❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reforma territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë

Kryetari i PD-së u pyet sot nga gazetarët mbi dy reformat e mundshme në proces, të sugjeruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht OSBE-ODIHR: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.

Kreu i selisĂ« blu dha dy qĂ«ndrime tĂ« ndryshme, duke e ndarĂ« ‘binarin’ politik nga ai qeveritar.

Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë, duke lënë të kuptohet se i intereson kontrolli politik i partisë së tij nëpërmjet vendosjes së deputetëve, por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale.

Ai shpjegoi se reforma zgjedhore bĂ«het nĂ«pĂ«rmjet partive dhe PS Ă«shtĂ« njĂ« prej tyre nĂ« njĂ« sistem pluralist, kurse territorialja bĂ«het nga qeveria e RamĂ«s, tĂ« cilĂ«n PD nuk e njeh, pasi ka dalĂ« nga “farsa elektorale”. Por duket se Berisha ‘harroi’ se PS-ja ka pĂ«r kryetar pikĂ«risht kreun e qeverisĂ«.

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi RamĂ«s si kryeministĂ«r dhe nuk mund tĂ« ulet kurrĂ« me tĂ«, nuk mund tĂ« pranojĂ« karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bĂ«het nga partitĂ« politike, nuk them se PS s’ështĂ« parti e spektrit politik, ai vendosi dorĂ«n e tij tĂ« zezĂ« tĂ« reforma territoriale, kurse reforma zgjehore bĂ«het nga patitĂ«. Nuk mund tĂ« them se s’do ulemi me PS-nĂ« pĂ«r reformĂ«n elektorale, por jo me qeverinĂ«, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha nĂ« pĂ«rgjigjen e tij para gazetarĂ«ve sot.

Kreu i PD-sĂ«, i pandehur pĂ«r dosjen e aferĂ«s “partizani” dhe aktualisht nĂ« proces gjyqĂ«sor, akuzoi kryeministrin edhe pĂ«r valĂ«n e fundit tĂ« shkarkimeve tĂ« drejtorĂ«ve tĂ« bashkive nĂ« vend, duke e quajtur shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« kushtetuese.

“Marja e kompetencave nga qeveria qendrore tĂ« ajo vendore Ă«hstĂ« akt i rĂ«ndĂ« antikushtetues dhe shkelje e KartĂ«s sĂ« KonventĂ«s, shkelje e rĂ«ndĂ« e vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« vitit 2006, qĂ« ndalon apo i heq tĂ« drejtĂ«n qeverisĂ« vendore qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« apo bĂ«jĂ« ndryshime tĂ« qeverisja vendore. Objeksionet qĂ« ka qeveria i ndjek vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet Gjykatave, me padi. Ramaduro Ă«shtĂ« vetĂ« kryeministĂ«r, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«. Fjala e lirĂ« dhe vota e lirĂ« janĂ« dy tĂ« drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unĂ« raportin juve”, tha ai mes tĂ« tjerash.

The post Reforma territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë appeared first on Lapsi.al.

Kryebashkiaku i Pukës foli për legalizimet, Rama: Ti demokrat

Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësimin kryeministrit Rama për çështjen e legalizimeve. Dodaj tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.

Rama i tha me batutë se edhe pse është demokrat duhet ta vlerësojë për përkushtimin në këtë punë. Ai shtoi se në zona të tilla si Puka, banorët duhet ta marrin titullin e pronësisë dhe të mos pritet derisa të futen në hartën dixhitale.

“Ti demokrat, demokrat por tĂ« mirat duhet me i thĂ«nĂ«. Ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«rkushtimi i atij qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« krye. Puka nuk Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« me burime njerĂ«zore tĂ« pashtershme dhe prapĂ« se prapĂ« rezultatin aty e ka shumĂ« pozitiv dhe e ka te bashkitĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« progres. KĂ«shtu qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shembull qĂ« Ă«shtĂ« çështje pĂ«rkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisĂ« pĂ«r ta çuar procesin pĂ«rpara.

Tek fshati, te shtĂ«pitĂ« e fshatit duhet t’i japim mĂ« tepĂ«r besim po themi kryetarit tĂ« bashkive dhe pushteti vendor pĂ«r faktin se aty mundĂ«sia e konflikteve, kur e ka marrĂ« konfirmimin nga bashkia, Ă«shtĂ« shumĂ« e vogĂ«l dhe s’mund t’i themi fshatit tĂ« presĂ« hartĂ«n dixhitale nĂ« zonĂ«n e PukĂ«s”, tha Rama.

