Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Në Krujë u zhvillua edhe këtë vit gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb” me trofeun “Skënderbe 2025”.

Kjo garë është pjesë e kalendarit ndërkombëtar “FIA – Central European Zone”.

“Kruja Hill Climb” solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave shijuan edhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Trofeu Skënderbe 2025. Edhe këtë vit, gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit ndërkombëtar FIA – Central European Zone, solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave, shijuan edhe mikpritjen tonë”, u shpreh Rama.

“Kruja Hill Climb” është një ngjarje sporti motorik, konkretisht një garë ngjitjeje në kodër, pjesë e kalendarit të Zonës Qendrore Evropiane të FIA-s (FIA CEZ).

Kjo garë mbahet në Krujë, Shqipëri, dhe njihet si “Kupa Skënderbeu”.

Këtë vit eventi u zhvillua në 4-6 korrik.

Pista e ngjitjes në kodër është relativisht e shkurtër, 1.9 km, por e njohur për intensitetin dhe shpejtësitë e larta.

/gj.m/j.p/

The post Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kërcimi ynë i fundit”/ Orinda Huta humb të atin (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Dhimbje dhe trishtim në familjen e Orinda Hutës. Moderatorja e njohur Orinda Huta, ka ndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të saj, Isufit.

Ai “ndërroi jetë qetësisht më 5 korrik”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.

Orinda ka postuar disa foto duke treguar kujtimin e saj të fundit me të.

“Kërcimi ynë i fundit babo”, shkruan ajo krah fotove ku i ati e mban nga duart dhe më pas i është mbështetur në kraharor.

 

The post “Kërcimi ynë i fundit”/ Orinda Huta humb të atin (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, reagon Prokuroria Themelore e Prishtinës: Pas kësaj fshihen vendet “jo mike”

✇Albeu
By: M C

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kërcënimin për bombë të mbërritur ditën e sotme në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka deklaruar se pas kontrolleve në ambient, ka rezultuar se kërcënimi ka qenë i rremë. Ndërkohë ai ka bërë me dije se tashmë hetimet do të vijojnë për të zbuluar burimin e kërcënimit, teksa sqaron se ka qenë një telefonatë e kryer nga një mashkull në gjuhën angleze që ka dhënë alarmin në vend.

Gashi tregon se dyshimet janë të përqëndruara në vendet “jo mike” të Kosovës si përgjegjëse për alarmin për bombë të dhënë sot në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rremë.

Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, ka deklaruar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

The post Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, reagon Prokuroria Themelore e Prishtinës: Pas kësaj fshihen vendet “jo mike” appeared first on Albeu.com.

Zhduken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në Tiranë, familjarët e tyre alarmojnë Policinë

✇Albeu
By: M C

Një 19-vjeçare dhe një 32-vjeçar janë larguar nga banesat e tyre në Tiranë dhe aktualisht s’ka asnjë gjurmë të tyre.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se kanë qenë familjarët e tyre që kanë bërë kallëzim për ‘zhdukjen’ e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më datë 28.06.2025, shtetasja Gj. D., kallzon se më datë 26.06.2025, i është larguar nga banesa djali i saj shtetasi E. D., 32 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 28.06.2025, shtetasi D. S, kallëzon se më datë 27.06.2025, është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja S. S., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Zhduken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në Tiranë, familjarët e tyre alarmojnë Policinë appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja Barbana Dini humb njeriun e shtrenjtë: Sot u zgjova zemërthyer dhe e shkatërruar shpirtërisht…

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, këngëtarja e njohur Barbana Dini, përmes një postimi në “Instagram”, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, ku ka njoftuar largimin babait nga kjo botë.

Ajo shprehet zemërthyer dhe e shkatërruar për këtë humbje të madhe.

“Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht…Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time,shokun tim me te mire…Ahhhh BAB”, shkruan ajo.

Postimi:

“Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht…Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time,shokun tim me te mire…Ahhhh BAB.Sa shume gjera mund te them per ty,ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes,nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu.Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem betejen me dhimbjen…Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale.Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne.Perqafoje fort Ergin!Te dua pertej jetes!💔💔💔”, shkruan Barbana.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

The post Këngëtarja Barbana Dini humb njeriun e shtrenjtë: Sot u zgjova zemërthyer dhe e shkatërruar shpirtërisht… appeared first on Albeu.com.

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari në panik bën denoncimin në polici! Pak orë më vonë mjeti shfaqet duke u rikthyer

✇Albeu
By: M C

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj.

