Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Art Smakaj, është bërë me skuadër të re gjatë kësaj merkato vere. Mesfushori ka firmosur me LASK Linzin e Austrisë nga Lokomotiva e Zagrebit duke firmosur deri në vitin 2028. 22-vjeçari sezonin e kaluar në elitën e futbollit kroat luajti 32 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri pesë asiste. Për shërbimet e […]

The post Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Sulmet izraelite goditën Damaskun/ SHBA: Do përdorim hapa specifikë për t’i dhënë fund dhunës në Siri

Ushtria izraelite goditi ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore për të tretën ditë me radhë të mërkurën, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se po “punohet për të shpëtuar vëllezërit tanë Druzë”. Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, akuzoi Izraelin për shkaktimin e një “përshkallëzimi në shkallë të gjerë”.

Më shumë se 350 persona raportohet se janë vrarë që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine në Suweida, shkruan BBC.

Ushtria siriane thuhet se filloi të tërheqë forcat e saj nga Suweida vonë të mërkurën, pasi SHBA-të thanë se kishin rënë dakord për “hapat” për t’i dhënë fund dhunës.

“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme sonte”, shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, raportoi se trupat po largoheshin nga Suweida si pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe udhëheqësve fetarë të Suweidas, pas “përfundimit të ndjekjes së grupeve të jashtëligjshme nga ushtria”.

Ministria e Jashtme siriane tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga SHBA-ja dhe palët arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi përpjekjet për armëpushim./abcnews.al

UASHINGTON – Rubio: SHBA shumë e shqetësuar për përleshjet në Siri

UASHINGTON, 16 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shprehur shqetësim pas sulmeve izraelite në kryeqytetin sirian, Damask.

“Ne duam që luftimet të ndalen”, tha sot Rubio në Uashington.

Ai shtoi se SHBA-ja po bisedonte me të gjitha palët dhe shpresonte që të arrihej një marrëveshje.

“Por, ne jemi shumë të shqetësuar”, shtoi Rubio.

Pas disa ditësh dhune midis grupeve druze dhe beduine sunite në Sirinë jugore, Izraeli – një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – bombardoi disa objektiva në Damask, përfshirë hyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazetari izraelit Barak Ravid raportoi, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, se qeveria amerikane i kishte bërë thirrje Izraelit të ndalonte sulmet në Siri dhe të hynte në dialog me qeverinë në Damask me qëllim uljen e tensioneve. //a.i/

The post UASHINGTON – Rubio: SHBA shumë e shqetësuar për përleshjet në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sa çifte u shkurorëzuan në Kosovë në vitin 2024? ASK jep të dhëna

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paraqitur të dhëna për shkurorëzimet në Kosovë.

ASK bën të ditur se në vitin 2024, janë regjistruar 2.146 shkurorëzime dhe numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren 209 raste të shkurorëzuarve ose 9,7%; Prishtinë 165 raste ose 7,7% dhe Pejë 155 raste ose 7,2% etj.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarve etj. /Telegrafi/

The post Sa çifte u shkurorëzuan në Kosovë në vitin 2024? ASK jep të dhëna appeared first on Telegrafi.

Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) pritet të publikojë sot edhe dy raporte të reja tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024), ndërsa ka paralajmëruar një sërë raportesh të tjera që do të publikohen deri në vitin 2026. Në mesin e tyre përfshihen parashikimi i popullsisë për 15 vitet e ardhshme, një profil gjithëpërfshirës i komunave, si dhe një anketë demografike dhe shëndetësore që pritet të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.

Gjatë prezantimit të raporteve tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, u tha se, regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

Sipas drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në total janë planifikuar 24 raporte tematike nga ReKos 2024, raporton kp.

“Planifikohen 24 raporte tematike gjatë viteve 2025-2026. Kemi planifikuar të publikohen të gjitha në vitin 2025, por mund të jetë ndonjë raport që do të publikohet në vitin 2026. Deri më tani janë publikuar katër raporte, ndërsa sot do të mund të shihni edhe dy raporte në webfaqen e ASK-së për banesat, ndërtesat, si dhe të dhënat demografike sipas komunave, d.m.th. edhe sot i lëshojmë dy raporte.

