Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Problematike kur një çikë i refuzon” – çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin?

Në Kosovë, titujt e lajmeve janë shpesh të ngjashëm: një tjetër rast ngacmimi apo sulmi seksual, një tjetër djalë i dyshuar. Statistikat nxisin pyetjen: Çfarë po mësojnë djemtë në Kosovë rreth pëlqimit në marrëdhënie intime?

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës u raportuan 47 raste të ngacmimit seksual, 31 raste të sulmeve seksuale dhe 52 raste të dhunimeve.

Edhe pse Radio Evropa e Lirë nuk mundi të sigurojë të dhëna për gjininë dhe moshën e të dyshuarve për kryerjen e këtyre veprave, pamja qartësohet kur analizohen raportimet në media dhe aktgjykimet e publikuara nga Gjykatat Themelore të Kosovës.

Një djalë i pamartuar tenton ta puthë me forcë një vajzë të cilën e ndjek në rrugët e një fshati të Gjakoës, një tjetër prek me forcë trupin e një vajze në Prizren pa pëlqimin e saj, një tjetër sulmon seksualisht një vajzë në Suharekë sapo ajo del nga një autobus, e një tjetër ngacmon seksualisht një vajzë në Gjilan duke i dërguar mesazhe degraduese…

Kjo nuk është e pazakontë. Në SHBA, mbi 90 për qind e kryesve të krimeve kundër integritetit seksual janë burra, ngjashëm si në Australi e Kanada.

Por, Besarta Breznica, zyrtare e programit për adresimin e dhunës në bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), thotë se, në Kosovë, situata është paksa më e komplikuar.

“Fatkeqësisht, në Kosovë, burrat dhe djemtë mendojnë që mund të arrijnë çkado që ata duan, në mënyrat që ata dëshirojnë. Pa dyshim që është problematike pastaj kur një çikë apo një grua i refuzon”, thotë Breznica për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, problemi qëndron te mendësia dhe edukimi patriarkal që ndjek djemtë e rinj që nga shtëpia e shoqëria. Por, edhe shkollimi.

Çka mësohet për pëlqimin në shkollë?

Në Kosovë nuk ka një lëndë për edukatë seksuale në shkollim fillor apo të mesëm. Por, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) thotë se kurrikula i jep “hapësirë të konsiderueshme edukimit shëndetësor dhe shëndetit seksual riprodhues”.

Si është bërë kjo? Duke i ndarë ato mësime në lëndë të ndryshme, si shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi, biologjia e edukata fizike, sportet dhe shëndeti.

“Duke parë nevojën që e ka edukimi shëndetësor në formimin e një shoqërie të shëndoshë, MASHTI ka krijuar politika të përshtatshme për edukimin e te rinjve përmes një sërë dokumentesh të cilat do të mundësojnë që fëmijët dhe të rinjtë të pajisen me informata, në mënyrë që të jenë ne gjendje të marrin vendime të drejta për veten dhe të tjerët”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, edukata seksuale është e pamjaftueshme, thotë Breznica. Aty, më shumë sesa për pëlqimin në marrëdhënie intime, të rinjtë mësojnë se si të mbrohen nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht dhe shtatzënitë e padëshiruara.

“Gratë në Kosovë janë trajtuar historikisht si objekte seksuale, vazhdojnë të trajtohen si të tilla ende. Kështu që problematika e pëlqimit… burrat e djemtë nuk janë të njohur me këtë koncept”, thotë Breznica.

Çka është pëlqimi në marrëdhënie intime?

Rrjeti Kombëtar për Shkëputjen nga Përdhunimi, Abuzimi dhe Incesti (RAINN), organizata më e madhe amerikane jofitimprurëse kundër sulmeve seksuale, e definon pëlqimin si “marrëveshje midis pjesëmarrësve për të marrë pjesë në aktivitet seksual” dhe shton se “pëlqimi duhet të komunikohet qartë dhe të jepet lirisht”.

Për më tepër, pëlqimi nuk mund të jepet nga persona të mitur, të dehur, nën ndikimin e drogës, pa gjumë, pa vetëdije, nën presion apo të kërcënuar.