 

The post Kryebashkiaku i Pukës foli për legalizimet, Rama: Ti demokrat appeared first on Lapsi.al.

Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë

Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani. Ai ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie.

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndĂ«rsa grupi kriminal trafikonte drogĂ« nga Amerika Latine.

The post Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë appeared first on Lapsi.al.

Rama: Të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me Kryetarët e Bashkive ku tha se duhet të ndërtohet një qendrën e monitorimit të ndërtimeve. Ai tha se kantierët duhet të kenë kamera online 24 orë dhe GPS. Sipas tij kjo duhet të bëhet për monitorimin për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale.

“Kontrolle territori qĂ« kanĂ« filluar punĂ«n qĂ« te monitorimi i trafikut dhe do tĂ« bĂ«het tĂ«rĂ«sisht teknologjike me projektin e ri qĂ« kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njĂ«jta gjĂ« do tĂ« ndodhĂ« edhe me territorin. Inspektimi i territorit do tĂ« mbĂ«shtet nga njĂ« zhvillim i madh teknologjik. Duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« qendrĂ«n e monitorimit tĂ« ndĂ«rtimeve.

Agjencia e monitorimeve ka pĂ«rgatitur njĂ« rregullore tĂ« re dhe tĂ« gjitha kompanitĂ« e ndĂ«rtimit, flasim pĂ«r pallate, qĂ« kanĂ« impakte tĂ« caktuara pĂ«r jetĂ«n e qytetarĂ«ve dhe tĂ« banorĂ«ve, qĂ« kantieret tĂ« pajisen tĂ« gjitha me kamera online 24 orĂ« dhe tĂ« ndiqen online nga forcat e inspektimit. TĂ« gjitha llojet e kantiereve tĂ« pajisen me GPS nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« monitorohen, pĂ«r hedhjen e mbetjeve apo edhe tĂ« futjes sĂ« materialeve, pĂ«r tĂ« shmangur evazionet fiskale”, tha Rama.

The post Rama: Të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve appeared first on Lapsi.al.

Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

Kryeministri Edi Rama ka urdhĂ«ruar sot qĂ« tĂ« shkarkohen tĂ« gjithĂ« kryetarĂ«t e NjĂ«sive Administrative nĂ« tĂ« gjithĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. GjatĂ« njĂ« takimi nĂ« DurrĂ«s me kryetarĂ«t e Bashkive, Rama tha se atyre duhet t’u rijepet mudĂ«sia, por duke iu dhĂ«nĂ« mundĂ«sia dhe tĂ« tjerĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« se mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« zotĂ« se ata. Sipas tij, votat qĂ« PS mori nĂ« zgjedhjet e 11 majit anĂ« rritur diferencĂ«n midis tĂ« qenurit anĂ«tarĂ« partie dhe tĂ« dashurit kĂ«tĂ« parti nĂ« krye.

“Se e shoh qĂ« kĂ«tu ka edhe kryetarĂ« tĂ« forcave tĂ« tjera, por sa i pĂ«rket kryetarĂ«ve tĂ« PartisĂ« Socialiste tĂ« gjithĂ« kryetarĂ«t e njĂ«sive Administrative tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« duhet tĂ« shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundĂ«sia, por duke iu dhĂ«nĂ« mundĂ«sia dhe tĂ« tjerĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« se mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« zotĂ« se ata. Votat qĂ« kemi marrĂ« e kanĂ« rritur diferencĂ«n midis asaj sa jemi ne anĂ«tarĂ« partie dhe sa janĂ« ata qĂ« e duan kĂ«tĂ« parti nĂ« krye dhe do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« rrisim edhe hapĂ«sirĂ«n pĂ«r ata tĂ« tjerĂ«t qĂ« nuk na njohin, nuk janĂ« çdo ditĂ« me ne”, tha Rama.

The post Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen appeared first on Lapsi.al.

Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje

Kryeministri Edi Rama ka pasur një paralajmërim në takimin e sotëm më kryetarët e bashkive në Durrës, për arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje.

Ai tha se këto arkitektë nuk mund ta gëzojnë licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë ujë dhe drita për ato ndërtime që disponojnë lejen e posaçme për ndërtim.

