Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër

BDI përmes një kominikate për media ka njoftuar se pret nominim të kandidaturave në shtatë komuna nga ASH e Selës dhe ASH e Taravarit.

“Në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të brendshëm partiak dhe me partnerët e koalicionit, do të konfirmohen edhe kandidatët tjerë për komunat e mbetura.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj një procesi zgjedhor të ndershëm, gjithëpërfshirës dhe me oferta të fuqishme programore për qytetarët në të gjitha komunat”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga atje shtojnë se qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale./Telegrafi/

The post BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër appeared first on Telegrafi.

Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë

Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Osmani përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht.

Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore. Ai premtoi një qasje të ndershme, profesionale dhe me vullnet për punë të përditshme.

“Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore,” tha ai. “Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato”, shkruan Osmami

Osmani falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke përmendur në veçanti Kryetarin, kryesinë, strukturat partiake dhe qindra qytetarë që ka takuar.

The post Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë appeared first on Telegrafi.

Nga sot policët e Maqedonisë dhe Serbisë patrullojnë së bashku në Ohër

Patrullat e përbashkëta policore nga të policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë filluan sot në Ohër.

Patrullat kryhen në bazë të Protokollit për Bashkëpunim të nënshkruar gjatë sezonit turistik veror dhe dimëror të dy Ministrive të Brendshme, sipas të cilit janë planifikuar patrullime të përbashkëta në të gjithë Ohrin çdo ditë gjatë sezonit veror – nga 21 korriku deri më 31 gusht.

Sipas policisë, patrullimet e përbashkëta kanë për qëllim të përmbushin nevojat e qytetarëve “me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre të sigurisë, si dhe për të siguruar nevoja të tjera shërbimi”.

Policët nga Serbia nuk do të kenë kompetenca policore dhe kur kryejnë punë policore në terren do të jenë të detyruar të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do të mbajnë armë zyrtare dhe do të ofrojnë vetëm mbështetje për policinë nga Ohri.

The post Nga sot policët e Maqedonisë dhe Serbisë patrullojnë së bashku në Ohër appeared first on Telegrafi.

Shpërthen zjarr në një depo në Kumanovë

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në një depo për skrap makinash në Kumanovë, në rrugën “Industriale”, njoftojnë nga njësia territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë.

Tre automjete zjarrfikëse ndërhynë në zjarr këtë pasdite.

“Për momentin, zjarri është nën kontroll. Në terren kemi dy ekipe, me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar dhe së shpejti do të shuhet plotësisht. Po digjen automjetet e vjetër dhe bari i thatë”, tha komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes së Kumanovës, Dejan Ilievski.

The post Shpërthen zjarr në një depo në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

LSDM: Teatri i Mickoskit për “armiqtë e brendshëm” është një përpjekje për të fshehur të vërtetën për pasaportat bullgare

OBRM-PDUKM është në dëshpërim dhe panik të plotë pas zbulimit të skandalit se Mickoski kishte vetëdije bullgare dhe kërkoi të merrte pasaportë bullgare. Mickoski ende nuk e mohon informacionin se ai kërkoi shtetësi bullgare, kështu që në vend të kësaj, në panik, ata duhet të fajësojnë LSDM-në për të shpëtuar vlerësimet e tyre, akuzojnë nga LSDM.

“Fushata e OBRM-PDUKM-së, plot gënjeshtra, fyerje dhe kërkim të armiqve të brendshëm, është një libër që është lexuar shumë kohë më parë. Një disk i vjetër që askush nuk e dëgjon më. Por qytetarët e dinë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë është se ky teatër me “patriotë dhe tradhtarë” shërben vetëm për një qëllim – për të fshehur dështimin epik të qeverisë së Mickoski-t dhe OBRM-PDUKM-së.

Ai shërben për të fshehur faktin se Mickoski dhe gjysma e qeverisë së tij kanë vetëdije bullgare. Për më shumë se një vit, kjo qeveri nuk ka ofruar asgjë, fjalë për fjalë asgjë, për një jetë dhe të ardhme më të mirë për qytetarët.

Shërben për të fshehur të gjitha skandalet, ndasinë e thellë partiake, sigurinë e prishur dhe vrasjet, standardin e rrënuar të jetesës, fermerët e varfër”, thonë nga LSDM.

