❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

 

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

The post E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Papa Leo XIV paralajmĂ«ron se civilĂ«t nĂ« Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunĂ«s

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e djeshme, Papa Leo XIV, ka lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r pĂ«r krizĂ«n humanitare “jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«â€ nĂ« Gaza , duke thĂ«nĂ« se popullsia civile po “shtypet nga uria” dhe vazhdon tĂ« pĂ«rballet me “dhunĂ« dhe vdekje” mes sulmeve dhe rrethimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« Izraelit.

“Po e ndjek me shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« situatĂ«n jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ« humanitare nĂ« Gaza, ku popullsia civile po shtypet nga uria dhe vazhdon tĂ« jetĂ« e ekspozuar ndaj dhunĂ«s dhe vdekjes”, tha Papa gjatĂ« lutjes sĂ« tij javore Angelus, raportoi Vatican News.

Komentet e tij vijnë pas zemërimit global në rritje për kushtet katastrofike në enklavën e rrethuar, ku agjencitë e ndihmës raportojnë zhvendosje masive, uri dhe rritje të vdekshmërisë foshnjore për shkak të kufizimeve disamujore izraelite në ushqim, ilaçe dhe akses humanitar.

Leo pĂ«rsĂ«riti thirrjen e tij urgjente pĂ«r njĂ« armĂ«pushim, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r lirimin e tĂ« gjithĂ« pengjeve dhe akses tĂ« papenguar pĂ«r ndihmĂ« humanitare, duke theksuar se çdo person “ka njĂ« dinjitet tĂ« brendshĂ«m tĂ« dhuruar nga vetĂ« Zoti”.

Ai u bĂ«ri thirrje udhĂ«heqĂ«sve politikĂ« dhe tĂ« gjitha palĂ«ve nĂ« konflikt qĂ« ta “njohin kĂ«tĂ« dinjitet” dhe “tĂ« ndĂ«rpresin tĂ« gjitha veprimet qĂ« e shkelin atĂ«â€.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë gati 60,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu, me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

The post Papa Leo XIV paralajmĂ«ron se civilĂ«t nĂ« Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunĂ«s appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Korrik 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu, me intensitet të ulët kryesisht në Veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore, priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ«.

The post Parashikimi i motit 28 Korrik 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash appeared first on Albeu.com.

Konflikti i shĂ«mtuar fizik nĂ« VlorĂ«/ Rama: Sapo tĂ« dalĂ« nga spitali, tĂ« pĂ«rjashtohet pa kthim efektivi i policisĂ« qĂ« u pĂ«rfshi, t’i dorĂ«zohet drejtĂ«sisĂ«

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi policie.

MenjĂ«herĂ« pas kĂ«saj ngjarje, efektivi u pezullua nga detyra, por Rama ka shkuar mĂ« tej, teksa kĂ«rkon pĂ«rjashtimin pĂ«rgjithmonĂ« nga radhĂ«t e policisĂ«, madje t’i dorĂ«zohet organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Postimi i Ramës:

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

NdĂ«rkohĂ« nĂ« pakon e masave tĂ« reja tĂ« reformĂ«s sĂ« kontrollit tĂ« territorit, janĂ« pĂ«rshirĂ« edhe rritje tĂ« peshĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« para ligjit tĂ« tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sve tĂ« shtetit qĂ« operojnĂ« nĂ« kontakt mĂ« komunitetet e me qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«ve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjĂ« natyre qĂ« cĂ«nojnĂ« komunitetin apo qytetarin, qoftĂ« gjatĂ« orĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit qoftĂ« jashtĂ« orĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit.

*Shembull: Çdo punonjĂ«s i shtetit qĂ« zotĂ«ron njĂ« ngrehinĂ« pa leje pĂ«r qĂ«llim fitimi apo qĂ« shfrytĂ«zon njĂ« hapĂ«sirĂ« publike pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« fitim (pĂ«rveç ndĂ«shkimeve tĂ« njĂ«jta pĂ«r tĂ« gjithĂ«) do tĂ« ndiqet penalisht dhe do tĂ« pĂ«rjashtohet nga detyra pa tĂ« drejtĂ« kthimi nĂ« njĂ« punĂ« nĂ« sektorin shtetĂ«ror pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m vitesh.