“ArkitektĂ«t qĂ« bashkĂ«punojnĂ« pĂ«r ndĂ«rtimet pa leje, nuk mund ta gĂ«zojnĂ« licencĂ«n dhe duhet tĂ« pĂ«rballen me pasoja tĂ« natyrĂ«s penale. Leje pĂ«rdorimi tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« godinave pa firmĂ«n e arkitektit nuk do tĂ« jepen. Nuk do tĂ« ketĂ« pasjisje me ujĂ« dhe drita pĂ«r ato ndĂ«rtime pa leje.”, tha Rama.

The post Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje appeared first on Lapsi.al.

Rama mbledh kryetarët e bashkive sot, në fokus problematikat e pushtetit vendor

Kryeministri Edi Rama mbledh sot kryetarët e bashkive për të diksutuar rreth problematikave të pushtetit vendor duke u fokusuar veçanërisht te menaxhimi i sezonit turistik. Sipas raportimeve, takimi mbahet në Durrës. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Rama ka kërkuar nisjen dhe zhvillimin e një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

GjatĂ« vizitĂ«s Rama u ka bĂ«rĂ« thirrje deputetĂ«ve nĂ« largim e atyre tĂ« zgjedhur dhe drejtuesve vendorĂ« tĂ« dalin nĂ« terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve tĂ« qytetarĂ«ve, duke i takuar nga afĂ«r. Gjithashtu ai iu ka dhĂ«nĂ« ultimatum qĂ« brenda dy javĂ«ve tĂ« kenĂ« gati raportin me punĂ«n e bĂ«rĂ«.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

The post Rama mbledh kryetarët e bashkive sot, në fokus problematikat e pushtetit vendor appeared first on Lapsi.al.

Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

Vetëm tre ditë pas lirimit nga burgu, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur sot pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Salianji u lirua me kusht mĂ« 8 korrik, pas vuajtjes sĂ« njĂ« pjese tĂ« dĂ«nimit me burg pĂ«r çështjen “Babale”.

The post Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës appeared first on Lapsi.al.

Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Sipas vlerĂ«simeve tĂ« Kievit rindĂ«rtimi i UkrainĂ«sdo tĂ« kushtojĂ« rreth 850 miliardĂ« euro dhe do tĂ« zgjasĂ« rreth 14 vjet. “Koncepti ynĂ« parashikon krijimin e dy fondeve”, tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video nĂ« konferencĂ«n pĂ«r rindĂ«rtimin e UkrainĂ«s qĂ« po zhvillohet nĂ« RomĂ«.

Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.

Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

Pjesa e parĂ« e “Fondit pĂ«r UkrainĂ«n” do tĂ« menaxhohet nga Kievi dhe do tĂ« financohet pĂ«rmes aseteve ruse tĂ« konfiskuara jashtĂ« vendit tĂ« cilat kanĂ« njĂ« vlerĂ« prej mĂ« shumĂ« se 460 miliardĂ« euro. Me kĂ«tĂ« ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet tĂ« paguajĂ« pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga sulmi ndaj UkrainĂ«s.

Merz tha nĂ« RomĂ« se “Rusia duhet tĂ« paguajĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« dĂ«m dhe derisa tĂ« ndodhĂ« kjo, Rusia nuk do tĂ« ketĂ« qasje nĂ« asetet e saj tĂ« ngrira.” Pjesa e dytĂ« e fondit me njĂ« vĂ«llim prej gati 400 miliardĂ« euro do tĂ« krijohet pĂ«rmes investimeve private.

Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën

Qeveria gjermane do tĂ« blejĂ« nga SHBA-ja sisteme pĂ«r mbrojtjen ajrore tĂ« tipit “Patriot” pĂ«r t’ia vĂ«nĂ« ato nĂ« dispozicion UkrainĂ«s. “Fola pĂ«r kĂ«tĂ« me Presidentin TrumptĂ« enjten e kaluar dhe gjithashtu i kĂ«rkova atij tĂ« na furnizojĂ« me kĂ«to sisteme armatimi”, tha Merz nĂ« RomĂ«.

Ai nuk tha se sa sisteme synon tĂ« blejĂ« Gjermania, por sipas njĂ« deklarate tĂ« Presidentit tĂ« UkrainĂ«s Volodymyr Selenski nĂ« shĂ«rbimin e mesazheve tĂ« shkurtra X Gjermania do tĂ« paguajĂ« dy nga kĂ«to sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar UkrainĂ«s financim pĂ«r njĂ« sistem “Patriot”./ DW

The post Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin appeared first on Lapsi.al.

