❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhduket njĂ« grua nĂ« Gjilan – policia nis hetimet

Raportohet se është zhdukur një grua në Gjilan.

Këtë e ka bërë të ditur policia, teksa kanë theksuar se gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendodhja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmĂ«ruar se viktima femĂ«r kosovare Ă«shtĂ« larguar nga shtĂ«pia dhe nuk dihet vendodhja e saj”, bĂ«het e ditur nĂ« raport.

Me këtë rast, policia i është përgjigjur rastit duke nisur hetimet.

“Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit rasti vazhdon tĂ« hetohet nga njĂ«sitet kompetente”, thuhet nĂ« komunikatĂ«. /Telegrafi/

The post Zhduket njĂ« grua nĂ« Gjilan – policia nis hetimet appeared first on Telegrafi.

Arrestohet personi që kanosi dhe lëndoi zyrtarë komunalë në Kamenicë

 ËshtĂ« arrestuar njĂ« person pĂ«r kanosje dhe lĂ«ndim tĂ« lehtĂ« trupor ndaj disa personave zyrtar nĂ« KomunĂ«n e KamenicĂ«s.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.

Ndryshe, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas intervistimit, me aktvendim tĂ« prokurorit kujdestar i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« qendrĂ«n e mbajtjes”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

The post Arrestohet personi që kanosi dhe lëndoi zyrtarë komunalë në Kamenicë appeared first on Telegrafi.

Rinovim urban nĂ« Gjilan – sĂ« shpejti fillon fasadimi i banesave tĂ« vjetra

Së shpejti do të nisë fasadimi i ndërtesave të vjetra kolektive në qytetin e Gjilanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se së shpejti objektet kolektive të ndërtuara ndër vite do të kenë një pamje të re, më moderne dhe funksionale.

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin estetik të qytetit, por edhe rritjen e efikasitetit energjetik dhe kushteve të jetesës për banorët. /Telegrafi/

The post Rinovim urban nĂ« Gjilan – sĂ« shpejti fillon fasadimi i banesave tĂ« vjetra appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

ËshtĂ« arrestuar i dyshuari pĂ«r rrĂ«mbimin e njĂ« gruaje nĂ« Gjilan.

Kështu është bërë e ditur në raportin e policisë, duke theksuar se ai është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve tĂ« zhvilluara lidhur me rastin, sot mĂ« 08.06.2025 Ă«shtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njĂ«jti me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, thuhet nĂ« raport.

Ndryshe, i njëjti e ka futur pa dëshirën e saj në veturë dhe është nisur për Prishtinë. /Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Miratohet vendimi pĂ«r shpronĂ«sim – nis hapi i parĂ« pĂ«r Qarkoren e Jashtme tĂ« Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tashmë po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

“PĂ«r dallim nga e kaluara, ku rrugĂ«t janĂ« ndĂ«rtuar pa shpronĂ«sim dhe pa respektuar tĂ« gjitha procedurat, tani po i bĂ«jmĂ« punĂ«t me rend e nĂ« mĂ«nyrĂ« ligjore: njĂ«herĂ« shpronĂ«simi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra e duhur pĂ«r tĂ« garantuar drejtĂ«si dhe zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r qytetin tonĂ«â€, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin  e Kosovës Albin Kurtin për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim preliminar për shpronësim shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm). /Telegrafi/

The post Miratohet vendimi pĂ«r shpronĂ«sim – nis hapi i parĂ« pĂ«r Qarkoren e Jashtme tĂ« Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan

Policia në Gjilan njofton se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia thekson se po vazhdon të hetoj rastin. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan appeared first on Telegrafi.

“Sot festojmĂ« me PolicinĂ«â€ – 1 Qershori nĂ« Gjilan sjell siguri dhe edukim pĂ«r fĂ«mijĂ«t

Me rastin e DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare sĂ« FĂ«mijĂ«ve, Policia nĂ« Gjilan nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Sot festojmĂ« me policinĂ«â€  ka organizuar njĂ« sĂ«rĂ« aktivitetesh edukuese dhe ndĂ«rgjegjĂ«suese.

Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e materialeve sensibilizuese dhe informuese, vizita në ambientet dhe pajisjet policore me qëllim njohjen nga afër me punën e policisë.

Këto aktivitete kanë përfshirë edhe marshime të përbashkëta me fëmijët në rrugët e qytetit, edukim mbi sigurinë personale dhe rregulloat në trafikun rrugor.

“PĂ«rmes kĂ«tyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« Gjilan ndĂ«rton marrĂ«dhĂ«nie tĂ« qĂ«ndrueshme besimi me fĂ«mijĂ«t dhe komunitetin nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, duke kontribuar nĂ« edukimin pĂ«r tĂ« drejtat themelore tĂ« fĂ«mijĂ«ve, nĂ« çdo formĂ« tĂ« cenimit tĂ« integritetit tĂ« tyre”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e policisĂ«.

Ndyshe, këto aktivitete u realizuan edhe  në bashkëpunim tëngushtë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ta. /Telegrafi/

The post “Sot festojmĂ« me PolicinĂ«â€ – 1 Qershori nĂ« Gjilan sjell siguri dhe edukim pĂ«r fĂ«mijĂ«t appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren pĂ«r shĂ«rbyesit civil – LDK kĂ«rkon kohĂ« pĂ«r shqyrtim

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se Kuvendi Komunal sot nuk e ka miratuar Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Hyseni tha se opozita vendosi ta shtyjë miratimin, duke e konsideruar këtë pengim të një hapi të rëndësishëm për modernizimin e administratës.

Sipas tij, rregullorja kishte për synim përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil dhe rregullimin e koeficienteve, duke adresuar padrejtësitë shumëvjeçare.

Ndaj kësaj, ka reaguar LDK-dega në Gjilan, duke e bërë të ditur arsyen e mosvotimit të kësaj rregulloreje.

“Dokumenti prej mbi 50 faqesh na Ă«shtĂ« dorĂ«zuar vetĂ«m 20 minuta para fillimit tĂ« seancĂ«s, pa kohĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r lexim, analizĂ« dhe shqyrtim tĂ« hollĂ«sishĂ«m”, thuhet nĂ« njoftimin e LDK-sĂ«.

Si rrjedhoj, LDK konsideron se votimi i kësaj rregulloreje pa shqyrtim të detajizuar, do të ishte i ngutshëm, duke theksuar se janë të përkushtuar për një administratë komunale funksionale, transparente dhe të drejtë.

Për këtë arsye, LDK dhe opozita e Gjilanit kanë marrë iniciativën dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për datën 4 qershor, me qëllim që kjo rregullore të shqyrtohet seriozisht dhe të votohet në mënyrë të përgjegjshme, me kohë të mjaftueshme për të kuptuar secilin nen të saj. /Telegrafi/

The post Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren pĂ«r shĂ«rbyesit civil – LDK kĂ«rkon kohĂ« pĂ«r shqyrtim appeared first on Telegrafi.

Vetëvendosje zyrtarizon Kadri Rahimajn kandidat për kryetar komune

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Vendimi u mor gjatë një takimi të mbajtur nga kryesia e qendrës së LVV-së në këtë komunë, në prani të liderit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti si dhe strukturave tjera organizative të kësaj force politike.

“Qeverisjes sĂ« mirĂ« ia zgjatim dorĂ«n e ia japim mbĂ«shtetjen e parezervĂ«!”, thuhet nĂ« njoftimin e LVV-sĂ« nga ky takim.

Vetëvendosje e vlerëson mandatin e parë të Rahimajt si një periudhë të qeverisjes së mirë dhe investimeve konkrete në të gjitha drejtimet, duke përfshirë arsimin, infrastrukturën, shëndetësinë dhe sportin. /Telegrafi/

The post Vetëvendosje zyrtarizon Kadri Rahimajn kandidat për kryetar komune appeared first on Telegrafi.

