❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Mungesa e rezervave ujore në fushën e Maliqit ka detyruar fermerët të investojnë për çeljen e puseve për të siguruar një sistem minimal vaditje.

Kamber Halimi nga fshati Pendavinj dhe Mehdi Kulla nga fshati Zemblak, fermerë të fushës së Maliqit tregojnë për vështirësitë që po hasin për vaditjen e kulturave bujqësore.

Në kushtet e thatësirës kanë qenë të detyruar të investojnë për të hapur puse për të siguruar ujë për vaditje duke rritur kështu në maksimum koston e prodhimit.

“Po vadit. Nuk ka ujĂ«, ujĂ« s’ka, janĂ« prerĂ«. I kemi mbjellĂ«, do i pĂ«rballojmĂ«. Vaditje nga e keqja, hap njĂ« pus kĂ«tu, hap aty. Kostoja rritet, njĂ« pus vete 1 milion lek. Komplet e tĂ«ra, tĂ« gjithĂ« me puse. DĂ«m pĂ«r fermerĂ«t Ă«shtĂ«. Do bĂ«hen prodhimet e t’i i shet badjava”,tha fermeri Kamber Halimi.

“Nuk vjen uji, kemi siguruar vet, kemi shpuar sonda. Mundohemi, çfarĂ« tĂ« bĂ«jmĂ«? S’ka ujĂ«, diga Ă«shtĂ« aty matanĂ«, nĂ« fshatin Cangonj. Mblidhet aty e bĂ«jnĂ« me radhĂ«. JanĂ« dy krah. Me e sigurtĂ« kjo Ă«shtĂ«, me atĂ« siguri nuk ke, tani duhet uji, ai nuk e lĂ«shon kanalin. RrojmĂ« se nuk vdesim dot”, tha fermeri tjetĂ«r Mehdi Kulla.

I kontaktuar, drejtori i bordit të kullimit pranë bashkisë Maliq, Astrit Zholanji tha se këtë vit, ndryshe nga një vit më parë, për shkak të mungesës së reshjeve në stinën e dimrit ka 40% më pak rezerva ujore ndërsa diga e Zemblakut nuk plotëson nevojat e fermerëve të fushës së Maliqit, Devollit e Korçës.

Vetëm fusha e Maliqit ka 1200 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore e më shumë se 30% e fermerëve sistemin e vaditjes e kanë zgjidhur në mënyrë individuale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht appeared first on Euronews Albania.

Kosto e lartĂ«, çmimi i ulĂ«t/ FermerĂ«t tregojnĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur “gjallĂ«â€ bujqĂ«sinĂ«

BlegtorĂ«t nĂ« zonĂ«n e Cakranit tĂ« Fierit po pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« mbajtur gjallĂ« aktivitetin e tyre. Kostot e larta tĂ« punimit tĂ« tokĂ«s, çmimi i naftĂ«s, mungesa e subvencioneve dhe konkurrenca e pandershme po i vĂ«nĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si. Ramazan Subashi nga fshati Varibop Ă«shtĂ« njĂ« prej fermerĂ«ve qĂ« ka ndĂ«rtuar me [
]

The post Kosto e lartĂ«, çmimi i ulĂ«t/ FermerĂ«t tregojnĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur “gjallĂ«â€ bujqĂ«sinĂ« appeared first on BoldNews.al.

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

Ngrohja globale po sjell transformime të dukshme në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës, duke i vendosur fermerët dhe peshkatarët shqiptarë përballë sfidave të reja. Ekspertët paralajmërojnë se, ndërsa disa specie po zhduken, të tjera po përshtaten me mjedisin e ndryshuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekosistemet ujore dhe ekonominë e sektorit. Sipas Bankës Botërore (2022), sektorët [
]

The post Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës appeared first on BoldNews.al.

Rama: Bashkitë pjesëmarrëse aktive në biznesin e fshatit, të krijohet mekanizmi

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha se buxheti pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, nuk Ă«shtĂ« pĂ«rgjigja pĂ«r sfidat qĂ« janĂ« pĂ«rpara nĂ« kĂ«tĂ« sektor dhe pĂ«r zhvillimin qĂ« kĂ«rkohet tĂ« bĂ«het.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë, në një agroturizëm në Cërrik, Kryeministri iu përgjigj kërkesës së një sipërmarrësi që u shpreh se industria e bimëve dhe erëzave në Shqipëri po kalon momente shumë të vështira për shkak të disa probleme globale siç janë zhvlerësimi i euros dhe dollarit, si edhe mungesa e financimeve në agropërpunim.

Rama tha se u bënë shumë vite që përpiqet të krijohet një realitet kapitalist, ndërsa kryefjala është buxheti.

“Mblidh taksa dhe jep buxhet, dhe tĂ« gjithĂ« turren te buxheti. Duan mĂ« shumĂ« buxhet, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nga ana tjetĂ«r duan mĂ« pak taksa. Buxheti nuk Ă«shtĂ« nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rgjigja pĂ«r sfidat qĂ« ne kemi dhe pĂ«r zhvillimin qĂ« duam tĂ« bĂ«jmĂ«. 250 milionĂ« euro Ă«shtĂ« linja e kredisĂ« sĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« linjĂ« kredie jo konvencionale, qĂ« nuk ka interesat e njĂ« kredie qĂ« jep sot banka. ËshtĂ« njĂ« kredi shumĂ« mĂ« e butĂ«, plus me njĂ« garanci sovrane nga Qeveria”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se bashkia duhet të jetë e para forcë e interesuar që të ulet me fermerët dhe të realizojë projekte, si edhe të ndërtojë një shoqëri të përbashkët ku të përfshihen fonde. Sipas Ramës, për këtë shoqëri të përbashkët të merret një kredi përkatëse, e garantuar nga shteti, pasi nuk është vetëm një çështje subvencionesh.

