Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë për emisionin “Goca & Gra”. E qeshur dhe e sinqertë, Besa rrëfeu se është më e dashuruar se kurrë dhe se partneri i saj është mbështetja më e madhe në ditët e ngarkuara.

“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria,” u shpreh këngëtarja, duke treguar se ndjenjat janë në qendër të gjithçkaje për të.

Por surprizat nuk përfunduan këtu. Besa la të kuptohet se dasma është shumë afër.

“Po, themi që së shpejti do të kemi dasmë,” tha ajo me entuziazëm, duke shtuar se do të ketë më shumë se një fustan.

“Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng,” përfundoi artistja.

The post Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng appeared first on iconstyle.al.

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Një diskutim mbi pushimet verore u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”. Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.

Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar. Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.

Biseda mes tyre:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli

The post Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët appeared first on iconstyle.al.

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Reperi Ledri Vula ka thyer heshtjen për ndarjen nga ish-partnerja e tij, Sara Hoxha. I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, ai ka treguar për herë të parë arsyen që qëndron pas përfundimit të lidhjes së tyre. Sipas Ledrit, nuk ka pasur një konflikt specifik mes tyre, por ishte distanca ajo që ndikoi gradualisht në ftohjen e marrëdhënies.

“Puna e Sarës ishte në Tiranë, ndërsa unë isha mes Kosovës dhe diasporës. Kjo distancë e bëri ndarjen më të lehtë, sepse raportet u ftohën natyrshëm,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai theksoi se raportet me Sarën vazhdojnë të jenë shumë të mira, pavarësisht ndarjes dhe zhurmës mediatike.

Gjatë intervistës, Ledri komentoi edhe për lidhjen e re të Sarës me Erik Fullanin.

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua kjo ka më shumë rëndësi, sepse kur ajo është e lumtur, edhe vajza jonë është e lumtur,” tha reperi, duke treguar se vëmendja e tij është e përqendruar tek mirëqenia e vajzës së tyre.

