GAZA- Izraeli ka shkatërruar 88% e Rripit të Gazës
GAZA, 18 korrik /ATSH-AA/ â Zyra pĂ«r media nĂ« Rripin e GazĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se Izraeli ka shkatĂ«rruar mĂ« shumĂ« se 88 pĂ«r qind tĂ« sipĂ«rfaqes totale tĂ« enklavĂ«s palestineze dhe ka detyruar zhvendosjen e 2 milionĂ« palestinezĂ«ve qĂ« nga nisja e luftĂ«s gjenocidale mĂ« 7 tetor tĂ« vitit 2023.
Raporti i zyrës për media, që shënon ditën e 650-të të luftës, vlerëson se Izraeli ka hedhur 125 tonë eksplozivë në Gaza dhe ka shkaktuar më shumë se 62 miliardë dollarë humbje.
Lufta brutale gjithashtu ka rezultuar nĂ« âevakuimin e detyruar tĂ« 2 milionĂ« civilĂ«veâ dhe pushtimin e 77 pĂ«r qind tĂ« territorit 360 kilometra katrorĂ«sh tĂ« enklavĂ«s.
Raporti e vlerësoi numrin total të palestinezëve të vrarë ose të zhdukur në të paktën 67.880. Kjo përfshin më shumë se 19 mijë fëmijë dhe 12.500 gra, midis tyre 8.150 nëna dhe 953 foshnje.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila përdor metoda të ndryshme që marrin parasysh vetëm trupat e pranuar në spitale, së fundmi tha se numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 58.667.
Sipas zyrtarëve, mospërputhja mes shifrave vjen për shkak të përfshirjes së personave të zhdukur nën rrënoja dhe atyre që ende nuk janë llogaritur në përmbledhjen e zyrës për media.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se rreth 9.500 palestinezë ndodhen ende nën rrënoja, me fatin e tyre të panjohur.
Sipas zyrës për media, forcat izraelite kanë vrarë 1.590 punonjës mjekësorë, 228 gazetarë dhe 777 punonjës të ndihmës humanitare.
Po ashtu, 2.613 familje palestineze janë fshirë plotësisht nga regjistri civil. Theksohet se të paktën 68 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja dhe 17 të tjerë nga të ftohtit në kampet e zhvendosjes.
Lufta ka shkaktuar 139 mijë të plagosur, përfshirë më shumë se 4.700 raste amputimi.
Raporti thekson se 44.500 fëmijë kanë humbur të paktën një prind dhe më shumë se dy milionë njerëz kanë vuajtur nga sëmundje infektive në zonat e zhvendosjes, përfshirë 71 mijë raste me hepatit.
Zyrë për media akuzon forcat izraelite për vjedhjen e 2.420 trupave nga varrezat dhe për krijimin e shtatë varrezave masive brenda spitaleve gjatë ofensivës në vazhdim.
Gjithashtu thuhet se 6.633 civilë janë arrestuar nga Gaza, përfshirë 362 punonjës mjekësorë, 48 gazetarë dhe 26 pjesëtarë të mbrojtjes civile.
Izraeli ka shkatërruar 38 spitale dhe 96 qendra të kujdesit parësor, ka shënjestruar 144 autoambulanca, si dhe ka dëmtuar rëndë ose shkatërruar plotësisht 156 shkolla, ndërsa 382 të tjera pjesërisht.
Sipas raportit, 833 xhami, tre kisha dhe 40 varreza gjithashtu janë shënjestruar.
Në total, 288 mijë familje kanë mbetur të pastreha, si pasojë e shkatërrimit të 223 mijë njësive të banimit dhe kthimit në të pabanueshme të 130 mijë të tjerave. Zyra për media tha se 261 qendra strehimi gjithashtu janë sulmuar.
Si pjesë e një fushate sistematike urie, raporti thotë se forcat izraelite kanë vrarë 877 civilë dhe kanë plagosur 5.666 të tjerë gjatë sulmeve ndaj pikave të shpërndarjes së ndihmave.
Gjithashtu thuhet se Izraeli ka bllokuar hyrjen e dhjetëra mijëra kamionëve me ndihma për më shumë se 139 ditë rresht.
Sektori bujqësor i Gazës ka pësuar humbje prej 2.2 miliardë dollarësh për shkak të shkatërrimit të 92 për qind të tokës së punueshme në enklavë. Ndërkohë, infrastruktura thelbësore si uji, energjia, kanalizimet dhe vendet arkeologjike gjerësisht është shkatërruar.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar me ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 59 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë shkaktuar mungesë ushqimi dhe përhapje sëmundjesh.  /os/
The post GAZA- Izraeli ka shkatërruar 88% e Rripit të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.