“Kultura e kujtesĂ«s mungon!” Sot 30 vite nga masakra e SrebrenicĂ«s

Kur trupat e gjeneralit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Ratko Mladiç kryen gjenocid kundër boshnjakëve nga enklava e atëhershme dhe zona e mbrojtur nga OKB-ja e Srebrenicës në korrik 1995, imazhet e tmerrit dhe dështimit ndërkombëtar pothuajse menjëherë u përhapën në mbarë botën: imazhe të mijëra refugjatëve të pafuqishëm në bazën e OKB-së në Potoçari, imazhe të ndarjes së grave, fëmijëve dhe burrave, imazhe të komandantit të poshtëruar holandez të UNPROFOR-it, i cili i ngre dolli Mladiç.

Në ditët para gjenocidit, mesazhe të dëshpëruara vinin nga radioamatorët nga Srebrenica. Edhe gjatë vrasjeve masive, dëshmitarët e parë të mbijetuar të marshimit të vdekjes raportuan për ndjekjen e njerëzve dhe tmerret në pyjet përreth Srebrenicës.

Edhe pse dimensionet e sakta tĂ« krimit pĂ«r sa i pĂ«rket numrit tĂ« njerĂ«zve tĂ« vrarĂ«, nuk ishin pĂ«rcaktuar ende nĂ« korrik 1995, ishte tashmĂ« e qartĂ« se Srebrenica shĂ«nonte kulmin e tmerrshĂ«m tĂ« politikĂ«s serbe tĂ« spastrimit etnik nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«. Dhe se njĂ« nga krimet mĂ« tĂ« kĂ«qija qĂ« nga Holokausti u krye atje. NjĂ« krim, i cili, duhet pranuar, nuk u krye me dijeninĂ« e plotĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. Por ata nuk bĂ«nĂ« gjĂ« – nĂ« njĂ« kohĂ« kur motoja e kulturĂ«s evropiane tĂ« kujtesĂ«s ishte: “KurrĂ« mĂ«!”

Një tjetër vuajtje

MĂ« 11 korrik tĂ« kĂ«tij viti, nĂ« ditĂ«n e pĂ«rkujtimit tĂ« gjenocidit, dhjetĂ«ra-mijĂ«ra vetë pritet tĂ« mblidhen nĂ« QendrĂ«n Memoriale tĂ« Potoçarit pranĂ« SrebrenicĂ«s – mĂ« shumĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«, me rastin e 30-vjetorit. E hapur nĂ« vitin 2003, Qendra Memoriale nĂ« SrebrenicĂ« Ă«shtĂ« njĂ« vend prekĂ«s, por dinjitoz pĂ«rkujtimi.

Mbetjet e afĂ«rsisht 7,000 nga 8,372 viktimat e gjenocidit, emrat e tĂ« cilĂ«ve janĂ« identifikuar deri mĂ« tani, janĂ« varrosur nĂ« varreza. ËshtĂ« vendi mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i pĂ«rkujtimit pĂ«r tĂ« mbijetuarit. MegjithatĂ«, dinjiteti i kujtesĂ«s Ă«shtĂ« i pĂ«rzier me hidhĂ«rim pĂ«r shkak tĂ« shumĂ« gjĂ«rave qĂ« ndodhĂ«n pas vetĂ« krimit. Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« mund tĂ« quhet vuajtje e dytĂ«.

Emri i qytetit, Srebrenicë, u bë sinonim për vetë krimin. Ekziston një konsensus i gjerë ndërkombëtar se ishte gjenocid, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) e përcaktoi këtë dhe e dokumentoi gjerësisht në disa vendime. Në vitin 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, duke riafirmuar natyrën gjenocidale të krimit.

Mohimi dhe relativizimi

MegjithatĂ«, nĂ« Serbi dhe RepublikĂ«n Srpska, tĂ« cilat ishin pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit, mohimi dhe relativizimi i fortĂ« i krimit tani janĂ« politikĂ« shtetĂ«rore. NĂ« vitin 2010, parlamenti serb miratoi njĂ« deklaratĂ« duke kĂ«rkuar falje pĂ«r krimin nĂ« SrebrenicĂ«, por pa pĂ«rdorur fjalĂ«n “gjenocid”. QĂ« atĂ«herĂ«, politika serbe nĂ«n presidentin Aleksandar Vuçiç Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar ndjeshĂ«m dhe Ă«shtĂ« distancuar nga ky gjest.