“Me subvencione nuk shkojmĂ« larg, thjesht mbijetojmĂ«. NdĂ«rkohĂ«, qĂ« nĂ« rast krijojmĂ« njĂ« shoqĂ«ri ku bashkia bĂ«het pjesĂ« dhe ku qeveria bĂ«het pjesĂ«, pĂ«rmes GarancisĂ« Sovrane me kredinĂ«. Financimi Ă«shtĂ« shumĂ« i madh se 10 vjet financim nga subvencionet”, pohoi Rama.

“Ju duhet tĂ« bĂ«heni promotorĂ« tĂ« kĂ«saj sepse i keni kapacitetet. TĂ« bĂ«ni njĂ« projekt, tĂ« uleni me bashkinĂ« dhe tĂ« thoni çfarĂ« do bĂ«jmĂ« tani. BashkĂ«risht kjo kompani mund tĂ« aplikojĂ« dhe pĂ«r fonde tĂ« tjera, kjo mund tĂ« shkojĂ« te AZHBR-ja, kudo pĂ«r tĂ« aplikuar. BashkitĂ« nĂ«pĂ«r EvropĂ« janĂ« pjesĂ«marrĂ«se aktive tĂ« zhvillimeve nĂ« biznesin e fshatit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se buxheti i shtetit për bujqësinë është vetëm një element, ndërsa iu drejtua fermerëve dhe sipërmarrësve të pranishëm në takim, që të tërheqin edhe bashkitë në procesin e tyre të zhvillimit dhe sipërmarrjes.

“UnĂ« pres qĂ« shoqata juaj tĂ« vijĂ« dhe tĂ« thotĂ« ne kemi bĂ«rĂ« njĂ« projekt, ia kemi çuar bashkisĂ« sĂ« MalĂ«sisĂ« tĂ« Madhe dhe nuk po marrim mbĂ«shtetje, bashkisĂ« ShkodĂ«r, Laçit dhe nuk po marrim pĂ«rgjigje. Dhe kĂ«tu pastaj tĂ« gjejmĂ« ne mĂ«nyrĂ«n si tĂ« ndĂ«rhymĂ« dhe tĂ« mbĂ«shtesim”, cilĂ«soi Kryeministri.

/e.i/j.p/

The post Rama: Bashkitë pjesëmarrëse aktive në biznesin e fshatit, të krijohet mekanizmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria asnjĂ« subvencion pĂ«r fermerĂ«t, Rama gjen “fajtorin” tek kryebashkiakĂ«t e tij: BĂ«ni kthesĂ«!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot njĂ« takim me fermerĂ«t tĂ« cilĂ«t ndihen tĂ« braktisur pasi qeveria nuk jep asnjĂ« lloj subvencioni duke lĂ«nĂ« nĂ« “mĂ«shirĂ« tĂ« fatit” bujqĂ«sinĂ«. PĂ«r tĂ« justifikuar mungesĂ«n e ndihmĂ«s financiare, Rama gjatĂ« takimit me fermerĂ«t nĂ« CĂ«rrik pati kritika pĂ«r kryebashkiakĂ«t socialistĂ«, pĂ«r tĂ« cilĂ«t tha se nuk e shohin [
]

The post Qeveria asnjĂ« subvencion pĂ«r fermerĂ«t, Rama gjen “fajtorin” tek kryebashkiakĂ«t e tij: BĂ«ni kthesĂ«! appeared first on BoldNews.al.

Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve

Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve më të larta. Teksa numri i krerëve në blegtori gati është përgjysmuar gjatë dekadës numri i koshereve është rritur me 105 % ndërmjet 2014 dhe 2024 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Numri total i [
]

The post Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve appeared first on BoldNews.al.

Tre stacione meteorologjike moderne për fermerët në Korçë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ NĂ« Korçë janĂ« instaluar tre stacione moderne meteorologjike, tĂ« cilat synojnĂ« tĂ« ndihmojnĂ« fermerĂ«t duke sjellĂ« njĂ« frymĂ« tĂ« re nĂ« mĂ«nyrĂ«n e punĂ«s sĂ« tokĂ«s.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se këto stacione ndihmojnë fermerët të parashikojnë më mirë ndryshimet klimatike, të menaxhojnë dëmtuesit dhe sëmundjet dhe të përdorin burimet në mënyrë më efikase.

“JanĂ« instaluar tre stacione meteorologjike moderne, tĂ« pajisura me sensorĂ« dhe kurthe digjitale, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur fermerĂ«t nĂ« kultivimin e mollĂ«ve dhe qershive, njĂ« hap konkret drejt fuqizimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« sĂ« zgjuar”, theksoi ministrja Denaj.

Nisma ndihmon drejtpërdrejt në ndërtimin e qëndrueshmërisë afatgjatë ekonomike për sektorin bujqësor në Korçë, duke e bërë bujqësinë një aktivitet më të qëndrueshëm dhe fitimprurës, pavarësisht sfidave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Sipas ministres Denaj, kjo iniciativĂ« e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, nĂ« bashkĂ«punim me GIZ, Ă«shtĂ« pjesĂ« e vizionit “BujqĂ«sia2030”, qĂ« synon njĂ« bujqĂ«si tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« pajisur me dije dhe teknologji, dhe i jep fermerit fuqinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar sfidat e sĂ« ardhmes.

