Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KOLUMBI – Arrestohet një nga drejtuesit e dyshuar të “Ndrangheta”-s

12 July 2025 at 13:40

BOGOTA, 12 korrik /ATSH/ – Autoritetet kolumbiane njoftuan se kanë kapur një drejtues të dyshuar të mafies italiane “Ndrangheta” në Amerikën Latine, i akuzuar për drejtimin e dërgesave të kokainës dhe për menaxhimin e rrugëve të trafikut të paligjshëm drejt Evropës, sipas AP.

Policia e identifikoi të dyshuarin si Giuseppe Palermo, i njohur edhe me emrin “Peppe”, një shtetas italian i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar të Interpol-it në 196 shtete.

”Ai u arrestua në rrugë në kryeqytetin kolumbian, Bogota, gjatë një operacioni të koordinuar mes autoriteteve kolumbiane, italiane dhe britanike, si dhe agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol”, sipas një raporti zyrtar.

”Palermoja besohet se është pjesë e një prej bërthamave më të forta dhe më të lidhura të mafies ‘Ndrangheta”, tha kreu i policisë kolumbiane, Carlos Fernando Triana, në një postim në platformën X.

“Ndrangheta”, një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të fshehta të Italisë, ka shtrirë ndikimin e saj edhe jashtë vendit dhe akuzohet gjerësisht për importimin e kokainës në Evropë.

”I dyshuari jo vetëm që drejtonte blerjen e dërgesave të mëdha të kokainës në Kolumbi, Peru dhe Ekuador, por kontrollonte gjithashtu edhe rrugët detare dhe tokësore që përdoren për transportimin e drogës drejt tregjeve evropiane”, shtoi Triana./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post KOLUMBI – Arrestohet një nga drejtuesit e dyshuar të “Ndrangheta”-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Në Krujë u zhvillua edhe këtë vit gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb” me trofeun “Skënderbe 2025”.

Kjo garë është pjesë e kalendarit ndërkombëtar “FIA – Central European Zone”.

“Kruja Hill Climb” solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave shijuan edhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Trofeu Skënderbe 2025. Edhe këtë vit, gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit ndërkombëtar FIA – Central European Zone, solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave, shijuan edhe mikpritjen tonë”, u shpreh Rama.

“Kruja Hill Climb” është një ngjarje sporti motorik, konkretisht një garë ngjitjeje në kodër, pjesë e kalendarit të Zonës Qendrore Evropiane të FIA-s (FIA CEZ).

Kjo garë mbahet në Krujë, Shqipëri, dhe njihet si “Kupa Skënderbeu”.

Këtë vit eventi u zhvillua në 4-6 korrik.

Pista e ngjitjes në kodër është relativisht e shkurtër, 1.9 km, por e njohur për intensitetin dhe shpejtësitë e larta.

/gj.m/j.p/

The post Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demografia në RMV me shifra shqetësuese, Velkovski: Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje duhen vende të sigurta pune dhe paga më të mira

10 July 2025 at 18:50

Shfrytëzimi i potencialit demografik për zbatimin e politikave të përgjegjshme familjare duhet të jetë prioritet kryesor i shtetit. Kështu u shpreh zëvendësministri i Politikës Sociale dhe Demografi, Gjoko Vellkovski, në debatin e kushtuar kësaj problematike. Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje dhe për të përmirësuar demografinë e vendit, nevojitet të zbatohen politika të përgjegjshme familjare, të harmonizuara me politikat e punës, duke u ofruar çdonjëri shërbime dhe kushte më të mira të jetesës, tha ai.

“Të rinjtë që janë produktiv dhe kreativ janë faktori kryesor në gjithë këtë proces. E gjithë këtë mund ta bëjmë nëse kemi vende të sigurta të punës, paga të mira, siguri në sistemin ku jetojnë duke filluar nga gjyqësori, prokurori e deri tek kopshtet për të pasur ata ku t’i vendosin fëmijët e tyre brenda orarit të punës. Pra, të mos ketë lista të gjata të pritjeve për pranim të fëmijëve. Andaj themi se duhet të përfshihen më shumë segmente”, deklaroi zëvendësministri i Punës Sociale dhe Demografi, Gjoko Vellkovski.

Me rastin e ditës botërore të popullsisë – 11 korriku, përfaqësuesit e UNFPA-së në Shkup thanë se trendet demografike tashmë sfidojnë jo vetëm vendin, por të gjithë rajonin dhe botën. Andaj në këto momente nevojitet të zbatohen politika të përgjegjshme gjinore dhe politika transformuese gjinore.

“Qëllimi i demografisë është që e gjithë popullsia të vendoset në qendër të gjithçkaje që po bëhet në shtet, pavarësisht se a bëhet fjalë për shërbime shëndetësore, sociale, arsimore ose për zhvillim ekonomik. Çfarë do që të jetë, është më rëndësi njerëzit, jo vetëm se sa janë ata në numër, por edhe në strukturën e tyre, ku ata po ndodhen, si është gjinia e tyre, çfarë niveli arsimor kanë dhe cilat janë nevojat e tyre. Andaj themi se është më rëndësi që të shfrytëzohet potenciali i çdo njëri që e kemi në vend, por më pas dhe të tërheqim njerëz tanë të cilët kthehen në vendlindje”, tha shefja e Zyrës së UNFPA-së në Shkup, Afrodita Shala.

Këto politika duhet të përfshijnë edhe masa afatmesme dhe afatgjata, të cilët do të përfshijnë sektorin privat duke ofruar kushte më të mira të të punësuarve, e në veçanti grave të cilat do të kenë mundësi të zgjedhin se sa fëmijë ata dëshirojnë të krijojnë, pa iu rrezikuar vendi i punës dhe njëkohësisht nevojiten politika, të cilat do të shfrytëzojnë potencialin e moshës së tretë në tregun e punës.

The post Demografia në RMV me shifra shqetësuese, Velkovski: Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje duhen vende të sigurta pune dhe paga më të mira appeared first on Telegrafi.