Vuçiq ishte ministĂ«r i informacionit nĂ«n diktatorin Slobodan Milosheviç nĂ« vitin 1995, dhe mĂ« 20 korrik 1995, ndĂ«rsa gjenocidi ishte ende nĂ« vazhdim, ai deklaroi nĂ« parlamentin e Beogradit se “pĂ«r çdo serb tĂ« vrarĂ«, njĂ«qind myslimanĂ« (boshnjakĂ«) do tĂ« vriteshin”, njĂ« deklaratĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai ende nuk ka kĂ«rkuar falje. Sot Vuçiç pĂ«rhap narrativĂ«n se “tĂ« gjitha palĂ«t vuajtĂ«n” nĂ« luftĂ«rat jugosllave, por se vetĂ«m serbĂ«t nuk njihen si viktima.

Krimineli i luftĂ«s Mladiç – hero pĂ«r shumĂ« serbĂ«

NĂ« RepublikĂ«n Srpska, presidenti Milorad Dodik mblodhi njĂ« komision, tĂ« udhĂ«hequr nga eksperti izraelit i Holokaustit, Gideon Greif, i cili nĂ« vitin 2021 publikoi njĂ« raport qĂ« mohonte gjenocidin dhe hidhte dyshime serioze mbi numrin e viktimave. Fytyra e Ratko Mladiç, i dĂ«nuar si kriminel lufte, tani mund tĂ« shihet nĂ« grafite, murale, postera dhe fotografi tĂ« shumta nĂ« RepublikĂ«n Srpska dhe Serbi – shumĂ« serbĂ« e konsiderojnĂ« atĂ« hero.

Çdo vit, nĂ« festa dhe ditĂ« tĂ« ndryshme pĂ«rkujtimore serbe, nacionalistĂ«t serbĂ« kalojnĂ« pranĂ« monumentit nĂ« karvane, duke rĂ«nĂ« borive ose duke luajtur muzikĂ« tĂ« lartĂ« nacionaliste. NĂ« ceremonitĂ« e para mortore qĂ« nga fillimi i mijĂ«vjeçarit, tĂ« mbijetuarit qĂ« varrosnin tĂ« dashurit e tyre pĂ«shtyheshin nga nacionalistĂ«t serbĂ«, pa ndĂ«rhyrjen e policisĂ«. KryetarĂ«t e bashkive serbe tĂ« SrebrenicĂ«s pas vitit 1995 e mohuan gjenocidin nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r. Kryetari aktual i bashkisĂ«, Milosh Vuçiç, e sheh fitoren e tij zgjedhore nĂ« tetor 2024 si “njĂ« pĂ«rgjigje ndaj rezolutĂ«s sĂ« OKB-sĂ«â€ tĂ« miratuar disa muaj mĂ« parĂ«.

Ligji kundër mohimit të gjenocidit

Hungaria e Viktor Orbånit është bashkuar gjithashtu në radhët e mohuesve të gjenocidit: Së bashku me Serbinë dhe Rusinë, Hungaria ishte i vetmi shtet anëtar i BE-së që votoi kundër rezolutës së OKB-së për Srebrenicën në korrik 2024.

Në korrik 2021, Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë-Hercegovinën, Valentin Inzko, miratoi një ligj kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Megjithatë, u deshën pothuajse katër vjet që vendimi i parë kundër mohuesve të gjenocidit të jepej në maj 2025.

Vetëm një kërkim i sinqertë faljeje

BashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare ka ofruar vetĂ«m njĂ« kĂ«rkim falje tĂ« sinqertĂ« pĂ«r bashkĂ«pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e saj pĂ«r SrebrenicĂ«n: nĂ« korrik 2022 nga qeveria holandeze. Qeveria kĂ«rkoi falje pĂ«r tĂ« gjitha viktimat dhe tĂ« mbijetuarit e gjenocidit pĂ«r shkak tĂ« “dĂ«shtimit tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« ofruar ndihmĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r popullin e SrebrenicĂ«s”.

