Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival

13 August 2025 at 17:06


TIRANË, 13 gushtATSH/ Një mbrëmje klasike në Porto Palermo Festival. Qielli mbi Kalanë e Ali Pashës u mbush me tinguj që preknin shpirtin.

Dy prej emrave më të mëdhenj të skenës së muzikës klasike shqiptare, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka u bashkuan në një koncert, që ishte më shumë se një performancë, ishte një përjetim.

Serenata të ëmbla dhe perla të muzikës së kultivuar shqiptare u ndërthurën me sfondin magjik të detit dhe mureve shekullore të kalasë.

Çdo notë, çdo fjalë, çdo melodi dukej se ngjallej për të treguar histori dashurie, kujtimesh dhe ëndrrash të harruara.

1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vodhi 1400 € brenda automjetit të pushuesit në Porto Palermo, arrestohet “skifteri” nga Kosova

By: Ela
29 July 2025 at 15:06

Një 25-vjeçar nga Kosova u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur rreth 1400 euro nga automjeti i një pushuesi në plazhin e Porto Palermos. Policia ka sekuestruar shumën e vjedhur dhe automjetin e përdorur për kryerjen e vjedhjes. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një person […]

The post Vodhi 1400 € brenda automjetit të pushuesit në Porto Palermo, arrestohet “skifteri” nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Porto Palermo Festival nis me pastrimin e zonës dhe detit rreth kalasë

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Dita e parë e Porto Palermo Festival nisi përtej skenës, me një akt simbolik por shumë domethënës: pastrimin e zonës përreth kalasë dhe detit nga mbi 150 vullnetarë e zhytës të përkushtuar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja solli në rrjetet sociale momente nga ky aksion pastrimi, duke u shprehur se shembujt që zgjojnë ndërgjegjen kolektive dhe kujdesin për natyrën meritojnë vëmendje të veçantë.

“Pastrimi i detit dhe i zonës përreth nuk është vetëm një punë fizike, por një akt ndërgjegjësimi, një mesazh dashurie për natyrën dhe një premtim për të ardhmen”, u shpreh Gonxhja.

Edicioni i 5-të i Porto Palermo Festival sapo ka nisur dhe premton emocione dhe atmosferë për pjesëmarrësit dhe vizitorët.

Ky festival synon, jo vetëm të sjellë artistët më të mirë për të performuar në skenën e vet autentike, por edhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri.

The post Porto Palermo Festival nis me pastrimin e zonës dhe detit rreth kalasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dua Lipa “braktis” skenën për një gotë verë në Palermo, fansat të mahnitur nga thjeshtësia e saj

By: Kult Plus
23 July 2025 at 09:28

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është fotografuar së fundmi në një nga rrugicat karakteristike të Palermos, teksa shijonte disa ditë pushimi mes pjesëve të turneut të saj ndërkombëtar “Radical Optimism”.

Në një video të shpërndarë në rrjet, 29-vjeçarja shihet ulur thjesht në një trotuar nën diellin italian, me një gotë verë në dorë dhe një cigare, duke qeshur me të fejuarin e saj, aktorin britanik Callum Turner, 35 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.

Pamjet bënë bujë të menjëhershme në rrjetet sociale, me fansat që e përgëzuan Duan për natyrshmërinë dhe qetësinë që e karakterizon, ndryshe nga yjet e tjerë të nivelit të saj. “Thjesht është ulur në rrugë me verë në dorë… E adhuroj!”, shkroi një ndjekës në TikTok. Të tjerë komentuan: “Ka famën, pasurinë dhe suksesin por nuk duket aspak e përfshirë në botën e luksit bosh.”

Megjithatë, jo të gjithë ishin pozitivë. Disa përdorues shprehën kritika për pirjen e duhanit, duke u shqetësuar për ndikimin që kjo mund të ketë në zërin dhe karrierën e saj si këngëtare.

Kujtojmë se turneu “Radical Optimism”, që nisi në maj, e ka çuar këngëtaren në Australi dhe Britaninë e Madhe, ku së fundmi performoi në stadiumin Wembley. Turneu do të rifillojë në fillim të gushtit në Amerikën e Veriut dhe do të përfundojë më 5 dhjetor në Mexico City.

Në një intervistë për British Vogue, Dua Lipa konfirmoi fejesën me Callum Turner, duke shtuar se e sheh këtë kapitull si një hap të rëndësishëm drejt ndarjes së jetës me dikë që e quan “mikun më të mirë përgjithmonë”.