Dorian Alikaj u njoftua rreth orës 14:00 të mesditës që mjeti i tij lundrues me emrin “Tamomar 2” nuk ishte në zonën ku ishte ankoruar prej disa muajsh. Ai menjëherë ka vënë në dijeni Policinë Kufitare e më pas ka shkuar në Komisariatin e Durrësit për të depozituar kallëzimin.

Mirëpo, pas denoncimit jahti është parë duke u rikthyer në vendin ku ishte ankoruar ndërsa në bord ndodheshin 3 persona. Autoritetet kanë shoqëruar për në komisariat këta tre persona me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Vijon të mbetet e paqartë sesi këta persona kanë arritur të ndezin mjetin lundrues ndërsa çelësat ruheshin nga kapiteni i jahtit, Memet Ayhan Ulus.

The post Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari në panik bën denoncimin në polici! Pak orë më vonë mjeti shfaqet duke u rikthyer appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi, Berisha humb vota/ I bie alibia e “masakrës” zgjedhore dhe “trenit bullgar”

TIRANË- Sali Berisha akuzon për vjedhje votash, por rivlerësimi i fletëve të votimit po nxjerr në pah se është Partia Demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të pamerituara më 11 maj.

Nga hapja e 437 qendrave të votimit në Tiranë,  rezulton se aleanca për Shqipërinë Madhështore ka humbur 219 vota ndërsa partia socialiste 193 vota.

Shifra këto që nuk shuajnë vetëm shpresën e demokratëve për mandatin e 14-të në Tiranë por edhe alibinë e Berishës për humbjen e zgjedhjeve.

Jo vetëm dy partitë e mëdha, por lëvizje votash kanë patur edhe subjektet e tjera.

Kështu, partisë së Adriatik Lapajt, rinumërimi i heq 26 vota, Tom Doshit 23, Lëvizjes Bashkë 10 ndërsa Mundësia e Agron Shehajt që po Lufton për të mbajtur mandatin e dytë deri tani ka humbur 8 vota.

Një situatë të ngjashme është edhe tek votat preferenciale të kandidatëve. Rinumërimi po i kthehet në boomerang mjekut Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi hapjen e kutive me pretendimin se I janë vjedhur votat.

Por deri tani Alimehmeti ka humbur 61 vota, Ilir Meta 28 dhe Jorida Tabaku 22. Ndërsa nga Partia socialiste me shumë vota ka humbur Ervin Hoxha, i ndjekur nga Xhemal Qefalia, Kejsi Elezi, Blendi Gonxhja dhe Fatmir Xhafaj.

Por diferenca po ngushtohet mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Me 11 maj, ish ministrja e mori mandatin me 140 vota me shumë, por deri tani rinumërimi i heq 34 vota kurse Gjylametit i shton 3 vota.

Gjatë rinumërimit, komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve vendosi të quajë të vlefshme vetëm ato fletë ku shenja x dhe + është vendosur brenda kutisë, duke rrezuar kërkesën e partisë socialiste, e cila kërkoi që të quhen të sakta edhe rastet kur shenja është vendosur përbri emrit.

Kjo, sipas selisë rozë, është provë e dallueshme se cilën preferencë ka patur votuesi dhe e mjaftueshme për tu toleruar si gabim njerëzor. Në total, nga 173 155 fletë votimi të rinumëruara deri më tani në Tiranë, 8308 kanë rezultuar të pavlefshme./abcnews.al

 

 

71-vjeçari largohet nga banesa dhe nuk kthehet më/ I biri denoncon rastin në polici

Bëhet me dije se 71-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 18 qershor dhe prej këtij momenti familjarët nuk kanë asnjë informacion në lidhje me të moshuarin. I biri 36-vjeçar ka denoncuar në policinë e kryeqytetit zhdukjen e babait të tij. Pas denoncimit blutë po punojnë për gjetjen e 71-vjeçarit.

“Shtetasi N. R., 36 vjeç, kallëzoi se më datë 18.06.2025, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi B. R., 71 vjeç. Punohet për gjetjen e 71-vjeçarit”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post 71-vjeçari largohet nga banesa dhe nuk kthehet më/ I biri denoncon rastin në polici appeared first on Sot News | Lajme.

Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit. Hoxha tha se ky libër vjen si rrëfim i fuqishëm për një nga vitet më të errëta të historisë sonë jo të largët, 1997-ën.

“Një vit ku shteti u drodh deri në palcë, por nuk u rrëzua edhe falë burrave e grave me uniformë që zgjodhën të qëndrojnë. Ky libër nuk është vetëm letërsi. Është një testament i jetuar, kujtesë për ata që ranë në krye të detyrës dhe për ata që mbijetuan me plagë në shpirt e në trup”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Ahmet Prençi nuk shkruan si spektator, por si dëshmitar dhe pjesëmarrës në atë kohë të vështirë.