Edhe pse padyshim nuk Ă«shtĂ« provuar, Ă«shtĂ« shumĂ« e mundshme qĂ« bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ketĂ« ditur pĂ«r planet konkrete pĂ«r spastrimin etnik nĂ« BosnjĂ«n lindore nĂ« verĂ«n e vitit 1995 dhe t’i ketĂ« pranuar ato nĂ« heshtje si çmim pĂ«r suksesin e negociatave tĂ« paqes. Nuk ka njohje tĂ« kĂ«saj edhe nĂ«se nĂ« atĂ« kohĂ« ndoshta askush nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar nuk mund ta kishte menduar se ishte gjenocid.

Kultura e kujtesës mungon

Për boshnjakët, përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë është një komponent themelor i identitetit të tyre kombëtar dhe një moment kyç për vendin e tyre. Megjithatë vetëdija e shumë përfaqësuesve të shtetit boshnjak zakonisht nuk shkon përtej pranisë së detyrueshme në Qendrën Përkujtimore në Potoçari çdo 11 korrik.

Shumica e të mbijetuarve të gjenocidit jetojnë në kushte modeste, ndonjëherë shumë të varfra dhe të margjinalizuara. Vetëm gratë që e kanë mbijetuar këtë gjenocid dhe të cilat nuk kanë të afërm meshkuj që kanë mbijetuar, marrin mbështetje shtetërore. Të gjithë të tjerët nuk kanë statusin ligjor të të mbijetuarve dhe nuk kanë marrë kurrë ndihmë nga shteti, as materiale dhe as psikologjike. Ndoshta më e vështira për të mbijetuarit është se edhe 30 vjet pas gjenocidit dhe pavarësisht Rezolutës së OKB-së të vitit 2024, Srebrenica ende nuk ka një vend të përhershëm në kulturën evropiane të kujtesës.

Një shembull i kësaj është Dita Evropiane e Përkujtimit për Viktimat e të Gjitha Regjimeve Totalitare dhe Autoritare. Që nga viti 2009, kjo ditë është festuar në BE më 23 gusht, ditën në të cilën u nënshkrua Pakti Hitler-Stalin në vitin 1939. Komisioni Evropian publikon një deklaratë në atë ditë çdo vit. Srebrenica nuk është përmendur në të deri më tani./ DW

The post “Kultura e kujtesĂ«s mungon!” Sot 30 vite nga masakra e SrebrenicĂ«s appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 45-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orë 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Që nga 15 prilli, Kuvendi i Kosovës ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

The post Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 45-të appeared first on Lapsi.al.

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bĂ«ri asgjĂ«, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte qĂ« lufta tĂ« pĂ«rfundonte dhe qĂ« ata tĂ« njoftonin sot, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« kthehej nĂ« shkollĂ«â€, tha Samah al-Nouri, duke qĂ«ndruar pranĂ« trupit tĂ« vajzĂ«s sĂ« saj qĂ« u vra nĂ« sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim nĂ« njĂ« qendĂ«r mjekĂ«sore. Pse i vranĂ«?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi mĂ« pranĂ«, ndoshta mĂ« afĂ«r se sa kemi qenĂ« prej kohĂ«sh”, tha Rubio pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« samitin e ASEAN-it nĂ« Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

NĂ«se Hamasi refuzon, “ne do tĂ« vazhdojmĂ«â€ me operacionet ushtarake nĂ« GazĂ«, tha zyrtari nĂ« kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

The post Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 4 vëllezër zihen me 5 persona të tjerë

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Librazhd. Mësohet se 4 vëllezër janë konflikuar me 5 persona të tjerë në një lokal. Në sherr 4 vëllezërit kanë dhunuar me sende të forta 5 personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia ka mundur që të arrestojë dy nga vëllezërit, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 2 vëllezërit e tjerë. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu nga policia është proceduar penalisht dhe kamarierja e lokalit për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

The post Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 4 vëllezër zihen me 5 persona të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

The post Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

Vrau efektivin, Prokuroria Fier kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kĂ«rkon dĂ«nimin me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m tĂ« shtetasit A.M.