The post Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Dashi
Në punë, pozicioni i Mërkurit rrit aftësinë tuaj për të komunikuar ide komplekse. Në çështjet e dashurisë, ndikimi i Marsit mund të nxisë pasione intensive, por kalimtare, prandaj shmangni bërjen e deklaratave impulsive. Planet e udhëtimit mund të jenë subjekt i ndryshimeve të papritura.
Demi
Financiarisht, ndikimi i Hënës sugjeron se fitimi mund të vijë nga një burim i papritur, por vetëm nëse mbeteni të hapur ndaj mundësive jokonvencionale. Në punë, prania e Saturnit sjell përparim të qëndrueshëm, veçanërisht në projektet bashkëpunuese, prandaj besoni në qasjen e ngadaltë por të sigurt.
Binjakët
Financiarisht, mund të lindin shpenzime të papritura. Në punë, pozicioni i fortë i Mërkurit mbështet negociatat dhe punën në grup, duke e bërë këtë një kohë të shkëlqyer për sipërmarrje bashkëpunuese ose zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Dashuria ndikohet nga Marsi. Jini të gjallë, por shmangni sarkazmën, pasi keqkuptimet janë të mundshme.
Gaforrja
Financiarisht, Afërdita sjell mundësi përmes miqve. Jini të hapur ndaj këshillave ose sipërmarrjeve të përbashkëta. Në punë, prania e Hënës rrit aftësinë tuaj për të ndërmjetësuar dhe për të gjetur terren të përbashkët, duke e bërë këtë një kohë ideale për zgjidhjen e konflikteve ose krijimin e partneriteteve të reja.
Luani
Financiarisht, Venusi favorizon qasje krijuese ndaj të ardhurave, prandaj merrni në konsideratë të hidhni ide të reja ose të kërkoni bashkëpunime artistike. Dashuria është pasionante, por e paparashikueshme, pasi ndikimi i Hënës mund të nxisë mosmarrëveshje të vogla – zgjidhni fjalët tuaja me kujdes.
Virgjëresha
Financiarisht, Venusi tregon fitime përmes arsimit, prandaj merrni në konsideratë investimin në një kurs. Në punë, Dielli dhe Jupiteri hedhin dritë mbi arritjet tuaja, duke e bërë këtë një moment të përshtatshëm për të shfaqur aftësitë ose për të kërkuar vlerësim. Dashuria është e qëndrueshme, me Marsin që inkurajon momente të qeta intimiteti.
Peshorja
Financiarisht, pozicioni i Hënës sugjeron fitime përmes pronës ose lidhjeve familjare, por vetëm nëse i qaseni çështjeve me ndjeshmëri. Në punë, Mërkuri mpreh komunikimin tuaj. Dashuria ndikohet nga Marsi, çfarë mund të shkaktojë takime pasionante brenda rrethit tuaj shoqëror – thjesht kini kujdes nga xhelozia ose keqkuptimet.
Akrepi
Kjo është një ditë për biseda të përzemërta dhe lidhje kuptimplotë. Financiarisht, Dielli inkurajon të rishikoni investimet ose burimet e përbashkëta, pasi mund të dalin në dritë mundësi të fshehura. Në punë, Mërkuri mbështet të mësuarit dhe zhvillimin profesional.
Shigjetari
Dielli sjell fokusin te partneritetet, ndërsa Hëna nxjerr në pah vlerat dhe prioritetet financiare. Financiarisht, mund të merrni një shpërblim të vogël për përpjekjet tuaja. Në punë, Mërkuri mbështet kërkimin dhe punën prapa skenave, duke e bërë këtë një kohë të mirë për t’u marrë me detyra komplekse.
Bricjapi
Kjo është një ditë për shprehje të vetvetes. Financiarisht, Dielli ju inkurajon të përqendroheni në përparim të qëndrueshëm në vend të fitimeve të shpejta. Në dashuri, Marsi mund të sjellë intensitet dhe transformim, përqafojeni ndryshimin në vend që t’i rezistoni. Shëndeti mbështetet nga Saturni, duke favorizuar rutinat që përfshijnë lëvizje.
Ujori
Dielli dhe Jupiteri favorizojnë projektet krijuese dhe ndjekjet romantike. Financiarisht, Venusi sugjeron fitime përmes pronës ose familjes, prandaj merrni në konsideratë diskutimin e investimeve me të dashurit. Në punë, Mërkuri mpreh aftësitë tuaja analitike, duke e bërë këtë një kohë të mirë për t’u marrë me detyra të detajuara ose për të organizuar hapësirën tuaj të punës.
Peshqit
Dielli dhe Jupiteri ndriçojnë çështjet e shtëpisë dhe familjes. Financiarisht, Venusi favorizon fitimet përmes komunikimit ose projekteve afatshkurtra. Dashuria thellohet nga Marsi duke sjellë intensitet në ndërveprimet e përditshme, përqendrohuni në gjeste të vogla kujdesi.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker në pritje të fëmijës së dytë: “Round two!”

Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, ylli i bejsbollit Cole Tucker, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se po bëhen prindër për herë të dytë!

Aktorja 36-vjeçare postoi një seri fotosh elegante në Instagram më 12 korrik, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pozon në natyrë përkrah Tucker-it, 29 vjeç, që i buzëqesh kamerës dhe i drejton gishtin barkut të Vanessës. Të veshur me të bardha, çifti duket i sinkronizuar dhe plot dashuri në pritje të bebit të dytë.

Në përshkrimin e postimit, Hudgens shkroi thjesht: “Round two!!!!”, një lajm që u përshëndet menjëherë nga miqtë e famshëm.

The post Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker në pritje të fëmijës së dytë: “Round two!” appeared first on iconstyle.al.

E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan!

Nëse nuk je martuar deri në moshën 30 vjeç, shanset që të martohesh ndonjëherë bien në vetëm 50%.

Sipas statistikave më të fundit, 30-ta është një kthesë e madhe, sidomos për martesën dhe prindërimin.

Nëse je ende duke ndjekur karrierën, duke pritur “personin e duhur” apo thjesht je i/e pasigurt për kohën e duhur, ky është momenti për të reflektuar.