Trofeu “Skënderbej” Krujë – Shaqiri fiton në grupin P4, i dyti në renditjen e përgjithshme

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Qyteti i Krujës mirëpriti edicionin e vitit 2025 të trofeut ndërkombëtar “Skënderbej”, pjesë e kalendarit të “FIA CEZ” për Zonën e Europës Qendrore, i cili solli shpejtësi, emocione dhe garë të fortë mes pilotëve nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës.

Piloti shqiptar Gentjan Shaqiri konfirmoi edhe një herë nivelin e tij të lartë, duke u renditur i pari në grupin P4, kategori në të cilën mban aktualisht titullin e kampionit të Europës. Me mjetin garues “Tattus”, ai regjistroi një kohë totale prej 4 minuta, 41 sekonda e 131 të mijëtat.

Shaqiri, i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, la pas garuesin malazez Sutobiç dhe serbin Brkiç, ndonëse ky i fundit konkurron në një kategori më të lartë.

Sa i përket renditjes së përgjithshme të garës, vendin e parë e zuri piloti hungarez Lazlo Szasz, i cili përfaqëson klubin AK Dubrovnik të Kroacisë. Pas fitores së arritur më herët në garën e zhvilluar në Kullë të Kosovës, Szasz triumfoi edhe në etapën shqiptare, duke ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve të tij.

Shaqiri u rendit i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, me një diferencë minimale prej vetëm 5 sekondash nga vendi i parë, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

/a.f//r.e/

The post Trofeu “Skënderbej” Krujë – Shaqiri fiton në grupin P4, i dyti në renditjen e përgjithshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mediat italiane: Si po riinvestojnë paratë e drᴏgës kartelet shqiptare

By: user 6
4 July 2025 at 21:21

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje hetimeve të Prokurorisë Publike të Veronës që i dhanë një goditje trafikut të drogës që përfshinte një klan shqiptar që drejtohej nga Suel Çela dhe vëllai i tij. “La Cronaca di Verona” shkruan se gjatë hetimeve të kryera nga Guardia di Finanza u zbulua një nga rastet e para të riinvestimit në Itali të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare, për blerjen e pasurive të paluajtshme në provincën e Veronës.

“Konkretisht, u gjetën prova të rëndësishme në lidhje me një familje të njohur shqiptare të trafikut të drogës, të cilat demonstrojnë se si investimet në pasuri të paluajtshme në zonën e Veronës përbënin riinvestim, pas operacioneve të sofistikuara ndërkombëtare të pastrimit të parave, të të ardhurave të trafikut të tyre të drogës” – thuhet në shkrim.

Media italiane përmend sekuestrimin e një kompleksi pasurish të patundshme në Nogarole Rocca dhe një ndërtese të rëndësishme në Verona (me vlerë afërsisht 3 milionë euro), të përbërë nga mbi 30 njësi pasurish të patundshme (zyra dhe dyqane), kryesisht të bëra fitimprurëse përmes lidhjes së kontratave të qirasë me qiramarrës të pafajshëm.

“Pronat tani menaxhohen nga një kujdestar gjyqësor, i cili do të marrë qiranë në vend të organizatës kriminale, e cila e kishte transferuar atë në llogari rrjedhëse të huaja të identifikuara falë hetimeve të kryera në bashkëpunim të ngushtë me SPAK. Vëmendja është përqendruar në një kompani pasurish të patundshme nga Verona, marrëse e flukseve të mëdha dhe anormale bankare nga Shqipëria të përdorura për investime në “pasuri të patundshme” në territorin kombëtar, rinovime ndërtesash, më pas, pjesërisht, të dhëna me qira palëve të treta.

Këto fonde vinin nga një kompani me kapital shqiptar, që i atribuohet dy vëllezërve në krye të grupit kriminal të lartpërmendur: i pari është një person i kërkuar ndërkombëtarisht në shtetin e arratisjes; i dyti, pronar i aksioneve të kompanisë veroneze, aktualisht mbahet në një burg në Belgjikë, pas arrestimit në Verona më 24 qershor në ekzekutim të një urdhër-arresti në mungesë të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Belg, sepse ai konsiderohej, së bashku me vëllain e tij të arratisur, nxitës i një vrasjeje që ndodhi në Antverp (Belgjikë) kundër një anëtari të një klani rival në mosmarrëveshje për trafik droge. ©LAPSI.al

The post Mediat italiane: Si po riinvestojnë paratë e drᴏgës kartelet shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Pamje të pabesueshme nga jeta e përditshme “që sfidojnë logjikën”

24 June 2025 at 15:46

Jeta na surprizon aty ku nuk e presim — në rrugë, në dyqan apo në park.

Dhe shumë përdorues të mediave sociale kanë ndarë fotografi që kapin momente të çuditshme dhe të paharrueshme të përditshmërisë.

Nga situata të pazakonta me kafshë, deri te objekte të vendosura në vende të pamundura, këto pamje janë një dëshmi se realiteti shpesh “është më interesant se imagjinata”.

Fotot janë bërë virale, duke mahnitur mijëra njerëz në internet.

Ky koleksion na kujton sa e paparashikueshme dhe argëtuese mund të jetë jeta. /Telegrafi/

The post Pamje të pabesueshme nga jeta e përditshme “që sfidojnë logjikën” appeared first on Telegrafi.

“Kam biseduar me të, Dellova nuk largohet” – trajneri i CSKA-s konfirmon qëndrimin e mbrojtësit në Bullgari

23 June 2025 at 21:27

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, do të vazhdojë të jetë pjesë e CSKA Sofjes, pavarësisht interesimit konkret nga dy klube turke – Rizespor dhe Kocaelispor.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës bullgare, Dusan Kerkez, para nisjes së skuadrës drejt përgatitjeve në Slloveni.

