❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

✇Albeu
By: V K

Partia Demokratike, ka reaguar sërish lidhur me ndërhyrjet e IKMT-së në zonat turistike, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dyfishtë të ligjit dhe mbrojtje selektive të ndërtimeve në varësi të lidhjeve me pushtetin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, u ndal te shembjet në Theth, ku sipas saj banorët kanë ndërtuar mbi prona private të nxitur nga premtime për legalizim dhe zhvillim të turizmit malor.

Sipas PD-së, reagimi shtetëror ndaj tyre ishte i dhunshëm dhe përjashtues, duke injoruar kontributin e qytetarëve që kishin investuar për jetesën në zonë.

Krahasuar me këtë situatë, PD sjell shembullin e një hoteli në zonën e Currilave, Durrës, për të cilin pretendohet se është në pronësi të familjarit të një drejtori në bashki, që sipas saj nuk është prekur nga asnjë institucion kontrolli.

Partia Demokratike, thekson se ndonëse janë denoncuar prej kohësh raste të ndërtimeve të paligjshme në zona të tjera si Spitallë, Porto Romano dhe Shën Vlash, këto nuk janë bërë objekt hetimi nga SPAK apo IKMT.

Sipas PD-së, ky qasje e pabarabartë përforcon perceptimin se institucionet shtetërore veprojnë në mënyrë selektive, ndërsa qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për ndërtimet, në të njëjtat kushte ku të tjerët lejohen të zhvillojnë biznese të mëdha pa pengesa.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike dënon me forcë veprimet arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama, për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit malor, ndërtuan me mund dhe sakrificë në pronat e tyre private.

Përgjigjja shtetërore ndaj kësaj iniciative qytetare ishte një akt i dhunshëm, shembja e investimeve dhe mohimi i së drejtës për të zhvilluar jetesën dhe turizmin në zonat malore të Shqipërisë.

Por për të kuptuar më mirë këtë akt të pastër hipokrizie, mjafton të zhvendosemi për pak në Durrës, diku në plazhin e Currilave.

Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës.

Pronari i Hotel Villa Tramonto, me adresë në Durrës dhe në Jonufër Vlorë është Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Ardian Iljazaj, ish-Drejtor i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, pasi u shkarkua nga Edi Rama live dhe u arrestua nga policia për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit gradohet si Drejtor Shërbimesh në bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, biznesi i familjes së tij lulëzon në mes të Durrësit, pa asnjë shqetësim nga IKMT apo organet e drejtësisë edhe pse ndërtimi është futur pothuaj brenda në det.

Ky është standardi i dyfishtë i qeverisë Rama: qytetarët e zakonshëm, veçanërisht ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, përndiqen dhe ndëshkohen: ndërsa klientela e qeverisë mbrohet dhe shpërblehet.

Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht ndërtimet sidomos së fundmi lejet në këmbim të votave në zona si Spitallë, Porto Romano, Kënetë, Shën Vlash e të tjera në Durrës, por këto raste nuk janë objekt hetimi për SPAK, IKMT apo asnjë institucion tjetër.

Kjo sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, ligji aplikohet vetëm kundër qytetarëve që nuk i shërbejnë interesave të tij.

Sepse Edi Rama, shfaqet se është vet ligji, është IKMT, është policia, është prokuroria është SPAK-u është drejtësia, është media, është ekzekutivi.

As nuk mban ndonjë keqardhje as shfaq ndonjë interes për ata qytetarë që kanë investuar jetën e tyre në projekte si ato në Theth, që i kanë ndërtuar me borxhe dhe përkushtim, duke besuar në premtimet e tij boshe.

Në fakt për ne asnjë habi
 të gjitha këto i ka paralajmëruar prej kohësh lideri i opozitës professor Doktor Sali Berisha.

Koncepti i Ramës nuk është ai në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e kundërta. Kjo është arsyeja pse IKMT nuk shkon në Currilat e Durrësit, ku zaptohen pa frikë plazhet.