Shifrat janë të qarta: zgjedhjet që bëjmë para të 30-ave ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen.

Nuk është fundi i botës. Por është koha kur çdo vendim fillon të ketë peshë më të madhe.

Kush mendon se koha është me bollëk… duhet ta lexojë këtë dy herë.

The post E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan! appeared first on iconstyle.al.

Një shtëpi buzë oqeanit + 90,000$ për ta rinovuar? Vetëm në Irlandë

Irlanda do të të paguajë deri në 90,000 dollarë për të nisur nga e para në një ishull të qetë!

Në kuadër të programit “Our Living Islands”, qeveria irlandeze ofron deri në 84,000 euro (rreth 90,000 dollarë) për ata që duan të rikonstruktojnë një shtëpi të braktisur në njërin nga 23 ishujt e saj të largët, siç është edhe Inis Mór.

Kush përfiton?
•Kushdo që zotëron një shtëpi të ndërtuar para vitit 2008
•Që ka qenë e pabanuar për të paktën 2 vite
•Dhe që do ta përdorë si banesë të përhershme ose qira afatgjatë

Nuk është bonus për zhvendosje, por grant vetëm për rinovim. Aplikantët jashtë BE-së duhet të merren vetë me dokumentacionin për vizën.

Megjithëse jeta në ishull mund të jetë më e thjeshtë dhe pa shumë komoditete moderne, shumë njerëz e shohin si një mundësi të rrallë për një fillim të ri në qetësi absolute.

The post Një shtëpi buzë oqeanit + 90,000$ për ta rinovuar? Vetëm në Irlandë appeared first on iconstyle.al.

Rusia sulmon sërish Ukrainën, Trump premton “deklaratë vendimtare” për Moskën

Rusia ka lëshuar një tjetër valë sulmesh me raketa dhe dronë në disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur mbi 10 të tjerë. Më të goditurat ishin qytetet perëndimore si Çernivtsi, Lviv, Lutsk dhe Harkiv.

Sipas forcave ajrore ukrainase, janë rrëzuar 319 nga 597 dronët e lëshuar dhe 26 nga 27 raketat. Dy viktimat janë një grua 26-vjeçare dhe një burrë 43-vjeçar, të vrarë në Çernivtsi pranë kufirit me Rumaninë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një “deklaratë të madhe për Rusinë” më 14 korrik. Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump është shprehur i vendosur për t’i dhënë fund luftës që nisi në shkurt 2022.

Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se “lufta nuk ndalet me sinjale, por me forcë”, duke kërkuar më shumë armë dhe sanksione ndaj Rusisë nga Perëndimi.

The post Rusia sulmon sërish Ukrainën, Trump premton “deklaratë vendimtare” për Moskën appeared first on iconstyle.al.

Trump shpall tarifat për BE! Nga 1 gushti, 30% për të gjitha mallrat që eksportohen në SHBA

I rikthyer fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka nisur një raund të ri tarifash. Që nga 1 gushti, të gjitha importet nga Meksika dhe Bashkimi Europian do të përballen me 30% tarifë, pasi negociatat për një marrëveshje të përbashkët dështuan.

Njoftimi u bë përmes platformës së tij Truth Social, ndërkohë që Japonia, Koreja e Jugut, Brazili dhe Kanadaja janë gjithashtu në listën e vendeve të goditura nga tarifat e reja.

Trump ka vendosur dhe 50% tarifë mbi bakrin, duke e quajtur këtë një mënyrë për të mbrojtur prodhimin amerikan. Ndërkohë, BE-ja po përpiqet të gjejë rrugë për të zbutur pasojat, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë qëndrime të ndryshme mbi strategjinë që duhet ndjekur ndaj SHBA-së.

Sipas të dhënave të Thesarit Amerikan, këto tarifa kanë sjellë mbi 100 miliardë dollarë të ardhura vetëm këtë vit.

The post Trump shpall tarifat për BE! Nga 1 gushti, 30% për të gjitha mallrat që eksportohen në SHBA appeared first on iconstyle.al.