“Fola me Dellovën. Gjithçka është në rregull dhe ai dëshiron të qëndrojë te CSKA. Është ambicioz dhe dëshiron të bëjë diçka të madhe këtu”, u shpreh Kerkez për mediat vendase, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të lojtarit gjatë kësaj vere.

Dellova dhe Bytyqi rrugës për fazën përgatitore

Trajneri boshnjak theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë në skuadër dhe synimet e larta për sezonin e ri.

CSKA Sofja po përgatitet për ndeshjet parasezonale dhe do të zhvillojë katër miqësore. E para është më 25 qershor kundër Shkëndijës.

Klubi bullgar luan edhe me Krivbasin, Hajdukun dhe Olimpijan. Këto ndeshje do të jenë një test i rëndësishëm për formën e ekipit dhe për përgatitjet drejt sezonit të ri. /Telegrafi/ 

The post “Kam biseduar me të, Dellova nuk largohet” – trajneri i CSKA-s konfirmon qëndrimin e mbrojtësit në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Studimi: Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

By: D Marku
19 June 2025 at 14:29

Sipas një studimi të fundit, emri Sofia është shpallur si emri më i bukur në botë dhe jo vetëm për çështje shijeje.

Studimi u udhëhoq nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar konjitiv (studiues që merret me marrëdhënien mes gjuhës dhe mënyrës si funksionon mendja njerëzore) në Universitetin e Birminghamit, dhe përfshiu një grup pjesëmarrësish nga kultura të ndryshme. Ata dëgjuan 100 emra të ndryshëm, ndërsa studiuesit analizuan reagimet e tyre emocionale dhe estetike, duke u përqendruar te:

– melodia e emrit
– ritmi fonetik
– ndjesia që krijon në veshin e dëgjuesit

Rezultati? Sofia u rendit vazhdimisht si emri më i pëlqyer, për shkak të balancës mes bashkëtingëlloreve të buta dhe zanoreve – një përzierje harmonike që e bën të lehtë për t’u shqiptuar dhe të këndshëm për t’u dëgjuar, në shumë gjuhë të botës.

“Σοφiα” në greqisht do të thotë “mençuri” dhe është një nga konceptet më të rëndësishme në filozofinë klasike greke. Në mitologji dhe filozofi, Sofia lidhet me mençurinë hyjnore, diturinë dhe kuptimin e thellë të jetës, gjë që e bën emrin edhe një simbol të inteligjencës.

Gjithsesi, emra të bukur ka plot. Lista e Dr. Winter përfshiu vetëm një përqindje të vogël të emrave që ekzistojnë realisht në botë, kështu që nëse emri yt (apo i fëmijës tënd) nuk u përmend – mos u mërzit! Bukuria e një emri nuk matet vetëm me tingullin, por edhe me historinë, domethënien dhe emocionet që sjell me vete. Megjithatë, nuk mund ta mohojmë: Sofia është një emër vërtet i bukur .

The post Studimi: Ky është emri më i bukur në botë, ja pse appeared first on Albeu.com.

Muharrem Jashari drejt largimit nga LNZ Cherkasy, dy klube të njohura evropiane pas tij

19 June 2025 at 11:54

Muharrem Jashari, pas një sezoni të mrekullueshëm në Ukrainë, është gati të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. Mesfushori kosovar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Një nga klubet që ka shfaqur interes konkret për të është gjiganti hungarez Ferencvaros. Ata janë në garë për shërbimet e Jasharit, por nuk janë të vetmit.

Lufta për kartonin e tij është bërë shumë e fortë, pasi në garë janë përfshirë edhe LASK Linz nga Austria, Karpaty Lviv, Polissya Zhytomyr dhe CSKA Sofia.

Pavarësisht interesimit të madh, LNZ Cherkasy dëshiron ta mbajë lojtarin dhe i ka ofruar një rritje të konsiderueshme page, pothuajse dyfishim të asaj që merr aktualisht.

Kontrata e mesfushorit 23-vjeçar është e vlefshme deri në fund të vitit 2026, gjë që i jep Cherkasyt një pozicion të favorshëm në negociata.

Jashari regjistroi 30 paraqitje në sezonin e fundit, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 8 asistime, statistika që reflektojnë rëndësinë e tij në fushë.

Klubi ukrainas synon të përfitojë rreth 2 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa Jashari pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos verore për klube që kërkojnë kreativitet në mesfushë. /Telegrafi/

The post Muharrem Jashari drejt largimit nga LNZ Cherkasy, dy klube të njohura evropiane pas tij appeared first on Telegrafi.

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

By: Ardit
17 June 2025 at 21:52

Ish-prokurori Besnik Muçi, ka komentuar ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, u shpreh se tashmë grupet kriminale ndërveprojnë me njëri-tjetrin Sipas Muçit, grupet tashmë janë më të strukturuara dhe kanë nuanca të mafias, por që nuk kanë një hartë të shpërndarë. “Në Shqipëri, nëse flasim në kuptimin e ngushtë të fjalës, ka grupe kriminale ku […]

The post Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias appeared first on BoldNews.al.

Ndryshimet/ Whatsapp vendos tarifa: Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

17 June 2025 at 13:24

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që pritet të ndikojë miliona përdorues. Me përditësimin më të fundit, platforma ka prezantuar tarifa mujore për disa veçori të avancuara si dhe ka filluar testimin e reklamave në seksione të caktuara të aplikacionit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt monetizimit më të thellë të shërbimit, ndërkohë që kompania premton ruajtjen e privatësisë së bisedave.

WhatsApp ka njoftuar ndryshime të mëdha në veçorinë e Channels dhe Status (nën seksionin “Përditësimet”). Për herë të parë, pronarët e kanaleve mund të vendosin një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive. Gjithashtu, bizneset mund të paguajnë për të promovuar kanalet e tyre dhe për të rritur dukshmërinë në listë.

