Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vrasja/ Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë dënim kapital për Naim Murselin

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dëshmuar Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademit, e cila u vra në moshën 30 vjeçare, më 29 nëntor të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Vëllai i saj foli për natën kritike para trupit gjykues, duke thënë se kishin qëndruar zgjuar deri në mëngjes. Ai […]

The post Vrasja/ Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë dënim kapital për Naim Murselin appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi u arrestua me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.

GJKKO njoftoi sot se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim, të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar GJKKO vendosi uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 vjet.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15 gusht 2024 dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

/gj.m/j.p/

 

 

The post GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar sërish nga një “rregull i ri”. Metës i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar […]

The post Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri appeared first on BoldNews.al.

Një vit burg për Ancelottin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata për evazion fiskal

Carlo Ancelotti ka marrë sot dënimin nga një gjykate e Madridit, ku prej vitesh zhvillohej çështja gjyqësore kundër tij për mashtrim financiar në dëm të shtetit spanjoll. Gjyqi kishte lidhje me etapën e tij të parë te Real Madrid, për fshehjen e të ardhurave nga tekniku italian në vitet 2014 dhe 2015. Çështja është trajtuar […]

The post Një vit burg për Ancelottin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata për evazion fiskal appeared first on BoldNews.al.

RUSI – Moska dënon sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit

MOSKË, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Rusia ka “dënuar me forcë” sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Vendimi i papërgjegjshëm i Shteteve të Bashkuara për të bombarduar Iranin shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi sot Ministria e Jashtme ruse.

”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i përgjigjet kësaj”, tha ajo, duke shtuar se ”sulmi ka dëmtuar gjithashtu mospërhapjen bërthamore”.

Moska tha se ”për këtë arsye pret një përgjigje të qartë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)”.

Brenda natës, SHBA-të sulmuan tre vende të programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe me bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se do të udhëtojë për në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Vetë Rusia ka zhvilluar një luftë të paligjshme kundër Ukrainës fqinje për më shumë se tre vjet./ a.jor.

The post RUSI – Moska dënon sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

Shqiptari Olsi Beheluli, është kthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike, pasi ‘Home Office’ kërkon t’i heqë nënshtetësinë britanike shqiptarit. Në një artikull të publikuar nga ‘The Telgraph’, Home Office (Ministria e Brendshme) dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po kërkojnë të esktradojnë Olsi Behelulin, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vite burg […]

The post I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vjet burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domin, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë […]

The post Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘5 D’/ Dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ja akuza që rëndon mbi ta

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Zere në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës. Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Ish-zyrtarët u gjetën fajtorë për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

 

The post Dosja ‘5 D’/ Dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ja akuza që rëndon mbi ta appeared first on Sot News | Lajme.

Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë gjermane ka dënuar një mjek sirian me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për krime kundër njerëzimit. Alaa Mousa, 40 vjeç, u dënua për torturimin e të ndaluarve në spitalet ushtarake gjatë sundimit të Bashar al-Assadit.

Krimet e kryera nga Mousa gjatë luftës civile siriane ishin “pjesë e reagimit brutal të diktaturës së Assadit dhe regjimit të padrejtë”, tha gjykatësi i rastit në Gjykatën e Lartë rajonale në Frankfurt, Christoph Koller.

Mousa është akuzuar për torturimin e pacientëve në spitalet ushtarake në Damask dhe Homs. Ai është akuzuar për 18 raste të torturës ndërmjet viteve 2011 dhe 2012.

Në një rast, Mousa thuhet se ka djegur organet gjenitale të një adoleshenti dhe në një rast tjetër, ai i kishte injektuar një dozë vdekjeprurëse një të ndaluari që u kishte rezistuar rrahjeve.

Përveç krimeve kundër njerëzit, gjykata e gjeti fajtor të pandehurin edhe për vrasje, torturë dhe krime të luftës. Mousa ka mohuar akuzat gjatë gjykimit, që u përmbyll disa muaj pasi Assadi u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024.

Mousa kishe shkuar në Gjermani më 2015 me një vizë për punëtorë të kualifikuar, së bashku me qindra mijëra sirianë që ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile.

Ai vazhdoi të punonte si mjek në Gjermani deri kur u arrestua në qershor të vitit 2020. Sipas prokurorëve, Mousa kishte punuar në spitalet ushtarake në Homs dhe Damask, ku kundërshtarët politikë që mbaheshin nga qeveria dërgoheshin për trajtim.

Por, në vend se të merrnin trajtim mjekësor, pacientët torturoheshin “dhe vriteshin”, thanë prokurorët. Gjatë gjykimit, dëshmitarët, që përfshinin kolegë të të pandehurit dhe persona që kishin qenë të ndaluar, e identifikuan Mousan si person që kishte marrë pjesë në tortura.