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier kĂ«rkon dĂ«nimin me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m tĂ« shtetasit A.M. pĂ«r veprat penale “Vrasja e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 tĂ« Kodit Penal, kryer ndaj viktimĂ«s N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, tĂ« vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi tĂ« arsyeshĂ«m se, nĂ« datĂ« 13.05.2024, rreth orĂ«s 13:30, nĂ« fshatin BaltĂ«z, NjĂ«sia Administrative DĂ«rmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarĂ« me armĂ« zjarri punonjĂ«sin e PolicisĂ« sĂ« Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformĂ«n e Forcave Speciale “Shqiponja” qĂ« e bĂ«nte lehtĂ«sisht tĂ« shqueshme cilĂ«sinĂ« e tij. Konflikti mes viktimĂ«s dhe tĂ« pandehurit ka lindur pĂ«r shkak se ky i fundit, ndĂ«rsa drejtonte automjetin e tij, Ă«shtĂ« futur nĂ« kthesĂ« me shpejtĂ«si, pa kontrolluar rrugĂ«n, duke pĂ«rbĂ«rĂ« rrezik pĂ«r pĂ«rdoruesit e rrugĂ«s.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit M. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite, dĂ«nimin e tij me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m.
Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit M. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite, dĂ«nimin e tij me 7 (shtatĂ«) vjet burgim.
Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit M. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite, dĂ«nimin e tij me 6 (gjashtĂ«) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 maj të vitit të kaluar në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin. Mërnica u vetëdorëzua dy ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.

The post Vrau efektivin, Prokuroria Fier kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona

Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona appeared first on Lapsi.al.

Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Një 32-vjeçar shqiptar nga Brentford është identifikuar si personi kyç në një bandë të organizuar trafikantësh droge për disa vite. Mediat britanike shkruajnë se Redon Bushi i Cherry Crescent u dënua për drejtimin e një operacioni që komplotoi për të furnizuar mbi 832 kilogramë kokainë, e cila do të kishte një vlerë tregu prej 81,640,000 paundësh.

Ai pranoi akuzat në lidhje me trafikun e drogës dhe transferimin dhe posedimin e pasurisë kriminale pas një hetimi nga Policia Metropolitane dhe Agjencia Kombëtare e Krimit. Bushi kishte shërbyer si drejtor i një numri kompanish, duke përfshirë një lavazho makinash, një bari dhe një klinikë bukurie, të cilat besohet se mund të jenë përdorur për të pastruar të ardhurat e operacionit të drogës. Ai u dënua me 24 vjet e 10 muaj burgim të mërkurën, më 9 korrik në Gjykatën e Kurorës Kingston-upon-Thames.

Operacioni i Bushit bashkëpunoi me importues të shumtë të kokainës dhe korrierë për të furnizuar Londrën dhe pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Ai u shkatërrua pasi autoritetet arritën të hynin në mesazhet e dërguara nga banda përmes sistemeve Encrochat dhe Signal. Pasoi një operacion i synuar dhe detektivët e Metropolit filluan punën për të çmontuar operacionin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Bushi pĂ«rdorte Encrochat nĂ«n emrin e pĂ«rdoruesit ‘Sealvermouth’, por, edhe kur mendonte se mesazhet e tij ishin tĂ« sigurta, ai mbeti i kujdesshĂ«m duke u dhĂ«nĂ« korrierĂ«ve vetĂ«m kodet postare, oraret dhe njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« shkurtĂ«r tĂ« individit tĂ« cilit do t’ia dorĂ«zonin.

Megjithatë, oficerët e Metropolit arritën të zbulonin linjat e komunikimit të grupit duke shqyrtuar me kujdes çdo pajisje dhe bisedë që i përkiste grupit. Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të bashkonin pjesët e brendshme të operacionit kriminal.

Duke pĂ«rdorur kĂ«tĂ« material, oficerĂ«t ndaluan njĂ« nga automjetet qĂ« i pĂ«rkisnin korrierĂ«ve tĂ« Bushit, 32-vjeçarin Ahmad Jabarkhill nga Hounslow nĂ« qershor 2020 dhe gjetĂ«n gati 700,000 ÂŁ tek ai. OficerĂ«t e Metropolit dhe NCA pĂ«rdorĂ«n gjithashtu taktika tĂ« fshehta dhe inteligjencĂ« pĂ«r tĂ« identifikuar tre korrierĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« Bushit, 23-vjeçarin Arline Sida nga Amersham, 32-vjeçarin Luke Ferguson nga Shepherd’s Bush dhe 23-vjeçarin Kelvin Hoxha nga Field Lane, Brentford, duke mbledhur prova pĂ«r tĂ« treguar shkallĂ«n e ndĂ«rmarrjes.