The post Konflikti i shĂ«mtuar fizik nĂ« VlorĂ«/ Rama: Sapo tĂ« dalĂ« nga spitali, tĂ« pĂ«rjashtohet pa kthim efektivi i policisĂ« qĂ« u pĂ«rfshi, t’i dorĂ«zohet drejtĂ«sisĂ« appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, vijon të monitorojë situatën e aksionit të lirimit të hapësirave publike, sidomos në qytetin e Tiranës.

Përmes fotove të fundit të postuara në rrjetet sociale, Rama tregon se si ishte një ambient dhe se si u lirua pas urdhërit të fundit për lirimin vetë të hapësirave, në të kundërt ndërhyhet nga organet përkatëse

Postimi i Ramës:

VAZHDOJMË

Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj shpĂ«rthen keq ndaj Endri Shabanit: MĂ« kishin paralajmĂ«ruar pĂ«r ty, mĂ« preve nĂ« besë 

✇Albeu
By: V K

Kryetari i lĂ«vizjes ‘ShqipĂ«ria BĂ«het’, Adriatik Lapaj, ka komentuar sĂ«rish pĂ«rplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkĂ«punĂ«torin Endri Shabani.

Lapaj tha se pĂ«rfshirja nĂ« zgjedhje ishte njĂ« “kontratĂ« morale” me qytetarĂ«t dhe njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« sjellĂ« ndryshim pĂ«rmes besimit dhe institucioneve, jo pĂ«rmes pĂ«rplasjes dhe presionit.

“Ne ishim duke bĂ«rĂ« njĂ« kontratĂ« morale me shoqĂ«rinĂ«. Shkuam nĂ« kĂ«tĂ« lloj besimi. NĂ«se do mĂ« gjykoni pĂ«r besimin, jam i hapur t’i marr tĂ« gjitha kostot. Por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« shikohet se çfarĂ« ka ndodhur”, u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se mosmarrĂ«veshjet qĂ« dolĂ«n pas procesit zgjedhor janĂ« pjesĂ« e njĂ« ushtrimi demokratik, ku palĂ«t ndonjĂ«herĂ« nuk bien dakord, por sipas tij, rruga pĂ«r zgjidhje nuk ishte asnjĂ«herĂ« pĂ«rmes “institucioneve paraligjore”.

“Ne nuk shkuam nĂ« institucione paraligjore pĂ«r t’i zgjidhur mosmarrĂ«veshjet pĂ«rmes forcĂ«s. Shkuam nĂ« institucione ligjore, si KQZ dhe KAS”, tha ai.

Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.

“Nuk e mendoja kurrĂ« qĂ« dikush mund t’i bĂ«nte njĂ« akt kamikaz rrugĂ«timit politik tĂ« ndryshimit nĂ« ShqipĂ«ri”, tha mĂ« tej Lapaj.

Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.

Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.

“I kam kĂ«rkuar Shabanit, nĂ« prani tĂ« zotit Soko, qĂ« tĂ« linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytĂ« mĂ« i votuar i ‘ShqipĂ«ria BĂ«het’”, tha Lapaj nĂ« A2CNN.

Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë.

Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale

The post Adriatik Lapaj shpĂ«rthen keq ndaj Endri Shabanit: MĂ« kishin paralajmĂ«ruar pĂ«r ty, mĂ« preve nĂ« besë  appeared first on Albeu.com.

Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë

✇Albeu
By: V K

KĂ«ngĂ«tari Kevin Edmond,ishte i ftuar nĂ« “Weekend” ku foli pĂ«r relacionin e tij me AnĂ«n dhe eksperiencĂ«n ne “Big Brother Vip Kosova”.

Ai tha se me Anën është shumë i lumtur, madje nuk po shkon as në klube të natës dhe e ka lënë edhe alkoolin.

Kevin tha se tash është fokusuar në lidhjen e tij dhe në muzikë.

