Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 August 2025Main stream

Rama: Revista “Wanderlust” zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale

12 August 2025 at 16:10

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale.

“Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke.

Revista përshkruan një realitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj

“Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Shkrimi i plotë i revistës “Wanderlust”

/gj.m/r.e//a.f/

The post Rama: Revista “Wanderlust” zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu inspekton investimin e ri në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për studentët dhe sportistët elitarë

12 August 2025 at 14:16


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektoi sot punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, një investim i rëndësishëm që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Manastirliu bëri të ditur se ky projekt synon të vendosë një standard të ri në infrastrukturën sportive universitare, duke shërbyer jo vetëm për përmirësimin e kushteve të studimit dhe praktikës për studentët e Universitetit të Sporteve, por edhe për përgatitjen e sportistëve elitarë dhe për mbështetjen e komunitetit më të gjerë sportiv.

“Ky investim është ndër më të rëndësishmit që ne po bëjmë për Universitetin e Sporteve, i cili do t’u shërbejë jo vetëm studentëve të këtij universiteti, por gjithashtu do t’i shërbejë komunitetit dhe përgatitjes së sportistëve elitarë dhe brezave të rinj. Kjo është një fushë e cila po rikualifikohet tërësisht. Tashmë puna ka filluar dhe një pjesë e punimeve janë kryer si në fushën e futbollit, në pistën e atletikës, ashtu edhe në nëndisiplinat përkatëse”, tha Manastirliu.

Ajo vuri në dukje se puna është në fazë të avancuar dhe pritet që të përfundojë në fund të këtij viti për ti hapur rrugë investimeve të tjera në këtë universitet.

“Deri në nëntor përfundon ky projekt dhe vitin e ardhshëm vijojmë investimet për të krijuar mundësinë që të gjitha disiplinat të kenë standardet më të mira në funksion të aspekteve didaktike, akademike por edhe atyre praktike dhe me kërkimin shkencor që po e mbështesim përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit”, u shpreh  Manastirliu.

Ky investim, përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për qindra studentë që studiojnë në këtë universitet, do të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e sportit, përmes mbështetjes që MAS po ofron nëpërmjet Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Manastirliu nënvizoi gjithashtu se investime të tilla, të shoqëruara me partneritete të reja, do të forcojnë ekselencën akademike, praktikën profesionale dhe do të kthejnë Universitetin e Sporteve në një qendër model për zhvillimin e sportit në vend. /j.p/

The post Manastirliu inspekton investimin e ri në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për studentët dhe sportistët elitarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë

26 July 2025 at 16:45

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë) […]

The post SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

“Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ I shtrirë buzë detit Jon dhe shpateve të maleve, Dhërmiu ofron  po ashtu edhe trashëgiminë historike dhe kulturore me objektet e shumta monument kulture.

Në vijim të promovimit të potencialeve turistike të vendit, “Wanderlust in Albania 2” përcolli fotografinë me titull “Chapel”, realizuar nga Harry Waite nga Mbretëria e Bashkuar.

E shkrepur në perëndim të diellit, kjo vepër paraqet një nga kishat karakteristike të fshatit të vjetër të Dhërmiut.

Fotografia ishte pjesëmarrëse në kategorinë Arkitekturë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video “Reels”, duke ofruar një vështrim artistik mbi trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut të Shqipërisë.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

/m.m//a.f//r.e/

The post “Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato – Schmidt vlerësojnë SPAK-un: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato u takua sot me presidentin e Eurojust, Michael Schmidt, në kuadër të Forumit të 2-të Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftoi Delegacioni i BE-së, diskutimi u përqendrua në rolin qendror të prokurorive në sistemin gjyqësor të Shqipërisë pas reformës në drejtësi.

“Të dy vlerësuan rolin e SPAK-ut, i cili shihet si një faktor që ndryshon rrënjësisht situatën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar sundimin e ligjit dhe besimin publik”, njoftoi më tej Delegacioni i BE në Shqipëri.