DrogĂ«, dhunĂ« dhe rrezik publik – dy tĂ« ndaluar dhe shtatĂ« aktakuza brenda 24 orĂ«ve nga Prokuroria nĂ« Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një varg veprimesh penale, ku ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza.

PĂ«rgjatĂ« kĂ«saj periudhe, Prokuroria ka ndaluar dy persona nĂ« kohĂ«zgjatje prej 48 orĂ«ve, nĂ«n dyshimin e veprĂ«s penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Sipas njoftimit zyrtar, njĂ« aktakuzĂ« Ă«shtĂ« ngritur kundĂ«r njĂ« personi pĂ«r veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikĂ«ve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “ DĂ«nimi pĂ«r raste tĂ« rĂ«nda tĂ« veprave penale nga ky kapitull ”, ndĂ«rsa njĂ« tjetĂ«r pĂ«rfshin dy persona tĂ« akuzuar pĂ«r vjedhje tĂ« pyllit.

Po ashtu, Ă«shtĂ« ngritur aktakuzĂ« ndaj njĂ« personi pĂ«r shkak tĂ« njĂ« lĂ«ndimi tĂ« rĂ«ndĂ« trupor, dhe njĂ« tjetĂ«r pĂ«r veprat penale “rrezik i trafikut publik”.

Pjesë e veprimeve të Prokurorisë janë edhe disa aktakuza të tjera, si; Posedimi imnpaautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe dhuna në familje. /Telegrafi/

The post DrogĂ«, dhunĂ« dhe rrezik publik – dy tĂ« ndaluar dhe shtatĂ« aktakuza brenda 24 orĂ«ve nga Prokuroria nĂ« Gjilan appeared first on Telegrafi.

Sulmohet me mjet tĂ« fortĂ« njĂ« person – Policia nĂ« Gjilan arreston tre tĂ« dyshuar pĂ«r lĂ«ndim tĂ« rĂ«ndĂ« trupor

Policia në Gjilan njofton se ka arrestuar tre persona për lëndim të rëndë trupor.

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur me mjetë të fortë.

“Arrestimi i tyre Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pasi qĂ« janĂ« siguruar dĂ«shmi tĂ« arsyeshme se tre tĂ« dyshuarit, dyshohet se me datĂ«n 16.05.2025 rreth orĂ«s 01:40 nĂ« fshatin Ranillug pas njĂ« mosmarrĂ«veshje tĂ« çasti kanĂ« sulmuar fizikisht viktimĂ«n mashkull kosovar, duke e goditur me mjetĂ« tĂ« fortĂ« dhe shkaktuar viktimĂ«s lĂ«ndim tĂ« rĂ«ndĂ« trupor”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Ndryshe, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), nga fshati Ranillug, pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/

The post Sulmohet me mjet tĂ« fortĂ« njĂ« person – Policia nĂ« Gjilan arreston tre tĂ« dyshuar pĂ«r lĂ«ndim tĂ« rĂ«ndĂ« trupor appeared first on Telegrafi.

Vitia vazhdon investimet nĂ« infrastrukturĂ« – kryetari Haliti: Trotuari nĂ« lagjen Zuka rrit sigurinĂ« pĂ«r banorĂ«t

Komuna e Vitisë njofton se po vazhdojnë punimet në trotuarin e lagjës Zuka në fshatin Pozharan.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti ka dalur në vendin e ngjarjes për të inspektuar ndërtimin e trotuarit.

Haliti thekson se banorët kanë mirëpritur këto punimet, sepse sipas tyre, do të mundësoj qarkullimim më të lirë dhe të sigurtë të tyre.

“Komuna e VitisĂ« vazhdon tĂ« punojĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m dhe pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s nĂ« tĂ« gjitha lokalitetet e kĂ«saj komune”, tha Haliti.

Ndryshe, i pranishëm ishte edhe koordinatori i këtij lokaliteti, Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/

The post Vitia vazhdon investimet nĂ« infrastrukturĂ« – kryetari Haliti: Trotuari nĂ« lagjen Zuka rrit sigurinĂ« pĂ«r banorĂ«t appeared first on Telegrafi.

Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë

Anamorava po përjeton një javë me mot të luhatshëm, por kryesisht të qëndrueshëm pranveror. Temperaturat në të gjitha komunat e rajonit do të shënojnë rritje të lehtë gjatë ditëve në vijim, me reshje të pakta dhe alternime mes diellit dhe vranësirave.

Ndërkohë që mëngjeset mbeten të freskëta, dita premton ngrohtësi, duke e bërë javën e fundit të majit të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur dhe punë bujqësore.

Moti në Gjilan

Në Gjilan, java nis me mot të kthjellët dhe temperatura që do të arrijnë deri në 21°C, ndërsa mëngjeset do të jenë më të freskëta me rreth 6-8°C. Nga mesi i javës parashihen vranësira të herëpashershme, por pa reshje të konsiderueshme.

Moti në Kamenicë

Kamenica do të përjetojë ngjashëm me Gjilanin një javë me alternime mes diellit dhe vranësirave. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20-21°C, ndërsa ato minimale do të sillen rreth 7°C. Priten ditë të qeta pa ndikime të theksuara atmosferike.

Moti në Kllokot

Në Kllokot moti do të jetë pjesërisht i vranët përgjatë javës, me temperatura që luhaten mes 8°C në mëngjes dhe 19-20°C gjatë ditës. Parashikimet nuk tregojnë reshje të mëdha, megjithëse vranësirat do të jenë prezente në disa ditë.

Moti në Partesh

Edhe nĂ« Partesh moti do tĂ« pasqyrojĂ« njĂ« pamje tĂ« ngjashme – fillimi i javĂ«s sjell kthjellime dhe temperatura tĂ« kĂ«ndshme, ndĂ«rsa nĂ« vijim parashihen alternime me vranĂ«sira. Termometri do tĂ« shĂ«nojĂ« deri nĂ« 20°C, ndĂ«rsa orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit do tĂ« sillen rreth 8°C.

Moti në Ranillug

Moti në Ranillug parashihet të jetë stabil, me pak ndryshime përgjatë javës. Temperaturat do të variojnë nga 8°C në mëngjes në 19-20°C gjatë ditës. Vranësirat do të shfaqen kryesisht pasditet, por nuk priten reshje domethënëse.

Moti në Viti

Vitia do të ketë një javë me kushte të mira atmosferike. Nga dita e hënë, temperatura do të shënojë rritje graduale deri në 20°C, ndërsa mëngjeset do të mbeten të freskëta në rreth 8°C. Moti i pjesshëm me re mund të shoqërohet me reshje të lehta në fundjavë. /Telegrafi/

The post Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë appeared first on Telegrafi.

Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre

Komuna e Gjilanit po vazhdon takimet me qytetarë nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, i cili synon fuqizimin e rolit të banorëve në planifikimin dhe vendimmarrjen publike.

Drejtuesit e drejtorive komunale zhvilluan takim me banorĂ«t e lagjes “Rruga e PrishtinĂ«s” nĂ« hapĂ«sirat e klasĂ«s verore tĂ« sapondĂ«rtuar pranĂ« shkollĂ«s “Sadulla Brestovci”.

Sipas komunës, banorët e kësaj lagjeje kanë identifikuar si prioritete ndërtimin e një parkingu, një parku me lodra për fëmijë, si dhe një fushe basketbolli. Votimi për përzgjedhjen e projektit përfundimtar do të zhvillohet më 29 maj.

Ndërkohë, në lagjen e Tetë, kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, bashkëbiseduan me banorët për rolin që kanë qytetarët në menaxhimin e fondeve publike.

Ata theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në procesin e vendimmarrjes, duke e parë këtë si një mundësi konkrete për të reflektuar nevojat reale të qytetarëve në investimet komunale.

Nga ky takim dolën tri propozime kryesore për fazën e ardhshme të votimit: ndërtimi i një terreni sportiv, krijimi i një parku për lagjen dhe rregullimi i rrugës afër shkollës. Sipas njoftimit të komunës, banorët do të votojnë për projektin përfundimtar më 27 maj.