 

 

The post PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin appeared first on Albeu.com.

Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, ku një vrasje e dyfishtë ndodhi pas një konflikti familjar për biznesin e transportit të turistëve me anije.

Të vrarë mbetën babai dhe djali i tij, ndërsa autori i dyshuar është S.S., 65-vjeç, vëllai i viktimës dhe xhaxhai i djalit të vrarë.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në plazhin Slovenska obala, ku dy palët kishin stenda turistike.

Sipas burimeve policore dhe raportimeve të mediave vendase, vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje shumëvjeçare për ndarjen e punës në aktivitetin e përbashkët të transportit me anije.

NjĂ« ditĂ« para krimit, S.S. thuhet se kishte kĂ«rcĂ«nuar familjarĂ«t se do tĂ« “mbyllte hesapet”.

Të nesërmen në mëngjes, ai është paraqitur me armë zjarri, ka qëlluar për vdekje të vëllanë dhe një nga djemtë e tij, ndërsa djali tjetër arriti të shpëtojë.

Pas krimit, i dyshuari është ulur në një lokal aty pranë dhe ka pritur arrestimin nga policia, ku sekuestroi armën dhe e ndaloi menjëherë.

Autoritetet janë në pritje të ekspertizës së plotë, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve.

The post Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve appeared first on Albeu.com.

Kush Ă«shtĂ« Çlirim Dogani, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« vrasjen e 56-vjeçarit nĂ« Fier (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Ky qĂ« shihni nĂ« foton e mĂ«poshtme, Ă«shtĂ« Çlirim Dogani, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« vrasjen e 56-vjeçarit nĂ« Fier.

KĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ«, policia e Fierit, ka njoftuar se vajza e viktimĂ«s ka bashkĂ«punuar me njĂ« 55-vjeçar, Çlirim Dogani nga Roskoveci pĂ«r tĂ« kryer krimin e rĂ«ndĂ«.

Grupi hetimor, ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët, Ermanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani, ndĂ«rkohĂ« mohon tĂ« gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej nĂ« fshatin e tij shumĂ« larg bendit tĂ« ngjarjes, kur ndodhi krimi.

 

The post Kush Ă«shtĂ« Çlirim Dogani, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« vrasjen e 56-vjeçarit nĂ« Fier (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Krimi nĂ« Fier/ Zbardhen detaje tronditĂ«se: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzĂ«n e Anesti RamĂ«s, 55-vjeçari i martuar, ndĂ«rsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë 

✇Albeu
By: V K

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët Ermanilda, ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani, ndĂ«rkohĂ« mohon tĂ« gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej nĂ« fshatin e tij shumĂ« larg bendit tĂ« ngjarjes, kur ndodhi krimi.

Ermalinda Rama, mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë, duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

The post Krimi nĂ« Fier/ Zbardhen detaje tronditĂ«se: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzĂ«n e Anesti RamĂ«s, 55-vjeçari i martuar, ndĂ«rsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë  appeared first on Albeu.com.

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier (EMRI)

✇Albeu
By: V K

ËshtĂ« zbardhur e plotĂ« ngjarja e rĂ«ndĂ« qĂ« ndodhi nĂ« fshatin FrashĂ«r tĂ« Patosit, ku njĂ« 56-vjeçar Anesti Rama u mbyt me tel nga vajza e tij 26-vjeçare.

Policia e Fierit, ka njoftuar se vajza ka bashkĂ«punuar me njĂ« 55-vjeçar, Çlirim Dogani, nga Roskoveci pĂ«r tĂ« kryer krimin e rĂ«ndĂ«.

“NĂ« vijim tĂ« hetimeve tĂ« kryera me qĂ«llim dokumentimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« ngjarjes, specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve KundĂ«r Personit tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Fier bĂ«nĂ« ndalimin e shtetasit Ç. D., 55-vjeç, banues nĂ« fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« Fierit, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n zyrtare tĂ« policisĂ«.