Në nisje të gjykimit më 2022, Mousa i tha gjykatës se kishte qenë dëshmitar i rrahjeve, por mohoi se kishte rrahur pacientët. Ai tha se kishte frikë të fliste për gjërat që kishte parë për shkak të policisë ushtarake, që sipas tij, kishte nën kontroll spitalin.

Në Gjermani, disa mbështetës të regjimit të Assadit janë gjykuar nën parimin ligjor të “drejtësisë universale”. Ky parim lejon që një shtet të zhvillojë procedurë gjyqësore për krime serioze dhe të ndjekë njerëz që i kanë kryer këto krime në shtete të tjera.

Gjykimi i parë në botë për krimet e kryera në Sirinë gjatë regjimit të Assadit kishte nisur më 2020 në Gjermani. I akuzuari, një ish-kolonel i ushtrisë, u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe më 2022 u dënua me burgim të përjetshëm. REL/

The post Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi/ Meta u dënua me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 ditë të Ilir Metës për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambjentet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit të kaluar.

Sipas Blushit, presidenti i PL-së u dënua me 10 ditë pse dha një intervistë live në një media televizive.

“Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi i quan këto përpjekje qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.

Lexo më tej: Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime 

Meta vijon që prej tetori në paraburgimin 313 pa asnjë provë dhe fakt sipas Blushit, një akt tërësisht politik urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

The post Denoncimi/ Meta u dënua me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg appeared first on Lapsi.al.

Trafikoi 614 kilogramë kokainë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn, do vuajë 14 vjet burg

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arber Çekajn, të akuzuar për trafikimin e 614 kilogramëve kokainë nga Amerika Latine që u kap në 2018 në portin e Durrësit.

Të pa ndryshuara mbetën edhe dënimet për Donaldo Lushajn me 10 vite e 8 muaj burg dhe për Armando Pezakun me 8 vite  e 8 muaj heqje lirie.

Droga u sekuestrua ne Portin e Durrësit në shkurt të 2018-tës në një kontejner që transportonte banane./abcnews.al

 

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt, i cili u shpall fajtor për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në vitin 2018 në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për kompaninë “Arbi Garden”, në pronësi të Çekajt.

Po ashtu, Gjykata e Lartë ka vulosur dënimet edhe për dy bashkëpunëtorët e tij, Donaldo Lushaj është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Droga u kap më 28 shkurt 2018 në Portin e Durrësit dhe përbën sasinë më të madhe të kokainës e sekuestruar ndonjëherë në vend.

/a.f/

The post Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, avokati: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Ish-prokurori dhe avokati Gentian Rumano shpjegoi sa vite burg rrezikon ish-presidenti Meta me akuzat e zyrtarizuar nga prokuroria sipas dispozitave të kodit penal.

“Nuk mund të marrin rolin e gjykatës, por ajo që mund të përcjellim një opinion janë dispozitat për të cilat akuzohet, edhe pse nuk kemi një njoftim zyrtar nga SPAK. Fshehja e të ardhurave që ka një marzh dënimi gjobë deri në 3 vite, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, po t’i referohemi çështjesh CEZ DIA, që bëhet fjalë më 10 vjet më parë, prokuroria ka njoftuar akuzën tani për të parandaluar një parashkrim të veprës penale. Për këto akuza, që janë më të rëndat korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nga 4-12 vite burg dhe pastrimi i parave që është edhe më e rënda 7-15 vite burg”, tha avokati.

The post Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, avokati: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet appeared first on Sot News | Lajme.

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka falur ish-sherifin e Virxhinias, Scott Jenkins, i cili ishte dënuar për mashtrim dhe marrje ryshfeti. Jenkins, ish-sherif i Qarkut Culpeper dhe mbështetës i hershëm i Trump, u shpall fajtor nga një juri në dhjetor për pranimin e mbi 75 mijë dollarëve ryshfet, në këmbim të emërimit të disa biznesmenëve […]

The post Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet appeared first on BoldNews.al.

Drejtësia e vonuar, Strasburgu dënon Shqipërinë për zvarritjet në sistemin gjyqësor

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Shqipërinë për shkelje të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, duke theksuar se zvarritjet e pajustifikuara në gjykatat vendase minojnë besimin tek shteti ligjor. Vendimi, i marrë në çështjen ARB SHPK dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vë në pah nevojën urgjente […]

The post Drejtësia e vonuar, Strasburgu dënon Shqipërinë për zvarritjet në sistemin gjyqësor appeared first on BoldNews.al.

Zelensky e dënon “heshtjen e Amerikës” pas bombardimeve vdekjeprurëse nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara se “po heshtin”, pasi Rusia kreu të dielën bombardime të pandërprera me dronë dhe raketa në Ukrainë për natën e dytë radhazi, duke i vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë.