Ministrja Denaj tha se ky investim është realizuar nga GIZ Albania dhe WB Adapt, në bashkëpunim me QTTB Korçë, AREB Korçë dhe ADAD Malore.

Nga vendosja e tre stacioneve meteorologjike moderne për fermerët në Korçë
1 nga 6

/e.i/

The post Tre stacione meteorologjike moderne për fermerët në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhjetëra kanale vaditëse dhe stacione pompimi në Vjosë, ekspertët në alarm: Rrezikohet parku

✇Albeu
By: M C

Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje. Këtu jemi tek zona e quajtur Ura e Drashovicës në lugininën e lumit të Vlorës. Siç edhe shihet nga pamjet, në këto ditë të nxehta të qershorit nevojat për vaditje janë të mëdha dhe ky ekskavator ka ndërhyrë në shtratin e lumit.

Ai po sistemon një tjetër kanal vaditës që devijon ujin e Shushicës, edhe ajo, degë e mbrojtur e lumit Vjosa. Por, nevojat e banorëve që jetojnë buzë luginës së lumit, bien në kundështim me statusin e mbrojtjes që ajo ka.

Vaditja Ă«shtĂ« njĂ« çështje e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« vĂ«shtirĂ« ta ndalosh, por do tĂ« pĂ«rdoret me mĂ« me ekonomi. Zona ofron njĂ« sĂ«rĂ« basenesh ujĂ«mbledhĂ«sh, qĂ« duhen rehabilituar
p.sh Shushica pĂ«rdoret pĂ«r vaditje dhe nĂ« verĂ« s’ka ujĂ«, por duhet gjetur njĂ« balancĂ«. PavarĂ«sisht se unĂ« e konsideroj tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m vaditjen’ u shpreh Aleko Miho.

Plot 11 bashki nëpër të cilat kalon Vjosa ia marrin ujin për të mbështetur aktivitetet bujqësore dhe blegtorale të komuniteteve që jetojnë përreth brigjeve dhe fushave të tij.

Sipas njĂ« studimi tĂ« realizuar nga “Ecoalbania” bĂ«het fjalĂ« pĂ«r 60 puse, 49 pompa dhe 21 stacione pompimi qĂ« marin rreth 1014 litra pĂ«r sekondĂ«.

Referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura, marrja e ujit nuk lejohet as për vaditje, as për konsumimin. Kjo konsiderohet kërcënim pasi cenon tërësisë ekologjike dhe biodiversitetin.

Dokumentat strategjikë, siç është plani i menaxhimit, sugjerojnë se e gjithë infrastruktura, veçanërisht hidrocentralet, digat dhe kanalet vaditëse duhet të zhvendoset jashtë parkut sa më shpejt të jetë e mundur, të paktën brenda 15 viteve. Por duket se është e vështirë të gjendet një zgjidhje.

Edhe vetë ekspertët që kanë qenë mjaft të zëshëm në betejën për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, e konsiderojnë këtë një ndërhyrje delikate që duhet të sigurojë një balancë mes ruajtjes së natyrës dhe jetës së zonave përreth.

‘BujqĂ«sia ujin e VjosĂ«s do tĂ« pĂ«rdore, nuk mund tĂ« pĂ«rdorĂ« vetĂ«m ujin e shiut por mĂ«nyra e vaditjes duhet tĂ« ndryshojĂ«, ndoshta edhe varietet qĂ« duan mĂ« pak ujĂ«. Dhe kjo jo vetĂ«m sepse Vjosa Ă«shtĂ« park kombĂ«tar por sepse kriza pĂ«r ujin thellohet nga vitit nĂ« vit dhe nĂ«se ne nuk marrim masa qĂ« sot, ti mund tĂ« marrĂ«sh mĂ« shumĂ« ujĂ« dhe mund tĂ« mos tĂ« dalĂ« sepse metoda Ă«shtĂ« e gabuar me pĂ«rmbytje’ u shpreh Olsi Nika, hidrolog/ Ecoalbania.

‘NjĂ« nga problematikat qĂ« pritet hasemi nĂ« vijim mund tĂ« jetĂ« nevoja pĂ«r ujĂ« pĂ«r vaditje apo shĂ«rbime ujore tĂ« tjera, por heqja e trupit ujor pĂ«r tĂ« aksesuar qoftĂ« nevojat pĂ«r bujqĂ«si apo sektorĂ« tĂ« tjerĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« pengesĂ« e madhe pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« zonĂ«s, por nga ana tjetĂ«r parku kombĂ«tar nuk do ta lejojĂ« kĂ«të’ u shpreh Kristi Bashmilli, studiues mjedisor./ Inside Story, Top Channel

The post Dhjetëra kanale vaditëse dhe stacione pompimi në Vjosë, ekspertët në alarm: Rrezikohet parku appeared first on Albeu.com.

Mungesa e krahut të punës, fermerët: Qershitë në Petresh po kalben në pemë

Rreth 40 kilometra larg Tiranës dhe fare pranë Elbasanit, në fshatin Petresh, qershitë po kalben në pemë.

Dikur, ky fshat pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r Elbasan–TiranĂ« ishte stacion i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r udhĂ«tarĂ«t dhe burim i tĂ« ardhurave pĂ«r banorĂ«t. Sot, pemĂ«t janĂ« tĂ« mbushura me fruta, por nuk ka kush t’i vjelĂ«.

Mungesa e fuqisë punëtore ka lënë gjithçka pas dore. Në Tiranë, qershia shitet deri në 4 mijë lekë për kilogram, ndërsa në Elbasan çmimi është vetëm 250 lekë. Megjithatë, këto çmime nuk e bëjnë vjeljen të leverdishme për banorët.

