tyre.

Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri:

Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë është një ndërthurje dinamike e së vjetrës dhe modernes.

Tirana është e njohur për arkitekturën e saj shumëngjyrëshe, jetën e gjallë të natës dhe pamjen artistike në zhvillim.

Pikat si Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar dhe Piramida e Tiranës janë vende që duhen vizituar me patjetër për të kuptuar historinë dhe kulturën e vendit.

Berati

I njohur si “Qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve”, Berati Ă«shtĂ« njĂ« nga qytetet mĂ« tĂ« vjetra dhe mĂ« piktoreske nĂ« ShqipĂ«ri.

Qyteti i tij i vjetër i ruajtur mirë, me shtëpitë osmane dhe kështjellën mesjetare, ofron një pasqyrë unike të së kaluarës historike të vendit.

ËshtĂ« njĂ« vend i pĂ«rsosur pĂ«r adhuriesit e historisĂ« dhe arkitekturĂ«s.

Saranda

E vendosur nĂ« RivierĂ«n Shqiptare, Saranda Ă«shtĂ« destinacioni kryesor i plazhit nĂ« ShqipĂ«ri. UjĂ«rat e saj tĂ« kristalta dhe plazhet me rĂ«rĂ« tĂ« bardhĂ« janĂ« ideale pĂ«r t’u çlodhur dhe pĂ«r t’u freskuar.

Saranda është gjithashtu porta hyrëse për në Butrint, një nga vendet arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Gjirokastra

Një tjetër perlë e trashëgimisë shqiptare, Gjirokastra, është e njohur për arkitekturën e saj osmane dhe kështjellën mbresëlënëse.

Qyteti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një labirint rrugicash me kalldrëm dhe shtëpish prej guri.

Elbasani

Edhe pse më pak i njohur, Elbasani është një destinacion magjepsës me një ndërthurje të historisë osmane dhe komuniste.

Kështjella, xhamitë dhe rruga kryesore e zhurmshme ofrojnë një përvojë autentike.

Mikpritja shqiptare

Një nga aspektet më të paharrueshme të vizitës në Shqipëri është mikpritja e popullit të saj.

Shqiptarët janë të njohur për mirësjelljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vizitorët.

ËshtĂ« e zakonshme qĂ« turistĂ«t tĂ« ftohen nĂ« shtĂ«pitĂ« lokale pĂ«r tĂ« ndarĂ« njĂ« vakt ose kafe, duke ofruar njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar kulturĂ«n shqiptare nga afĂ«r.

Shqipëria është, pa dyshim, një nga destinacionet më emocionuese dhe më të përballueshme verore.

Me peizazhet e saj të bukura, historinë e pasur, ushqimin e shijshëm dhe birrën vendase për vetëm 1 euro, ky vend ofron një përvojë udhëtimi të pakrahasueshme me një kosto të ulët.

Pavarësisht nëse jeni një aventurier që kërkon shtigje të reja ecjeje, një adhurues i historisë apo thjesht kërkoni të relaksoheni në plazhe idilike, Shqipëria ka diçka për të gjithë.

Përgatisni valixhet dhe zbuloni këtë cep të fshehur të Evropës përpara se ta zbulohet dhe mbipopullohet nga pjesa tjetër e botës. Nuk do të zhgënjeheni!  //a.i/

https://www.superdeporte.es/fuera-de-juego/2025/08/02/imbatibles-destino-turistico-arrasa-vacaciones-120293133.html

 

 

 

The post “Super Deporte”: ShqipĂ«ria, destinacioni kryesor i pushimeve pĂ«r spanjollĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jim Lovell, astronauti i NASA-s qĂ« komandoi “Apollo 13” vdes nĂ« moshĂ«n 97-vjeçare

ROMË, 8 gusht /ATSH/- Astronauti i famshĂ«m i “Apollo 13”, Jim Lovell vdiq sot nĂ« moshĂ«n 97-vjeçare nĂ« Lake Forest, Illinois, njoftoi NASA, sipas “Skytg24”.