“Heshtja e Amerikës, heshtja e vendeve të tjera të botës, vetëm sa e nxisin [presidentin rus Vladimir] Putinin”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale të dielën.

Kjo ishte nata e dytë e sulmeve të pareshtura ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajone të tjera të vendit. Shkalla e këtij sulmi ishte tronditëse, sepse Rusia goditi Ukrainën me 367 dronë dhe raketa, që nënkupton se ky ishte sulmi më i madh gjatë luftës mbi trivjeçare, sipas Yuriy Ihnat, zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës.

Në përgjithësi, Rusia i përdori 69 raketa të llojeve të ndryshme dhe 298 dronë, përfshirë dronët e dizajnuar nga Irani, të njohur si Shahed, tha Ihnat për Associated Press. Ishte “sulmi më i madh në aspektin e numrit të armëve ajrore në territorin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022”, theksoi Ihnat.

Sulmi ndodhi në ditën e tretë të këmbimit të paraparë të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit – të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi 110 dronë ukrainas gjatë natës. Zhurma e shpërthimeve u dëgjua gjatë gjithë natës në Kiev dhe në zonat përreth, derisa Forcat Ajrore të Mbrojtjes së Ukrainës për orë të tëra bënin përpjekje t’i rrëzonin dronët dhe raketat e armikut. Të paktën katër njerëz u vranë dhe 16 u plagosën vetëm në Kiev, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

“Një mëngjes i vështirë i së dielës në Ukrainë pas një nate pa gjumë. Sulmi më i madh ajror rus në shumë javë zgjati gjithë natën”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, në X.

Zjarre shpërthyen në shtëpi dhe biznese, të shkaktuara nga copëzat e dronëve të rrëzuar. Në rajonin Zhitomir, në perëndim të Kievit, u vranë tre fëmijë të moshave 8, 12 dhe 17 vjeçe, sipas shërbimit të emergjencës. Dymbëdhjetë persona u plagosën në sulme, tha shërbimi. Të paktën katër njerëz u vranë në rajonin Hmelnitski, në Ukrainën perëndimore. Një burrë u vra në rajonin Mikolaiv, në jug të vendit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një konvikt studentor në distriktin Holosivski u godit nga një dron dhe një nga muret e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët. Në distriktin Dniprovski, një shtëpi private u shkatërrua dhe në distriktin Shevçenkivski, u thyen xhamat e një ndërtese banimi.

Sulmet gjatë 48 orëve të fundit ishin ndër sulmet më të fuqishme ajrore ruse ndaj Ukrainës që nga pushtimi i plotë në shkurt 2022. Ndërkohë, këmbimi i fundit i të burgosurve të luftës sipas marrëveshjes triditore pritet të ndodhë më vonë të dielën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thanë se Moska dhe Kievi këmbyen secila nga 307 ushtarë të shtunën. Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë.

Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit – të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte. Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022. REL/

The post Zelensky e dënon “heshtjen e Amerikës” pas bombardimeve vdekjeprurëse nga Rusia appeared first on Sot News | Lajme.

Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, në një vendim të shkallës së parë, Vojin Pavloviçin kryetarin e Shoqatës proruse Alternativa Lindore e Republikës Sërpska, për mohimin dhe lartësimin e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe për lavdërimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Gjyqtari, në vendimin e tij, tha se ky është një moment historik për praktikën gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë dhe u bëri thirrje prokurorive t’i ndjekin penalisht rastet e tilla.

“Gjykata po dërgon një mesazh të qartë se vendimet për gjenocidin dhe krimet e luftës janë fakte të vërtetuara gjyqësisht, jo vetëm nga Gjykata e Hagës, por edhe nga gjykatat në Bosnje e Hercegovinë”, tha gjyqtari Goran Radeviq, duke shtuar se veprimet e Pavloviqit nuk përbënin shprehje të opinionit politik në kuadër të lirisë së fjalës, por “mohim të ashpër të gjenocidit”.

Pavloviq u dënua sepse më 10 mars 2023, në një kryqëzim në Bratunac, kishte vendosur një pankartë me fotografinë e Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të ushtrisë së RS-së i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Pankarta mbante mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen, rrofshi me shëndet”.

Në aktgjykim thuhet se Pavloviç, në cilësinë e kryetarit të Alternativës Lindore, ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se me këtë veprim ka madhëruar Ratko Mlladiçin.

Ai gjithashtu është shpallur fajtor për miratimin dhe përpjekjen për të justifikuar gjenocidin në Srebrenicë përmes organizimit të një tubimi në Bratunac më 11 korrik 2023, për të cilin kishte përgatitur postera me mbishkrimin: “11 Korriku – Dita e Çlirimit të Srebrenicës. Faleminderit Ushtrisë së Republikës Sërpska”.

Këta postera u ngjitën në zona të ndryshme të komunës së Bratunacit, vetëm disa kilometra larg Srebrenicës.