Procesi ka vazhduar edhe nĂ« lagjen “Tregu i GjelbĂ«r”, ku dĂ«gjimi publik u zhvillua nĂ« ambientet e shkollĂ«s “Thimi Mitko”. Takimi u zhvillua nĂ« prani tĂ« nĂ«nkryetares sĂ« komunĂ«s, znj. Leonora Morina Bunjaku, si dhe disa drejtorĂ«ve komunalĂ«.

Banorët e kësaj zone u fokusuan në përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke propozuar vendosjen e drunjve dekorativë, shportave për mbeturina dhe ndërtimin e një këndi të ri lodrash për fëmijë. Edhe këtu, votimi për zgjedhjen e projektit do të mbahet më 27 maj.

NĂ« fshatin Livoç i EpĂ«rm, dĂ«gjimi publik u mbajt nĂ« shkollĂ«n “Vatra e DiturisĂ«â€, ku pĂ«rfaqĂ«suesit komunalĂ« bashkĂ«biseduan me banorĂ«t pĂ«r mundĂ«sitĂ« e investimeve nĂ« komunitet.

Propozimet që dolën nga ky takim ishin të fokusuara në krijimin e hapësirave sportive dhe rekreative, konkretisht rregullimi i një terreni sportiv dhe ndërtimi i dy parqeve në lagjen e Muhaxherëve dhe atë të re. Sipas komunës, votimi për projektin përfundimtar në këtë fshat do të mbahet më 28 maj.

NjĂ« pjesĂ«marrje Ă«shtĂ« shĂ«nuar edhe nĂ« takimin me banorĂ«t e PogragjĂ«s, mbajtur nĂ« shkollĂ«n “Liria”.

Gjatë këtij dëgjimi, janë propozuar një numër i madh projektesh që reflektojnë nevojat infrastrukturore të fshatit: renovimi i urës në hyrje të Pogragjës, ndërtimi i mbrojtëseve anësore në drejtim të rrugës për Uglar, shtigje për ecje, zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion, instalimi i pajisjeve të fitnesit në parqe, si dhe asfaltimi i disa rrugëve. Votimi për këtë lokalitet është caktuar për 29 maj.

Gjithashtu, në kuadër të ciklit të buxhetimit me pjesëmarrje, është mbajtur takimi edhe me banorët e fshatit Gumnishtë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë propozimë për projekte dhe pritet që njëri nga ta të votohet në fazën e dytë, më 30 maj.

Ata propozuan rregullimin e shtratit të lumit, kërkuan tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor si dhe kabina të pritjes për udhëtarë.

Komuna e Gjilanit vlerëson se procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje po kthehet në një model të suksesshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/

The post Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre appeared first on Telegrafi.

Policia e Gjilanit aktivizon Njësitin e Biçiklistëve për më shumë siguri në trafik

Policia në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një veprim të ri duke aktivizuar Njësitin e Biçiklistëve në zonat urbane me qarkullim të dendur.

Ky njësi do të angazhohet në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, me theks të veçantë në parandalimin e aksidenteve, kontrollimin e parkimeve të jashtëligjshme dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, ky veprim është pjesë e strategjisë parandaluese për rritjen e prezencës policore në terren dhe përmirësimin e sigurisë dhe disiplinës në trafik, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur qytetet përballen me fluks të shtuar të lëvizjes.

Gjatë kësaj jave, Policia Rajonale e Gjilanit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që kanë rezultuar me shqiptimin e 1,763 gjobave për kundërvajtje në trafik. Janë hetuar gjithsej 26 aksidente trafiku, prej të cilave 15 me dëme materiale dhe 11 me të lënduar.

Gjithashtu, janë shqiptuar 69 gjoba dhe 14 motoçikleta janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të parregullsive të ndryshme.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, në funksion të sigurisë së përbashkët. /Telegrafi/

The post Policia e Gjilanit aktivizon Njësitin e Biçiklistëve për më shumë siguri në trafik appeared first on Telegrafi.