…Për herë të parë do të përgatisim një raport për komunat, që e kemi quajtur profili i komunave, që është vetëm një raport, por janë 38 raporte në nivel komunave, ne e quajmë një raport, por, për secilën komunë do të përgatisim një profil të komunave që do të ju ndihmon juve të keni qasje për shumë indikatorë në komunën tuaj. Kjo është sfidë për ASK-në, sepse gjithë indikatorët për secilën komunë duhet të ndahen”, ka thënë Kastrati.

Një prej raporteve më të rëndësishme që pritet të dalë në fund të vitit është parashikimi i popullsisë për 5, 10 dhe 15 vitet e ardhshme. ASK ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për këtë proces, duke marrë mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit të këtij raporti, njofton kp.

“Do të keni edhe parashikimin e popullsisë, për pesë, dhjetë, pesëmbëdhjete vite, kjo do të jetë instrument i fuqishëm për të planifikuar të ardhmen…Për këto raporte, janë sfiduese për ne, kemi kërkuar mbështetje ndërkombëtare, sepse janë specifike, shumë shtete në regjion nuk mund t’i përgatisin, sidomos parashikimin e popullsisë, sepse është sensitiv dhe kërkohet vëmendje e shtuar. Ne kemi kërkuar mbështetje, dhe kemi arritur t’i kemi ekspertë ndërkombëtarë. Raporti pritet me dalë në fund të këtij viti, d.m.th para se t’i çojmë gotat për vit të ri, ju do t’i keni këto të dhëna për komunën tuaj, nëse nuk na del ndonjë sfidë madhore gjatë procesit.

Ne si institucion i kemi zakonisht brenda ditës 20 deri në 30 kërkesa të ndryshme nga institucionet, komunat, shfrytëzuesit, nga akademia, ndërkombëtarët, nga studentë, nuk mund gjitha menjëherë, duhet një ekip shtesë. Komuna e Prishtinës dhe disa komuna kërkojnë të dhëna shumë herë, detaje, që ne kurrë nuk i kemi publikuar dhe as nuk i publikojmë. Kështu ju inkurajoj kur keni nevojë ju, sepse qëllimi është t’i shfrytëzojmë ato të dhëna, të jenë të shfrytëzueshme”, ka nënvizuar Kastrati.

Ndërkohë, në shtator të këtij viti, ASK do të realizojë një anketë të madhe demografike dhe shëndetësore në gjithë Kosovën, e njohur si miks, e cila do të përfshijë shumë indikatorë me rëndësi për politikat publike në vend.

Kastrati gjithashtu njoftoi se regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

“Në vjeshtën e këtij viti, në shtator, e kemi një anketë shumë të madhe në Kosovë, që do ju prek edhe juve, disa ekonomi familjare, quhet miks, që do të grumbullohen shumë indikator, kështu që ju inkurajoj që nëse mostra ka qëlluar në shtëpinë e juaj të jeni bashkëpunueses, sepse ka shumë indiaktor që i nevojiten Kosovës për të ardhmen. Kjo anketë nget të dhëna për çështje sociale me fokus demografike dhe shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme për politikbërje.

Është një anketë në gjithë Kosovën, gjithë komunat, dhe inkurajoj të bashkëpunoni nëse do të jeni pjesë e anketës. Regjistrimi i bujqësisë, na nevojitet sërish një koordinim me ju. Kishim plane më herët 2022-2023 që regjistrimi i bujqësisë të jetë në vitin 2025, por për shkak legjislacionit sepse, duhet një ligj, dhe zgjedhjet komunale janë në tetor, e kemi lënë për tetorin e vitit të ardhshëm regjistrimin e bujqësisë, edhe ky kërkon bashkëpunim si i popullsisë, sepse janë rreth 2 mijë e 500 persona. Siç e kemi pas me regjistrimin e popullsisë, pothuajse njëjtë, vetëm pyetësori më duket se ndryshon. Është më kompleks ky pyetësor sepse hyn në detaje”, ka shtuar Kastrati.

Kujtojmë se, sipas statistikave të publikuara Kosova ka 1, 586,659 banorë. Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra. Kurse nga gjithsej 38 komuna sa ka vendi 9 prej tyre kishin rritje. Kurse, 29 të tjera kishin zvogëlim të popullsisë.