“Do të doja të kem fëmijë një ditë. Por gjithmonë mbetet pyetja: kur është koha e duhur? Mendoj se është një nga ato gjëra që do të ndodhin kur t’i vijë koha,” – u shpreh ajo./KultPlus.com/

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos

20 July 2025 at 17:30

Disa javë më parë JOQ denoncoi me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda. Duket se tashmë është zbuluar se kush është “truri” i gjithë këtij organizmi. Sipas raportimeve të fundit për JOQ, bëhet fjalë për Vojo […]

The post Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos appeared first on BoldNews.al.

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

By: KultPlus
14 July 2025 at 10:01

Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha në një postim në rrjetet sociale, që “Porto Palermo, pikëtakimi më i veçantë i pasurisë natyrore me trashëgiminë kulturore që zbukurohet edhe më shumë nga tingujt e spektaklit të dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së, shkruan atsh.Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

By: Kult Plus
13 July 2025 at 22:02

Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha në një postim në rrjetet sociale, që “Porto Palermo, pikëtakimi më i veçantë i pasurisë natyrore me trashëgiminë kulturore që zbukurohet edhe më shumë nga tingujt e spektaklit të dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha në një postim në rrjetet sociale, që “Porto Palermo, pikëtakimi më i veçantë i pasurisë natyrore me trashëgiminë kulturore që zbukurohet edhe më shumë nga tingujt e spektaklit të dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

/e.i//a.f/

The post Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Plazhi i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau disa foto nga plazhi i Porto Palermos, ku natyra e paprekur plotëson një ofertë të përkryer për të gjithë vizitorët, qofshin vendas apo të huaj.

Plazhi ka një pamje spektakolare, me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.

Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.

/m.q/j.p/

The post Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku Natyror i Porto Palermos tërheq vizitorë përmes historisë dhe artit

By: Kult Plus
8 July 2025 at 20:49

Parku Natyror i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.

Plazhet e kristalta dhe natyra e paprekur plotësojnë një ofertë të përkryer për të gjithë vizitorët, qofshin vendas apo të huaj. Shumë shpejt ky vend special, i cili është kthyer në një skenë të përkryer për evente kulturore dhe artistike, do të mikpresë edicionin e pestë të Porto Palermo Festival, ideuar nga violinisti i mirënjohur Olen Cesari.

Festivali sjell çdo vit artistë virtuozë si dhe vizitorë nga e gjithë bota, për të ndjekur festivalin e njëkohësisht për të zbuluar këtë vend duke ndjerë frymën e historisë në çdo cep, shkruan atsh.

Festivali zhvillohet në kalanë e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të 19-të, si dhuratë për gruan e tij, Vasiliqinë. Arkitektura e veçantë e kalasë tregon për mjeshtërinë e ndërtimit dhe inteligjencës strategjike. Nga kullat e larta dhe muret mbrojtëse syri sheh një horizont të pafund, ku deti dhe qielli bashkohen në një pamje mahnitëse./KultPlus.com

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

By: Ardit
29 June 2025 at 13:22

Një nga zonat më të veçanta dhe të pacenuara të bregdetit shqiptar, Gjiri i Fshehur në Porto Palermo, po përjeton një uzurpim të heshtur, por flagrant, të hapësirës publike. Aty ku për vite të tëra qytetarë të zakonshëm dhe turistë kanë shijuar natyrën, detin dhe paqen e këtij vendi të rrallë, sot i pret një […]

The post Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

23 June 2025 at 11:22

Vijon prej tre ditësh zjarri masiv që ka përfshirë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës, ku pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, flakët ende nuk janë izoluar. Sipas informacioneve të fundit, mësohet se era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të […]

The post Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në kodrat e Pilurit, rrezikohet edhe zona e Porto Palermos

By: user7
23 June 2025 at 11:28

Një zjarr masiv vijon të përfshijë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës dhe pavarësisht përpjekjeve nga toka dhe ajri, flakët nuk janë izoluar.

Sipas informacioneve, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të vatrave. Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur flakët larg zonave të banuara.

Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, drejtimi i zjarrit ka ndryshuar dhe po përparon në drejtim të Porto Palermos.

The post Zjarri në kodrat e Pilurit, rrezikohet edhe zona e Porto Palermos appeared first on Lapsi.al.

