Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, Suen F, u gjet i vetëvarur në banesën e të afërmve, ka marrë një tjetër kthesë tronditëse. Burime për JOQAlbania kanë bërë të ditur se në profilin e tij në rrjetin social TikTok, i mituri kishte postuar përmbajtje […]

The post Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme appeared first on BoldNews.al.

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë vazhdon edhe sot. Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze këtë mëngjes të marte edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e qetë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit […]

The post Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros appeared first on BoldNews.al.

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

Kur Rusia e ka nisur një sulm me 39 dronë në një stacion kompresorësh në perëndim të Ukrainës këtë muaj, Ukraina e ka kuptuar se objektivi i sulmeve ka ndryshuar. Sulmi ka ndodhur më pak se dy javë pasi Ukraina e ka arritur një marrëveshje për të blerë gaz natyror prej Azerbajxhanit – e para […]

The post Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve appeared first on BoldNews.al.

Mbështetje sociale sa për “sy e faqe”! Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska […]

The post Mbështetje sociale sa për “sy e faqe”! Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.6 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Ulen ndjeshëm temperaturat në vend! Ja sa shënon termometri sot

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas mesditës do të vijnë gradualisht në shpërbërje, duke i lënë vendin kthjellimeve. Era Do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat luginore […]

The post Ulen ndjeshëm temperaturat në vend! Ja sa shënon termometri sot appeared first on BoldNews.al.

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

“Shumat e përfitimeve ndryshojnë ndjeshëm në rajon. Republika Srpska ofron shumën më të lartë mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencën sociale dhe ndihmat për fëmijë. Në të kundërt, Shqipëria ofron përfitimet mujore totale më të ulëta (70 euro), të përbëra nga Ndihma Ekonomike dhe një ndihmë për energjinë.

Për vendet e tjera, përfitimet mujore totale janë si më poshtë: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)” thuhet në raport.

Në një tabelë specifike raporti përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

Një tjetër pikë që raporti merr në analizë është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

“Pragu në të cilin këto përfitime ndërpriten ndryshon dukshëm, por një model i përbashkët është se shumica e përfitimeve të lidhura me varfërinë humben sapo nis punësimi formal, edhe në nivele minimale të të ardhurave.

Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

Kjo formulë, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep një peshë të caktuar punësimit formal dhe, nëse vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun për marrjen e Ndihmës Ekonomike, familja nuk përfiton më” thuhet në raport./ N.Maho

 

The post Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro appeared first on Revista Monitor.

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM

Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.

Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.

Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.

Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

The post Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM appeared first on Revista Monitor.

Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027

Ndërtimi për parkun fotovoltaik të Spitallës pritet që të nisë këtë vit dhe nëse punimet ecin siç duhet vënia në punë dhe testimi pritet të bëhen në gusht-dhjetor të vitit 2026 ndërkohë që operimi tregtar pritet në janar 2027. “Spitalla Solar” e themeluar nga kompania Voltalia si përfaqësuese e saj në Shqipëri, ka njoftuar autoritetet përmes dokumentacionit vendndodhjen e saktë të impiantit dhe detaje të tjera të lidhura me të.

“Projekti ndodhet në territorin e Bashkisë Durrës, pranë fshatrave Adriatik, Vrinas (Shënavlash) dhe Spitallë, brenda Njësisë Administrative të Rrashbullit, Njësisë së Administrative (NjA) Nr.6 të qytetit të Durrësit dhe brenda Prefekturës së Durrësit. Vendndodhja e zonës së propozuar për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Spitallë është në zonën kadastrale nr. 8517 dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 123. Ha” thuhet në dokument.

Impianti me kapacitet të instaluar 100 MW pritet që të ndërtohet për një periudhë 15 mujore. Konkretisht sipas një kalendari paraprak kompania parashikon që ndërtimi në nisë në nëntor të këtij viti teksa përgjatë periudhës maj-qershor 2025 është bërë gati kantieri.

Punimet mekanike dhe ato elektrike pritet të zenë vend gjatë nëntor-2025 dhe nëntor 2026.  Impianti fotovolatik i Spitallës është i dyti që Voltalia do të zbatojë në vendin tonë pas atij të Karavastasë tashmë në operim prej dhjetorit 2023.

Projektet e Voltalia

Voltalia fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë në vitin 2020, ku ofroi një çmim 24,89 euro për megavat.  Sipas marrëveshjes 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.

Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vjet dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Sa i takon Spitallës, gara u mbyll me çmim 29.89 euro/MWh në një ankand të mbajtur gjatë 2021-it.

Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë kapacitet të instaluar 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MË do të tregtohen në treg të lirë.  Impianti i Karavastasë prodhoi vitin e shkuar 258,383 MË energji që përbënte 3.2 për qind të prodhimit neto vendas.

Aktualisht Voltalia duket se ka një interes të shtuar për Shqipërinë sa i takon zgjerimit me projekte të reja ku kohëve të fundit ka bërë thirrje për investitorë privatë apo individë që disponojnë truall të cilat kompania mund ti marrë me qira për të zbatuar aty projekte energjie diellore. / N.Maho

 

Voltalia zgjeron interesin për Shqipërinë, nis kërkimin e tokave me qira 30-vjeçare

The post Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027 appeared first on Revista Monitor.

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. Ai thekson se korrupsioni dhe […]

The post Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë appeared first on BoldNews.al.