The post Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.

Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.

The post Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Sot dita më e nxehtë, rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, temperaturat pritet të arrijnë kulmin sot, me vlera deri në 43°C në qarqet Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa në Kukës mund të shkojnë deri në 41°C.

Kushtet ekstreme të motit, shoqërohen me rrezik të lartë për shpërthim zjarresh në të gjithë territorin.

Një ditë më parë, situata më e rëndë u regjistrua në Delvinë, ku disa fshatra u përfshinë nga flakët. Janë djegur banesa dhe sipërfaqe të mëdha me pemëtari, ndërsa mbi 2 mijë banorë u evakuuan.

Zjarri, i favorizuar nga era, është përhapur drejt Borshit, ndërkohë që vatra aktive janë regjistruar edhe në malin e Dukatit.

The post Sot dita më e nxehtë, rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, do t’u drejtohen sĂ«rish ulĂ«seve tĂ« tyre nĂ« pĂ«rpjekjen e radhĂ«s, e pesĂ«dhjetĂ« e treta, pĂ«r tĂ« konstituuar LegjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kĂ«saj mase tĂ« pĂ«rkohshme do t’i konsumojĂ« ditĂ«t e mbetura tĂ« afatit 30 -ditor, por nuk do tĂ« mund tĂ« marrin asnjĂ« vendim tjetĂ«r deri mĂ« 8 gusht.

Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

The post Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

✇Albeu
By: V K

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në njësinë administrative Vergo.

Zjarri është përhapur edhe në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën sipër baxhos në Kopaçez, prej nga dyshohet se ka avancuar në malin mbi Borsh.

Për shkak të situatës së rrezikshme, mbi 2 mijë banorë nga gjashtë fshatra janë evakuuar gjatë ditës së djeshme.

Bilanci paraprak flet për 11 banesa të djegura dhe dëme të mëdha në bujqësi, pemëtari, ullishte dhe blegtori.

Mes objekteve tĂ« pĂ«rfshira nga flakĂ«t Ă«shtĂ« edhe kisha “ShĂ«n Dhimitri” nĂ« fshatin SenicĂ«. Tre persona kanĂ« marrĂ« djegie dhe janĂ« trajtuar pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore.

Zjarret mbeten jashtë kontrollit në disa zona, ndërsa përmasat e dëmeve janë ende në vlerësim.

The post Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit appeared first on Albeu.com.

Liri me kusht edhe pĂ«r tĂ« dĂ«nuarit e pĂ«rjetshĂ«m, ku ndryshon Kodi Penal/ ÇfarĂ« pĂ«rmban drafti i propozuar

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e djeshme, Ministria e DrejtĂ«sisĂ« prezantoi draftin e ri tĂ« Kodit Penal, i cili do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« procesi tĂ« gjerĂ« konsultimi publik.

Ministri Ulsi Manja, theksoi se ky draft është produkt i një grupi të pavarur ekspertësh të njohur të fushës, në drejtimin e Shkollës së Magjistraturës.

Ministri vuri në dukje se Kodi aktual Penal, nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, ndaj riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i pashmangshëm.

Ai sqaroi se ky draft i ri është i hapur për diskutim dhe se nuk do të jetë përfundimtar pa kaluar më parë nëpër filtrin e konsultimeve. Ministri bëri një ftesë të drejtpërdrejtë për përfshirje në këtë proces.

“Dua tĂ« ftoj profesionistĂ«t e ligjit, gjyqtarĂ«, prokurorĂ«, avokatĂ«, institucionet e drejtĂ«sisĂ«, Avokatin e Popullit dhe njĂ« ftesĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r opozitĂ«n parlamentare, opozitĂ«n e vendit tim, qĂ« tĂ« kontribuojnĂ« me ekspertizĂ« dhe pjesĂ«marrje aktive nĂ« tryezat e konsultimit”, – deklaroi ai.