“Nuk ka kush tĂ« mbledhĂ«, jemi pleq. Nuk hipim dot lart, unĂ« kam hernie diskale. Nuk ka kush t’i vjelĂ«, tregu Ă«shtĂ« larg dhe shpenzimet janĂ« tĂ« mĂ«dha. Makina nuk kemi. Sa kushton njĂ« puntor? Ka shkuar deri nĂ« 40 mijĂ« lekĂ« nĂ« ditĂ«. Vjet mora puntor dhe dola me humbje, sepse mĂ« shumĂ« se dy arka nĂ« ditĂ« nuk mbushi”, tha fermeri Bajram Kasa .

Mungesa e të rinjve ka lënë fshatin të zbrazët. Ata që kanë mbetur nuk e përballojnë dot më as vjeljen, as tregtimin. Dikur kjo zonë prodhonte qindra kuital qershi.

“QershitĂ« janĂ« pa vjel sepse kush do t’i vjelĂ«? FĂ«mijĂ«t janĂ« larg, me hallet e tyre. Nuk ka asnjĂ« kĂ«tu qĂ« mund t’i mbledhĂ«. Disa kanĂ« punĂ«t e tyre dhe nuk kanĂ« mundĂ«si. MĂ« vjen shumĂ« keq qĂ« qershitĂ« kalben, aq sa nuk mĂ« zĂ« as gjumi i natĂ«s”, u shpreh Kadrie Kasa, fermere.

“ËshtĂ« fatkeqĂ«si jo vetĂ«m pĂ«r fshatin, por pĂ«r gjithĂ« vendin. ËshtĂ« gjynah qĂ« vendi tĂ« rrijĂ« pa punĂ«torĂ«, nuk qan asnjĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« fshat. Dikur ishte vend plot jetĂ«, tani i sheh shtĂ«pitĂ«, aty janĂ« vetĂ«m dy vetĂ«â€, shtoi fermeri Kasa.

Vetëm disa kilometra larg kryeqytetit, fshati Petresh po shpopullohet, pasi të rinjtë nuk janë të interesuar për të mbajtur gjallë sektorë si bujqësia dhe blegtoria.

The post Mungesa e krahut të punës, fermerët: Qershitë në Petresh po kalben në pemë appeared first on Euronews Albania.

Pamje nga kufiri i egër

Jim Krantz e ka kaluar karrierĂ«n duke krijuar imazhe mbresĂ«lĂ«nĂ«se tĂ« mitit tĂ« PerĂ«ndimit amerikan. TashmĂ« ai ka botuar librin Frontier. Disa fotografi nga ky libĂ«r mund t’i shihni nĂ« kĂ«tĂ« shkrim.

Nga: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Libri Frontier i Jim Krantzit përmban portrete kinematografike të kaubojve, peizazhe dhe vepra eksperimentale, duke krijuar një përfaqësim vizual të Perëndimit mitik Amerikan. Edhe pse janë fotografi statike, këto imazhe klasike në bardh e zi përcjellin lëvizjen dhe aksionin që ndodh përpara aparatit të Krantzit.

Jim Krantz: “Gjyshi im nga ana e babĂ«s, David Krantz, erdhi nĂ« AmerikĂ« nĂ«pĂ«rmjet Ishullit Elis nĂ« vitin 1914. Ai rrallĂ« fliste pĂ«r ‘vendin e vjetĂ«r’ – njĂ« vend tĂ« cilin e kishte lĂ«nĂ« prapa bashkĂ« me hijet dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« e tij. PĂ«rkundrazi, ai iu pĂ«rkushtua me zemĂ«r kremtimit tĂ« jetĂ«s qĂ« ndĂ«rtoi kĂ«tu. Atij i pĂ«lqente tĂ« qenit amerikan, dhe ajo krenari u bĂ« pjesĂ« e ADN-sĂ« sime. Filloi duke shitur fruta dhe gazeta nĂ« OmahĂ« dhe, bashkĂ« me babanĂ« tim, hapi njĂ« dyqan mobiliesh nĂ« OmahĂ«n e Jugut, menjĂ«herĂ« pranĂ« stallave tĂ« bagĂ«tive”.

“Kur punoja me babĂ«n nĂ« dyqan, shpesh ikja dhe shkoja te stallat. MĂ« lanĂ« pĂ«rshtypje tĂ« madhe kaubojĂ«t teksa mbanin tufat e lopĂ«ve e kuajve, me litarĂ«t qĂ« rrotulloheshin lehtĂ«sisht. Ishte njĂ« pamje e gjallĂ«, njĂ« imazh i fortĂ« i fuqisĂ« dhe pavarĂ«sisĂ« – diçka qĂ« mĂ« ka ndjekur gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s”.

Disa prej imazheve të Krantzit janë të mbushura me ngjyra. Portrete dhe peizazhe abstrakte që përpunohen me dritë dhe materiale eksperimentale.

Shtresat e shtuara theksojnë ndjesinë e lëvizjes dhe atmosferës, duke sugjeruar tingullin, nxehtësinë dhe intensitetin e skenës.

Kritiku i artit David Pagel shkruan: “Frontier-i i Krantzit Ă«shtĂ« njĂ« simfoni drite dhe hije, njĂ« meditim mbi hapĂ«sirĂ«n mes asaj qĂ« shihet dhe asaj qĂ« ndihet. Ai nuk ndjek njĂ« shteg tĂ« njohur, por e krijon njĂ« tĂ« ri, duke e ftuar shikuesin tĂ« endet pa hartĂ«, tĂ« humb veten nĂ« njĂ« terren ku momentet pĂ«shpĂ«ritin nĂ« vend qĂ« tĂ« bĂ«rtasin, dhe heshtja mes imazheve flet mĂ« shumĂ« se fjalĂ«t”.