Policia e Gjilanit gjobit operatorë vendorë ndërkombëtarë për mungesë të kontrollit teknik

Policia në Gjilan për një javë , në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në trafikun rrugor, ka realizuar kontrolle të shtuara në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar të udhëtarëve nga Kosova për në linjat ndërkombëtare.

Ashtu sic njofton policia, gjatë kontrollove të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalurr disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor.

Si rezultat, policia ka shqiptuar pesë gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë operatorët e transportit publik të udhëtarëve, veçanërisht ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, që të respektojnë me përpikëri obligimet ligjore për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të përgjegjshëm në rrugë. /Telegrafi/

The post Policia e Gjilanit gjobit operatorë vendorë ndërkombëtarë për mungesë të kontrollit teknik appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut mysafir nderi nĂ« UKZ – diskutohet me studentĂ«t pĂ«r sfidat dhe sukseset shqiptare nĂ« Maqedoni

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nĂ« Gjilan ishte sot mikpritĂ«s i njĂ« ngjarjeje tĂ« veçantĂ« akademike.

Me ftesë të Fakultetit të Shkencave Sociale, në ambientet e këtij institucioni u mbajt një diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ishte mysafir nderi në këtë takim me studentët dhe stafin akademik të UKZ-së.

Pas përfundimit, para mediave, rektori i Universitetit, Artan Dërmaku e cilësoi këtë vizitë si një ditë të veçantë për universitetin, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kishim kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«presim njĂ« mysafir tĂ« nderuar, i cili para studentĂ«ve dhe stafit tonĂ« paraqiti jo vetĂ«m arritjet e shqiptarĂ«ve nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, por edhe sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen. Ai na inspiroi me vizionin pĂ«r bashkĂ«punim mĂ« tĂ« afĂ«rt mes dy shteteve dhe mes universiteteve tona,” theksoi Rektori DĂ«rmaku.

Ndërsa në fjalimin e tij, kryetari i kuvendit, Afrim Gashi u shpreh i nderuar për ftesën dhe për atmosferën mikpritëse në auditorin e UKZ-së.

“KĂ«naqĂ«sia pĂ«r tĂ« qenĂ« kĂ«tu ka qenĂ« krejtĂ«sisht e imja. Takimi me studentĂ«t pĂ«r mua Ă«shtĂ« njĂ« festĂ«. U ndjeva jashtĂ«zakonisht mirĂ« me njĂ« auditor tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, me profesorĂ« tĂ« pĂ«rgatitur dhe studentĂ« qĂ« bĂ«nĂ« pyetje jo tĂ« lehta. Me njohuritĂ« qĂ« kam, u pĂ«rpoqa t’u pĂ«rgjigjem, dhe besoj se kaluam shumĂ« mirĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nxitje pĂ«r njĂ« njohje mĂ« tĂ« afĂ«rt ndĂ«rmjet dy vendeve dhe njĂ« interes i pĂ«rbashkĂ«t i shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« andej dhe kĂ«ndej kufirit,” theksoi Gashi.

Diskutimi u karakterizua nga interaktiviteti dhe shkëmbimi i ideve për çështje politike, shoqërore dhe arsimore, ku studentët treguan interes të veçantë për rolin e shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal.

Vizita e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u mbyll me zotimin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve përkatëse të të dy vendeve. /Telegrafi/

The post Kryetari i Kuvendit tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut mysafir nderi nĂ« UKZ – diskutohet me studentĂ«t pĂ«r sfidat dhe sukseset shqiptare nĂ« Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Teatri i Gjilanit nis provat pĂ«r shfaqjen “GĂ«njeshtra” – njĂ« dramĂ« mes dashurisĂ« dhe dyshimit

Teatri i Qytetit tĂ« Gjilanit ka njoftuar se kanĂ« filluar provat pĂ«r shfaqjen mĂ« tĂ« re “GĂ«njeshtra”, njĂ« vepĂ«r e dramaturgut tĂ« njohur francez Florian Zeller.