Përveç kësaj, aplikacioni do të fillojë të shfaqë reklama në seksionin “Status”, të synuara ndaj përdoruesve, bazuar në të dhëna të kufizuara si vendodhja, gjuha, kanalet që ndiqni dhe aktivitetet tuaja me reklamat. WhatsApp premton se bisedat personale, thirrjet dhe statuset mbeten të kriptuara fund‐më‐fund, dhe reklamat nuk ndodhen në hapësirën tuaj të mesazheve.

Çfarë do të ndryshojë në Whataspp?

Kanale me pagesë: Pronari i një Channel-i në WhatsApp tani mund të vendosë një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive, e cila përdoret nga miliona përdorues.

Kanale të promovuara: Bizneset mund të paguajnë për të rritur dukshmërinë e kanalit të tyre në listën e Kanaleve.
Reklama në Status (Updates tab): WhatsApp do të shfaqë reklama në seksionin “Updates/Status”, të targetuara në mënyrë të limituar bazuar në vendodhje, gjuhë, kanalet e ndjekura dhe ndërveprimet e kaluara.
Privatësia e thyer? Jo: Bisedat, thirrjet dhe statuset personale mbeten me kriptim dhe reklamat nuk shfaqen në biseda private.

Këto ndryshime do të jenë të disponueshme gradualisht gjatë muajve të ardhshëm për të gjithë përdoruesit globalisht.

The post Ndryshimet/ Whatsapp vendos tarifa: Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfehet mafiozi italian i penduar: Trafikuam 3 tᴏnë drogë dhe kallashë me shqiptarët

By: user 6
5 June 2025 at 22:54

Gianluigi Troiano, 34 vjeç, i njohur me nofkën “U’ Minorenne”, një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane është rrëfyer mbi aktivitetin e tij në klanet mafioze. Ai ka treguar edhe se si ka bashkëpunuar si ndërmjetës me organizatat shqiptare, nga të cilat merrte edhe armë kallashnikovë përveç drogës. Mediat italiane ka zbuluar se Troiano ka treguar më shumë mbi trafikun e drogës në operacionin “Coast to Coast” midis botës kriminale në Gargano të Italisë dhe Shqipërisë.

“Mora pjesë në tre zbarkime. Në njërën prej tyre, trafikantët braktisën varkën në Pugnochiuso. Gjatë këtij zbarkimi, Trotta (Omar, i vrarë në vitin 2017) ishte në Shqipëri si garanci. Kisha një shqiptar që jetonte tashmë në Itali.

Ne flinim në një hotel në Ruggiano. Miucci kishte kontakte me shqiptarët përmes miqve të tij kalabrezë. Miucci kishte organizuar tashmë zbarkime me shqiptarët. Shqiptarët donin Trottën si garanci, sepse dy shqiptarë ishin arrestuar më parë në Vieste me drogë dhe armë. Trotta shkoi në Shqipëri me aeroplan.

Gjatë rrugës së kthimit, unë dhe Quitadamo shkuam ta merrnim në aeroportin e Barit, ngarkesa e varkës ishte 1,200 kilogramë. Shqiptarët më pas fjetën me ne. Të nesërmen i shoqëruam në San Giovanni Rotondo dhe ata morën një autobus për t’u larguar. Pastaj morëm marihuanën dhe e transportuam në Torino me furgonin e Z. A.

Ne ua dhamë Torinon shqiptarëve të tjerë që kishin një punishte. Për këtë zbarkim morëm 100 kilogramë marihuanë si kompensim. Piergiorgio Quitadamo, Trotta, Claudio Iannoli, Roberto Prencipe, Libero Colangelo dhe Tommaso Tomaiuolo e ndanë atë”, – ka rrëfyer i penduari i drejtësisë italiane duke treguar edhe trafiqet mes vendit tonë dhe Italisë. Ky trafik kryehej jo vetëm me anije, por edhe me jahte.

“Pastaj bëmë një tjetër zbarkim, gjatë të cilit mbërritën dy anije. Një jaht që i përkiste miqve të Miucci-t dhe një gomone që i përkiste miqve të Quitadamos. Kishte 3,000 kilogramë në jaht dhe një mijë në gomone. Zbarkimi u bë në një zonë të Peschici-t. Unë dhe Piergiorgio shkarkuam një mijë kilogramët dhe i transportuam me furgon në një shtëpi fshati në Peschici”, – vijon ai. Troiano tregon edhe për mënyrën se si ndahej droga dhe mes kujt.

“Nga 3,000 kilogramët si kompensim, morëm 150 kilogramë. Miucci, Quitadamo, Trotta dhe unë ishim në dijeni të asaj zbarkimi. I lamë 10 kilogramë drogë pronarit të shtëpisë së fermës. Edhe në këtë rast, e çuam drogën në Torino. Me ngarkesën nga jahti, mbërritën edhe dy kallashnikovë, një për Miucci-n dhe një për Piergiorgio-n. Shqiptarët na i dhanë. Ishin ato të modifikuara që qëllonin me breshëri. I testuam në Ruggiano” – tha ai. /LAPSI.al

The post Rrëfehet mafiozi italian i penduar: Trafikuam 3 tᴏnë drogë dhe kallashë me shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Pamje nga kufiri i egër

4 June 2025 at 12:24

Jim Krantz e ka kaluar karrierën duke krijuar imazhe mbresëlënëse të mitit të Perëndimit amerikan. Tashmë ai ka botuar librin Frontier. Disa fotografi nga ky libër mund t’i shihni në këtë shkrim.

Nga: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Libri Frontier i Jim Krantzit përmban portrete kinematografike të kaubojve, peizazhe dhe vepra eksperimentale, duke krijuar një përfaqësim vizual të Perëndimit mitik Amerikan. Edhe pse janë fotografi statike, këto imazhe klasike në bardh e zi përcjellin lëvizjen dhe aksionin që ndodh përpara aparatit të Krantzit.