Botimi i Frontier-it vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur aspekte tĂ« jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme – si kondicionerĂ«t, punĂ«t nĂ« zyrĂ«, mungesa e kontaktit me natyrĂ«n dhe varĂ«sia nga makina – e largojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njeriun nga ky stil jete. Me rĂ«nien e numrit tĂ« fermave dhe rançeve nĂ« ShBA, libri i Krantzit Ă«shtĂ« njĂ« homazh prekĂ«s pĂ«r mitin nĂ« zhdukje tĂ« PerĂ«ndimit Amerikan.

Fotografitë e Krantzit shpesh duken të njohura. Puna e tij komerciale për marka të mëdha amerikane, si Wrangler dhe Marlboro, e ka bërë vizualitetin e tij të pandarë nga imazhi i ëndrrës amerikane për Perëndimin.

David Pagel: “Kjo vepĂ«r i shmanget pĂ«rkufizimit, njĂ«soj si horizonti qĂ« tĂ«rhiqet sa mĂ« shumĂ« qĂ« i afrohesh. ËshtĂ« njĂ« bisedĂ« mes kaosit dhe qartĂ«sisĂ«, ku copĂ«za tĂ« sĂ« njohurĂ«s treten nĂ« tĂ« papriturĂ«n. Çdo kornizĂ« ndihet si mbetje e njĂ« kujtese tĂ« shpejtĂ«, e atij lloji qĂ« mbetet diku pĂ«rtej kapjes, por qĂ«, gjithsesi, riformĂ«son mĂ«nyrĂ«n se si e sheh botĂ«n”.

Jim Krantz: “Imazhet nĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r janĂ« rezultat i njĂ« jete tĂ« tĂ«rĂ« me pĂ«rvoja, bashkĂ«punime dhe mĂ«sime nga familja dhe mentorĂ«t. Ato pasqyrojnĂ« lidhjen time me PerĂ«ndimin Amerikan – njĂ« vend ku mbijetesa bĂ«het art dhe liria Ă«shtĂ« mĂ«nyrĂ« jetese”.

David Pagel: “Vizioni i Krantzit shpaloset nĂ« shtresa – jo si pĂ«rgjigje, por si pyetje. Ai sfidon ritmin e shikimit tonĂ« tĂ« nxituar, duke e ngadalĂ«suar kohĂ«n nĂ« çaste tĂ« thyera, ku Ă«ndrrat pĂ«rplasen me realitetin. ËshtĂ« njĂ«kohĂ«sisht personal dhe pĂ«rfshirĂ«s, si njĂ« ditar i shkruar nĂ« njĂ« gjuhĂ« qĂ« vetĂ«m zemra e kupton, aty ku vijat mes tĂ« kaluarĂ«s, sĂ« tashmes dhe tĂ« ardhmes treten tani nĂ« njĂ« kaleidoskopik”.

David Pagel: “Frontier nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« libĂ«r, por njĂ« kufi nĂ« vetvete – njĂ« hapĂ«sirĂ« ndarĂ«se qĂ« endet mes tĂ« prekshmes dhe tĂ« kalueshmes, mes reales dhe imagjinares. Ai kap lirinĂ« e tĂ« mos diturit se çfarĂ« vjen mĂ« pas, bukurinĂ« e pĂ«rkohshme tĂ« pasigurisĂ«, dhe fuqinĂ« e rastĂ«sive pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« zbulime. KĂ«tu, fotografia bĂ«het si alkimi: e zakonshmja kthehet nĂ« diçka pĂ«rtej, duke na lĂ«nĂ« tĂ« pyesim nĂ«se po shohim botĂ«n apo pasqyrimin e diçkaje mĂ« tĂ« thellĂ«â€.

Imazhet eksperimentale janë të shoqëruara me fotografi më tradicionale. Krantz i krijoi këto duke koreografuar lëvizje në shkallë të gjerë të kaubojëve dhe tufave të kuajve në vendndodhje të largëta.

Jim Krantz: “QoftĂ« nĂ« peizazhet e gjera apo nĂ« figurat e vetmuara tĂ« kaubojĂ«ve, unĂ« shoh njĂ« metaforĂ« pĂ«r vetĂ« jetĂ«n: pĂ«rballje me kaosin, gjetje kuptimi dhe pĂ«rqafim i sfidĂ«s sĂ« panjohurĂ«s”.

Jim Krantz: “Titulli i kĂ«tij libri, Frontier, pĂ«rfaqĂ«son kufirin mes tĂ« njohurĂ«s dhe tĂ« panjohurĂ«s – njĂ« hapĂ«sirĂ« ku gjithmonĂ« jam ndier mĂ« i frymĂ«zuar”.

Jim Krantz: “Ky projekt Ă«shtĂ« thellĂ«sisht personal – njĂ« manifestim i qĂ«ndresĂ«s, kreativitetit dhe forcĂ«s sĂ« heshtur tĂ« atyre qĂ« punojnĂ« kundĂ«r tĂ« gjitha rastĂ«sive. KaubojĂ«ve me tĂ« cilĂ«t kam punuar, dhe qĂ« mĂ« kanĂ« frymĂ«zuar pĂ«r kĂ«to imazhe, u jam thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s. AftĂ«sia, autenticiteti dhe shpirti i tyre i pathyeshĂ«m u kanĂ« dhĂ«nĂ« jetĂ« kĂ«tyre fotografive dhe mĂ« frymĂ«zojnĂ« çdo ditĂ«â€. /Telegrafi/

 

The post Pamje nga kufiri i egër appeared first on Telegrafi.