Pavloviq dhe avokati i tij nuk morën pjesë në shpalljen e vendimit, edhe pse në seancat e para ai ishte deklaruar i pafajshëm.

Ky është vendimi i parë i këtij lloji në Bosnje e Hercegovinë.

Si mbrojtja ashtu edhe Prokuroria e Shtetit mund të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit.

Ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, kishte vendosur në korrik të vitit 2021, përmes të ashtuquajturave “kompetenca të Bonit”, ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, përmes të cilave ndalohen dhe ndëshkohen mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe lartësimi i kriminelëve të luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Euronews Albania.

I dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për drogë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në ‘Don Bosco’

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën ‘Don Bosco’ të Bolzanos. Mediat italiane shkruajnë se 37-vjeçari rezultonte i dënuar me formë të prerë me 7 vjet e 4 muajsh burgim, për krime që lidhen me trafikimin e drogës dhe përndjekjen. Shqiptari kishte qenë një nga “protagonistët” e “Operacionit BESA”, të kryer në […]

The post I dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për drogë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në ‘Don Bosco’ appeared first on BoldNews.al.

Sulmet ndaj mediave në protestë, reagon Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë ashpër sjelljen e demokratëve

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur ditën e djeshme nga opozita. Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi në punën e tyre.

AEJ shprehet se gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Gjithashtu, Shoqata e Gazetarëve Europianë thekson se një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet t’i ndalojë mediat të ushtrojnë misionin e tyre.

“Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euronews dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.

Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cenon rëndë lirinë e medias. Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët. Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre”, thuhet në reagim.

Në një deklaratë për mediat edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi ashpër gjuhën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës ndaj gazetarëve.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj gazetarëve në protestën kundër procesit zgjedhor të 11 majit, të zhvilluar në Bulevardin Zog i I në Tiranë. Reporterët dhe operatorët e mediave u janë drejtuar krerëve të protestës opozitare me pyetje dhe si përgjigje, prej tyre dhe mbështetësve të pranishëm, kanë marrë reagime dhe etiketime të palejueshme”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë “gazetarët e pranishëm në aktivitete politike apo protesta nuk kanë asnjë angazhim politik, por vetëm misionin e raportimit dhe të pasqyrimit të asaj që ndodh. Çdo etiketim apo polemikë me reporterët, në protestat e subjekteve politike, janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të etikës dhe cenim të lirisë së shprehjes, raportimit dhe kërcënim të tyre, në krye të detyrës”.

“Tendenca për të politizuar pyetjet apo këmbënguljen e gazetarëve për shkak të pyetjeve të tyre, është e gabuar dhe na kthen në fillimet e pluralizmit politik shqiptar dhe në mendësitë e kulturës së munguar të diversitetit demokratik”, thekson më tej Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

“UGSH dënon këto episode, agresionin verbal dhe stigmatizimet që deputetë dhe drejtues të veçantë të opozitës dëshmuan në këtë aktivitet politik të tyre. Kërkojmë prej opozitës dhe përfaqësuesve të saj, të pranishëm në këtë ndodhi, të reflektojnë në respekt të medias, rolit të gazetarisë dhe pavarësisë së gazetarëve në përgjithësi”, theksoi UGSH.

UGSH shprehu solidaritetin e fuqishëm me kolegët dhe operatorët që u përballën me këtë situatë në protestën e thirrur prej opozitës.

The post Sulmet ndaj mediave në protestë, reagon Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë ashpër sjelljen e demokratëve appeared first on Sot News | Lajme.

Aktori francez, Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual në sheshxhirim

PARIS, 13 maj /ATSH-DPA/- Ylli francez i kinematografisë, Gerard Depardieu u dënua sot me 18 muaj burg me kusht, pasi një gjykatë në Paris e shpalli fajtor për ngacmim seksual ndaj dy grave në sheshxhirim në vitin 2021.

Aktori, i cili i mohoi akuzat dhe nuk ishte i pranishëm kur u dha vendimi, do të shtohet në regjistrin francez të abuzuesve seksualë.

Vendimi nuk është përfundimtar. Avokati i Depardieu, Jeremie Assous, tha se do të paraqiste një apel kundër vendimit.

Dy gra akuzuan 76-vjeçarin për akte të turpshme dhe prekjen e tyre në mënyrë të papërshtatshme gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” (Qepenat e Gjelbra) me regji të Jean Becker, në vitin 2021.

Paditëset janë një dekoruese dhe një asistente regjisore.

Gjatë seancave gjyqësore, aktori e portretizoi veten si viktimë të akuzave të rreme, megjithëse pranoi në gjykatë se kishte prekur njërën nga gratë nën shpinë, duke këmbëngulur se nuk kishte qëllim seksual. //a.i/

 

The post Aktori francez, Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual në sheshxhirim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