“Jemi shumĂ« tĂ« lumtur, jemi tu punu shumĂ«. Sidomos Ana, unĂ« jam me muzikĂ«. Nuk du me pĂ«rzi shumĂ« si influence, jam kĂ«ngĂ«tar”, tha Kevin.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë dhe përmendi se mund të ketë fejeës me Anën.

The post Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë appeared first on Albeu.com.

U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, ka liruar menjëherë një pr4ej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Lloshi, i cili u ndalua gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.

Ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje botën e krimit, madje nuk është larguar asnjëherë jashtë vendit.

Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotove, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për:

Artur Hoxhosmani

Klevis Hoxhosmani

Ermir Ndrejaj

Erjon Alibej

Plarent Dervishaj

The post U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri

✇Albeu
By: V K

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend.

Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve në vend, me tradita në zhvillimin e bregtorisë.

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, numri i lopëve në vend arriti në 224 mijë krerë nga 232 mijë në vitin 2023, me rënie 3,5%.

Rënia e numrit të lopëve është shënuar për qarqet, si: Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan.

Berati është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të numrit të lopëve në nivel kombëtar. Numri i lopëve ka rënë nga 11,2 mijë në 9,1 mijë, një tkurrje prej rreth 18,2%. Kjo tregon një tendencë të fortë në tkurrjen e blegtorisë në këtë zonë.

Korça, një nga qarqet më të njohura për blegtorinë, ka pësuar ulje të ndjeshme prej 15,8%. Nga 27,3 mijë lopë në vitin 2023, numri i tyre ka rënë në 23 mijë në 2024.

Edhe pse një nga qarqet me numër të lartë lopësh, Shkodra ka shënuar një ulje prej 13,7% nga 23,8 mijë krerë në 2023, në rreth 21 mijë krerë lopë për 2024.

Gjirokastra gjithashtu ka pësuar rënie të numrit të lopëve prej 6,3%, nga 9,2 mijë në 8,7 mijë lopë. Edhe për Qarkun e Elbasani, numri i lopëve ka pësuar një rënie prej 5,8%, ku nga 18,4 mijë krerë që ishin në 2023, numri i tyre për 2024 arriti në 17,3 mijë lopë.

 

 

Rënie nëpër qarqe është shënuar edhe te numri i deleve. Qarku me rënien më të madhe është Berati, ku numri i deleve ka rënë nga 62 mijë në 51,3 mijë, që përkthehet në një ulje prej rreth 17,2%. Korça gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme, nga rreth 140 mijë krerë në 126 mijë, apo 10% më pak.

Vlora ka pësuar rënie prej rreth 4,7% nga rreth 283 mijë krerë në 270 mijë. Qarqet e Dibrës dhe Durrësit kanë pësuar ulje të vogla, përkatësisht rreth 2,3% dhe 5,2%. Elbasani ka pasur rënie prej 4,6%. Kukësi ka rënë me rreth 2%.

Në anën tjetër, disa qarqe kanë pasur rritje të lehtë të numrit të deleve, si: Fieri me një rritje prej 1,1%. Gjirokastra pothuajse e pandryshuar. Lezha, Shkodra dhe Tirana kanë shënuar rritje të vogla nga 2-5%.

 

 

Po ashtu, në vitin 2024, numri i dhive ka pësuar ndryshime në qarqe të ndryshme. Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Tiranë kanë shënuar rënie në numrin e dhive, me rënien më të madhe në Berat prej rreth 19,7%.

Gjirokastra është e qëndrueshme me një ndryshim minimal, ndërsa Shkodra dhe Vlora kanë regjistruar rritje të dukshme përkatësisht 19% dhe 11,3%.

Grumbullimi i qumështit ndjek tendencën rënëse të bagëtive

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe gjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive, veçanërisht për fermat e vogla.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonësh nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023.

Krahasuar me 2023, sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështit të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

 

 

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkoi për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe 0,5% qumësht i skremuar.

Përpunuesit e qumështit në vend raportojnë rënie të ndjeshme të sasisë së qumështit të grumbulluar, e ndikuar drejtpërdrejt nga mbyllja progresive e fermave të vogla me 4, 5 apo 10 krerë bagëti.

Sipas tyre, ky trend ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë.