Jim Krantz: “Gjyshi im nga ana e babës, David Krantz, erdhi në Amerikë nëpërmjet Ishullit Elis në vitin 1914. Ai rrallë fliste për ‘vendin e vjetër’ – një vend të cilin e kishte lënë prapa bashkë me hijet dhe vështirësitë e tij. Përkundrazi, ai iu përkushtua me zemër kremtimit të jetës që ndërtoi këtu. Atij i pëlqente të qenit amerikan, dhe ajo krenari u bë pjesë e ADN-së sime. Filloi duke shitur fruta dhe gazeta në Omahë dhe, bashkë me babanë tim, hapi një dyqan mobiliesh në Omahën e Jugut, menjëherë pranë stallave të bagëtive”.

“Kur punoja me babën në dyqan, shpesh ikja dhe shkoja te stallat. Më lanë përshtypje të madhe kaubojët teksa mbanin tufat e lopëve e kuajve, me litarët që rrotulloheshin lehtësisht. Ishte një pamje e gjallë, një imazh i fortë i fuqisë dhe pavarësisë – diçka që më ka ndjekur gjatë gjithë jetës”.

Disa prej imazheve të Krantzit janë të mbushura me ngjyra. Portrete dhe peizazhe abstrakte që përpunohen me dritë dhe materiale eksperimentale.

Shtresat e shtuara theksojnë ndjesinë e lëvizjes dhe atmosferës, duke sugjeruar tingullin, nxehtësinë dhe intensitetin e skenës.

Kritiku i artit David Pagel shkruan: “Frontier-i i Krantzit është një simfoni drite dhe hije, një meditim mbi hapësirën mes asaj që shihet dhe asaj që ndihet. Ai nuk ndjek një shteg të njohur, por e krijon një të ri, duke e ftuar shikuesin të endet pa hartë, të humb veten në një terren ku momentet pëshpëritin në vend që të bërtasin, dhe heshtja mes imazheve flet më shumë se fjalët”.

Botimi i Frontier-it vjen në një kohë kur aspekte të jetës së përditshme – si kondicionerët, punët në zyrë, mungesa e kontaktit me natyrën dhe varësia nga makina – e largojnë gjithnjë e më shumë njeriun nga ky stil jete. Me rënien e numrit të fermave dhe rançeve në ShBA, libri i Krantzit është një homazh prekës për mitin në zhdukje të Perëndimit Amerikan.

Fotografitë e Krantzit shpesh duken të njohura. Puna e tij komerciale për marka të mëdha amerikane, si Wrangler dhe Marlboro, e ka bërë vizualitetin e tij të pandarë nga imazhi i ëndrrës amerikane për Perëndimin.

David Pagel: “Kjo vepër i shmanget përkufizimit, njësoj si horizonti që tërhiqet sa më shumë që i afrohesh. Është një bisedë mes kaosit dhe qartësisë, ku copëza të së njohurës treten në të papriturën. Çdo kornizë ndihet si mbetje e një kujtese të shpejtë, e atij lloji që mbetet diku përtej kapjes, por që, gjithsesi, riformëson mënyrën se si e sheh botën”.

Jim Krantz: “Imazhet në këtë libër janë rezultat i një jete të tërë me përvoja, bashkëpunime dhe mësime nga familja dhe mentorët. Ato pasqyrojnë lidhjen time me Perëndimin Amerikan – një vend ku mbijetesa bëhet art dhe liria është mënyrë jetese”.

David Pagel: “Vizioni i Krantzit shpaloset në shtresa – jo si përgjigje, por si pyetje. Ai sfidon ritmin e shikimit tonë të nxituar, duke e ngadalësuar kohën në çaste të thyera, ku ëndrrat përplasen me realitetin. Është njëkohësisht personal dhe përfshirës, si një ditar i shkruar në një gjuhë që vetëm zemra e kupton, aty ku vijat mes të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes treten tani në një kaleidoskopik”.

David Pagel: “Frontier nuk është thjesht një libër, por një kufi në vetvete – një hapësirë ndarëse që endet mes të prekshmes dhe të kalueshmes, mes reales dhe imagjinares. Ai kap lirinë e të mos diturit se çfarë vjen më pas, bukurinë e përkohshme të pasigurisë, dhe fuqinë e rastësive për t’u shndërruar në zbulime. Këtu, fotografia bëhet si alkimi: e zakonshmja kthehet në diçka përtej, duke na lënë të pyesim nëse po shohim botën apo pasqyrimin e diçkaje më të thellë”.

Imazhet eksperimentale janë të shoqëruara me fotografi më tradicionale. Krantz i krijoi këto duke koreografuar lëvizje në shkallë të gjerë të kaubojëve dhe tufave të kuajve në vendndodhje të largëta.

Jim Krantz: “Qoftë në peizazhet e gjera apo në figurat e vetmuara të kaubojëve, unë shoh një metaforë për vetë jetën: përballje me kaosin, gjetje kuptimi dhe përqafim i sfidës së panjohurës”.

Jim Krantz: “Titulli i këtij libri, Frontier, përfaqëson kufirin mes të njohurës dhe të panjohurës – një hapësirë ku gjithmonë jam ndier më i frymëzuar”.

Jim Krantz: “Ky projekt është thellësisht personal – një manifestim i qëndresës, kreativitetit dhe forcës së heshtur të atyre që punojnë kundër të gjitha rastësive. Kaubojëve me të cilët kam punuar, dhe që më kanë frymëzuar për këto imazhe, u jam thellësisht mirënjohës. Aftësia, autenticiteti dhe shpirti i tyre i pathyeshëm u kanë dhënë jetë këtyre fotografive dhe më frymëzojnë çdo ditë”. /Telegrafi/

 

The post Pamje nga kufiri i egër appeared first on Telegrafi.

Krimi shqiptar nga strukturat lokale tek kartelët e Amerikës Latine

30 May 2025 at 12:41

Drejtoria Italiane e Antimafias ngre alarmin për ndikimin e grupeve kriminale shqiptare dhe kërkon veprim konkret nga Shqipëria në luftën kundër tyre. Raporti i fundit i Drejtorisë së Antimafias në Itali vë në dukje fuqizimin dhe mirëorganizimin e grupeve kriminale shqiptare, të cilat në disa raste ngjasojnë me strukturat mafioze. Këto grupe shquhen për përdorimin […]

The post Krimi shqiptar nga strukturat lokale tek kartelët e Amerikës Latine appeared first on BoldNews.al.