“Puna e tij frymĂ«zoi miliona njĂ«rĂ«z”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

“NASA i shpreh ngushĂ«llimet e saj familjes sĂ« Kapiten Jim Lovell, jeta dhe puna e tĂ« cilit frymĂ«zuan miliona njĂ«rĂ«z gjatĂ« dekadave,” shkroi NASA.

“Karakteri dhe guximi i palĂ«kundur i Jim ndihmuan kombin tonĂ« tĂ« arrinte nĂ« HĂ«nĂ« dhe transformuan njĂ« tragjedi tĂ« mundshme nĂ« njĂ« sukses – nga i cili kemi mĂ«suar kaq shumĂ«. Ne vajtojmĂ« ndarjen e tij nga jeta, por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« festojmĂ« pĂ«r arritjet e tij”, sipas deklaratĂ«s.

NĂ« vitin 1968, si pilot i modulit tĂ« komandĂ«s sĂ« “Apollo” 8, Jim Lovell sĂ« bashku me Frank Borman dhe William Anders, u bĂ« njĂ« nga tre astronautĂ«t e parĂ« qĂ« fluturuan nĂ« HĂ«nĂ« dhe orbituan rreth saj.

MĂ« pas ai komandoi misionin hĂ«nor “Apollo 13” nĂ« vitin 1970, i cili, pas njĂ« dĂ«shtimi kritik gjatĂ« rrugĂ«s, u rrotullua rreth HĂ«nĂ«s dhe u kthye shĂ«ndoshĂ« e mirĂ« nĂ« TokĂ«.

Lovell u pranua nĂ« NASA nĂ« shtator tĂ« vitit 1962 – si njĂ« nga grupi i dytĂ« i astronautĂ«ve tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r programet “Gemini” dhe “Apollo”.

PĂ«rpara “Apollo”, Lovell fluturoi nĂ« hapĂ«sirĂ« nĂ« dy misione “Gemini”, “Gemini” 7 (me Borman) nĂ« vitin 1965 dhe “Gemini 12” nĂ« vitin 1966.

Ai ishte personi i parë që fluturoi në hapësirë katër herë.

Një nga 24 njerëzit që kishin fluturuar në Hënë, Lovell ishte i pari që fluturoi në hënë dy herë dhe i vetmi njeri që e bëri këtë pa u ulur.

Ai ishte bashkautor i librit tĂ« vitit 1994 “Lost Moon”, mbi tĂ« cilin u bazua filmi i vitit 1995 “Apollo 13”. Lovell u shfaq nĂ« njĂ« rol tĂ« shkurtĂ«r nĂ« film. //a.i/

The post Jim Lovell, astronauti i NASA-s qĂ« komandoi “Apollo 13” vdes nĂ« moshĂ«n 97-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – OKB e alarmuar nga vendimi i Izraelit pĂ«r tĂ« pushtuar GazĂ«n

NJU JORK, 8 gusht /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se është i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës.

“Ky vendim shĂ«non njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« rrezikshĂ«m dhe rrezikon tĂ« thellojĂ« pasojat, tashmĂ« katastrofike pĂ«r miliona palestinezĂ«, dhe mund tĂ« rrezikojĂ« mĂ« tej jetĂ« tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« edhe pengjet e mbetura”, tha sot zyra e tij nĂ« Nju Jork.

“Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m paralajmĂ«ron se ky pĂ«rshkallĂ«zim i mĂ«tejshĂ«m do tĂ« rezultojĂ« nĂ« zhvendosje tĂ« detyruara shtesĂ«, vrasje dhe shkatĂ«rrim masiv, duke pĂ«rkeqĂ«suar vuajtjet e paimagjinueshme tĂ« popullsisĂ« palestineze nĂ« GazĂ«â€, sipas deklaratĂ«s.

“Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«rsĂ«rit thirrjen e tij urgjente pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rhershĂ«m, akses tĂ« papenguar humanitar nĂ« tĂ« gjithĂ« GazĂ«n dhe lirimin e menjĂ«hershĂ«m dhe tĂ« pakushtĂ«zuar tĂ« tĂ« gjithĂ« pengjeve”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

“Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m edhe njĂ« herĂ« i kĂ«rkon QeverisĂ« sĂ« Izraelit tĂ« pĂ«rmbushĂ« detyrimet e saj sipas ligjit ndĂ«rkombĂ«tar”, tha zyra e Guterres.