Sipas zyrës së BE-së në vendin tonë, “ata theksuan nevojën për të mbështetur më tej Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe për të siguruar që ato të kenë burimet e nevojshme”.

“Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit gjyqësor me shtetet anëtare të BE-së, duke e konsideruar Shqipërinë një partner të përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale të zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

/m.q/r.e/a.f/

The post Gonzato – Schmidt vlerësojnë SPAK-un: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skuadrat e përbashkëta hetimore, model suksesi në bashkëpunimin Shqipëri – Eurojust

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në një takim presidentin e Eurojust, Michael Schmid.

Ministri Manja e cilësoi kreun e Eurojust një mik të Shqipërisë dhe partner të çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare.

Ministri Manja bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin e ngushtë dhe efikas me Eurojust, ku sipas Manjës, vendi ynë njihet si një partner serioz, efikas dhe aktiv, veçanërisht në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike.

Një vëmendje e veçantë, informoi ministri, iu kushtua skuadrave të përbashkëta hetimore, të cilat, tha ai, janë një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve partnere nga Europa dhe Amerika Latine.

Sipas Manjës, këto skuadra kanë sjellë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj europiane, duke ndërtuar drejtësi efikase dhe të besueshme për qytetarët e saj dhe për partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ministri.

/a.f/r.e/

The post Skuadrat e përbashkëta hetimore, model suksesi në bashkëpunimin Shqipëri – Eurojust appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

By: Mirgen
10 June 2025 at 22:35

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, paralajmëroi për një “holokaust bërthamor” dhe kritikoi “nxitësit e luftës” që po e afrojnë botën “më pranë pragut të shfarosjes bërthamore se kurrë më parë”, në një video të postuar në rrjetet sociale të martën. Në këtë video tre-minutëshe, Gabbard flet për një vizitë të fundit që bëri në […]

The post Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’ appeared first on BoldNews.al.

Java Kulturore Italiane, shfaqja “Faust” në skenën e ArtTurbina

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Shqipëria po mirëpret Javën Kulturore Italiane nga data 1 deri më 8 qershor. 17 aktivitete në një javë në qytete të ndryshme të vendit, po sjellin në qendër të vëmendjes artin, muzikën, teatrin, modën dhe dizajnin italian, duke përforcuar lidhjet e ngushta kulturore dhe historike mes dy vendeve.

Shfaqja “Faust” nga Davide Iodice u ngjit në skenën e ArtTurbina mbrëmjen e djeshme, si një interpretim modern i kryeveprës së Gëtes, një udhëtim shpirtëror mes tundimit dhe përjetësisë, i ndërtuar me ndjeshmëri nga një kast shqiptarësh dhe muzika magjepsëse e Lino Cannavacciuolo.

Protagonisti i “Faust” personifikon njeriun modern i gatshëm të shesë shpirtin për një çast përjetësie.

Fausti është rimishërimi i njeriut modern, për të cilin Djalli nuk përfaqëson më tundimin apo mëkatin, por vetëm të keqen e pranishme në jetë. Përmes shtatë mëkateve vdekjeprurëse dhe, mbi të gjitha, përmes takimit dhe dashurisë për Margaritën, Fausti do të jetojë mundimet e tij dhe vuajtjet e njeriut modern, duke mishëruar simbolin dhe, në të njëjtën kohë, sakrificën ekzemplare të luftës së vazhdueshme e të pafundme mes të mirës dhe të keqes.

Në role të “Faust” janë aktorët Hervin Çuli, Ema Andrea, Niada Saliasi, Gert Ferra, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Ina Gjonçi, Krist Lleshi dhe Genti Deçka.

Kjo shfaqje teatrore është prodhim i Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me Sardegna Teatro dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

/a.f/

The post Java Kulturore Italiane, shfaqja “Faust” në skenën e ArtTurbina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurojust jep detaje nga operacioni “Ura”: U goditën 3 grupe të krimit të organizuar

22 May 2025 at 09:38

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin antodrogë Ura ku  shkatërrua një rrjet i trafikut të kokainës dhe heroinës në shkallë të gjerë në Evropë.

“Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të krimit të organizuar (OCG) të lidhura me njëra-tjetrën, të përfshira në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave. Gjatë një dite veprimi të përbashkët, u lëshuan urdhër-arreste kundër 52 të dyshuarve, përfshirë individë që besohet se janë në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një  ekip të përbashkët hetimor (JIT).

Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa miliona euro, duke përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. U sekuestruan gjithashtu sasi të mëdha parash dhe kokaine dhe heroine. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të kryhet në ditët në vijim.

Nuk ka një vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre grupeve të krimit të organizuar (OCG). Megjithatë, informacioni i marrë përmes JIT tregon se rrjetet kriminale ishin të përfshira në pagesa, shpesh në para të gatshme, prej gati 5 milionë eurosh dhe në trafikimin e të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë.

Hetimet ndaj organizatave të lidhura kriminale u iniciuan në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Tiranës dhe Policia Shqiptare. Nga ana shqiptare, një Grup i Krimeve të Trafikuara, i cili vepronte nga Durrësi, ishte përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali.

Dy banda kriminale të udhëhequra nga italianët kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce”, bën me dije Eurojust.

 

The post Eurojust jep detaje nga operacioni “Ura”: U goditën 3 grupe të krimit të organizuar appeared first on Euronews Albania.

Eurojust jep detaje nga operacioni “Ura”: U goditën 3 grupe të krimit të organizuar

22 May 2025 at 09:59

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin antodrogë ‘Ura’ ku shkatërrua një rrjet i trafikut të kokainës dhe heroinës në shkallë të gjerë në Evropë.

Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të krimit të organizuar (OCG) të lidhura me njëra-tjetrën, të përfshira në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave.

“Gjatë një dite veprimi të përbashkët, u lëshuan urdhër-arreste kundër 52 të dyshuarve, përfshirë individë që besohet se janë në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një  ekip të përbashkët hetimor (JIT).

Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa miliona euro, duke përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. U sekuestruan gjithashtu sasi të mëdha parash dhe kokaine dhe heroine. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të kryhet në ditët në vijim”, bën me dije Eurojust, raporton euronews.al

Tutje thuhet se nuk ka një vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre grupeve të krimit të organizuar (OCG).

“Megjithatë, informacioni i marrë përmes JIT tregon se rrjetet kriminale ishin të përfshira në pagesa, shpesh në para të gatshme, prej gati 5 milionë eurosh dhe në trafikimin e të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë.

Hetimet ndaj organizatave të lidhura kriminale u iniciuan në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Tiranës dhe Policia Shqiptare. Nga ana shqiptare, një Grup i Krimeve të Trafikuara, i cili vepronte nga Durrësi, ishte përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali.

Dy banda kriminale të udhëhequra nga italianët kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce”, bën me dije Eurojust.

 

 

The post Eurojust jep detaje nga operacioni “Ura”: U goditën 3 grupe të krimit të organizuar appeared first on Telegrafi.

EUROJUST: Si u zbulua rrjeti i narkotrafikut me bazë në Durrës dhe Puglia

By: user 6
21 May 2025 at 21:16

EUROJUST ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Sipas njoftimit që nga viti 2018 ka pasur goditje të vazhdueshme në mes dy vendeve Itali-Shqipëri dhe në total janë 118 urdhra arresti lë lëshuar për të akuzuar dhe të arrestuar. Nga dekriptimi i bisedave në SKY ECC të gjurmuara që nga 2016 janë zbuluar pagesa cash për blerje droge deri në 5 milionë euro.

“Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të lidhura të krimit të organizuar (OCG) të përfshira në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave. Gjatë një dite aksioni të përbashkët, urdhër-arrestet u lëshuan kundër 52 të dyshuarve, duke përfshirë individë që besohet se ishin në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor (JIT).

Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa milionë euro, përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. Gjithashtu u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe sasi të kokainës dhe heroinës. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të bëhet në ditët në vijim” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Rrjetet kriminale ishin përfshirë në pagesa, shpesh me para në dorë, afërsisht 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë. Hetimet për organizatat kriminale të lidhura u nisën në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Policia shqiptare.

PER ME SHUME LEXO EDHE: Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i Pojës”

Nga ana shqiptare, një OCG, e cila operonte nga Durrësi, ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali. Dy banda kriminale të drejtuara nga Italia kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia për bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce” – thotë njoftimi. 

“Kjo përfshinte përdorimin e përgjimeve, vëzhgimin intensiv me video, monitorimin e të dyshuarve dhe analizën e bisedave të koduara. Këto biseda u dekriptuan pas bashkëpunimit intensiv përmes Eurojust-it” – thotë njoftimi. /LAPSI.al

The post EUROJUST: Si u zbulua rrjeti i narkotrafikut me bazë në Durrës dhe Puglia appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “Ura”/ EUROJUST flet për rrjetin kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë: 5 milionë euro për…

21 May 2025 at 19:20

Operacioni i madh ‘Ura’ mori nën akuzë 52 persona, për të cilët u lëshuan urdhra-arresti nga Antimafia e Barit në bashkëpunim edhe me SPAK-un në Shqipëri,me përgjime të nisura që nga 2016 dhe hetime të intensifikuara në vitin 2020 ndaj 3 organizatave kriminale italiane dhe shqiptarë.

Për këtë aksion të bujshëm ka reaguar sot (21 maj) edhe EUROJUST me një njoftim zyrtar, ku jep detaje dhe rezultate.

Organizmi ligjzbatues zbulon se që nga viti 2018 ka pasur goditje të vazhdueshme në mes dy vendeve Itali-Shqipëri dhe në total janë 118 urdhra arresti lë lëshuar për të akuzuar dhe të arrestuar, shumë nga të cilët të dënuar deri në 20 vite burgim gjatë proceseve dhe të tjerët të goditur nga aksioni ditën e sotme.

Nga dekriptimi i bisedave në SKY ECC të gjurmuara që nga 2016 janë zbuluar pagesa cash për blerje droge deri në 5 mln euro.

Njoftimi i plotë i EUROJUST:

“Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të lidhura të krimit të organizuar (OCG) të përfshira në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave. Gjatë një dite aksioni të përbashkët, urdhër-arrestet u lëshuan kundër 52 të dyshuarve, duke përfshirë individë që besohet se ishin në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor (JIT).

Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa milionë euro, përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. Gjithashtu u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe sasi të kokainës dhe heroinës. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të bëhet në ditët në vijim.

Nuk ka asnjë vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre OCG-ve. Megjithatë, informacionet e marra nëpërmjet EPH-së tregojnë se rrjetet kriminale ishin përfshirë në pagesa, shpesh me para në dorë, afërsisht 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë.

Hetimet për organizatat kriminale të lidhura u nisën në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Policia shqiptare. Nga ana shqiptare, një OCG, e cila operonte nga Durrësi, ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali.

Dy banda kriminale të drejtuara nga Italia kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia për bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce.

Arrestimet në Itali dhe Shqipëri janë rezultat i një bashkëpunimi afatgjatë nëpërmjet EPH. Kjo përfshinte përdorimin e përgjimeve, vëzhgimin intensiv me video, monitorimin e të dyshuarve dhe analizën e bisedave të koduara. Këto biseda u dekriptuan pas bashkëpunimit intensiv përmes Eurojust-it.

Që nga viti 2020, Eurojust ka mbështetur autoritetet në Itali dhe Shqipëri me JIT. Gjithashtu, Agjencia ka ofruar asistencë në realizimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike gjatë ditës së veprimit dhe ka dhënë mbështetje gjyqësore ndërkufitare. Shqipëria është një nga dymbëdhjetë vendet jashtë Bashkimit Evropian me një prokuror ndërlidhës në Eurojust. Hetimet u koordinuan dhe u mbështetën gjithashtu nga zyra e ekspertit të përkushtuar të sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë.