Kërcënime, plagosje e zhvatje/ Del në gjyq grupi mafioz italo-shqiptar i Viterbos

By: user 6
29 May 2025 at 20:49

“Mafia e Viterbos” e kanë quajtur mediat italiane një grup italo-shqiptar prej 11 të arrestuarish që kanë dalë të mërkurën para gjykatës së Apelit. Seanca e radhës do të mbahet në korrik për shkak të një kërkese të avokatëve. Grupi mafioz italo-shqiptar që drejtohej nga bosët Giuseppe Trovato dhe Ismail Rebeshi u godit më 25 janar 2019 dhe çoi fillimisht në pranga 13 persona.

Hetimet e koordinuara nga prokurori i antimafia Giovanni Musarò përfunduan në fund të vitit 2024. Të pandehurit akuzohen për përdorimin e metodave mafioze. Ata akuzohen për plagosjen e 7 personave, përfshirë një marshall të karabinierëve, politikanin Claudio Ubertini dhe dy djemtë e tij.

Ubertini ishte ndër të parët që u rebelua, duke raportuar dhe duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetuesit. Kjo çoi në 9 dënime përfundimtare për lidhjet e grupit me stilin mafioz.

Anëtarët shqiptarë të grupit janë Spartak Patozi, i njohur si “Ricmond” apo “Ricciolo”, lindur në Shqipëri më 3 korrik 1988; Ergen Petshtanaku, lindur në Shqipëri më 07.02.1996, i shpallur në kërkim më 19.09.2024; Sabri Patozi, lindur në Shqipëri 03.06.1992; Eduart Voka, lindur në Shqipëri më 5 korrik 1979 dhe Emanuela Hima, lindur në Shqipëri më 29 korrik 1978.

Ata akuzohen për një grabitje në zyrën postare të Caninos më 28 nëntor 2020. Ata dyshohen se dogjën dy makina natën midis 7 dhe 8 janarit 2018, si hakmarrje për një fyerje të supozuar financiare ndaj një anëtari italian të grupit. Shqiptari Eduart Voka thuhet se kishte zakonin e keq të djegies së makinave të policisë.

(Kërcënimi me kokë të prera kafshësh)

Makina e parë që i vuri flakën ishte Audi i një zv.brigadieri në natën midis 18 dhe 19 prillit 2017. E dyta ishte Passat i një kolegu që po hetonte sulmin për zjarrvënie, të cilit iu vu flaka natën midis 11 dhe 12 qershorit 2017.

Midis atyre që kanë bërë padi është edhe një pronar restoranti 58-vjeçar, Jaguari i të cilit u dogj jashtë shtëpisë së tij më 21 dhjetor 2018 nga banda. Ai vendosi të shkonte te Karabinierët një vit më vonë, në nëntor 2019, kur vëllai i Ismail Rebeshit, Davidi, u shfaq në klubin e tij në Toskana me 3 shqiptarë 20-vjeçarë që u përpoqën t’i zhvatnin 6500 euro.

Teksa hetimet vazhdonin u zbulua se kur Rebeshi ishte në burg, midis 8 majit dhe 7 qershorit 2019, në bashkëpunim me partneren e tij Laura Jona Zaharia dhe partneren e vëllait të tij Emanuela Hima, ai dyshohet se kreu dy operacione për të shmangur dispozitat për parandalimin e pasurisë, me rrethanën rënduese të “kryerjes së veprës penale me qëllim lehtësimin e aktivitetit të shoqatës mafioze”.

Ai dyshohet se e regjistroi në mënyrë fiktive pronësinë e kompanisë së makinave “Bicu” me seli në Viterbo në emër të dy grave.

Dënimet
– Giuseppe Trovato: 12 vjet e 9 muaj burgim
– Ismail Rebeshi: 10 vjet e 11 muaj
– Spartak Patozi: 8 vjet e 8 muaj
– Gabriele Laezza: 7 vjet
– Shkelzen Patozi: 6 vjet e 4 muaj
– Fouzia Oufir: 5 vjet
– Gazmir Gurguri: 4 vjet e 8 muaj
– Sokol Dervishi: 4 vjet e 6 muaj
– Luigi Forieri: 3 vjet e 6 muaj

The post Kërcënime, plagosje e zhvatje/ Del në gjyq grupi mafioz italo-shqiptar i Viterbos appeared first on Lapsi.al.

Raporti I PLOTE/ Antimafia italiane: Si krimi shqiptar i ka shtrirë rrënjët kudo

By: user 6
27 May 2025 at 21:39

“Kriminaliteti shqiptar” zë një vend të rëndësishëm në raportin e fundit të Drejtorisë së Antimafias Italiane (DIA) të prezantuar në parlamentin italiane këtë të martë. Në raportin e gjatë prej 424 faqesh që lapsi.al e disponon thuhet se rrjetet kriminale shqiptare janë të shtrira në të gjithë territorin italian dhe kanë krijuar lidhje të forta me grupet mafioze italiane si “Cosa Nostra” siciliane, “Ndrangheta” kalabreze, “Camorra” napolitane, etj.

“Trafikimi i drogës mbetet biznesi kryesor i këtyre organizate kriminale, falë fitimeve të larta. Ky sektor forcohet më tej nga krijimi i lidhjeve të forta me organizata të tjera kriminale që garantojnë kanale të privilegjuara të furnizimit me narkotikë nga jashtë si Shqipëria dhe Spanja” – citon raporti.

DIA nënvizon se organizatat kriminale shqiptare karakterizohen si më komplekset, por edhe nga më të organizuarat.