Së pari, emigracionit masiv në zonat rurale, që ka boshatisur familjet dhe ka lënë fermat pa trashëgimtarë aktivë.

Së dyti, kostove të papërballueshme të fuqisë punëtore, sidomos për punët në stallë, ku mungesa e të rinjve e ka bërë të domosdoshme punësimin e stafit të paguar.

“ShumĂ« prej drejtuesve tĂ« fermave tĂ« vogla janĂ« tĂ« moshuar dhe nuk mund t’i pĂ«rballojnĂ« mĂ« punĂ«t e pĂ«rditshme tĂ« fermĂ«s. Ata janĂ« tĂ« detyruar tĂ« punĂ«sojnĂ« tĂ« rinj, por aktualisht njĂ« punĂ«tor stalle kushton nga 800 deri nĂ« 1,000 euro nĂ« muaj.

Kjo kosto Ă«shtĂ« e papĂ«rballueshme pĂ«r fermat me pak krerĂ«â€, – pohon njĂ« nga drejtuesit e fabrikave tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« qumĂ«shtit nĂ« vend.

Kjo situatë po krijon një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu, për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar jashtë po përdoret, kryesisht në sezonin e verës, si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 milionë litra qumësht. Kjo ishte sasia më e lartë e qumështit të importuar prej 2016-s. Në janar-prill 2025 u importuan 5,1 milionë litra qumësht.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet janë ulur 15,4%./ Monitor.al

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Qarkullonte me armë, arrestohet 39-vjeçari që dyshohet se do kryente një akt kriminal (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Dajç, duke vënë në pranga një 39-vjeçar, i identifikuar si Arben leka, që qarkullonte i armatosur me një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Sipas njoftimit zyrtar të policise Lezhe, autoritetet nderhynë menjëherë pas marrjes së një informacioni se një shtetas po lëvizte me motomjet pa targa dhe i armatosur, me qëllim kryerjen e një akti kriminal të mundshëm, për shkak të një konflikti të mëparshëm.

Efektivët lokalizuan motomjetin dhe neutralizuan drejtuesin e tij, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja. Gjatë kontrollit, në motomjet u gjet një armë zjarri automatike me fishek në fole (gati për qitje), një sasi municioni luftarak si dhe vetë motomjeti pa targa.

Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari që qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe motomjeti me të cilin qarkullonte i arrestuari.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ«, pas marrjes sĂ« njĂ« informacioni nĂ« rrugĂ« operative, se njĂ« shtetas i armatosur po lĂ«vizte me motomjet nĂ« fshatin Dajç, me qĂ«llim kryerjen e njĂ« ngjarjeje kriminale pĂ«r shkak tĂ« njĂ« konflikti tĂ« mĂ«parshĂ«m, organizuan punĂ«n dhe ndĂ«rhynĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r neutralizimin e situatĂ«s.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi tĂ« largohej, por u neutralizua me profesionalizĂ«m nga efektivĂ«t e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale, u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues nĂ« LezhĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Qarkullonte me armë, arrestohet 39-vjeçari që dyshohet se do kryente një akt kriminal (EMRI) appeared first on Albeu.com.

IndianĂ«t dhe filipinasit “zaptojnĂ«â€ vendet e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri

✇Albeu
By: V K

Punonjësit nga India, kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre, për të siguruar të ardhura më të mira.

Teksa i gjejmë në krye të detyrës, aty ku si ditët e tjera po vijojnë të njëjtën rutinë, punonjësit nga India tregojnë se mikpritja në Shqipëri ka qenë shumë e mirë, përfshirë edhe kushtet që i ofrohen në vendet e punës.

“NjerĂ«zit janĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ«. UnĂ« vij nga India. Kam njĂ« vit kĂ«tu dhe mĂ« kanĂ« ndihmuar pĂ«r tĂ« gjetur punĂ«. Kisha vĂ«shtirĂ«si pĂ«r gjuhĂ«n, ende nuk flas shqip, por mĂ« kanĂ« ndihmuar nĂ« ditĂ«t e para qĂ« erdha kĂ«tu. Jam i kĂ«naqur. Paga qĂ« merrja nĂ« Indi nuk mĂ« mjaftonte prandaj vendosa tĂ« vij e tĂ« punoj nĂ« ShqipĂ«ri. ParatĂ« mund ti sigurojmĂ«, me to mund tĂ« jetojmĂ« kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri”, u shpreh punonjĂ«si nga India.