 

 

The post Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

“Rruga është dialogu”, Papa Leo: Të shërojmë plagët që la dhuna në Lindjen e Mesme

Gjatë Audiencës së Përgjithshme të së mërkurës, Papa Leo XIV përkujtoi “sulmin e shëmtuar terrorist” në kishën Mar Elias në Damask të Sirisë më 22 qershor.

Ai ia besoi viktimat mëshirës së Zotit dhe ofroi lutjet e tij të vazhdueshme për ata që u plagosën dhe familjet e tyre.

Duke iu drejtuar të gjithë të krishterëve në Lindjen e Mesme, Papa shprehu solidaritetin e tij me ta.

“Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju.” Ai argumentoi se ky sulm i fundit nxjerr në pah “brishtësinë e thellë” që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës.

Papa Leo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të mos e largojë shikimin nga ky vend”.

Përkundrazi, vazhdoi ai, ajo duhet të ofrojë mbështetje “përmes akteve të solidaritetit dhe një angazhimi të ripërtërirë për paqe dhe pajtim”.

Le të zgjidhet diplomacia

Papa tha gjithashtu se vazhdon të ndjekë nga afër dhe me shpresë situatën në Iran, Izrael dhe Palestinë.

Ai bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia:

“Një komb nuk do ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të mësojnë më luftën.” Papa Leo shprehu dëshirën e tij që zëri i profetit të dëgjohej dhe që “plagët e shkaktuara nga ngjarjet e përgjakshme të ditëve të fundit të shëroheshin”.

Përpara se të mbyllte fjalimin e tij, ai kërkoi që refuzimi i dominimit dhe hakmarrjes të shiheshin si opsione.

Në vend të kësaj, ai i inkurajoi të gjithë të zgjidhnin “rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes, të zgjedhur me vendosmëri”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rruga është dialogu”, Papa Leo: Të shërojmë plagët që la dhuna në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Numri i personave të vrarë në sulmin nga bombarduesit vetëvrasës në Kishën e Shën Elias në Damask u rrit në 22, ndërsa 63 persona u plagosën, njoftoi sot Ministria Siriane e Shëndetësisë.

Ministria deklaroi se kamikazi që kreu sulmin ishte anëtar i Shtetit Islamik, raportoi agjencia shtetërore siriane Sana.

Organizata terroriste ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Mediat siriane raportojnë se forcat e sigurisë kanë krijuar një kordon sigurie rreth vendit të shpërthimit, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur viktimat dhe për të evakuuar të plagosurit në spitalet aty pranë.

Sipas raportimeve të medias, një kamikaz hyri në kishë gjatë meshës i armatosur me eksplozivë dhe hapi zjarr ndaj të pranishmëve, pas së cilës ai shpërtheu veten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 30 të vrarë nga një sulm kamikaz në Damask

Të paktën 30 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës sot në kishën Mar Elias në Damask të Sirisë.

Një foto e publikuar nga media shtetërore siriane SANA tregonte stolat e kishës të mbuluara me mbeturina dhe gjak.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve, sulmuesi shpërtheu një rrip shpërthyes brenda kishës, e cila thuhet se ishte e mbushur me rreth 400 persona në atë kohë.

Burimet lokale raportojnë se forcat e sigurisë e mbyllën shpejt zonën, evakuuan të plagosurit dhe viktimat, dhe ngritën një kordon sigurie rreth vendit të sulmit. Numri i saktë i viktimave nuk dihet ende.

Ministri sirian i Informacionit Hamza Mostafa e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një sulm terrorist.

“Ky akt frikacak shkon kundër vlerave civile që na bashkojnë”, shkroi ai në rrjetet sociale X, raporton KosovaPress.

“Ne nuk do të devijojmë nga angazhimi ynë për qytetari të barabartë… ne gjithashtu riafirmojmë premtimin e shtetit për të bërë çdo përpjekje për të luftuar organizatat kriminale dhe për të mbrojtur shoqërinë nga të gjitha sulmet që kërcënojnë sigurinë e saj”, shtoi ai.

Asnjë grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por Ministria e Brendshme e Sirisë raportoi se një ekstremist i Shtetit Islamik hyri në kishë, qëlloi mbi pjesëmarrësit dhe më pas hodhi veten në erë me një jelek shpërthyes, gjë që u konfirmua nga dëshmitarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 30 të vrarë nga një sulm kamikaz në Damask appeared first on Euronews Albania.