Bashkëpunimi gjyqësor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është treguar tashmë efektiv vitet e fundit. Ndërmjet viteve 2018 dhe 2021, Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit lëshoi ​​dhe ekzekutoi 118 urdhër-arreste kundër trafikantëve të dyshuar të drogës që vepronin në të dy vendet. Për pasojë, të pandehur të ndryshëm u dënuan deri në 20 vjet burgim.

Operacioni i kësaj jave u krye me kërkesë dhe nga autoritetet e mëposhtme:

Itali: Prokuroria Publike Bari – Drejtoria e Qarkut Antimafia; Drejtoria e Hetimit Antimafia Bari, nen koordinimin e Drejtorise Kombetare Antimafia dhe Antiterrorizmit Rome, me mbeshtetjen e Zyres se Ekspertit te Sigurise prane Ambasades Italiane ne Tirane.

Shqipëri: Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Tiranës; Policia Shqiptare”.

 

 

The post Operacioni “Ura”/ EUROJUST flet për rrjetin kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë: 5 milionë euro për… appeared first on Sot News | Lajme.

MUZIKË – Pas 37 vitesh, gjendet busti i vjedhur i Jim Morrison

PARIS, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Busti i Jim Morrison, i vjedhur në vitin 1988 nga varrezat ”Père-Lachaise” në Paris, ku ndodhet varri i këngëtarit legjendar amerikan dhe një vend pelegrinazhi për shumë nga admiruesit e tij, u gjet rastësisht nga policia franceze.

Skulptura imponuese e vokalistit të ”The Doors”, krijuar nga artisti kroat Mladen Mikulin, u vodh nga një varrezë pariziane 37 vjet më parë dhe nuk ishte gjetur.

Sipas radios RTL, e cila e zbuloi e para lajmin, skulptura e krijuar nga Mikulin për 10-vjetorin e vdekjes së Jim Morrison, në vitin 1981, u gjet rastësisht gjatë një kontrolli nga zyra e prokurorit të Parisit në një rast mashtrimi.

Morrison vdiq në Paris, në korrik të vitit 1971.

Sipas versionit zyrtar, ai vdiq në një vaskë, në moshën 27-vjeçare, nga një atak kardiak.

Sipas gazetarit dhe shkrimtarit të specializuar, Sam Bernett, vdekja e parakohshme e artistit ishte për shkak të një mbidoze droge në klubin e  natës parizian “Rock’n’Roll Circus”./    /os/

 

The post MUZIKË – Pas 37 vitesh, gjendet busti i vjedhur i Jim Morrison appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani pritet në Hagë nga presidenti i EUROJUST, Michael Shmid

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani po zhvillon një vizitë zyrtare në Hagë.

Kreu i SPAK u prit nga Presidenti i EUROJUST, Michael Shmid në selinë e agjencisë në Hagë.

Ata diskutuan për rezultatet e arritura si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy agjencive të zbatimit të ligjit, SPAK dhe EUROJUST, bëri të ditur SPAK.

/j.p/r.e/

The post Dumani pritet në Hagë nga presidenti i EUROJUST, Michael Shmid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahen çmimet e Konkursit Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”, promovim Shqipërisë turistike

By: Kult Plus
24 April 2025 at 21:30

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit organizuan sot edicionin e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” rikthehet për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë dhe vjen si një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

Fotografë dhe videografë (profesionistë dhe amatorë) nga Shqipëria dhe 36 vende të botës sollën edhe këtë edicion, imazhe dhe filmime të mrekullueshme, që shpalosin Shqipërinë përmes bukurive të natyrës dhe të trashëgimisë kulturore e historike.

Në këtë edicion bie në sy pjesëmarrja nga vende të largëta dhe interesante, si Mauritius, Kolumbia, Uruguaj, Indonezia dhe të tjera.