Kush janë dy shenjat që Gaforrja nuk i duron dot?

E ndjeshme, e lidhur me familjen dhe me botë të thellë emocionale, Gaforrja është një nga shenjat më intuitive të horoskopit. Por pikërisht këto tipare e bëjnë të papajtueshme me disa shenja të tjera që nuk flasin të njëjtën “gjuhë” ndjenjash.

Sipas astrologëve, dy shenjat që Gaforrja i përplas më shpesh janë:

Virgjëresha– Qasja e saj analitike dhe e ftohtë i duket Gaforres si mungesë ndjeshmërie. Ajo ka nevojë për ndjenja, jo analiza të ftohta logjike.

Ujori– I çlirët, rebel dhe shpesh ironik ndaj temave si familja apo ndjeshmëria, Ujori përplaset me botëkuptimin emocional të Gaforres, e cila e kërkon sigurinë dhe stabilitetin.

The post Kush janë dy shenjat që Gaforrja nuk i duron dot? appeared first on iconstyle.al.

E ardhmja e Kristjan Asllanit “në ajër”: Interi nuk e do, por askush s’e merr

Kristjan Asllani është bërë një “enigmë” në merkato. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e Interit, por largimi i tij nuk po realizohet lehtë.

Në tre sezone me zikaltrit, Asllani nuk ka arritur të fitojë besimin si titullar. Me ardhjen e kroatit Petar Sucic, pozicioni i tij është bërë edhe më i pasigurt. Klubi dëshiron ta shesë për 18-20 milionë euro, por kjo shifër po rezulton pengesë, sidomos kur vetë lojtari dëshiron të mbetet në Serie A.

Oferta e vetme konkrete nga jashtë ishte nga Betis, por u refuzua nga të dyja palët: klubi nuk ofroi mjaftueshëm dhe Asllanit nuk i pëlqeu destinacioni.

Aktualisht, interes real për të kanë shfaqur Bologna dhe Fiorentina, por Interi ngul këmbë vetëm për shitje të plotë, jo huazim. Kjo ka futur gjithçka në një “pikë të vdekur”.

The post E ardhmja e Kristjan Asllanit “në ajër”: Interi nuk e do, por askush s’e merr appeared first on iconstyle.al.

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën

Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, ka festuar sot ditëlindjen, por kjo ditë e veçantë nuk ka qenë një rast ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Edhe pse më parë janë parë të bashkuar për momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve, këtë herë ata kanë organizuar dy festa të ndara, secili në mënyrën e vet.

Të dy prindërit kanë ndarë në rrjete sociale foto nga ditëlindja e Ajkës, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqen bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë veçmas, duke e ndarë gëzimin me familjarë dhe miq të afërt, secili në rrethin e vet.

Pavarësisht se ndarja e tyre është zyrtarizuar muaj më parë, ky vendim për të mos qenë bashkë as në ditën e lindjes së vajzës së tyre më të madhe, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar.

The post As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën appeared first on iconstyle.al.

5 futbollistë që janë zotuar të mbështesin familjen e Diogo Jotës

Të shtunën, më 3 korrik 2025, bota e futbollit u trondit nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të yllit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre. Dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në veri të Spanjës, vetëm dy javë pas dasmës së Jotës me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute Cardoso, me të cilën kishte tre fëmijë.

Ceremonia mortore u mbajt më 5 korrik në kishën Igreja Matriz de Gondomar, pranë Portos, ku familja, miqtë dhe tifozët i dhanë lamtumirën e fundit Diogos 28-vjeçar dhe Andres 25-vjeçar.

Që atëherë, disa futbollistë të njohur janë zotuar ta mbështesin familjen e Jotës në forma të ndryshme.

1. Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në funeral për të shmangur vëmendjen e mediave, por ka vendosur të mbulojë të gjitha shpenzimet e sigurimit shëndetësor për bashkëshorten dhe familjen e Jotës. Ai ishte një ndër të parët që reagoi me një mesazh emocional:

“Nuk ka sens… Ishim bashkë me kombëtaren, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe gjithë forcën e botës. E di që do jesh gjithmonë me ta. Pushofshi në paqe, Diogo dhe Andre. Do na mungoni të gjithëve.”