Sulm kamikaz në një kishë në Damask, të paktën 15 të vrarë

Të paktën 15 persona u vranë kur një kamikaz hodhi veten në erë në kishën Mar Elias në lagjen Dweila të kryeqytetit të Sirisë, Damask, thonë burime sigurie.

Incidenti shënon sulmin e parë vetëvrasës brenda Damaskut, që kur Bashar al-Assad u rrëzua nga një kryengritje rebele e udhëhequr nga islamistët në dhjetor, transmeton Telegrafi.

Ministria e Brendshme e Sirisë thotë se kamikazi ishte anëtar i Shtetit Islamik. Ai hyri në kishë, hapi zjarr dhe më pas aktivizoi jelekun e tij shpërthyes, shton ministria në një deklaratë.

Një burim sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, thotë se dy burra ishin të përfshirë në sulm, përfshirë atë që hodhi veten në erë.

Një transmetim i drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes nga mbrojtja civile e Sirisë, Helmetat e Bardha, tregon skena shkatërrimi nga brenda kishës, duke përfshirë një dysheme të përgjakur dhe mure të shkatërruara të kishës. /Telegrafi/

فيديو متداول من داخل كنيسة “مار الياس” في منطقة #الدويلعة، شرقي العاصمة السورية #دمشق، يُظهر الأضرار التي لحقت بها جراء الانفجار.#سوريا #الميادين pic.twitter.com/MFK6OZG8xL

— قناة الميادين (@AlMayadeenNews) June 22, 2025

The post Sulm kamikaz në një kishë në Damask, të paktën 15 të vrarë appeared first on Telegrafi.

Qytetarët të ndarë për koalicionin më të mirë: LVV-LDK-NISMA dhe PDK-LDK-AAK-NISMA preferencat kryesore

Në sondazhin e publikuar në emisionin Debat Plus nga gazetari Ermal Panduri, e realizuar nga kompania UBO Consulting, qytetarët janë pyetur: “Cili koalicion qeverisës është zgjidhja më e mirë për Kosovën aktualisht?”

Përgjigjet janë ndarë si më poshtë:

22.4% preferojnë LVV-LDK-NISMA

21.4% preferojnë PDK – LDK – AAK – NISMA.

11.8% mendojnë se një koalicion LVV – PDK do të ishte më i miri.

9.4% mbështesin një opsion LVV – NISMA dhe Minoritetet.

20.0% deklarojnë se duhen mbajtur zgjedhje të reja.

15.1% nuk kanë përgjigje ose janë të pavendosur.

The post Qytetarët të ndarë për koalicionin më të mirë: LVV-LDK-NISMA dhe PDK-LDK-AAK-NISMA preferencat kryesore appeared first on Telegrafi.

Interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2024/2025.

Në bazë të statistikave raportohet se është vërejtur interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2024/2025 ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5% dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5%.

Krahasuar me vitin shkollor 2023/2024, ku numri i nxënësve ishte 215 431, prej tyre në sektorin publik ishin 206 941 ose 96,1% dhe në sektorin privat 8 490 ose 3,9%.

“Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2023/2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/

The post Interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024 appeared first on Telegrafi.

Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë, rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2024/2025.

Rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë.

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2024/2025 ishte 34 038, ku krahasuar me vitin paraprak (2023/2024), që ishte 32 818 fëmijë, kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 220 fëmijë më shumë.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2024/2025 ishin 23 349 fëmijë ose 68,6%, ndërsa në sektorin privat 10 689 fëmijë ose 31,4%. Krahasuar me vitin paraprak (2023/2024) në sektorin publik ishin 24 104 fëmijë ose 73,4% ndërsa në sektorin privat 8 714 fëmijë ose 26,6%.

Interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2024/2025 ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5% dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5%.

Krahasuar me vitin shkollor 2023/2024, ku numri i nxënësve ishte 215 431, prej tyre në sektorin publik ishin 206 941 ose 96,1% dhe në sektorin privat 8 490 ose 3,9%.

Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2023/2024.

Më pak nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2024/2025 ishte 63 551, prej tyre në sektorin publik ishin 58 337 ose 91,8%, ndërsa në sektorin privat ishin 5 214 ose 8,2%.

Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 65 757 nxënës, në sektorin publik 60 837 ose 92,5% dhe në sektorin privat 4 920 nxënës ose 7,5%) ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve.