“Dinamikat e pabarabarta të pushtetit, si për shembull angazhimi në aktivitet seksual me një punonjës ose student, gjithashtu nënkuptojnë që pëlqimi nuk mund të jepet lirisht”, thuhet në uebfaqen e RAINN-it.

Sipas një studimi të vitit 2022 nga Fondacioni i Grave në Kanada, më pak se gjysma e kanadezëve e dinë se çka do të thotë pëlqimi. I njëjti hulumtim gjeti se mungesë më të theksuar të njohurive mbi pëlqimin shfaqnin burrat nën moshën 55 vjeçe sesa ata më të moshuar.

Të dhëna të tilla për Kosovë nuk ka, por Breznica beson se njohuritë e tilla mungojnë dukshëm.

Ajo merr një shembull që thotë se e ilustron mendësinë në shoqërinë kosovare: dhuna seksuale ndaj vajzave ende arsyetohet në bazë të veshjeve të tyre, dukjes së përgjithshme apo gjërave të tilla.

“Ne kemi probleme shumë rrënjësore që duhet të shtjellohen. Të bëhet e ditur se pse dikush po vishet në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që ti e ke të drejtën ta prekësh apo ta ngacmosh”, thotë Breznica.

Ajo shton se, në bazë të rasteve që ka trajtuar vetë Rrjeti i Grave të Kosovës, është vërejtur se as institucionet e sigurisë nuk e kanë të qartë se dhuna seksuale mund të ndodhë brenda një çifti të martuar.

“Sepse në Kosovë besohet që përderisa dikush shtë i martuar, ti duhet t’i shërbesh seksualisht personit tjetër edhe nëse ti nuk je në disponim për ta bërë një gjë të tillë”, shton Breznica.

Këto probleme, sipas Breznicës, e bëjnë të qartë që “është tejet e rëndësishme të punojmë në ndryshim të mendësive”.

Inkuadrimi i mësimeve shkollore për pëlqimin nuk mjafton, thotë Breznica, nëse mësimdhënësit nuk janë të trajnuar se si ta trajtojnë këtë tematikë.

“Gjatë shkollimit tim, kur kemi pasur të trajtojmë diçka për aspektin seksuale në shkollë fillore, arsimtari e ka tejkaluar atë kapitull. Me shumë gjasë, kjo ndodh ende”, thotë ajo, duke shtuar se kjo ndodh veçanërisht në zona rurale.

E, cila është zgjidhja? Përderisa në disa vende të botës mbahen punëtori ku djemtë mësojnë se çka është pëlqimi, Breznica beson se, në kontekstin e Kosovës, më shumë ndikim do të kishte ndonjë kampanjë në rrjete sociale.

“Mund të bëhen kampanja të shumta, sidomos në Tiktok ku ka më së shumti ndjekës. Dhe kur ti sheh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe vazhdimisht flitet për pëlqimin, ndoshta dikujt arrihet t’i ndryshohet mendësia”, shton ajo.

Vitin e kaluar, në Kosovë ishte ngjallur një debat i madh publik për tre doracakë për mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nga e gjashta deri në të nëntën dhe nga e 10-ta deri në të 12-ën, për edukatën seksuale.

Pas disa keqintepretimeve dhe shumë kritikave, MASHTI tha se do t’i heqe nga përdorimi këta doracake dhe se ata do të rishikohen nga një komision i veçantë ekspertësh. /REL/

The post “Problematike kur një çikë i refuzon” – çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin? appeared first on Telegrafi.

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet […]

The post Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës. Gjykata e Dibrës i kishte caktuar I. R., arrest me burg për ngacmim seksual. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen […]

The post Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Pas Fierit, një tjetër rast i dhunës seksuale në familje është raportuar në Lezhë. Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar […]

The post E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur appeared first on BoldNews.al.

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka pësuar një goditje të rëndë në përpjekjet e tij për të stabilizuar Partinë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës (PSOE) pas skandaleve të korrupsionit dhe akuzave të ngacmimit seksual që kanë tronditur qeverinë e tij të koalicionit. Një nga zyrtarët kryesorë të partisë, Francisco Salazar, dha dorëheqjen të shtunën pasi u akuzua për ngacmim seksual nga disa punonjëse të partisë.