Pjesëmarrësit në konkurs kanë ngarkuar 5504 materiale në website zyrtar të konkursit
www.wanderlustinalbania.al në kategoritë: Peizazhe; Foto panoramike; Monumente dhe Site arkeologjike; Folklor; Artizanati dhe Zejtaria; Agroturizëm dhe Kulinari; Eventet e aplikacionit TEA; Ekoturizmi dhe Turizmi sportiv; Arkitekturë; Foto-reportazh; Animacion.

Risi e këtij edicioni të Konkursit “Wanderlust in Albania” është kategoria CGI  (Computer Generated Imagery), duke integruar artin dixhital dhe animacionin në promovimin e turizmit shqiptar. Kjo është një mundësi e përkryer për artistët dhe krijuesit të përdorin teknologjinë dhe kreativitetin për të krijuar imazhe dhe animacione që mund të nxjerrin në pah bukuritë e Shqipërisë për të tërhequr turistë nga e gjithë bota.

Kategoria CGI ofron mundësi pafund për të krijuar vizuale me peizazhe natyrore, monumente historike, apo edhe pjesë të kulturës dhe traditave shqiptare, duke i dhënë një dimension modern dhe tërheqës.

Juria e konkursit përbëhet nga pesë profesionistë, shqiptarë dhe të huaj. Kryetar i jurisë është Albes Fusha, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit të Departamentit të Fotografisë në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku kontribuon në formimin e brezave të rinj të fotografëve shqiptarë.

Fituesit u nderuan për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në promovimin e Shqipërisë turistike me plot 40 çmime speciale.

Në këtë edicion janë ndarë çmime për 33 fitues për 11 kategori të cilët u shpallën “Kontribues të Promovimit të Turizmit të Shqipërisë”. Po ashtu 4 fitues u nderuan me titullin “Ambasadorë të Turizmit Shqiptar” dhe nga votimi online i publikut u përzgjodhën 3 fitues.

Nga totali i materialeve të paraqitura në konkurs, 800 fotografi dhe 100 video reels të përzgjedhura do t’i shtohen fondit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe do të përdoren në materialet promocionale të Shqipërisë turistike duke përfshirë revista, albume, fletë informuese, broshura si dhe spote publicitare.

Më poshtë renditen shtetet pjesëmarrëse në këtë edicion sipas numrit të pjesëmarrësve:

1. Kosovë 74
2. Austri 4
3. Francë 7
4. Gjermani 11
5. Zvicër 1
6. Irlandë 1
7. SHBA 11
8. Britani e Madhe 7
9. Slloveni 2
10. Sllovaki 1
11. Portugali 3
12. Poloni 4
13. Republika Çeke 5
14. Marok 1
15. Suedi 1
16. Kolumbi 1
17. Spanjë 1
18. Brazil 1
19. Hungari 1
20. Mauritius 1
21. Australi 1
22. Serbi 1
23. Holandë 5
24. Indonezi 2
25. Itali 5
26. Greqi 1
27. Izrael 2
28. Uruguaj 1
29. Mali i Zi 2
30. Bjellorusi 1
31. Maqedoni e Veriut 1
32. Turqi 2
33. Finlandë 1
34. Argjentinë 1
35. Bullgari 1
36. Kanada 1

/ KultPlus.com

Kumbaro: “Wanderlust in Albania”, pjesëmarrje rekord nga 32 shtete

1 April 2025 at 15:09

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Pak ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit në konkursin ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dha lajmin se pjesëmarrësit po tejkalojnë pritshmëritë.

“Konkursi ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” ka arritur një pjesëmarrje rekord nga 32 shtete. Nga Shqipëria dhe Kosova e deri në Australi, nga Brazili në Indonezi, dashamirësit e natyrës dhe aventurës po tregojnë me foto dhe video magjinë e Shqipërisë”, shkroi ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Fotografitë dhe videot mund të ngarkohen deri më datën 4 prill 2025, për t’u bërë pjesë e kësaj gare unike.