Manja foli edhe për rëndësinë e draftit, në procesin e integrimit.

“NĂ« BE shkon ShqipĂ«ria, jo vetĂ«m njĂ« forcĂ« politike. Mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« Kod Penal modern, efektiv dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me standardet e BE”, – u shpreh Ministri i DrejtĂ«sisĂ«.

Sipas tij me përfundimin e konsultimit dhe marrjes së certifikimit në Bruksel, drafti i ri do të kalojë për miratim në Kuvend, me shumicë të cilësuar.

PROPOZIMET

Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, shpjegoi risinë që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

Ndërsa prezantoi disa prej ndryshimeve, ai tha se kanë parashikuar ashpërsim masash për krimet ndaj të miturve.

“Ne kemi ndjekur alternativĂ«n qĂ« administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do tĂ« vlerĂ«sojnĂ« administrivisht shkeljet e para dhe nĂ«se shkeljet e dyta do tĂ« pikasen atĂ«herĂ« merr juridiksion sistemi i drejtĂ«sisĂ« penale. NĂ«se shkelja e parĂ«, qĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« zakonshme vlerĂ«sohet nga pikĂ«pamja administrative, Ă«shtĂ« me nivel tĂ« lartĂ« shmangie evazioni, sjell kompetencĂ«n e prokurorit tĂ« ushtrojĂ« ndjekjen penale pavarĂ«sisht zgjidhjes sĂ« rregullit qĂ« pĂ«rshkrova. Nga pikĂ«pamja praktike, do tĂ« ulĂ« numrin e çështjeve, por do tĂ« shtojĂ« edhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e organeve pĂ«rkatĂ«se”, u shpreh ai.

Arben Rakipi, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë.

“Lirim para kohe me kusht. Ne kemi pasur disa pengesa qĂ« lidhen me aplikimin e lirimit me kusht pĂ«r burgimin e pĂ«rjetshĂ«m. PĂ«rfundimisht diskutimi i gjatĂ« Ă«shtĂ« se mund ta aplikojmĂ« lirimin me kusht pĂ«r dĂ«nimin e pĂ«rjetshĂ«m. ËshtĂ« propozim shumĂ« i guximshĂ«m, debati ka qenĂ« i fortĂ«, sepse kĂ«tu pleksen shumĂ« gjĂ«ra njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilave i pĂ«rmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj., por nisur nga besimi qĂ« edhe personalisht kam, qĂ« njerĂ«zit ndryshojnĂ« dhe pĂ«rmirĂ«sohen nĂ«se puna me ta Ă«shtĂ« e efektshme”.

PROPOZIMET, DRAFTI I KODIT TË RI PENAL

DREJTËSIA RESTAURUESE:

Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës

Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal

Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese

Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës Kriminalizimi i veprave të reja

Terrorizmi kibernetik, trafiku i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.

Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre

Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit

Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor

Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi

Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike

Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit

Vrasja me përçmim të viktimës, shkaktim i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit, porosia për të kryer vrasje

MASAT EDUKATIVE PËR TË MITURIT

Rikonceptim i trajtimit të të miturve; Sigurojnë/ garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;

Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo-korrigjuese;

NĂ« caktimin e tyre merren parasysh njĂ« sĂ«rĂ« faktorĂ«sh dhe Masa mĂ« e rĂ«ndĂ« edukuese – aplikohet si alternativĂ« e fundit;

Një rol qendror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;

Gjykata cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, etj..

The post Liri me kusht edhe pĂ«r tĂ« dĂ«nuarit e pĂ«rjetshĂ«m, ku ndryshon Kodi Penal/ ÇfarĂ« pĂ«rmban drafti i propozuar appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik,do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro

✇Albeu
By: V K

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë në merkato.

Pas afrimeve tĂ« bujshme si Tijjani Reijnders, Rayan AĂŻt-Nouri, Rayan Cherki dhe talenti norvegjez Sverre Nypan, klubi po pĂ«rgatit njĂ« tjetĂ«r goditje – kĂ«tĂ« herĂ« nĂ« portĂ«.