Sánchez kishte shpresuar që takimi i fundjavës i komitetit federal i PSOE-së do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit të partisë dhe të rivendoste besimin te publik, pas javëve të trazirave që rrezikonin të rrëzonin administratën e tij. Akuzat e ngacmimit seksual, të publikuara nga gazeta online elDiario, pretendonin se Salazar, i cili mbikëqyrte koordinimin institucional në pallatin Moncloa, kishte ngacmuar seksualisht punonjëset e partisë.

Në përballjen me këto akuza, Salazar njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i tij i drejtpërdrejtë dhe nga roli i tij i ri si zëvendës në sekretariatin organizativ të PSOE-së, duke theksuar se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës appeared first on Euronews Albania.

Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin

Këngëtarja Lizzo, ka treguar së fundmi për një periudhë shumë të vështirë që përjetoi pas padive për ngacmim seksual dhe sulm nga disa prej balerinave të saj të mëparshme në gusht të vitit 2023.

“U bëra shumë paranojake dhe e izoluar,” tha Lizzo, në një intervistë për kopertinën e revistës Women’s Health.

“Dikur hyja në dhomën e grimit dhe thoja: ‘Dëgjoni çfarë më ndodhi mbrëmë!’ Por nuk mund ta bëja më këtë. E shtyva çdo njeri larg vetes. As me terapisten time nuk flisja më. Nuk isha e pranishme. Nuk isha e hapur. Nuk isha më vetvetja.”

Këngëtarja shtoi se kishte arritur në një pikë ku ishte “lodhur nga jeta.”

“Arrita në atë pikë ku thashë: ‘Mund të vdes.’ Nuk tentova kurrë vetëvrasje dhe nuk e mendova seriozisht, por e pyeta veten: Nëse të gjithë të urrejnë dhe mendojnë se je një njeri i tmerrshëm, cili është kuptimi?”, tha ajo.

Pas muajsh të tërë vetmie dhe reflektimi, Lizzo vendosi të marrë pjesë në turneun Renaissance të Beyoncé-s.

“Isha shumë nervoze,” rrëfeu ajo, duke menduar se njerëzit do ta përbuznin. Por ndodhi e kundërta: ajo u prit me përkrahje dhe dashuri nga publiku.

“Më bëri të ndihesha sikur, wow, ndoshta nuk dua të vdes. Jeta ia vlen të jetohet. Ajo ishte pika e kthesës për mua që të thoja: ‘Okay, mblidhe veten dhe merr jetën tënde në dorë.’”

Tre prej balerinave të saj — Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez — e paditën Lizzo-n në gusht 2023, duke e akuzuar për: ngacmim seksual dhe racial, krijimin e një ambienti pune toksik dhe trajtim të pabarabartë ndaj balerinave me ngjyrë

Në një postim në Instagram, Lizzo mohoi akuzat, duke i quajtur të pavërteta.

Në qershor 2025, këngëtarja apeloi një vendim të mëparshëm që lejonte vazhdimin e procesit gjyqësor, duke thënë se padia ishte një “sulm” ndaj të drejtës së saj të shprehjes dhe përkrahjes për pozitivitetin trupor.

Sipas Billboard, disa prej pretendimeve janë hedhur poshtë nga gjykata. Megjithatë, shumica e akuzave janë ende në proces.

 

 

The post Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin appeared first on Lapsi.al.

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual

Dy shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë: F. G., 34 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. M. Gj., 48 vjeç, u arrestua për dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. E. M., 40 […]

The post Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual appeared first on BoldNews.al.

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar pasi një 13-vjeçare e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht. Blutë e Tiranës njoftojnë se po vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar një 13-vjeçare, se e ka […]

The post Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babain dhe gjyshen! 85-vjeçarja: Më ka ngacmuar dhe seksualisht

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare. Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar seksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali […]

The post 15-vjeçari me probleme mendore dhunon babain dhe gjyshen! 85-vjeçarja: Më ka ngacmuar dhe seksualisht appeared first on BoldNews.al.

Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh

Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve pas kallëzimeve të bëra nga dy të reja, për ngjarje të ndodhura gjatë qëndrimit të tyre në plazhin e Borshit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë janë referuar materialet në Prokurori për dy raste të veçanta.