“Kam dy vite kĂ«tu. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vend i mirĂ« nĂ« EuropĂ« ku mund tĂ« punoj dhe tĂ« fitoj para. Nuk kam mĂ«suar ende gjuhĂ«n. Por jam pĂ«rshtatur. Do tĂ« doja tĂ« vazhdoja tĂ« punoja dhe jetoja kĂ«tu”, tha njĂ« tjetĂ«r punonjĂ«s nga India.

Me një shqipe, të cilën e flet me vështirësi, punonjësi i ardhur nga Filipinet në Shqipëri vendosi të tregojë për jetën e tij në gjuhën e vendit që ka zgjedhur, të nisë një jetë të re së bashku me familjen.

Ardhja e tyre në Shqipëri nuk është një rastësi, pasi ky biznes të kontaktojë me agjenci, duke i paraqitur kërkesat. Më pas ka ardhur grupi i punonjësve të huaj, të cilët përveçse punës dhe pagës, iu është ofruar edhe akomodimi.

The post IndianĂ«t dhe filipinasit “zaptojnĂ«â€ vendet e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Albeu.com.

Po rrezikohet siguria e pasagjerĂ«ve/ PunonjĂ«sit e “Air Albania” letĂ«r RamĂ«s: Duam pagat

✇Albeu
By: V K

Duket se kriza ekonomike qĂ« ka mbĂ«thyer kompaninĂ« ajrore “Air Albania”, ka bĂ«rĂ« qĂ« disa punonjĂ« t’i drejtohen me njĂ« deklaratĂ« publike kryeministrit Edi Rama, zĂ«vendĂ«skryeministres Belinda Balluku, si dhe institucioneve tĂ« tjera shtetĂ«rore, lidhur me njĂ« situatĂ« tĂ« rĂ«nduar nĂ« kompaninĂ« ku janĂ« tĂ« punĂ«suar.

Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

“Siguria e pasagjerĂ«ve dhe e vetĂ« punonjĂ«sve Ă«shtĂ« cenuar rĂ«ndĂ«. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit pĂ«r standardet operacionale kanĂ« krijuar kushte qĂ« rrezikojnĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Punonjësit i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve shqiptaretë hetohet ngjarja, të kryehet shlyerja e pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual, të rikthehen në punë të larguarit në mënyrë të padrejtë (pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine) dhe gjithashtu të garantohet siguria dhe dinjiteti në punë për stafin ajror.

Në deklaratë është paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes urgjente nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

LETRA E PLOTË:

Drejtuar:

– Kryeministrit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Z Edi Rama

– ZĂ«vendĂ«skryeministrit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Znj Belinda Balluku

– Ministrit tĂ« EkonomisĂ« Z Petrit Malaj

– DrejtorisĂ« sĂ« Aviacionit Civil

– Organeve tĂ« Shtypit dhe Medias

Subjekti: Denoncim për shkelje të rënda ligjore dhe cenim të sigurisë në kompanin ajrore Air Albania në Shqipëri

Ne, njĂ« grup punonjĂ«sish tĂ« njĂ« prej kompanis ajrore Air ALBANIA qĂ« operon nĂ« ShqipĂ«ri, ndjejmĂ« detyrimin moral dhe ligjor t’i drejtohemi publikut dhe institucioneve pĂ«r tĂ« denoncuar njĂ« situatĂ« alarmante tĂ« krijuar pas emĂ«rimit tĂ« CEO-sĂ« sĂ« ri Turk. Per shkelje te vazhdueshme dhe te qellimshme te Kodit te Punes dhe te Kodit ajror te Republikes se Shqiperise.

Prej më shumë se 11 muajsh, sigurimet tona shoqërore nuk janë paguar, megjithëse kontributet mbahen nga pagat. Gjithashtu, vonesa ne paga te vazhdueshme, shumë prej nesh nuk kemi marrë 2 deri në 3 rroga mujore.