Sipas asaj që raporton The Athletic, City ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin e ri James Trafford, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes që kishte me Burnley.

Trafford, i lindur nĂ« vitin 2002, ishte shitur pĂ«r 17 milionĂ« euro nĂ« verĂ«n e vitit 2023, ndĂ«rsa tani operacioni mbyllet pĂ«r 30 milionĂ« euro – por City, do tĂ« paguajĂ« realisht vetĂ«m 13 milionĂ«, pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« mĂ«parshme tĂ« marrĂ«veshjes.

Pep Guardiola e ka kërkuar personalisht rikthimin e portierit anglez, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe pritet të luftojë për vendin e titullarit.

Sipas të njëjtave burime, Ederson mund të përfundojë në stol dhe mund të largohet këtë verë.

The post Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme  dhe të nxehta me temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius në disa qytete.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në Verilindje e Juglindje.

Era pritet të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s

Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Dosja “Veliaj”/ SPAK ka njĂ« tĂ« penduar, kush Ă«shtĂ« bashkĂ«punĂ«torja e Ajola XoxĂ«s qĂ« zbĂ«rtheu skemĂ«n e korrupsionit (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Për herë të parë që nga krijimi SPAK, ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës, ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E penduara Adela Kondakçiu, është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.

Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.

SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nta telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK ka njĂ« tĂ« penduar, kush Ă«shtĂ« bashkĂ«punĂ«torja e Ajola XoxĂ«s qĂ« zbĂ«rtheu skemĂ«n e korrupsionit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës

✇Albeu
By: V K

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku një turist gjerman ka goditur me një mjet jet ski një pushuese 61-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Durrësit, në zonën e lagjes 13, ku një 22-vjeçar gjerman, me inicialet A.N., ka humbur kontrollin e mjetit dhe aksidentalisht ka përplasur pushuesen S.I., 61-vjeçe.

Policia ka nisur një procedim penal ndaj të riut, banues në Gjermani. Në lidhje me po të njetën ngjarje është proceduar dhe pronari i mjetit jet ski, 48-vjeçari me inicialet A.T., banues në Durrës.

The post Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës appeared first on Albeu.com.

Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

✇Albeu
By: V K

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit.

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për banesat përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara.

Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex, po ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore, për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal.

 

 

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.

Situata duket e rënduar, teksa është kërkuar ndihmë me forca të tjera zjarrfikëse. Efektivët e policisë kufitare janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe atyre të bashkisë Dropull.

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on Albeu.com.

Zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht

✇Albeu
By: V K

Një periudhë pozitive po nis për pesë shenja të zodiakut, të cilat do të përjetojnë zhvillime të rëndësishme në jetën e tyre sentimentale nga 24 korriku deri më 3 gusht.

Veçanërisht pas datës 29 korrik, kur Hëna kalon në shenjën e Peshores, shumë çifte do të ndiejnë progres të dukshëm në marrëdhëniet e tyre.

Kjo është koha e duhur për të ndërtuar një bashkëjetesë të qetë, për sa kohë që shmangni keqkuptimet e vogla dhe shpërqendrimet që ju largojnë nga dashuria e vërtetë.

Dashi

ËshtĂ« koha pĂ«r paqe dhe reflektim nĂ« jetĂ«n tuaj sentimentale. PĂ«rdoreni energjinĂ« tuaj pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« ambient harmonik me partnerin/en. HĂ«na ju ndihmon tĂ« ndieni siguri pĂ«r ecurinĂ« e marrĂ«dhĂ«nies, edhe nĂ«se ritmi i saj nuk Ă«shtĂ« ai qĂ« dĂ«shironi.