E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, është kallëzuar nga një shtetase 24-vjeçare me pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, gjatë pushimeve në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një tjetër shtetase 24-vjeçare për ngacmim seksual, po gjatë qëndrimit në të njëjtin plazh.
Policia thekson se materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë kompetente, dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

The post Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh appeared first on Lapsi.al.

E rëndë/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

Është ngacmuar nga dy 14-vjeçarë, të cilët edhe e kanë filmuar në ato momente 12-vjeçaren dhe videot më pas i kanë hedhur në rrjetet sociale.

Prokuroria e Elbasanit po heton një rast të rëndë të ngacmimit seksual në Elbasan. Më konkretisht raportohet se një 12-vjeçare ka rënë pre e një ngacmimi seksual në ambiente publike.

Të miturit janë vënë nën hetim, ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit po heton dhe mundësinë e përfshirjes së ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale appeared first on Sot News | Lajme.

Kevin Costner përfshihet në një padi për ngacmim seksual

Kevin Costner është përfshirë në një padi për ngacmim seksual, e ngritur nga aktorja dhe dublantja e skenave të rrezikshme, Devyn LaBella, e cila pretendon se iu nënshtrua një skene përdhunimi të dhunshme, të paautorizuar dhe jashtë skenarit, gjatë xhirimeve të filmit Horizon: An American Saga – Chapter 2 në vitin 2023.

Padia u dorëzua në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për Qarkun e Los Anxhelosit më 27 maj 2025. Sipas padisë, LaBella u punësua si dublante e aktores kryesore Ella Hunt, në përputhje me marrëveshjen e SAG (Sindikata e Aktorëve), për të marrë pjesë në skena fizike dhe me rrezik.

Rregullat e SAG ndalojnë rreptësisht çdo kërkesë të papritur për zhveshje apo skena intime, duke kërkuar njoftim me 48 orë paraprakisht dhe miratim të aktorit, si dhe praninë e një koordinatori të intimitetit.

LaBella thotë se, pasi kishte xhiruar për disa javë pa ndonjë incident, iu komunikua se do të zëvendësonte aktoren Hunt në një skenë të planifikuar dhe të koreografuar përdhunimi. Kjo skenë, e miratuar, u filmua më 1 maj 2023 dhe përfundoi pa probleme.

Sipas padisë, më 2 maj 2023 – një ditë pas skenës së koreografuar – LaBella u thirr për një skenë tjetër, jo intime. Megjithatë, ajo pretendon se Kevin Costner, i cili ishte në set, vendosi të shtojë një skenë të re të dhunshme dhe të paautorizuar.

LaBella thotë se kjo skenë nuk ishte në listën zyrtare të xhirimeve për atë ditë dhe se aktori i kërkoi asaj të zëvendësonte Hunt, e cila kishte lënë setin pasi thuhet se kishte refuzuar të merrte pjesë në skenën shtesë. LaBella thotë se nuk kishte dijeni që Hunt ishte larguar dhe se nuk kishte dhënë asnjë lloj miratimi për atë që ndodhi.

Sipas saj, skena ishte krejt ndryshe nga ajo e planifikuara një ditë më parë, nuk pati sinjalizim të qartë të fillimit apo përfundimit të saj (“action” ose “cut”), dhe nuk ishin të pranishëm as koordinatori i dublimeve e as ai i intimitetit. Ajo pretendon gjithashtu se seti ishte i hapur, duke lejuar këdo të hynte dhe të shikonte skenën në fjalë.

Pas incidentit, ajo thotë se përjetoi trauma të thella emocionale, ndjesi turpi, poshtërimi dhe humbje të kontrollit. Aktorja mori disa ditë pushim dhe më pas u rikthye në një ambient pune “të ftohtë dhe të sikletshëm”, ku pretendohet se iu tha të mos paraqitej në set.

Në qershor 2023, ajo filloi terapi për të përballuar simptomat e traumës, përfshirë ankthin, vështirësitë me gjumin dhe frikën nga intimiteti. Ajo tha:

“Në atë ditë u ndjeva e ekspozuar, e pambrojtur dhe e tradhtuar thellë nga një sistem që më kishte premtuar siguri dhe profesionalizëm. Kjo përvojë më ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e përjetoj këtë industri dhe më frymëzoi që të bëhem një avokate për sigurinë në sete filmike.”