“Ai i jep zë një brezi që mbajti mbi supe barrën e kaosit, të dhimbjes dhe të sakrificës. Në çdo faqe, ndjeshmëria njerëzore ndërthuret me mësimin institucional, pa Polici profesionale, pa institucione të forta, pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet. Dhe askush prej nesh nuk do të dëshironte më një vit si ai”, pohoi Hoxha.

Ministri Hoxha në fund të fjalës së tij, falënderoi autorin, ndërsa shtoi se “libri është një gur në themelin e asaj që duhet të jetë Policia e Shtetit, trupë e ndershme, humane, profesionale dhe e palëkundur”.

“Kujtesa është përgjegjësi dhe detyrim. “Në emër të gjakut” na e kujton këtë me forcën e fjalës dhe me dhimbjen e së shkuarës”, tha Hoxha.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“EU4Migration”, Lungarotti: Forcohen kapacitetet për menaxhimin e migracionit dhe azilit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministria e Brendshme dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, si edhe IOM & UNHCR zhvilluan sot një aktivitet ku u prezantua projekti “EU4Migration”.

Koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor Laura Lungarotti u shpreh gjatë fjalës së saj se projekti ka për synim që ta afrojë Shqipërinë më pranë BE-së.

Ajo theksoi se bashkëpunimi me Frontex dhe agjenci të tjera të BE-së për menaxhimin e kufijve, bëjnë që ky projekt të forcojë kapacitetet kombëtare për menaxhimin e migracionit dhe sistemit të azilit.

“Më e rëndësishmja është që ky projekt është për njerëzit. Është për gjetjen e zgjidhjeve për gratë që ikin nga konfliktet apo udhëtojnë të vetme, për fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë, për migrantët që dëshirojnë të kthehen në vendin e origjinës sepse nuk mund të qëndrojnë ligjërisht në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo.

Lungarotti shtoi se “ky projekt bazohet në partneritete si partneriteti me qeverinë shqiptare, partneriteti me Bashkimin Evropian, por edhe partneritetet mes dy agjencive të OKB-së, të cilat po përdorin avantazhet e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur njerëzit në lëvizje. Është një partneritet që synon ta sjellë Shqipërinë edhe një hap më afër Bashkimit Evropian, sepse, siç dihet, migracioni është një ndër dosjet kyçe të procesit të anëtarësimi”.

“Ne në IOM e shohim migracionin si një mundësi. Pse? Sepse bazohet në të drejtën themelore për lëvizje të lirë, dhe besojmë se, nëse qeveriset në mënyrë efikase, migracioni mund të sjellë vlera të shtuara dhe zhvillim për të gjitha vendet. Por natyrisht e pranojmë që migracioni mund të përbëjë një sfidë për politikëbërësit, për punonjësit në terren dhe për të gjithë ata që merren veçanërisht me migracionin e parregullt.

Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është përballur me shumë sfida, por ka arritur t’u përgjigjet dhe të shndërrojë një pjesë të tyre në mundësi”, vijoi ajo.

Koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor nënvizoi se “ky projekt “BE për Migracionin” për Shqipërinë e çon në një nivel tjetër këtë angazhim dhe do të thellohet më tej në të gjitha këto fusha ku Ballkani Perëndimor tashmë ka bërë përparime të ndjeshme”.

“Ka një komponent shumë të fortë për mbrojtjen efektive të migrantëve të cenueshëm dhe refugjatëve me fokus të veçantë, siç e përmendi edhe zëvendësministri, te fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë, gratë që udhëtojnë të vetme dhe viktimat e trafikimit. Po ashtu, projekti përmirëson dimensionin e zgjidhjeve, përfshirë kthimin dhe ri-integrimin, nga Shqipëria dhe nga Ballkani Perëndimor në mënyrë të sigurt, të bazuar në të drejta dhe me dinjitet dhe, shpresojmë, në mënyrë të qëndrueshme”, pohoi Langarotti.

“Së fundi, por jo për nga rëndësia, ai forcon bashkëpunimin rajonal në menaxhimin e flukseve të përziera migratore. Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të ndjeshëm në këtë aspekt vetëm në vitin 2024 kemi parë një ulje të konsiderueshme të hyrjeve të parregullta në të gjitha vendet e rajonit. Projekti ka gjithashtu një komponent të fuqishëm për përmirësimin e sistemeve dhe të infrastrukturës”, shtoi ajo.