Rama ndan pamjet nga Kalaja e Porto Palermos: Një perlë e historisë mes detit kristal

14 June 2025 at 08:14

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kalaja e Porto Palermos. Rama shprehet se kjo kala është një perlë jo vetëm për nga historia, por edhe nga pamje që ofron, ndërsa bën thirrje që çdo vizitor ta zbulojë nga afër.

“MIRËMËNGJES dhe nga Kalaja e Porto Palermos, një perlë e historisë mes detit kristal, që fton çdo vizitor ta zbulojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur, videos së publikuar.

Të shtëna me armë në Palermo të Italisë, raportohet për dy të vdekur dhe tre të plagosur

27 April 2025 at 12:28

Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë kanë mbetur nga të shtënat që ndodhën mbrëmë në Monreale, në provincën e Palermos, pas një sherri banal sipas mediave vendase, përballë një picerie në qendër të qytetit.

Viktimat janë Salvatore Turdo, 23 vjeç dhe Massimo Pirozzo, 26 vjeç. Të plagosurit janë 26 vjeç, 33 dhe 16 vjeç, të gjithë në gjendje të rëndë. Autoritete kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë ndodhur në biznese për të zbuluar autorët dhe zbardhur ngjarjen.

Në momentin e ngjarjes, kanë qenë prezentë mbi 100 persona. Sipas informacioneve paraprake, dy grupe të rinjsh janë përplasur në shesh. Një nga autorët e sulmit, i armatosur me pistoletë, ka nisur të qëllojë.

The post Të shtëna me armë në Palermo të Italisë, raportohet për dy të vdekur dhe tre të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Përgjaket Palermo, dy të vrarë dhe tre të plagosur

By: armand
27 April 2025 at 11:01

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën gjatë natës në qendrën Piazza Duomo në Monreale në Palermo. Mediat italiane raportojnë se viktimat janë Massimo Pirozzo 25 vjeç dhe Salvatore Turdo 23 vjeç. Ndërsa të plagosurit janë të moshës 26, 33 dhe 16 vjeç. Të […]

The post Përgjaket Palermo, dy të vrarë dhe tre të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Parku Natyror i Porto Palermos, vlerë e çmuar natyrore dhe historike

By: Kult Plus
19 March 2025 at 09:00

Parku Natyror “Porto Palermo” përbën një vlerë të çmuar natyrore dhe historike.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau në rrjetet sociale pamje të kësaj zone mbresëlënëse bimësia e së cilës karakterizohet nga prezenca e Euphorbia dendroides, i cili përbën dhe një nga habitatet më të mirëmbrojtura të kësaj specieje në Shqipëri.

Porto Palermo është gjithashtu një habitat mjaft i rëndësishëm për specie të tjera me vlerë, siç janë Lithophylum byssoides dhe livadhet me Posidonia oceanica.

Parku Natyror “Porto Palermo” është shpallur me VKM  në vitin 2022, kategoria IV e zonave të mbrojtura. “Parku Natyror” i Gjirit të Porto-Palermos ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1 694.98 ha, nga e cila: 1 490.4 ha ose 87.93% janë sipërfaqe detare dhe 204.58 ha ose 12.07% janë sipërfaqe tokësore.

Zona e Porto Palermos – Llamanit, sidomos gjiret, janë një burim shumë i rëndësishëm për peshkimin dhe marinë-kulturën.

Livadhet me Posidonia formojnë lëndina nëndetare. Hapësira e pastër detare-bregdetare me vlera nënujore ende të paprishura, si prania e mbetjeve arkeologjike (amforat) të shekullit II para Krishtit, është fantastike për zhytësit. Në zonë janë edhe tri qendra të rritjes së peshkut (marinë-kulturë)./atsh/KultPlus.com

Parku Natyror i Porto Palermos, vlerë e çmuar natyrore dhe historike

19 March 2025 at 08:00

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Parku Natyror “Porto Palermo” përbën një vlerë të çmuar natyrore dhe historike.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau në rrjetet sociale pamje të kësaj zone mbresëlënëse bimësia e së cilës karakterizohet nga prezenca e Euphorbia dendroides, i cili përbën dhe një nga habitatet më të mirëmbrojtura të kësaj specieje në Shqipëri.

Porto Palermo është gjithashtu një habitat mjaft i rëndësishëm për specie të tjera me vlerë, siç janë Lithophylum byssoides dhe livadhet me Posidonia oceanica.