Gjithashtu, Chironi në ecuri të kundërt do të luajë një rol të rëndësishëm në kapërcimin e pengesave të brendshme. Mos harroni: fakti që diçka nuk po ndodh tani nuk do të thotë që nuk do të ndodhë kurrë. Jini të duruar, jepini vetes kohë dhe hapësirë për reflektim. Shprehni mirënjohjen për atë që keni dhe kjo do të forcojë lidhjen tuaj më shumë se kurrë.

Peshorja

Nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ« tĂ« luftoni vetĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« marrĂ«dhĂ«nie. Edhe pse Chironi, Saturni dhe Neptuni qĂ« ndodhen nĂ« shenjĂ«n e Dashit (qĂ« ndikon direkt nĂ« jetĂ«n tuaj sentimentale) mund t’ju vĂ«nĂ« nĂ«n presion, Chironi nĂ« lĂ«vizje tĂ« kundĂ«rt do tĂ« sjellĂ« ndryshime pozitive, ndĂ«rsa Saturni do tĂ« sjellĂ« mĂ«sime, ndoshta jo tĂ« lehta, por tĂ« domosdoshme.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« periudhĂ« shĂ«rimi: pĂ«rqendrohuni te vetja. Sa do qĂ« ta doni partnerin, nuk mund tĂ« zgjidhni problemet e tij pĂ«r tĂ«. Ai/ajo duhet t’i zgjidhĂ« vetĂ«. Ju mjafton tĂ« pĂ«rqafoni procesin e shĂ«rimit dhe tĂ« kujdeseni pĂ«r veten.

Bricjapi

Afërdita, planeti i dashurisë, rikthehet në shenjën e Gaforres më 30 korrik, duke rikthyer edhe dashurinë në jetën tuaj, e cila tani bëhet prioritet. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo të kënaqur si beqarë, emocionet marrin qendër të vëmendjes.

NĂ«se jeni nĂ« çift, ndjeshmĂ«ria dhe kujdesi qĂ« ofroni do t’i tregojnĂ« partnerit tuaj se sa shumĂ« e vlerĂ«soni. Kujdesuni qĂ« tĂ« mos harroni veten nĂ« kĂ«tĂ« proces – balanca Ă«shtĂ« çelĂ«si. As mos e pĂ«rdorni marrĂ«dhĂ«nien si mbĂ«shtetje emocionale tĂ« tepruar apo si mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« shmangur boshllĂ«qet tuaja tĂ« brendshme.

Ujori

Kjo është një periudhë e përshtatshme për një bisedë të sinqertë me partnerin/en. Më 31 korrik, Merkuri ndriçon shenjën e Luanit, duke nxjerrë në pah çështjet e dashurisë dhe komunikimit. Edhe pse është në lëvizje të kundërt, mos kini frikë të diskutoni edhe temat e vështira. Shprehni mendimet tuaja dhe planifikoni për të ardhmen së bashku.

Reflektoni gjithashtu se çfarë duhet lënë pas për të ecur përpara. Nëse është e nevojshme, ndani edhe të vërtetat e pakëndshme: nuk keni pse ta mbroni partnerin nga to. Ndershmëria është ajo që do të çojë marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër.

Demi

ËshtĂ« koha tĂ« dĂ«gjoni zemrĂ«n. MarrĂ«dhĂ«niet tuaja romantike kanĂ« qenĂ« sfiduese sĂ« fundmi, me ndryshime emocionale dhe dinamika tĂ« paqarta. Por tani, universi Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tuaj. Kalimi i AfĂ«rditĂ«s nĂ« shenjĂ«n e Gaforres do t’ju ndihmojĂ« tĂ« komunikoni me ndjeshmĂ«ri, ndĂ«rsa HĂ«na nĂ« çerekun e saj tĂ« parĂ« nĂ« Akrep mĂ« 1 gusht do tĂ« sjellĂ« njĂ« balancĂ« tĂ« re nĂ« marrĂ«dhĂ«nie.