“Nuk do tĂ« ketĂ« zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r kĂ«tĂ« konflikt pa i dhĂ«nĂ« fund kĂ«tij pushtimi tĂ« paligjshĂ«m dhe pa arritur njĂ« zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshme me dy shtete. Gaza Ă«shtĂ« dhe duhet tĂ« mbetet njĂ« pjesĂ« integrale e njĂ« shteti palestinez”, sipas deklaratĂ«s.

Kabineti i Sigurisë në Izrael vendosi të intensifikojë më tej luftimet në rripin bregdetar të izoluar. //a.i/

The post NJU JORK – OKB e alarmuar nga vendimi i Izraelit pĂ«r tĂ« pushtuar GazĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Rubio: Bisedimet e paqes me Hamasin u prishĂ«n ditĂ«n kur Macron vendosi tĂ« njihte shtetin palestinez

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH/- Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Hamasit u prishën ditën kur presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca do të njihte zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, tha sot në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas BBC.

“KĂ«to mesazhe, kryesisht simbolike nĂ« mendjet e tyre, nĂ« fakt e kanĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« arritjen e paqes dhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje me Hamasin”, tha Rubio nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin “The World Over” drejtuar nga Raymond Arroyo.

Muajin e kaluar Macron kĂ«rkoi t’i jepej fund luftĂ«s nĂ« GazĂ«.

“Besnik ndaj angazhimit tĂ« saj historik pĂ«r njĂ« paqe tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« Lindjen e Mesme, kam vendosur qĂ« Franca tĂ« njohĂ« Shtetin e PalestinĂ«s”, tha Macron nĂ« X.

Ky vendim u dënua nga SHBA-ja dhe Izraeli në atë kohë. //a.i/

The post SHBA – Rubio: Bisedimet e paqes me Hamasin u prishĂ«n ditĂ«n kur Macron vendosi tĂ« njihte shtetin palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Spanja pĂ«rfshihet nga temperatura mbi 40 gradĂ« Celsius

MADRID, 8 gusht /ATSH-DPA/- Spanja mund tĂ« pĂ«rjetojĂ« valĂ«n mĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« tĂ« nxehtit ndĂ«r vite, me temperatura deri nĂ« 44 gradĂ« Celsius – nĂ« disa pjesĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« vendit.

NdĂ«rsa vala e tĂ« nxehtit po afrohet nĂ« ditĂ«n e 12-tĂ«, ShĂ«rbimi KombĂ«tar i Motit “Aemet” tha se ne 14 nga 17 komunitetet autonome tĂ« vendit janĂ« lĂ«shuar paralajmĂ«rime pĂ«r alarm.

Temperaturat mund të arrijnë ne 44 gradë Celsius në Spanjën jugperëndimore të martën, ndërsa alarmet e kuqe janë në fuqi për Ishujt Kanarie këtë fundjavë.

Arkipelagu, i cili shtrihet pranë bregut perëndimor të Afrikës, është shumë i populluar me turistë.

Temperaturat në Ishujt Balearik, në Barcelonë dhe Kosta del Sol jugore arritën në rreth 35 gradë Celsius.

Megjithatë, lagështia është shpesh më e lartë pranë detit, gjë që mund ta përkeqësojë nxehtësinë. //a.i/

 

The post METEO – Spanja pĂ«rfshihet nga temperatura mbi 40 gradĂ« Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën

LONDËR, 8 gusht /ATSH/- KĂ«tĂ« vit, disa vende evropiane kanĂ« vendosur gjoba tĂ« rĂ«nda pĂ«r turistĂ«t qĂ« sillen keq. Por pse tani – dhe a do ta ndryshojĂ« kjo mĂ«nyrĂ«n se si njerĂ«zit pushojnĂ«?, sipas BBC.

Imagjinoni skenën: Avioni juaj sapo është ulur në Antalia, Turqi, dhe mezi prisni të zbrisni. Ju zgjidhni rripat e sigurimit, lëvizni nga vendi dhe merrni çantën tuaj, të etur për të filluar pushimet.