“Krimi shqiptar përfaqëson një nga shprehjet më komplekse dhe të strukturuara të krimit të huaj në Itali. Grupet kriminale shqiptare, të pranishme në një mënyrë të përhapur në të gjithë territorin kombëtar, veprojnë me qasje të larmishme organizative dhe operative. Disa veprojnë në grupe të vogla, ndonjëherë shumetnike, kryesisht të dedikuara për krime kundër pronës. Megjithatë, të tjerë kanë formuar organizata kriminale të forta dhe jetëgjata, të rrënjosura në territor dhe me metoda operative që në disa raste kujtojnë ato të mafies” – thuhet në raportin e DIA, citon lapsi.al.

Sipas raportit një tipar dallues i organizatave kriminale shqiptare është përdorimi i dhunës, si për të zgjidhur konfliktet e brendshme për kontrollin e tregut të drogës, ashtu edhe si mjet për frikësim dhe kontroll. Ajo që tërheq vëmendjen se anëtarët e grupeve kanë lidhje familjare ose vijnë nga i njëjti rajon i Shqipërisë.

“Një karakteristikë e veçantë jepet nga përkatësitë, të cilat shpesh bazohen në lidhje familjare ose midis individëve me origjinë nga i njëjti qytet ose rajon i Shqipërisë. Këto lidhje forcohen nga kode të sakta sjelljeje që konsolidojnë strukturën e tyre të brendshme” – citon raporti.

Sipas antimafias italiane, trafikimi i drogës mbetet sektori kryesor i aktivitetit të krimit shqiptar dhe të ardhurat prej tij riinvestohen gjithnjë e më shumë në blerjen e aktiviteteve të ligjshme ekonomike dhe pasurive të paluajtshme. Për më tepër, provat hetimore konfirmojnë se bandat shqiptare janë të përfshira edhe në aktivitete të tjera të paligjshme, të tilla si trafikimi i armëve, trafikimi i qenieve njerëzore, shfrytëzimin e prostitucionit dhe kryerjen e krimeve tatimore.

“Një hetim i kohëve të fundit nga Policia e Shtetit, i cili përfundoi më 7 dhjetor me arrestimin e dy individëve me origjinë shqiptare, ka treguar gjithashtu se si krimi shqiptar është shumë aktiv edhe në sektorë të përparuar siç është tregtia online e drogës. Në trafikimin e drogës, këto grupe etnike ndonjëherë veprojnë së bashku me grupe të tjera kriminale të huaja dhe dallohen për besueshmërinë dhe rolin e tyre të konsoliduar në nivel ndërkombëtar” – thuhet në raport për grupet mafiose shqiptare.

Ajo që veçohet është se grupet kriminale shqiptare janë të aftë të menaxhojnë transportin e ngarkesave të mëdha të narkotikëve dhe që merren drejtpërdrejt nga kartelet e Amerikës së Jugut.

“Me importimin e sasive të mëdha të kokainës që synojnë furnizimin e qelizave të bashkatdhetarëve që veprojnë në qytetet kryesore italiane. Aftësia për të vepruar në shkallë globale dhe për të ofruar drogë me çmime konkurruese i ka mundësuar këtyre grupeve të ndërtojnë marrëdhënie të forta me Organizatat kriminale italiane, përfshirë ato të tipit mafioz. Shumë aktivitete kundër drogës, të zhvilluara në rajone të ndryshme italiane, kanë konstatuar sinergji të vërteta operative midis krimit të organizuar shqiptar dhe krimit vendas, të favorizuara nga rruga e qëndrueshme e lidhjes që ekziston midis brigjeve shqiptare dhe atyre puliane” – citon raporti.

Antimafia italiane nënvizon se “e ashtuquajtura “Rruga Adriatike karakterizohet si një qendër për kalimin e narkotikëve nga Shqipëria në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës, edhe sepse lehtësohet nga lidhjet ajrore me vendet e Ballkanit me pamje nga Adriatiku.

“Marrëdhëniet lehtësohen gjithashtu nga mungesa e rivalitetit për kontrollin e territorit, pasi shqiptarët janë kryesisht të përfshirë në furnizimin me drogë, duke ua lënë menaxhimin e tregtisë me pakicë organizatave kriminale italiane. Kokaina importohet në territorin italian nga deti dhe toka, nëpërmjet rrugëve kryesore evropiane të shpërndarjes, duke qenë në gjendje të mbështetet te subjektet e vendosura në Evropën Veriore, falë të cilëve, me kalimin e kohës, kanë arritur të depërtojnë në portet kryesore tregtare (Antwerp, Rotterdam dhe Hamburg)” – citon ndër të tjera raporti i antimafias italiane.

Aty jepen raste të shumta të operacioneve që tregojnë lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me familjet mafioze italiane siç është Ndrangheta.

“Aftësia për të krijuar marrëdhënie për qëllime biznesi-kriminale demonstrohet në marrëdhëniet e mbajtura nga bandat e Ndrangheta-s me organizata të tjera kriminale. Gjetjet më të fundit konfirmojnë tendencën e bandave për të krijuar bashkëpunime utilitare me grupe me origjina të ndryshme mafioze, të justifikuara kryesisht nga rrethana specifike dhe jo nga një ndarje e konsoliduar e interesave kriminale, një situatë që reflektohet edhe në marrëdhëniet me grupet e huaja, veçanërisht me origjinë shqiptare” – citon raporti. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Raporti I PLOTE/ Antimafia italiane: Si krimi shqiptar i ka shtrirë rrënjët kudo appeared first on Lapsi.al.

Pse vonoi 3 muaj operacioni “Ura”? Kreu i antimafias italiane: SPAK mori kohë për…

By: user 6
27 May 2025 at 20:33

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur ekskluzivisht për Syri Tv për operacionin ‘Ura‘ të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve

“Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht” – tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

Kreu i antimafias u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës u ndërmor 10 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa opozita akuzon se kanë ndërhyrë në zgjedhje për t’i dhënë fitoren Ramës. /Syri.net

The post Pse vonoi 3 muaj operacioni “Ura”? Kreu i antimafias italiane: SPAK mori kohë për… appeared first on Lapsi.al.