Do tĂ« jetĂ« mĂ« e lehtĂ« tĂ« shprehni ndjenjat dhe tĂ« mirĂ«kuptoni ato tĂ« partnerit. Yjet nuk mjaftojnĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur gjithçka, por do t’ju japin njĂ« shtysĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NĂ«se e ndieni nĂ« shpirt se kjo lidhje ka ende jetĂ«, veproni. Por nĂ«se e ndieni thellĂ« se Ă«shtĂ« koha pĂ«r t’u ndarĂ«, atĂ«herĂ« mos kini frikĂ« ta bĂ«ni.

The post Zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht appeared first on Albeu.com.

E vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i shpĂ«toj burgut/ Veliaj i pĂ«rdori telefonin dy ditĂ«, Fatjon Baci zbardh bisedĂ«n e kryebashkiakut me familjarĂ«t

✇Albeu
By: V K

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante kĂ«tĂ« lĂ«vizje si “Plani B, plani i vetĂ«m pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar”, duke nĂ«nkuptuar se qĂ«llimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe pĂ«rballja me drejtĂ«sinĂ«.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kĂ«, pĂ«r shkak se edhe unĂ« jam i ngarkuar, por Erioni i ka thĂ«nĂ« bashkĂ«shortes ose vĂ«llait se: “TĂ« sakrifikonin njĂ« nga studentĂ«t pĂ«r deputet, sikur tĂ« ishin sĂ«murĂ« apo nuk ndiheshin mirĂ« nga gjendja shĂ«ndetĂ«sore, dhe qĂ« tĂ« futej Erioni si kandidat pĂ«r deputet, qĂ« t’i shpĂ«tonte burgut”. KĂ«tĂ« gjĂ« e thoshte se Ă«shtĂ« Plani B, plani i vetĂ«m pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar. Ai mbaj mend se mĂ« ka thĂ«nĂ« se edhe disa kryebashkiakĂ« tĂ« tjerĂ« si TĂ«rmet Peci apo njĂ« me mbiemĂ«r Malaj, po bĂ«hen deputetĂ« qĂ« t’i shpĂ«tojnĂ« SPAK-ut. Po kĂ«shtu, Erioni gjatĂ« bisedĂ«s me gruan ose vĂ«llain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrĂ« ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte qĂ« mbante anĂ«n e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte qĂ« e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni mĂ« kĂ«rkoi qĂ« tĂ« lexonte lajmet”, tha ai.

Erion Veliaj, Ă«shtĂ« marrĂ« zyrtarisht i pandehur pĂ«r akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit tĂ« parave”, “fshehjes sĂ« pasurive” dhe “futje tĂ« sendeve tĂ« ndaluara nĂ« ambientet e vuajtjes sĂ« dĂ«nimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

The post E vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i shpĂ«toj burgut/ Veliaj i pĂ«rdori telefonin dy ditĂ«, Fatjon Baci zbardh bisedĂ«n e kryebashkiakut me familjarĂ«t appeared first on Albeu.com.

Nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, Fatjon Baci: Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten, nisi të qante dhe


✇Albeu
By: V K

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në datë 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci, ka shpjeguar se Erion Veliaj, i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet, ku u njoh me vendimin.

Ky shtetas shpjegon se, “Sa kemi kaluar shinat, nĂ« vendin ku ka qenĂ« njĂ« Pazar qĂ« shiteshin gjĂ«ra tĂ« vjetra, Erioni mĂ« kĂ«rkoi telefonin qĂ« tĂ« bĂ«nte njĂ« telefonatĂ«. UnĂ« ia dhashĂ«, dhe foli mĂ« vĂ«llanĂ« e tij. KĂ«tĂ« gjĂ« e di se e kam verifikuar mĂ« vonĂ«.

Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.

The post Nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, Fatjon Baci: Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten, nisi të qante dhe
 appeared first on Albeu.com.

Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa

✇Albeu
By: V K

Dokumentet zyrtare tregojnë se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës.

Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje.

Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar deri në 100 milionë euro në vit për rimbursim TVSH-je.