Rënie më e madhe vërehet te sektori privat, krahasuar me sektorin publik.

Rënie e lehtë e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2024/2025 ishte 64 817, prej tyre në universitetet publike 36 609 studentë ose 56,5%, ndërsa në kolegjet private ishte 28 208 studentë ose 43,5%. Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 70 357 studentë, prej tyre në universitetet publike 39 033 studentë, ose shprehur në përqindje 55,5%, ndërsa në kolegjet private ishte 31 324 studentë ose 44,5%, ka rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve. /Telegrafi/

The post Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë, rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë appeared first on Telegrafi.

Flamuri i SHBA-së valëvitet në Damask për herë të parë, që nga viti 2012

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, Thomas Barrack, ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën e ambasadorit në Damask për herë të parë që nga mbyllja e ambasadës në vitin 2012, një vit pas shpërthimit të luftës civile.

Pas muajsh angazhimi me qeverinë e re siriane, SHBA-ja ka intensifikuar lidhjet javët e fundit, shkruan Reuters.

Presidenti amerikan Donald Trump u takua me presidentin e ri sirian Ahmed al-Sharaa në Riad në mes të majit dhe administrata e tij lehtësoi sanksionet ndaj vendit.

Barrack, i cili është gjithashtu ambasador i SHBA-së në Turqi, u emërua i dërguar në Siri më 23 maj dhe është në vizitën e tij të parë zyrtare në vend.

Raportohet se SHBA mbylli ambasadën e saj në Damask në shkurt 2012, gati një vit pasi protestat kundër presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad u përshkallëzuan në një konflikt të dhunshëm që ka shkatërruar Sirinë për më shumë se një dekadë.

Ambasadori i atëhershëm Robert Ford u tërhoq nga Siria pak para mbylljes së ambasadës. Ndërkaq, të dërguarit e mëvonshëm amerikanë në Siri operuan nga jashtë.

ASK: Deficiti tregtar më i lartë për 7,4% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2024.

Në njoftimin e tyre thuhet se tregtia e mallrave në vitin 2024 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 5,4 miliard Euro që është një deficit tregtar më i larët për 7,4%, krahasuar me vitin 2023, ku edhe në këtë vit ka bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 941,5 milion Euro, ndërsa importi 6,4 miliard Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 14,8%.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat Kosovare gjatë vitit 2024 me atë të vitit 2023 shifrat tregojnë se ka një rritje vjetore për 9,1%, rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës. Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2024 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 7,7%, duke krahasuar me vitin paraprak 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23,7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 8,8% e përbëjnë produktet minerale; 6,0% e përbëjnë tekstili dhe artikuj tekstili; etj.

 

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,0% e përbëjnë produktet minerale; 12,3% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7,5% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; etj.

 

Eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 312,6 milion Euro, ose rreth 33,2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12,2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,7%), Italia (4,0%), Holanda (2,7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2,9 miliard Euro, ose 44,7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12,1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,2%), Italia (5,2%), Greqia (5,0%), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 426,0 milion Euro, ose 45,2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 24,0%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,1%), Maqedonia e Veriut (15,3%), Serbia (5,7%), Mali i Zi (4,7%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 851,9 milionë Euro, ose 13,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,3%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (2,0%).

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 202,9 milionë Euro, ose 21,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (9,2%) dhe SHBA (4,2%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 2,7 miliardë Euro, ose 41,9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,4%) dhe Kina (11,9%). /Telegrafi/

The post ASK: Deficiti tregtar më i lartë për 7,4% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023 appeared first on Telegrafi.

Çmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë të vitit 2025, me vit bazë 2010=100.

Sipas raportit, çmimet e importit në Kosovë në TM12025 janë pothuajse të njëjta me TM4 2024, duke shënuar një rritje prej vetëm 0.1%.

“Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve janë te shtazët e gjalla dhe produktet e tyre me 6,8%, produktet bimore me 2,7%, dhe lëkura dhe artikujt e saj me 1,6%,” thuhet në raport.

Për më tepër, u raportuan rritje edhe te produktet minerale (0,7%), artikujt e gurit dhe qeramikës (0,6%) dhe makineritë elektrike (0,3%).