Bujqësia në mëshirën e qiellit

NjĂ« histori dĂ«shpĂ«ruese e njĂ« fermeri nga njĂ« fshat i vogĂ«l i Lushnjes dhe njĂ« sistemi qĂ« nuk funksionon, tregon fatin e mijĂ«ra fermerĂ«ve shqiptarĂ«. NĂ« ShqipĂ«ri, mijĂ«ra fermerë pĂ«rballen çdo vit me rreziqe tĂ« mĂ«dha pĂ«r shkak tĂ« motit ekstrem dhe mungesĂ«s sĂ« sigurimeve bujqĂ«sore. Florjan Topi, i cili kultivon pjeshkĂ« nĂ« Lushnje, ka humbur [
]

The post Bujqësia në mëshirën e qiellit appeared first on BoldNews.al.

Fermerët e Korçës ankohen për subvencionet: Nuk mjaftojnë!

Sot Ă«shtĂ« dita e fundit e aplikimeve nga fermerĂ«t pĂ«r subvencionet e naftĂ«s. Bujqit dhe blegtorĂ«t e Korçës ankohen pĂ«r vlerĂ«n e ulĂ«t tĂ« ndihmĂ«s qĂ« jep shteti. Ata thonĂ« se bujqĂ«sia dhe blegtoria kanĂ« kosto tĂ« larta dhe subvencionet nuk mjaftojnĂ« as pĂ«r t’i mbuluar ato. Kriteret e shumta dhe burokracitĂ« shtetĂ«rore ua kanĂ« [
]

The post Fermerët e Korçës ankohen për subvencionet: Nuk mjaftojnë! appeared first on BoldNews.al.

Aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2025 drejt fundit, vetëm katër ditë në dispozicion, ja çfarë përfshin skema

Fermerët shqiptarë kanë në dispozicion vetëm edhe katër ditë për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, një mundësi e rëndësishme për të përfituar mbështetje financiare në sektorë kyç të bujqësisë dhe blegtorisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, i ka bërë thirrje fermerëve që të mos humbasin këtë mundësi dhe të aplikojnë deri më 30 maj 2025 përmes portalit e-Albania.

“Apliko ‘online’ pĂ«rmes portalit ‘eAlbania’ dhe pĂ«rfito mbĂ«shtetje pĂ«r: blegtorinĂ«, bletarinĂ«, farat dhe fidanĂ«t, bimĂ«t mjekĂ«sore aromatike, fermat organike, certifikimin ‘Global GAP’, si edhe naftĂ«n pĂ«r punimet e mekanizuara nĂ« bujqĂ«si. Apliko tani!”, – u shpreh ministrja Denaj.

ÇfarĂ« pĂ«rfitimesh ofron Skema?

Për blegtorinë:

  • LopĂ«/mĂ«shqerra (tĂ« paktĂ«n 10 krerĂ«): 10,000 lekĂ«/krerĂ«
  • Viça: 5,000 lekĂ«/krerĂ«
  • Dele/dhi (tĂ« paktĂ«n 100 krerĂ«): 1,200 lekĂ«/krerĂ«

Për bletarinë:

  • BletarĂ«t me tĂ« paktĂ«n 50 zgjoje: 1,000 lekĂ«/zgjua

Për kultivuesit e bimëve:

  • Perime, rrush tavoline, luleshtrydhe (tĂ« paktĂ«n 1 ha): deri nĂ« 200,000 lekĂ«/ha
  • Me kontroll biologjik tĂ« dĂ«mtuesve: pagesĂ« shtesĂ«
  • BimĂ« mjekĂ«sore/aromatike (tĂ« paktĂ«n 1 ha): 30,000 lekĂ«/ha

Për fermat organike:

  • Viti i parĂ« (nĂ« kalim pĂ«r certifikim): 100,000 lekĂ«
  • Viti i dytĂ« dhe i tretĂ«: 150,000 lekĂ«/vit
  • Ferma e certifikuar: 200,000 lekĂ«

PĂ«r certifikimin ‘Global GAP’:

  • Deri nĂ« 50% mbulim tĂ« kostove tĂ« certifikimit
  • Nga 175,000 lekĂ« pĂ«r certifikim individual nĂ« tĂ« paktĂ«n 1 ha,
    deri në 700,000 lekë për certifikim në grup

Për naftën bujqësore:

Mbështetje sipas sipërfaqes së mbjellë dhe llojit të kulturës

Thirrja për aplikim në këtë skemë u çel më 14 prill dhe përfundon në 30 maj 2025. Fermerët që plotësojnë kriteret inkurajohen të aplikojnë sa më parë për të përfituar nga mbështetja shtetërore.

The post Aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2025 drejt fundit, vetëm katër ditë në dispozicion, ja çfarë përfshin skema appeared first on Sot News | Lajme.

Pas breshërit shkatërrues, fermerët e zonës së Lushnjes drejt falimentimit

✇Albeu
By: V K

FermerĂ«t nĂ« fshatrat ThanĂ«, Çinat, Koçaj, Fiershegan dhe BarbullinjĂ«, tĂ« njĂ«sisĂ« administrative Fier-Shegan nĂ« bashkinĂ« Lushnje, tĂ« vendosura nĂ« pjesĂ«n jugperĂ«ndimore tĂ« rezervuarit tĂ« ThanĂ«s, prej mĂ« shumĂ« se 30 vitesh janĂ« specializuar nĂ« kultivimin e pjeshkĂ«ve dhe nektarinave.

Kjo zonë, falë kushteve të favorshme tokësore dhe klimaterike, ka mbi 200 hektarë të mbjella me këta drufrutorë në prodhim.