Ky është një skenar që është parë shumë herë më parë, në të cilin OBRM-PDUKM, e kapur në kulmin e hipokrizisë dhe antimaqedonizmit të vet, krijon një atmosferë përçarjeje./Telegrafi/

The post LSDM: Teatri i Mickoskit për “armiqtë e brendshëm” është një përpjekje për të fshehur të vërtetën për pasaportat bullgare appeared first on Telegrafi.

Snopçe, VLEN-in: Kur do e shfuqizoni vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë reagimi dhe guximi politik në prag të zgjedhjeve lokale dhe pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të shpërndarë sot, Snopçe rikujtoi se kanë kaluar plot 25 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili anuloi metodologjinë që ndante qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë, por sipas tij, “VLEN ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të reflektuar këtë vendim në vendimet qeveritare.”

“Si duket, VLENI ende po FLEN,” u shpreh Snopçe në deklaratën e tij.

Deputeti i ASH gjithashtu ngriti alarmin për mungesën e reagimit lidhur me vendimin e qeverisë për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, vendim që sipas tij prek më së shumti komunat shqiptare.

“Pas afërsisht dy javëve do të shpallen zgjedhjet lokale dhe VLEN ende nuk kërkon që të anulohet vendimi i qeverisë për zvogëlimin drastik të numrit të këshilltarëve”, theksoi ai.

Snopçe u bëri thirrje ministrave të VLEN që të reagojnë në mbledhjen e nesërme të qeverisë dhe të kërkojnë rikthimin e ndarjes së vjetër për numrin e këshilltarëve, duke i kujtuar se kjo kërkon vetëm “pak guxim përballë kryeministrit Mickoski”.

The post Snopçe, VLEN-in: Kur do e shfuqizoni vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve appeared first on Telegrafi.

Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s

Ushtria po modernizohet dhe ne po forcojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes prokurimit të pajisjeve të reja ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një ceremoni ku morën pjesë pjesëtarë të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Mickoski theksoi se janë zbatuar dy kontrata që sjellin rezultate konkrete për sistemin mbrojtës të Maqedonisë.

“Jam krenar të njoftoj se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar me sukses dy kontrata të rëndësishme për prokurimin e pajisjeve të reja moderne ushtarake – pajisje që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky nuk është vetëm një prokurim. Ky është një vizion për Maqedoninë si një anëtare e qëndrueshme, e sigurt dhe e përgatitur e Aleancës së NATO-s. Ky është një mesazh se shteti po bëhet një forcë që qëndron në këmbët e veta”, tha Mickoski.

Në kuadër të kontratës së parë, siç tha ai, janë blerë dhe tashmë janë dorëzuar gjashtë obusë – sisteme të fuqishme artilerie që do të forcojnë kapacitetin e Ushtrisë sonë. Së bashku me to, parashikohet edhe furnizimi me municione me rreze të rritur veprimi, dorëzimi dhe pagesa e të cilave janë planifikuar për vitin 2026./Telegrafi/

The post Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s appeared first on Telegrafi.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup: Defekti në instalimin e ujësjellësit në Kozle nuk është në juridiksionin tonë

Lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë të Spitalit të Fëmijëve Kozle, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim” – Shkup informoi sot pasdite se gjatë inspektimit të tyre kanë arritur në përfundimin se arsyeja e ndërprerjes nuk është në juridiksionin e tyre.

Ata theksuan se bëhet fjalë për një defekt që është në pronësi të spitalit.

“NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Shkup njofton opinionin se ekipet tona kryen një inspektim të plotë në terren dhe konkluduan se shkaku i ndërprerjes nuk është në juridiksionin tonë. Domethënë, bëhet fjalë për një defekt në instalimin e furnizimit me ujë në pronësi të spitalit. Autoritetet në spital janë njoftuar për sa më sipër dhe ata duhet ta sanojnë defektin në instalimin e brendshëm të furnizimit me ujë”, thonë nga Ujësjellësi i Shkupit.

Ndërmarrja publike thekson se pavarësisht apeleve të tyre, gjatë inspektimit kanë konkluduar se spitali Kozle po përdor ujë të pijshëm në mënyrë joracionale, duke ujitur zonën e parkut brenda spitalit, ndërsa aktivitetet kryesore të punës së spitalit neglizhohen./Telegrafi/

The post NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup: Defekti në instalimin e ujësjellësit në Kozle nuk është në juridiksionin tonë appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga nesër do të pasojë një periudhë moti me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare, njoftojnë nga Departamenti për Punë Meteorologjike.