1 nga 8
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foto: Florian Abazaj
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foto: Florian Abazaj

/e.i/j.p/

The post “EU4Migration”, Lungarotti: Forcohen kapacitetet për menaxhimin e migracionit dhe azilit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diskutohet ngritja e zyrës së rikuperimit të aseteve, goditje pushtetit ekonomik që vjen nga krimi

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Zv/ministri i Brendshëm pohoi se ky ligj ka ardhur si kërkesë e vazhdueshme për ngritjen e kësaj zyre që në thelb është një nismë kundër krimit të organizuar.

Sipas Lamallarit, pranë drejtorisë së Policisë së Shtetit do të ngrihet kjo zyrë që do të bëjë gjurmimin dhe rikuperimin e aseteve që vijnë nga krimi i organizuar apo krimet e rënda.

“Kjo zyrë do të bashkëpunojë me homologët evropianë në çdo vend të BE-së, por edhe me rrjetin evropian të Zyrave të Rikuperimit. Ky projektligj përafron katër direktiva dhe një vendim kuadër duke përfshirë edhe një rregullore të fundit të BE-së të vitit 2024. Ky legjislacion do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar, në pikët më të dobët që është pushteti ekonomik”, pohoi ai.

Ndërkaq, deputeti i opozitës, Dashnor Sula u ndal te projektligji për “Zyrën e rikuperimit të aseteve” dhe tha që situata e gjurmimit të aseteve kriminale ka qenë një propagandë me praktika jashtëzakonisht të këqija.

“OFL-ja ishte një gjueti shtrigash, pra një presionin që u bëhej individëve të caktuar për të grumbulluar sa më shumë asete nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Asetet që vijnë nga burime kriminale, pavarësisht se vendoset sekuestro duhet që të përfundojnë të gjitha shkallët e gjykimit për të dalë në konfiskim dhe më pas në shitje apo vendosje të pasurisë në shërbim të shtetit”, tha Sula.

Deputeti i PD-së, kërkoi që të mos ketë hapësira abuzive në nene të caktuara sa i takon këtij projektligji.

/e.i/j.p/

 

The post Diskutohet ngritja e zyrës së rikuperimit të aseteve, goditje pushtetit ekonomik që vjen nga krimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, Policia Rrugore e Vlorës intensifikon monitorimin

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve gjatë sezonit turistik, strukturat e Policisë Rrugore në Vlorë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore, me fokus të veçantë në segmentet që të çojnë drejt zonave bregdetare.

Sipas njoftimit të Policisë, Tuneli i Llogorasë është nën vëzhgim të vazhdueshëm 24/7, përmes sistemit të kamerave të sigurisë që regjistrojnë çdo moment qarkullimin.

Çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor konstatohet në kohë reale dhe penalizohet pa tolerim, sipas Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës u kujton drejtuese të mjeteve që në këtë segment rrugor ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 3.5 ton, si dhe ndalohen në mënyrë kategorike parakalimet në tunel, të cilat përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë rrugore. Çdo shkelje e këtyre rregullave sjell masa të menjëhershme ndëshkimore administrative.

Policia e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, respektoni sinjalistikën rrugore dhe udhëtoni me kujdes, për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë!

/e.i/j.p/

The post Sezoni turistik, Policia Rrugore e Vlorës intensifikon monitorimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKVMB: 5 vatra të përhapjes së murtajës, krerët e prekur po asgjësohen sipas rregullave

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) njoftoi sot për zgjerimin e hartës të zonave të prekura nga murtaja tek bagëtitë e imta, në Shqipëri.

Në një njoftim për mediet, AKVMB bën të ditur se, deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi, krerët e të cilave po asgjësohen sipas protokolleve strikte veterinare për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

AKVMB ka marrë masa për ndalimin e tregtimit të kafshëve të gjalla në këto zona, ndalimin e lëvizjes së kafshëve ndërsa i bën apel fermerëve të njoftojnë veterineret për çdo shqetësim që paraqesin kafshët në fermat e tyre blegtorale.

“Ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë”, thekson AKVMB.

AKVMB njofton se, veterinerët janë në terren, në gatishmëri të plotë dhe përkrah fermerëve për marrjen e mostrave për analizë dhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të kafshëve. /j.p/

 

The post AKVMB: 5 vatra të përhapjes së murtajës, krerët e prekur po asgjësohen sipas rregullave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Identifikohen 7 ferma me sëmundjen/ Zgjerohet harta e zonave të prekura nga Murtaja e Bagëtive, ja thirrja e AKVMB

Deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 𝟕 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞 në 5 vatra shpërthimi krerët e të cilave po asgjësohen sipas 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐢𝐤𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja e bagëtive në vendin tonë. AKVMB bën thirrje urgjente për bashkëpunim të plotë nga fermerët!