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës. Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë […]

The post Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë appeared first on BoldNews.al.

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme. Shtetasi i arrestuar me inicialet R.I. kishte ndërtuar pa leje një banesë. Kur i kanë shkuar inspektorët e IMT-së për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke iu thënë se punonte si shofer i kancelares së […]

The post “Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti.

Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro.

The post ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Shembja e objekteve të paligjshme nuk ndalet, paketë masash për tkurrjen e fenomenit

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni”.

Kryeministri siguroi se do të rritet forca goditëse e ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.

Rama ndau pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, ku IKMT po ndërhyn sot për prishjen e 66 godinave.

“Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, u shpreh Rama.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura.

Aktualisht IKMT ka nisur shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, ku janë evidentuar 66 ndërtime pa leje.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shembja e objekteve të paligjshme nuk ndalet, paketë masash për tkurrjen e fenomenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe për kategori në nevojë të nxënësve në shkollat e mesme ka nisur sot në gjithë vendin.

Programi i qeverisë parashikon mbështetje për rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke garantuar barazi në arsim dhe lehtësi në buxhetet e familjeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, ku ndoqi shpërndarjen e librave, tha se “për këtë program qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 9 milionë euro, duke siguruar tekste falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme, të cilët janë në vështirësi ekonomike ose sociale”.

“Program i qeverisë për shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin parauniversitar ka nisur ditën e sotme dhe është një program mbështetje për të garantuar jo vetëm barazi në arsim, por gjithashtu edhe një lehtësi për familjet. Është një program i cili financohet nga qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Janë rreth 9 milion euro të cilat vihen ne dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë deri në klasën e 9 dhe gjithashtu edhe në gjimnaze për kategoritë specifike, të cilët kanë pamundësi sociale dhe ekonomike”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, Manastirliu u shpreh se përveç shpërndarjes së librave, po finalizohen edhe punimet për rehabilitimin dhe rindërtimin e disa shkollave që do të hapin dyert për vitin e ri shkollor.

Ministrja Manastirliu nënvizoi zgjerimin e programeve digjitale në laboratorët inteligjentë në shkolla, përfshirë kodimin dhe mësimet e para të inteligjencës artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.

“Janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët në do të shtrijmë kurrikulën e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey. E zgjerojmë për klasën e katërt këtë vit për të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave ku sot smartlab-et janë funksionalë, ku do të kemi një kurrikul të re, duke filluar me mësimet e para të inteligjencës artificiale në librin e klasës së katërt dhe duke i zhvilluar në kurrikulën që jemi duke hartuar si pjesë e modernizimit të kornizës kurrikulare në arsimin parauniversitar”, tha Manastirliu.

Duke folur për masat për vitin e ri shkollor, Manastirliu tha se Programi Kombëtar i Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional të Mësuesve do të vijojë.

“Më shumë se 2200 mësues do të trajnohen në bashkëpunim me universitetet publike, me fokus tek metodat inovative të mësimdhënies, tek teknologjia, shkencat e natyrës, TIK-u dhe gjuha”, shtoi ministrja.

Një tjetër prioritet i vitit të ri është plani i sigurisë në shkolla, i cili parashikon trajnimin dhe rritjen e numrit të punonjësve socialë, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë, për të garantuar një mjedis sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

“Plani i sigurisë në shkolla është një prej komponentëve më të rëndësishëm në të gjithë sistemit tonë arsimor dhe ne do të vijojmë të mbështesim, qoftë me zhvillimin profesional të punonjësit social dhe psikologut në shkolla, por edhe me rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, ku parashikojmë jo vetëm të zgjerojmë shkolla të cilat kanë oficerë sigurie, por gjithashtu edhe të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla të tjera”, theksoi Manastirliu.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja Manastirliu përmendi edhe Konkursin Kombëtar të Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivalin Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

/m.m/j.p/

The post Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të akordohen 900 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Malaj theksoi se fondet në dispozicion të sektorit të arsimit gjatë këtij viti zënë 3.3% të
PBB-së.

“Mbështetje buxhetore për ofrimin e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e arsimit bazë, nga klasa e parë në klasën e nëntë”, u shpreh ai.

Nga programi i ofrimit të librave falas përfitojnë 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

/m.m/j.p/

The post Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka shpallur sot një tender gjigant për shërbimin e ruajtjes fizike të ambienteve të saj në Tiranë, në një kohë kur institucioni është në qendër të vëmendjes pas lajmit për zhdukjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima. Sipas dokumenteve, objekti i kontratës është sigurimi me roje private në 16 vendroje, për një […]

The post Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës? appeared first on BoldNews.al.

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

Në vitin 2016, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpenzoi plot 20 milionë euro për rrjetin e energjisë elektrike nga Orikumi në Himarë, teksa në atë kohë u trumbetua se “kjo reformë do të sjellë stabilitet dhe furnizim pa ndërprerje”. Paratë janë hedhur me tendera në të ashtuquajturën “koperacioni Italian në zonën e Himarës”, ndërkohë që […]

The post Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila […]

The post “Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perëndimor vërehen tek individët me arsim të ulët duket se Shqipëria është përjashtim nga rasti. Një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës lidhur me tregun e punës në rajon nënvizon disa fenomene të hasura rast pas rasti. “Kur analizohen normat e papunësisë […]

The post Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm appeared first on BoldNews.al.

❌