Përveç bisedave midis grupit, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një ndarje të sofistikuar për fshehje. Kishte gjithashtu një kamera të vendosur në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca. Duke vepruar mbi këtë informacion, Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në një adresë në Brentford në gusht 2023, ku u gjetën gjashtë kilogramë kokainë.

Luke Ferguson, njĂ« tjetĂ«r anĂ«tar i sipĂ«rmarrjes kriminale, u arrestua mĂ« pas nĂ« njĂ« “shtĂ«pi tĂ« sigurt” gjithashtu nĂ« Brentford dhe iu gjetĂ«n 72 kg kokainĂ«, me njĂ« vlerĂ« rruge tĂ« vlerĂ«suar nĂ« 6.24 milionĂ« paund. Bushi u pĂ«rpoq t’i shpĂ«tonte drejtĂ«sisĂ« pasi bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij u arrestuan, duke qĂ«ndruar nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« hotelesh, duke blerĂ« njĂ« telefon tĂ« ri dhe duke mbajtur me vete 3,000 paund. Edhe kur ishte nĂ« arrati, ai vazhdoi tĂ« ishte nĂ« kontakt me anĂ«tarĂ«t e bandĂ«s duke i udhĂ«zuar ata tĂ« kontrollonin kamerat nĂ« adresa tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« identifikuar çdo prani ose mbikĂ«qyrje policore. Disa ditĂ« mĂ« vonĂ« ai u gjurmua nĂ« Reading dhe u arrestua.

Jabarkhill u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale në Gjykatën e Kurorës Isleworth të mërkurën, më 22 korrik 2020 dhe u dënua në të njëjtën datë me dy vjet e tre muaj burgim. Tre anëtarë të tjerë të bandës morën dënimet e tyre të mërkurën, më 9 korrik në Gjykatën e Kurorës Kingston-upon-Thames, pasi më parë kishin pranuar fajësinë në të njëjtën gjykatë.

Sida pranoi komplotin pĂ«r tĂ« furnizuar drogĂ« tĂ« Klasit A ​​tĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ« 17 janar 2024, dhe u dĂ«nua me 12 vjet e 9 muaj burgim. Hoxha u deklarua fajtor pĂ«r komplot pĂ«r tĂ« furnizuar drogĂ« tĂ« Klasit A ​​dhe drejtim mjeti ndĂ«rsa ishte i skualifikuar tĂ« shtunĂ«n, mĂ« 26 tetor 2024, dhe u dĂ«nua me 11 vjet e 8 muaj burgim.

Luke Ferguson u deklarua fajtor pĂ«r komplot pĂ«r tĂ« furnizuar drogĂ« tĂ« Klasit A ​​tĂ« enjten, mĂ« 21 nĂ«ntor 2024, dhe u dĂ«nua me 14 vjet e 5 muaj burgim. Detektivi Konstabli David Leitner, i cili drejtoi hetimin nĂ« emĂ«r tĂ« Metropolitane, tha: Ky rast tregon paepurinĂ« tonĂ« nĂ« ndjekjen e krimit tĂ« organizuar, duke shfrytĂ«zuar mundĂ«sinĂ« e pashembullt qĂ« Encrochat pĂ«rfaqĂ«son nĂ« efektin e tij tĂ« plotĂ«. Bushi besonte qartĂ« se kĂ«to platforma mesazhesh e mbronin atĂ« nga zbatimi i ligjit, por ato shĂ«rbyen vetĂ«m pĂ«r tĂ« na dhĂ«nĂ« provat pĂ«r ta dĂ«nuar atĂ« dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij. Kjo tregon angazhimin e Met pĂ«r tĂ« trajtuar shkelĂ«sit qĂ« janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« furnizimin e rrugĂ«ve tĂ« LondrĂ«s me drogĂ«.

The post Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët

Një gruaje i ka rënë të fikët ditën e sotme gjatë protestës në Theth. Mësohet se teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Ramës për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët.

Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, ndërkohë që përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar.

The post Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët appeared first on Lapsi.al.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

Kryeministri Edi Rama ka mbĂ«rritur nĂ« RomĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca pĂ«r RimĂ«kĂ«mbjen e UkrainĂ«s. Rana ditĂ«n e sotme Ă«shtĂ« pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Ndërkohë që do të ketë pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

The post Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar

Rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë ditën e sotme. Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Ndërkohë që tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar appeared first on Lapsi.al.

❌