Drama sjell një tekst të mprehtë dhe të thellë, që trajton kufijtë delikatë mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, dashurisë dhe dyshimit, duke prekur tema universale që prekin secilin.

Shfaqja do të vijë nën regjinë e Ekrem Sopit, dhe pritet të ketë premierën gjatë muajit qershor. Në rolet kryesore do të interpretojnë aktorët Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa-Baftiu.

Për skenografinë është angazhuar Dhurim Ismajli, ndërsa kostumografia i është besuar Leudita Hysenit.

Nga Teatri i Qytetit theksojnĂ« se kjo shfaqja “GĂ«njeshtra”,  vjen pas suksesit tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« shfaqjes “E vĂ«rteta”, gjithashtu e autorit Florian Zeller, dhe premton tĂ« jetĂ« njĂ« ngjarje artistike e veçantĂ«, qĂ« do tĂ« sjellĂ« emocione tĂ« fuqishme pĂ«r publikun artdashĂ«s. /Telegrafi/

The post Teatri i Gjilanit nis provat pĂ«r shfaqjen “GĂ«njeshtra” – njĂ« dramĂ« mes dashurisĂ« dhe dyshimit appeared first on Telegrafi.

Dy motrat nga Gjilani diplomojnĂ« me sukses nĂ« Universitetin prestigjioz “Yale” nĂ« SHBA

Edona dhe Anisa Murseli, dy motra nga Gjilani, kanĂ« kurorĂ«zuar sot me sukses rrugĂ«timin e tyre akademik nĂ« njĂ«rin prej universiteteve mĂ« prestigjioze nĂ« botĂ« – Yale University nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Edona ka përfunduar studimet në nivelin Master, ndërsa Anisa ka diplomuar në nivelin Bachelor, duke sjellë një moment krenarie për qytetin e Gjilanit.

Për këtë arritje të veçantë ka reaguar edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili e ka cilësuar këtë sukses si një moment të veçantë për qytetin.

“MĂ« gĂ«zuan pamasĂ« sukseset e motrave nga Gjilani, EdonĂ« e AnisĂ« Murseli, tĂ« cilat diplomuan nĂ« Universitetin prestigjioz tĂ« SHBA-ve, Yale University, nĂ« nivelin master, pĂ«rkatĂ«sisht bachelor”, ka shkruar Haziri.

Ai ka kujtuar se para katër vitesh, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, kishte pritur Anisën para nisjes së saj drejt SHBA-së, duke e prezantuar atë si një vlerë të veçantë që do të frymëzonte të rinjtë e tjerë

“AnisĂ«n, e cila kishte nisur kĂ«tĂ« rrugĂ« para katĂ«r vitesh, e pata pritur nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryetarit tĂ« Gjilanit, duke e prezantuar para qytetarĂ«ve si vlerĂ« tĂ« madhe tonĂ«n nĂ« formĂ« motivimi pĂ«r tĂ« rinjtĂ«. Dhe, ju kam thĂ«nĂ«, mbajeni mend kĂ«tĂ« emĂ«r”, ka shkruar ai.

Yale University renditet ndër 10 universitetet më të mira në botë, dhe diplomimi i dy motrave Murseli në këtë institucion të lartë akademik përbën një dëshmi të përkushtimit, punës dhe talentit që ato përfaqësojnë. /Telegrafi/

The post Dy motrat nga Gjilani diplomojnĂ« me sukses nĂ« Universitetin prestigjioz “Yale” nĂ« SHBA appeared first on Telegrafi.

“Nga Zvicra nĂ« Gjilan pĂ«r ta ndĂ«rtuar kirurgjinĂ«â€ – ArbĂ«r Morina shkarkohet nga posti i shefit tĂ« kirurgjisĂ«

Arbër Morina, shef i deritashëm i repartit të kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, është shkarkuar nga pozita udhëheqëse. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një reagimi publik në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur zhgënjimin për mënyrën se si është larguar nga pozita.