Por vetëm 15 minuta breshër i rënë një muaj më parë, kanë mjaftuar për të shkaktuar dëme të mëdha dhe për të çuar drejt falimentimit një pjesë të madhe të fermerëve.

Aktualisht, ka nisur fushata e vjeljes dhe nxjerrjes në treg e prodhimit të pjeshkës dhe nektarinës, por sasia e grumbulluar është vetëm 50-60% e asaj të një viti më parë.

Tradicionalisht, destinacioni kryesor i këtij prodhimi ka qenë eksporti në vendet e rajonit dhe më gjerë në Europë, ku një kilogram nektarinë tregtohej me çmimin 200 lekë të reja.

Këtë vit, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga breshëri, cilësia e prodhimit ka rënë ndjeshëm. I gjithë prodhimi është orientuar drejt tregut të brendshëm, ku çmimi mesatar varion nga 50 deri në 60 lekë për kilogram. Megjithatë, për shkak të cilësisë së ulët, ka gjasa që çmimi të pësojë edhe më shumë rënie.

Fermerët theksojnë se prodhimi nuk është i siguruar dhe se kompanitë e sigurimeve nuk ofrojnë mbulim për fatkeqësi natyrore, siç është rasti i breshrit.

Ata shprehen se janë të pambrojtur përballë këtyre rreziqeve dhe nuk kanë asnjë mundësi sigurie për investimin e tyre.

Ndërkohë, mungon çdo lloj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare për këtë kulturë bujqësore.

Mbrojtja e prodhimit me rrjeta kundër breshërit është një zgjidhje teknike, por kostoja e saj është shumë e lartë dhe asnjë nga fermerët nuk ka mundësi financiare për ta përballuar.

The post Pas breshërit shkatërrues, fermerët e zonës së Lushnjes drejt falimentimit appeared first on Albeu.com.

PD mbyll fushatën/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

TIRANË- Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, nĂ« takimin pĂ«rmbyllĂ«s elektoral tha se do tĂ« ulĂ« taksat dhe do tĂ« pesĂ«fishojĂ« subvencionojĂ« pĂ«r fermerĂ«t. Ai theksoi se produktet ‘Made in Albania” do tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« krenari kombĂ«tare.

“Ky program, qĂ« nĂ« fakt edhe njĂ«herĂ«, moton mĂ« kryesore ka kombi nĂ« rininĂ« e tij, fton çdo shqiptar kudo qĂ« ndodhet, nĂ« tĂ« katĂ«r anĂ«t e botĂ«s, tĂ« konsiderojĂ« kthimin nĂ« ShqipĂ«ri.5 vite pa taksa.
Kredi të buta.
Suksesi i tyre është prova jonë.
Të dashur miq, beteja për të ndërtuar Shqipërinë Madhështore është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare.
Shqipëria Madhështore do jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë.
U garantoj se Shqipëria do jetë Shqipëria e hightech-ut, e internetit 3, dataqendrave dhe inteligjencës artificiale.
Kjo do jetë Shqipëria në moshën tuaj.
Por unë i premtoj çdo biznesmeni dhe i them se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin tuaj.
Sepse në qoftë se ti në këto vite ke mbijetuar, pas 11 Majit, hapësirat e lirisë për ty do jenë krejtësisht tjera.
Ne jemi parti e lirisë së individit, ne besojmë tek iniciativa e lirë.
Ndaj do vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë.
Ronald Reagan shkruante se paratë në kontot e qytetarëve dhe binesmenëve janë më të dobishme se llogaritë e qeverisë.
Unë u them se kjo profeci e tij është biblike, është kuranike.
Ndaj dhe çdo biznes i vogël do e blejë energjinë nga 18 në 6 lekë.
Do përgjysmohet tarifa e ujit.
Sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5.
Bashkitë nuk do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros.
Tavanet e tatim fitimit dhe TVSH-së do shkojnë 180 mijë euro.
Bizneset e tjera do e kenë tatim fitimin 10 përqind.
TVSH-në 15 përqind.
Kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë rroga, më shumë mirëqenie.
Po pse ai, po pse gjeniu që shkroi doktrinën e kapitalizmit, thoshte se pasuria përhapet, përhapet dhe përhapet. Pasuria përhapet kur ti respekton lirinë e individit, krijon hapësirë për individin dhe bizneset e tij.
Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria.
Biznesmenë, investitorë nga SHBA, Gjermania, Franca, Greqia, do vërshojnë drejt Shqipërisë.
Shqipëria do jetë vendi më tërheqës.
Katër zona të lira ekonomike do krijojmë.
Made in Albania, krenari kombëtare.
Miq, fermerët shqiptarë, të përçmuar dhe të diskriminuar, njerëz fisnikë, që me lumenj djerse nxjerrin jetën e tyre, patën këto 12 vite kohën më të vështirë pas kolektivizimit.
Ballkani i Hapur ishte një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Argati i Vuçiçit hapi dyert për mallrat që vinin nga Rusia, nga të gjitha hapësirat e tjera, dhe fermerët u përballën me një pabarazi ekstreme.
Vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen pesë herë më shumë se në Shqipëri.
Të dashur fermerë dhe fermere, më 11 Maj votoni se votoni në radhë të parë për djersën tuaj, mundin tuaj, fermën tuaj, mirëqenien tuaj.
Sepse programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.
Dhe në fshat nuk do ketë më diskriminim. Nuk do ketë pension nën 200 euro.
Prandaj mblidhuni tĂ« gjithĂ«, votoni ndryshimin, votoni pĂ«r suksesin tuaj.”, tha ai.