PĂ«r tĂ« shpenzuar paratĂ« qĂ« duhet t’i derdhte nĂ« buxhetin e shtetit, kompania e naftĂ«s Bankers ka sajuar lloji-lloji banaliteti, deri edhe tek organizimi i konkurseve pĂ«r mĂ«simin e gjuhĂ«s kineze, duke kaluar nga puset e naftĂ«s tek gramatika.

Për vite me radhë, Bankers ka financuar gjoja nxitjen e mësimit të gjuhës kineze, duke mbuluar me para Institutin Konfuci dhe Ambasadën e Kinës, ndërsa pagesa kanë marrë edhe mediat për të transmetuar këto aktivitete qesharake, pjesë e skemës së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Miliona euro janë devijuar dhe pastruar përmes mësimit të gjoja gjuhës kineze për 7 vite me radhë.

NĂ« prill tĂ« vitit 2022, Qing Fang, asokohe CEO i Bankers, i cili zbatoi aq sa qĂ«ndroi skemĂ«n e zhvatjes sĂ« pasurisĂ« nĂ«ntokĂ«sore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, fliste pĂ«r financimin nga Bankers tĂ« pĂ«rhapjes sĂ« kulturĂ«s kineze nĂ« ShqipĂ«ri. “Bankers Ă«shtĂ« njĂ« nga kompanitĂ« mĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« vend. Ne jemi shumĂ« tĂ« lumtur qĂ« po ndihmojnĂ« nĂ« pĂ«rhapjen e dijeve dhe kulturĂ«s kineze nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga kulturat mĂ« tĂ« lashta tĂ« njerĂ«zimit“.

Në gusht të vitit 2002 u larguar Qing Fang dhe në vend të tij u emërua si administrator i Bankers Huanqin Xiau, një nga hajdutët e huaj më të frikshëm që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri. Huanqin Xiau, i besuar i pronarit në letra Hongping Xiao, i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë.

NĂ« vitin 2023, Huanqin Xiau, i cili i kishte vĂ«nĂ« vetes pagĂ« 1 milionĂ« euro nĂ« vit, komentonte konkursin e radhĂ«s pĂ«r gjuhĂ«n kineze. “Jam shumĂ« i lumtur qĂ« shoh kaq shumĂ« tĂ« rinj kĂ«tu tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« mĂ«suar GjuhĂ«n Kineze dhe qĂ« e flasin aq mirĂ« atĂ«. Kina Ă«shtĂ« njĂ« vend i madh plot kulturĂ« dhe histori dhe ka njĂ« gjuhĂ« unike qĂ« Ă«shtĂ« mjaft sfiduese pĂ«r t’u mĂ«suar. I uroj shumĂ« suksese kĂ«tyre tĂ« rinjve nĂ« pĂ«rpjekjet e tyre tĂ« ardhshme”.

Skema u përsërit edhe në maj të vitit 2024, ku u shfaq sërish Huanqin Xiau, ndërsa u ndalua kur kupola zhvatëse mësoi për hetimet që kishte nisur prokuroria.

Për vite me radhë, Bankers ka bërë kërdinë me pasurinë e shqiptarëve. Vetëm gjatë vitit 2021, në kuadër të shpenzimeve për të mos paguar taksa, kupola e Bankersit ka shpenzuar 460 mijë euro për festa, dekorime dhe akomodime.

Bankers ka shpenzuar deri në 500 mijë euro në vit për të paguar mediat, që të mos denoncojnë aferat korruptive të kompanisë dhe protestat ndaj saj. Për sigurime shëndetësore në spitale private shpenzimet janë 374 mijë euro në vit.

Dhjetëra milionë euro ka shpenzuar Bankers për shërbime ligjore, konsulencë dhe udhëtime. Kupola e kompanisë ka sajuar qindra mijëra euro për ping-pong, konkurse vizatimi, dhurata, veshje sportive, kalçeto etj./ Prapaskena

 

The post Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa appeared first on Albeu.com.

❌