TIRANĂ, 14 gusht/ATSH/ Situata nga zjarret nĂ« vend paraqitet e stabilizuar nĂ« shumĂ« prej zonave qĂ« ishin mĂ« parĂ« problematike, pas njĂ« angazhimi tĂ« gjerĂ« tĂ« forcave tĂ« emergjencĂ«s.
Aktualisht janë raportuar 23 vatra aktive zjarri në gjithë territorin, ndërsa puna për shuarjen e tyre vijon pa ndërprerje në terren dhe nga ajri.
Në lartësitë e Malit të Sopotit, pranë Syrit të Kaltër në Delvinë, operacionet për shuarjen e flakëve po vazhdojnë me një angazhim të gjerë forcash. Në këtë zonë janë vendosur 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 punonjës të bashkisë, 80 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 automjete, si dhe 30 forca mbështetëse.
PĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rballimin e flakĂ«ve, Ă«shtĂ« angazhuar edhe avioni italian âCanadairâ, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« vendngjarje ndodhen edhe 6 autoambulanca pĂ«r çdo rast emergjent.
Edhe në zonat e Pecës, Sirikatit dhe Kardhikaqit në bashkinë e Finiqit, vatrat e përhapura në shkurre dhe pyje po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat vendore.
Në Kuç të Himarës dhe Brataj të Selenicës, forcat zjarrfikëse janë aktive në terren duke ndërhyrë në zona me bimësi të dendur dhe të thata.
NĂ« veri tĂ« vendit, dy vatra janĂ« regjistruar nĂ« zonĂ«n e mbrojtur Mali me Gropa â Val nĂ« BulqizĂ«. PĂ«r shkak tĂ« terrenit tĂ« thyer, ndĂ«rhyrja Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«, por situata po monitorohet nga punonjĂ«s tĂ« AdministratĂ«s sĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura dhe forca vullnetare.
Në Tërnovë, gjithashtu në Bulqizë, zjarri në pyjet e dendura ka kërkuar ndërhyrjen e 8 zjarrfikësve, përveç forcave pyjore dhe ushtarake, me ndihmën e një helikopteri.
NjĂ« situatĂ« e rĂ«nduar Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« ZhapokikĂ«, Plashnik dhe nĂ« Rezervatin Balloll tĂ« Poliçanit, ku pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rhapjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« flakĂ«ve u bĂ« e domosdoshme evakuimi i 20 banorĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« po operojnĂ« tre helikopterĂ«, dy prej tĂ« cilĂ«ve janĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njĂ« nga Ăekia, sĂ« bashku me forcat zjarrfikĂ«se dhe tĂ« ushtrisĂ«.
Në Velçan të Beratit, ndërhyrja nga toka dhe ajri që prej mesditës ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat. Situata po monitorohet nga afër nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërkohë që 20 efektivë shtesë të FA dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore do të vijojnë operacionin derisa vatra të neutralizohet plotësisht.
Në Orizaj të Skraparit dhe në Vokopolë të Poliçanit, zjarret në shkurre po mbahen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.
E njëjta situatë raportohet edhe në Mbrakull të Poliçanit dhe në zonën e Ibës në Tiranë, ku është shmangur rreziku për komunitetin.
Vatra të tjera që janë vënë nën kontroll janë ato në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, si dhe ato në Ferraj dhe Zall-Herr, ku ndërhyrja është bërë e vështirë për shkak të terrenit.
Në zonën e Rrogozhinës, vatrat në Spanesh dhe Kazie janë të izoluara dhe nën vëzhgim.
Në Dhuvjan, Lugar dhe Frashtan të Dropullit, situata paraqitet e qetë pas shuarjes së flakëve. Ndërkohë, në lartësitë e Majës së Golikut në Hormovë të Tepelenës, si dhe pranë antenave të RTSH, zjarret janë ende aktive por po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Në Gramsh, përhapja e zjarrit në fshatin Nartë është ndalur falë punës së forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe ushtarake, të mbështetur nga vullnetarë. Ndërhyrja po vijon edhe në Mukaj e Sojnik, ku vatrat nuk paraqesin rrezik për banesat.
SituatĂ« mĂ« e rĂ«nduar paraqitet nĂ« zonĂ«n KunorĂ« DardhĂ« â Laku Klyz dhe Rrafshi i Sakatit nĂ« FushĂ«-ArrĂ«z, ku flakĂ«t po pĂ«rparojnĂ« nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« malor dhe po pĂ«rballohen nga mbi 150 forca tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga punonjĂ«s bashkiakĂ«, pyjorĂ«, vullnetarĂ« dhe efektivĂ« tĂ« FA.
Në Gërmenj të Kolonjës dhe në Velës të Mirditës, zjarret në pyje pishe po luftohen nga forcat zjarrfikëse dhe forca të tjera mbështetëse, megjithë vështirësitë që sjell dendësia e bimësisë.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në gjithë vendin, strukturat e emergjencës po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e mbetura dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.
/a.f//r.e/
The post Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.