Gjatë kësaj periudhe, me arsyen e gjoja riorganizimit te kompanise janë shtuar largimet e padrejta nga puna, presioni psikologjik, dhe praktikat abuzive për të detyruar punonjësit të largohen vetë nga vendi i punës. Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, presionit të vazhdueshëm dhe mosrespektimit të standardeve operacionale, janë krijuar kushte që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kërkojmë menjëherë:

– Verifikim dhe ndĂ«rhyrje nga institucionet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r shkeljet nĂ« pagesa, sigurime dhe largime nga puna.

– Inspektim urgjent tĂ« pavarur nga Drejtoria e Aviacionit Civil pĂ«r situatĂ«n e sigurisĂ« teknike dhe operacionale.

– Mbrojtje ligjore pĂ«r punonjĂ«sit qĂ« janĂ« viktima tĂ« kĂ«tyre praktikave tĂ« paligjshme.

– Hetim pĂ«r abuzimet dhe pĂ«rgjegjĂ«sit.

Bashkëngjitur, publikojmë një listë me emrat dhe pozicionet e punonjësve të larguar padrejtësisht ose që janë detyruar të japin dorëheqjen si pasojë e stresit dhe presionit të ushtruar nga drejtuesit e rinj të kompanisë. Disa prej nesh kanë nisur procese gjyqësore që mund të zgjasin me vite, duke pritur drejtësinë ndërkohë që të drejtat tona elementare janë shkelur çdo ditë.

Lista e punonjesve drejtuar gjykates se Tiranes eshte e gjate.

Lista e punonjësve të prekur

Të prekurit përfshijnë punonjës me inicialet: G.F. Në total, 7 pilotë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë larguar ose pushuar nga puna, me paga të papaguara.

Lista e punonjësve të larguar padrejtësisht:

1. G.F. – Drejtor i Trajnimeve – Pushuar pa arsye

2. B.N. – Menaxher i Ekuipazheve tĂ« KabinĂ«s – Pushuar pa arsye

3. K.Y. – Menaxher i Planeve dhe Orarit tĂ« Ekuipazheve – Pushuar pa arsye

4. E.R. Menaxher i Operacioneve TokĂ«sore – Pushuar pa arsye

5. M.Sh. Menaxher Komercial – Larguar pa arsye

6. A.S. Shef i Kontrollit Teknik dhe Mekanik tĂ« AvionĂ«ve – Pushuar pa arsye

7. E.I. – Drejtor i SigurisĂ« nĂ« Operim – Larguar pa arsye

8. A.N. – Pilot – Rroga tĂ« papaguara

9. G.F. Pilot – Pushuar pa arsye

10. S.B. – Ekuipazh Kabine – Detyruar tĂ« largohet

11. K.F. Pushuar pa arsye

12. M.P. – Departamenti i OrarĂ«ve – I larguar pa marrĂ« rrogat

13. T.S. Pilot – I larguar, rroga tĂ« papaguara

14. S.K. – Ekuipazh Kabine – I larguar pĂ«r shkak tĂ« mospagesĂ«s sĂ« rrogave

15. F.A. – Pilot – Pushuar pa arsye, me rroga tĂ« papaguara

16. A.B. – Shef Kabine – I detyruar tĂ« largohet pĂ«r shkak tĂ« mospagesĂ«s sĂ« rrogĂ«s

17. E.B. – Ekuipazh Kabine – I detyruar tĂ« largohet pĂ«r shkak tĂ« mospagesĂ«s sĂ« rrogĂ«s

Këta janë vetëm një pjesë e pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës që janë pushuar ose larguar, dhe rrogat e tyre nuk janë paguar.

Edhe punonjësit aktualë aktiv kanë rroga të pamarra dhe përballen çdo ditë me presion nga CEO turk, i ardhur prej gati një viti në krye të kompanisë.