Por, njĂ« asistente fluturimi ju merr mĂ«njanĂ« dhe vendos njĂ« gjobĂ« prej 62 eurosh – sepse keni shkelur njĂ« rregull tĂ« ri: qĂ« prej kĂ«tij viti, lirimi i rripit tĂ« sigurimit ose largimi nga vendi juaj pĂ«rpara se avioni tĂ« ndalojĂ« do tĂ« shoqĂ«rohet me njĂ« gjobĂ«.

ËshtĂ« njĂ« fillim i ndĂ«shkueshĂ«m pĂ«r udhĂ«timin tuaj.

Këtë verë, Evropa po merr masa të ashpra ndaj pushuesve të padisiplinuar.

Nga veshja e shapkave me gisht gjatĂ« drejtimit tĂ« automjetit deri te pirja e duhanit nĂ« plazhe – njĂ« valĂ« e re gjobash turistike po pĂ«rfshin kontinentin.

NĂ« qytetin bregdetar tĂ« njohur tĂ« PortugalisĂ«, Albufeira, veshja e rrobave tĂ« banjĂ«s jashtĂ« plazhit mund t’ju kushtojĂ« deri nĂ« 1 500 euro.

NĂ« Ishujt Balearik tĂ« SpanjĂ«s – duke pĂ«rfshirĂ« MajorkĂ«n dhe IbizĂ«n – gjobat pĂ«r pirjen e alkoolit nĂ« publik mund tĂ« arrijnĂ« nĂ« 3 000 euro.

Autoritetet thonĂ« se rregullat synojnĂ« mbrojtjen e banorĂ«ve – dhe pushuesve tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m.

“Rregullat, ndĂ«rsa mund tĂ« duken tĂ« ngurta dhe ndĂ«shkuese, kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me inkurajimin e udhĂ«timit tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m dhe empatik”, tha Jessica Harvey Taylor, shefe e Shtypit nĂ« ZyrĂ«n Spanjolle tĂ« Turizmit, nĂ« LondĂ«r.

NĂ« Malaga tĂ« SpanjĂ«s, njĂ« fushatĂ« e re me 10 pika “PĂ«rmirĂ«so QĂ«ndrimin TĂ«nd” Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« autobusĂ«, tabela reklamash dhe media sociale.

Ajo përfshin veshjen e duhur, shmangien e mbeturinave, zhurmën e tepërt dhe përdorimin e skuterëve elektrikë.  Turistet qe nuk i zbatojnë keto rregulla gjobiten me 750 euro.

Lista e gjobave po rritet. Kompania ajrore “Ryanair” mund t’i gjobisĂ« pasagjerĂ«t problematikĂ« me njĂ« gjobe prej 500 eurosh ose mĂ« shumĂ«.

Ecja me kĂ«pucĂ« tĂ« papĂ«rshtatshme, nĂ« “Cinque Terre” tĂ« Italisë mund t’i bĂ«jĂ« turistĂ«t tĂ« paguajnĂ« deri nĂ« 2 500 euro gjobĂ«.

Dhe Franca tani i gjobit duhanpirësit 90 euro për pirjen e duhanit në plazhe publike dhe në shesh lojërash.

Mbledhja e guaskave të detit në Greqi mund të kushtojë 1 000 euro; noti në kanalet e Venedikut, 350 euro.

Fushatat pĂ«r ndryshimin e sjelljes duan kohĂ« qĂ« tĂ« funksionojnĂ« dhe njĂ« sezon i vetĂ«m nuk do t’i transformojĂ« zakonet e vizitorĂ«ve.

Por mesazhi Ă«shtĂ« i qartĂ«: dielli, rĂ«ra dhe deti janĂ« ende nĂ« ofertĂ«, por vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« pranojnĂ« t’i shijojnĂ« ato me ndjeshmĂ«ri dhe me pak maturi. //a.i/

The post Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Katz: Kritikat ndaj planit pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e Qytetit tĂ« GazĂ«s, nuk do ta dobĂ«sojnĂ« vendosmĂ«rinĂ« tonĂ«

TEL AVIV, 8 gusht /ATSH/- Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz u Ă«shtĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjur vendeve qĂ« kanĂ« dĂ«nuar vendimin e qeverisĂ« izraelite dhe kanĂ« kĂ«rcĂ«nuar me sanksione – pĂ«r shkak tĂ« planeve tĂ« Izraelit pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e Qytetit tĂ« GazĂ«s, sipas BBC.