2. Lamine Yamal

Ylli 17-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, ka premtuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimeve të familjes Jota në të ardhmen. Gjesti i tij është përshëndetur për pjekurinë dhe respektin që tregon, pavarësisht moshës së re.

3. Ruben Neves

Miku më i ngushtë i Jotës, Ruben Neves, ka marrë përsipër arsimin e fëmijëve të tij deri në moshën madhore. Neves udhëtoi menjëherë drejt Portugalisë pas eliminimit të ekipit të tij, Al Hilal, në Kupën e Botës për Klube dhe ishte një nga ata që mbajtën arkivolin në funeral.

4. Mohamed Salah

Sulmuesi egjiptian ka premtuar se do të mbulojë të gjitha nevojat financiare të familjes së ish-shokut të tij të skuadrës – përfshirë strehimin, ushqimin dhe çdo shpenzim tjetër. Sipas mediave, Salah është zotuar që familja e Jotës të mos ketë kurrë më nevojë për asgjë.

5. Virgil van Dijk

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, që udhëhoqi delegacionin e klubit në funeral, është zotuar të kujdeset për fëmijët e Jotës. Sipas burimeve, ai ka thënë se do të sigurojë që fëmijët të vazhdojnë të buzëqeshin, të luajnë dhe të jenë të lumtur, pavarësisht humbjes së babait.

The post 5 futbollistë që janë zotuar të mbështesin familjen e Diogo Jotës appeared first on iconstyle.al.

Rritja me një prind narcisist: Shenjat që mbeten për gjithë jetën

Jo të gjitha plagët janë të dukshme, sidomos ato që vijnë nga një fëmijëri nën hijen e një prindi narcisist. Psikologët Wendy Behary dhe Dr. Craig Malkin shpjegojnë se ky realitet lë pas gjurmë të thella, që shfaqen në mënyrën si ne ndërtojmë marrëdhënie, e kuptojmë veten dhe përballemi me botën.

Disa nga shenjat më të zakonshme janë: vështirësia për të thënë “jo”, prirja për të kënaqur të tjerët në dëm të vetes, ndjenja e vazhdueshme se duhet të jesh i përsosur për të merituar dashuri, mungesa e një identiteti të qartë dhe ndjenja e përgjegjësisë për emocionet e prindërve që në fëmijëri.

Sipas specialistëve, fëmijët e rritur në mjedise të tilla mësohen të shtypin nevojat dhe ndjenjat e tyre, duke besuar se janë “të tepërt” ose “të pavlefshëm” nëse nuk përmbushin pritshmëritë e të tjerëve.

Çfarë mund të bëhet?
Hapi i parë është ndërgjegjësimi. Pranimi i të kaluarës nuk është fajësim, por çlirimi nga një histori që nuk e ke shkruar vetë. Në disa raste, distancimi emocional apo fizik nga një prind abuziv është i nevojshëm për të rikthyer ekuilibrin.

“Abuzuesit janë 100% përgjegjës për sjelljet e tyre,” thotë Malkin. “Nëse nuk pranojnë që ka një problem, nuk ka shpresë për ndryshim.”

Nuk është faji yt mënyra si je rritur. Por është përgjegjësia jote si do ta shkruash pjesën tjetër të jetës.

The post Rritja me një prind narcisist: Shenjat që mbeten për gjithë jetën appeared first on iconstyle.al.

Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës?

Një 44-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi dy persona me sëpatë në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar, ku policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari u kap teksa kanoste me sëpatë shtetasit E. A. dhe E. S., banues në Durrës. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë shmangu pasojat e mundshme për jetën e personave të përfshirë.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. K., pasi kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi autoritetet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës? appeared first on iconstyle.al.

Fle më gjatë në fundjavë? Zemra jote të falënderon!