Mot veçanërisht i nxehtë pritet gjatë javës së ardhshme, kur temperatura ditore do të jetë mbi 30 gradë kudo, në shumë vende do të kalojë 35, ndërsa disa vende mbi 40 gradë./Telegrafi/

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Tripunovski: Kemi rritje serioze të eksportit të prodhimeve bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski konsideron se të dhënat statistikore të publikuara sot për eksportin e prodhimeve bujqësore janë tregues i qartë se politikat bujqësore lëvizin në drejtim të duhur dhe se në të ardhmen vendi jo vetëm që do t’i përmbushë nevojat vendore, por edhe do ta rrisë eksportin.

“Duke i krahasuar pesë muajt e parë prej vitit 2024 me pesë muajt e parë të vitit 2025 në pjesën e eksportit shënojmë rritje mbi 50 për qind. Në numër absolut është rreth 75 milionë euro që është rritje serioze. Kjo rritje do të thotë se arritëm që prodhimet vendore bujqësore t’i promovojmë edhe jashtë kufijve të shtetit që në të ardhmen do të thotë kthim i asaj që Maqedonia ka qenë ndonjëherë në gjendje t’i përmbushë nevojat vendore, por edhe të eksportojë. Fjalia Maqedonia ushqim importues të bëhet e kaluar”, nënvizoi ministri Tripunovski, i cili sot e promovoi fushatën e re “E Maqedonisë më e mira”.

Theksoi se është formuar grup pune i cili bën analizë për efektet e subvencioneve dhe se analizat e para tregojnë se shkaqet për rënien e prodhimtarisë bujqësore nuk janëv etëm subvencionet, por se do të bëhet modifikim i vogël në këtë pjesë në vitin 2026 me qëllim që të rritet prodhimi vendor.

“Analizat fillestare tregojnë se shkaqet për rënien e prodhimit nuk janë vetëm subvencionet, përkundrazi ato janë moment i mirëmbajtjes së bujqve, megjithatë gjatë viteve të kaluara ishim dëshmitarë të asaj se Qeveria dhe Ministria nuk e kishin vendosur prodhimin bujqësor si prioritet. I trashëguam subvencionet të cilat ishin vonsesë serioze dhe i paguajtëm, ndërkaq në mënrë rrjedhëse i servisojmë të gjitha subvencionet të cilat janë sipas kalendarit të pagesës me çka ndërtojmë besim të bujqve ndaj institucioneve që në të kaluarën nuk ishte ashtu për shkak se një pjesë e populaltës bujqësore e kishin braktisur prodhimin bujqësor”, tha Tripunovski.

The post Tripunovski: Kemi rritje serioze të eksportit të prodhimeve bujqësore appeared first on Telegrafi.

Sela: Koalicioni i ASH-së me BDI-në nuk është humbje e filozofisë së Arbën Xhaferit

Kryetari i njërit prej tre krahëve të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se bashkimi me koalicionin e Frontit Evropian, të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit, nuk është humbje e filozofisë së kryetarit të PDSH-së, tashmë të ndjerë, Arbën Xhaferit, nga partia e të cilit u formua ASH.

Sela për “Tëvë përmendi dy arsye pse iu bashkua një koalicioni të tillë. E para, sipas tij, ishte pamundësia për të marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhje për shkak të mosmarrëveshjes për vulat e partisë, dhe e dyta, tha se mospjesëmarrja në zgjedhje do të thoshte dorëzim, gjë që, sipas tij, do t’i bënte të lumtur të gjithë kundërshtarët politikë.

“Po ju thamë shkurt e shqip për shkak se ka pas vetëm dy zgjidhje. Një mos të marr fare pjesë në zgjedhje, sepse për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të kesh vulat e partisë, kontekst që sot e kësaj dite ekziston. Tjetra, në betejat më të mëdha në drejtim të sterkamzave politike dhe betejave tjera që ka pas me bllokun politik maqedonas dhe unë nuk mundesha të dorëzohesha aq lehtë, të gjithë kundërshtarët e mi politik do të gëzoheshin që ia arritën qëllimit”, ka thënë Sela./Telegrafi/

The post Sela: Koalicioni i ASH-së me BDI-në nuk është humbje e filozofisë së Arbën Xhaferit appeared first on Telegrafi.

Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, njoftoi në fillim të seancës së sotme se më 12 korrik 2025, zyra e Avokatit të Popullit të Naser Ziberit do të pushojë për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie.

“Ju njoftoj se më 12 korrik 2025, Avokati i Popullit, Naser Ziberi i plotësoi kushtet për pension pleqërie.

Vërej se bazuar në nenin 9, paragrafi 1, pika 3 e Ligjit për Avokatin e Popullit, zyra e Avokatit të Popullit të Naser Ziberit do të pushojë më 12 korrik 2025 për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie”, theksoi Gashi./Telegrafi/

The post Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi appeared first on Telegrafi.

LSDM: OBRM-PDUKM po partizan policinë dhe po shkatërron karrierën e profesionistëve

Sot jemi këtu për të paralajmëruar për përpjekjen e rrezikshme dhe të dëmshme të Pançe Toshkovskit dhe Qeverisë për ta partizuar dhe shkatërruar policinë si shërbim profesional. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Policinë, Toshkovski sulmon drejtpërdrejt sistemin e karrierës, poshtëron njohuritë dhe përvojën dhe hap dyert për punësime masive të ushtarëve partiakë dhe mbështetësve të OBRM-PDUKM-së, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Që të jemi të qartë. Me ndryshimet në Nenin 2, Toshkovski parashikon emërimin e personave me arsim të pamjaftueshëm dhe pa përvojë në një pozicion drejtues në pozicionet më të larta. Kjo e degradon policinë dhe në vend të profesionistëve, sillen këshilltarë me role dhe merita të përcaktuara paqartë.

Me Nenin 4, fshihen kriteret për një minimum prej 6 vjetësh përvojë dhe 4 vjetësh pozicion drejtues për kreun e SPB-së. Kjo do të thotë që një person që ka kaluar provimin e stazhit dje, pra kushdo që Toshkovski zgjedh, mund të bëhet kreu i SPB-së”, thotë Kuzeska.

Nga atje kërkojnë që këto ndryshime të tërhiqen menjëherë./Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM po partizan policinë dhe po shkatërron karrierën e profesionistëve appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i RMV-së do të shpenzojë mbi 52 mijë euro për akomodim në hotele në të gjithë Maqedoninë

Kuvendi i RMV-së nënshkroi një kontratë për akomodim në hotel, për të cilin do të shpenzojë 52.660 euro brenda një viti. Tenderi u nënshkrua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në maj të këtij viti, dhe ofertuesi më i ulët ishte një nga agjencitë më të famshme të udhëtimit në vend, kompania “Fibula Air Travel” nga Shkupi.

Sipas tenderit, ofertat për akomodim në hotel duhet t’i referohen hoteleve në Maqedoni, me të paktën katër yje, por duhet të kenë edhe sallë konferencash në dispozicion për numrin e pjesëmarrësve të kërkuar për ngjarje në grup, ose pa sallë konferencash, nëse është akomodim individual, përcjell “Faktor”.

Oferta duhet të ketë edhe tre hotele në dispozicion, në mënyrë që Kuvendo të zgjedhë atë që i përshtatet më mirë, por nëse vendi ku do të zhvillohet udhëtimi nuk ka tre hotele me të paktën katër yje, atëherë do të pranojë një ofertë që ka më pak se tre hotele.

Ndër të tjera, Legjislatura kërkon edhe fleksibilitet maksimal, nëse numri i personave dhe lloji i rezervimeve, destinacioni ku do të shkojnë, ose një anulim i plotë ndryshon në minutën e fundit, diçka që, sipas kontratës, mund të ndodhë edhe në ditën për të cilën është lëshuar kuponi i hotelit./Telegrafi/

The post Kuvendi i RMV-së do të shpenzojë mbi 52 mijë euro për akomodim në hotele në të gjithë Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Është regjistruar tërmet në Shkup

Para pak minutash, Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut njofton se është ndjerë tërmet në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.

Nga atje thonë se tërmeti është regjistruar në ora 22:43 dhe ka pasur epiqendrën në Kosovë, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, me magnitudë prej 2.6 të shkallës së Rihterit.

“Sipas informacioneve të deritashme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës makrosizmike europiane”, thuhet në njoftim.