𝐌𝐨𝐬 𝐥ë𝐯𝐢𝐳𝐧𝐢 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐭!

𝐌𝐨𝐬 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧𝐢 𝐬𝐡𝐢𝐭-𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚!

𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐛𝐢𝐨𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐟𝐞𝐫𝐦ë

Ky është një 𝐡𝐚𝐩 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐮𝐟𝐚𝐯𝐞 dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐣𝐢𝐭ë𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞 për blegtorinë.

Veterinerët tanë janë në terren, në 𝐠𝐚𝐭𝐢𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐭ë 𝐩𝐥𝐨𝐭ë dhe përkrah fermerëve për:

Marrjen e mostrave për analizë

Monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore

Informimin dhe ndërgjegjësimin e fermerëve mbi 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐤𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐏𝐏𝐑-𝐬ë (temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, diarre, vështirësi në frymëmarrje, ulje të oreksit).

Të gjithë së bashku, me 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢, mund të ndalojmë përhapjen e PPR-së dhe të 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐛𝐥𝐞𝐠𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞!

The post Identifikohen 7 ferma me sëmundjen/ Zgjerohet harta e zonave të prekura nga Murtaja e Bagëtive, ja thirrja e AKVMB appeared first on Sot News | Lajme.

Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë nga familja: Do më mungojë zëri yt

✇Albeu
By: V K

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, pak minuta më parë ka njoftuar se ka humbur njeriun e shtenjtë nga familja e saj.

Përmes një fotoje, Kiara ka zbuluar se ka humbur gjyshen e saj, Marien.

“Lamtumirë nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”,-shkruan Kiara.

 

The post Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë nga familja: Do më mungojë zëri yt appeared first on Albeu.com.

AKVMB konfirmon rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka konfirmuar rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR) në Shqipëri.

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

AKVMB u bëri thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave.

“Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, bën thirrje AKVMB.

AKVMB thekson se murtaja e ruminantëve të vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thekson se në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.

/a.f/

The post AKVMB konfirmon rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.Ai foli për ‘Thesarin’, një armë (pistoletë) që e përdorin eksponentët e krimit, pasi arrin të depërtojë jelekun antiplumb. Në territorin tonë janë rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre shkon 5-10 mijë euro, zbuloi Prof. i Kriminalistikës.

“Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 mijë euro. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme.

Një nga këto armët në formën e stilolapsit është qëlluar 15-vjeçari në Tiranë. Ai plagoset, e mohon fillimisht dhe më pas zbërthehet ngjarja. Me këto operacione policia tregon se është në krye të detyrës. Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Përdoret dhe mbahet shumë nga eksponentët të krimit, pasi depërton edhe në jelekët antiplumb. Shitet 5-10 mijë euro. Policia është në dijeni të kësaj armë por është e rrallë. Nuk janë të dokumentuar se ku janë këto armë, pasi janë shpërndarë 10 armë të tilla. Kemi kapur dhe një armë në Fier.”, u shpreh ai.

The post Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb appeared first on Sot News | Lajme.

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai foli për ‘Thesarin’, një armë (pistoletë) që e përdorin eksponentët e krimit, pasi arrin të depërtojë jelekun antiplumb. Në territorin tonë janë rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre shkon 5-10 mijë euro, zbuloi Prof. i Kriminalistikës. “Kemi […]

The post Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për BOMBË tek “Plaza”, evakuohen klientët dhe stafi i hotelit në Tiranë! Policia: Një i panjohur njoftoi punonjësen

✇Albeu
By: M C

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me alarmin për bombë në parkingun e hotel Plaza. Sipas bluve të Tiranës, punonjësja e hotelit ka telefonuar sallën operative pasi një person i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe forcat xheniere të cilat vijojnë veprimet hetimore për rastin në fjalë ndërsa personat në hotel janë evakuuar.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

The post Alarmi për BOMBË tek “Plaza”, evakuohen klientët dhe stafi i hotelit në Tiranë! Policia: Një i panjohur njoftoi punonjësen appeared first on Albeu.com.

Shpërthim pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë, policia: Nuk ka persona të lënduar

✇Albeu
By: M C

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 maj) pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, duke shkaktuar shqetësim dhe alarm në zonë.

Fillimisht dyshohej se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e një defekti në një gjenerator pranë institucionit, por hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol.

Burime bëjnë me dije se oficerë të Policisë së Tiranës janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar hetimet, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.

The post Shpërthim pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë, policia: Nuk ka persona të lënduar appeared first on Albeu.com.

❌