“Ferma Vip”/ Kush janĂ« fermerĂ«t qĂ« shkojnĂ« nĂ« televotim

✇Albeu
By: V K

Albës, Nurit, Big Bastës dhe Andreas në televotim iu bashkuan edhe Ron, Elinara dhe Ylli pas humbjes së sfidës fizike dhe inteligjente.

Roni i cili përfaqësonte në sfidë edhe Elinarën dhe Yllin, humbi përballë frederikut i cili përfaqësonte grupin tjetër të cilët ishin Erandi dhe Andueli.

Pas garës së fortë Ron u dorëzua përballë Frederikut, duke shkuar jo vetëm vetë, por duke marrë dhe dy fermerët e tjerë në televotim.

Kështu që numri i fermerëve që publiku do të duhet të votojë shkon në shtatë.

“Alba, Nur, Big Basta, Andrea, Ron, Elinara dhe Ylli unĂ« hap zyrtarisht televotimin”, lexoi Luana vendimin e AGAIT.

The post “Ferma Vip”/ Kush janĂ« fermerĂ«t qĂ« shkojnĂ« nĂ« televotim appeared first on Albeu.com.

Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 milionë euro

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim me fermerët në Dimal, ku shpalosi programin e Partisë Demokratike për fermerët.

Berisha në fjalën e tij theksoi se nëse PD vjen në pushtet subvencionet do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!

Berisha shtoi se fermerët shqiptar janë të diskriminuar pasi marrin 5 herë më pak subvencione se fermerët në rajon, duke e bërë të pamundur konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur fermerë të Kutallisë, Urës, Dimalit, Kuçovës, Beratit dhe mbarë Shqipërisë, u përshëndes përzemërsisht dhe u falenderoj shumë për këtë takim.

Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qënë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni.

I dashur Eno, drejtues politik i qarkut të Beratit, i dashur Gjokë, drejtues i departamentit të bujqësisë në PD, të dashur kryetarë të degëve të PD në këtë qark, të nderuar kandidatë për deputetë të PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështorë, të pranishëm në këtë takim, që jeni krenaria e popullit shqiptar, nesër deputetë në parlamentin e vendit.

Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë, të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice.

U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin.

Ky është qëllimi i programit tonë.

Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm.

FermerĂ«, mjafton t’u them njĂ« shifĂ«r unĂ« kĂ«tu, nĂ« qoftĂ« se fermeri nĂ« Maqedoni, KosovĂ«, Mal tĂ« Zi dhe Serbi, merr sot 5 herĂ« mĂ« shumĂ« se ju subvencione, ky Ă«shtĂ« njĂ« diskriminim dhe ndĂ«shkim pĂ«r ju.

Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.

Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët.

Ky nuk është slogan, por një realitet.

Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind.

Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro.

Shumë më qesharake, më e turpshme.

Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë.

ÇfarĂ« do bĂ«jmĂ« ne? Ne do u kthejmĂ« paratĂ«, se paratĂ« i marrim nga ju.

Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi.

Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 milionë euro appeared first on Euronews Albania.

Zgjatet afati për aplikim për pagesa direkte në mbështetje të fermerëve në Leposaviq

ËshtĂ« zgjatur afati pĂ«r aplikim pĂ«rmes programit tĂ« pagesave direkte, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fermerĂ«ve nĂ« Leposaviq.

Kështu ka njoftuar Komuna e Leposaviqit, shkruan Telegrafi.

Në njoftim thuhet se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka zgjatur këtë afat deri më 19.05.2025, në orën 16:00.

“Ministria e BujqĂ«sisĂ«, PylltarisĂ« dhe Zhvillimit Rural, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fermerĂ«ve pĂ«rmes programit tĂ« pagesave direkte pĂ«r vitin 2025, zgjatĂ« afatin pĂ«r aplikim deri mĂ« 19.05.2025 nĂ« ora 16:00 (e hĂ«nĂ«)”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Zgjatet afati për aplikim për pagesa direkte në mbështetje të fermerëve në Leposaviq appeared first on Telegrafi.

Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë lojëra me çmimin

Fermerët e Roskovecit ditën e sotme kanë dalë në rrugë ndërsa kanë protestuar në lidhje me uljen e çmimit të domates dhe kastravecit. Fermerët gjatë fjalës së tyre akuzojnë pikat e grumbullimit po bëjnë lojëra me çmimin dhe se po fitojnë në kurriz të tyre.

Ata kërkojnë nga qeveria që të rrisë kontrollet mbi mënyrat e pandershme që bëjnë pikat e grumbullimit në luhatjen e çmimit. Sipas tyre çmimi është i pa publikuar me parë dhe ndryshon nga dita në ditë. Në proteste kanë marrë pjese fermerët e fshatrave Suk1, Suk2, Arapaj, Strum si dhe fermerët e serave te fshatrave të Beratit si Rrerez, Stamaticë, Drenovicë, Goriçan Kutalli etj të bashkisë Dimal.

The post Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë lojëra me çmimin appeared first on Lapsi.al.

“Ballkani i Hapur hidhet nĂ« kosh”/ Berisha: FermerĂ«ve u jap fjalĂ«n se subvencioni do tĂ« 5-fishohet

Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një miting në Vorë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Lideri demokrat u shpreh se Edi Rama hapi kufijtë për prodhimin e vendeve të tjera, duke bërë që fermeri shqiptar të matet me ata që marrin 5 deri në 8 herë më shumë [
]

The post “Ballkani i Hapur hidhet nĂ« kosh”/ Berisha: FermerĂ«ve u jap fjalĂ«n se subvencioni do tĂ« 5-fishohet appeared first on BoldNews.al.

❌