Sipas Morinës, vendimi për shkarkim është marrë pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit.

Ai ka theksuar se drejtuesi i ri, ka vendosur ta largojë menjëherë pas marrjes së detyrës, për ta zëvendësuar me një person tjetër që, siç thotë Morina, është afër pensionimit.

“Sot, mĂ« shumĂ« se keqardhje, ndjej zhgĂ«njim. Pa asnjĂ« vlerĂ«sim real tĂ« punĂ«s sime, pa asnjĂ« paralajmĂ«rim dhe nĂ« shkelje tĂ« dispozitave ligjore, njĂ« ushtrues detyre i drejtorit tĂ« Spitalit, qĂ« ende nuk e njeh realisht institucionin sepse ka qenĂ« larg pĂ«r shumĂ« vite, dhe ende pa u ulur mirĂ« nĂ« karrige, vendos tĂ« mĂ« shkarkojĂ« dhe tĂ« rikthejĂ« dikĂ« qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« prag tĂ« pensionimit – njĂ« rikthim nĂ« tĂ« kaluarĂ«n qĂ« nuk solli asnjĂ«herĂ« zhvillim”, ka shkruar ai.

Mbi tĂ« gjitha, Morina kujton se kishte lĂ«nĂ« njĂ« pozitĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« paguar mirĂ« nĂ« ZvicĂ«r, vetĂ«m pĂ«r t’iu rikthyer KosovĂ«s dhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kontribut nĂ« fushĂ«n e kirurgjisĂ«.

“Para dy vitesh lashĂ« punĂ«n si mjek nĂ« njĂ« klinikĂ« zvicerane me kontratĂ« tĂ« rregullt dhe me njĂ« pagĂ« qĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« ishte sa 13-fishi i pagĂ«s sĂ« njĂ« specialisti nĂ« KosovĂ«, pĂ«r t’u kthyer me qĂ«llim qĂ« tĂ« jap kontributin tim nĂ« fushĂ«n e kirurgjisĂ« nĂ« AnamoravĂ«n time tĂ« dashur, nĂ« vendlindje”, ka thĂ«nĂ« tutje ai.

Ai ka shtuar se gjatë kohës sa udhëhoqi këtë repart, punoi me përkushtim për të ngritur cilësinë dhe reputacionin e shërbimeve kirurgjike.

Sipas tij, janë bërë hapa të rëndësishëm si rritja e numrit të operacioneve, përdorimi i përditshëm i laparaskopisë, si dhe vlerësimi me çmimin si reparti më i mirë.

Ai ka theksuar gjithashtu se besimi i pacientëve u rikthye dhe shumë prej tyre tashmë po trajtohen në vend, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë jashtë Gjilanit.

“Kemi trajtuar dhe shĂ«ruar kĂ«tu, e kemi parandaluar maltretime dhe shpenzime pĂ«r pacientĂ«t dhe familjarĂ«t e tyre, nĂ« kĂ«rkim tĂ« shpresĂ«s nĂ« spitale gjithandej, tĂ« cilat, me pĂ«rgjegjĂ«si e them, janĂ« nĂ«n nivelin qĂ« ne kemi arritur”, ka thĂ«nĂ« ai.

Në përmbyllje të reagimit, Morina e ka cilësuar vendimin si jo vetëm një largim personal nga pozita, por si një goditje për besimin e qytetarëve që përballen me sfida shëndetësore.

Ai e sheh kĂ«tĂ« veprim edhe si sinjal negativ pĂ«r mjekĂ«t e rinj qĂ«, sipas tij, mund tĂ« humbasin motivimin pĂ«r t’u kthyer apo pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« KosovĂ« pĂ«r tĂ« kontribuar. /Telegrafi/

The post “Nga Zvicra nĂ« Gjilan pĂ«r ta ndĂ«rtuar kirurgjinĂ«â€ – ArbĂ«r Morina shkarkohet nga posti i shefit tĂ« kirurgjisĂ« appeared first on Telegrafi.

❌