Duke shkruar në X, Katz tha se kritikët nuk do ta dobësonin vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin, duke këmbëngulur se grupi i armatosur palestinez ende përbën një kërcënim për sigurinë e Izraelit.

Katz tha se qeveria është e vendosur të arrijë qëllimet e luftës dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit po përgatiten të zbatojnë planin.

“KanĂ« ikur ditĂ«t kur hebrenjtĂ« nuk mbronin veten. Kjo Ă«shtĂ« koha qĂ« lidershipi tĂ« marrĂ« vendime”, tha Katz.

“Ne duhet tĂ« jemi tĂ« denjĂ« pĂ«r ushtarĂ«t tanĂ« heroikĂ«, tĂ« rregullt dhe rezervistĂ«, tĂ« cilĂ«t po luftojnĂ« nĂ« tunelet e GazĂ«s kundĂ«r pĂ«rbindĂ«shave tĂ« Hamasit, pĂ«r familjet e tĂ« rrĂ«mbyerve qĂ« presin tĂ« dashurit e tyre, pĂ«r familjet e martirĂ«ve qĂ« dhanĂ« jetĂ«n e tyre pĂ«r shenjtĂ«rinĂ« e Zotit dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« plagosurit qĂ« luftuan si luanĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur atdheun”, tha ai.

PĂ«rshkallĂ«zimi i konfliktit Ă«shtĂ« kritikuar nga OKB-ja dhe disa udhĂ«heqĂ«s botĂ«rorĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« BritaninĂ« e Madhe dhe GjermaninĂ« – kjo e fundit ka pezulluar eksportet ushtarake drejt Izraelit.

Ndërkohë, Hamasi është zotuar për rezistencë të ashpër.

NĂ« GazĂ«, palestinezĂ«t kanĂ« frikĂ« nga shkatĂ«rrimet e mĂ«tejshme dhe zhvendosjet – shumĂ« prej tyre janĂ« tĂ« zemĂ«ruar jo vetĂ«m me Izraelin, por edhe me Hamasin. //a.i/

 

The post IZRAEL – Katz: Kritikat ndaj planit pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e Qytetit tĂ« GazĂ«s, nuk do ta dobĂ«sojnĂ« vendosmĂ«rinĂ« tonĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

POLONI – Tusk: Pauza nĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« mund tĂ« jetĂ« afĂ«r

VARSHAVË, 8 gusht /ATSH/- NjĂ« pauzĂ« nĂ« konfliktin nĂ« UkrainĂ« mund tĂ« jetĂ« afĂ«r, tha sot kryeministri polak Donald Tusk pas njĂ« bisede telefonike me presidentin e UkrainĂ«s Volodymyr Zelensky, sipas “Reuters”.

Vladimir Putin dhe Donald Trump do tĂ« takohen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, tha dje Kremlini, ndĂ«rsa presidenti amerikan kĂ«rkon progres nĂ« negociata pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, tani nĂ« vitin e saj tĂ« katĂ«rt.

Trump shprehu zhgënjim me homologun e tij rus duke e kërcënuar atë me sanksione të reja.

“Ka sinjale tĂ« caktuara, dhe ne gjithashtu kemi njĂ« intuitĂ«, se ndoshta njĂ« ngrirje e konfliktit – nuk dua tĂ« them fundi, por njĂ« ngrirje e konfliktit Ă«shtĂ« e afĂ«rt”, tha ai nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Ka shpresa pĂ«r kĂ«tĂ«â€, shtoi ai.

Tusk tha se Zelensky ishte shumĂ« i kujdesshĂ«m, por optimist dhe se Ukraina ishte e etur qĂ« Polonia dhe vendet e tjera evropiane tĂ« luanin njĂ« rol – nĂ« planifikimin e njĂ« armĂ«pushimi dhe njĂ« zgjidhjeje pĂ«rfundimtare pĂ«r paqen.