Megjithatë, kjo rritje e vogël u neutralizua nga rënia e çmimeve në disa sektorë të tjerë, përfshirë artikujt e ndryshëm të prodhuar (-4,1%), vajrat ushqyese (-3,1%), metalet bazë (-2,2%) dhe instrumentet optike dhe muzikore (-1,4%).

Në krahasim vjetor, çmimet e importit në TM1 2025 kanë rënë mesatarisht për -1,9% në krahasim me TM1 2024.

Në këtë periudhë, sektorët që shënuan rritje ishin produktet bimore (4,2%), shtazët e gjalla (1,2%) dhe tekstili (1,1%), ndërsa rëniet më të mëdha u regjistruan te lëkura dhe artikujt e saj (-23,6%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-8,4%) dhe produktet minerale (-8,1%).

Për më shumë detaje mbi Indeksin e Çmimeve të Importit, mund të vizitoni faqen zyrtare të ASK-së. /Telegrafi/

The post Çmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti appeared first on Telegrafi.

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin vjetor mbi çmimet e konsumit për vitin 2024, sipas të cilit indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në vend shënoi një rritje mesatare prej 1.6% krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave të ASK-së, rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur në disa grupe dhe nëngrupe të klasifikimit COICOP, ku theksohen: biletat e fluturimeve me 10.8%, kafe, çaj dhe kakao me 8.0%, pije alkoolike me 6.9%, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 6.5%, si dhe shërbimet financiare me 5.8%.

Rritje çmimesh janë regjistruar gjithashtu edhe për: ujë mineral, pije joalkoolike dhe lëngje nga pemët e perimet (5.3%), qelqurina dhe takëme të kuzhinës (5.2%), ëmbëlsira dhe produkte me sheqer (5.1%), pemë (4.8%), gazeta dhe libra (4.6%), si dhe veshje (4.0%).

Ndër faktorët tjerë që kontribuan në rritjen e indeksit përfshihen edhe kujdesi për persona (3.7%), energjia elektrike (3.4%), lëndët djegëse të ngurta (3.3%), duhani (2.7%), buka dhe drithërat (2.5%), shërbimet hoteliere (2.0%) dhe mishi (1.9%). Këto në total kishin një ndikim të përbashkët prej 2.0% në indeksin e përgjithshëm.

Në anën tjetër, disa kategori kanë shënuar ulje çmimesh, duke ndikuar në ngadalësimin e rritjes së përgjithshme. Rënia më e theksuar është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal me -4.4%, si dhe blerja e automjeteve me -1.8%, të cilat së bashku kontribuuan me një ndikim negativ prej -0.4% në IHÇK.

Të dhënat e ASK-së për vitin 2024 pasqyrojnë një stabilizim të inflacionit në raport me vitet paraprake, megjithëse ndikimet sektoriale mbeten të ndjeshme për konsumatorët.

The post Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024 appeared first on Telegrafi.

Deficiti tregtar në prill 15,2 për qind – çka eksportuam e çka importuam më së shumti?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2025.

Në njoftimin për media thuhet se të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 15,2% në muajin prill 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 492,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 427,5 milionë euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin me 13,0%.

“Eksporti i mallrave në muajin prill 2025 kishte vlerën 73,8 milionë euro, ndërsa importi 566,2 milionë euro, që është një rritur prej 0,9% për eksport, si dhe një rritje prej 13,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura; 10,1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 6,8% e përbëjnë produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 12,9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,8% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj. /Telegrafi/

The post Deficiti tregtar në prill 15,2 për qind – çka eksportuam e çka importuam më së shumti? appeared first on Telegrafi.

Mospërputhje e statistikave të punësimit? Njohësi i politikave ekonomike analizon të dhënat nga ATK, Trusti e ASK

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka ngritur çështjen e punësimit në Kosovë, gjersa ka folur rreth mospërputhjes së shifrave.

Shenolli në një postim në Facebook ka bërë një krahasim të punësimit në tremujorin e parë të vitit 2024 me atë të 2025, nga disa burime.

Lexoni të plotë postimin:

Tregu i Punës (Punësimi)

Aktualisht, nga mesataret e ATK dhe llogarive aktive tek Trusti, kemi mesatarisht 357,422 persona të raportuar si të punësuar aktiv në tremujorin e parë 2025. Trusti ka raportuar 337,283 llogari aktive, ndersa ATK 377,562 pagesa. ASK nuk ka raportuar ende.