 

The post Është regjistruar tërmet në Shkup appeared first on Telegrafi.

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje na RMV

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.

“Në vendkalimet kufitare nuk pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

The post LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje na RMV appeared first on Telegrafi.

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor

Ka nisur sot ndërtimi i parkut të erës mes Shtipit, Karbincit dhe Radovishit, në një sipërfaqe prej rreth 326 hektarësh, ku kompania “Alkanzar enerxhi partners” me një investim prej 500 milionë dollarësh, do të ndërtojë 55 turbina ere që do të prodhojnë energji elektrike për 100 mijë familje. Parku i ri i energjisë me erë i paralajmëruar si më i madhi në Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe qëllimeve të energjisë së rinovueshme në vend. Drejtori i kompanisë dhe investitor, Daniel Kalderon paralajmëroi ulje të çmimit të energjisë elektrike me këtë projek.

“Po hedhim themelet për këtë projekt të rëndësishëm prej mbi 500 milionë dollarë i cili do të krijojë 600 vende pune, do të krijojë energji të pastër dhe do të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit”, tha Daniel Kalderon.

Investimi u njoftua ditën e dytë pas zgjedhjes së Qeverisë, dhe Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti atë “shtytës dhe model se si duhet të ecim përpara” në sektorin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Nuk mund të kesh ekonomi të fortë pa rikthyer besimin e investitorëve. Dhe besimi rikthehet përmes disiplinës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mickoski.

Në ngjarje foli edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili theksoi rëndësinë e madhe të projektit, si për shtetin dhe qytetarët, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për konkurrueshmërinë e industrisë maqedonase në tregun evropian.

The post Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor appeared first on Telegrafi.

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

Pjesa aktuale e shqiptarëve që kanë mbetur pjesë e qeverisë janë lajkatarë të pushtetit, dhe me dështimin e projektit VLEN pasojat nuk i ndjejnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

I pyetur se si e vlerëson situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat kryesore, Taravari u përgjigj se situata është shumë e keqe.

“Keq, dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po i përjetojmë të gjithë pasojat”, deklaroi ai.

Ai shton se ajo pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më të bindur se kurrë ndaj partive maqedonase.

Taravari tha se arsyet që e çuan të largohet nga qeveria janë se kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga rruga drejt BE-së.

“Metamorfoza e shpejtë dhe e pabesueshme që ndodhi te kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet për të ndërtuar një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët… dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat, siç po shihet dita-ditës, janë kthyer në një alarm të kuq”, theksoi Taravari.

Ai tha se faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE appeared first on Telegrafi.

Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës

Kryetari aktual i komunës Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it.

“VLEN deri më tani ka shpallur kandidaturat për kryetar komune me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne mbështesim kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qyra. Ndërkohë, tashmë është e qartë se VLEN do të shkojë me Blerim Sejdiun në Zhelinë. Ende po diskutojmë për kandidatët e tjerë”, tha Ibrahimi.

Ai konfirmoi se Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës.

“VLEN do ta nominojë kryetarin aktual Bilall Kasamin për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor”, njoftoi ai në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se deri në fund të këtij muaji pritet të shpallin emrat e shumicës së kandidatëve të tjerë për kryetar bashkie.

Lidhur me bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në, Ibrahimi theksoi se ata kanë një marrëveshje në parim për të mbështetur njëri-tjetrin në komunat në të cilat mund të ndihmojnë njëri-tjetrin./Telegrafi/

The post Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat për Komunën e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një person nga Gjevgjelia, ka vozitur me shpejtësi 99 km/h në zonë me shpejtësi 40 km/h

MPB njofton se policia ka ndaluar një person nga Gjevgjelia, për shkak se ka tejkaluar shpejtësinë me automjetin e tij.

“Më 15.07.2025 në orën 07:57 në afërsi të fshatit Brajkovci, rajoni i Vallandovës, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës – Stacioni Policor i Vallandovës ndaluan G.Sh. (21) nga Gjevgjelia.

Gjatë një kontrolli të trafikut me radar, policia përcaktoi se G.Sh. po drejtonte një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë me shpejtësi prej 99 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar sipas shenjës së trafikut është 40 kilometra në orë.

Për incidentin është informuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një person nga Gjevgjelia, ka vozitur me shpejtësi 99 km/h në zonë me shpejtësi 40 km/h appeared first on Telegrafi.

❌