AnĂ«tarja e NATO-s, Polonia, ka qenĂ« njĂ« mbĂ«shtetĂ«se e fortĂ« e fqinjit tĂ« saj lindor, UkrainĂ«s – qĂ« kur Putini dĂ«rgoi dhjetĂ«ra mijĂ«ra trupa nĂ« vend nĂ« shkurt tĂ« vitit 2022, duke pĂ«rmendur kĂ«rcĂ«nime ndaj sigurisĂ« ruse dhe duke i zhytur marrĂ«dhĂ«niet e MoskĂ«s me PerĂ«ndimin nĂ« njĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ«.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se Rusia është e angazhuar në një grabitje tokash në stilin imperial.

Në një postim në X, Zelensky tha se kishte folur me Tusk rreth opsioneve diplomatike të disponueshme dhe kishte rënë dakord të koordinoheshin dhe të punonin së bashku për interesat e tyre të përbashkëta evropiane.

Ai gjithashtu e kishte informuar kryeministrin polak rreth bisedave të tij me Trump dhe udhëheqësit e tjerë evropianë në fillim të kësaj jave. //a.i/

 

The post POLONI – Tusk: Pauza nĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« mund tĂ« jetĂ« afĂ«r appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të gjithë në plazh
 a e dinit se deti shëron deri në 16 sëmundje?

ROMË, 8 gusht /ATSH/- PĂ«rfitimet e jodit dhe ujit tĂ« kripur pĂ«r shpirtin, mendjen dhe trupin janĂ« tĂ« njohura
 Por a e dinit se deti shĂ«ron 16 sĂ«mundje? Le tĂ« zbulojmĂ« tĂ« gjitha fuqitĂ« e kĂ«tij ilaçi natyral, sipas “Donna Glamour”.

Deti është një vend i dashur për të gjithë! Ai shëron shpirtin duke ngjallur gëzim.. Po mirëqenia fizike? Asgjë nuk i lihet rastësisë, fuqia e tij shëruese përfshin mendjen, trupin dhe shpirtin, duke mposhtur 16 sëmundje të ndryshme.

Nga osteoartriti te anemia, nga psoriaza te çrregullimet reumatike dhe të kockave. Le të zbulojmë të gjitha përfitimet shëndetësore të detit!

Përfitimet e detit: Ai shëron deri në 16 sëmundje!

Të shkosh në det është e dobishme për arsye të panumërta
 Ajri i detit pastron dhe përmirëson frymëmarrjen, ecja zbathur në rërë përmirëson qëndrimin.

Fuqia e tij shëruese arrin të mposhtë deri në 16 lloje sëmundjesh krejtësisht në mënyrë të natyrshme!

Përbërësit e tij të dobishëm përfshijnë jodin, ujin e kripur dhe të ashtuquajturin ajër me jod të kripur, të cilat janë të gjitha jashtëzakonisht të dobishme për njerëzit.

Para së gjithash, frymëmarrja pranë bregdetit është e dobishme, pasi ndihmon në thithjen e një sasie të madhe të kripërave minerale.

Këto çlirohen nga spërkatja e valëve që përplasen në breg dhe mbahen nga era.
Përmirësimet do të jenë të dukshme në sistemin e frymëmarrjes, duke mposhtur astmën, sulmet e panikut dhe ankthin.

Uji i detit gjithashtu i bën mirë zorrëve dhe veshkave, duke ndihmuar në pastrimin e trupit dhe në rivendosjen e ekuilibrit.

Për më tepër, është një ilaç i vërtetë për sëmundjet kardiovaskulare, artritike, reumatike dhe depresive.

Lufton psoriazën dhe, për të rinjtë, aknet në fytyrë.

Gjithashtu ndihmon njerëzit anemikë me përthithjen e duhur të hekurit.

Së fundmi, përfitimet ndihen në mendje dhe shpirt, duke i bërë më të relaksuar nga stresi i përditshëm.

Deti shëron të gjitha plagët: jo vetëm ato të trupit, por edhe ato të mendjes dhe shpirtit.

Shkoni nĂ« det pa u menduar dy herë  dhe mirĂ«qenia do tĂ« jete me ju! //a.i/

The post Të gjithë në plazh
 a e dinit se deti shëron deri në 16 sëmundje? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