Në përfundim, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë Turkish Airlines si aksioner, të ndërhyjnë menjëherë për:

– Hetimin e plotĂ« tĂ« shkeljeve tĂ« denoncuara;

– PagesĂ«n e menjĂ«hershme tĂ« pagave dhe sigurimeve shoqĂ«rore pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit aktualĂ« dhe tĂ« larguar;

– Rikthimin nĂ« punĂ« tĂ« atyre qĂ« janĂ« pushuar padrejtĂ«sisht;

– Garantimin e kushteve tĂ« sigurisĂ« dhe dinjitetit nĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« stafin ajror dhe tokĂ«sor.

Presim reagim tĂ« shpejtĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rshkallĂ«zimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« kĂ«saj situate shqetĂ«suese. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« çështje pune – kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje e sigurisĂ« publike dhe e dinjitetit njerĂ«zor.

Me respekt,

Grupi i punonjësve të kompanisë ajrore AIR Albania

The post Po rrezikohet siguria e pasagjerĂ«ve/ PunonjĂ«sit e “Air Albania” letĂ«r RamĂ«s: Duam pagat appeared first on Albeu.com.

Mbyllet testi i së vërtetës për drejtuesin e BKH, të hënën faza e fundit

✇Albeu
By: V K

ËshtĂ« mbyllur faza e katĂ«rt pĂ«r drejtuesin e ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit. TĂ« enjten dhe te premten, Ă«shtĂ« zhvilluar testi i poligrafit.

Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës. Gjate monitorimit të poligrafit kandidatet iu përgjigjën pyetjeve provokuese.

Specialistët e poligrafit një prej të cilëve mësohet se ka mbërritur nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve si pulsi apo djersitja.

Të hënën kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit te intervistës me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të SHBA dhe BE.

The post Mbyllet testi i së vërtetës për drejtuesin e BKH, të hënën faza e fundit appeared first on Albeu.com.

Ish-shefi i “Rrugores” VlorĂ« i dhunoi kamarierin, pronari i lokalit bĂ«n pĂ«r spital Ardian Isufin

✇Albeu
By: V K
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në ambientet e një hoteli të njohur në lagjen Skelë të Vlorës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person me precedent penal.

Policia ka dhënë detaje të reja, sa i përket ngjarjes duke informuar se, ish-shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjecar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.

Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital.

Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

Njoftimi:

Pas pĂ«rfshirjes jashtĂ« orarit tĂ« shĂ«rbimit nĂ« njĂ« konflikt fizik, nĂ« ambientet e njĂ« lokali nĂ« lagjen “PavarĂ«sia 2”, VlorĂ«, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhĂ«ruar pezullimin e menjĂ«hershĂ«m nga detyra, deri nĂ« sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave, tĂ« oficerit tĂ« PolicisĂ« Kufitare DibĂ«r.

NdĂ«rkohĂ«, Drejtoria e Standardeve Profesionale nĂ« PolicinĂ« e Shtetit ka nisur ndaj NĂ«nkomisar A. I., me detyrĂ« Oficer Policie nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Kufitare DibĂ«r, procedurĂ«n disiplinore tĂ« rĂ«ndĂ«, bazuar nĂ« Ligjin nr. 82/2024 “PĂ«r PolicinĂ« e Shtetit”, qĂ« parashikon masa pĂ«r:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se NĂ«nkomisar Ardian Isufi, jashtĂ« shĂ«rbimit dhe nĂ« shoqĂ«rinĂ« e shtetasit L. B., 57-vjeç, banues nĂ« lagjen “PavarĂ«sia”, VlorĂ«, Ă«shtĂ« konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18-vjeç. Pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« konfliktit, janĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe shtetasit V. B., 53-vjeç, pronar i njĂ« hoteli nĂ« lagjen “PavarĂ«sia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

 

The post Ish-shefi i “Rrugores” VlorĂ« i dhunoi kamarierin, pronari i lokalit bĂ«n pĂ«r spital Ardian Isufin appeared first on Albeu.com.

Risia me Mesin, do të ndodhë për herë të parë në gusht

✇Albeu
By: V K

Ylli i futbollit Lionel Messi, do të mbajë një kamër në gjoks, më 3 gusht, kur Inter Majemi të përballet me Necaksan.

Ndeshja do të jetë e vlefshme për Kupën e Ligës.