Avokati i Kevin Costner, Marty Singer, i hodhi poshtë pretendimet si të pabaza dhe të pavërteta, duke e cilësuar LaBella-n si një “akuzuese seriale” që përdor “taktika për të përfituar para”.

Sipas tij, LaBella kishte pranuar skenën pasi e kishte provuar më parë me një tjetër aktor dhe i kishte dhënë sinjal “OK” koordinatori të saj. Ai madje thekson se ajo kishte qenë në “gjendje të mirë shpirtërore” atë mbrëmje dhe i kishte dërguar një mesazh mirënjohjeje koordinatori, i shoqëruar me emoji buzëqeshjeje dhe zemre.

“Faktet janë të qarta dhe ne jemi plotësisht të sigurt që Kevin do të dalë i pafajshëm,” përfundoi Singer.

 

The post Kevin Costner përfshihet në një padi për ngacmim seksual appeared first on Lapsi.al.

Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një adoleshente, vihet në pranga 66-vjeçari në Kuçovë

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare. Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale F.R, banues në Kuçovë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka […]

The post Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një adoleshente, vihet në pranga 66-vjeçari në Kuçovë appeared first on BoldNews.al.

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit.  Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur është futur me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçari i cili është arrestuar dyshohet se gjithashtu e ka ngacmuar seksualisht. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të […]

The post Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht appeared first on BoldNews.al.

Një e mitur në Leposaviq raporton se është ngacmuar seksualisht, Policia po e heton rastin

Një e mitur në Leposaviq ka raportuar se është ngacmuar seksualisht.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur me datë 08 maj në orën 08:44, shkruan Telegrafi.

Thuhet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

 “Leposaviq 08.05.2025 – 08:44. Ankuesja femër kosovare e mitur, ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Një e mitur në Leposaviq raporton se është ngacmuar seksualisht, Policia po e heton rastin appeared first on Telegrafi.

Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin nga Berati

Prokuroria e Beratit ka dhënë pretencën për pedofilin përsëritës, shtetasin me inicialet R.O., rreth 60 vjeç, i cili në nëntor të vitit të kaluar akuzohet se ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe më pas i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale. Organi i akuzës kërkon shpalljen fajtor të pedofilit për veprën penale “ngacmim seksual” […]

The post Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin nga Berati appeared first on BoldNews.al.

I futi në burg të atin për ngacmim ndaj mbesës/ Babai i vajzës: Gruaja më tradhtoi me një 50-vjeçar

Një 55-vjeçar u arrestua disa ditë më parë në Fier, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e djalit të tij, e cila pretendonte se 55-vjeçari ka ngacmuar seksualisht mbesën 5 vjeçe. Por, babai i të miturës i ka mohuar akuzat për të atin, teksa pretendon se e gjithë historia është sajuar nga ish-bashkëjetuesja për të marrë kujdestarinë […]

The post I futi në burg të atin për ngacmim ndaj mbesës/ Babai i vajzës: Gruaja më tradhtoi me një 50-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Gjyshi në qeli për ngacmim seksual ndaj mbesës! Babai i vajzës: Sajesë e ish-gruas për kujdestarinë

Një 55-vjeçar u arrestua në Fier, i denoncuar nga ish-nusja e djalit, se ka ngacmuar seksualisht mbesën 5 vjeçe. Babai i të miturës, mohon akuzat për të atin. Sipas tij e gjithë historia është sajuar nga ish-bashkëjetuesja për të marrë kujdestarinë e vajzës që e braktisi 6-muajshe. Një burrë 55-vjeçar u arrestua nga policia e […]

The post Gjyshi në qeli për ngacmim seksual ndaj mbesës! Babai i vajzës: Sajesë e ish-gruas për kujdestarinë appeared first on BoldNews.al.

Ngacmonte seksualisht, arrestohet një person në Viti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Viti për ngacmim seksual.

Rasti ka më 22 prill në ora 10:00.

“Më 24.04.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht tre viktimat”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Ngacmonte seksualisht, arrestohet një person në Viti appeared first on Telegrafi.

Ngritet aktakuzë ndaj punëtorit të bufesë së një shkolle në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht të miturën duke i krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

The post Ngritet aktakuzë ndaj punëtorit të bufesë së një shkolle në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse appeared first on Telegrafi.

❌