Presidenti Begaj takime me figura të shquara të komunitetit shqiptar në Filadelfia

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në qytetin e Filadelfias me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Begaj u takua me Genti Toshkezin, neurokirurg i njohur dhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Filadelfia, duke e vlerësuar si një figurë që nderon komunitetin shqiptar me arritjet dhe përkushtimin e tij profesional.

Kreu i Shtetit zhvilloi gjithashtu biseda me Doris Dobin, matematiciene dhe Vera Muçajn, shkencëtare në fushën e biologjisë, me të cilat diskutoi mbi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë shqiptarë që ndjekin karrierë në shkencë dhe kërkime shkencore.

Presidenti Begaj pati edhe një takim me shkrimtarin Gaqo Bushaka, një nga zërat më të rëndësishëm të komunitetit shqiptar në këtë qytet, duke vlerësuar kontributin e tij në pasurimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Këto takime janë pjesë e angazhimit të Presidentit për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të nxitur rolin e saj në zhvillimin kombëtar.

Presidenti Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton).

1 nga 3

/r.e/

The post Presidenti Begaj takime me figura të shquara të komunitetit shqiptar në Filadelfia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lidhje familjare dhe shoqërore”, Ibraj: Ja pse nuk ekziston “Mafia” në Shqipëri

24 May 2025 at 21:15

Avokati Kujtim Ibraj ka komentuar në Euronews Albania pas goditjes nga SPAK kundër krimit të organizuar, operacioni “Ura”, ku u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe para, ndërsa 28 persona morën masa sigurie.

Ibraj tha se, ndryshe nga mafiet e njohura ndërkombëtarisht, në Shqipëri nuk ekzistojnë grupe të strukturuara kriminale me hierarki.

“Nuk kemi grupe te strukturuara kriminale në Shqipëri. Mafia është grup i strukturuar kriminal, ka hierarki. Në Shqipëri nuk ka fare hierarki. Janë që të gjitha lidhje shoqërore dhe lidhje gjaku, pothuajse më shumë janë lidhje gjaku, nip, dajë, kushërinj dhe janë horizontale, nuk janë vertikale.

Këtu nuk pranojnë të kenë komandantë siç i kanë mafia italiane, kineze, ruse, gjithsecili janë komandantë për veten e vet. Jashtë shtetit si në Itali, e zbatojnë më mirë shkallën e hierarkisë. Bosët në Itali rrinë në zyra me kondicionerë dhe kostum dhe të tjerët punojnë poshtë. Këta në Shqipëri nuk e kanë, këtu punojnë që të gjithë”, shton Ibraj.

Ai gjithashtu theksoi se ndryshe nga drejtorët e organizatave kriminale në vendet perëndimore, të cilët janë zakonisht të mirëshkolluar, liderët e grupeve të krimit të organizuar në Shqipëri kanë nivele të ulëta arsimimi

“Edhe niveli arsimor te këta persona është vulnerabël. Drejtuesit e organizatave kriminale në vendet përendimore janë të mirëshkolluar”, tha Ibraj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Lidhje familjare dhe shoqërore”, Ibraj: Ja pse nuk ekziston “Mafia” në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Begaj pritet me ngrohtësi nga komuniteti shqiptar në Philadelphia

By: D Marku
23 May 2025 at 17:21

Një pritje e përzemërt iu rezervua Presidentit të Republikës Bajram Begaj nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, ndërsa ndodhet i ftuar në Forumin për Partneritet dhe Paqe dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton.

Në nder të tij, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”. Gjatë këtij takimi, Presidenti vlerësoi kontributin e Diasporës shqiptare që prej fundit të shekullit XIX në jetën publike amerikane dhe përkushtimin e saj ndër breza për ruajtjen e identitetit shqiptar.

Ai solli në vëmendje rrugëtimin historik të shqiptarëve në SHBA, duke theksuar rolin e atdhetarëve që i dhanë jetë çështjes shqiptare nëpërmjet institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës. Presidenti vlerësoi gjithashtu nismat për krijimin e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit, që kanë ndihmuar në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane pa humbur identitetin e tyre.

Falë vlerave dhe standardeve demokratike të vendit që shqiptarët kanë zgjedhur si atdhe të dytë, Presidenti theksoi se ata kanë ndërtuar objekte shqipfolëse të kultit ortodoks, katolik dhe mysliman, të cilat janë kthyer në qendra të rëndësishme fetare, kulturore dhe arsimore.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vlerësoi edhe shqiptarët që emigruan pas rënies së regjimit komunist, duke theksuar se ata i dhanë një hov të ri komunitetit përmes ngritjes së organizatave, shkollave shqipe dhe bizneseve. Ai nënvizoi përpjekjet për krijimin e qendrave shumëdimensionale që ruajnë identitetin kombëtar, kulturor dhe gjuhësor.

“Pikërisht në këtë shtet, në këtë mjedis multikulturor, shkolla ‘Bijtë e Shqipes’ ndihmon në parandalimin e asimilimit të plotë të brezave të rinj, duke mbajtur gjallë elementet shqiptare në jetën tuaj të përditshme. Unë jam i ndërgjegjshëm se sfidat tuaja për të mbajtur hapur e funksionale shkolla shqipe janë të shumta,” tha ai, duke përmendur vështirësitë për sigurimin e fondeve, mësuesve të kualifikuar dhe materialeve cilësore në gjuhën shqipe.

Presidenti u zotua se do të bëjë gjithçka në mbështetje të këtij misioni fisnik.

Gjatë qëndrimit në Philadelphia, ai vizitoi gjithashtu Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit – një nga më të hershmet e komunitetit shqiptar në SHBA – si dhe shtypshkronjën e parë shqiptare, që sot administrohet nga gra sipërmarrëse.

The post Presidenti Begaj pritet me ngrohtësi nga komuniteti shqiptar në Philadelphia appeared first on Albeu.com.

❌
❌