Ky është edicioni i dytë i “Wanderlust in Albania”, konkurs i bazuar në foto dhe video reels, të cilat përbëjnë një mundësi të shkëlqyer promovimi të bukurive të vendit tonë.

Në garë mund të marrin pjesë si fotografët profesionistë, ashtu edhe ata amatorë që kanë fiksuar imazhe të bukura të vendit tonë, gjatë dy viteve të fundit.

/r.e//a.f/

The post Kumbaro: “Wanderlust in Albania”, pjesëmarrje rekord nga 32 shtete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Publikohet trailer-i i “Rust”, filmit ku u vra kinematografja Halyna Hutchins

By: gaze tare
27 March 2025 at 12:46

Pas më shumë se tre vitesh nga tragjedia në xhirime, filmi i shumëpërfolur “Rust” më në fund do të dalë në treg. Traileri i parë i projektit u publikua së fundmi nga revista People, e cila konfirmoi se filmi do të shfaqet në kinema të zgjedhura dhe në platforma dixhitale më 2 maj.

I vendosur në vitet 1880, “Rust” ndjek historinë e një djali jetim (Patrick Scott McDermott) që dënohet me vdekje pasi vret aksidentalisht një fermer. Gjyshi i tij, Harland Rust, i luajtur nga Alec Baldwin, e ndihmon të arratiset nga burgu dhe e çon drejt Meksikës. Ata përndiqen nga Marshali i SHBA-ve, Wood Helm (Josh Hopkins) dhe një gjahtar i pamëshirshëm i quajtur Preacher (Travis Fimmel). Filmi drejtohet nga Joel Souza, i cili u plagos në të njëjtin incident që i mori jetën kinematografes Halyna Hutchins në tetor 2021.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë xhirimeve, kur një armë mbështetëse e përdorur nga Baldwin qëlloi një plumb të vërtetë, duke vrarë Hutchins dhe duke plagosur Souzën. Baldwin është shpallur i pafajshëm për vrasje nga pakujdesia, ndërsa armatuesja e filmit, Hannah Gutierrez-Reed, u dënua me 18 muaj burg në prill 2024.

“Rust” pati premierën e tij në nëntor 2024 në Festivalin e Filmit EnergaCamerimage në Poloni dhe tani është gati për audiencën globale.

The post Publikohet trailer-i i “Rust”, filmit ku u vra kinematografja Halyna Hutchins appeared first on iconstyle.al.

Rikthehet ‘Wanderlust in Albania’, konkursi ndërkombëtar që promovon Shqipërinë turistike

By: Kult Plus
19 March 2025 at 18:26

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dha një lajm të bukur për të gjithë fotografuesit e Shqipërisë turistike, nisjen e edicionit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”.

Konkursi bazohet në foto e video reels të cilat përbëjnë një mundësi të shkëlqyer promovimi të bukurive të vendit, por edhe të ndarjes me të tjerë të pasionit për fotografinë dhe mundësisë për të fituar çmime.

Në garë mund të marrin pjesë si fotografët profesionistë ashtu edhe ata amatorë që kanë fiksuar imazhe të bukura të vendit tonë, gjatë dy viteve të fundit. Konkursi është ndërkombëtar dhe ka 11 kategori, përfshirë risinë e këtij edicioni, kategorinë innovative të videove CGI.

Nga çdo kategori do të përzgjidhen 33 fotografitë apo reels-at më tërheqës.

Aplikimet për Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” do të jenë të hapura nga data 21 mars deri më 4 prill. Sfida e këtij edicioni do të jetë edhe më e madhe. Të gjithë fituesit do të jenë pjesë e një aktiviteti special i cili do të nderojë bukuritë më të veçanta të Shqipërisë përmes këndvështrimit të fotografuesve.

Mesazhi i fortë i të mbijetuarës së Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje

By: gaze tare
28 January 2025 at 11:24

Të mbijetuarit e Aushvicit përkujtuan 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes dhe shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë e më gjerë.