Këtu në grafikon i kemi të dhënat gjithëpërfshirëse rreth punësimit në Kosovë. Janë nga ASK, Trusti (llogaritë aktive) dhe nga ATK (primaret). Periudha është tremujori i parë nga vitet 2021 deri 2025.

Nga të dhënat e ATK dhe Trusti, po kuptojmë që numri i personave të punësuar është më i vogël sesa i raportimeve të ASK. Kjo ndoshta për shkak të metodologjive.

Gjithashtu Trusti periudhat tjera të vitit raporton më shumë llogari aktive, por kjo supozohet për shkak të punësimeve të paqëndrueshme afatshkurtër që nuk vazhdojnë pastaj. Për atë arsye, shembulli është bërë nga tremujori i parë i viti i cili supozohet të jetë më reali dhe organik. /Telegrafi/

 

The post Mospërputhje e statistikave të punësimit? Njohësi i politikave ekonomike analizon të dhënat nga ATK, Trusti e ASK appeared first on Telegrafi.

​Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, raporton KosovaPress.

Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë./kp/

The post ​Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti appeared first on Telegrafi.

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë marsit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, deficiti tregtar arriti në 535,7 milionë euro në mars 2025, duke shënuar një rritje prej 21,8% krahasuar me marsin e vitit 2024, kur ishte 439,7 milionë euro. Eksportet gjatë kësaj periudhe mbuluan vetëm 12,2% të importeve.

Gjatë muajit mars, eksporti i mallrave arriti vlerën 74,7 milionë euro, që paraqet një rënie prej 7,2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet u rritën për 17,3%, duke arritur në 610,5 milionë euro.

Në strukturën e eksporteve, dominuan:

Metalet bazë dhe artikujt prej tyre (23,6%)

Plastika, goma dhe artikujt prej tyre (11,9%)

Ushqimet e përgatitura (11,8%)

Artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,7%)

Produktet minerale (9,0%)

Ndërkohë, në grupet kryesore të importeve, kryesuan:

Produktet minerale (15,9%)

Makineritë dhe pajisjet mekanike/elektrike (12,8%)

Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (10,7%)

Mjetet e transportit (10,3%)

Metalet bazë dhe artikujt prej tyre (9,0%)

Tregtia me Bashkimin Europian dhe CEFTA-n

Eksportet e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian (BE) kapën vlerën 25,9 milionë euro, që përbënin 34,8% të eksporteve totale, duke shënuar një rënie prej 15,8%. Partnerët kryesorë ishin Gjermania (10,8%), Holanda (3,3%) dhe Italia (3,3%).

Nga ana tjetër, importet nga BE-ja arritën në 249 milionë euro, ose 40,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie të lehtë prej 1,1%. Vendet kryesore nga ku u importua ishin Gjermania (12,6%), Italia (5,5%) dhe Polonia (3,2%).

Në tregtinë me vendet e CEFTA-s, eksportet arritën në 33,5 milionë euro (44,8% të eksporteve totale), duke shënuar rritje prej 3,3%. Partnerët kryesorë për eksport ishin Maqedonia e Veriut (15,8%), Shqipëria (14,7%), Mali i Zi (6,6%) dhe Serbia (5,9%).

Importet nga CEFTA u rritën ndjeshëm, duke arritur në 101,5 milionë euro, ose 16,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 51,1%. Vendet kryesore të importit ishin Maqedonia e Veriut (6,5%), Shqipëria (5,1%) dhe Serbia (3,7%).

Tregtia me vendet tjera të botës

Kosova gjatë marsit 2025 ka eksportuar mallra në vlerë prej 15,3 milionë euro në vendet tjera jashtë BE-së dhe CEFTA-s, ose 20,5% të totalit të eksporteve. Zvicra (10,1%) dhe SHBA (3,0%) ishin partnerët kryesorë për eksport.

Ndërsa importet nga këto vende arritën në 259,9 milionë euro (42,6% të importeve), me Turqinë (14,0%) dhe Kinën (12,0%) si furnizuesit kryesorë.

Këto të dhëna u publikuan sot nga ASK përmes raportit mujor mbi tregtinë e jashtme të Kosovës për muajin mars 2025.

The post Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë appeared first on Telegrafi.

❌