E veçanta Ă«shtĂ« se e gjithĂ« ndeshja do tĂ« transmetohet drejtpĂ«rdrejt nga ajo kamĂ«r. TifozĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« ta ndjekin pĂ«rmes “TikTok”.

MLS kërkon kështu të tërheqë sa më shumë tifozë përmes rrjeteve sociale. Me interes pritet ndeshja e 3 gushtit, për shkak të kamerës që do mbajë Mesi.

The post Risia me Mesin, do të ndodhë për herë të parë në gusht appeared first on Albeu.com.

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69-vjeçe, banuese në Tiranë, ka humbur jetën.

Dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.

The post Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamerier është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.

Sipas pamjeve tĂ« siguruara, dy individĂ«t i janĂ« afruar kamarierit pĂ«r t’i kĂ«rkuar llogari, pasi ky i fundit kishte sjellĂ« nĂ« tavolinĂ« njĂ« shishe uji mĂ« tepĂ«r nga sa ishte porositur.

Siç shihet edhe në video, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është personi që e prek fillimisht fizikisht të riun, ndërsa më pas dhuna përshkallëzohet nga Leart Bino, një person me precedentë penalë, i cili e godet disa herë kamarierin.

Kamerieri, që po ushtronte detyrën e tij, është detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasoja më të rënda, pasi sulmuesit po i afroheshin sërish.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje mes klientëve të pranishëm, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e dhunës së paprovokuar ndaj një punonjësi shërbimi.

 

The post U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Zbardhet emri i personit tĂ« 7, kush Ă«shtĂ« i kĂ«rkuari me tre identitete, dyshohet se fshihet në 

✇Albeu
By: V K

Zbardhet emri i personit tĂ« shtatĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« rrjet trafiku droge, pĂ«r tĂ« cilin Gjykata e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (GJKKO), ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg”.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.

Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se, Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Diten e djeshme, Uniformat blu bene me dije se kane ekzekutuar 6 masa sigurie “arrest me burg”:

A. H., 42-vjeç, banues në Tiranë

E. N., 44-vjeç, banues në Tiranë

P. D., 53-vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s (nĂ« paraburgim nĂ« IEVP “Jordan Misja”)

K. H., 37-vjeç, banues në Tiranë

E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39-vjeç, banues në Elbasan (në paraburgim)

I. Ll., 39-vjeç, banues në Elbasan

Artur dhe Klevis Hoxhosmanin, Ermir Ndrejajn, Ilir Lloshajn, Erjon Alibejn dhe Plarent Dervishajn.

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

3 armë zjarri të llojit pistoletë

43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash

3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63

1 skaf luksoz i markĂ«s “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025

2 orĂ« tĂ« shtrenjta – njĂ« Rolex model 126613LN dhe njĂ« Richard Mille McLaren RM50-03/68

16 celularë të markave iPhone dhe Samsung

19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve

Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama

1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili

Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin

The post Operacioni i SPAK/ Zbardhet emri i personit tĂ« 7, kush Ă«shtĂ« i kĂ«rkuari me tre identitete, dyshohet se fshihet në  appeared first on Albeu.com.

Skandal në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon kamarierin, i shërbeu një shishe ujë më tepër (EMRAT+VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në ambientet e një hoteli të njohur në lagjen Skelë të Vlorës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person me precedent penal.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pamjeve filmike të siguruara, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj kamarierit vetëm për një incident banal, shërbimin e një shisheje uji më shumë se sa ishte porositur.

Dëshmitarët tregojnë se Isufi i është afruar kamarierit në mënyrë kërcënuese dhe ka krijuar kontakt fizik, ndërsa më pas Bimo e ka sulmuar disa herë në mënyrë të dhunshme.

Ngjarja ka ndodhur në prani të shumë klientëve vendas dhe të huaj, të cilët janë tmerruar nga skena dhe janë larguar menjëherë nga lokali, duke e lënë bosh.

Kamarieri është në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjithashtu me dëmitime fizike në njërin sy.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen.

 

The post Skandal në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon kamarierin, i shërbeu një shishe ujë më tepër (EMRAT+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