Kthimi te “muri i vdekjes” – ku u kryen shumë ekzekutime – mbetet një plagë ende e hapur për shumë të mbijetuar. Tova Friedman, një nga të mbijetuarat, kujtoi momentet e tmerrshme kur u nda nga babai i saj dhe u dërgua në kampin nazist të asgjësimit Auschwitz-Birkenau: “Na ngarkuan në vagona bagëtish, burrat veçmas dhe gratë veçmas. U mbajta fort pas dorës së nënës sime në atë vagon të errët, ndërsa britmat dhe lutjet e aq shumë grave të dëshpëruara depërtonin në shpirtin tim dhe më ndjekin edhe kësaj dite.”

Tova Friedman është një nga të mbijetuarat e Holokaustit dhe një nga folëset kryesore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nga forcat ruse. Me rastin e përkujtimit të kësaj dite, në Auschwitz ishin mbledhur jo vetëm të mbijetuar dhe të afërmit e tyre, por edhe shumë krerë shtetesh, mes tyre mbreti i Britanisë Karl III, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, si dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rritja e ksenofobisë – një shqetësim aktual

Të mbijetuarit shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë dhe më gjerë. Leon Weintraub, një mbijetues i Auschwitz-it, deklaroi: “Ndjej dhimbje të thellë kur shoh në shumë vende evropiane, por edhe në Poloni, që njerëzit dalin në marshime haptazi me uniforma dhe parrulla naziste.” Të mbijetuarit kujtuan përgjegjësinë që mbartin për të paralajmëruar: “Asokohe ishim viktima në një boshllëk moral,” tha Tova Friedman. “Por kemi të gjithë një detyrim: jo vetëm për ta kujtuar, gjë që është shumë, shumë e rëndësishme, por edhe për të paralajmëruar se urrejtja gjeneron vetëm më shumë urrejtje, vrasje dhe më shumë vrasje.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje që kujtesa për krimet dhe viktimat e nazizmit të mbetet gjallë. “Kujtesa nuk njeh përfundim dhe përgjegjësia gjithashtu nuk duhet të ketë një vijë përmbyllëse,” tha Steinmeier, pas vizitës së tij në memorialin Auschwitz-Birkenau. Steinmeier përmendi një rritje të sulmeve antisemitike në Gjermani, veçanërisht pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në vitin 2023 dhe luftës që pasoi në Gaza. “Asgjë nuk tregon më qartë se kujtesa nuk njeh fund dhe se përgjegjësia nuk duhet të ketë një përmbyllje,” theksoi ai.

Mbi një milion të vrarë

Kampi i përqendrimit në Auschwitz të Polonisë, ishte një nga kampet më famëkeqe të asgjësimit të Gjermanisë naziste. Midis viteve 1940 dhe 1945, u vranë rreth 1.1 milionë njerëz. Kampi u bë simbol i përndjekjes naziste ndaj hebrenjve. Më 27 janar 1945, të burgosurit e fundit, të cilët nuk u detyruan të merrnin pjesë në marshimet e vdekjes, u çliruan nga Ushtria e Kuqe Sovjetike.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në Gjermani, kjo ditë përkujtimore për viktimat e nazizmit ishte shpallur që në vitin 1996 nga presidenti i atëhershëm Roman Herzog dhe u caktua më 27 janar. Parlamenti gjerman e përkujton këtë ditë të mërkurën, më 29 janar 2025 me një ceremoni solemne. /DW

The post Mesazhi i fortë i të mbijetuarës së Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje appeared first on iconstyle.al.

80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore

27 January 2025 at 10:47

PRISHTINË, 27 janar/ATSH/ Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic, në prani të rreth pesëdhjetë të mbijetuarve dhe 54 delegacioneve ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi Aushvic, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

Kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau u bë simbol i gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste kundër 6 milionë hebrenjve evropianë, një milion prej të cilëve vdiqën midis 1940 dhe 1945, së bashku me më shumë se 100.000 jo-hebrenj.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar përsëritjen e tmerreve të tilla. /KosovaPress/

The post 80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