Një studim i ri nga Sleep Health tregon se zgjatja e gjumit gjatë fundjavës ndihmon në uljen e rrezikut për sulm në zemër dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 3,400 të rriturve në SHBA dhe zbuluan se ata që flinin të paktën 1 orë më shumë në fundjavë kishin një shëndet më të mirë të zemrës, krahasuar me ata që nuk e kompensonin mungesën e gjumit gjatë javës.

Pra, nëse ke nevojë për një arsye më shumë për të qëndruar në shtrat të dielën… ja ku e ke!

The post Fle më gjatë në fundjavë? Zemra jote të falënderon! appeared first on iconstyle.al.

Kim Kardashian mbante mbi 250 karat diamante në veshjen e saj ‘Balenciaga’ gjatë Javës së Modës në Paris

Kim Kardashian shkëlqeu në sfilatën e Balenciaga-s gjatë Javës së Modës në Paris, në prezantimin e fundit të Demna Gvasalia si drejtor kreativ. E veshur me një fustan fildishi me dantella dhe një pallto gëzofi të varur në supe, Kim tërhoqi vëmendjen me diamantet ikonë të Elizabeth Taylor, përfshirë vathët legjendarë “Mike Todd”, tani në pronësi të Lorraine Schwartz.

Pamjen e plotë e plotësonin edhe dy varëse me gjithsej 250 karatë diamante, ndërsa edhe modelet e tjera mbajtën bizhuteri me mbi 1,000 karatë gurë të çmuar.

Paraqitjen e saj në Paris, Kim e nisi me një look “Barbie” në rozë neon dhe u pa në shoqërinë e Lauren Sánchez Bezos dhe Katy Perry, për një natë mode që solli nostalgji, glam dhe influencë.

The post Kim Kardashian mbante mbi 250 karat diamante në veshjen e saj ‘Balenciaga’ gjatë Javës së Modës në Paris appeared first on iconstyle.al.

Ben dhe Jennifer sërish bashkë, për çfarë këtë herë?

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë parë së bashku në një dalje familjare në Fenway Park, ku ndoqën ndeshjen mes Boston Red Sox dhe Tampa Bay Rays.

Dy nga fëmijët e tyre, Seraphina (16) dhe Samuel (13), ishin të pranishëm, ndërsa vajza e madhe, Violet (19), mungoi.

Aktorët u panë të ulur në rreshtin e parë, në bisedë mes tyre, teksa kamerat e stadiumit i fokusuan. “Një familje e shkëlqyer Red Sox,” tha komentatori Dave O’Brien.

Affleck, me kapele të gjelbër të Red Sox, e njoftoi Garner për kamerën, dhe ajo reagoi me një buzëqeshje simpatike.

The post Ben dhe Jennifer sërish bashkë, për çfarë këtë herë? appeared first on iconstyle.al.

Një jetë e humbur, mbi 20 të zhdukur: Tragjedia e emigrantëve në brigjet e Republikës Dominikane

Një varkë që transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme u fundos pranë brigjeve të Republikës Dominikane, duke shkaktuar humbjen e një jete dhe zhdukjen e më shumë se 20 personave. Autoritetet lokale konfirmuan se 17 veta arritën të shpëtohen, mes tyre edhe një fëmijë.

Mjeti lundrues mbante të paktën 40 persona dhe ishte nisur drejt Porto Rikos, një territor amerikan vetëm 130 kilometra larg. Në mesin e të mbijetuarve janë 10 shtetas dominikanë dhe 7 haitianë, që po kërkonin një të ardhme më të mirë përtej kufirit të detit.

Sipas autoriteteve, shumë prej emigrantëve paguajnë deri në 7,000 dollarë për t’u futur në këto udhëtime të rrezikshme, të organizuara nga kontrabandistë që shfrytëzojnë dëshpërimin dhe varfërinë.

Fatkeqësisht, për shumë prej tyre, shpresa për një jetë më të mirë mbytet para se të arrijë në destinacion.

The post Një jetë e humbur, mbi 20 të zhdukur: Tragjedia e emigrantëve në brigjet e Republikës Dominikane appeared first on iconstyle.al.

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

The post Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët appeared first on iconstyle.al.

❌