Parku Natyror “Porto Palermo” është shpallur me VKM  në vitin 2022, kategoria IV e zonave të mbrojtura. “Parku Natyror” i Gjirit të Porto-Palermos ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1 694.98 ha, nga e cila: 1 490.4 ha ose 87.93% janë sipërfaqe detare dhe 204.58 ha ose 12.07% janë sipërfaqe tokësore.

Zona e Porto Palermos – Llamanit, sidomos gjiret, janë një burim shumë i rëndësishëm për peshkimin dhe marinë-kulturën.

Livadhet me Posidonia formojnë lëndina nëndetare. Hapësira e pastër detare-bregdetare me vlera nënujore ende të paprishura, si prania e mbetjeve arkeologjike (amforat) të shekullit II para Krishtit, është fantastike për zhytësit. Në zonë janë edhe tri qendra të rritjes së peshkut (marinë-kulturë).

1 nga 3

The post Parku Natyror i Porto Palermos, vlerë e çmuar natyrore dhe historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi doganor i Ballkanit Perëndimor, element kyç për nxitjen e stabilitetit ekonomik

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Veprimi SEED+, në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe Drejtorinë Rajonale të Sicilisë, organizoi një seminar në Palermo për ekspertët e menaxhimit të rrezikut doganor të CEFTA-s.

Seminari u fokusua në finalizimin e Strategjisë së Menaxhimit të Rrezikut Doganor të CEFTA-s për periudhën 2025-2028, duke integruar praktikat më të mira në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

Theksi u vendos në shfrytëzimin e teknologjisë për të rritur efikasitetin dhe sigurinë në lehtësimin e tregtisë, ndërkohë që administratat doganore të CEFTA-s harmonizohen me standardet e BE-së dhe avancojnë integrimin e CEFTA-s me Bashkimin Evropian.

“Menaxhimi i rrezikut doganor luan një rol thelbësor në lehtësimin e tregtisë. Misioni ynë është të sigurojmë që, me burimet dhe mjetet në dispozicion, të mbështesim administratat doganore në rritjen e sigurisë, përmirësimin e efikasitetit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme, duke minimizuar rreziqet. Së bashku, mund të vlerësojmë më mirë sfidat dhe, më e rëndësishmja, të kuptojmë se si t’i adresojmë ato. Ky është pikërisht qëllimi i Strategjisë që po zhvillojmë”, deklaroi Danijela Gacevic, drejtoreshë në Detyrë e Sekretariatit të CEFTA-s.

“Integrimi doganor i Ballkanit Perëndimor është një element kyç për të nxitur stabilitetin dhe përparimin ekonomik”, deklaroi drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ministri Plenipotenciar Andrea Mazzella, duke theksuar se ADM është e përkushtuar të koordinojë këtë proces.

Si pjesë e programit, pjesëmarrësit vizituan Zyrën Doganore të Palermos, ku panë nga afër përdorimin praktik të pajisjeve skaner dhe laboratorin kimik të operuar nga ADM, duke marrë njohuri të vlefshme mbi teknikat e avancuara të kontrollit doganor dhe inspektimet e bazuara në rrezik.

/r.e/a.f/

The post Integrimi doganor i Ballkanit Perëndimor, element kyç për nxitjen e stabilitetit ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Corleone, qendra e botës për heroinën/ Dëshmitë në Real Story: Droga, biznesi që ndryshoi mafian

30 January 2025 at 20:45

Pas arrestimit të Toto Riina, nis një fazë tranzicioni dhe paqe e mafias, e njohur ndryshe si Pax Mafiosa. Ndalon vrasja e zyrtarëve dhe policëve, si dhe e të penduarve dhe familjarëve të tyre. Por në fund të viteve 90 Cosa Nostra ishte tashmë e dobësuar dhe përballë konkurrencës në rritje të organizatës kalabreze Ndragheta.

Në 2006 kalabrezët kontrollonin gati 80 për qind të tregut të kokainës së importuar në Europë.

Provenzano arrestohet në 2006, pas 43 vjetësh në arrati. Pasuesi i tij Matteo Messina Dennaro, arrestohet në 2023. Po mafia a vdiq vallë?

Gjatë udhëtimit në Corleone, gazetari Sokol Balla shoqërohet nga shtetas Sicilian, ‘Toto’, që siç thotë ka njohje me qarqet mafioze, por nuk është përzierë me ta.

Në kushte anonimiteti ai pranon të flasë në “Real Story” për mafien dhe transformimin e saj sot.

Sokol Balla: Tani ne këtu jemi në Catania, Catania është një nga qytetet kryesore të Sicilisë bashkë me sigurisht ka Palermon, me Mesinën, Taorminën. Nëse disa janë pika turistike, ndërsa Palermo është qyteti administrative, Catania mbetet vendi kryesor ku mafia pavarësisht se është transformuar ka ndryshuar biznes, ka ndryshuar interesat e saj, këtu ka le të themi zonën ku rekruton ushtarët e saj.

Në fund, mafia mbetet një organizatë, e cila pavarësisht se ka ndryshuar qëllimet, ka ndryshuar natyrën e biznesit, në fund ajo e bazon gjithçka, zgjidhjen e problemeve, te dhuna. Dhe ne tani do shkojmë te lagjet, ato që quhen shtëpitë popullore, shtëpitë e varfra të Catanias, aty ku mafia rekruton ushtarët e saj të dhunës.

Toto: Mafia ende vijon, por me mënyra të ndryshme. Në këtë qytet ne kemi një sistem social shumë të komplikuar. Ka një klasë të vogël të mesme, shumë njerëz të pasur, gjeneratë të re dhe pastaj janë njerëzit e varfër që riprodhojnë të njëjtat lagje. Kjo është pikërisht ajo çka krimi i organizuar kërkon kur kërkon për ushtarë të rinj dhe gjithmonë i gjen ata, sepse nga fëmijëria fëmijët shohin njerëzit e pasur dhe duan të bëhen si ata.

Sokol Balla: Dhe duan të bëhen të pasur shpejt.

Toto: Po, duan të bëhen të pasur shpejt. Tani është më e lehtë të gjesh ‘ushtarë të rinj’. Ju mund të shihni fëmijë të vegjël në rrugë, në disa lagje që shesin drogë, grabisin, apo që adaptojnë një mënyrë jetese kriminale

Sokol Balla: Cili është biznesi kryesor i mafias

Toto:  Corleona u bë e famshme, sepse hoqi rregullat në tregtinë e drogës dhe u bë qendra e botës për heroinën. Kështu që të gjitha paratë që financonin, gjërat e tmerrshme që ata bënin, shpërthimet me bomba, vrasjet financoheshin të gjitha nga paratë e heroinës. Në Amerikë, mafia nisi të shesë drogë shumë më vonë se në Siçili, më mirë të themi ne Korleone. Korlonezët vranë të gjithë bosët e mafias që dilnin kundër tyre. Ata nisën të predominojnë familjet në zonën e Siçilisë. Tani është më thjeshtë për t’u bërë i pasur, sepse mund blesh kokainë me kile nga Kolumbia me 2 mijë euro dhe ta shesësh këtu me 44 mijë euro. Dhe me një kilogram ato bëjnë tre dhe është gjëja më e thjeshtë për të bërë para. Pra është mënyra më e lehtë, më e thjeshtë për të bërë para, por është gjithashtu edhe shumë e rrezikshme. Sepse nëse ti po shet le të themi një kilogram në muaj në lagjen tënde dhe unë të shoh ty që po bën para dhe unë nuk po bëj është shumë e thjeshtë që të unë organizoj njerëzit dhe të të vras ty që të marr biznesin tënd. Dhe ti e sheh se ata po pasurohen shpejt, sepse ata nisin të bëjnë një jetë luksoze, makina, orë, syze të shtrenjta.

Sokol Balla: Pra, zakonet nuk kanë ndryshuar, por mënyra po ka ndryshuar

Toto: Po, mënyra si ato bëjnë para, gjëja që kanë ndryshuar janë principet. Më parë, mafia ishte shumë më e varfër, mafia lindi si një fenomen social për të mbrojtur njerëzit e varfër nga le të themi djemtë e këqinj, të pasur, ‘të pasurit e këqinj’. Por më pas droga erdhi disa qindra vjet më pas dhe ndryshoi gjithçka. Dhe këtu mafia ndryshoi dhe u bë si të thuash një korporatë biznesi, e cila ishte e interesuar vetëm që të bënte para, dhe të fuqizohej në lagje apo qytete të caktuara. Kështu është e gjitha fuqi dhe biznes i keq.

❌
❌